Realizmi i Kutelit ėshtė njė realizėm qė herė-herė tė pėrkujton ėndrrėn, herė-herė tė kujton pėrrallėn, fantastiken...
Intervistė/ Behar Gjoka rrėfen njė kėndvėshtrim tjetėr tė Kutelit
"Ky ėshtė Kuteli qė kurrė nuk e njohėm"
Admirina Peēi
Ai kėrkon ta nxjerrė nga harresa Mitrush Kutelin. Qė lexuesi shqiptar ta lexojė atė si njė shkrimtar i realizmit magjik, tė shijojė njė lexim tjetėr nga ai qė ishim tė detyruar deri mė dje. Sepse ai ishte njė shkrimtar i pėrzėnė.
Fitues i "Pendės sė Argjendtė" pėr studimin "Poetika e Budit", Behar Gjoka rrėmon dhe zbulon diamante nė prozėn e Kutelit. Ai ka nisur dhe do tė bėjė njė shtegtim nė panteonin e harruar tė shkrimtarėve, tė atyre qė ndoshta po harrojmė edhe t'i lexojmė. Njė libėr qė pritet tė jetė gati pėr botim, ky studim mbi Kutelin synon tė sjellė imazhin real tė kėtij shkrimtari, atė qė nuk e kishim zbuluar, shkrimtari qė preku fillesėn dhe majėn.
Ēfarė do tė pėrfshijė ky libėr mbi Kutelin?
Pjesa qė unė kam zgjedhur ėshtė krijimtaria e mirėfilltė e tij. Ja njoh si vlerė gjithēka qė ai ka shkruar, por mendoj se kryevlera e Kutelit ėshtė te proza, tė cilėn ai e lėvron si lloj i shkurtėr tregim, si lloj i mesėm novela, por dhe si roman. Sprovat mė tė pėrsosura brenda kėtij mozaiku tė prozės sė Kutelit janė te tregimi dhe novela. Rrafshet qė ai ka prekur nė kuptimin e poetikės sė rrėfimit, nė kuptimin e rrėfimit tė rrėfimeve, e rrėfimit si njė art i modernitetit, i klasicitetit, janė tė paprekshme pas tij. E them kėtė jo nė kuptimin e kundėrvėnies, tė asaj qė ka ndodhur me letėrsinė mė pastaj, por tė asaj qė gjenia shkrimore e Kutelit, ēuditėrisht njihet pak.
Pse e thoni kėtė?
Sepse, kjo ėshtė pjesa e dhimbjes. Sepse edhe leximet qė i janė bėrė prozės sė Kutelit kanė qenė tė rrafsheve sociologjike, pra teksti letrar ėshtė parė sipas nevojės sė niveleve shoqėrore nė tė cilat kemi kaluar, ose ėshtė bėrė lexim kulturologjik eseistik i veprės sė Kutelit, kur, nė fakt, leximi hap pas hapi si tekst, si thėnie, si art, si estetikė, ku bashkėjeton arti, ndjenja, qytetari shqiptar dhe universal, ėshtė mjaft e stėrmundimshme. Madje nė rileximinin e fundit qė unė po i bėj veprės sė Kutelit, kuptoj se sa pak di tė njoh Kutelin. Them, nė kuptimin mėse njerėzor, se letėrsia shqipe me Kutelin nė prozė ka jo vetėm zanafillėn, por edhe kulmin. Nuk di tė kemi njė autor tė ngjashėm tė tillė, ku fillimi, nisja, tė jetė edhe kulmi. Nuk diskutohet qė proza shqipe me Kutelin, pa harruar edhe Koliqin e madh, ka fillesa moderne, por nė shqyrtimin qė unė kam nėpėr duar, ajo qė unė shoh, ēfarė ndjej dhe prek si tekst letrar, ėshtė e habitshme, se si e kemi kaq pranė dhe nuk e kemi prekur dot. Unė po rrekem dhe arrij nė njė pėrfundim se nuk ėshtė i vleftė vetėm pėr letėrsinė shqipe Kuteli. Hapėsira poseduese e Kutelit, si tekst letrar, pėr mendimin tim, shkon shumė mė tutje. Ai nė letėrsinė ballkanike apo edhe evropiane promovon shenjat e njė realizmi magjik.
Po flisni pėr letėrsi tė realizmit magjik nė Shqipėri te Kuteli?
Shumėkush ka pėrmendur ngjashmėri tė teksteve tė Kutelit me Borhesin, me Markezin. Mos tė harrojmė diēka. Shumica e krijimtarisė sė Kutelit nė prozė ėshtė botuar para viteve “44. Ndėrkohė qė tė tjerė emra na vijnė pas kėtyre emrave. Nuk ėshtė kėtu problemi i vendosjes sė njė breroreje, pėr tė cilėn Kuteli nuk ka nevojė, por ėshtė ēėshtja e shqyrtimeve historike dhe shkrimore, e rrėnimeve qė vijnė si rregull, duke kapėrcyer kufijtė biografike, kufij kohorė dhe promovojnė shkolla dhe rrymėza. Kuteli, nė njė farė mėnyre, i pėrket sfondit tė njė shkolle tė pjesės sė Ballkanit, ku misteri dhe misteriozja janė tė prekshme edhe sot e kėsaj dite. Nė kėtė lexim, hap pas hapi tė teksteve tė tij, nuk diskutohet qė shenjat janė tė pafundme.
Ku dallohen shenjat e kėtij realizmi magjik?
Unė mendoj se dallohet te proza tė tilla si "Vjeshta e Xheladin Beut", e shkruar mė “25 dhe e botuar mė “28, ku ka njė bisedė tė korbit me Xheladin beun, ku ka njė projeksion qė ėshtė realizėm. Ky nuk ka tė bėjė me realizmin qė ne shohim, nuk ėshtė konkret. Ėshtė njė realizėm i endur pėrmes fantastikes, jo si pėrrallė, por fantastikes si mjet i mirėfilltė letrar. Ai e ka edhe mė vonė te novela e mrekullueshme, "E madhe ėshtė gjėma e mėkatit", ku pėrvojat shkrimore, pėrvojat diturake, shkrihen me pjekurinė e ngjizjes sė kėsaj esence. Ma do mendje se edhe materia tekstore e "Lumit tė madh", e "Fshati im e pi rakinė" etj., herė-herė farfurit pikėrisht shenja tė njė realizmi magjik, tė cilin shumėkush e ka prekur, por qė shija e vėrtetė ende nuk ka filluar. Realizmi i Kutelit ėshtė njė realizėm qė herė-herė tė pėrkujton ėndrrėn, herė-herė tė kujton pėrrallėn, fantastiken, por edhe nė kėto pėrcaktime, ēuditėrisht mbetet diēka e pathėnė, e paformuluar. Sepse, mesa duket, Kuteli, ka ėndėrruar tė projektojė njė botė, tė projektojė njė atdhe, njė ishull tė ndritshėm gjithė farfurima dhe kėtė e ka realizuar pėrmes prozės sė tij, me personazhe tė gdhendura, ku i gjalli dhe i vdekuri bashkėbisedojnė, jeta dhe pėrtejjeta janė nė udhėshtegtim tė pėrbashkėt, realiteti iluziv dhe realiteti konkret ēuditėrisht janė nė marrėdhėnie tė pashqitshme.
Pse pikėrisht tani vendosėt ta merrnit seriozisht lidhjen tuaj me Kutelin?
Tė them tė drejtėn lidhja me Kutelin ėshtė pak mė e hershme. Njė nga shtytėsit drejt tij ishte leximi i shkrimit "Kuteli, ky shkrimtar i pazbuluem" i Martin Camajt, botuar nė vitin 1994. Mjeshtri pėr mjeshtrin bėri ngacmimin mė serioz pėr ta rilexuar edhe njėherė nga e para. Sepse Kuteli njihet vėrtet pak. Ndonėse ėshtė pranuar nga tė gjithė qė ėshtė mjeshtėr, pak ėshtė depėrtuar nė magjinė e mjeshtėrisė sė tij. Nuk dua tė hyj shumė te heshtja e arsyeve tė paarsyeshme pėr ta pranuar si emėr, po pėr tė mos e pohuar si vlerė tė larmishme, ku esenca tė mrekullon dhe tė tmerron njėkohėsisht. Tashmė ka ardhur njė moment qė letėrsia shqipe duhet parė si njė kuadėr qė ka tė bėjė jo shumė me kohėn si dimension historik, nė kuptimin burokratik tė fjalės, por ka tė bėjė me kohėn si universalitet dhe, Kuteli ma do mendja nė prozat e tij ka arritur tė mbetet po kaq aktual.
Ajo qė mė ka lodhur nė kuptimin e lexuesit ėshtė fakti se si ėshtė e mundur tė heshtet gjuha e autorit, si ėshtė e mundur qė tė harrohet ajo qė ėshtė esencė, qė mbetet, ajo prurje, megjithėmend eseistike, ku popullorja ngjizet mrekullisht me pėrvojėn personale, ku personalja merr atė ēfarė ka tradita dhe e pėrpunon, e mbruan deri nė atė nivel sa ėshtė e dhimbshme tė thuash se ai ėshtė i lidhur me traditėn.
Udhėtim nė panteonin e harruar
Sipas tij, udhėtimi nė kėtė botė tė harruar, nė kuptimin e letėrsisė, ėshtė njė shtegtim, qė nė tė vėrtetė do tė duhet ta bėnin institucionet. "Kam parasysh Akademinė e Shkencave, Institutin e Letėrsisė etj., por kjo nuk ka pse tė privojė ndėrmarrje individuale dhe personale. Unė mendoj se tė diskutosh pėr letėrsinė sot dhe tė mos kesh tė qarta piketat e fillimit tė letėrsisė, ėshtė e pamundur tė jesh i kthjellėt nė shėnimin e asaj ē“ka ėshtė letėrsi dhe ē“ka nuk ėshtė letėrsi, ku nuk diskutohet se rrethanat e gjallimit tė letėrsisė shqipe kanė bėrė qė herė-herė joletrarja tė pėrzihet me letraren, qė letrarja tė jetė shėrbestare e tė dytės". Por Gjoka, pa harruar kėto rrethana, thotė se, "shenjat e letėrsisė, unė nuk mund t“i kuptoj tė pashqyrtuara dhe tė papranuara si tė tilla, qė me zanafillėn e gjuhės shqipe. Unė mendoj se letėrsia shqipe zė fill me Buzukun, sepse merita e tė shkruarit nuk ėshtė vetėm, thjeshtė meritė e njė monumenti qė filloi gjuha shqipe. Ėshtė meritė e kultivimit tė asaj qė ne e quajmė bota shqipe. Ėshtė ajo bota, 'botės sanė' e thotė Buzuku, qė pėr herė tė parė ka vėnė shenjė nė gurė, shenjė qė nuk e diskuton. Dhe gjurmimet mund tė shkojnė edhe mė tutje". Por Gjoka thotė se ėshtė njė problem tjetėr dhe duhet tė dilet nga ai qerthulli qė letėrsia e asaj periudhe ka vlera gjuhėsore dhe historike. "Nuk mundet qė edhe ta quajmė letėrsi edhe t“i themi se nuk ka vlera letrare, ose tė bėjmė sikur nuk ka. Sepse, nė fakt, shenjat janė. Nė kėtė kuptim, harrimi apo pėrzėnia, ka ndodhur edhe mė pastaj. Madje, kam njė bindje qė mund tė duket edhe absurde, qė Naim Frashėri, pa dyshim qė ėshtė poeti kombėtar, por edhe Naimit i kanė vėnė kufizime ideore. Mendo se ēfarė ka ndodhur me ata qė i pėrzunė, ēfarė ka ndodhur me Fishtėn, me Koliqin, me Kutelin, me atė heshtje tė tmerrshme qė mbėshtolli Lasgushin e madh pas “44. Haraēi ėshtė vėrtet i madh. Mendo pėr njė moment, nėse ky panteon tė mbetej pėrjetėsisht i harruar, se ēfarė kopshti me moēale do tė shijonte lexuesi shqiptar!".
Kuteli dhe poetika
"Kuteli ėshtė i madh, i vleftė, jo se u mbėshtet te tradita, por se i dha traditės njė dimension modern. Sepse arti i rrėfimit ėshtė i ngjashėm, ndoshta me artin e poezisė sė Lasgushit. Mesa duket salloni i Poradecit dha dy njerėz tė shquar, dy pėrvoja tė njė shkolle letrare, qė ka edhe shkollėn e poezisė edhe shkollėn e prozės si poezi. Unė nuk dua ta pėrjashtoj mundėsinė e dėshirės sė madhe qė kishte Kuteli pėr tė pohuar poezinė shqipe. Kjo duket nga botimi qė i ka bėrė poezive tė Poradecit, tė Nolit, gjykimet qė ka dhėnė pėr shumė mjeshtra. Ai u mendua dhe e fermentoi prozėn si tė tillė, si art tek e fundit, sepse ndarjet konceptuale mes prozės dhe poezisė janė ndarje tė sfondit diturak, ndėrsa vetė fjala si art i poezisė apo i prozės ka pak ndryshim. Arti ėshtė i fjalės nė tė gjitha kuptimet".
Panorama
Krijoni Kontakt