Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e beeta
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    PA, U.S.A
    Postime
    4

    Exclamation Studentë të mjekësisë në amerikë

    Student ne amerikë?
    Ke dëshirë apo studjon në një shkollë mjekësie amerikane?
    Të lutem vazhdo të lexosh...

    Unë që po ju shkruaj jam një studente në vitin e dytë që vazhdon për para-mjekësi edhe matematikë. Ëndrra ime qëkur nuk e mbaj mend se kur ka qënë të bëhem doktoreshë. Kështu kur fillova studimet në një kolegj në amerikën verilindore vendosa sakaq te ndjek ëndrren time edhe të vazhdoj për para-mjekësi. Megjithatë, me ç'farë po shoh deri tani kjo ëndrra ime është shumë e vështirë të bëhet realitet.
    Në kolegj kam tre këshilltarë të cilët merren me orientimin e studentëve që duan te aplikojnë në shkollat e mjekësisë. Por fatkeqësisht me sa kam vënë re asnjëri prej tyre nuk e ka idenë se ç'farë mund të bëjnë studentët si puna ime me një vizë F-1( edhe pa asnjë mbështetje financiare) për t'u futur në shkolle të mjekësisë. Refreni i zakonshëm është " nuk është e mundur!" por unë them edhe shpresoj që një rrugë të ketë. Çështja është që deri tani jam në një vorbull informacioni ku nuk e di se kë të besoj e ç'farë ndodh në të vërtetë. Kështu që vendosa të shkruaj në këtë forum në kërkim të ndonjë këshille nga ndonjë student shqipëtar që ka arritur të vazhdoj studimet për mjekësi këtu në amerikë; apo të shkëmbej mendime me studentë të tjerë që ndodhen në të njëjtën situatë.
    Në pritje të ndonjë përgjigjeje, ju uroj të gjithëve gjithë të mirat!
    -Blerta


    "Obstacles are those frightful things you see when you take your eyes off your goal."
    -H.Ford

  2. #2
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Beeta une sa fillova universitetin kete vere. Gjithashtu do vazhdoj per mjeksi. Major e kam per biologjine. Nuk e kam degjuar qe mund te hysh ne "medical school" me matematiken si major. Se di mbase jam gabim. Por ketu ke shkolla ime qe te hysh ne "medical school" duhet te kesh si 'major' Biology or chemestry. E di qe notat duhet ti kesh te gjitha A e ca B sepse eshte shume e veshtire te futesh ne "medical school". Edhe duhet te besh nje provim qe quhet MCAT. Me kete provimin edhe notat zgjidhen studentet qe hyjn ne "medical school". Kam degjuar qe "medical school" eshte "ten thousand" a year ... sjam shume e sigurt. Kjo shifra eshte vetem per amerikanet edhe ne qofse jeni 'permenant resident' .
    Deri tani kaq informacione di.

    Gjithe te mirat

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BORGJEZKA
    Anëtarësuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    Ohio, USA
    Postime
    14
    Beeta une jam akoma ne shkolle te mesme edhe nje vit kam dhe mot do te vazhdoj per mjekesi. Do te major ne farmaci dhe minor ne radiologji. Ketu ku jam une jane disa universitete qe te fus kembet kur i thone, te marr disa klasa dhe pastaj te futem ne universitetin e sakte. Shkolla per mjekesi behet avash avash. Sa per nga ana financiare bej aplikim per financial aid. Me sigurisht duhet te te ndihmoje. Pastaj beje sic e ben ime (po ben kolegjin per infermiere,LPN) zerjau deren, mos i ler rehat fare. Ke ardhur per te bere shkollen e mjeksise dhe beje, mos te te ndaloj njeri edhe sikur te thone qe nuk eshte e mundur, asgje nuk eshte e pa mundur. Good Luck
    Live life to the fullest........

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beeta
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    PA, U.S.A
    Postime
    4
    Faleminderit Eliones edhe Borgjezkes per pergjigjet mjaft interesante
    Eliona: nuk eshte aspak e vertete qe duhet te vazhdosh per biologji apo per kimi qe te futesh ne shkolle te mjekesise. Une kam pyetur keshilltare e studente ketu , si edhe kam pare shume faqe te internetit te shkollave te mjekesise dhe pastaj vendosa per degen qe kam tani plus qe une matematiken e kam qejf keshtu qe... Megjithate cfaredolloj dege te kesh deri sa ti ploteson kerkesat e shkollave te mjekesise( bjologji , kimi organike inorganike, matematike, anglisht etj) edhe vazhdon per nje dege qe ke qejf( edhe kuptohet del shume mire me notat) nuk duhet te kesh probleme per te marre MCATin edhe te vazhdosh me procesin e aplikimit.
    Per mua problemi qendron tej atij akademik sepse ate e kemi vete ne dore, por tek fakti qe shume shkolla te mjekesise jo vetem qe nuk ofrojne bursa( apo scholarships ) por as qe nuk pranojne aplikimet e studenteve te huaj( keshilltari im i paramjeksise ka nje liste te gjate me emrat e ketyre shkollave!) Sa per tuition me gjithe shpenzimet e tjera zakonisht shkon tek 40,000$ ne vit( lol ), keshtu qe zgjidhja me e mire eshte qe te marresh kredi. Per kete procesin e marrjes se kredise une nuk jam e qarte fare..Studente te tjere te huaj te paramjekesise ketu ne kolegjin tim me kane thene qe ka mundesi qe te marresh kredi edhe pa pasur greenkard( ) po se ku a se si une nuk e di??!!
    Ose pastaj di qe ke edhe opsionin qe pas diplomomit te futesh ne pune edhe te marresh nje greenkard nepermjet punedhenesit(kjo do ca kohe por une njof disa studente qe i jane futur kesaj rruge dhe kane dale me sukses!)
    Tani per tani kaq me vjen ne mendje.
    Edhe njehere flm per pergjigjet tuaja edhe shpresoj qe te mund te vazhdojme te shkembejme edhe me shume informacion edhe ide me njeri tjetrin.
    ok talk to ya later then.
    "Obstacles are those frightful things you see when you take your eyes off your goal."
    -H.Ford

  5. #5
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pergjigje, une sa marova tegen e psikollogjise e kete vite do te marr testin MCAT e do te vazhdoje mjekesin ketu ne boston o ne Chicago. skam lon gjo pa pa se si te arrije deri ne shkollen e mjekesis pasi mjekesia eshte dege e familjes mamin e kam doktoresh, xhaxhai mamamit eshte nje nga doktoret me te preferuar e te degjuar ne bote nuk e di a te ka ren rasti e mundesi BILAL GOLEMI. edhe deshria e endra ime esthe ta vazhdoje kete tradite.
    me respekt
    eda

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beeta
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    PA, U.S.A
    Postime
    4
    Eda te uroj nga zemra fat te mbare edhe suksese...
    keep in touch!
    "Obstacles are those frightful things you see when you take your eyes off your goal."
    -H.Ford

  7. #7
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. shume faleminderit, gjithashtu pac sukse ne cdo fush te jetes e tu polesofshin deshirat si ty edhe te gjithe te dashurit e zemres tende, kudo qe ndodhen.
    me respekt
    eda

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet në Bllog
    22
    Ok !

    Jam i sapodiplomuar ne informatike dhe po te jap vetem disa keshilla nga eksperienca ime ne universitetin amerikan:

    1. Mos mbaj dy kunguj nen sqetull

    Kjo eshte kryesorja, pasi kete gje une e degjoj shpesh nga studente shqiptare qe sapo fillojne shkollen duan te diplomohen ne 2 apo 3 dege. Nuk ka asgje te keqe te enderrosh, por enderrat nuk te cojne asgjekundi nese humbet kontaktin me realitetin. Une te rekomandoj qe ti te vleresosh aftesite e talentin tend, dhe te vendosesh se per cilen dege do te vazhdosh. Ke te pakten 2 vjet per te zgjedhur degen tuaj, por te pakten duhet te kesh nje orientim te qarte se ku do te shkosh, emrin e shkolles dhe degen qe do te vazhdosh. Nuk te rekomandoj te zgjedhesh dy dege pernjehere, per arsye financiare dhe per arsye kohe. Universitet private ne US kushtojne, dhe nese zgjedh 2 dege, do te duhet me shume kohe te perfundosh = me shume shpenzime. Jo vetem aq, por koha qe ti do te kesh ne dispozicion te mesosh do te jete e ndare midis lendeve te mjekesise dhe matematikes. Keto dy dege nuk kane asgje te perbashket

    2. Te duhet te gjesh nje scholarship ose sponsor

    Problemi yt i dyte do te jete problemi financiar. Shkollat e mira kushtojne dhe kur familja nuk eshte ne gjendje te te mbeshteti me te holla, atehere te duhet te mendosh per rruge te tjera. Fakti qe ti je studente nderkombetare e panatyralizuar e veshtireson akoma me shume kete problem pasi nuk merrni dot as kredi nga federata amerikane apo shteti ku banoni. Keshillat e mia ne kete drejtim jane:

    - Kontakto ne forum, chat apo menyra te tjera studente shqiptare si puna juaj qe jane me vize studenti ketu, dhe meso mbi eksperiencat e tyre dhe si ata kane arritur te mbulojne shpenzimet e shkolles.

    - Do te duhet te kerkosh per bursa (scholarship), dhe per kete mund te besh kerkime ne Internet se cilat fondacione apo organizata ofrojne ndihma financiare dhe cilat jane kushtet e tyre. Ka fondacione qe ndihmojne duke marre per baze notat e tua dhe mesataren.

    - Nese ke krijuar kontakte me familje amerikane, qe jane ne gjendje qe te te ndihmojne financiarisht, do te duhet qe tu besh kerkese qe te ndihmojne duke u bere sponsorit e tu. Nese ata nuk jane ne gjendje ta bejne kete, te pakten mund te te ndihmojne duke vene ne levizje komunitetin ku ata banojne, sic mund te jete bashkia, kisha, te njohur e me rradhe.

    - Mund te shikosh mundesine e punesimit tend ne nje pune te perkohshme qe te siguron disa te ardhura, edhe pse mund te jete pune pa check. Shumica e studenteve punojne e shkojne ne shkolle ne te njejten kohe.

    - Apliko ne shkolla qe afrojne scholarship dhe mbulojne te gjithe tuition per studentet me nota te mira. Te duhet ti piketosh keto shkolla, dhe te aplikosh ne sa me shume prej tyre. Nuk humbet gje duke bere nje gje te tille.

    - Gjithashtu jepu perparesi shkollave qe ofrojne internships, qe jane programe qe te punesojne ty ne fushen tende. Me pak fjale, ti shkon ne shkolle gjysmen e vitit, dhe punon gjysmen tjeter per nje kompani qe ka lidhje me shkollen tuaj. Kjo te siguron te ardhura te mira qe do te shkojne per te paguar shkollen. Shkolla ku une shkova ishte ndertuar pikerisht keshtu.

    - Pavaresisht se cfare dege ti zgjedh, 2 vitet e para te shkolles ti do te marresh klasat e pergjithshme qe jane te detyrueshme per cdo lloj dege. Kete periudhe dy vjecare, une te rekomandoj ta besh ne nje shkolle shteterore te komunitetit ku banon pasi eshte shume here me lire dhe perkujdesja per te huajt eshte me e madhe.

    Asnjehere mos e humb shpresen pasi asgje nuk eshte e paaritshem per aq kohe sa ti vullnetin per te mesuar dhe per ti shkuar deri ne fund enderres tende.

    Te uroj fat e suksese !
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    Veshtir! Shum Veshtir! Maska e loznjare86
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Chicago, U.S.A
    Postime
    33
    Blerta,
    Une nuk jam studente mjeksie po kam shume eksperience me kete pune meqense motra sapo mbaroi kolegjin per pre-med ne Benedictine University ne Chicago. Ne jemi me dokumeta edhe kemi ketu gjashte vjet, po ajo prape nuk do te futet ne Medical School. Per grad school i duhen te pakten 24,000 ne vit. Pas MCATs nga 250,000 veta qe aplikojne 50,000 pranojne ne medical school. Per grad school dokumentat nuk kane shume rendesi se nuk merr dot as scholarship as financial aid. Counsulars i sygjeruan qe te vazhdoj per public health ose per optometri meqense duan vetem dy vjet. Tani per tani ajo po kerkon pune ne ndonje laborator ose si mesuese bjollogji per arsye se i duhen para per te vazhduar shkollen. Nuk edi c'fare rugdalje kane keto probleme per ty. Edi qe eshte gje shume e veshtire te te mos realizohen endrat, por duhet ta kuptosh qe nga ca probleme zgjidhja nuk eshte gjithmone nje qe na pelqen. Te urroj nga zemra fat edhe nje realizim te shpejte dhe me sa me pak probleme per endren tende.
    Kurioziteti shkakton gjithcka.

  10. #10
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Beeta
    Sa fillova pune ne spital. Kam pyetur disa "Medical students" sa leke paguajne ne vit per shkollen. Edhe shumica me dhane qe eshte $12,000-deri $15,000. Kjo shifer nuk ka "living expeses and rent".
    U interesova ne shkolle si mund te marresh dege te tjera edhe prap mund te jesh "Pre-med" student, edhe me thane te njejten gje qe ti shkruajte. Tani e kam nderruar major per "Nurse" sepse sic thote Lozonjare86 duhet te presesh nje vit deri sa te marresh pergjigjen ne qofse hyn apo jo ne "medical school". Mednova qe ne vitin e pritjes te punoj si nurse dhe te mbledh leke. Pastaj shumicen e mesimeve do ti dij kur te filloj "medical school".
    Te gjithe keto "medical students" jane amerikane dhe ne qofse shoh ndonje nga vendet e huaja do ti pyes si hyne ne shkolle..

    Beeta I know we will make it!!!! So don't loose hope on me...

    Shihemi me vone....

    P.S. Beeta can I count on you for help in calc. ??

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 17:25
  2. Të jesh a të mos jesh studentë? Kjo është çështja.
    Nga banago në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 11:25
  3. Gert Bogdani, studenti shqiptar i Amerikës
    Nga StormAngel në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-07-2005, 09:28
  4. Amerike yll i Lirise! (A literary declaration of love to the US)
    Nga wittstar në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 04:48
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •