Duket sikur ai me shikon me nje veshtrim te qeshur, plot miresi, plot shpirt dhe buzeqeshja e tij thyen cdo pasqyre te refleksioneve te mia, cdo llogjike te shtjelluar sa e sa here neteve te ftohta kur isha e vetme, cdo instinkt vete-mbrojtjeje, cdo hezitim ndjenje Sikur kjo buzeqeshje me afrohet sa me intensitet mashkullor aq edhe me nje delikatese dhe butesi ngrohese, si nje puhize marramendese me rrethon dhe nje nga nje cdo mbulese e shkund nga shpirti im, derisa mbetem e zhveshur ne menyren me te mjere, me keqardhese me tronditese. Dhe ai me veshtron per nje moment per dy momente pak me gjate edhe pak me gjate ashtu te zhveshur nga cdo truk femeror, nga cdo hipokrizi njerezore, nga cdo instinkt njerezor, te degjeneruar ne nje animalizem edenik .dhe une nuk leviz..nuk ka kuptim te bej asnje lloj veprimi, cdo lloj gjesti do ishte sa naiv aq edhe I kote, edhe rrahja me e vogel e nje qepalle me ka ngrire ne nje moment, me ka mbetur gjysem e varur diku me pare, ne nje kohe te shkuar nuk e di ne po marr fryme, ne po e leshoj, ne po shikoj, degjoj apo kuptoj sigurisht nuk po arsyetoj a po jetoj?? A po jetoj ne kete moment? Ne kete instant, ne kete te milionte sekonde a ka nje Alda? Nje Une? Ketu? Me Te? Nen veshtrimin e tij tundues, tmerrues, nen veshtrimin e tij joshes dhe te pasinqerte, nen duart e tij? A jam Une kjo? Apo kam dale jashte vetes, jashte shpirtit tim? dhe po veshtroj nga larg? Apo eshte kjo nje hipoteze e hedhur nga mendja ime, qe diku si pa u kuptuar shkoi keq dhe mu kthye ne realitetin me torturues.
Me duket sikur e kam njohur me pare diku me pare me duket e njohur aroma e tij, me duket aq e natyrshme sikur te ishte nje dicka e imja, imazhi I syve te tij me eshte djegur diku thelle ne shpirt, si nje plage e vulosur nga nje hekur I zjarrte ne brendesine me te thelle, me intime te qenies time. Buzeqeshja e tij me reflektohet ne nje mije spektre drite, ne nje mije nuanca dhe reflekse, ne nje mije kendveshtrime zeri I tij me origjinon diku nga brenda, dhe me jehon ne cdo dhome te shpirtit time, ne cdo qeli te vetedijes time, me flet nga nje e kaluar e pakapshme, nga nje relm I pakuptueshem, prekja e tij .oh Zot!!! Prekja e tij jam une vete .eshte prekja ime, aty ku dua te prekem, aty ku e di qe deshirat jane me te cmendura, jam une duke e prekur vetveten me duart e tij, sikur une I kontrolloj ato, sikur une u flas atyre dhe ato me binden, sikur jane te miat, sikur u tregoj sekretet me te cmendura, deshirat me te imta .dhe ato I pergjigjen lutjes time Ai eshte nje zjarr qe me digjet diku qe eshte ndezur mijera vjet me pare, ndoshta qe ne krijimin e gjithckaje dhe qe nuk shuhet kurre.. Dikur me pare e ndjej qe ne puthjen e tij jam humbur, dhe se kam gjetur dot vetveten qe atehere oh sa gjate kam kerkuar, gjithe keto vite qe me kaluan, kam kerkuar si nje e cmendur me nje ngulm terbues nganjehere, nganjehere ne menyre pasive dhe e lodhur, nganjehere kerkoja pa e ditur edhe vete, kerkoja ne menyre subkoshiente, nje e qindte e sekondes, nje instant, nje hedhje shikimi me mjaftonte dhe e dija qe ai nuk ishte aty, nuk ishte rrotull, nuk ishte ne boten time, nje sekonde me duhej per ta kuptuar qe ai ishte ende at je, diku pertej, qe une duhej te bej nje hap me tutje, ndoshta dy ose tre, ose ndoshta nje jete te tere hapash .dhe ne nje hap rastesie, ne momentin me indeciziv, ne gjendjen me te poshter shpirterore dera u hap, dhe ai mu fut si nje diell endrrash qe ndricon dhe djeg dhe une digjem.
Nuk eshte I sinqerte, ose ndoshta eshte por une jam e pasigurte, ose une nuk kuptoj, ose ndoshta nuk dua te kuptoj..Sa here jemi zene? E kemi djegur njeri tjetrin me fjale? Sa here jam thyer une ne mijera copeza? Sa here eshte thyer ai? A mund te thyhet ai? A ekziston nje mundesi e tille? Dhe nese po, si? Si behet? Si thyhet AI? Si ta perplas ne mur dhe ta copetoj, ta thermoj, dhe pastaj ta mbledh cope cope dhe ta hedh dikur ne nje ujnaje, qe te shperndahet pafundesisht, te shkrijohet shpirti I tij, identiteti I tij, te shkaterrohet ajo qe e ben ate, Ate si ta shuaj ate drite, qe me mos ta shoh, ta harroj te jetoj e qete
AI iku, shkoi.. me pa per here te fundit tek perpelitesha me ndjenjat e mia ne nje ankth te papershkruar, dhe me la. Me la ne menyren me te natyrshme, me te hapur..me te pabesueshme. Ai shikim I fundit I tij me tmerroi. Ishte shikimi me indifferent qe mund te jete formuar ndonjehere ne mimiken e veshtrimit te nje njeriu. Shikimi me poshterues qe mund te kete ekzistuar. Me tha qe megjithate me adhuronte, qe un isha dicka e vecante..cgenjeshter e pacipe, e si mund te braktiset dicka qe e adhuron, dicka qe eshte e vecante? Un isha nje skandal perpara tij, nje labirinth mbytes AI iku, dhe telefoni nuk bie me, Danubi Blu rrjedh diku atje pertej I heshtur, dhe ritmet e tij nuk perplasen me ne afshet e zemres time. Une jam e heshtur gjithashtu. Ne thellesine time jam shume e heshtur ndonese ne siperfaqe qesh dhe luaj. Luaj me nje djale emri I te cilit I ngjan aq shume atij qe kisha perzemer. Luaj me ndjenjat e tij, e mashtroj, e genjej, e dua me nje dashuri sensuale konsumuese, eksperimentoj me emocionet dhe mendimet e tij, me reagimet. Ndryshoj si nje kohe pranverore nga dita ne dite, dhe I futem thelle ne qelize dhe e mberthej si e terbuar. Ai nuk ka ku shkon nuk shpeton dot I shkreti nga joshja torturuese e zerit tim te llastuar, qe I peshperit ne vesh fantazi te terbuara seksuale. E kam roberuar deri ne palce, dhe e shfrytezoj pa meshire, dhe ai tashme perpelitet ne dhimbje sic perpelitesha un dikur me dhimbjen e tjeterkujt. Cjete e poshter!!!
TightJeansGrl
Krijoni Kontakt