-
*****
Met Bega
Met Bega nuk e dinte se nė qytetin e Kavajės po thureshin njė e nga njė aventurat e tij. Nuk e dinte se njė person i panjohur po shkruante njė libėr pėr tė. Zbuloi gjithēka, kur autori Ramazan Hushi, i kishte dėrguar dorėshkrimet e tij nė shtėpinė botuese "Toena" nėn titullin "Aventurat e Met Begės".
E mori atė libėr dhe e lexoi me njė frymė, sepse nuk dinte se ē'aventurė ishte rrėfyer aty-"Ishin situata qė autori i kishte krijuar sipas imagjinatės sė tij. Ai ishte frymėzuar nga personazhet qė unė kam shfaqur nė skenė, nga loja ime dhe ka ndėrtuar njė Met Bega nė tė tjera situata, veē atyre qė unė kam ndėrtuar vetė".-Met Bega rrėfen se ka mbetur i mrekulluar nga e gjithė kjo-"Tė mbetesh dhe nė njė kopertinė libri nuk ėshtė pak. Ėshtė emocionuese kur mendon se dikush shkruan pėr ty, pa tė thėnė gjė fare, apo jo. Kur unė e lexova atė libėr qeshja ndėrsa shikoja veten nė spital, nė parlament nė Hollivud. Eh e ku nuk mė ka ēuar Ramazan Hushi."-Nė kėtė rrėfim Bega ėshtė bėrė mjek grash qė ēorodit gjithė spitalin, shkon nė parlament ku ēuditet me qetėsinė e madhe qė zotėron atje dhe e shkakton vetė rrėmujėn. Met Bega ka shkuar dhe nė Hollivud ku takohet me yjet e kinematografisė-"Autori e ka ruajtur natyrėn time. Unė e shoh shumė mirė vetveten ndėr ato histori dhe e kam falenderuar me gjithė shpirt Ramazanin. Ai nuk mė njihte dhe as nuk e njihja. Unė tani kujtoj qė ai ka ardhur tė mė takojė dy vjet mė parė dhe mė bėri sa pyetje pėr tė marrė ca tė dhėnė prej meje, por nuk mė tregoi se pėr ēfarė i donte. Djali e nxorri kokėn",-tregon duke qeshur Bega.
Promovimi me njė spektakėl
Ky libėr u promovua dy ditė mė parė nė kinemanė e qytetit tė Kavajės nė njė spektakėl pėr tė gjithė qytetarėt. Ishte ky njė aktivitet qė u organizua nga Shtėpia Botuese TOENA nė bashkėpunim me Qendrėn Kulturore tė Kavajės. Kėshtu aventurat e reja tė Met Begės, tė imagjinuara nga autori kavajas Ramazan Hushi u shtruan nė sofrėn e madhe, nė tė cilėn Met Bega ishte munduar tė mblidhte disa nga miqtė e tij. Silvana Braēe ishte e para mikeshė e artistit qė mbajti nė duar "frenat" e kėtij spektakli.
Botuesi Fatmir Toēi prezantoi sė pari kėtė libėr tė ri duke ia lėnė mė pas radhėn Islam Veliut kryetarit tė Bashkisė sė Kavajės. Nė kėtė sofėr tė madhe qė u shtrua nė Kavajė kanė pėrshėndetur punėn e mirė tė autorit Hushi edhe shkrimtari Skėnder Hasko, gazetari Reiz Ēiēo etj. Sė fundmi ka folur dhe vetė autori, Ramazan Hushi, i cili ka treguar disa nga detajet e punės qė nisi shumė kohė mė parė, i ngacmuar nga artisti i madh Met Bega. Spektakli ka vijuar pas kėsaj nėn ritmet e muzikės shqiptare e cila ėshtė pėrcjellė nė atė sallė kinemaje nga Redon Makashi, Dashnor Diko, Franēesk Radi dhe Eranda Libohova. Veē tyre, ka pėrshėndetur nė kėtė spektakėl dhe ansambli "Migjeni". Nuk kishte se si tė mungonte nė kėtė sofėr tė madhe mikesha mė e ngushtė e Met Begės. Mariana Kondi ėshtė ngjitur nė skenė, sėrish nė krah tė partnerit tė saj tė pėrhershėm pėr tė risjellė edhe njė herė humorin dhe buzėqeshjen pėr publikun e tyre.
Print Email
Copyright 2002 Shekulli
-
-
*****
Cojeni tek vendi ku ishte.
Dikush mund te thote po ky Blendi kalloqja ca bo keshtu .
Sqaroj se nuk e kam postuar une ketu pasi kjo nukeshte film si duket moderatori qe e kalevizur ka Kujtuar se eshte film e e ka prure ketu pa dashje .
Nuk ka asnje problem se te gjithe bejme gabime ,por une nuk kam qene i pire ate dite, e nuk ka sesi te postoj tek filmi artikull per LIBRIN QE NUK ESHTE AS FILM .ESHTE THJESHT LIBER.
Cojeni prape aty ku ishte.
-
-
Sic te dergova dhe mesazh privat,temen e kam levizur une nga "arti shqiptar" ketu te "kinematografia dhe televizioni".
E bera sepse tema e artit shqiptar i eshte kushtuar artit viziv dhe mendova se ky postim e ka vendin o te "letersia",me qe behet fjale per nje liber,ose ketu me qe behet fjale per nje aktor.
Mendoj se s'do kete keqkuptime.
Fatkeqesisht s'mund ta plotesoj deshiren per ta kthyer te "arti",jo vetem se s'me duket se e ka vendin aty,por sepse nga ketu mund ta levizin vetem moderatoret e "kiematografia e televizioni".
E le ne doren e tyre te veprojne sic e shohin me te arsyeshme.
Per mua s'ka asnje problem!
Pershendetje!
-
-
*****
shkodra13, mos u merzit se nuk ke bere ndonje faj.
Nuk eshte ndonje 'fatekeqesi" qe ti nuk mund ta ndryshosh kete teme.
Shkruajta ketu per te sqaruar se Behet fjale per nje liber, e jo per nje film, e per te thene se une e di dallimin e nje filmi nga nje liber. Ti thashe shkaqet ne privat, jo se eshte problem i madh, por meqe ti po na sqarohesh publikisht po te pergjigjem po ashtu. Nen nje kalim spektakolar, kur thua qe met Bega eshte Aktor, kur ne fakt ai nuk eshte aktor i Mirefillte apo se na qenka Aktor e fut te tema me e ngushte ku nuk e ze as Metin e vogel--- tek FILMI LOOOL . Vertete qe ka bere disa filma komike, por ai eshte artist i Estrades humorit e parodist, me specialitet skecet e zakonisht te shkurtra, megjithese ben dhe stand up comedy.Je gabim kur "justifikohesh' se tek Arti futet vec arti viziv .Arti eshte ART . Dhe jo vetem ai viziv quhet art.Nuk e futa tek letersia dhe ke te drejte se librat aty e kane vendin, por ama dhe liber letrar nuk mund ta quajme jeten e Beges, apo kujtimet per te. Ne fakt jane aventurat e Metit neper Bote, kjo mund te ndodhe pas 50 vjetesh kur te behet liber klasik,lol. E futa tek arti se Meti eshte Artist, pa shkollim formal e pa Korniza si te tjeret, eshte popullor e artist ne disa fusha te humorit , filmit, teatrit, komedise pra ketyre degeve te artit .Nuk te permendi askush me emer e askush nuk te beri fajtor, por ti 'zgjodhe' qe publikish te shpjegosh 'veshtiresite' e medha qe ke pasur ne jne Akomodimin e Mr.Beges. Pranojme qe ai nuk eshte Pikasso, por ama artist eshte. Nuk duhet ta kishe heq artistin nga arti, perseris dhe pse e hoqe nuk eshte FATKEQSI, RRI I \ E QETE, SE NUK ESHTE BERE NAMI. Te thashe se ishte SQARIM nga une se pse kjo teme gjindet ketu, thashe qe dikush e ka prure asgje me shume se kaq!
-
-
Blendi,
per edukate te kisha lajmeruar me mesazh privat e ti mu pergjigje po ashtu.
Ketu (publikisht,qe s'ka asgje te keqe) ju pergjigja kerkeses tende (publikisht):
"Cojeni prape aty ku ishte."
duke te thene se une s'mundem ta leviz prej ketu.Kaq!
Me qe ne forum jane te ndara temat per muziken,letersine,kinematografine e televizionin (edhe keto hyjne ne art) tema "arti" (ndoshta duhej sqaruar me shume ne titull) i eshte rezervuar artit viziv.Keshtu e mendoj une.Prandaj e leviza prej aty postimin tend qe ben fjale,sic shprehesh vete,per:
"Behet fjale per nje liber, e jo per nje film...Nen nje kalim spektakolar, kur thua qe met Bega eshte Aktor, kur ne fakt ai nuk eshte aktor i Mirefillte apo se na qenka Aktor e fut te tema me e ngushte ku nuk e ze as Metin e vogel--- tek FILMI LOOOL . Vertete qe ka bere disa filma komike, por ai eshte artist i Estrades humorit e parodist, me specialitet skecet e zakonisht te shkurtra, megjithese ben dhe stand up comedy."
(me fal per injorancen,une e njihja si aktor komik te filmit e estrades!)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt