Shkarkohet drejtori i Telekomunikacioneve nė ministri, Pirro Xhixho. Nano kėrkon shkarkimin e Alqi Biraqit
Telekom, dorėheqje dhe shkarkime
Apostol Noti jep dorėheqje, nė vend tė tij emėrohet Ferhat Lukacaj, ish-zv/drejtor nė Albtelekom
Bledjana Beqiri
Kreu i Albtelekomit dha dje dorėheqje tė parevokueshme nga funksioni qė kryente. Apostol Noti, ka deklaruar se jap dorėheqje tė parevokueshme pėr shkak tė politizimit tė tejskajshėm qė i ėshtė bėrė menaxhimit tė shoqėrisė Albtelekom dhe punės time si drejtor i pėrgjithshėm nė drejtim tė menaxhimit. Por, pėrveē Notit, dje ėshtė liruar nga detyra edhe drejtori i pėrgjithshėm i Post-Telekomunikacioneve nė Ministrinė e Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Pirro Xhixho. Nė mbledhjen e djeshme tė Kėshillit tė Ministrave, kryeministri Fatos Nano, ka deklaruar se me ndėrhyrjen e tij drejtori i pėrgjithshėm i Albetelekomit ka dhėnė dorėheqjen, si dhe ėshtė shkarkuar drejtori i pėrgjithshėm i Telekomunikacioneve nė ministri. Ndėrkohė qė Nano ka pohuar se do ti kėrkojė Kuvendit tė Shqipėrisė tė ndėrmarrė hapa ligjorė pėr shkarkimin e Alqi Biraqi, kryetar i Entit Rregullator tė Telekomunikacioneve pėr shkak tė moskryerjes sė reformave dhe detyrave tė planifikuara. Dje ministri Poēi, ka zhvilluar njė takim urgjent me drejtuesit e Albtelekomit, me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Post-Telekomunikacionit nė ministri, me Kėshillin Drejtues tė Entit Rregullator tė Telekomunikacioneve dhe me Kėshillin Mbikėqyrės sė Albtelekomit, ku ka kėrkuar pėrshpejtimin e reformave nė sektorin e telekomunikacioneve. Ministri ka kritikuar Entin Rregullator tė Telekomunikacioneve (ERT) dhe Albtelekomin pėr mosrealizimin e reformave. Nga analiza qė i ėshtė bėrė ecurisė sė deritanishme konstatohet se roli i rregullatorit tė tregut, ERT, nė zbatimin e politikave pėr rregullimin e tregut ėshtė pothuajse inekzistent, si dhe pėrmirėsimi i menaxhimit tė Albtelekomit dhe pėrgatitja e saj pėr njė privatizimin tė suksesshėm lė pėr tė dėshiruar dhe ėshtė larg arritjeve tė objektivave tė vėna, -ėshtė shprehur Poēi. Pikėrisht, pas kėsaj analize tė realizimeve dhe mosrealizimeve nė sektorin e telekomunikaciomeve dhe pas bėrjes sė njė bilanci pėr veprimatarinė e kėtyre institucioneve gjatė vitit 2003, drejtori i Albtelekomit dha dorėheqjen.
Kėshilli Mbikėqyrės i Albtelekomit ka pranuar menjėherė dorėheqjen e Notit dhe po nė kėtė mbledhje emėroi drejtor tė pėrgjithshėm, Ferhat Lukaēaj, i cili mė parė kryente funksionin e zv/drejtorit tė pėrgjithshėm nė Albtelekom. Kėshtu, inxhinieri Lukaēaj do tė jetė kreu i ri i Albtelekomit, i cili do tė marrė pėrsipėr edhe barrėn pėr tė ēuar kėtė institucion drejt privatizimit dhe shėndoshjesh financiare. Burime pranė Ministrisė sė Transporteve dhe Telekomunikacioneve pohojnė pėr gazetėn Shekulli se ndryshime do tė ketė edhe nė tė gjitha strukturat e telekomunikacioneve pėr efekt tė pėrshpejtimit tė reformave. Ndryshime priten nė administratėn drejtuese, jo vetėm tė Albtelekomit, por edhe nė Entin Rregullator tė Telekomunikacioneve. Pas shkarkimeve tė djeshme, pritet qė radhėn ta ketė Alqi Biraqi, i cili ėshtė emėruar rreth 3 muaj mė parė nga Parlamenti shqiptar dhe ėshtė pikėrisht ky i fundit qė duhet tė vendosė shkarkimin e tij.
Shkaku i shkarkimeve nė telekomunikacione
Asnjė prej zyrtarėve tė lartė nuk ka pranuar dje tė japė komente rreth njė raporti tė Bashkimit Ndėrkombėtar tė Telekomunikacioneve, i cili ėshtė dėrguar disa ditė mė parė edhe nė disa redaksi gazetash. Shtypi opozitar ka botuar dje vetėm faksimilen e kopertinės sė kėtij raporti duke e shoqėruar me njė shkrim, sipas tė cilit, nė Albtelekom, shifra e abuzimeve vjetore ėshtė 50 milionė dollarė. Sipas kėtij shtypi, ky raport i Bashkimit Ndėrkombėtar tė Telekomunikacioneve i ėshtė dėrguar qeverisė shqiptare qė nė muajin shtator tė vitit 2003, por kjo e fundit nuk e ka bėrė publik.
Krijoni Kontakt