Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 71
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    Post Muhamedi në Bibël...

    Pershendetje!
    Sa per prezantim une jam "Drita", me te cilin pseudonim njihem edhe tek www.albforum.com.
    Duke qene se tek Albasoul u diskutua njehere per profetesite per Muhammedin qe gjenden ne Bibel, atehere besoj se do te ishte me interes qe te diskutohej edhe me tej per diçka te tille.
    Une m.q.s per profecite qe gjenden ne Bibel per Muhammedin, kam shkruar tek Albforumi, atehere po i kopjoj ato shkrime qe kam shkruajtur atje dhe po i postoj ketu, qe te vazhdoje diskutimi...
    Por edhe shkrimet tek Albasouli qe jane derguar do te kopjohen dhe do te diskutohen, perseri atje ku e kemi lene diskutimin...
    Tek shkrimet e meposhtme besoj se do te gjeni pergjigje per disa nga pyetjet qe jane bere prej "Shpresmirit" dhe prej "Beratit" ne adrese te muslimaneve...
    Sa mirë do të ishte të mos kisha lindur,
    por meqë kam lindur sa mirë do të ishte të mos vdisja,
    por meqë do të vdesë sa mirë do të ishte të mos ringjallesha.
    por meqë do të ringjallem sa mirë do të ishte të mos dënohesha, e nëse dënohem të mos dënohem përgjithmonë...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    Post Muhammedi ne Bibel

    Të gjithë ata dhe ato që i përkasin Isalmit besojnë (pasi ky është kusht i besimit te tyre ) se Zoti para Muhamedit ka dërguar shumë profetë.
    Sipas nevojës, Zoti disa prej këtyre profeteve u zbriti shpallje prej qiellit .
    Kështu në Kur'an Zoti na tregon se para Kur’anit ka zbritur edhe shpallje të tjera . Disa prej këtyre shpalljeve përmenden edhe me emra si :
    Teurati që i zbriti Musait , Zeburi Daudit dhe Inxhili Isait.
    Qëllimet e zbritjes se shpalljeve janë të shumta dhe të ndryshme ....
    Por një karakteristikë që kanë pasur këto shpallje është edhe ajo, se në këto shpallje jepeshin paralajmerime (profetësi) për profetët që Zoti do të dërgonte në të ardhmen ...
    Në këto paralajmërime tregoheshin qartë cilësitë e profetit që do të vinte në të ardhmen dhe gjithashtu tregoheshin edhe mënyrat se si njerëzit (që do ta përjetonin atë kohë) ta dallonin se kush ishte në të vërtetë profeti i pritur (i paralajmeruar, i profetizuar).
    Por dikush do të pyes me të drejtë:

    Sipas Islamit çfarë u bë më librat e mëparshëm të cilët i zbriti Zoti???
    Po Muhammedi ishte profetizuar në librat e mëparshëm ???
    Nëse po, ç’farë u bë me këto profetësi , a ekzistojnë akoma ???

    Atëherë duke u përgjigjur themi:
    Librat e mëparshëm ishin për një popull të caktuar dhe për një kohë të caktuar, si pasojë atyre u mbaroi afati , prandaj edhe Zoti lejoi që ata të ndryshohen prej njerëzve të ndryshëm, për shkaqe të ndryshme në kohë të ndryshme.
    Kështu ajo që ka mbetur nga librat është një përzierje e fjalëve të Zotit, fjalëve të profetëve fjalëve të njerëzve anonim si dhe përzierje me gojdhënat dhe legjendat e popujve paganë.
    Të gjithë këto libra të katandisur kështu janë mbledhë në një të vetëm që sot njihet me emrin BIBËL.
    Që librat e mëparshëm (që sot përmblidhen tek Bibla) janë ndryshuar për këtë nuk ekziston as më i vogli dyshim.
    Këtë gjë kokëulur janë detyruar ta pranojnë vetë teologët më të mëdhenj të Krishterimit.
    Dhe debatet që bëhen sot në lidhje me librat e mëparshëm, nuk janë fare të natyrës, se nëse janë të ndryshuar shpalljet e mëparshme apo jo (që ata janë të ndryshuar kjo tashmë s’diskutohet fare), por debatohet se cilët pjesë janë ndryshuar e cilët jo…
    (Kur them “debatet” nuk kam parasysh këtu, për debate diletantësh, siç janë debatet e “Renea kuq e ziut”, “Poetit”, “Matrixit” apo ndonjë tjetri, por kam parasysh debatet që bëhen midis teologëve të mëdhenj të Krishterimit, që me thënë të drejtën duhen përgëzuar për punën që bëjnë.)
    Për të argumentuar pohimin tim, se Bibla është e ndryshuar bile në themelet e besimit të saj, do t’ju sugjeroja të hapnit Biblën me koment, të cilën e ka përkthyer Dom Simon Filipaj.
    Biblën si fillim hapeni tek Ungjilli i Gjonit 7:53-8:11 dhe po të lexoni komentin e bërë nga teologët e Krishtërimit, do të lexoni këto fjalë:

    “Pjesa 7:53-8:11 nuk gjendet ndër kodet kryesore dhe me rëndësi.
    Nuk gjendet as ndër shkrimet e etërve, as ndër përkthimet e hershme dhe duket se nuk është e Gjonit…”

    Por kush ia ka futur Gjonit këto 12 vargje???
    Kush ka qenë ai trim hë???
    Kush na siguron neve se te Ungjilli i Gjonit, nuk janë shtuar edhe pjesë të tjera???
    Përsëri kush na siguron neve se nga Ungjilli i Gjonit nuk janë hequr edhe pjesë të tjera???
    Tani shkoni tek Letra e parë e Gjonit 5:7.
    Këtu do ju duhet të keni para vetes suaj të paktën dy Bibla, njëra është ajo që ju sugjerova më lartë (Bibla katolike dhe ortodokse), ndërsa tjetra le të jetë një Bibël protestante (e cila në dallim me Biblën Katolike ka 7 libra më pak).
    Tek Bibla Protestante tek vargu 7 do të lexoni këto fjalë:

    “Sepse Tre janë ata që dëshmojnë në qiell: ATI, FJALA (Biri) dhe FRYMA e SHENJTË, dhe këta të TRE janë NJË…”

    Ky është i vetmi varg në Bibël që mbështet, doktrinën kryesore të Krishterimit e që është doktrina e TRINITETIT.
    Tani shkoni tek Bibla Katolike dhe ajo Ortodokse dhe lexoni përsëri vargun 7. Tek kjo Bibël ky varg nuk ekziston fare, por është ndarë vargu 8 në dy pjesë me qëllim që të formohet vargu 7.
    Kështu pjesa e parë konsiderohet si vargu 7, ndërsa pjesa që ngelet si vargu 8.
    Por sipas Biblës Protestante këta dy pjesë janë vetëm një varg, dhe pikërisht vargu 8.
    Ndërsa ne nuk mund t’i shmangemi pyetjes:
    Ç’farë u bë me vargun 7 tek Bibla Katolike dhe ajo Ortodokse???
    Mos vallë e kanë harruar pa e shënuar vargun më të rëndësishëm, mbi të cilin ngrihet besimi i tyre????
    Jo, jo, jo, s’është aspak punë harrese….
    Shkakun se pse Bibla Katolike dhe ajo Ortodokse, nuk e kanë shënuar këtë varg, na e tregon Përkthyesi Benjamin Willson i cili thotë:

    "Ky varg nuk gjenden në asnjërin prej shkrimeve greke që është shkruar para shekullit XV-të.
    Nuk është i cituar prej asnjë shkrimtari e as prej etërve të hershëm latin..."
    Ndërsa sipas sipas Isac Njutonit ky verset ka hyrë në edicionin e tretë të Erasmus-it (1466-1536) në Testamentin e Ri.
    Por protestantët, këto vargje të shtuara pse i konsiderojnë si fjalë të Zotit????
    Ata plot trimëri heqin dhe vendosin në Bibël me qindra vargje, siç u intereson atyre….
    Kështu, megjithëse tek vargu i fundit i Biblës (Zbulesa 22:19) thuhet:
    “Kush do t’i shtojë ndonjë send (fjalëve të Biblës) Zoti do t’i shtojë plagët e përshkruara, dhe kush do të heq ndonjë fjalë nga ky libër i profetsisë, Zoti do t’i heqë pjesën nga pema e jetës…”
    protestantët kanë hequr plot 7 libra të tërë nga Bibla, si dhe kanë shtuar shumë vargje, si në rastin e mësipërm.
    Ja pra, e shihni se çfarë pazaresh bëhet me Shpalljet e mëparshme???????????
    Njerëzit të ndikuar nga besimet pagane, formonin idetë e tyre në lidhje me besimin dhe pasi formohej “besimi” ata për të argumentuar se besimi i tyre kishte argumente në shpalljet e Zotit, hiqnin dhe shtonin vargje tek shpalljet e Zotit.

    Tani si mendoni, do të rrinte Zoti që të priste 1700-2000 vite sa të dilnin teologët e sotëm dhe të na tregojnë se cilat pjesë janë ndryshuar e cilat jo (gjë që akoma nuk është përcaktuar plotësisht)????

    Vallë do të rrinte Zoti, dhe t’ua linte njerëzve të na tregonin se cilat pjesë të shpalljeve janë të shenjta e cilat jo (gjë që akoma nuk është përcaktuar plotësisht)???????????
    Po me njerëzit që kanë lindur dhe vdekur (si dhe ata që lindin e vdesin), pa e ditur se kush pjesë e librit është prej Zotit dhe kush pjesë është prej mashtruesve, si i bëhet halli?????????
    Me ç’të drejtë Zoti ka për t’u kërkuar llogari atyre, se pse ata nuk besuan në fjalët e Tij, në një kohë kur akoma nuk dihet se kush janë fjalët e Tij?
    Por, Zoti është i Drejtë dhe Mbikqyrës mbi atë që bëjnë krijesat e Tij...
    Prandaj Zoti për të treguar se kush ishin me të vërtetë fjalët e thëna prej Tij, si është e vërteta në lidhje me Veten e Tij, si është e vërteta me të dërguarit e Tij, dërgoi Muhammedin me shpalljen e fundit (Kur'anin), shpallje e cila do të mbetet e pandryshuar deri në ditën e Kijametit .
    Dhe për këtë bëhet garant Vetë Zoti , i cili thotë :
    “Ne e shpallëm përkujtuesin (Kur'anin ) dhe ne do ta ruajmë atë.”
    Ne kete shpallje midis te tjerash, sqarohen shume gjera qe jane ndryshuar ne librat e meparshem...
    Tani si papritur vimë tek pyetja e dytë :
    A ka pasur profeci në librat e mëparshëm për Muhammedin dhe shpalljen e tij??
    (Përgjigjen e kësaj do ta sqarojmë në të ardhmen inshallah)
    Sa mirë do të ishte të mos kisha lindur,
    por meqë kam lindur sa mirë do të ishte të mos vdisja,
    por meqë do të vdesë sa mirë do të ishte të mos ringjallesha.
    por meqë do të ringjallem sa mirë do të ishte të mos dënohesha, e nëse dënohem të mos dënohem përgjithmonë...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    Vazhdim...

    Pra vimë tani tek pyetja e dytë :
    A ka pasur profeci në librat e mëparshëm për Muhamedin ???
    Kur'ani na tregon se në librat e mëparshëm ka pasur aq profetësi për Muhammedin, sa që njerëzit qe u ishin shpallur këto libra me anë të këtyre profetsive i njihnin cilësitë e Muhammedit, ashtu siç i njihnin cilësitë e fëmijëve të tyre ....

    Thotë Zoti për çifutët dhe të krishterët:

    “…ata e njohin atë (Muhamedin) ashtu siç njohin bijtë e tyre …”

    Pikërisht këto profetsi bënë që një grup i madh çifutësh dhe të krishterësh ta pranojnë Muhammedin si të dërguarin e fundit.
    Prej tyre do të përmendim vetëm 3-4, por ju siguroj se lista e tyre që kanë pranuar Muhammedin si profetin e fundit duke u nisur nga profetsitë e Biblës është shumë e madhe.

    I pari është Selman El Farisi (nga Persia, apo Irani), i cili ishte një zjarrputist (adhuruesi i zjarrit), por që pranoi Krishterimin pasi ky besim iu duk më i mirë se besimi që kishte populli i tij .
    Sipas asaj që tregon ky sahab (bashkohës i Muhammedit) i nderuar, pas një udhëtimi të gjatë në kërkim të së vërtetës nga njëri prift tek tjetri kishte mësuar prej priftërinjve (të cilët e dinin nga shpalljet) se pritej ardhja e një profeti të shumë pritur.
    Po ashtu kishte mësuar cilësitë dhe vendin ku do të paraqitej ky profet.
    Prifti i fundit me të cilin ishte takuar, në çastet e fundit të jetës së tij i kishte thënë :
    “O biri im, Betohem në Zotin se nuk di që të ketë mbetur njeri në sipërfaqen e tokës që t’i përmbahet asaj që ne i përmbahemi, mirëpo u afrua koha e paraqitjes së një profeti në tokat arabe, i cili do të bartë mbi supet e tij , fenë e Ibrahimit , pastaj do të shpërngulet prej vendlindjes së tij në një vend ku ka shumë hurma dhe ai ka shenja që nuk mund të fshihen.
    Ai e pranon dhuratën, por jo lëmoshën dhe në mes të shpatullave mban vulën e profetsisë . Nëse ke mundësi të shkosh në atë vend të kisha këshilluar të shkosh atje ...”
    (Kush ka mundësi le të shikojë librin “Fragmente nga jeta e sahabave”)

    Kështu Selman El Farisi, i etur për të gjetur të vërtetën (për të cilën kishte sakrifikuar edhe tërë pronën e tij, që s’ishte e vogël), niset tek vendi ku pritej të vinte ky profet, por gjatë rrugës i ndodhi një surprizë e pakëndëshme…bëhet skllav i një çifuti.
    Por kjo ishte gjysma e së keqes, pasi për fat çifuti jetonte tek vendi ku do të vinte profeti, në Medinen e ndritshme.

    Tregon Selman El Farisi:

    “…unë kisha hypur në majë të një hurme të pronarit tim, ku isha duke kryer disa punë, ndërsa pronari im ishte ulur nën hijen e saj.
    Kur papritmas erdhi njëri nga kushërinjtë e tij dhe i tha:
    “I vraftë Zoti “Benu Kajlekët” (fise arabe), ata janë tubuar sot në Kuba (vend jashtë Medines), duke pritur ardhjen e një njeriu që vjen nga Meka e pohon se është profet.” ”

    ( Vini re, këtu plotësohet njëra nga profetësitë e Biblës që flet mbi arabët, Isaia 21:13-17, ku thuhet:
    “I dilni para të eturit duke i sjellë ujë, o banorë të vendit të Temas (Medina e sotshme), i kanë dalë para ikanakut me bukën e tyre.
    Sepse ata ikin (Muhammedi me shokun e vet Ebu Bekrin) para shpatave, para shpatës së zhveshur, para harkut të nderur, para tërbmit të betejës (kjo pjesë i referohet çastit kur idhujtarët ishin bërë gati që të vrisnin Muhammedin) …”, shënimet në kllapa janë të miat.)

    Selman El Farisi vazhdon e tregon:
    “Posa i dëgjova fjalët e tyre fillova të dridhesha (prej emocioneve), saqë pata frikë se mos do të rrëzohesha nga pema.
    Menjëherë nisa të zbresë prej hurmës dhe fillova t’i them atij njeriut:
    “Ç’ka po thua?
    Përsrite edhe njëherë lajmin…”
    Në këto fjalë të mia pronari im, u zemërua shumë dhe më ra me një të rënë të fortë dhe më tha:
    “Ç’të duhet ty?!
    Shko atje ku ishe në punën tënde.”
    Kur ra muzgu, i mora disa hurma që i kisha mbledhur dhe u drejtova atje ku pandehja të ishte profeti.
    Hyra tek ai dhe pasi u përshëndeta, u thashë:
    “Kam dëgjuar se jeni njerëz që keni nevojë për ndihmë, prandaj ju solla këto hurma për lëmoshë (sadaka)…”
    Ai i mori dhe ua dha shokëve të vet dhe u tha:
    “Hani…”-ndërsa ai e tërhoqi dorën e nuk hëngri.
    Atëherë thashë me vete:
    “Kjo është njëra prej shenjave.”
    Herës tjetër, mblodha disa hurma dhe ia çova përsëri duke i thënë:
    “Urdhëro se këto hurma janë dhuratë për ju…”
    Ai u dha shokëve të tij dhe gjithashtu hëngri edhe për vete…
    Atëherë thashë me vete:
    “Kjo është shenja e dytë…”
    Një herë tjetër, kur shkova e gjeta duke hapur një gropë…
    E pashë ulur dhe në trup kishte dy copë pëlhurash.
    Pasi e përshëndeta iu solla anash, që të shihja vulën, të cilën ma kishte përshkruar prifti i fundit që takova…
    Kur e hetoi këtë gjë Muhammedi, pranoi që të hiqte mbulesën e shpinës dhe unë e pashë vulën midis dy krahëve të tij.
    Atëherë m’u bë e qartë se ky ishte profeti që ma kishte përshkruar prifti.
    Iu ngjita pas shpine dhe fillova ta puthë dhe të qajë, ndërsa Muhammedi me gjakftohtësi më pyeti:
    Ç’është me ty?!
    Atëherë i tregova rrëfimin tim prej fillimit.
    Shenjat e habisë dukeshin të qarta në fytyrën e tij.
    U gëzua që aty kishte shumë njerëz prezentë dhe e dëgjuan atë prej gojës time.
    Edhe ata ishin të habitur dhe të gëzuar.”
    (Kush ka mundësi le trë shohë librin “Fragmente nga jeta e sahabëve” fq. 152-154)
    *
    * *

    Shembulli i dytë është ai i Abdullah Ibn Selamit i cili ka qenë një ndër rabinët më të njohur çifut ...
    Pasi Muhammedi arriti në Medine, Abdullah ibn Selami, dëgjoi për të dhe shkoi tek ai…
    Pasi e pa Muhammedin, tha fjalët që kurrë nuk kanë për t’u harruar:

    “Fytyra e tij nuk është fytyrë e ndonjë mashtruesi, apo gënjeshtari…”
    Por, ai nuk u mjaftua vetëm me sinqeritetin e fytyrës së Muhammedit, ai i bëri disa pyetje Muhammedit, përgjigjet e të cilave vetëm, profetët i dinin.
    Dhe pasi Muhammedi ia dha përgjigjet ai deklaroi se kishte pranuar Islamin.
    Dhe ai përsëri nuk u mjaftua me aq…
    Ai i tha Muhammedit:
    “O Muhammed, thirre popullin tim (çifutët) dhe pyeti se çfarë mendimi kanë për mua, pastaj tregoju se unë kam pranuar Islamin.”
    Dhe Muhammedi ashtu bëri…
    I pyeti ata duke u thënë:
    “Ç’mendim keni për Abdullah Ibn Selamin?!”
    Ndërsa ata iu përgjigjën:
    “Ai është prijësi jonë dhe biri i prijësit tonë, ai është më i dituri në mesin tonë dhe biri i më të diturit në mesin tonë, ai është më i miri ndër ne dhe biri i më të mirit ndër ne…”
    Atëherë Muhammedi u tha:
    “Po nëse ai do të pranojë atë që unë predikojë, atëherë si do të vepronit ju?”
    Ata u përgjigjën:
    “Larg qoftë, mos e thënë Zoti, ai kurrë nuk ka për të braktisur fenë e prindërve të tij, ai është i mençur, në asnjë mënyrë nuk ka për të të pranuar ty si profet…”
    Atëherë Muhammedi e thirri Abdullah ibn Selamin dhe e la të fliste…
    Ndërsa ky i fundit e pohoi në sytë e të gjithë çifutëve se kishte pranuar Islamin, dhe u bëri thirrje edhe atyre që edhe ata ta pranonin.
    Por ata vazhduan t’i thoshin:
    “Ti je më i keqi ndër ne, ti je më i poshtri ndër ne…”-dhe ikën tërë mendjemadhësi.
    (A thua se nuk ishin ata që e lavdëruan më parë.)
    Me këtë rast zbriti ajeti 10 i sures 47 të Kur’anit…
    Subhanallah (Lartësuar qoftë Allahu)! Sa e sa raste ndodhin si shembulli i Abdullah ibn Selamit me popullin e tij…
    Për ditë jemi duke i përjetuar…
    Dikush konsiderohet nga njerëzit shumë i mirë, por ky sa pranon Islamin, atëherë ai konsiderohet i keq, jo normal…
    *
    * *


    Personi i tretë është një ish prift i Spanjës, emri i të cilit është Vinsent Turmeda dhe ka jetar nga shekulli i XV.
    Ky ka shkruajtur një libër, i cili gjendet në gjuhën frënge dhe e ka titulluar:
    “Pse e pranova Islamin?!”
    Shkaqet që e shtynë këtë prift në pranimin e Islamit, ishin profetësitë tek Ungjilli i Gjonit për “Parakletosin” (Ndihmësin), që kishte premtuar Jezusi…
    *
    * *

    Personi i katërt është një ish-peshkop i Iranit, i kohërave të sotme, emri i të cilit është Benxhamin Kaldani.
    Ky duke qenë në kontakt me një ambient musliman dhe që sigurisht do të ketë dëgjuar për Muhammedin si Profetin e fundit , ka filluar të kërkojë nëse ky Profet është i profetizuar në Bibël (librat e mëparshëm).
    Ai jo vetëm që gjeti shumë profetësi (në Biblën e katandisur si mos më keq), por pati kurajon edhe ti pranojë ato dhe më pas shkruajti një nga librat më të mirë që titullohet :
    “Muhammedi në Bibël që nga Zanafilla e deri tek Apokalipsi.”
    (Libri gjendet anglisht)
    Si padashur, i kemi dhënë përgjigje pyetjes së tretë:
    Në Biblën e ndryshuar, a ka akoma profetësi për Muhamedin ???
    Dhe automatikisht lind pyetja tjetër:
    Nëse paska, përse ato nuk ndyshuan si shumë të tjera ???
    (Për më shumë herës tjetër, inshallah)
    Sa mirë do të ishte të mos kisha lindur,
    por meqë kam lindur sa mirë do të ishte të mos vdisja,
    por meqë do të vdesë sa mirë do të ishte të mos ringjallesha.
    por meqë do të ringjallem sa mirë do të ishte të mos dënohesha, e nëse dënohem të mos dënohem përgjithmonë...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230

    Ky diskutim nuk i perket temes Mesime nga Bibla.

    Drita,

    Se pari, nese doni te diskutoni per vertetesine e Bibles, nese eshte ndryshuar apo jo, i kerkoni administratorit te hapi nje teme te re ku te lejohet nje debat i tille. Nje diskutim i tille nuk i perket temes Mesime nga Bibla.

    Se dyti, deshmite e El Farisit apo te tjereve si puna e tij nuk i perkasin temes Mesime nga Bibla.

    Une do te doja shume te pergjigjesha pasi ka shume gjera te gabuara ne ato cfare ke shkruar, por do beje nje gje te tille kur te hapet nje teme e re qe lejon nje debat te tille.

    Do t'ju kerkoja te gjithe pjesemarresve ne kete diskutim qe te jene me te pergjegjshem dhe ne cdo diskutim t'i permbahen temes ne fjale.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    pa ivertetuar vete...

    Me vjen keq qe je kaq i 0a lexuar. te lutem perpara kam Beslidhjen e Re me perkehimin e K. Krisoforidhit , i cili e ka perkethyre Ungjillin ekrishtit qe em18000, dhe vargu 7-te thote:
    " Sepse tre jane ata qe deshmonjene nde qiellt, Ai, Fjala edhe Fryma e Shenjteruare;dhe keta te tre jane nje..."
    perpara se te kopjosh shkrimet e te tjereve , eshte mire ti verifikosh ato qe pohon. Bibla ehste njesoj si aojo ortodokse apo katolike edhe protestante , jane te gjitha njesoj. Mos ja fut kot si gjithmone .
    Deshmuesi i Krishtit

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Danieli
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    134

    Pershendetje!

    Deshmues, me duket se u ngatrrove, ajo qe tha Drita eshe mese e vertet, une ne shtepi kame dy Bibla, njera e ka ate verset, kurse tjetra e ka pergjysem.
    Ne nje prej revistave te Deshmintareve te Jehovait, me sakte "A duhet te besojme ne Trinitet" thote se ky varg eshte e rreme, dhe nuk ka qene qe ne fillim porse eshte shtuar me vone, te ketij mendimi jane dhe shume teolog kristian.
    Apo jo?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    Per Deshmuesin!

    Pershendetje "Deshmues"!
    Kush tha se Bibla e Kostandinit eshte ajo e sakta?????????
    Vargu per te cilin une fola, eshte shtuar ne Bibel nga shekulli i 15, keshtu qe Kostandini ne shekullin e 19 e ka gjetur ne Bibel ate varg, prandaj edhe i shkreti e ka perkthyer ate dhe nuk e ka hequr...
    Thjesht ka qene i painfomuar mbi korruptimet qe i jane bere Bibles...
    Ti me akuzon mua se ia fuskam, kot, por ne te vertete je ti ai qe ia fut kot...
    Per ta provuar veten qe ia fut kot, po te jape nje detyre shtepie, shko dhe gjeje Biblen katolike qe e ka perkthyer Dom Simon Filipaj dhe kerko ato vargje qe une te sugjerova dhe do te shikosh se kam plotesisht te drejte...
    Dhe me qe do ta kesh ne dore kete Bibel, bej edhe nje perpjekje tjeter dhe numero se sa libra ka njera dhe sa libra ka tjetra dhe do te shikosh se njera ka 66 (Ajo protestante) dhe tjetra 73 (ajo ortodoksja)...
    Te thuash se Bibla protestante me 66 libra eshte e njejte me ate katolike me 73 libra, kjo i nderuar "Deshmues" do te thote te jesh ti ai qe ia fut kot....
    Apo jo o "Berat"?????

    Me qe erdhem tek ty o "Berat" mire do te ishte qe ne vend te fjaleve boshe te na tregoje se ku qenkan gabimet....
    Sa mirë do të ishte të mos kisha lindur,
    por meqë kam lindur sa mirë do të ishte të mos vdisja,
    por meqë do të vdesë sa mirë do të ishte të mos ringjallesha.
    por meqë do të ringjallem sa mirë do të ishte të mos dënohesha, e nëse dënohem të mos dënohem përgjithmonë...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    vazhdim...

    Vazhdojmë me përgjigjen e pyetjeve:
    Në Biblën e ndryshuar, a ka akoma profetësi për Muhamedin ???
    Nëse paska, përse ato nuk ndyshuan si shumë të tjera ???
    Duke u përgjigjur këtyre pyetjeve themi:
    Edhe në Biblën e sotme edhe pse të ndryshuar, ka akoma profetësi që tregojnë se do të vinte një profet tjetër në botë dhe që ky profet do të dilte nga “gjiri i vëllezërve të çifutëve” (arabët), e pikërisht ky profet është Muhammedi.
    Se ku janë ato profetësi, do t’i tregojmë në vazhdim…
    Vimë tek pyetja tjetër:
    Pse këto profetësi nuk u ndryshuan si shumë profetësi të tjera?
    Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duhet të dimë së pari se pse u hoqën profetësitë e tjera që flisnin për Muhammedin…
    Profetësi për Muhammedin si profet i fundit, ka pasur edhe në Teurat (që sot njihet si Dhiata e Vjetër, edhe pse nuk është si Teurati, që iu shpall Musës) edhe në Inxhil (që në të vërtetë është shpallja që iu zbrit Isës (Jezusit) dhe jo ajo që quhet Dhiata e Re.)
    Sa i përket profetësive në Teurat, ata u hoqën nga çifutët për shkak të nacionalitetit arab që kishte profeti i fundit.
    Çifutët, duke qenë se profeti i fundit nuk ishte nga mesi i tyre, nga zilia dhe nga inati i hoqën (ose i ndryshuan) profetësitë më se të qarta, që dëshmonin për profetësinë e Muhammedit.
    Kush e lexon me vëmendje Dhiatën e Vjetër, ka për të dalluar qartë se si diskriminohen arabët, dhe kjo pa kurrëfarë shkaku, ndërsa lartësohen çifutët (edhe pse hileqarë e të padrejtë), duke u konsideruar si “populli i zgjedhur i Zotit”…
    Një dëshmi e qartë, që tregon se si çifutët i falsifikonin Shpalljet e Zotit dhe kjo me qëllim që ata të konsideroheshin si “Populli i zgjedhur i Zotit” është edhe Zanafilla 22:2.
    Këtu tregohet se si Zoti e provon besimin e Abrahamit, duke i thënë:
    “Merre birin tënd, birin tënd të VETËM, atë që do ti…”
    Por, kush ishte biri i VETËM i Abrahamit?
    Abrahami ka pasur dy djem Ismailin (nga rrjedhin arabët, dhe veçanërisht Muhammedi) dhe Isaku (nga rrjedhin çifutët)…
    Derisa thuhet “biri i vetëm”, atëherë ky “bir” i bie të jetë djali më i madh, në një kohë kur djali tjetër nuk ka lindur akoma…
    Dhe djali më i madh i Abrahamit ka qenë Ismaili…
    Por çifutët, duke qenë se nuk e kishin prejardhjen nga Ismaili, por nga Isaku, emrin e Ismailit e ndërruan me atë të Isakut, dhe vargu biblik morri trajtën:
    “…merre birin tënd të VETËM, atë që do ti Isakun…”
    Por duke e bërë këtë gjë çifutët, ranë në kontradiktë me faktin se Abrahami kishte dy djem, dhe jo vetëm Isakun…
    Kështu që kur theksohet “të VETMIN bir që ke” (Zan 22:2,12,16), kuptohet automatikisht se bëhet fjalë për Ismailin në një kohë kur Isaku akoma nuk kishte lindur…
    Prandaj, kur profeti i fundit erdhi nga populli arab (një popull që gjithmonë ishte nënçmuar nga çifutët), çifutët edhe pse e dinin se ai ishte i profet i vërtetë, nga zilia e rrefuzuan atë, ndryshuan profetësitë që ishin për të, dhe bënë maksimumin që këtë profet ta vrisnin…
    Një nga gratë e profetit (me emrin Safije, e cila para se të martohet me Muhammedin pranoi Islamin dhe pastaj u martua), ka qenë me origjinë çifute.
    Ajo tregon:
    “Kur Muhammedi erdhi në Medine, babai im dhe xhaxhai im, si shumë njerëz të tjerë shkuan që ta shihnin…
    Kur erdhën në shtëpi, xhaxhai i tha babait:
    -Si t’u duk a ishte ai (profeti i pritur)?
    Ndërsa babai iu përgjigj shkurt dhe i inatosur:
    -Po ai ishte…
    Tha xhaxhai:
    -Ç’farë ndien ndaj tij?
    U përgjigj:
    -Urrejtje deri në vdekje…”
    Mos u çudisni fare…
    Të njëjtën urrejtje të sëmurë si çifutët, ndaj profetit të fundit, ushqejnë edhe shumë njerëz në këtë forum…
    Për të gjithë njerëzit e tillë thotë Zoti:
    “E shëmtuar është ajo për të cilën e shitën vetveten , mosbesimi i asaj që zbriti Allahu nga zilia…”
    Sa mirë do të ishte të mos kisha lindur,
    por meqë kam lindur sa mirë do të ishte të mos vdisja,
    por meqë do të vdesë sa mirë do të ishte të mos ringjallesha.
    por meqë do të ringjallem sa mirë do të ishte të mos dënohesha, e nëse dënohem të mos dënohem përgjithmonë...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    vazhdim...

    Tani vimë tek profetësitë që kanë qenë në Inxhil…
    Ashtu siç u theksua më lart, Inxhili nuk është ajo që sot njihet si “Dhiata e Re”, ose më saktë ata që konsiderohen si 4 ungjijtë kanonikë.
    Inxhili sipas muslimanëve, është libri (shpallja) që Allahu i zbriti profetit të Vet të nderuar, i quajtur me emrin Isai i biri i Merjemes, ose që njihet ndryshe me emrin Jezus.
    Ndërsa ata që sot njihen si Ungjilli i Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit, në të vërtetë nuk janë libri që Zoti i zbriti Jezusit, por janë vetëm disa ngjarje, shumica të sajuara, mbi jetën e Jezusit…
    Që Ungjilli (Inxhili) i zbritur Jezusit ka qenë ndryshe nga librat e Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit, këtë e dëshmojnë edhe vetë Marku e të tjerët…
    Kështu Marku 1:14-15 na tregon:
    “…Jezusi shkoi në Galile. Atje predikonte UNGJILLIN e Zotit.
    Thoshte:
    “Koha u plotësua e Mbretëria e Zotit është ngjat, kthehuni e besoni UNGJILLIT…””
    Siç duket tepër qartë këtu, Jezusi ka predikuar Ungjillin (shpalljen) e Zotit dhe Kur’ani kur përmend Inxhilin si shpallje e zbritur nga qielli ka për qëllim pikërisht këtë Ungjill dhe jo “ungjijtë” që si autorë kanë disa persona anonimë, që vetes i kanë ngjitur emrat Mate, Mark, Luka dhe Gjon.
    Për këta të fundit Kur’ani thotë:
    “Mjerë ata që me duart e veta e shkruajnë librin e pastaj thonë: “Ky është nga Zoti” për të nxjerrë me të një fitim të paktë! Mjerë për atë që shkruan durat e tyre dhe mjerë për atë çka fitojnë!” (Kurani 2:79)
    Kështu kur ne themi se në Inxhil ka pasur profetësi të qarta për Muhammedin, bile theksonin qartë edhe emrin e tij “Ahmed” (Ahmed, është shkurtimi i fjalës Muhammed, që do të thotë “i Lavdëruar”), kemi parasysh Ungjillin që Zoti i zbriti Jezusit dhe që Jezusi e predikonte atë…
    Por ku gjendet vallë ky ungjill???
    Ç’farë thuhej në të???
    Deri në shekullin e katërt, qarkullonin me dhjetra “ungjij” dhe me qindra versione të këtyre “ungjijve”.
    Në shekullin e katërt, u mbajt këshilli i Nikesë (për këtë do të flasim njëherë tjetër, inshallah)…
    Pas dy muajsh debatesh të ashpra, midis atyre që pranonin se Jezusi është Zot dhe midis atyre që e mohonin një gjë të tillë, “triumfuoi” me anë të forcës grupi i kristianëve që vinin nga paganizmi (pasi perandori i asaj kohe, Kostandini, që kishte pushtetin, ishte vetë një pagan) dhe që pranonin hyjninë e Jezusit…
    Këtu u formulua edhe “kredoja nikease” (besimi që kanë shumica e kristianëve të sotëm)…
    Pasi këta paganë “të shartuar” me krishterizëm, formuluan besimin e tyre (që Jezusi është Zot, erdhi e u bë njeri dhe më vonë u kryqëzua për të mirën e njerëzve, pas Jezusit nuk ka më nevojë për profet tjetër), filluan të kërkonin ungjijtë që mbështesnin besimin e tyre…
    Dhe në atë mori të madhe ungjijsh dhe versionesh, ata zgjodhën vetëm 4, ku ata mendonin se argumentohej besimi i tyre…
    Por edhe në këto 4 ungjij, përsëri besimi i tyre nuk argumentohej plotësisht, prandaj ata hoqën dhe shtuan vargje të tjera (një shembull të tillë kemi vargun e trinitetit, apo atë të shfuqizimit të ligjit, që i treguam në shkrimin para këtij, si dhe shumë të tjera).
    Nga ana tjetër, të gjithë ungjijtë e tjerë u shpallën si jo të frymëzuar dhe u shpallën si libra heretikësh, prandaj ishin të ndaluar edhe për t’u lexuar…
    Por çfarë kishin vallë mbi 50 ungjitë e tjerë dhe qindra versionet e tyre?
    Ç’farë predikonin ato?
    Pse u zbatua ai ligj i ashpër kundër tyre?
    Kush i vërtetoi se ata ungjij nuk ishin të frymëzuar?
    Duke lexuar librin “Bibla fjalë e Zotit apo…” të autorit shqiptar Fatmir Çupi, merr informacionin se në kohën e sotme shumë pak ungjij (nga ata që janë konsideruar si apokrifë) na kanë arritur, të tjerët janë zhdukur…
    Por një gjë është e sigurtë të gjithë këta ungjij (mbi 50 dhe me qindra versionet e tyre) derisa nuk u pranuan dhe derisa u ndaluan reptësisht, në përmbajtje të tyre kanë pasur gjëra që kanë qenë në kundërshtim me kredon Nikease.
    Duke ardhur tek çështja që neve na intereson themi:
    Ungjilli që Zoti i zbriti Jezusit dhe që kishte profecitë e qarta, për profetin e fundit që do të ishte edhe profet për mbarë botën, nga paganët e shartuar me kristianizëm u shpall si ungjill heretik…
    Megjithatë ishte dëshira e Zotit që edhe në këto 4 ungjij, që u zgjodhën dhe që janë ndryshuar gjithë ato herë, të ngelen fjalë të Jezusit, që të lënë të kuptosh, se do të kishte profet tjetër pas tij (se ku gjenden këto fjalë do t'i sqarojmë herë tjetër)…
    Si përmbledhje mund të themi:
    Çifutët, profetësitë që ishin për Muhammedin i ndryshuan nga zilia dhe inati, ndërsa kristianët i mënjanuan (ose i ndryshuan) këto profetsi, nga që besimi që ata formuluan, ishte se nuk kishte nevojë më për profet tjetër.
    (Kjo është ajo që unë kam arritur të nxjerr si përfundim (për çështjen se pse u ndryshuan profecitë që flisnin për Muhammedin), nga studimi i atyre pak gjërave që kam mundur të gjej, por kurrë nuk përjashtohet mundësia që përfundimi im të jetë i gabuar, pjesërisht ose plotësisht.
    Prandaj nëse dikush që ka më shumë dije, sheh diçka që nuk përputhet me faktet, do t'ia dija shumë për nder që të më korrigjonte, në veçanti "Rigelsit" apo "Camit", sepse siç duket ata kanë më shumë dije…)
    Tani kthehemi tek pyetja e fillimit:
    Këto profeci që paskan ngelur në Bibël për Muhammedin, pse nuk u ndryshuan si shumë të tjera?
    Së pari duhet të dimë kuptimin e fjalës "Profeci".
    Sipas një prifti katolik përkufizimi i "Profecisë" është:
    "PARAQITJE FJALËSH TË DIÇKAJE QË DO TË NDODHË NË TË ARDHMEN.
    KUR ME TË VËRTETË KËSAJ GJËJE I VJEN RRADHA, NE SHIKOJMË TË GJALLË NË KËTO PROFETËSI PËRMBUSHJEN E ASAJ, ÇKA ËSHTË PREDIKUAR NË TË SHKUARËN…"
    Kështu, pra duhet të dimë se profetësitë nuk është kusht që të kenë emrin e atij tek i cili do të plotësohen profetësi (sepse nëse do të ishte puna kështu atëherë, për Jezusin del që të mos kemi asnjë profetësi në Dhiatën e Vjetër.)
    Tani duke qenë se disa nga këto profetësi nuk kishin emrin e atij, tek i cili do të plotësoheshin, këto profetësi kanë shpëtuar nga duart e tyre që i ndryshojnë dhe janë lënë, duke kujtuar se këto profetësi plotësohen tek personi që ata kanë dashur që t'i vishen…
    Pra arsyeja që këto profetësi nuk u hoqën, është sepse ata që merreshin me ndryshimin e Biblës (qoftë të Dhiatës së Vjetër,. Qoftë asaj të Re), nuk shkoi mendja se këto profetësi do t'i shkonin aq shumë për shtat Muhammedit.
    Bile ata kur e kanë kuptuar këtë gjë, se këto profetësi i përshtaten Muhammedit si askujt tjetër, edhe në ditën e sotme me anë të akrobacive të fjalëve, mundohen që t'i ndryshojnë vargjet biblike (duke shtuar, apo pakësuar dicka, këtë gjë e kam vërejtur tek Biblat e përkthyera në shqip).
    Por cilat janë profecitë e mbetura, në Bibël, që përmbushen tek Muhammedi, këtë do ta mësoni herës tjetër inshallah…
    Sa mirë do të ishte të mos kisha lindur,
    por meqë kam lindur sa mirë do të ishte të mos vdisja,
    por meqë do të vdesë sa mirë do të ishte të mos ringjallesha.
    por meqë do të ringjallem sa mirë do të ishte të mos dënohesha, e nëse dënohem të mos dënohem përgjithmonë...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Drita...

    Shiko se sikur bie pak ne kundershtim me Myslimanin. Ai thote se kam nje bibel ne shtepi e cila nuk e ka kete varg, ndersa ju thoni se, ky varg u shtua ne bibel qysh ne shek.15-te.
    Mbase myslimani ka biblen e shekullit 15-te!
    Le te mendojme nje cast simbas jush.
    Mere biblen, por jo ate te shekullit katermbedhjete por te shekullit tone dhe hape tek Zanafilla:1:26:
    ja se si na deshmon Perendia rreth krijimit te njeriut.
    " Pastaj Perendia tha: TA BEJME NJERIUN SIMBAS SHEMBELLESES SONE.."
    Perse ketu Perendia flet per vetene e tij ne numurin shumes?
    Dikush nga ju , ketu ne kete forum, kur e pyeta rreth ketij fakti me tha se , Perendia perdor numrin shumes si ne forme edukate, dhe me dha nje shembull prej idjoti, dhe shembulli ishte ky: kur ju i drejtoheni nje njeriu te moshuar per respekt i thoni :"JU"
    ne vend qe ti thoni "Ti".
    Vetem ne nje imagjinate prej Marsjani mund ta gjesh kete pergjigije. Keshtu kete pergjigje mos e jep se e ka dhene me pare nje miku i juaj, emrin e te cilit fillon me B....
    Po keshtu perseri te ftoj qe te lexosh vargun me poshte tek Zanafilla:1:27:
    " Keshtu Perendia krijoi njeriun simbas shembelleses se VET."
    Po te dush lexo edhe tek Exodi:3:14, ku Perendia thote Mojsiut emrin e tij i cili eshte : " Une jam"
    Ketu pra Perendine flitet ne numurin njejes. Perse?
    Mendoj se kjo nuk eshte shtuar ne shekullin e 15-te, sepse gjendet ne shkrimet e Shenjta.
    Perndia flet me "NE" sepse eshte TRini e shenjte, dhe perseri flet me "Une", sepse eshte nje i vetem dhe i gjithpushtetshem. qe ta kuptosh po te bej nje pyetje: kur thua Perndia e krijoi njriun, je duke folur ne numurin njejes apo ne shumes? Por cili eshte njeriu femra apo mashkulli? Nese i mer se bashku ata jane dy dhe jo nje. Bibla na jep nje sqarim te qarte rreth krijimit te njriut. Ajo deshmon se Perndia krijoi nje qenie njerzore emri i te cilit ishte Njeri. Por brenda njeriut ishte edhe mashkulli edhe femra, dhe femren me pas, Perendia e nxori prej brinjes se Adamit.
    Ju perpiqeni qe ti argumentoni te fshehtat e Perndise se pakufijshem , me mendjen e njeriut te kufizuar.
    gjthashtu te ftoj te lexosh ne Bibel se sa here e permend Jezusi emrin Atit te tij. Edhe keto i kane shtuar ne shek.15-te. Edhe letrat e Apostujve qe permendin Atin , Birin dhe Frymen e Shenjte , jane shtuar ne shek.15-te. Po keshtu lexo tek
    Mateu:28:19: Ku Jezusi tha:
    " Shkoni pra dhe beni dishepuj nga te gjitha kombet, duke i pagezuar ne emer te Atit , te Birit e te Frymes se Shenjte." Edhe kete e kane shtuar ne shek.15-te.
    Sa per deshmimtaret e jehoves,duhe te dish se ata nuk jane te krishtere , por fshihen nen emrin e Krishtit dhe e keqperdorin ate.
    Deshmuesi i Krishtit.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  2. A ka profetizuar Profeti te ardhmen ose jo ?!!
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 12:52
  3. Mësime të përgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •