Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Une kam ndegjuar se ka qene prift Shen Valentini i cili ka be martesen midis cifteve te cilat nuk kane mundur te martohen ndryshe.Ndoshta gabohem.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #12
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Thojne se kur njeriu puth harxhon energji sa per te ndezur 100 llampa.Kujdes se mos ... (lol)


    Duhet tė bėhesh njė puthės/e profesionist qė ajo/ai tė mos ndihet e pasigurt tė puthjet qė jep. A do tė vazhdosh te jesh nė shkallėn fillestarė apo do tė bėsh ai qė ajo dėshiron. Ndiq me kujdes hapat e mėposhtėm, pėr tu bėrė njė “professional kisser”. Asnjėherė mos harroni qė puthja ka rolin kryesor nė njė marrėdheniė sentimentale. Nėse i dashuri ose e dashura juaj nė momentin qė puth thotė ‘Tė dua”, kjo nuk do tė thotė aspak se ai/ajo di tė puthė si njė profesionist. Nė fund tė fundit, gjithēka nė kėtė process, realizohet vetėm nė sajė tė lėvizjes sė buzėve dhe jo tė fjalėve. Roli i syve ėshtė mjaft i rėndėsishėm kur puth dikė. Duhet ti mbash mbyllur sytė apo duhet ta shohėsh nė sy, kjo ėshtė njė dilemė e madhe. Jepi fillimisht njė puthje tė vogėl njeriut tė zemrės duke e vėshtruar thellė nė sy dhe mė pas harro vėshtrimin duke u fiksuar tek buzėt dhe efekti do tė jetė marramendės. Mos harro nėse nuk je i zoti/e zonja, pėr ta bėrė kėtė gjė, lėrė atė qė ka mė shumė eksperincė tė hedhė hapin e parė, pra tė bėjė mėsuesin, sigurisht pa u ofenduar. Shpesh nuk na pėlqen stili i puthjes qė na jep njeriu i zemrės, pėr kėtė qėllim ėshtė mė e mirė qė tė marrėsh situatėn nė dorė dhe tė vėsh pikat mbi “I”. Tregoi se mėnyra se si ti puth ėshtė mė e mirė, nėse edhe kjo nuk i pėlqen, atėherė zgjidhni puthjet e ēmendura. Startoni leksionin tuaj me puthjet tipike Chupa Chups. Besoj se askush nuk e di sesi janė kėto puthje. Tė shpejta, sa hap e mbyll sytė dhe sigurisht tė ėmbla si lėpirėsja magjike. Provo fillimisht tė puthėsh buzėt e atij/asaj duke i puthitur dhe mė pas pėrdor gjuhėn, njėlloj si ke vepruar me njė lėpirėse chupa chups. Kujdes ky stil kaq modern konsiston kryesisht tek efekti qetėsues i gjuhės, mos kini frikė nėse humbisni kontrollin nė mungesė tė ajrit. Puthjet duhet tė jenė tė bollshme, me qėllim qė ajri tė depėrtojė lirshėm nė buzėt tuaja, nė kėtė mėnyrė ato do tė jenė tė hidratuara dhe tė buta, pa krijuar efekt negativ tek personi qė keni pėrballė. Mė pas mund ta kaloni nė gjėra seriozė. Shpesh shumica e tė dashuruarve harrojnė qė nė fund tė fundit edhe puthja ėshtė njė xhest serioz dhe kėtu duhet tė realizoni trukun e famshėm tė puthjes French kiss, duke “pėrleshur” gjuhėt, qė janė edhe pika me e nxehtė nė njė puthje. Pėr ta marrosur farė ATĖ me efektet speciale dhe teknikat alternative tek puthjet French Kiss qė dhuron pėrdor lehtėsisht gjuhėn (mos harro shumė njerėz besdisen nga kjo gjė) duke lėvizur atė lirshėm nė gojė, duke respektuar trafikun e gjuhėve tė palės tjetėr. Hey pėr pak desh harrova tipin e fundit tė puthjes. Janė ato me specialet nė vesh, nė hundė dhe kudo qė partneri yt ka dėshirė, kjo do tė ndihmojė qė marrėdhėnia juaj tė arrijė njė harmoni perfekte.

  3. #13
    MiLaNisT Maska e sLimShady
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Vendndodhja
    Shif ka mrapa m'ke
    Postime
    1,116
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Asnjehere nuk pata rastin ta festoj Shen Valentinin.
    loool stromo qekemi njejt
    M&M

  4. #14
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Klevis bravo te bukura informacionet, do i arkivoj me kujdes ne arsenalin tim te thenieve mbi dashurine.

    Dito.

  5. #15
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shėn Valentini, nga mėkati tek shenjtėria


    Shekulli online

    Tė dhėnat e para mbi festimin e ditės sė Shėn Valentinit i gjejmė nė Romėn parakristiane, kur paganėt festonin “Festėn e Ujkut” ose “Lupekarlinė” nė ēdo 15 shkurt. Kjo festė organizohej ēdo vit pėr nder tė perėndeshės romake Februata Juno, e cila njihej si perėndesha e grave dhe e martesės, apo e dashurisė sė “ethshme” (febris-ethe), si dhe pėr nder tė Panit, zotit romak tė natyrės. Nė kėtė ditė feste tėrėsisht erotike, gra tė reja vendosnin nė njė qyp a vazo disa bileta, ku kishin shkruar mė parė emrat e tyre. Mė pas, djemtė tėrhiqnin biletat nga vazoja pėr tė zbuluar se cila do tė ishte shoqja e tyre seksuale e ditės, e vitit dhe, nė raste tė veēanta, e gjithė jetės. Ēiftet qė dilnin nga “qypi” shkėmbenin dhurata me njėri-tjetrin nė shenjė dashurie dhe, shpesh, edhe martoheshin.
    Krishtėrimi
    Kur Krishtėrimi u shfaq nė skenėn romake, pati pėrpjekje pėr ta zėvendėsuar kėtė traditė me njė mėnyrė tjetėr festimi, qė t’i afrohej mė tepėr linjės sė etikės dhe moralit. Tradita e tė shkruarit tė emrave, hedhjes sė tyre nėpėr qypa e vazo dhe pėrzgjedhja e kėtyre emrave vazhdoi, por tani kėta emra u zėvendėsuan me emrat e shenjtorėve, tė cilėt zgjidheshin pėr gjithė vitin. Nuk ėshtė pėr t’u habitur qė ky version i krishterė i Luperkalisė, pėr shkak tė humbjes sė karakterit fillestar erotik, vdiq shpejt, pa arritur tė shndėrrohet nė traditė tė qėndrueshme. Megjithatė, tė krishterėt e asaj kohe nuk tėrhiqeshin lehtė. Kėsaj radhe ata u pėrpoqėn ta shndėrrojnė njė “festė tė epshit”, si Luperkalia, nė njė “romancė rituale”. Pėr kėtė qėllim, Kisha do tė zgjidhte njė shenjt pėr tė zėvendėsuar perėndeshėn Februata Juno. Ky shenjt do tė ishte Shėn Valentini. Viti 496 e.s. ishte koha, kur papa Gelasius shpalli ndryshimin zyrtar tė festimit tė datės 15 shkurt, si ditė e Lueperkalisė, me 14 shkurtin e ditės sė martirizimit tė Shėn Valentinit, pėr t’i dhėnė kėsaj tradite pagane njė kuptim tė krishterė. Edhe tradita e tėrheqjes sė biletave, si jehonė e Luperkalisė, vazhdoi dhe gratė e burrat, tė martuar apo jo, tėrhiqnin nganjė “valentin”. Pasi ēiftoheshin sipas biletave, shkėmbenin dhurata dhe kujtime dashurie. Kjo traditė vazhodi deri nė shekullin e tetėmbėdhjetė nė kėtė mėnyrė, por, dalėngadalė, ajo pėsoi edhe ndryshime. Mė vonė dhuratat nuk shkėmbeheshin nga tė dy anėt. Tani ato u bėnė vetėm pėrgjegjėsi e burrit. Ky ndryshim bėri qė tė mos ndjehej mė nevoja e zgjedhjes sė rastėsishme tė emrave dhe meqė shumė burra jo edhe aq tė pasur e kishin shumė tė vėshtirė t’u bėnin dhurata tė shtrenjta grave fisnike e tė pasura, individėt u lanė tė lirė qė ta zgjedhin vetė “valentinin” e tyre. Nė kėtė mėnyrė, festimi mori njė kuptim tė veēantė dhe mė serioz mes ēifteve.
    Kush ishte Shėn Valentini?
    Duke qenė se regjistrimet e sakta pėr jetėn dhe veprimtarinė e kėtij shenjti mungojnė, historia e tij nuk njihet me saktėsi, ndėrsa pretendimet se Kisha mund ta ketė “zbukuruar” disi atė histori pėr ta bėrė mė joshėse pėr besimtarėt romantikė janė shumė tė pėrhapura. Sipas njė legjende, Valentini ishte vrarė me urdhėr tė perandorit romak Klaudius II pėr arsye se kishte drejtuar fshehurazi ceremonitė e martesave tė ushtarakėve. Klaudsiusi II kishte krijuar bindjen se burrat beqarė janė ushtarė mė tė mirė sesa ata qė kanė gra dhe familje, prandaj edhe kishte urdhėruar ndalimin e rreptė tė martesave tė meshkujve tė rinj, tė cilėt do tė pėrgatiteshin pėr t’u marrė nė shėrbimin ushtarak. Valentini nuk e kishte marrė parsysh kėtė urdhėr tė Klaudiusit II dhe kishte drejtuar nė mėnyrė tė fshehtė martesat e ēifteve tė rinj. Kur ky veprim i tij u zbulua, Klaudiusi urdhėroi pa e zgjatur dėnimin me vdekje dhe ekzekutimin e tij. Gjatė kohės qė ishte nė burg, nė pritje tė ditės sė ekzekutimit, thuhet se shenjti i ardhshėm kuroi bijėn e gardianit tė burgut nga verbėria. Vajza e varfėr u dashurua marrėzisht pas Valentinit dhe u pėrpoq qė t’i shpėtonte me ēdo kusht jetėn, por nuk mundi. Nė prag tė ekzekutimit, Valentini arriti t’i dėrgonte vjedhurazi vajzės njė letėr tė shkurtėr. Letra thuhet se mbyllej me fjalėt: “Nga Valentini juaj”. Kėtė shprehje e gjejmė sot tė pėrhapur nė kartolinat e shumta qė dėrgohen me rastin e ditės sė Shėn Valentinit.
    Versione tė tjera
    Njė histori tjetėr, e ardhur nga e shkuara e largėt, thotė se Valentini ishte njė prift i shenjtė nė Romė, i cili ndihmonte tė krishterėt t’u shpėtonin burgjeve tė tmerrshėm romake, ku ata rriheshin e torturoheshin shpesh nė mėnyra ēnjerėzore. Valentini u arrestua dhe u dėrgua tek prefekti i Romės pikėrisht pėr kėtė. Ky i fundit u mundua ta bindte Valentinin qė tė heqė dorė nga besimi i tij, por nuk pati sukses, prandaj edhe urdhėroi rrahjen e tij me dru dhe mė pas ekzekutimin me prerje koke. Kjo histori bėhet e ditur tė ketė ndodhur mė 14 shkurt 270 e.s..Sipas Enciklopedisė Katolike, ekzistojnė edhe tri variante tė tjera tė historisė, tė cilat lidhen tė gjitha me disa martirė tė krishterė, tė ekzekutuar mė 14 shkurt. Njėri nga ata pėrshkruhet si njė prift nė Romė, njė tjetėr si ipeshkvi nė Interamna (Terni i sotėm) dhe njė i tretė nė Afrikė. Nė traditat e shumta nuk mungojnė edhe versionet negativiste. Njė histori thotė se Valentini ishte njė prift i njė qyteti bregdetar, me ndihmėn e tė cilit marinarėt e ardhur nga vende tė ndryshme tė botės kryenin njė lidhje martesore me prostitutat e vendit dhe, nė kėtė mėnyrė, i jepnin karakter “legal” marrdhėnies sė tyre seksuale me kėto prostituta. Ky prift, gjithashtu, thuhet se pranonte tė organizonte ceremonitė martesore pėr ata ēifte, martesa e tė cilėve refuzohej tė bėhej nga Kisha pėr arsye nga mė tė ndryshmet. Ky ishte shkaku qė, sipas tė dhėnave, ky prift, i shndėrruar mė vonė nė shenjt, nuk shihej me sy tė mirė nga Kisha. Por edhe kjo histori, sikurse versionet e tjera, ėshtė e vėshtirė tė argumentohet. Njė numėr legjendash e bestytnish, tė lidhura me zanafillėn e ditės sė Shėn Valentinit, lidhen me besimin e pėrhapur nė Anglinė dhe Francėn mesjetare, sipas tė cilit 14 shkurti ėshtė dita kur zogjtė nisin tė ēiftėzohen. Letėrsia angleze dhe frėnge e shekullit tė pesėmbėdhjetė i referohet shpesh dhe nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė kėsaj praktike.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #16
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ndonėse kohė e keqe, tė dashuruarit festuan 14 shkurtin. Banorėt e periferisė, edhe pse mė pak se vjet, sėrish nė Tiranė

    Tiranė, njė Shėn Valentin mes shiut

    Sipas shitėseve, dhuratat e preferuara kanė qenė si gjithmonė lulet. Tufa mė e madhe, me 100 trėndafila

    B.Prifti

    Koha kėtė herė nuk ka prirė pėr mirė. Shėn Valentini nė kryeqytet ėshtė festuar jo shumė bujshėm, nėn njė mot tė ftohtė e me reshje tė shumta shiu. Por pavarėsisht kėsaj, lėvizjet nuk kanė munguar, paēka se nuk kanė sjellė nė Tiranė njė aromė tė vėrtetė festive. Ndryshe nga njė vit mė parė, kur bulevardi kryesor ishte i tejmbushur nga radhė pafund njerėzish me destinacion kodrat e liqenit, kėtė 14 shkurt vendprehja e shumicės sė tė dashuruarve nuk qe njė alternativė e mirė feste. Ndonėse nostalgjikėt “guxuan” tė bėnin ritualin e radhės edhe nė shi.
    Vjet, mė shumė lule
    Ka radhitur koshat e luleve qė nė orėn 07.00 tė mėngjesit. Veshur me njė meshinė tė zezė, mbėshtjellė me njė shall tė verdhė, hedhur edhe sipėr kryeve, ka pritur tė parėt blerės tė luleve pėr ditėn e tė dashuruarve. Zhgėnjimi ka ardhur sakaq. “Nuk ka pasur shumė punė. Vjet kujtoj tė kem shitur lule pa fund”,- thotė Vitorja, qė dje shiste pėrpara piramidės. Ėshtė mė pak se 40 vjet dhe prej mė shumė se 5 vitesh merret me tregtimin e luleve. Biznes qė siguron tė ardhurat pėr familjen e sa tė madhe. “Jam matjane, e ardhur nė Tiranė pėrpara 6 viteve”, -rrėfen ajo, nė pritje tė blerėsve qė uron tė shtohen. “Ditėt e festave i pres me qejf, jo vetėm pėr fitimin, por edhe pėr kėnaqėsinė qė ndiej kur njerėzit blejnė e dhurojnė mes tyre lule”,- vazhdon mė tej ajo. Megjithėse i ka qejf pa masė, tregon se vetė rrit pak lule, kryesisht trėndafila. Kurse lulet qė shet, qė sipas saj vijnė nga Holanda pėrmes Greqisė, i blen nė pikat e shumicės. Nė ditėt e zakonshme shet lulė pranė varrezave, kurse nė ditė tė shėnuara pėrjeton tjetėr ndjenjė, teksa shet lule pėr dashurinė e tė gjallėve. Lule tė ndryshme, karafila e trėndafila qė sundojnė nėpėr kosha. Por nuk mungojnė edhe tė tjerat. Tulipanė, margarita, zambakė. “Shiu e ka fajin, kėtė vit na prishi shumė punė”,- thotė mbyturazi Vitorja, qė duket se ndryshe i kishte bėrė hesapet kėtė ditė. “Kam shitur, mė shumė trėndafila 200 lekėsh, po ashtu edhe karafila”,- thotė ajo. Ngjyra e preferuar, natyrisht e kuqja.
    Dhuratat
    Mė tė preferuarat kanė qenė lulet. Nuk kanė munguar edhe surprizat, si bizhu apo veshje. “Janė shitur shumė bizhuteri, tė blera si nga femrat, ashtu edhe nga meshkujt”,- thotė shitėsja e njė dyqani tė tillė nė zonėn e ish-Bllokut. Sipas saj, dhurata mė e shtrenjtė deri mesditėn e djeshme ishte blerė nga njė djalė me vlerėn e 110 mijė lekėve dhe ka qenė njė varėse shumė e veēantė. Tek lulet, tufa mė e madhe e bėrė ka qenė prej 100 trėndadilash tė kuq. “Ėshtė bėrė nga njė vajzė e re pėr tė dashurin dhe ka kushtuar plot 15 mijė lekė”,- thotė shitėsja tek rruga e Elbasanit. Ndėrsa dhuratat qė pėr tė mund tė konsiderohen me ēmim tė zakonshėm kanė variuar tek 2-3.5 mijė lekė. Nė morinė e dhuratave tė zgjedhura sipas gustos, nuk kanė munguar biankeritė intime. Mė tradicionalėt, e kanė mbyllur historinė e dhuratave me lule e me njė drekė diku jashtė shtėpisė. Tė tjerė, kanė preferuar qė kujtimit tė kėsaj date t’i shtojnė njė darkė nėn dritėn e qirinjve.

    Njė ditė pėr dashurinė
    “Mosha ėshtė fjalė e huaj pėr dashurinė”. Kėshtu pėrgjigjet Bujari, njė burrė plot 60 vjeē, teksa del nga dyqani i luleve nė rrugėn e Elbasanit. “Lulet i kam pėr time shoqe”,- thotė ai e tregon se tė tilla nuk i jep vetėm pėr festa. “Kjo ėshtė njė ditė, por pėr njerėzit qė duhen tė gjithė janė Shėn Valentin”,- vazhdon mė tej ai, duke mbrojtur nėn ēadėr tufėn e luleve qė ka zgjedhur. Katėr trėndafila tė kuq e ca lule tė vogla tė bardha, mbėshtjellė me qese bojė blu. Tė njėjtėn gjė dėgjoje dje, nga gjithė atė qė mund tė pyesje. E nė fakt blerės ka pasur, me shumicė burra, djem tė rinj e vajza.

    Nga periferia
    Nuk janė parė radhėt e gjata qė njė vit mė parė dukeshin qė pėrtej. Por ndonėse mė tė paktė, banorėt e periferisė, nuk kanė lėnė t’u shpėtojė njė rast i tillė pėr tė zbritur nė kryeqytet e pėr tė festuar. Shumica tė fejuar. Pėr Edėn dhe Gimin, ēiftin e ri nga Bathorja, njė foto tek piramida mund tė ketė qenė kujtimi mė i bukur i kėsaj dite. Nė gishta u shndrrijnė unazat e fejesės. “Sapo jemi fejuar dhe e pritėm me gėzim kėtė ditė, por koha nuk na ndihmoi fare”,- thotė vajza. Lulen e dhuruar nga i fejuari e ka vėnė mes flokėve. Ėshtė njė gonxhe e bardhė. Tė tjerė kanė vizituar liqenin, ndonėse nuk kanė mundur ta shijojnė deri nė fund festėn. Nuk kanė dhėnė e marrė buqeta tė mėdha lulesh, por janė mjaftuar edhe me nga njė gonxhe apo karafil.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-01-2004
    Vendndodhja
    toke
    Postime
    83
    lot pyes angel
    te dhuruan ndonje buqete me lule apo kartoline/dhurate per shen valentinin apo ndjek vetem lajmet? sa per kurjozitet

  8. #18
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    me dhuruan ca sms ne telefon,asgje me shume
    shpresoj te kenaqi pergjigja per kuriozitet
    kshu e ka kjo pune,disa me duar plot,disa me duar bosh,po festa feste eshte
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-01-2004
    Vendndodhja
    toke
    Postime
    83
    me thene te drejten, me kuptimin e mirefillte te fjales kenaqje, sme kenaqi hic , po prisja te na tregoje buqeta me lule trendafila te kuq, dhurata pa mase, te ulur ne nje gju nqs ma kupton mendimin, po aha vetem sms

    Kraje them une jepi duret, filloja nga fillimi

  10. #20
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kumbe,lexo firmen time
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. At Zef Valentini
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:01
  3. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  5. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •