Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572

    Ndarja...nje lloj vdekjeje edhe ajo?

    Mendoni se kur ndahemi nga dikush vdes bashke me te edhe nje pjese e jona? une mendoj plotesisht keshtu. cdo njeri na ben te nxjerrim ne pah ane te caktuara te vetes dhe hyjme ne nje bashke-ekzistence me te qe na ben te jemi apo sillemi ne nje menyre qe ka te ngjare te mos jete e ngjashme me ate cka nxjerrim ne pah apo jemi me njerez te tjere.
    (e shkruajta te romanca e qe lidhet me ndarjen mes dy njerzve qe kane pasur nje ndjenje per njeri tjetrin, por mendoj se kjo eshte e vertete edhe cfaredo lloj marredhenie tjeter, ate mes miqsh, kolegesh...etj.)
    do me pelqente te shikoja sa bashkoheni me mendimin tim e sa e kundershtoni ate...ju ftoj
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Per te pasur zanafille nje deshire vertete te zjarrte, kerkohet dicka qe mund te shprehet vetem me nje metafore kimike: dy persona duhen te neutralizohen njeri me tjetrin, si acidi me bazen ne nje kripe neutrale.

    Dito.

  3. #3
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Pėrshėndetje
    Interesante tema qė ju flower keni propozuar. Ndarja njė lloj vdekje qė jeton me njeriun(n.q.s dashuria ka qenė e sinqertė dhe e thellė). Jam dakord me mendimin tuaj dhe do tė shtoja se ndjenjat qė aktivizojne pjesė tė errėta tė vetėdijshme e qė ndodhen nė errėsirėn e pafund tė pavetėdijshmes na bėn qė tė shtojmė kujdesin pėr atė ndjenjė dhe ti krijojmė njė vend tė vecantė nė honin e pashterruar te shpirtit tonė dhe pak nga pak duke akomuluar deri nė komplimentim tė ashtuquajturės dashuri. Kjo thellėsi skalitėse bėn ndarjen nga ajo njė vdekje frymėmarrėse por qė sjell njė leksion dhe pasurim tė madh pėr tė ardhmen dhe i mėson ndjenjave tė jenė elastike dhe sa mė sipėrfaqėsore. Pra krijohet njė imunitet nga kjo kėputje dhe largim i menjėhershme qė krijon njė ambjent mbytės pėr shpirtin tonė
    DASHURIA ĖSHTĖ MISTERI IMAGJINAR I SHPRESĖS QĖ BĖN TĖ JETOJĖ SHPIRTI NĖ PAQE DHE LIRI.
    THJESHTĖSIA DHE SINCERITETI JANĖ DHURATA QĖ ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TĖ REZISTOSH TI MBASH ATO ĖSHTĖ MREKULLI VUAJTĖSE QĖ TĖ BĖN TĖ JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unė)

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga FLOWER
    Mendoni se kur ndahemi nga dikush vdes bashke me te edhe nje pjese e jona?
    Duke nisur nga kjo,ajo qė vdes ėshtė e ardhmja e atyre dy personave qė kanė qenė nė lidhje dhe asgjė tjetėr.
    E kaluara e tyre nuk vdes,ajo mumifikohet edhe hudhet diku brenda nė shpirt...aty ku edhe ka lindur dashuria.
    Unė sė paku kėshtu mendoj,mbase gabohem!

    kalofshi mirė,
    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    nuk ishte thelbi dashuria qe vdes, se normal ajo qe kalon kalohet, ajo qe mund te harrohet harrohet dhe ne kujtese te ngelen vetem gjerat e bukura ose ato te keqijat, varet sipas historise dhe eksperiencave. ajo qe doja te thoja eshte se humbim nje pjese te vetes ne sensin jo zemren por humbin personin qe kemi qene ne nje marredhenie, po e thjeshtezoj pak duke thene: nese ti pelqen futbollin une qe me pare e urreja filloj ta pelqej prej teje, ose nese ti vlereson njerzit e qeshur etj. une psh pavetedije mundohem te qesh me shume-dmth gjithmone kemi nje vete tjeter me cdo person me te cilin hyjme ne nje marredhenie dhe kjo vete vdes ne momentin qe ne nuk kemi me kantakt me X person-me pak fjale kjo ishte se me duhet te iki e nuk kam kohe ta bej me te qarte idene time (megjithese besoj se edhe me kaq e qarte duhet te jete- e sqaroj serisht kur te jem me me nge)
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  6. #6
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Nuk jam dakord me "vehte te tjerė apo vehtja vdes". Flower mė fal po ke vėshtirėsi tė shprehėsh mendimin tėnd qė tė mundon. Po qė ta bėj mė konkret atė tė cilėn kam cituar mė sipėr qė ato ndjenja qė tė bėjnė tė ndiesh njė pjesė tėnden tė vdekur jan ndjenja dashurie. Desha tė bėj njė pyetje pėr tė hedhur dritė mbi temėn ju flower. C“farė kuptoni me dashurinė?
    DASHURIA ĖSHTĖ MISTERI IMAGJINAR I SHPRESĖS QĖ BĖN TĖ JETOJĖ SHPIRTI NĖ PAQE DHE LIRI.
    THJESHTĖSIA DHE SINCERITETI JANĖ DHURATA QĖ ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TĖ REZISTOSH TI MBASH ATO ĖSHTĖ MREKULLI VUAJTĖSE QĖ TĖ BĖN TĖ JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unė)

  7. #7
    Te duash nje njeri tjeter, dhe te nisesh te pelqesh gjerat qe i pelqejne atij (kjo hyn tek pershtatja e ciftit me njeri-tjetrin) te jep ate ndjenjen e komfortit...Cdo gje eshte e planifikuar, e parashikueshme...e qete. Shpesh pikerisht ky komfort behet shkaterruesi i maredhenies sepse njerezit kete "rehatine" e kthejne pa kuptuar ne varesi.

    Dhe kur ndahen...me shume sesa nje ego e plagosur i demton dhe i ben te vuaje pikerisht prishja e kesaj varesie. Frika nga ajo e reja qe mund te hyje ne jeten e tyre qe perfaqson "te panjohuren". Shkaterrimtari me i madh i jetes tone eshte FRIKA...nga gjithcka e paparashikueshme, e panjohur, e pajetuar me pare...prandaj kemi tendencat te krijojme varesi ndaj gjithckaje, pothuajse.

    Nga ndarjet, asgje nuk vdes brenda nesh....thjesht na perfshin paniku i te panjohures dhe ankthi ne do te mundemi ta stabilizojme perseri kete "rehati". E me pas njihemi me nje lloj rehatie tjeter....qe s'eshte cudi fare te na pelqeje shume, shume here me teper...

  8. #8
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    E para na vdiqet duke i marre temat gjithmone shume personale dhe e dyta e permenda njehere qe nuk behet fjale vetem per ndjenjen e dashurise. nje gje e tille per mendimin tim ndodh ne cfaredo lloj marredhenie, edhe mes miqsh, shokesh apo kolegesh. a ka dy njerez te njejte? jo. atehere pse edhe sjellja jote, vetja qe ti fut ne marredhenie me keto njerez te ndryshem duhet te jete e njejte. nje njeri i caktuar mund te jete i afte te nxjerre anet me te mira te tuat dhe nje tjeter te nxjerre anet me negative.
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  9. #9
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar mė parė nga FLOWER
    Mendoni se kur ndahemi nga dikush vdes bashke me te edhe nje pjese e jona? une mendoj plotesisht keshtu. cdo njeri na ben te nxjerrim ne pah ane te caktuara te vetes dhe hyjme ne nje bashke-ekzistence me te qe na ben te jemi apo sillemi ne nje menyre qe ka te ngjare te mos jete e ngjashme me ate cka nxjerrim ne pah apo jemi me njerez te tjere.
    (e shkruajta te romanca e qe lidhet me ndarjen mes dy njerzve qe kane pasur nje ndjenje per njeri tjetrin, por mendoj se kjo eshte e vertete edhe cfaredo lloj marredhenie tjeter, ate mes miqsh, kolegesh...etj.)
    do me pelqente te shikoja sa bashkoheni me mendimin tim e sa e kundershtoni ate...ju ftoj
    Une per vete e shtjelloj ne dy menyra pyetjen tende.
    Si fillim dua te nenvizoj dicka,persa i perket ketij forumi.Ketu ka nje larmi te madhe shkrimesh,eksperienca te jetuara,te degjuara etj.Por cuditerisht,nga ana e moderatoreve behet pak,pothuajse aspak perpjekje per te sjellur me shume material mbi enigmen...Cfare eshte dashuria e vertete?.Them kete pasi pyetja jote me duket e lidhur me kete fenomen.

    1-Heine thote '" Njeriu qe dashuron njehere eshte perendi,po dashuroi per se dyti eshte gomar",thenie me se e vertete,por eshte e vertete ne rastet ku ka dashuri te sinqerte.Kjo duket qarte qe eshte thene nen ndikimin e flakte te dashurise,pasi e mitizon ne maksimum sinqeritetin dhe pazevendesueshmerine.
    Pra nese dashuria eshte e sinqerte,dhe vjen ndarja.........atehere fatkeqesisht ajo perpelitet ne nenvetedijen tone,dhe ngjallet me kujtime te ndryshme.Por ne nje rast te tille kjo pjese e jona vdes ose me mire nuk eshte ne gjendje te kryeje funksionin e saj.........nuk mund te dashuroje si me pare.

    2-Nese behet fjale per ndjenja kalimtare,ku nuk ka sakrifica sic e meriton nje dashuri e vertete atehere ata zene vendin e njera tjetres.Krijohet nje lidhje,vjen ndarja.Nuk humbet asgje pervec se ndrrohen personat.

    Pjesa e vetme qe humb eshte koha e pashfrytezuar.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga FLOWER
    nje njeri i caktuar mund te jete i afte te nxjerre anet me te mira te tuat dhe nje tjeter te nxjerre anet me negative.
    Eshte shume e cuditshme dhe e vertete.
    Kjo ndoshta ndodh ngaqe te paret na pranojne ashtu sic jemi(edhe pse nuk jemi e s'kemi si te jemi te njejte!)...kurse te dytet na shikojne me sy skeptik (me dashje apo pa dashje).

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ndarja e Maqedonisė do tė jetė e pashmangshme
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-05-2009, 07:00
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  3. Ndarja e fjalėve nė fund tė rreshtit
    Nga sadete71 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2006, 09:14
  4. Petersen: Ndarja e Kosovės nuk ėshtė opsion
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 18:39
  5. Ligjerohet ndarja e Mitrovices
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-01-2003, 16:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •