Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan
2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC 20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telephone: (202) 466-6900 Fax: (202) 466-5593
Web: www.naac.org Email: naac@naac.org
______________________________________________
Pėr Shtyp: 18 shkurt 2004
Kontakt: Valbona Sherifi (202) 466 6900
DEKLARATĖ PĖR SHTYP
KKSHA-ja bėn thirrje pėr njė proēes transparent dhe jo-politik nė hetimin e Albtelekom-it
Washington, DC, 18 shkurt 2003: Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) lėshoi kėtė deklaratė pėr shtyp nė lidhje me zhvillimin e njė proēesi transparent dhe jo-politik nė hetimin e Albtelekomit.
Njė raport i shpėrndarė kohėt e fundit mbi AMC/Vodafone nė lidhje me marrėveshjen e linjave tokėsore fikse tė Albtelekomit duhet tė alarmoj gjithė opinionin publik. Raporti ėshtė sponsorizuar nga Bashkimi Ndėrkombėtar i Telekomunikacioneve (International Telecommunication Union ITU), njė organizatė ndėrkombėtare nė gjirin e sistemit tė Kombeve tė Bashkuara me 186 vende anėtare duke pėrfshirė edhe Shqipėrinė. Ky raport analizon sektorin e telekomunikacioneve nė Shqipėri dhe mbėrrin nė konkluzione qė vėnė nė dukje natyrėn e padrejtė tė kėtyre marrėdhėnieve.
Tre faqet e shpėrndara nga ky raport tregojnė qė marrėveshjet e krijuara nėpėrmjet kėtyre dy firmave janė nė konflikt me Aktin Shqiptar mbi Telekomunikacionet. Raporti gjithashtu vė nė dukje njė strukturė taksash qė janė diskriminuese ndaj Albtelekomit dhe rrjedhimisht ndaj popullit shqiptar. Ne kete marreveshje, palėt kanė lidhur njė kontratė 4-vjeēare, ndėrkohė qė nė botėn e telekomunikacioneve, standarti ėshtė njė kontratė nje vjeēare me tė drejtėn pėr tė rinegociuar mė pas.
Detajet e kėsaj kontrakte e vėnė Alblekomin nė njė disavantazh tė tillė sa raporti pėrfundon me kėto fjalė: duhet thėnė qė nuk ekziston asnjė shembull tjetėr i vetėm nė Evropė ose mė gjerė me tė tilla marrėveshje tė padrejta pėr ndėrlidhjet. Raporti pėrmend gjithashtu se kjo marrėveshje rrezikon tė krijojė njė shpėrbėrje to plotė tė Albtelekomit.
Ne jemi dakord me rekomandimet qė bėhen nė raport. Qeveria duhet tė caktojė eskpertė shqiptarė dhe tė huaj qė tė asistojnė autoritetet perkatese nė ristrukturimin e marrėveshjeve tė Albtelekomit, nė mėnyrė qė ti jepet fund humbjeve qė po pėson populli shqiptar si pasojė e kontratave tejet tė pandershme. Ata duhet tė sjellin njė grup tė udhėhequr nga njė firmė e njohur inspektimi financiar pėr tė vėnė nė dukje dėmet e bėra nga gabimet nė kėtė kontratė. Ata duhet t'u drejtohen organeve ligjore pėr tė marrė fondet e humbura si rezultat i padrejtėsive tė kėsaj marrėveshjeje. Gjithashtu, ashtu siē u aprovua nga parlamenti, duhet tė fillohet njė hetim i menjėhershėm me pjesmarrjen e ekspertėve tė huaj. Ky hetim duhet tė zbulojė nėse kėto marrėveshje janė rezultat i pazotėsisė, i neglizhencės sė hapur apo i korrupsionit. Rezultati i kėtij hetimi duhet tė bėhet publik dhe tė dorėzohet nė zyrėn e prokurorisė. Sė fundi, duhen marė masa pėr tu siguruar qė nė tė ardhmen do tė zhvillohen proēedurat dhe mekanizmat e duhur pėr tė shmangur marrėveshje tė tilla tė padrejta. Megjithėse qeveria shqiptare e kishte marė raportin e ITU-s qė nė fillim tė dhjetorit, ajo jo vetėm qė nuk kishte implementuar asnjė nga masat e rekomanduara por edhe nuk e kishte bėrė publik kėtė raport. Ky fakt tregon mė sė miri urgjencėn e propozimit tonė.
Ky proēes duhet tė jetė transparent dhe nuk duhet politizuar. Mungesa e transparencės do tė sjellė mė shumė pyetje se pėrgjigje dhe politizimi do tė sjellė hije mbi kėtė proēes.
Pjesemarrja e specialisteve te huaj, te cilen ne po propozojme, do te ndihmoje ne sigurimin e objektivitetit te nevojshem. Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan ėshtė i gatshem tė ofrojė ndihmėn e tij pėr tė identifikuar dhe sjellė ekspertė nė fushėn e telekomunikacioneve, nė fushėn ligjore dhe ekonomike, ose nė fusha tė tjera pėr tė arritur nė njė konkluzion tė shpejtė e tė drejtė tė kėsaj ēėshtjeje. Vetėm masa korrigjuese, tė shpejta, profesionale dhe transparente do ti rikthejnė popullit shqiptar atė ēka i pėrket dhe do tė forcojnė demokracinė shqiptare.
Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) ėshtė njė organizatė jo-pėrfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj advokimit tė ēėshtjeve shqiptare, promovimit tė paqes dhe zhvillimit ekonomik nė Ballkan pėr tė forcuar politikat demokratike, pėr tė inkurajuar respektin pėr tė drejtat e njeriut, dhe duke mbajtur programe zhvillimi dhe edukative.
Krijoni Kontakt