Para ca ditesh, mora vesh historine fatkeqe te nje vajze te re Shqiptare e cila eshte diagnostikuar me kancer ne koke nga mjeket Shqiptare dhe ka bere dy operacione ne Shqiperi brenda nje viti. E megjithe keto nderhyrje kirurgjikale, situata e saj sa vjen e keqesohet nga dita ne dite.
Ajo, i fejuari i saj dhe familjet e tyre kane arritur ne pesimizem te plote per vete faktin qe cdo dere po mbyllet per kete vajze qe sapo e ka filluar jeten. Mjeket nuk u thone te verteten dhe mbajne shume rezerva madje dhe per diagnozen. Sipas personit qe ma dergoi kete mesazh ato po mbahen me shpresa genjeshtare sepse mjekesia eshte kthyer ne biznes fitimi ne Shqiperi.
Nga ana tjeter, si shumica e familjeve te tjera shqiptare, te afermit e saj nuk kane aq te ardhura qe ta dergojne as dhe per nje konsulte dytesore ne nje nga vendet fqinje ku mjekesia eshte shume me e perparuar.
Shumica e forumisteve jemi emigrante ne vende te ndryshme dhe megjithese deshira mund te jete shume e madhe per ti ardhur ne ndihme kesaj vajze 24 vjecare, prape nuk jemi ne ate gjendje ekonomike qe te kontribojme dicka: disa jane studente, disa jane pa dokumenta, e disa mezi arrijne te mbulojne shpenzimet mujore.
Por ama, dicka mund te bejme qe ta ndihmojme ..nese jemi ne dijeni te ndonje organizate bamirese apo dhe ndonje person qe ndihmon ceshtjet humanitare qe mund te sponsorizoje viziten e kesaj vajze ne nje vend jashte Shqiperise.
Ju lutem mendoni sikur te ishit ne vendin e kesaj vajzes dhe familjes se saj. Une se njoh personalisht por ama me vjen shume keq per situaten ne te cilen ndodhet dhe nese do isha ne pune ndoshta do beja dicka sepse jeta sblihet me kapital. E te gjithe e dime sa enderra kemi thurur per jeten dhe sa keq do na vinte sikur ato te na i zhduknin ne nje moshe kaq te njome; aq me teper te lesh prapa njeriun e zemres dhe familjen.
Dhe te mos harrojme, familja e saj ka hall pa kerkon ndihme!
Me Respekt,
Miss Congeniality
p.s. nese kerkoni me teper informacion per kete vajzen apo nese doni te kontaktoni direct me motren e saj, me shkruani ne privat dhe jua jap une adresen.
Krijoni Kontakt