Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 36
  1. #11
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Autoritetet greke ate dite arrestuan dhe ate qe konsiderohet si "koka" e grupit 17 nentori, nje profesor matematike Michalis Economou, 58 vjeç ne shtepine e tij ne ishullin Lipsi.
    Emri i vertete i profesorit mesohet te jete ai i Alexandros Giotopolous.

  2. #12
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404

    Per 17N!!!!!!!!!!!!

    Suksesi i policise greke per kapjen e terroristeve te 17N( emri zyrtar i se ciles eshte "E.O. 17N"-Epanastatiqi Organosi 17 noemvri-Organizata Revolucionare 17 nentori) nuk eshte merite absolute dhe pasoje e punes se vazhdueshme te repartit antiterrorist te kesaj policie, sesa nje pasoje e presionit te vazhdueshem ndaj qeverise greke nga SHBA, Britania e Madhe etj, ndihmes se sherbimeve sekrete si CIA,FBI, Scotland Yard , Mosad etj.
    Megjithese zedhenesit e policise greke dhe te qeverise greke thone se brenda nje muaji do te hedhin drite ne tunelin e erret 27 vjecar te terrorizmit grek, mendimi im personal eshte se do te duhet shume me teper kohe per zbuluar komplet lidhjet e kesaj organizate me :
    1) Qeverine socialiste te PASOK-ut dhe sherbimet sekrete greke,(p.sh. shefi i CIA-s per Greqine dhe Evropen Juglindore , Walsh, u vra nga atentatore te kesaj organizate ne vitin 1974, 3 dite(!!!) pasi kishte shkelur kemben per here te pare ne token greke.Ne se kjo organizate i zgjidhte viktimat e saj duke i ndjekur dhe survejuar me kujdes me muaj te tere si ishte e mundur nje aksion kaq i rendesishem te organizohej per tre dite?!).Te afermit e njerit prej te kerkuarve te kesaj organizate qe deri sot nuk ka rene ne duart e policise, Dhimitri Kufondinas,thonin neper gazetat dhe kanalet greke se Dhimitri ishte deri ne vitin 1993 punonjes aktiv i EYP(Ethnikis Ypiresias Pliroforion-Sherbimit Informativ Kombetar grek) dhe frekuentues i njeres prej zyrave lokale te partise ne pushtet PASOK ne lagjen Gjizi te Athines(!!!)
    2) Organizata te tjera terroriste greke tanime te paaktivizuara, por qe ne te kaluaren bashkevepronin me 17N(eshte fjala per "1 Majin". "ELA"-n, "Epanastatikous pirines-Berthamat revolucionare" etj.
    3)Qeverite e ish vendeve komuniste te Lindjes dhe sherbimet sekrete te tyre si p.sh. Stazit ne ish Gjermanine Lindore etj.
    4)Organizatat e tjera terroriste nderkombetare te asgjesuara tanime , por edhe ato myslimane qe jane akoma ne veprim!!! Eshte per tu shenuar se terroristi i famshem Karlos ka dhene te kuptoje se ka bashkepunuar me terroriste greke pa dhene emra personash ne vecanti, ndersa njeri prej vellezerve Ksiros ka qene vitin e kaluar ne Sudan ku eshte takuar edhe FOTOGRAFUAR me perfaqesues te "Vellezerve Myslimane"-nje organizate terroriste islamike.
    Me respekt Toro.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    POLICIA GREKE KISHTE SHUME KOHE ME PARE INFORMACIONE PER 17 NENTORIN , VETEM SE BENTE NJE SY QORR E NJE VESH SHURDH PASI FSHIHESHIN INTERESA TE TJERA NGA PRAPA QE NUK DIHEN SASKTESISHT. TE GJITHE TANI HABITEN SE SI KAQ KOHE NUK ISHTE KAPUR ASNJE ANETAR I ORGANIZATES KAQ VJET DHE KUJTONIN SE KJO ORGANIZATE DO ISHTE SHUME E ORGANIZUAR NGA TE GJITHA ANET. ME FAKTET QE DOLEN NE PAH U ZHGENJYEN KUR MESUAN SE ATO QE HIPOTEZONIN ISHIN FLLUSKA SAPUNI. 17 NENTORI JO VETEM QE NUK ISHTE ASPAK E ORGANIZUAR POR PERDORTE MENYRA PRIMITIVE DHE PER VEPRIMET E PERDITSHME TE SAJ. I VEMI KOMODITET QE KISHIN ISHTE MAKINA E SHKRIMIT (MODEL TEPER I VJETER).
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  4. #14
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    PASOKu dhe 17 Nentori

    Autoritetet Greke po perpiqen te ndalojne anetaret e grupit ekstremist terrorist te ndaluar ne burg, te shprehen ne publik.

    Nga *Gazmend Kapllani ne Athine dhe Neil Arun ne Londer (BCR No 373, 11-Oct-02)

    Autoritetet Greke kane marre masa te reja per te parandaluar kontaktet e anetareve te burgosur te 17 Nentorit me mediat per te parandaluar acarimin e metejshem te marredhenieve me SHBA.

    Pas nje sere intervistash te anetareve te 17 Nentorit nga burgu i Koridallos ne TV dhe gazeta te cilat kane shkaktuar nje zhurme te madhe, autoritetet kane marre masa per te ndaluar kontaktet e te burgosurve jashte burgut.

    Mendohet se keto masa jane te perkoheshme dhe jane ndermarre pasi ai qe mendohet te jete drejtuesi i burgut, Alexandros Giotopoulos, ka dhene nje interviste prej tre faqesh per nje gazete lokale, Lamiakos Typos te Shtunen, me 5 Tetor.

    Intervista eshte zhvilluar pavaresisht ekzistences se nje urdheri per nderprerjen e komunikimit te grupit me cdo njeri tjeter pervec prinderve dhe avokateve te tyre, i cili ishte dhene pasi nje tjeter i dyshuar, Savvas Xsiros, eshte intervistuar muajin e kaluar me telefon gjate nje emisioni kryesor te mbremjes.

    Costas Simitis, kryeminister dhe drejtues i partise PASOK ne pushtet, ka kritikuar haptazi kete interviste, duke paralajmeruar se ata te cilet e trajtojne terrorizmin si nje "show" do te perballen me denimin unanim te Grekeve.

    Ne intervisten e tij per televizionin Alpha, Xsiros ka mbrojtur taktikat e dhuneshme te 17 Nentorit: "Une kam vrare njerez sepse kisha nje dashuri me te madhe per njerezit ne pergjithesi, per ata te cilet jane demtuar nga veprimet e ketyre njerezve".

    Deklarimet e tij kane shkaktuar nje zhurme te madhe ne Greqi, ndersa nje pjese e mediave kane denuar transmetimin dhe grupin ekstremist. Edhe gazeta me drejtim te majte Eleftherotypia, dikur e denoncuar si e afert me 17 Nentorin, sepse botonte deklaratat e saj, ka kritikuar ate qe e ka quajtur si "xhungel gazetareske".

    Pergjigja nga media ka shkaktuar nje demonstrate me 2 Tetor nga mbi 1,500 anetare te grupeve te majta dhe anarkiste ne Athine, ne te cilat jane degjuar parrulla ne mbrojtje te veprimeve te dhuneshme te 17 Nentorit.

    Qeveria e Simitis eshte e shqetesuar se kjo fushate ne media ne lidhje me 17 Nentorin mund te demtoje marredheniet edhe ashtu jo shume te mire te saj me Uashingtonin, te cilat jane permiresuar disi pas nje vale arrestimesh spektakolare kete vere, te cilat i kane dhene nje goditje te ashper grupit ekstremist anti Amerikan.

    SHBA ka akuzuar prej kohesh Greqine se ajo ka mbyllur nje sy per ceshtjen e 17 Nentorit. Arrestimi i Xsiros ne Korrik te ketij viti ka qene goditja e pare ndaj organizates qe prej 27 vjetesh nga krijimi i saj, nje histori e cila perfshin disa dhjetra rrembime, sulme me bomba dhe te pakten njezet e pese vrasje, perfshire edhe ate te kater diplomateve Amerikan.

    Veprimi i pare i 17 Nentorit ka qene vrasja e Richard Welch, shefit te zyres se CIA-s ne Athine ne vitin 1975, nje vit pas renies se regjimit ushtarak te mbeshtetur nga CIA. Meqenese disa anetare te PASOK kane qene te perfshire ne rezistencen ndaj juntes ushtarake, SHBA ka thene ne te kaluaren se grupi militant ka mbijetuar fale mbeshtetjes qe i japin anetare te rendesishem te kesaj partie.

    Ne nje program televiziv te CBS ne Janar te ketij viti, ish ambasadori Amerikan ne Athine, Thomas Niles eshte ankuar se Athina nuk ka vendosmerine te luftoje ekstremistet. "Qeveria toleron terroristet sepse ajo mendon se arrestimi i tyre do ti kushtoje shume politikisht," ka thene ai.

    Ne te njejtin program, jane ngritur dyshime rreth pershtatshemrise se Athines per te organizuar lojrat Olimpike te vitit 2004, per shkak te qendrimit te saj te bute ndaj 17 Nentorit.

    I transmetuar ne SHBA dy dite perpara nje vizite zyrtare te Simitis, kjo program ka shkaktuar ankesa nga ambasada Greke dhe nje mohim kategorik nga ana e kryeministrit per cdo lidhje ndermjet partise se tij dhe ekstremisteve.

    Qeveria i ka paraqitur arrestimet e mbi dymbedhjete te dyshuarve si anetare te 17 Nentorit gjate kesaj vere, si prove te vendosmerise se saj per te luftuar grupet terroriste. Megjithate, perpjekja e Simitis per te paraqitur veten si nje aleat te besueshem ne "luften ndaj terrorizmit" mund ti shkaktoje probleme atij me elementet anti Amerikane dhe nacionaliste ne shoqerine Greke, dhe ne fakt edhe me bazen e mbeshtetjes se PASOK.

    Pothuajse tre dekada pas renies se regjimit ushtarak te mbeshtetur nga CIA, ndjenjat anti Amerikane jane ende te forta ne Greqi. Shume njerez te cilet jane te kenaqur me arretimin e anetareve te 17 Nentorit jane tronditur pas daljes ne skene te zerave sipas te cilave ata mund te ekstradohen per tu gjykuar ne Amerike.

    Me 4 Gusht, ambasadori Amerikan Thomas Miller nuk ka pranuar te flase per kete teme. "Une nuk mund te flas per kete ceshtje tani. Ne jemi te interesuar per denimin e ketyre njerezve dhe per gjetjen e provave te cilat do te sigurojne dhenien e denimeve te ashpra," ka thene ai ne nje interviste per nje gazete Greke.

    Duket se vemendja e Uashingtonit tani eshte perqendruar ne krijimin e nje ekipi te forte juristesh per te perfaqesuar viktimat e militanteve ne gjyqet Greke. Zyrtaret Amerikane deri me tani nuk kane komentuar rreth paraqitjes se 17 nentorit ne mediat Greke. Megjithate burime te ambasades Amerikane ne Athine, kane deklaruar per IWPR, neverine e tyre per intervistat e Xsiros ne emisionet kryesore te mbremjes.

    Interesi i mediave per 17 Nentorin do te vazhdoje per sa kohe qe kjo teme shkakton interes dhe shton numrin e lexuesve apo shikuesve. Qeveria mundet vetem te shpresoje qe hapat e saj per ndalimin e intervistave me anetaret e burgosur te grupit do te nderpresin kritikat e Amerikaneve dhe do te ulin tensionet ne vend.
    ---------------------------------------------
    *Gazmend Kapllani eshte gazetar i Radios Publike Greke dhe Neil Arun eshte nje bashkepunetor i IWPR.

  5. #15
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    po bej cudi si ka mundesi qe amerika ka mardhenie shume te mira dhe e ka mbeshtet greqine mgjs greket jane antiamerikan te terbuar
    PAUCA SED MATURA

  6. #16
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Lightbulb gjeopolitika

    ke menduar ndonjehere mbi pozicionin gjeografik te Greqise ne Mesdhe e Egje ?

    Pse gjate LII.Bot. Greqi ishte i vetmi vend ne Evropen Juglindore qe i shpetoi kthetrave ruse ?

    Pse ne te u ankoruan flotat angleze e amerikane ?

  7. #17
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    p mire mo eni po turqia ca bente?
    sh mire e dime se turqia si ka thene asnjehere jo amerikes ndersa greqia ja ka ca jkoken tere kohen.
    PAUCA SED MATURA

  8. #18
    Ekonomist
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Amerika nuk ka me marrdhenie aq te mira me Greqine Maringlen.Qe nga koha e luftes ne Kosove kur Greket digjnin neper rruge flamurin Amerikan gjerat kane ndryshuar.
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  9. #19
    i regjistruar Maska e rezi_Mynihut
    Anëtarësuar
    13-10-2002
    Vendndodhja
    Munich, Germany
    Postime
    367
    Greku eshte me sa di une, i vetmi shtet i EU-se qe per ne Amerike do vize.
    Kjo tregon sesa shume Amerika e do grekun ne politiken e jashtme te pakten.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    bruksel
    Postime
    15
    Cfare desha te di eshte ,se me se eshte financuar ky grup nga kush me cfare aktiviteti tjeter kriminal eshte mare ky grup Kush kane qene mbeshtetes te fuqishem ne kete grup . Nuk me duket te jete vetem ceshtje idesh antiamerikane ato qe kane cuar organizimin e ketij grupi ne nje seri vrasjesh pasi nga ky grup jane vrare dhe disa bisnesmene , pasi ky grup ka perdorur arme ushtarake ne disa atentate si psh (raketahedhes) ose ne disa vrasje ka perdorur pistoleta te cilat jane vjedhur ne reparte ushtarake pistoleta teper te ralla per nga lloi i tyre pra dua te di dicka me historine e ketij grupi per format dhe menyrat qe ka perdorur per financim Per arsye se ne kete pike mund te jene dhe arsyet e verteta qe kane cuar ne krijimin e kesaj organizate teroriste dhe per me teper kaq me (imunitet nga drejtesia) ???? Kushdo qe ka informacion ose ide le te shkruaje pergjigjen .

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  2. Vriten ekstremistët e fundit, mbyllet sulmi terrorist ne Indi.
    Nga Soccerboy në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 10:10
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-04-2006, 11:45
  4. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 10:45
  5. Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 03:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •