Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 47
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528






  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528






  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528

    Kėshtu foli Tahir Zemaj - II -

    4 janar 2004 / TN



    --------------------------------------------------------------------------------




    --------------------------------------------------------------------------------






    Pėrmbajtja e librit:

    PARATHENIE

    KAPITULLI I PARĖ

    - Letra, vlerėsime, promovime tė librit tė parė
    - Akademik Mark Krasniqi me rastin e promovoimit tė librit tė parė, "Kėshtu Foli Tahir Zemaj" nė Prishtinė.
    - Prof.Dr. Zekeria Cana, Fragment nga Pasthėnia e "Ditarit tė Robėrisė"
    - Fjala e z. Rrok Berisha nė pėrurimin e librit " Kėshtu foli Tahir Zemaj"
    - Personazhet e kėtij libri jemi ne...
    - ME PENĖ KUNDĖR KALLASHNIKOVIT - "Le Nouvelliste"
    - Njė shėnim rreh librit: "Kėshtu Foli Tahir Zemaj" nga Michel Pichon
    - Njė ndriēim i veēantė mbi konfliktin nė Kosovė, qė bėri tė lindin dhe luftėrat pėr pushtet.


    KAPITULLI I DYTĖ

    - PARA HYRJES SONĖ NĖ KOSOVĖ NUK KA PASUR NJĖSI TĖ ORGANIZUARA NĖN HIERARKINĖ USHTARAKE
    - Kjo ėshtė njė e vėrtetė qė duhet ta pranojnė tė gjithė
    - MEKANIZMAT MBROJTĖS QĖ KEMI GJETUR NĖ RRAFSHIN E DUKAGJINIT, KANĖ QENĖ RUDIMENTARE
    - AHMET KRASNIQI: LUFTOJ KUDO QĖ TĖ MĖ KĖRKOHET DHE NĖN KOMANDĖN E KUJTDO VEĒ QĖ TĖ MOS KETĖ VĖLLAVRASJE
    - DILEMA E TĖRHEQJES: KOHA PROVOI SE VEPRUAM DREJT!
    - "Shpėtimi i te plagosurve- prioritet i punės se grupit tonė"


    KAPITULLI I TRETĖ

    - TAKIMI ME AHMET KRASNIQIN NĖ TIRANĖ, RAPORTIMI IM PĖR GJENDJEN NĖ TERREN, RAPORTI I MINISTRIT PĖR ĒFARĖ KISHTE NDODHUR NĖ NDĖRKOHĖ
    - Kush i bllokonte armėt qė nevoiteshin pėr ēlirimin e Kosovės?
    - Qenė krijuar pesė baza stervitore, katėr brigada tė reja dhe dy njėsi speciale
    - Nė Ministri u afruan njerėz tė dyshimtė kombėtarisht por tė besueshėm nga ana ideologjike
    - A e ka ditur H.Bicaj se ka po ia mbante Ministria e Mbrojtjes?


    KAPITULLI I KATĖRT

    - PĖRSHKRIMI MĖ I HOLLĖSISHĖM I REZISTENCĖS NĖ DISA FSHATRA TĖ RRAFSHIT TĖ DUKAGJINIT
    - Shėnime nga Ditari i Major Nazif Ramabajės
    - Vlerėsimet pėr betejėn e Loxhes
    - Ofensiva e armikut nė Lugun e Beranit
    - PRANIA E UĒK-sė NĖ ISNIQ
    - STRELLCI DHE PĖRPJEKJET E TIJ PER ĒLIRIM
    - RUGOVA – ISHULL SHPĖTIMI PĖR MIJĖRA BANORĖ TĖ ZHVENDOSUR NGA E GJITHĖ KOSOVA
    - Tėrheqja nga Rugova


    KAPITULLI I PESTĖ

    - KUSH ĖSHTĖ GJENERAL ISMET ALIU DHE CILAT ISHIN KONTAKTET E MIA ME TE?
    - „Loja qė ua bėmė rusėve“
    - FORMIMI DHE VENDOSJA E BRIGADĖS « MĖRGIMI »
    - Nisja e brigadės pėr nė Kosovė
    - Hyrja e Brigadės nė Prizren
    - Hyrja e Brigadės nė Gjakovė
    - Hyrja nė Pejė
    - NJĖ REALITET I VĖSHTIRĖ, POR JO I PASHPRESĖ...
    - ...Shpresė qė buron nga puna


    DOKUMENTE DHE FOTOGRAFI

    --------------------------------------------------------------------------------


    U kushtohet fėmijėve tė mi dhe tė gjithė fėmijėve tė bukur tė Kosovės
    Kolonel Tahir Zemaj
    Prishtinė, tetor 2001


    Autorė:
    Ahmetaj, Arbėr
    Krasniqi, Sefedin

    KĖSHTU FOLI TAHIR ZEMAJ
    (pjesa e dytė)


    Redaktor
    Jashari Strofci, Shefqet

    Kopertina
    Fahredin Spahija

    Lektor
    Dr. Hasan Mujaj
    Copyright ©-Tahir Zemaj 2001

    Botues "Mergimi" Prishtinė 2001
    Libri botohet me ndihmėn e miqve tė Kolonel Tahir Zemės

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    PARATHENIE

    Kam pasė premtuar se do te them edhe disa gjėra te tjera pėr luftėn dhe pėr paqen. Gjatė gjithė kohės qė ka kaluar nga botimi i librit te pare e deri te ky qė e keni ne dore, kam pasur me qindra fjalė miradie, telefonata e mirėnjohje, por edhe vėrejtje e sugjerime qė me kanė vlejtur shumė e pėr te cilat LI jam mirėnjohės lexuesve dhe dashamirėve te mi.

    Unė e di qė libra tė pėrsosur nuk janė botuar kurrė, aq me pak tė plotė e shterues. Librat qė shkruhen mbi lulftėn duhet te pėrpiqen le jenė sa me te paanshėm dhe absolulisht sa me te saktė. Kjo, sepse bėhet fjalė pėr jetė njerėzore, pėr dinjitet njerėzish dhe familjesh, fshatrash, qytetesh, pėr vete dinjitetin e kombit tonė. Ja sepse ndjehem tepėr i lumtur qė askush e askund nuk ka mundur t’i hedhė poshtė te vėrtetat e shqiptuara ne librin e pare, ja sepse ndjehem i qetė qė asnjė dėshmitar real i betejave apo veprimeve qė pėrshkruhen ne atė liber nuk ka kontestuar as me te voglin detaj, as me te imtin qėndrim.

    Tjetėr punė ėshtė se ata qė i verbon e vėrteta, ata qė e kanė mėrzi lirinė e Kosovės, ata qė hedhin vrerin e vet mbi gjithēka shqiptare e dinjitoze, u mobilizuan dhe kinezēe e qiten njė pamflet, njė fletėrrufe ne forme te librit, te mbushur me shpifje e denigrime, me rrena e copa dosjesh te UDB-sė, dosje qė u vunė ne shėrbim te tyre me zell shkinor nga ata qė i mbajnė ende nėn kontroll.

    Sikur te isha ne nivelin e tyre, sikur te kisha neglizhuar obligimet e mia ndaj bashkėluftėtarėve te mi te rėne pėr atdhe, te plagosur apo te gjallė, sikur Kosova t’i kishte te gjitha punėt ne rregull, atėherė do t’ia kisha lejuar vetes te merresha me ta, madje edhe t’u pėrgjigjesha siē e meritojnė.

    Jo, energjitė e mia do te vazhdojnė te derdhen aty ku janė me te frytshme ne mbrojtjen e dinjitetit te luftėtarėve dhe te heronjve te lirisė, dinjitet qė cenohet ēdo dite me sulme nga me te ultat, me antinjerėzoret. Jo, Tahir Zemaj sa te jetė gjallė do te bėjė te pamundshmen qė bashkėluftėtarėt e tij te nderohen e te respektohen nga qytetarėt e Kosovės si luftėtarė te lirisė, si njerėz te ndershėm e atdhetarė.

    Po kush ėshtė i interesuar aq shumė te hedhė balte mbi pėrpjekjet dhe luftėn e njėsive operative te Ministrisė se Mbrojtjes se Republikės se Kosovės : Kush ka nevojė ta deformojė historinė duke fshehur te vėrtetėn e luftės ?

    A kanė pasė arritur kėta njerė; te infiltroheshin edhe Brenda radhėve tė Institucioneve te Qeverisė se Republikės se Kosovė? Cilat kanė qenė pėrpjekjet e qytetarėvė te Rrafshi te Dukagjinit, lufta dhe rezistenca e tyre ne radhėt i UĒK-sė, njėsive te mbrojtjes territoriale dhe njėsive operative te Ministrisė se Mbrojtjes, njėsi te krijuar ne bazė te aktit me te lartė te Kushtetutės sė Republikės se Kosovės ?

    Kėto janė disa pyetje te cilave ky liber pėrpiqet t’u pėrgjigjet. Kėtu shumė njerėz do ta gjejnė emrin tyre, veprimtarinė e tyre te mire apo te keqe gjat luftės. Ata sot mund te kenė ndryshuar, mund tė kenė mbledhur mend, mund te kenė ndryshue kamp, mund te kontestojnė te vėrtetat qė thuhe kėtu. Kjo ėshtė puna e tyre, une personalist respektoj te drejtėn e njerėzve pėr te ndryshuar, siē respektoj te drejtėn time pėr ta thėnė te vėrtetė ashtu si e kam pare, ashtu si e kam pėrjetuar, pa ndryshuar pikė as presje.

    Kohėve te fundit i kam rėnė Kosovės anembanė kam takuar qytetarė te te gjitha trevave, te te gjitha besimeve e bindjeve polilike. Ajo qė me ka rėnė ne sy, pėrveē vulinetit te tyre te pathyeshėm pėr ta ndėrtuar Kosovėn e lire, ka qenė edhe vendosmėria pėr t’i shkuar deri ne fund se vėrtetės, se vėrtetės se luftės dhe te pasiuftės, si element i domosdoshėm pėr te garantuar themele te sigurta, shanse dhe te drejta te barabarta te qytetarėve te lire, si njė parakusht pėr te siguruar qė e ardhmja e fėmijėve tanė nuk do t’i ngjajė se kaluarės sonė e te prindėrve tanė. Ata me kanė inkurajuar. Po ashtu miqtė e mi, famiijarėt e te rėnėve, te dėshmorėve dhe ish bashkėluftėtarėve te mi me te drejtė me kanė mėtuar qė te bėj gjithēka te mundshme pėr te mbrojtur e lartėsuar nderin dhe lavdinė e tyre.

    Para tyre ndjehem i obliguar. Fėmijėt e mi e ndjejnė mungesėn time kur largohem pėr dite e javė te tėra, por une e di sesa e ndjejnė mungesėn e prindėrve te vrare e te zhdukur qindra e mijėra fėmijė te mbetur jetimė ne Kosovė, e kam borxh te mbroj dinjitetin e prindėrve te tyre, qė ata te mos tregohen me gisht nga rrugaēėt stalinistė, nga mafia e majtė politike e Kosovės.

    Une jam i bindur qė edhe ne kėtė liber do te ketė mangėsi, do te ketė emra qė e meritojnė te pėrmenden e qė nuk janė shėnuar, emra te tjerė njerėzish, punėt e zeza te te cilėve duhet te dalin ne shesh e qė nuk do te shpėtojnė pa u pėrmendur dikund tjetėr.

    Tahir Zemaj ėshtė ne Kosovėn e vet, ne Kosovėn e lire qė po pėrpiqet te ndėrtojė shtetėsinė dhe pavarėsinė e saj. Une jam i vendosur te jap kontributin tim deri ne fund, une jam i vendosur qė bashkė me qytetarėt e mi te ndėrtoj lirinė e vendit tim, ashtu siē kam qenė i vendosur te luftoj pėr ta fituar kėtė liri.

    Ky liber nuk do te kishte mundur te dilte sikur te mos e kisha pasur edhe mbėshtetjen e parezervė te institucioneve nėn urdhrin e te cilave kam luftuar. Sikur te mos isha trimėruar nga pritja e jashtėzakonshme qė i kanė bėrė qytetarėt e Kosovė librit tim te pare, sikur te mos kisha pasur pėrkrahjer e njerėzve te familjes sime, te shokėve e miqve shumė prej te cilėve kontribuan edhe pėr botimin tė tij.

    Ky liber ėshtė kontribut jo vetėm imi, por edhe kolegėve e bashkėluftėtarėve tė mi Nazif Ramabaja Skėnder Rexhahmetaj, Isuf Haklaj, Agim Mehmeti, Hilmi Nebihu, Ismet Ibrahimi, Shpend Shala Burhan Jahiu, Ali Shabanaj, dr.Ilir Tolaj, Valde Hysenaj etj. Po ashtu me vjen pėr mbarė te falėnderoj te gjithė ata njerėz, ata miq e shokė qė u angazhuan qė libri i pare te botohej e te shkonte sa me afėr lexuesit, mes tyre zotėrinjtė: Mhill Berisha, Behxhet Sallahu, Bashkim Muriqi, vėllezėrit Shoshi, Artan Plana etj.

    Po ashtu u jam mirėnjohės edhe degėve te LDK-sė anembanė botes qė me aq pėrkushtim organizuan takime madhėshtore promovuese te librit. Falėnderoj bashkėpunėtorėt e ngushtė te kabinetit tim si dhe ekipin realizues te librit. Ujam shumė mirėnjohės te gjithėve.

    Kolonel Tahir Zemaj
    Prishtinė, 7nėntor 2001

    ( 5 – 10 fq. )

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    KAPITULLI I PARĖ

    Letra, vlerėsime, promovime tė librit tė parė

    Akademik Mark Krasniqi me rastin e promovoimit tė librit tė parė, "Kėshtu Foli Tahir Zemaj" nė Prishtinė.


    …Nė kėto dy vitet e fundit janė botuar disa libra mbi luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės gjatė viteve 1998-1999. Mendoj se kjo ėshtė njė punė e mirė, sepse kėshtu sqarohen disa dilema tė lexuesve pėr ngjarjet e ndryshme tė cilat mund t'i kenė dėgjuar nga burime tė painformuara si duhet, ose nga individė tė ndikuar nga propaganda e mbrapshtė.

    Gjithsesi duhet theksuar se botime tė kėtij lloji janė tė nevojshme para sė gjithash nė aspektin dhe vlerėn e tyre dokumentare, vlerė qė shtohet nga dėshmitė autentike tė pjesėmarrėsve dhe udhėheqėsve tė njė lufte tė pabarabartė me armikun tonė shekullor, pra me Serbinė, e cila ka trashėguar njė forcė tė madhe ushtarake, njė arsenal shumė tė madh armatimi nga ish Jugosllavia, me kuadėr tė shkolluar komandues dhe ushtri tė stėrvitur e tė pėrforcuar me polici e paramilitarė.

    Pėrballė njė armiku tė tillė, forcat shqiptare kanė qėndruar me mjete modeste ushtarake, por me moral tė lartė pėr lirinė tonė kombėtare, pėr pavarėsinė e Kosovės. Pra nga njėra anė qėndronte armiku me teknikė dhe armatim modern, me potencial dhe pėrgatitje tė lartė ushtarake, por me moral tė ulėt tė ushtarėve tė mobilizuar, tė cilėt u sollėn nė luftė me motivin e pushtimit tė trojeve tė huaja, pėr shkatėrrimin e vendbanimeve, pėr tė vrarė popullsisnė civile dhe pėr ta dėbuar atė masivisht, me qėllim pastrimin etnik tė Kosovės. Nga ana tjetėr qenė forcat shqiptare tė motivuara nga morali i lartė liridashės, ēlirimtar, nga lufta vetėmbrojhtėse e imponuar nga agresori serb.

    Me kėtė rast kemi kėnaqėsinė tė promovojmė librin "Kėshtu Foli Tahir Zemaj-njė rrėfim pėr luftėn" tė botuar nga "Mėrgimi" 2000, Prishtinė. Autorėt e librit janė Arbėr Ahmetaj e Sefedin Krasniqi, por nė realitet ata kanė kryer para sė gjithash punėn e karakterit teknik, tė themi punėn e gazetarit qė bėn intervistėn, sepse teksti ėshtė rrėfimi i Kolonel Tahir Zemajt, i cili shpalos kujtimet dhe pėrjetimet e tij si Komandant i Zonės sė Tretė nė Rrafshin e Dukagjinit gjatė luftimeve 1998-1999.

    Unė nuk jam kompetent tė jap gjykimin tim pėr kėtė vepėr nga aspekti ushtarak, sepse jam larg kėtij profesioni, por mund tė theksoj vetėm disa momente, disa tė dhėna nga ky libėr, tė cilat zgjojnė vėmendjen dhe emocionet e lexuesit tė zakonshėm, nė cilėsinė e tė cilit po paraqitem edhe unė me kėtė rast.

    Libri i Kolonel Tahir Zemajt nuk ėshtė voluminoz, ai ka vetėm 150 faqe. Por kėto 150 faqe janė pėrplot me tė dhėna, janė rrėfime tė sinqerta, dėshmi tė pjesmarrėsit nė ngjarje, janė njė kronikė e dokumentuar me ditė e data tė caktuara, madje edhe me orė e dėshmitarė okularė. Ja sepse ky ėshtė njė rrėfim i dokumentuar, tė cilit mund t'i besohet pa rezervė.

    Ajo qė bie nė sy qė nga faqet e para tė librit, ėshtė admirimi i Zemajt pėr guximin, entuziazmin dhe sakrificat e tė rinjve e tė rejave tona tė rreshtuara nė Ushtrinė Ēlirimatre tė Kosovės, pėr tė cilėn shumė nga ata dhanė edhe jetėn e tyre tė re, morėn plagė tė rėnda duke mbetur invalidė tė pėrjetshėm, duruan vuajtje te ndryshme, mungesėn edhe tė gjėrave mė elementare tė jetesės, duruan acarin e dimrit dhe vapėn e verės, shiun dhe erėn duke fjetur nėn qiell tė hapur, pa ushqimet e mjaftueshme, pa medikamentet e nevojshme.

    Megjithėse nė kushte tė vėshtira dhe me rrezik pėr jetė, ata kanė qenė ndihma mė e madhe, mė e sigurtė pėr popullsisnė civile, tė torturuar e tė pėrndjekur nga fshatrat dhe qytete e veta prej ushtrisė dhe policisė serbe. Qytetarėt dhe luftėtarėt e rinj shqiptarė kanė ndarė gjatė asaj kohe kafshatėn e fundit tė bukės, janė mbėshtetur tek njėri tjetri, ndėrkohė qė luftėtarėt i mbronin civilėt nga vdekja e sigurtė prej dorės sė armikut. Kjo situatė tragjike ka qenė edhe njė barrė e rėndė, e cila i ėshtė shtuar luftės sė pabarabartė me soldateskėn serbe.

    Furnizimi me armė rrugėve pa rrugė, nėpėr male, nga distanca tė largėta e plot rreziqe, tė mbushura me pusi tė armikut, ka qenė problemi tjetėr i madh i Ushtrisė Ēlirimtare, i cili ėshtė pėrballuar me vetėmohim dhe vendosmėri tė rrallė.

    Megjithatė, edhe nė kushte tė tilla luftėtarėt tanė kanė korrur suksese nė shumė beteja e pėrleshje me armikun, si nė Drenicė e nė Llap, ashtu edhe nė Rrafshin e Dukagjinit e nė viset tjera tė Kosovės, bie fjala beteja nė Grykėn e Llapushnikut, Loxhės dhe shumė tė tjerave anė e mbanė Kosovės. Le tė vemė nė spikamė betejėn e Koshares, ku pėr herė tė parė u thye kufiri shqiptaro-shqiptarė, pėrkatėsisht kufiri i dhunshėmi vitit 1913 mes Kosovės e Shqipėrisė.

    Komandant, Kolonel Tahir Zemaj i ilustron me fakte tė gjitha kėto situata e ngjarje, nė tė cilat vetė ka qenė pjesėmarrės dhe udhėheqės i tyre, me guxim e pėrgjegjėsi tė madhe ushtarake e morale.

    Kėta dhe shumė shembuj tė tjerė do tė mbeten nė faqet e historisė, nė faqet e librave tė atyre qė e bėnė kėtė luftė vetėmbrojtėse e tė pabarabartė me armikun tonė shekullor. Me kėtė rezistencė do tė edukohen e do tė krenohen edhe brezat e ardhshėm, duke mos harruar tė pėrmendim me mirėnjohje tė madhe intervenimin ushtarak tė NATO-s, nė sajė tė angazhimit tė SHBA-sė, duke e gjunjėzuar dhe dėbuara agresorin serb nga Kosova, qė sot ėshtė e lirė.

    Njė fakt qė theksohet nė librin e Tahir Zemajt ėshtė edhe pjesėmarrja e rinisė nė luftėn ēlirimtare nga tė gjitha viset tona etnike dhe diaspora, madje edhe nga Amerika. Pėrveē efektit ushtarak, ky fakt tregon solidaritetin dhe vetėdijen e lartė kombėtare tė rinisė shqiptare, dashurinė e saj pėr atdheun, pėr Kosovėn martire, e cila mė nė fund shpėtoi nga zgjedha e robėrisė sė egėr serbo-sllave pėr ēka ajo dha kontributin e ēmueshėm, madje edhe ēmimin mė tė lartė tė saj. Nė kėtė luftė kanė marrė pjesė tė gjitha partitė, tė gjitha zonat e Kosovės.

    Nga e gjitha kjo, rėndėsi tė posaēme ka fakti se armiku ynė shekullor mė nė fund u ndesh me njė forcė ushtarake shqiptare, tė organizuar e tė disiplinuar, e cila nė shumė beteja i shakaktoi kundėrshtarit dėme tė mėdha materiale dhe njerėzore. Ky fakt tregon se edhe ne dimė tė organizohemi ushtarakisht, kjo tregon gjithashtu se shqiptarėt kanė aftėsi pėr tė organizuar edhe shtetin sovran e demokratik tė tyre.

    Por nė librin e kolonel Tahir Zemajt dokumentohet edhe ana tjetėr e medaljes sė luftės ēlirimtare, tė cilėn disa individė drejtuese e kanė uzurpuar dhe e kanė shfrytėzuar pėr qėllimet e tyre karrieriste dhe ideologjike. E meta ose gabimi kryesor i tyre ka qenė mosnjohja e institucioneve tona. Kjo mosnjohje, madje edhe lufta kundėr institucioneve dhe udhėheqėsve kompetent tė tyre, qė kanė dalė nga vota e lirė e popullit, ka shkaktuar pėrēarje nė kreun komandues, madje edhe vrasjen e ministrit tė mbrojtjes.

    Njė ditė para se tė vritej Ahmet Krasniqi, njė drejtues i lartė i njėrės pjesė tė UĒK-sė i qe kėrcėnuar nė telefon me fjalėt: "Me ty shumė shpejt do ta kryej misionin!" Po ky person i kėrcėnohej edhe Tahir Zemės se do tė luftonte kundėr tij e njerėzve tė tij si kundėr shkaut. Kėrcėnime tė tilla, por edhe vepra konkrete, i janė dėrguar edhe Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe krytarit tė saj, se mė parė do tė luftohej kundėr tyre se kundėr Milosheviēit.

    Kjo tregon se disa individė dhe grupacione kanė luftuar para sė gjithash pėrt uzurpimin e pushtetit e jo pėr ēėshtjen kombėtare. Nė kėtė drejtim ata kanė qenė nėn ndikimin e madh tė qeverisė sė sotme komuniste nė Tiranė, e cila nė vitin 1997 (nė atė kohė nė opozitė) organizoi shkatėrrimin e Shqipėrisė demokratike, me ndihmėn e fqinjėve tanė grabitqarė, vetėm e vetėm pėr tė marrė pushtetin, duke pranuar tė jenė vasalė tė tyre dhe t'ia shesin Shqipėrinė Greqisė e Kosovėn Serbisė.

    Nė kėtė mėnyrė edhe individėt e grupacionet nė kuadėr tė UĒK-sė kanė qenė tė infektuar me ideologjinė komuniste dhe me marrjen e pushtetit me gjak, siē shkruan njėri nga ideologėt e tyre, i cili edhe shkatėrrimin e Shqipėrisė dhe vėllavrasjen mes shqiptarėve nė vitin 1997 e ka pėrshėndetur me gėzim si "revolucion i vonuar demokratik", madje duke u premtuar edhe serbėve tė Kosovės tė drejtėn e vetėvendosjes, pėrkatėsisht ndarjen e saj, pėr t'ua bėrė qejfin qarqeve tė caktuara ndėrkombėtare, madje pėr ēdo eventualitet edhe Serbisė, me qėllim qė tė siguronte pėrkrahjen e tyre.

    Ideologjia e importuar komuniste ua ka errėsuar mendjen disave, tė cilėt dikur mbanin nė zyrat e shtabeve tė tyre portretin e diktatorit stalinist Enver Hoxha dhe impononin pėrshėndetjen me grushtin komunist. Madje kishin krijuar edhe polici tė posaēme, e cila nė portin e Durėsit dhe nė aeroportin e Tiranės i priste vullnetarėt shqiptarė tė ardhur nga tė katėr qoshet e botės duke u "interesuar" pėr pėrkatėsinė tyre, nė pėrkrahnini ata institucionet apo qenė kundėr tyre. Nė rast se pėrgjigja e tyre do tė ishte nė pėrkrahje tė institucioneve, ata ose duhej tė ndėrronin qėndrim ose do tė maltretoheshin, torturoheshin dhe likuidoheshin.

    Kėshtu ka ndodhur edhe me brigadėn "Mėrgimi", e cila pėrjetoi njė Golgotė tė vėrtetė qė nga Mamurrasi nė Shqipėri deri nė Prizren, Gjakovė e Pejė. Kolonel Tahir Zemaj disa nga kėto raste kriminale i pėrcakton, i dokumenton edhe me emėr e mbiemėr. Kėto krime nuk harrohen, pėrkundrazi ato e kopmromentojnė luftėn pėr lirinė e Kosovės, pėr tė cilėn derdhėn gjakun dhe flijuan jetėn bijtė dhe bijat mė tė mirė tė popullit tonė.

    Njė nga gabimet e rėnda tė grupacioneve tė ndryshme brenda UCK-sė ka qenė mospėrfillja e kuadrove tė shkolluara, e oficerėve tė diplomuar dhe me pėrvojė profesionale. Madje dis prej kėtyre kanė qenė edhe tė pėrndjekur dhe tė njollosur me shpifje e akuza tė pabaza. Kėshtu e kanė akuzuar edhe Kolonel Tahir Zemajn se gjoja paska dezertuar nga Fronti.

    Nė realitet ai ka bėrė njė gjest tė shkėlqyer, strategjik e human, duke shpėtuar nga masakra e sigurtė rreth 60 mijė civilė, gra, fėmijė, pleq e tė tjerė tė cilėt, tė pėrndjekur nga fshatrat e tyre prisnin nė fushė tė hapur vdekjen e sigurtė nga soldateska serbe, e cila pėrparonte nė drejtim tė tyre me njė mori tankesh e makinash tė blinduara.

    Strategu i vėrtetė e planifikon luftėn me faza tė ndryshme eventuale. Lufta bėhet me sulme, me rezistencė mbrojtėse, por edhe me tėrheqje nė rast nevoje. Kėshtu ka vepruar edhe Ēezari, edhe Napoleoni famshėm dhe tė gjithė strategėt e shkolluar. Kėshtu ka vepruar me mend e me vend edhe ushtaraku i shkolluar Kolonel Tahir Zemaj. Nė luftė nuk shkohet pėr tė lėnė kokėn, por pėr t'ia marrė kokėn armikut e pėr tė korrur fitore.

    Mendoj se ne duhet ta ēmojmė luftėn e UĒK-sė, sakrificėn dhe kontributin e saj tė madh pėr ēlirimin e Kosovės pa marrė parasysh gabimet e individėve, por duke mos harruar pėr asnjė ēast se Kosovėn e ka ēliruar Nato, forca mė e madhe ushtarake nė botė, e cila bombardoi forcat e objektet serbe pėr plot 78 ditė. Ky fakt i pamohueshėm nuk e zvogėlon aspak meritėn e UĒK-sė, as tė Partive politiēeskaja pėr kontributin e tyre tė madh nė favor tė lirisė sė Kosovė. Objektivitetit dhe mirėnjohja janė traditė e shqiptarėve, veti qė duhet tė respektohen edhe sot, gjė qė e kėron edhe interesi ynė kombėtar.

    Me qėllim tė internacionalizimit tė problemit tė Kosovės dhe tė drejtės sė saj pėr pavarėsi, kam udhėtuar nė shumė shtete tė Europės perėndimore, e disa herė nė Amerikė e Australi. Gjatė kontakteve me politikanė e diplomatė tė huaj, ata shpesh herė mė kanė pyetur pėr UĒK-nė, sepse propaganda serbe e kishte bėrė tė vetėn, duke e paraqitur si njė organizatė komuniste, terroriste, mafioze, kriminele, plaēkitėse, si tė rrezikshme pėr paqen, nė Kosovė e nė Ballkan.

    Gjithkund e kam kundėrshtuar kėtė bindje tė tyre si tė gabuar, tė imponuar, nga propaganda e armikut tonė shekullor, duke u shpjeguar se UĒK ėshtė ushtri e Popullit, qė bėn luftė vetėmbrojtėse, tė imponuar nga terrori e nga gjenocidi serb ndaj shqiptarėve dhe se kjo ushtri nuk paraqet kurrfarė rreziku pėr paqen nė kėtė rajon.

    Mjerisht libri i kolonelit Tahir Zemajt nė shumė raste e demanton kėtė qėndrim timin ndaj UĒK-sė, dhe mė zgjon ndjenjėn e hidhur tė dėshpėrimit, e cila ma zbeh shpresėn pėr ta pasur edhe ne njė ushtri kombėtare, jo partiake, jo tė politizuar, pa ndikim nga asnjė ideologji pėrveē idealit kombėtar, njė ushtri tė fortė moderne, kompakte e tė disiplinuar, tė drejtuar nga kuadro tė arsimuara.

    Megjithatė shpresa mund tė zbehet, por ajo nuk shuhet. Dhashtė zoti e tė mbushen mend, tė paktėn sot, ata individė qė kanė vepruar aq pa mend e pa moral deri dje. Kjo ėshtė nė interesin tonė kombėtar, para sė gjithash nė interesin e pavarėsisė sė Kosovės martire. Libri kėshtu foli Tahir Zemaj ėshtė njė dėshmi e hidhur e gabimeve tona tė djeshme e tė sotme, por edhe njė mėsim i nevojshėm pėr ardhmėrinė tonė.

    Kolonel Zemajt i urojmė jetė tė gjatė dhe energji tė pafundme nė shėrbim tė idealit kombėtar, i cili ka qenė dhe do tė mbetet gjithmonė orientimi i tij jetėsor.


    Prof.Dr. Zekeria Cana,
    Fragment nga Pasthėnia e "Ditarit tė Robėrisė"


    "…Kur dorėzova dėroshkrimin e Ditarit tė Robėrisė nė shtyp, Tahir Zemaj mė dėrgoi me dedikim miradie librine Arbėr Ahmetaj dhe Sefedin Krasniqit me titull "Kėshtu Foli Tahir Zemaj" Ky libėr i hollė pėr nga vėllimi, por i ngjeshur nga pėrmbajtja , sikur tė pushton dhe nuk shkėputesh dot deri sa t'i shkosh nė fund.

    Ėshtė shpalosje rrėfimesh pėr tufanin e luftės dhe pėr dramėn e madhe qė po kalonte gjysma e kombit tonė, pėr njerėz tė mirė dhe tė ligj, pėr luftėtarė arme e jo fjale, ushtarakė tė mirėfilltė sa tė pėrkushtueshėm aq tė devotshėm dhe diletantė e injorantė, strumbullarė tė institucionalizmit dhe partizanė tė anarkizmit. Kolonel Zemaj flet me ndjenjėn e zemrės sė hapur dhe tė ndėrgjegjės sė pastėr pėr tė vėrtetėn, vetėm tė vėrtetėn e kaluar aq shumė tė hidhur dhe aq pak tė ėmbėl.

    Pikėrisht kėtu qėndron pesha dhe rėndėsia e librit qė kemi nė dorė, se, lexuesve dhe vėllazėrisė shqiptare u hap sytė dhe mendjen pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e kombit. Kurse studiuesve tė zellshėm u hyn nė punė si udhėrrėfyes pėr ndriēimin dhe pasqyrimin sa mė tė plotė, objektiv dhe tė drejtė tė rrjedhave historike tė fundshekullit XX."



    Fjala e z. Rrok Berisha nė pėrurimin e librit " Kėshtu foli Tahir Zemaj"

    Jam i nderuar qė mė ėshtė dhėnė rasti tė them disa fjalė pėr librin "Kėshtu foli Tahir Zemaj". Kam pasur fatin tė jem pjesėmarrės i atyre ngjarjeve tė vėshtira qė pėrshkruhen nė libėr. Si ish deputetė tė Parlamentit tė Kosovės, tė dalė nga zgjedhjet e Marsit tė viii 1998, u angazhuam nė formimin e njėsive tė UĒK-sė, tė udhėhequra nga eprorėt profesionistė nė Ministrinė e Mbrojtjes sė RK-sė.

    Zotėri Kolonel, tė mesnatė me shi tė 8 shtatorit nė Strellc,kur u ndamė me ju dhe me oficerėt e nderuar Nazif Ramabaja, Esat Ademaj e shumė ushtarakė tė tjerė, ne qė mbetėm e ndjemė veten shumė keq. Ndarja me ju dhe ata ushtarakė tė brigadave 131, 133, 134 tė Rrafshit tė Dukagjinit ishte e dhembshur, sepse pas njė shekulli nė betejėn e Loxhės armiku shekullor sllav serb u shpartalllua, pėsoi humbje nga forcat e UCK-sė.

    Ishte kjo qėndresė heroike e profesionistėve. Shkaut iu bė me dije se tokėn e Kosovės ka kush e mbron. Ata djem dhe vajza si dhe i gjithė populli, disa muaj luftuan ballė pėrballė me forcat serbo sllave, ku armiku mė nė fund pėr herė tė parė u detyrua tė pėrdorė edhe aviacionin kundėr UĒK-sė. Nė luftimet e Loxhės pėr mė shumė se njė muaj mbeti e pathyeshme vija e frontit nė mes tė Gllogjani, Lugut tė Baranit dhe Kosuranit.

    Nė ushtri ka rend e rregull. Ju si komandant tė Shtabit Operativ pėr Dukagjin pėrkundėr vullnetit tuaj zbatuat urdhėrin e Ministrisė sė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės pėr tėrheqje, me qėllim tė shpėtimit tė popullatės civile. Tėrheqja shpėtoi nga masakra mbi 60 mijė banorė qė kishin vėrshuar ato ditė Lugun e Baranit, nga Gllogjani e deri nė Isniq.

    Civilėt pas gjashtė ditėsh u kthyen nė shtėpitė e tyre tė djegura e tė bėra shkrum e hi. Gjatė gjithė asaj pėrplasjeje ka pasur vetėm njė viktimė. Pėr kėtė gjė ju falenderoj Ju, kolonel, Ministrinė e Mbrojtjes sė RK dhe bashkėsinė ndėrkombėtare, e cila ato ditė shtatori ishte vazhdimisht nė kontakt me ne e me ju. Dikush mund tė thotė se pse e pėrmenda kėtė fakt: sepse kėtu e shoh gjithė madhėshtinė e profesionalizmit, nivelin e hierarkisė ushtarake, humanizmin, sakrificėn pėr tė shpėtuar popullatėn e pambrojtur.

    Nė librin "Kėshtui foli T. Zemaj", bėhet fjalė pėr pėrpjekjet mbinjerėzore pėr krijimin e ushtrisė sė rregullt tė Kosovės, pėr luftėn kundėr armikut barbar serbo-sllav nė njėrėn anė dhe luftės ideologjike pėr pushtet brenda shqiptare nė anėn tjetėr. Ishin kohė, kur njeriu duhej tė bėnte luftė me vetveten pėr tė kontrolluar e shmangur incidentet, duke mos i lejuar vetvetes tė hapė fronte tė reja lufte brenda shqiptare, pėr t'i mėnjanuar hendeqet qė i pėrgatisnin njerėzit qė kundėrshtonin institucionet.


    Personazhet e kėtij libri jemi ne...

    Tė shumtė kanė qenė ata qė bllokuan punėn e njėsive profesioniste tė UCK-sė. Ata bėnė lojė me popullin dhe nė emėr tė tij, gjithmonė me llogari pėr interesat e veta materiale, karrieriste apo pėr tė reahabilituar vetveten pėr ēka kishin bėrė mė parė nė dėm tė ēėshtjes shqiptare.

    Tė rėnda qenė fyerjet qė bėheshin, thirreshin njerėzit si tradhtarė tė ēėshtjes kombėtare, kėrcėnoheshin me likuidim fizik. Tė tilla fyerjeve e kėrcėnimeve nuk u shpėtuan as Kolonel Zemaj dhe bashkėpuntorėt e tij, siē mund tė vėrehet lehtė pas leximit tė librit qė kemi nė dorė.

    Ky libėr ėshtė pritur me padurim, pasi ai flet pėr ngjarje qė kanė ndodhur mbi ne, rreth nesh, flet pėr fatin tonė, flet pėr sakrificat dhe humanizmin qytetar e atdhetar nė njėrėn anė dhe pėr intrigat, vrasjet, kėrcėnimet antishqiptare nė anėn tjetėr. Ėshtė ky libėr njė pasqyrim i realitetit qė kemi pėrjetuar nė vitet 1998-1999, e edhe pse i hidhur si realitet, ai ėshtė i ilustruar me fakte e prova tė shumta.

    Personazhet e kėtij libri jemi ne, shqiptarė kėndej e andej ishkufirit, me tė gjitha tė mirat e tė metat qė kemi si komb. Mjerisht, edhe lufta qė bėmė dhe qė pasqyrohet nė kėtė libėr, tregon se ne nuk arritėm tė bėheshim njė rreth qėllimit tė shenjtė pėr ta ēliruar atdheun e pėr tė luftuar bashkarisht kundėr pushtuesit shka. Virusi i pėrēarjes sillet mjerisht akoma mes nesh. Ndėr tė tridhjetė kapitujt e kėtij libri zbėrthehen aq shumė ngjarje e tema interesante pėr studim. Gjithė kėto shumėsi ngjarjesh nė mėnyrė tė argumentuar hedhin poshtė shumė shpifje e akuza tė sajuara kundėr institucioneve tė RK e nė veēanti kundėr MM.

    Kuptueshėm mėsojmė se kush ishin ata qė me ēdo kusht deshėn ta pėrvetėsonin gjithė madhėshtinė e luftės dhe tė rezistencės shqiptare, gjithė gjakun e tė rėnėve dhe heroizmin e tyre. Kronologjia e ngjarjeve tė kėtij libri ėshtė e bazuar nė realitet. Flitet me gjuhėn e datave, me emra, me vende, pra libri iu pėrgjigjet pyetje themelore: KU? KUR? KUSH? dhe PSE.

    Kėto fakte i japin fuqi dhe pavdekshmėri ngjarjeve, duke e bėrė mė tė fuqishėm kėtė libėr. Autorėt e librit ia kanė arritur qė mjeshtrisht t'i shfrytėzojnė materialet qė u ka ofruar kolonel Tahir Zemaj. Por, unė, si njė pjesmarrės i drejtėpėrdrejtė i luftės dhe dėshmitar okular i kėtare ngjarjeve, kam pėrshtypjen se koloneli nuk ua ka dorėzuar gjithė materialin ekzistues mbi atė atė kohė, por vetėm njė pjesė tė tij. Shpresoj se nė tė ardhmen Kolonel Tahir Zemaj do tė na gėzojė edhe me njė libėr tjetėr.

    Ėshtė e vėrteta ajo qė tė tėrheq qė nė fillim te librit, ajo tė detyron qė ta lexosh librin me njė frymė. Kėtu nuk ka improvizime apo gjėra tė trilluara, e thashė edhe mė lart, personazhet kanė emėr e mbiemėr, ngjarjet kanė njerėzit e vet, veprimet e secilit kanė peshėn e vet, qė nė momente tė caktuara japin kahje ngjarjes. Asgjė nuk ėshtė rastit e as qė ndodh rastėsisht, por ēdo gjė ka qėllimin e caktuar. Nga kjo de le qartė se kundėr instiutucionalizimit tė jetės nė Kosovė nuk luftoi vetėm pushtuesi, por institucionet u luftuan edhe nga vetė shqiptarėt.

    Pėr fat tė keq njėsitė operative mbetėn nė mes tė dy zjarreve dhe shih pėr kėtė nė librin "Kėshtu Foli Tahir Zemaj", hasim nė rrrėfime trionditėse mbi vrasjet brenda nesh, apo vrasjeve politike, siē ėshtė rasti i vrasjes sė Ministrit tė Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, pastaj atentate e tentim atentatesh ndaj aktivistėve kombėtare, ushtarakėve etj. Tė gjithė kryrėsit dhe ideatorėt e kėtyre veprave makabre, sipas ditarit tė Kolonel Zemajt, kanė emrin dhe mbiemrin dhe njė ditė ata do tė gjenden pėrpara drejtėsisė.

    Libri kėshtui Foli Tahir Zemaj, ėshtė dhe do tė mbette si njė libėr dokumentaro-historik, sepse ēdo fjali e ka peshėn e vet, ėshtė ngjarje nė vete pėr njė tė kaluar tė hidhur e cila qoftė e shkuar pėr gjithmonė. Ky libėr mund tė jetė shumė i ēmuar edh epėr drejtėsinė e papolitizuar Kosovare, pasi bollshmėria e fakteve i jep mundėsi drtejtėsisė tė vendosė pėr shumė kryrės tė veprave penale. E them kėtė, sepse koloneli dhe bashkėpunėtorėt nga kabineti i tij disponojnė dokumentacion tė plotė dhe prova ekzakte pėr shumė krime tė kryera.

    Nė fund kisha me e urue personazhin kryesor tė kėtij libri, kol. Tahir Zemaj, pėr moralin e lartė prej ushtaraku gjatė gjithė kėtyre viteve, pėr forcėn dhe guximin e treguar nė publikimin e kėtyre tė dhėnave qė na ofrohen, falenderojmė edhe autorėt qė me aq besnikėri i kanė pėrcjellur ato tek lexuesi.

    Shpresojmė se sė shpejti koloneli do tė hapė edhe pjesė tė tjera tė arkivit tė tij personal dhe tė MM tė RK me ēka edhe mė mirė do tė ndriēohet ajo periudhė e cila nė popull u komentua dhe po komentohet nė mėnyra tė ndryshme.

    Unė nuk pajtohem qė gjėrat tė arkivohen pėr 50 vitet e ardhshme siē kanė propozuar nė njė tubim nė Isniq, njėri nga ata qė i kundėrshtoi profesionistėt gjatė luftės e qė propozonte qė "tė mos merremi shumė me tė kaluarėn, por ta arkivojmė atė pėr 50 vjetė", metodė e kopjuar nga titistėt dhe enveristėt shqiptarė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Jam i bindur qė ai qė i frikėsohet tė vėrtetės ėshtė i zhytur nė baltėn e e krimit.


    ME PENĖ KUNDĖR KALLASHNIKOVIT
    "Le Nouvelliste"


    Njė shėnim rreh librit: "Kėshtu Foli Tahir Zemaj" nga Michel Pichon
    Njė ndriēim i veēantė mbi konfliktin nė Kosovė, qė bėri tė lindin dhe luftėrat pėr pushtet.

    Njė libėr pėr luftėn nė Kosovė, njė libėr jo si tė tjerėt, pėrderisa vė nė skenė njė shqiptar tė formuar nė shkollėn ushtarake jugosllave dhe qė zhvillimi i ngjarjeve do ta ēojė nė betejė kundėr ish kolegėve tė tij nė ushtrinė serbe. Fat i ēuditshėm i Tahir Zemės, i angazhuar si komandant i tri brigadave tė elitės, qė pėrveē trupave tė Milosheviēit, do t'i duhej tė pėrballohej edhe me njė opozitė tė ardhur bash prej rrethit tė tij, disa fraksionistė shqiptarė qė shihnin mė tė rėndėsishme pėrmbysjen e Ibrahim Rugovės se sa tė Sllobodan Milosheviēit.

    Por pėrpara se tė shfletosh kėtė libėr nė shoqėrinė e dy autorėve tė tij, Arbėr Ahmetaj dhe Sefedin Krasniqi, (tė dy tė vendosur nė Valais) ndoshta do tė ishte mė e pėrshtatshme pėr tė kujtuar disa data qė shpjegojnė mė mirė natyrėn komplekse tė konfliktit. Mė 1991 nė Kosovė krijohen formacionet e para luftarake nėn drejtimin e qeverisė sė Rugovės.

    Afro njėqind vetė bėjnė pjesė nė kėto formacione dhe janė tė gjithė luftėtarė tė elitės. Njė strukturė paralele e mbrojtjes lokale ėshtė e ngarkuar t'i mbėshtesė. Dy vjet mė vonė, serbėt shkatėrrojnė celulat duke burgosur rreth 70 vetė tė gradės sė lartė. (E para Ministri e Mbrojtjes sė Kosovės e tėra e arrestuar) shėn. i pėrkth. Baza ringjallet menjėherė duke lėshuar njė seri aksionesh kundėr policisė sė Milosheviēit, qė nuk pushon sė shtypuri popullsinė shqiptare.

    Zhgėnjimi

    Dejton ishte njė dėshtim. Shpresat e krijuara nga Rugova pėr njė zgjidhje paqėsore tė konfliktit u fshinė. Tensioni shtohet rrezikshėm. Grupe tė ndryshme hyjnė furishėm nė skenė duke shkaktuar nje luftė pėr pushtet. Me 6 mars 1998 pėrkundrejt situatės kaotike shkaktuar prej kundėrshtarėve tė tij, Rugova krijon Ministrinė e Mbrojtjes dhe emėron nė krye tė saj njė ushtarak tė karrierės, Ahmet Krasniqi.

    Me 21 shtator ky vritet mu nė zemėr tė Tiranės. "Prej Shėrbimit Sekret Shqiptar" do tė thoshte Sali Berisha. Fatmirėsisht, Ahmet Krasniqi, disa muaj pėrpara vrasjes, arriti t'i ngrinte nė kėmbė tri brigada tė elitės, tė ngarkuara kėto tė kryenin sulme kundėr armikut serb, dhe tė emėronte nė krye tė tyre Tahir Zemėn. Kėto trupa depėrtuan nė Kosovė, nė zonėn e Dukagjinit. Ato brigada zhvilluan luftime pėr pesė muaj rresht.

    Libri i konceptuar dhe shkruar nga Arbėr Ahmetaj dhe Sefedin Krasniqi trajton kėto fakte dhe prek kohėn e konfliktit gjatė sė cilės serbėt humbin dy beteja (tė Loxhės dhe Llukės). Kėtė, autorėt e bėjnė pėrmes rrėfimit tė Tahir Zemės, fakt qė i jep pėrshkrimit tė luftimit njė peshė tė veēantė. Duke qenė sa dokument aq edhe dėshmi, libri tregon se deri nė ēfarė pike lufta e zhvilluar nga Tahir Zemaj ka qenė e ashpėr dhe komplekse.

    Pėrveē luftės sė armatosur qė ka ndėrmarrė kundėr trupave serbe, komandant Tahir Zemaj ka pasur mjaft punė me opozitėn e formuar nga kundėrshtarėt rivalė. Nė vepėr Tahir Zemaj nuk heziton tė demaskojė shpėrdorimet qė do tė bėheshin nga njė pjesė e trupave tė UĒK-sė.

    Eshtė kjo pamje e kėtij personaliteti tė Komandantit, qė pėrpiqen ta ndriēojnė tė dy autorėt e librit, njė libri qė u kushtohet tė gjithė luftėtarėve tė atdheut, qė pėr lirinė e Kosovės dhanė edhe jetėn! (11 - 36 fq. )

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    KAPITULLI I DYTĖ

    PARA HYRJES SONĖ NĖ KOSOVĖ NUK KA PASUR NJĖSI TĖ ORGANIZUARA NĖN HIERARKINĖ USHTARAKE

    Kjo ėshtė njė e vėrtetė qė duhet ta pranojnė tė gjithė


    Fshatrat e Rrafshit tė Dukagjinit janė furnizuar me armė falas nga qendra logjistike e MM. Sipas disa tė dhėnave tė paplota akoma, kjo qendėr ka shpėrndarė rreth tre mijė armė qė fillojnė nga pistoletat, armatimi i kėmbėsorisė deri topa 82 mml, topa pa dridhje etj. Transporti i armėve ėshtė bėrė me kafshė tė marra me qira nga fshatarėt e rrethit tė Tropojės. Njė bazė tjetėr ka qenė nė pronat e familjes Berisha nė Viēidol.

    Aty unė kam shkuar me urdhėr tė MM sė bashku me 22 oficerė tė tjerė tė lartė. Fillimisht kemi shkuar pėr tė parė se ku mund tė bėnim bazat stėrvitore. Se bashku me Sali Cekun, Ismet Cekun, Zenun Idrizin dhe disa punonjės tė policisė kufitare tė Shqipėrisė, kemi zgjedhur fshatin Papaj pėr tė ngritur qendrėn tonė stėrvitore.

    Aty janė bėrė stėrvitjet e para tė njėsive operative, tė brigadės 131, 134, 133. E kam pėrmendur edhe mė parė se si kanė ardhur djemtė dhe vajzat nga Rrafshi i Dukagjinit pėr t'u mobilizuar nė rradhėt e kėtyre njėsive. Do ripėrmend kontributin e dhėnė nga eprorėt ushtarak qė vepronin brenda nė Kosovė. Ata kanė komunikuar me familjet e tė rinjve e rekrutėve, kanė organizuar pėrcjelljen e tyre pėr nė bazėn stėrvitore tė Papajt, dhe asnjėherė nuk kanė pranuar tė rekrutojnė dikė me forcė apo duke e kercėnuar. Jo, baza e punės sė tyre ka qenė bindja dhe rekrutimi vullnetar pėr tė forcuar rradhėt e UCK-sė.

    Kur ėshtė caktuar data e ceremonisė sė betimit tė brigadave tė para, 134, dhe bėrthamave tė tė dy tjerave, po atė ditė fillon edhe fushata kundėr njėsive operative, kundėr MM, kundėr gjithė atyre parimeve pėr tė cilat ishim marrė vesh nė Oslo. Nė atė betim ka qenė e parashikuar tė merrnin pjesė edhe luftėtare e eprorė tė tjerė tė UCK-sė.

    Bie fjala Xhavit Haliti me kolegėt e tij qė merreshin me logjistikė. Ata kanė qenė tė ftuar dhe tė informuar. Grupet dhe grupacionet e ndryshme tė krijuara mė herėt nė rrafshin e Dukagjinit, kishin alarmuar "strukturat e tyre drejtuese", se MM po pėrgatit dhe stėrvit trupa, njėsi dhe brigadat e para. Para nesh nė Kosovė nuk ka pasur as brigada, as njėsi tė organizuara nėn hierarki ushtarake, kjo ėshtė njė e vėrtetė qė duhet ta pranojmė tė gjithė.

    Para fillimit tė stėrvitjes sė ushtarėve nė Papaj, merret lajmi se Sali Veseli, Ramush Haradinaj etj, duke parė krijimin e kėtyre njėsive profesioniste, mblidhen nė Jabllanicė sot Shqiponja, aty takohen edhe me Rexhep Selimin nga Shtabi i Pėrgjithsėm dhe aty vendosin pėr tė krijuar njė Drejtori Operative pėr Rrafshin e Dukagjinit. Nė atė takim kanė marrė pjesė edhe eprorėt Skender Rexhahmetaj, Isuf Haklaj, Rrustem Tetaj, Shemsedin Ceku etj. Nė atė takim, Rexhep Selimi, ka kėmbėngulur qė nė krye tė kėsaj drejtorie Operative tė mos zgjidhet Ramush Haradinaj, por Lahi Brahimi, daja i Ramushit, si komandant.

    Por aty dominon procedura e votimit, nga e cila fiton Ramushi. Votimi ėshtė praktikisht njė metodė e huaj, pėr tė mos thėnė qesharake nė ushtri. Komandantėt nuk zgjidhen me vota, por emėrohen nė detyrė si rrjedhojė e analizave mbi aftėsitė e tyre profesionale, mbi nevojat taktike dhe strategjike tė njėsive. Nejse, ata kanė luftuar partizanēe dhe po ashtu i kanė zgjidhur punėt.

    Kryeshef i shtabit tė Gllogjanit zgjidhet Sali Veseli. Shtabi i sapo formuar, ėshtė informuar pėr aktivitetin tonė ushtarak nė Papaj. Aty pėr aty Sali Veseli ka caktuar tre persona, ermat e tė cilėve pėr arsye tė sigurisė sė tyre personale nuk do t'i pėrmend publikisht, i ka pajisur me njė letėr pėrcjellėse tė nėnshkruar prej tij me pseudonimin "vetima" dhe i ka nisur me mision spiunazhi pėr tė parė se si po pėrgatiteshim ne, ēfarė masash sigurie kishim, kur e si do tė hynim nė terren etj. Kėta tre persona gjetėn nė bashkėpunim tė pėrsosur me Shik-un dhe me njė grup eprorėsh politk, qė erdhėn pėr tė komunikuar me mua, Jashar Salihu, Azem Syla, "Qorri" Xhabir Zharku e Adem Grabofci.

    Pėr takimin tim me kėta njerėz kam foluar nė librin e parė. Bashkėrendimi i tyre kishte si qėllim mbledhjen e sa mė shumė informacioneve mbi ne, mbi format e organizimit dhe tė furnizimit, por ata tė tre personart e nisur nga Kosova kanė kontaktuar me mua, mė kanė treguar edhe letrėn shoqėruese dhe unė kam qenė dakort qė ata tė informoheshin pėr gjėra tė pėrgjithshme, por njė ditė ata u zunė duke vėzhguar fshehtas tė dhėna ushtarake qė ne i mbanim sekret, si pėr shembull llojin dhe sasinė e armatimit, numrin e ushtarėve dhe aftėsitė e tyre.

    Njėsia jonė e vėzhgimit i zuri me "pelė pėr dore" dhe gjatė pyetjeve ata u shprehėn se kishin ardhur gjoja pėr tė kthyer nė Kosovė ata tė rinj qė sapo i kishin pėrcjellė familjet e tyre, pra gjoja ishin nė rolin e policisė ushtarake. Ata kanė pasur njė telefon pėrmes tė cilit komunikon me shefat e tyre. Edhe nga Shiku, tre drejtues tė tij tė rėndėsishėm, nga Tirana, Bajram Curri dhe Tropoja erdhėn pėr tė parė e pėr t'u informuar se "si po na shkonin punėt". "Interesimin dhe dashurinė e tyre vėllazėrore" e kemi ndjerė nė shpatulla gjatė gjithė kohės sė Luftės, madje edhe sot nė paqe.

    Pas dhėnies sė betimit, jam urdhėruar nga Kolonel Ahmet Krasniqi, Ministri i Mbrojtjes pėr tė filluar marshimin drejt Kosovės. Ka qenė e paraparė me urdhėr qė saktėsisht me 22 qershor 1998, nė ora 01.00, njėsitė duhej tė hynin nė Kosovė. Kėta njerėz qė pėrmenda, ata tė tre tė nisur prej Kosove, ata eprorėt politik si dhe strukturat e Shikut, kanė qenė jo veē tė informuaa saktėsisht pėr orarin e lėvizjeve e tona. Pėr tė garantuar qė ne do tė lėviznim atė natė, dhe do tė binim pre e skemės sė tyre, disa oficerė tė Shikut, kanė ardhur nė kazermė dhe mė kanė bėrė presion, me kėmbėngulje shumė tė madhe duke mė thėnė se "sonte ėshtė nata e fundit pėr t'u larguar nga objekti".

    Nė kufi ata kishin organizuar edhe njė skuadėr ushtarėsh pėr tė na "pritur" pranė piramidės C2. Kjo skuadėr kishte marrė urdhėr qė sapo njėsitė tona tė kalonin kufirin, ata tė shtinin me breshėri nė ajėr, pėr tė alarmuar forcat serbe tė kufirit, pėr tė na hedhur nė pritė, pėrfundimisht pėr tė na asgjėsuar, pėr tė sabotuar pėrpjekjet e MM dhe tė Institucioneve tė Republikės ė Kosovės.

    Duke nuhatur se gjithė asaj sjellje po i vinte era e njė loje tė pistė, e njė komploti tė poshtėr me rrjedhoja shumė tė pėrgjakshme, kam lajmėruar Krasniqin dhe i kam thėnė se nuk do ta zbatoja urdhėrin e tij pėr hyrje, pasi kisha vėnė re se ēka do tė ndodhte. I garantova "emisarėt" e Shikut se gjithēka do tė bėhej siē e kėrkonin ata, madje ua tregova edhe urdhėrin, edhe planin e marshimit, tė cilat ata i dinin prej kohėsh.

    Tė garantuar dhe tė kėnaqur ata i kanė dhėnė urdhėr skuadrės qė na "priste" nė kufi tė kryente detyrėn. Ata kanė pritur gjithė natėn, por ne i jemi shmangur asaj kurthe duke i lėnė me gisht nė…edhe Shikun, edhe Veselin edhe eprorėt politik, sigurisht edhe shkiet, qė mezi prisnin tė na grinin.

    Ndėrrimi i planit ka sjellė ēoroditjen e tyre, ndėrkohė qė ka realizuar me sukses marshimin e trupave pėr nė Kosovė. Trupat tona kanė qenė tė parat trupa tė organizuara qė kanė kaluar nga territori-politiko administrativ i Shqipėrisė drejt Kosovės nė 50 vjet.



    MEKANIZMAT MBROJTĖS QĖ KEMI GJETUR NĖ RRAFSHIN E DUKAGJINIT, KANĖ QENĖ RUDIMENTARE

    Nuk ėshtė kurrė e tepėrt tė pėrmendet ndihma e jashtėzakonshme qė ka dhėnė fshati Jasiq dhe mė vonė Isniq, (nė Isniq jemi vendosur nė shtėpinė e familjes Rexhahmetaj) pėr vendosjen e trupave, pėr mbėshtetjen morale, logjistike etj. Disa njėsi tė specializuara tė policisė ushtarake tė krijuara nė terren kishin mbledhur informacion tė vlefshėm ushtarak, (njė prej kėtyre njėsive ka qenė e drejtuar nga Haxhnikaj).

    Ai informacion na ka vlejtur shumė pėr vlerėsimin e situatės nė tė cilėn ndodheshim dhe nė tė cilėn do tė zhvilloheshin aktivitet tona tė sė ardhmes. Kėto njėsi kanė mundur tė identifikojnė tė gjithė bashkėpunėtorėt e Serbisė nėpėr fshatrat e Rrafshit tė Dukagjinit, jo dyshime tė kota se ky apo ai mund tė ketė bėrė kėtė apo atė spiunim, por ekzistojnė fakte, dėshmitarė dhe prova konkrete pėr fajėsinė e tyre si bashkėpunėtorė tė Serbisė nė fushatėn e kėsaj tė fundit kundėr shqiptarėve. Ne e kemi listėn e tyre tė plotė si dhe dėshmitė pėrkatėse, por ato nuk janė pėr botim.

    Gjatė kohės sė veprimeve luftarake nė Rrafsh tė Dukagjinit ne i kemi neutralizuar ata njerėz, e kemi bėrė tė pavlefshėm bashkėpunimin e tyre. Fshati Isniq ka pasur njė shtab tė krijuar para mbėrritjes sonė, me njė organizim tė mirė, tė drejtuar me profesionalizėm nga ushtarakė aktiv dhe rezervė. Njė rol tė jashtėzakonshėm nė kėtė drejtim ka luajtur eprori Skender Rexhahmetaj i cili ka kontribuar shumė nė profesionalizmin e njėsive tė atij fshti, tė cilat arrinin deri nė 300 ushtarė. Por mbi tė gjitha fama e fshtit Isniq do tė rritej nga fundi i verės sė vitit 1998, kur me njė heroizėm, mikpritje dhe organizim tė pėrsosur mundi tė pėrballojė vėrshimin e 60 mijė civilėve tė pėrndjekur nga shtėpitė e tyre.

    Mekanizmat mbrojtėse qė kemi gjetur nė Kosovė, praktikisht nė Rrafshin e Dukagjinit, kanė qenė rudimentare, tė bazuara kryesisht nė njėsite fshatrash, dhe organizimi mė i lartė kanė qenė njėsitet e mbrojtjes territoriale. Por nė aspektin ushtarak, diferencat mes njėsive tė mbrojtjes territoriale dhe njėsive operative janė shumė tė mėdha nė aspektin e aftėsisė pėr tė luftuar, sulmuar e mbrojtur njė territor apo njė numėr tė caktuar forcash tė kundėrshtarit.

    Tjetėr gjė ėshtė patriotizmi dhe heroizmi apo trimėria personale, kėto janė kategori qė gjenden me shumicė edhe tek njėsitė e mbrojtjes territoriale. Ky arsyetim nuk ka pėr qėllim tė nėnvleftėsojė, ta paraqesė si tė parėndėsishme punėn e bėrė deri mė atėherė, pėrkundrazi, pėr njėsitė operative, prania dhe ndihma e forcave tė njėsive territoriale ėshtė jo rrallė jetike, me rėndėsi vendimtare. Kjo gjė ėshtė provuar praktikisht edhe nė betejėn e Logjės.

    Fshatrat e Rafshit tė Dukagjinit i kanėr ofruar njėsive tona djemtė dhe vajzat e tyre, pėr katėr ditė njėitė tona janė shtuar me rreth 30 luftėtarė tė rinj. Kjo shifėr duket e ulėt, por kemi qenė ne qė kemi insistuar nė shmangien e rrjedhjes sė pakontrolluar tė tupave. Ne nuk kemi dashur t'i dobėsojmė njėsitė territoriale tė fshatrave.

    Ata na kanė ofruar edhe pjesė tė armatimit qė kishin blerė mė parė, ne u kemi ofruar atyre pėrvojėn dhe njohuritė tona, kemi organizuar dhe prefeksionuar njėsitet e mbrojtjes territoriale, kemi shndėrruar pikat e rastėsishme tė vrojtimit nė linja tė rregullta fronti. Kjo gjė ka mundėsuar rritjen e sigurisė brenda territoreve tona, rritjen e mundėsive pėr stėrvitje dhe pėrgatitje pėr luftimet e ardhshme.

    Nė kėtė kuadėr duhet tė pėrmendet se ne kemi organizuar kurse stėrvitorte tė shkurtėra, nėpėr tė gjitha shtabet e fshatrave, kemi organizuare qitje luftarake pėr stėrvitjen e rekrutėve tė rinj, qė nuk ia kishin haberin as armės, as plumbit. Ne nė fakt kemi dhėnė e marrė me njėri-tjetrin nė mėnyrė reciproke. Nė vend tė Rrustem Berishės si Komandant i Brigadės 131 qė u vendos nė Baran, u urdhėrua Nazif Ramabaja. Deri nė ato ēaste marrėdhėniet tona me shtabin e Bardhaniqit, siē njė het tashmė Shtabi i Ramushit, kanė qenė shumė tė mira.

    Gjithēka bėhej me koordinim dhe marrėveshje. Brigada 133 vendoset nė Bardhaniq. Komandant i saj ka qenė Kemajl Shaqiri. Por ky, me kėmbėngulje mė lutet qė tė mos e dėrgoj atje. Arsyet se pse, ai i di vetė. Nė kėtė situatė kam emėruar Shemsedin Cekun dhe ai ka vazhduar komandimin e saj deri sa kalon nė detyrėn e re, kur formohet Zona e tretė Operative, si ndihmės i Komandatit pėr Njėsitė e MT tė Rrafshit tė Dukagjinit.

    Komandėn kėsaj brigade e ka marrė pastaj Musa Gjakova. Edhe kjo brigadė konsolidohet, plotėsohet me armatim dhe trupa, mbėshtet dhe mbahet nga qytetarėt e zonės ku vepronte, dhe merr pjesė nė luftimet e herėpashershme me forcat serbe, sidomos nė mbrojtje tė lugut tė Dushkajės gjatė ofensivės sė parė dhe tė dytė serbe.

    Dėshiroj tė pėrmend me kėtė rast njė fakt qe lidhet me numrat dhe emrat e brigadave. Pas tėrheqjes sonė, ka filluar riemėrimi i Brigadave, krijimi i zonave operative, ashtu siē kanė qenė tė parashikuara tė krijoheshin nga MM. Bie fjala kanė qenė tė parashikuara gjashtė zona operative nė tė gjithė Kosovėn, ashtu janė krijuar sot nga TMK-ja. Psh. Ėshtė krijuar "njė brigadė e re" me numėr 134 dhe i ėshtė vėnė emri Jusuf Gėrvalla.

    Manipulimi me shifra dhe emra ka qenė i sofistikuar, pasi janė pėrdorur jo vetėm pothuajse tė njėjat njėsi, por shtabi i brigadės 134, qė kam drejtuar unė ka qenė i vendosur nė lokalet e shkollės Jusuf Gėrvalla. Brigadės 131 qė ka vepruar nė Baran, aty ku Adrian Krasniqi ka rėnė dėshmorė, ata kanė krijuar njė brigadė tė re 131 dhe ia kanė vėnė emrin Ardian Krasniqi.

    Nga kjo lojė me erma dhe numra tė njėjtė brigadash kanė pasur pėr qėllim tė pėrfitonin nga ēdo gjė tė mirė qė kishim lėnė ne prapa, tė pėrvetėsonin meritat qė nuk u pėrkisnin, nė tė njėjtėn kohė tė injoronin, tė hidhnin pluhurmbi ēdo gjė qė ishte arritur nga ana jonė.

    Por tashmė ėshtė bėrė e qartė pėr tė gjithė se gjatė qėndrimit tonė nė Dukagjinit, gjatė luftės dhe pėrpjekjeve tona, gjėrat kanė shkuar mė mirė, mirėkuptimi ndėrmjet faktorėve politik dhe ushtarak shqipar nė terren ka qenė nė pikėn e tij mė tė lartė, organizmi i mbrojtjes sė popullsisė ka qenė mė i pėrsosur, dėmet qė i kemi shkaktuar armikut kanė qenė mė serioze.

    Por njė ecuri e tillė e punėve nuk u shkonte pėr shtat "gjeneralėve e komisarėve" tė tė ashtuquajturit Shtab i Pėrgjithshėm. E kam pėrmendur nė librin parė se ēafrė qėllimi kanė pasur, si kanė vepruar dhe sesi e kanė pasur mė me prioritet shkatėrrimin e instuitucioneve tė brishta tė Republikės sė Kosovės se luftėn e drejtėpėrdrejtė me forcat e pushtuesit.



    AHMET KRASNIQI: LUFTOJ KUDO QĖ TĖ MĖ KĖRKOHET DHE NĖN KOMANDĖN E KUJTDO VEĒ QĖ TĖ MOS KETĖ VĖLLAVRASJE

    Pėr pėrpjekjet e jashtėzakonshme tė kolonel Ahmet Krasniqit pėr tė siguruar njė unitet efektiv brenda faktorit ushtarak shqiptar, nuk ėshtė asnjėherė tepėr tė flitet. Kėsaj radhe do tė sjell pėr lexuesit njė detaj tė ri, njė moment tė rėndėsishėm tė pėrpjekjeve tė tij pėr tė garantuar respektimin e marrėveshjes se Osllos. Nė mes tė korrikut tė vitit 1998 ministri Krasniqi ka kėrkuar, pėrmes njė tė njohuri tė tij, tė takohej me ish-presidentin e Republikės se Shqipėrisė, zotin Sali Berisha. Takimi ėshtė realizuar.

    Sipas dėshmitarit okular, organizatorit dhe realizuesit tė takirmt, zotit Flamur Gashi, nė atė kohė kryeredaktor i Radiokontaktit nė Tiranė, kolonel Krasniqi, sapo ka shkelur nė zyrėn e zotit Berisha, nė atė kohė shef i opozitės, ka thėnė : "Zoti President, Ju paraqitet Ahmet Krasniqi, Ministėr i Mbrojtjes i Republikės se Kosovės. E kam kėrkuar me dėshirėn time kėtė takim.

    Ju falėnderoj pėr kohėn dhe vulinetin pėr tė mė pritur". Berisha e ka mirėpritur kortezinė, respektin dhe korrektėsinė e paraqitjes se Ministrit Krasniqi. Ministri e ka informuar shkurtimisht pėr gjendjen duke thėnė se raportet nga terrent ishin shqetėsuese, se kishte mundėsi shkallėzimi tensionesh brendashqiptare pėr shkak tė mosrespektimit tė detyrimeve tė ndėrmarra nė kuadėr te marrėveshjes se Osllos.

    Pastaj drejtpėrdrejt ka kėrkuar qė ish- Presidenti Berisha tė pėrdorte autoritetin dhe njohjet e tij me Adem Demaēin, pėrfaqėsuesin politik te Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr tė garantuar respektimin e marrėveshjes se Osllos. Berisha i ka premtuar ministrit Krasniqi se do tė bėnte gjithēka brenda mundėsive tė tij pėr tė kontribuar nė uljen e kėtyre tensioneve. Po ashtu, z. Krasniqi ka kėrkuar edhe ndihmėn e themeluesit te pluralizmit politik nė Shqipėrinė e pasiuftės, tė deputetit dhe kryetarit tė Komisionit Parlamentar pėr Mbrojtjen z. Azem Hajdarit.

    Takimi me tė ėshtė organizuar pėrsėri me ndėrhyrjen e gazetarit Flamur Gashi dhe qė tė dy, domethėnė Krasniqi dhe Hjajdari kanė preferuar qė takimi i tyre tė zhvillohej nė njė vend publik dhe ėshtė zgjedhur hoteli ,,Rogneri" i Tiranės. Ministri Krasniqi ka kėrkuar qė Azem Hajdari tė influenconte me njohjet e tij tek njė grup njerėzish te Shtabit tė Pėrgjithshėm.

    Z. Hajdari shprehu gatishmėrinė qė tė bėnte maksimumin e mundshėm pėr tė ndėrhyrė pranė njerėzve qė njihte qė ata tė hiqnin dorė nga sjelljet e egra bajraktariste e tė rrezikshme pėr ardhmėninė e luftės. Vetėm pak ditė pas kėtij takimi ministri Krasniqi ėshtė nisur pėr nė veri tė vendit, saktėsisht nė Kukės, pėr te inspektuar trupat dhe qendrat stėrvitore dhe nga atje ka marrė vesh vrasjen e Azem Hajdarit.

    Vetėm pak ditė mė vonė, do tė pėsonte edhe vetė tė njėjtin fat. Vrasja e Hajdarit ka qenė njė goditje e rendė morale dhe psikologjike pėr pėrpjekjet pėr liri. Ai ka qenė njė njeri qė inspironte shpresė dhe mbėshtetje. Te njėjtėn shpresė dhe besim nė garancinė e fitores e inspironte edhe aftėsia profesionale, pėrkushtimi kombėtar dhe pėrpjekjet serioze tė Ahmet Krasniqit. Ja sepse nuk ėshtė e nevojshme te kėrkohen shumė mė thellė arsyet e pushkatimit tė tyre.

    Nė fakt, njerėzit e tė ashtuquajturit Shtab i Pėrgjithshėm nė terren, nuk i respektonin detyrimet i marrė nė kuadėr tė asaj marrėveshjeje, nuk respektonin as pėrfaqėsuesin e tyre politik, pėrkundrazi tregonin njė alergji tė pajustifikueshme pėr te. Njė sjellje tė tilė arrogante dhe mospėrfillėse ndaj Demaēit e kanė manifestuar pothuajse tė gjithė ata qė thirreshin nėn Shtabin e Pėrgjithshėm, ndėr ta edhe Haradinaj, Bislim Zyrapi etj.



    DILEMA E TĖRHEQJES:
    KOHA PROVOI SE VEPRUAM DREJT!


    Dua tė pėrqėndrohem edhe njėherė nė tėrheqjen time nga Rrafshi i Dukagjinit. Forcat serbe morėn sinjalin jeshil! Do tė thotė atyre u lejohej pastrimi i territorit tė Kosovės nga tė gjitha njėsitė e armatosura, qofshin ato institucionale, qofshin ato vullnetare, qofshin njėsi operative, qofshin mbrojtje territoriale. Serbėt angazhuan trupat elite tė Korparamatės 52, tė armatės sė parė dhe tė dytė, nė bashkėveprim me aviacionin, artilierinė e rėndė dhe batalionet e blinduara.

    Avionėt ushtarak bombardues tė tipit "Jastrebc" dhe "Orl" kanė sulmuar pėr herė tė parė mbi fshatin Loxhė. Unė i kam pėrmendur tashmė lokacionet e brigadave dhe tė trupave qė kisha nėn komandė. Mė duhet tė pėrsėris se civilėt e shihnin shpėtimin e tyre vetėm nėn mbrojtjen e brigadave tona. Ata kishin plotėsisht te drejtė. Kujt kishin pėr t'i kėrkuar dihmė ata veē nesh? Por, problemi nga ana ushtarake ka qenė tmerrėsisht i vėshtirė pėr t'u zgjidhur.

    Civilėt duke iu afruar trupave tona, shėrbenin pa vetėdije si zbulues tė pozicioneve tona para armikut, i cili menjėherė, sapo shihte diku pėrqendrime civilėsh bombardonte ose me aviacion, ose me tanke, ose me artilieri! Ishte e pamundshme t'i shpėtosh civilėt nga bombardimet. Ne kemi qenė tė gatshėm dhe plotėsisht tė zotėt t'i mbronim nga ēdo sulm kėmbėsorie, nga ēdo masakėr qė mund te shkaktohej nga dora e ushtarit shka, por ne nuk mund tė mbronim askėnd nga bombat, nga raketat dhe napalmi i hedhur nga avionėt serbe.

    Sapo janė lajmėruar tė plagosurit dhe viktimat e para tė bombardimeve serbe, njė pjesė e spitalit ushtarak qė ndodhej nė Kryshec, ėshtė transferuar nė Prapaēan, ku kishim ngritur strehimore antiajrore.

    Gjatė gjithė kohės kam kontaktuar me mjekėt e spitalit si dhe me ekipin e mjekėve shqiptarė nga Prishtina qė bashkėpunonin me njė ekip te Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar tė Gjenevės pėr tė mundėsuar evakuimin e tė plagosurve rėndė, tė atyre qė janė vierėsuar nga mjekėt si tė plagosur shumė tė rendė e qė kishin nevojė pėr pėrkujdesje intensive, qė nuk mund t’u ofrohej nė kushtet e marshimit.

    Para se tė bėhej largimi i tė plagosurve nga spitali i Kryshecit kam folur me dr. Ilir Tolajn, disa herė, (dr. Tolaj ka qenė ne atė kohė drejtues i grupit qė pėrmendėm me sipėr) dhe kemi rėnė dakort se shpėtimi i tė plagosurve prej grupit qė ai drejtonte do te ishte i mundshėm vetėm pas largimit tė trupave ushtarake.

    Kjo do t’u jepte dorė tė lirėmjekėve shqiptarė dhe tė huaj te thirreshin ne Konventėn e Gjenevės pėr mbrojtjen e te plagosurve dhe tė garantonin tėrheqjen dhe shpėtimin e tyre. Ja se si rrėfen dr. Ilir
    Tolaj pėr kėtė rast :



    "Shpėtimi i te plagosurve- prioritet i punės se grupit tonė"

    Pas dy dite pritjeje ne Pejė dhe pas pėrpjekjeve te vazhdueshme qė pėrmes mekanizmave ndėrkombėtarė te na lejohej hyrja ne zonėn e luftimve, kemi arritur ta realizojmė kėtė gjė mė 9 shtator. Spitali i Kryshecit qe nėn kontrollin policor serb, pajisjet vidheshin e transportoheshin, ndėrsa tė plagosurit nuk gjendeshin me ne spital.

    Nė Dubovik jemi informuar nga vendėsit se tė plagosurit rėndė gjendeshin nė xhaminė e Isniqit. Aty kemi arritur nė tė njėjtėn kohė me forcat policore serbe qė kishin dėpertuar nga ana tjetėr. Kemi hyrė ne xhami bashkė me kolegėt e huaj dhe kemi vendosur qė te mos ndaheshim me nga te plagosurit. Numri i tyre i saktė nuk me kujtohet, por kanė qenė mhi dhjetė veta.

    Pavarėsisht prej kėrcėnimeve, kemi organizuar transportin e tyre me automjetet qė kishim pėr ne spitalin e Pejės. Disa kolegė tanė te huaj kanė vazhduar kujdesin pėr ta ne kėtė spital ndėrsa mua, bashkė me dr. Shpetim Robaj dhe dr. Imer Aliun, me njė pėrkthyese dhe njė anėtar te stafit teknik ndėrkombėtar na kanė shoqėruar me dhunė deri ne kufirin e Kosovės me Malin e Zi ku na kanė urdhėruar : Kurrė mos u ktheni me ne Kosovė. Pas mesnatės, OSBE dhe Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar kanė ndėrhyrė dhe kanė mundur te garantojnė kthimin tonė ne Kosovė.

    Te nesėrmen, kur jemi kthyer, kemi transferuar te plagosurit ne Prishtinė dhe ėshtė e vėrtetė, herė pas herė ata edhe janė keqtrajtuar nė spitalet e okupuara prej forcave serbe. Tė plagosurit e nxjerrė nga zona e luftimit kanė qenė nėn pėrkujdesjen e Linda Bunjakut dhe zonjės Magy Brysson. Tė gjithė ata janė liruar mė vonė dhe kanė mbijetuar.

    Rasti i Ylli Morinės, me vdekjen e tė cilit kanė luajtur aq shumė agjitatorėt e majtė, ėshtė fatkeq pėr arsye tė plagėve tė pashėrueshme qė ka marrė nė betejė dhe jo pėr shkak te "braktisjes" siē spekulohet. Ai, nga spitali i Prishtinės, me dėshirėn e tė afėrmve tė tij, ėshtė transferuar pėr nė spitalin e Novi Sadit. Nė atė udhėtim ai ėshtė shoqėruar edhe nga famiijarė tė tij. Atje ai ka vdekur prej plagėve tė pashėrueshme". Kjo ėshtė e vėrteta rreth gjithė atij rrebeshi shpifjesh qė janė krijuar mbi tė plagosurit e spitalit te Kryshecit.

    Pas njė rivlerėsimi te situatės luftarake nė tė cilėn ndodhesha, kam vendosur tė informoj tė gjithė instancat e erporėve tė mi ushtarakė dhe civilė, zotin Krasniqi, kryeministrin Bukoshi, nėpėrmjet QIK-u dhe Enver Malokut dhe kam kėrkuar ndėrhyrjen e presidentit tė Republikės qė ky, me lidhjet e tija ndėrkombėtare, tė ushtronte sa tė mundte presion qė te paktėn serbėt tė ndalnin aviacionin, i cili ishte duke bėrė namin e viktimave. Nga ana tjetėr kam telefonuar edhe nė New York. Kam biseduar me z.Hajdar Bajraktarin; ai ėshtė njė qytetar shqiptar nga Lugu i Baranit, me njė aktivitet tė shquar kombėtar nė SHBA.

    Ai ka marrė nė telefon ambasadorin Hollbrook, qė ky tė ndėrhynte pranė autoriteteve serbe pėr tė ndaluar bombardimet. Bombardimet ne fakt janė ndalur pas dy-tri oresh duke shmangur njėrėn ndėr masakrat mė tė paimagjinueshme qė do te mund tė kishin ndodhur nė Kosovė.

    Vetėm pak kohė me vonė, kam marrė kontakt me shefin e atasheve ushtarake tė vendeve tė OSBE-sė Wolfgang Kaufmann, i cili mė ka dhėnė garanci nė Lugun e Baranit nė prani tė Komandės sė Mbrojtjes Territoriale tė fshatrave tė Lugut tė Baranit, tė Komandės se Brigades 131 dhe te njė pjese tė Shtabit tė Zonės sė Tretė Operative, se : nėse do tė tėrhiqeshim ne, mbi populisinė civile nuk do tė ndodhte asnjė masakėr.

    Pas kėtyre shkėmbimeve tė shpeshta, Ministria e Mbrojtjes pėr herė tė tretė mė ka urdhėruar tė pėrgatis tėrheqjen e trupave. Pėr procedurat teknike te tėrheqjes kam folur gjerėsisht nė librin e parė. Nga ana strategjike, tėrheqja ėshtė njė ndėr taktikat me te njohura tė luftimit, shpeshherė mė efektive sesa sulmi apo prita. Nga ana tjetėr mundėsitė pėr t'u furnizuar urgjent me municion dhe armatim, qenė praktikisht zero. Municioni qė kisha, majftonte pėr te rezistuar 4-5 orė efektivisht pastaj... !

    Mashtrimet dhe akuzat gjoja se Tahir Zemaj ka dorėzuar armėt, janė jo thjesht tė pavėrteta, por janė akuza tipike tė ndyra, pasi bėhen nga njerėz qė ose kanė pasur shumė pak tė bėjnė me luftėn, ose nga individė qė, pėr te mbuluar krimet e tyre, mundohen tė hedhin baltė mbi tė tjerėt. Unė e kam thėnė publikisht: Tahir Zemaj as nuk ka dorėzuar armė, as nuk ka urdhėruar njeri tė dorėzojė armėt.

    Pėr kėtė gjė mund te dėshmojnė tė gjilhė bashkėpunėtorėt e mi, mund te dėshmojnė komandat e shtabeve tė Mbrojtjes Territoriale, por mund tė dėshmojnė edhe qindra - mijėra civilė tė Rrafshit tė Dukagjinit. E vetmja sallė gjyqi qė mund t'i zėrė dėshmitarėt nė favor tė sė vėrtetės dhe nė pėrkrahjen time, ėshtė hapėsira e Zotit e quajtur Rrafsh i Dukagjinit deri nė Malėsi tė Gjakovės. Por, ata qė thurnin intriga bodrumeve tė Nexhmie Hoxhės, apo zyrave te mykta te sigurimit te Koēi Xoxes nė Tiranė, ata shpifnin atėherė, e vazhdojnė tė shpifin edhe tani, sepse atyre liria e Kosovė ua xė frymėn.

    Pėrfundimisht dua te theksoj edhe njė herė: Une jam tėrhequr me urdhėr te Ministrisė se Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės. Nėse sot Ahmet Krasniqi nuk jeton mė, jetojnė bashkėpunėtorėt e tij ish Zv. Ministri Agim Mehmeti, ushtarakėt Hilmi Nebihu e Ismet Ibrahimi si dhe shumė tė tjerė qė kanė deklaruar dhe deklarojnė vazhdimisht kėtė tė vėrtetė.

    Une e kam zbatuar atė urdhėr tėrheqjeje, sepse unė kam zbatuar dhe zbatoj urdhėrat e eprorėve te mi ushtarake dhe civilė, urdhėrat e institucioneve te Republikės se Kosovės. Koha provoi se vendimi pėr t’u tėrhequr ka qenė njė vendim i drejtė, ushtarakisht i justifikuar. ( 37 - 64 fq. )

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. ABC-ja e Demokracisė
    Nga Redi nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2002, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •