shekulli

-----------------

Drilena Ceci i ka dhėnė fund jetės me ēiften e tė atit. Mėsuesit: Ishte nxėnėse mesatare, por me sjellje tė admirueshme

Debaton me prindėrit pėr notat, vetėflijohet 17-vjeēarja


Ardian Dauti



VLORĖ- Ka debatuar me prindėrit pėr rezultatet jo tė mira nė mėsime dhe mė pas i ka dhėnė fund jetės me njė armė zjarri. Tragjedia ka ndodhur nė familjen e Bashkim Cecit. Drilena Ceci, 17 vjeēe. nxėnėse e shkollės jo publike “Perla”, nė qytetin e Vlorės i ka dhėnė fund jetės nė orėt e vona tė mbrėmjes tė sė martės, nė dhomėn ku ajo studionte, thanė pėr gazetėn burime tė policisė qė shkuan nė vendngjarje. Sipas tė njėjtit burim, motivi i vetėm i kėsaj ngjarjeje, sipas hetimeve tė deritanishme, janė debatet e vajzės me prindėrit, pėr shkak tė rezultateve nė shkollė.

Ngjarja
Pasi ka pėrfunduar mėsimin, adoleshentja ka shkuar nė shtėpi. Mėsohet se prindėrit i kanė kėrkuar llogari pėr rezultatet jo tė kėnaqshme nė shkollė. Sipas mėsuesve tė viktimės, Drilena ishte njė nxėnėse mesatare, por me njė sjellje pėr t’u admiruar. Debatet lidhur me kėtė ēėshtje kanė vazhduar dhe nė mbrėmje nė familjen Ceci. Duket se nga ky shkak vajza ka rėnė nė gjendje depresioni, tha pėr gazetėn zėdhėnėsi i policisė Petraq Dhroso. Vajza ėshtė mbyllur nė dhomėn e saj tė studimit, ndėrsa prindėrit e saj nuk e kishin ēuar ndėrmend se ajo do tė vetėsakrifikohej. Babai i vajzės, Bashkim Ceci, mbante me leje njė armė gjahu teke. Vajza e ka marrė armėn dhe nė gjendje depresioni ėshtė vetėqėlluar me njė saēme nė gjoks. Sapo kanė dėgjuar tė shtėnėn e ēiftes prindėrit kanė rendur
nė dhomėn e vajzės sė tyre me ulėrima. Drilena ėshtė gjetur e pajetė. Fillimisht prindėrit kanė menduar qė ta dėrgonin atė nė spital, por kur kanė parė se ajo nuk jepte shenja jete, kanė vendosur tė kundėrtėn dhe kanė njoftuar menjėherė policinė.

Policia
Kanė qėnė orėt e vona tė sė martės kur policia e Vlorės ėshtė njoftuar pėr ngjarjen tragjike. Ato kanė shkuar menjėherė nė banesėn e familjes dhe kanė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale armėn ēifte me tė cilėn ishte vetėflijuar adoleshentja. Sipas policisė, janė marrė nė pyetje tė gjithė familjarėt e viktimės, tė cilėt kanė treguar se kishin debatuar me vajzėn pėr rezultatet nė mėsime, por nuk e kishin menduar se njė gjė e tillė do ta ēonte atė nė vetėflijim. Hetimet kanė vazhduar dhe gjatė ditės sė djeshme. Grupi hetimor ka marrė dje nė pyetje edhe shoqe tė saj si dhe kunatėn e saj, tė cilėn e kishte edhe shoqe bange. Kohėt e fundit, nė rrethin e Vlorės janė shtuar rastet e vetėvrasjes nė mosha tė reja dhe sidomos tek adoleshnetėt. Nė tė shumtėn e rasteve, ata i kanė dhėnė fund jetės nė kushtet e depresionit tė shkaktuar pėr motive tė dobėta. Ndėrsa nė moshat madhore si shkak i vetėflijimit ėshtė evidentuar gjendja ekonomike.

Vetėvrasja e Drilenės befason shoqet
VLORĖ- Shoqet dhe shokėt e klasės kanė mbetur tė befasuar kur kanė mėsuar ngjarjen tragjike. Ata tregojnė pėr gazetėn se Drilena ishte njė vajzė e qetė dhe pa probleme . Ajo ishte njė nxėnėse mesatare. “Merrte nota tė mira nė lėndėt shoqėrore dhe nuk kishte prirje pėr lėndėt ekzakte”,- thonė ata. Presidentja e senatit Oriana Halla, thotė se jemi tė befasuar nga kjo qė kemi dėgjuar. Nuk mund ta besojmė se Drilena ka vrarė veten dhe aq mė tepėr pėr shkak tė notave. Mėsuesi kujdestar, Sokrat Krutaj, pohon se Drilena kishte njė sjellje mjaft tė mirė. Ajo ishte shumė e edukuar. Dje nė bankėn e saj shokėt dhe shoqet e klasės kishin vendosur njė tufė me lule. Nė klasė jemi 17 nxėnėse, dy djem dhe 15 vajza. Ne e njohim mirė njėri- tjetrėn dhe kemi shtangur kur mėsuam ngjarjen. Dje adoleshenjta ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit nga tė afėrmit, miqtė dhe shokėt e shoqet e shkollės ku ajo mėsonte.



19/02/2004

---------------------









koment..

Prindi Bashkim mban arme ne shpi..

Se Vlora eshte aq shume e pasur me shpeze e kafshe te egra sa duhet perdorur tekja e ciftja per ti rralluar se po na hane grurin e dardhat..

Ai nuk e njef te bijen..
Ska si ta njohe se baballaret i kalojne oret klubeve.. dhe vijne e derdellisin ne shpi kur ju teket..

Po Nena e saje nuk e kuptoj te bijen se Ajo ka seder e nuk i duron Kritikat..
Nuk mund ti thoshte te shoqit..Boll dhe ti me Kritika se na cave koken.. e ti shkonte ne dhome te bijes e ta merrte me te mire..
Po njerzit e Eger Vlonjate sdine nga kto gjera..

Druri e Fyerjet jane mjetet Vlonjate ne Mardheniet nder-njerzore..

e mjera vajze..