Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Rugova: Udhëheqësit evropianë përkrahin pavarësinë e Kosovës

    Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova është shprehur dje se Kosova është gjithnjë e më afër integrimeve evropiane. Sipas Rugovës krahas integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian udhëheqësit kryesorë evropianë, përkrahin dhe pavarësinë Kosovës. "Udhëheqësit e institucioneve në Bruksel, e përkrahin Kosovën në rrugën e saj të pavarësisë". Një deklaratë të tillë Rugova e ka bërë menjëherë pas kthimit të tij nga Brukseli ku ka qenë "i ftuar nderi" në Asamblenë e Partive Popullore Evropiane. Gjithashtu Rugova ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve "Sakharov" si dhe është nderuar me titullin "Senator Nderi" i Parlamentit Evropian.

    Gjatë vizitës në Bruksel, ai pati një takim edhe me ministrin e jashtëm belg, Lui Mishel. "Isha edhe në Kongresin e Partive Popullore dhe dëshirojmë që së shpejti edhe Kosova të ketë përfaqësuesit e vet në Parlamentin Evropian", deklaroi Rugova duke shtuar se gjatë takimeve me përfaqësuesit evropian "ata kanë çmuar progresin në Kosovë dhe janë angazhuar të ndihmojnë atë edhe në të ardhmen," ka përfunduar Rugova. Në fillim të kësaj asambleje është paraqitur nga ana e Rugovës kërkesa për pranimin e partisë së tij me statusin e vëzhguesit në PPE. Mësohet se ai ka marrë një përgjigje pozitive dhe brenda një afati kohor, prej pak më shumë se nëntë muajsh, kjo parti mund të fitojë statusin e vëzhguesit në këtë organizëm. "Ka rreth tre lexime për çdo dosje që paraqitet nga partitë e ndryshme, përpara fazës së shqyrtimit nga byroja politike e partisë. Në momentin që dosja futet në byro, atëherë kryhen edhe dy lexime të tjera të saj," ka shpjeguar një prej sekretareve të kësaj partie.

    Presidenti Rugova, është nderuar në mënyrë të veçantë nga pjesëmarrësit në kongres gjatë fjalës së hapjes së presidentit të Partisë Popullore, Wilfred Martens.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sipas fjalve te rrugoves pamvarsin e Kosoves e kan pranue shume shtete qysh para 14-15 vitesh! po jemi mesue me talljet e tina me pamvarsin formale te Kosoves ,prandaj le te thot çfar te don nuk i beson njeri.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se Rugova ka të drejtë kur thotë se udhëheqësit europian e përkrahin pavarësinë e Europës sepse është plotësisht e vërtetë. Poashtu edhe SHBA përkrah pavarësinë e Kosovës, por pas pavarësisë ne me një referendum të thjeshtë e të vogël gjithëpopullor duhet të shpallim ribashkimin me Shqipërinë. Edhe për këtë gjë kemi përkrahjen si nga BE ashtu edhe nga SHBA sepse është zgjidhja më e mirë e mundshme e problemit tonë si për neve ashtu edhe për të gjithë.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Une nuk di shume rreth politikes te brendshme kosovare... por nuk di dhe nuk shoh asnje serb te ankohet per rugoven...Ata biles tallen me kete njeri qe e mban shallin ne qafe derisa te vija dita e pavaresise...Nqs ka njerez qe shqeteson Beogradin....keta jane trimat e UCK....prandaj une nuk kam per te henger propaganden binjake shqiptare...Kosova do te jete e pavarur dhe te falenderojme zotin qe ky proces u pershpejtua se serbet kishin nje njeri teper dinak dhe pragmatist...Tani le te shpresojme qe kokat tona te ndricohen dhe te perfitojne ne maksimum situatat e reja...Koha s`pret!
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Serbët nuk ankohen në Rugovën sepse nga bota ai shihet si politikan i moderuar, dhe ankimi i tyre në të e dijnë se nuk ka vlerë tek ndërkombëtarët.
    Përndryshe kjo nuk do të thotë se ai është më pak i mirë se trimat e UÇK-së pamvarësisht vlerave të padiskutueshme që kanë trimat e UÇK-së.
    Kurse për punën e shqetësimit të serbëve nga trimat e UÇK-së ishte shumë interesant kur para një kohe nëse e keni përcjell shtypin shqiptar një gazetare serbe e pyeti Ramush Aradinin se a do të pinte kafe psh. me gazetaren serbe dhe ky iu përgjigj se ku doni ta pini kafen me mua. Pra, kjo kishte bindjen sikur shumica e serbëve se trimat e UÇK-së as kafe nuk do të pinin me një serb dhe janë shumë antiserb.
    Neve shqiptarët nuk jemi kundër serbëve e as kundër askujt por ne jemi për mbrojtjen e të drejtave tona nga cenimet e kësaj të drejte prej kriminelëve të huaj, kurse me serbët normal sikur edhe me gjithë pjesëtarët e popujve tjerë normal kemi dhe do të kemi marrëdhënie më se normale.
    Tani edhe me zgjidhjen e problemit të Kosovës, pra ribashkimin e saj me Shqipërinë edhe marrëdhëniet fqinjësore do të qartësohen dhe si për rrjedhim do të kemi marrëdhënie shumë të mira edhe me serbët. As ne e as serbët nuk kemi interes të kemi marrëdhënie të këqija mes popujve tanë sikur edhe ne me kombet tjera në rajon dhe ata me kombet tjera në rajon.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korrieri shkruan:

    ---------


    Kthimi i prijesit ne qilim te kuq

    Sado te kete elemente komike, fushata e dr.Rugoves tashme ka filluar

    Nga Veton Surroi

    1.

    Prijesi niset me 9 shkurt. Ne informatat kryesore per popullaten, ky eshte lajmi kryesor. Kur prijesi niset ne rruge duhet te sjelle dicka mbrapa, ai nuk niset kot. Popullata dhe bashkepunetoret e afert dalin ta percjellin ne kete rruge.

    Prijesi kthehet prej rruges, dy jave me pas. Ne informatat kryesore per popullaten, ka dite qe ky eshte lajm kryesor. Prijesi duhet te jete kthyer me dicka prej rruges, ai nuk udhetoi atje kot. Popullata dhe bashkepunetoret dalin ta presin kthimin e tij.

    E shikoj kete skeme te vjeter te kohes se filmit bardh e zi, dhe me saktesisht te kohes se komunizmit, te kohes kur udhetimi ishte ngjarje e madhe, e ende me e madhe ne komunizem ngase udhetimi donte te thoshte privilegj i rralle. E shikoj ne mbremje ne ciklin e shkelqyeshem te emisionit "Opinion" kushtuar Enver Hoxhes. Pak me vone, ne lajmet e mbremjes, e shikoj edhe ne pamje filmike me ngjyra, keso here kushtuar ardhjes se kryetarit te Kosoves, Ibrahim Rugova nga Brukseli. Ne pamjet bardh e zi, ne portin e Durresit, kishin dalur ta prisnin Enver Hoxhen nomenklatura komuniste e asaj kohe, dhe punetoret e qytetaret e privilegjuar. Ne pamjet kolor, kishin dalur ta prisnin Rugoven nomenklatura e LDK-se.

    2.

    Ekziston nje sharm komik ne nevojen e dr.Rugoves per te ndertuar imazhin e burrit te shtetit. Qeshja e pavend, fjalite papermbajtje dhe te parregullta, tere lista e cmimeve dhe shperblimeve qe i ka shpikur ne cilesine e Presidentit te Kosoves...Ne tere kete arsenal, nje vend kyc ka pasur gjithnje udhetimi apo takimi me te huajt. Ne fillim te viteve nentedhjete, dr. Rugova edhe kur takohej me diplomate te rinj, te rangut me te ulet, gjithnje cekte se ky eshte takim me rendesi "per marredheniet dypaleshe mes Kosoves ..." dhe shtetit prej nga vinte diplomati. Keshtu edhe shpallej, ne faqen e pare te gazetes se LDK-se, ne fakt te vetmes ditore shqipe, "Bujku" me titullin "Presidenti Rugova priti Andersonin", per shembull, e Andersoni kishte qelluar te ishte sekretari i trete i Ambasades Australiane.

    Me te njejten korrektese, "Bujku" do te na informonte se brenda tri javeve te turneut te tij neper Evrope, dr.Rugova ishte takuar me ate aktivist, kete senator belg dhe ate eurodeputet. Ne Kosoven e okupuar, edhe ky ishte lajm.

    Por, ne Kosoven e lire, pamja e dr.Rugoves me perkthyesin e tij (tashme keshilltarin) Skenderin, se si ecin neper qilim te kuq ne aeroportin e Prishtines, e pershendeten me nomenklaturen e LDK-se, nuk me zgjoi me asociacionin e pamjeve bardh e zi te emisionit "Opinion". Me shume, te "Ditarit te stupcave", nje emision satirik kosovar.

    3.

    Nomenklatura e LDK-se , ne fakt, kishte kopjuar dicka nga emisioni "Opinion". Ata kishin dale ta prisnin prijesin, sepse ckado te kete qene arsyeja e udhetimit te tij, nuk do te kete qene udhetim i kote. Pa marre parasysh se sot jemi ne eren e globalizimit, ku mund te udhetoje cdokush, dhe ku udhetimi nuk eshte me ngjarje e madhe, eshte pjese e perditshmerise se punes.

    Por, nga Brukseli, dr.Rugova u kthye me dy emertime te reja. Pos Presidentit te Kosoves, kryetarit te LDK-se, dhe ish-kryetarit te Lidhjes se Shkrimtareve, ai ne Bruksel u shpall Senator nderi dhe Mysafir Nderi.

    Senator nderi e shpallen disa ish-politikane evropiane, ndersa Mysafir Nderi tubimi i Partive popullore evropiane (ish Internacionalja Kristian-Demokrate, gjegjesisht konservatore). Kjo ishte e mjaftueshme per nomenklaturen e LDK-se, andaj dolen ne aeroport. Asnjeri prej tyre nuk morri me shume interesim informaten se ne Bashkimin Evropian nuk ekziston Senati, pra edhe nuk mund te behesh senator. Titullin e Senatorit te nderit e jep nje organizate joqeveritare.

    E mysafir nderi ne tubimet e Partive popullore, si edhe ato socialiste, jane te gjithe mysafiret partite e te cileve ende nuk jane anetaresuar ne keto internacionale. Se bashku me Rugoven, ne Bruksel mysafir nderi ishin edhe Koshtunica e Drashkovici nga Serbia, e rang pak me te larte ishin Berisha dhe Pollo nga Shqiperia.

    4.

    Sado te kete elemente komike, fushata zgjedhore e dr.Rugoves tashme ka filluar, dhe po merr hov. Njeri prej hapave te tij te pashmangshem, te ardhshem, do te jete edhe nje vizite Amerikes, mundesisht me fotografi te nje takimi me ndonje personalitet te larte amerikan. Kjo duhet te jete deshmia pamore e perkrahjes.

    Permbajtjen komike dr.Rugova, me te drejte e anashkalon. Pervoja ne Kosove e ka mesuar se kujtesa e qytetarit te rendomte nuk perqendrohet ne fjalet e permbajtjen e tyre. Perqendrohet ne pamjen e te priturit ne aeroport, ne skemen e vjeter te prijesit qe shkoi atje dikund, ku vendoset, dhe u kthye me dicka ne dore. Pos rrobave, qe i mbante Skenderi.





    -------------------




    Koment mbi pamfletin e Veton Surrogatos..



    Veton surroi nuk ndalet ne fushaten e tije pathologjike anti Rugove..


    Kur Bota tregon ndoj fije respekt per Rugoven.. per nje atdhetar eshte natyrisht nje gezim me shume ..nje shprese me shume se Liderin Tone e duan..se Lideri yne njihet..se Lideri yne i dale me VOTE demokratike degjohet ..

    Por cdo te thote te degjohet Rugova?

    Te gjithe e dine e Vetoni me mir se tjeret e di se RUGOVA eshte kategorik ne kerkesen e tije tash 15 vjecare per KOSOVE REPUBLIKE..

    Pra te degjohet Rugova ne ndonje parlament europian apo kafene europiane apo mbledhje partie europiane do te thote se po Degjohet aspirata e 3 milion Shqiptareve te Kosoves..per Kosove Republike..

    Nga kjo askush nuk ka te keqe..e kur them askush ..askush nga Shqiptaret nuk ka pse te shikoj dicka te keqe..

    Por dihet se kujt i thartohet fytyra nga Ideja e KOSOVES REPUBLIKE...

    Pikerisht fytyra e ARMIKUT ngryset..shtremberohet e nxihet nga ideja jone per Kosoven REPUBLIKE...

    Me ke je o VETON SURROI???


    Me bindje e them se dhe i jati i tije i ndjeri do te turperohej me kte monster qe ka ushqyer..

    Veton Surroi perdit na bind se nuk eshte vec gazetar mistrec e destruktiv por dhe nje shok i shtabit qe frymezon e pergatit vrasjet politike ne Kosove..

  7. #7
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Brari!

    Do vije dita kur ti do te zhgenjehesh ne Rugoven dhe veprat e tija!

    Lexova disa nga shkrimet e tua lidhur me PD te Shqiperise dhe te them te drejten me pelqyen!

    Tash po them:
    Nese europa dhe SH.B.A-te jan te gatshme te njohin pamvarsine e Kosoves dua t'ju pyes:Pse nuk po e bejne kete njohje pra?
    C'ka i ndalon te njohin kosoven si shtet,mos frika apo marrja ndaj dikujt?
    Jo.
    Fjalimet e Rugoves mbi njohjen formale te pamvarsise jan genjeshtra te kulluara,fatkeqsishte nje numer jo i vogel i shqiptarve ende po ushqehet me rrenat e Rugoves.
    Mund te garantoj me jete se asnje nga ata qe ky ka takuar atje ne Bruxel nuk i jan shprehur sikur se thote.
    Shume kohe me pare,d.m.th para luftes se Kosoves ky na thoshte se vetem pritet dita e njohjes formale.
    Ne mbledhjet e keshillit te sigurimit te kombeve te bashkuara,Kosova c'dohere eshte trajtuar si pjese e serbise,e cila eshte pakez e trazuar etnikisht,dhe asgje me shume.

    Lufta shpertheu,perfundoi dhe kaluan vite,por pamvarsia askund!
    A thua c'po ndodhe me te?

    Shume nga ata qe i premtonin Rugoves pamvarsine jan te pensionuar,te harruar dhe te vdekur.
    Tani po te njejtat premtime vijne nga bijte e tyre.
    ...dhe keshtu,dita dites,vite pas viti ne ende presim!
    Vetem presim,por nuk punojme.

    E pse te punojme kur vetem pritet dita e njohjes formale alla Rugovçe?

  8. #8
    Presidenti Rugova nderohet nga Komunuelthi i Pensilvanisë si mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Prishtinë, 17 shkurt 2004 - Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka marrë një fletëlavdërim nga Komonuelthi i Pensilvanisë si "mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës" dhe njeri që punon për të "përmbyllur kornizën ligjore për pavarësinë e Kosovës".
    Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i cili ishte për një vizitë lamtumirëse te Presidenti i Kosovës ditën e hënë, ia dorëzoi Dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).

    Më poshtë po e japim tekstin e plotë të fletëlavdërimit.
    "President Rugova, si zëvendësguvernatore e Komonuelthit të shquar të Pensilvanisë, jam e nderuar të lartësoj arritjet tuaja si President i Kosovës.

    Miqësia juaj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë në të mirë si të Kosovës ashtu edhe të Shteteve të Bashkuara. Fryma juaj e ngrohtë e bashkëpunimit është diç drejt së cilës aspirojnë të gjithë njerëzit e këtij Komonuelthi të shquar dhe të kombit:

    I dua më fort ëndrrat për të ardhmen sesa historinë e të kaluarës. Tomas Xheferson (Thomas Jefferson)

    Puna juaj për të krijuar kuvendin e zgjedhur me votë të lirë, forcën policore të vendit tuaj si dhe Trupat e Mbrojtjes së Kosovës demonstron angazhimin tuaj për t'i shërbyer popullit. Pensilvania mirëpret miqësinë tuaj të provuar.

    Puna juaj me forcat e tjera politike shqiptare të Kosovës dhe përpjekja për të përmbyllur kornizën ligjore për pavarësinë e Kosovës ka rëndësi shumë të madhe dhe, prandaj, ju ftoj që të vini në Komonuelthin e Pensilvanisë për t'i forcuar marrëdhëniet tona me Kosovën si shoqëri të lirë e demokratike.

    Përmes veprimeve tuaja gjatë gjithë jetës, ju keni përçuar vullnetin e mirë dhe harmoninë e popullit të Kosovës dhe keni vendosur standarde që duhet t'i ndjekin të tjerët.

    Teksa vazhdoni të promovoni parimet e karakterit të mirë dhe të jetesës me domethënie për t'i arritur objektivat tuaja, kujtohuni që gjithmonë t'u përmbaheni fuqishëm parimeve si në kohë vështirësish ashtu edhe në kohë suksesi.

    Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t'ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t'ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara.
    Vazhdofshi me suksese të mëdha dhe paqe në gjithë përpjekjet tuaja në të ardhmen", thuhet në fund të tekstit të fletëlavdërimit të nënshkruar nga Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll) zëvendësguvernatore e Pensilvanisë.

    Giûha âsht tulit e gjithshka bluen

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •