Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 55
  1. #31
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Postuar mė parė nga Pedro
    Pasi, ai, i cili e ka kuptuar se ku i rreh cekani Vehbiut me shoke, e di, qe qellimi i tij nuk eshte shkaterrimi i vepres se Rilindjes Kombetare, por permbysja e mitit te saj dhe crrenjosja e keqinterpretimit dhe keqperdorimit te saj.

    Qellimi final i Vehbiut nuk eshte permbysja e miteve por kalimi Pertej Shqiptarit qe krijuan Rilindasit. Prandaj e quan artikullin e tij "Pertej Rilindjes". Ardian Vehbiu kerkon te jete versioni 2.0 i Rilindasve...dmth kerkon te rafinoje produktin 200 vjecar te De Rades, Frasherit e Fishtes. Per kete pompozitet e mendjemadhesi meriton nje shqelm bythesh....djali ka per te perfunduar si mentori i tij Nietzche...i vetemuar, i shkalluar dhe mundesisht me sifiliz. Filozof hesapi...c'ti besh.

  2. #32
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Qellimi final i Vehbiut nuk eshte permbysja e miteve por kalimi Pertej Shqiptarit qe krijuan Rilindasit. Prandaj e quan artikullin e tij "Pertej Rilindjes". Ardian Vehbiu kerkon te jete versioni 2.0 i Rilindasve...dmth kerkon te rafinoje produktin 200 vjecar te De Rades, Frasherit e Fishtes. Per kete pompozitet e mendjemadhesi meriton nje shqelm bythesh....djali ka per te perfunduar si mentori i tij Nietzche...i vetemuar, i shkalluar dhe mundesisht me sifiliz. Filozof hesapi...c'ti besh.
    Diskutimin e vertete te ideve ne rangun e nje Humanum Disputatio , e pengojne perpjekjet per te konstatuar
    1- qellimin personal te autorit
    2- orientimin politik-ideologjik te autorit
    3- perfitimet e autorit dhe
    4- kush perfiton (ne gjuhen e "llogaritareve" te forumit, kush e paguan) prej shkrimit te autorit.
    Pra, si perfundim shumica e diskutimeve ne kete forum nuk kane te bejne me idete e hedhura, por me autoret e ketyre ideve.

    Nuk e di, por se c“ndjej nje ton mosperfilles ne frazen "Filozof hesapi...c“ti besh".
    Nqs eshte e vertete, ben mire te hapesh nje leksikon dhe te mesosh se c“do te thote fjala filozof.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #33
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Smile

    Duket se Vehbiu ka marre persiper te na qartesoje historine dhe te na shkunde nga mitet qe mbajne gjalle edhe shume popuj te tjere.

    Do kish qene mire qe Vehbiu te kish lindur serb a grek se do i kish bere nder Ballkanit qe u skuq e nxi nga genocidi edhe ne fund te shekullit te 20, ku serbet akoma mendojne se ishin ata te vetmit qe luftuan trupat osmane ne Fushe Kosove, nderkohe qe osmanet u ndihmuan edhe prej serbeve. Keta te fundit me vone biles edhe ruanin kufirin e Perandorise Osmane ne shkembim te privilegjeve.
    In 1493 the Croats suffered their historic defeat at Krbavsko Polje. After this, much of Croatia and Dalmatia fell to the Ottomans and it was lamented that what was left outside Turkish control was but the 'remains of the remains'. It was into these newly acquired lands that the Ottomans brought Vlachs and Serbs to serve as their frontiersmen.
    THE SERBS, History, Myth and the Destruction of Yugoslavia, by Tim Judah

    Kur turqit moren Kostandinopolin (Stambollin) ne 1453 kishin edhe serbe ne repartet e tyre !

    In 1986, a year before Slobodan Milosevic came to power, the Kosovo myth resurfaced to mobilize Serbs for an all-out conflict with other Yugoslavs.

    Tsar Lazar’s bones were dug up and carried in procession through the cities and villages of Serbia, where they were waited upon by Communist functionaries. Several hundred prominent intellectuals signed an anti-Albanian petition, in which the aggressive content of the Kosovo myth was revealed to the full. The Serbian Academy of Arts and Sciences produced a notorious memorandum, which in essence was nothing but a revamped version of the myth.
    It was a call to arms against the racial Other – the Albanian Barbarian, the Muslim Infidel, the Ustasha Croat, the Slovene Servant of Austria, the Turncoat Montenegrin – behind whom stood ‘century-old’ enemies such as the Vatican, Lenin with his policy of national equality and of course the ‘decadent’ West. All were charged with the attempted murder of the Serbs: genocide became the most frequently used word in Greater Serbian agitprop.
    Dhe nje per betejen e Kosoves ku tregon se pak vjet pas 1389-es ushtrite e serbeve u bene vasale te Perandorise osmane dhe moren pjese ne sulmet pushtuese te osmaneve :
    An important example of Balkan national origin stories is the Battle of Kosovo. Serb nationalist history uses this event as the defining moment in the history of the Serbian nation. But it is clear that although a feudal state known as the Kingdom of Serbia was defeated there, it is anachronistic to say that this kingdom was a Serbian nation-state. Indeed, only a few years after the battle, Serbian knights fought (by most accounts valiantly) as vassals of their new imperial overlord, the Ottoman Sultan, against Timur Lenk (a.k.a. Tamerlane) in central Anatolia. Likewise, it is a back-projection of modem national ideas to argue (as Serb nationalist histories do) that the Ottoman armies at the Battle of Kosovo were "Turks." They were, like their enemies at that battle, soldiers in the army of a dynastic state. There were, in fact, Christian vassals of the Sultan fighting on the Ottoman side. The Balkan nationalist histories, however, portray the Balkan dynastic medieval kingdoms as nation-states and as the direct antecedents of the modern Balkan states.

    Pse nuk shikon greket Vehbiu, qe akoma ne 2004 thone : GREQIN NUK KA NDARJE ETNIKE ! Ne shifrat zyrtare thone se kane 98% greke.
    Pse nuk eshte mit ky ?!?
    Pse arvanitasit/arbereshet e Italise, Zadarit, Bullgarise, Ukraines etj cfare ishin, greke ? Apo sepse nuk kish helenizem andej ...

    Shqiptaret ishin te fundit qe u shkeputen nga Turqia, te fundit per levizje kombetare prandaj sipas rradhens nuk na takon ne te jemi te paret te thyejme "mitet" qe na dhane Shqiperine e sotme.

    NE SHKALLEN E LARTE TE SHPERBERJES/ ikjes ne MASE si refugjate ne kombe te tjera dhe sidomos TJETERSIMI I SHQIPTAREVE sidomos ne Greqi, nuk duhet kurrsesi te hidhen poshte idealet e Rilindjes. Ajo qe i mban shqiptaret bashkuar nuk eshte feja por kultura, gjuha, traditat. Nuk jam kunder fese pasi ajo na jep qetesine shpirterore por ne shqiptaret jemi te copezuar ne 3 fete e fqinjeve dhe si rrjedhim jemi edhe me me shume probleme se vendet e tjera ish-komuniste lindore qe e kane fene si mjet bashkimi. Pikerisht per kete duhet forcuar KOMBETARIZMI, per te perballuar dobesine e lidhjes dhe mbajten ndezur nder shqiptare te shpirtit kombetar, te mos harrojne shqipen, t'ua mesojne edhe femijeve (me libra e shkolla) se ata neser do jeni lobi i shqiptarizmit.

    Pra Vehbiu ka zgjedhur kohen e gabuar te na shkunde nga pluhuri, se mire e tha nje jeter (perafersisht) :
    Vehbiu po ben vrima ne murin e Rilindjes shqiptare, po fut kallepe dinamiti aty dhe po i shemb ato ...

    Jo mor Adrian se arbereshet akoma e kane bustin e Skenderbeut ne qender te fshatrave kalabreze, akoma kendojne kenget e mergimit e trimerive ndaj turqve. Vetem shihi faqet e arberesheve ne internet dhe e kupton dashurine e "gjakut te prishur"

    Ja dhe skenderbeu ne 1 leter Princit te Tarantos:
    Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto:
    ... Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. My elders were from Epirus, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies.

    I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed.
    Nuk thote se ishte serb a sllav, ashtu sic u martua me shqiptare dhe themeloi shtetin e Arberit. Thote se eterit i tij ishin prej Epiri. Se babai te martohet me nje sllav per ceshtje toke a politike, sic behej atehere, nuk e ben edhe birin sllav !!! Zemra e Skenderbeut ish shqiptare ashtu sic ishin edhe veprat e tij.


    ...dhe me ke shoqerohej/perkrahte Ardian Vehbiu ?!?
    - dr. Kapllan Resulin -Burovich qe ka shkruar xhevahire per ne. Ja citimi nga intervista :

    The Albanians come via Transylvania (Romania) and Bulgaria much later, IX-X century. In the meantime, understandably, the Slavs have already named all mountains, valleys, rivers, towns and villages, and built some new ones, giving them their own names. When the Albanians arrive on the Balkan and today1s Albania, there is nothing else they can do except to take those toponyms.

    A large part of Albania is flooded with Serbian and Macedonian toponyms. Just as an example, I wish to mention the towns of >> Pogradec, Kor?a (Korcha), ?orovoda (Chorovoda), Berat, >> Bozigrad, Leskovik, Voskopoja, Kuzova, Kelcira, Bels and others.


    In the Macedonian community, little is known that more than 90 percent of the lexical fund of the Albanian language are words taken up from other languages.


    In Albania, there are whole regions along the border, especially towards Macedonia, settled with a compact slavic population, which is even more numerous, lets say, than the Albanians in Macedonia.


    But, even besides the such forced albanisation, in Albania even today over 30% of the population speaks a non Albanian language and retains its non Albanian national identity, although they are registered as Albanians, as they are not permitted to declare differently.
    Ja pra Resuli na dika se ne kufirin e Shqiperise me Maqedonine na jetoka nje popullsi sllave/jo shqiptare qe ia kaloka edhe NUMRIT TE SHQIPTAREVE NE MAQEDONI ! (no shit ! mbi 700 000 sllave hm )

    Na thote se 90% e leksikut te shqipes e paskemi marre nga fqinjet nderkohe qe enciklopedite e akademite boterore pohojne se shqipja perbehet ne nje te treten nga fjale ilire.
    Na thote se rreth 30% e shqiptareve mbaka/ruan identitet jo shqiptar dhe deklarohen si shqiptare nga frika. Dmth numri i minoritetit/pakicave ne Shqiperi nuk eshte as 11% sic e nxorren ca skuthe fakultetesh por mbi 30% ( get a life !)


    Ja pra pse duhet pare Ardian Vehbiu pasi edhe Aurel Plasari psh fillon e na i nxjerr bishta vllahe edhe Nene Terezes (pas vdekjes) nderkohe qe pohon se nena e tij (Plasarit) ishte nga Voskopoja (nenkupto vllahe)

    Ja pra pse ka rendesi se kush je, c'origjine je pasi keta profesore qe kane zbuluar edhe fije te ndryshme te origjines se tyre do mundohen t'i lartesojne ato fije me te cilat ka lidhje familja e tyre, objekt krenarie gjithashtu.
    MOS TI DREDHOJE MUHABETIT Vehbiu po te thote origjinen pasi ne Shqiperi e Ballkan dihet ajo qe nuk jemi amerikanizuar akoma dhe nuk presim nga keta mjeshtra 100% objektivitet. Kur te mesoj se nga vjen familjarisht do te kuptoj me teper ndoshta por jo te te ul vlerat e asaj qe krijon, thjesht te te njoh me teper o BALLKANIK i europianizuar ...

    p.s shko folu kosovare ne Mitrovise se c'duhet bere me Rlindasit e frymen e tyre...

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Qellimi final i Vehbiut nuk eshte permbysja e miteve por kalimi Pertej Shqiptarit qe krijuan Rilindasit. Prandaj e quan artikullin e tij "Pertej Rilindjes". Ardian Vehbiu kerkon te jete versioni 2.0 i Rilindasve...dmth kerkon te rafinoje produktin 200 vjecar te De Rades, Frasherit e Fishtes. Per kete pompozitet e mendjemadhesi meriton nje shqelm bythesh....djali ka per te perfunduar si mentori i tij Nietzche...i vetemuar, i shkalluar dhe mundesisht me sifiliz. Filozof hesapi...c'ti besh.
    Prinderit nuk i zgjedh dot, ashtu si vendlindjen dhe gjakun nuk e zgjedh dot, i trashegon ato. Si pa dashur dolem tek "trashegimia e rilindasve" nga e cila autori kerkon te na largoje. Largim metaforik qe simbolizon nje platforme te re kombetare? A mund te shprehesh nje teze te re kombetare pa iu referuar vepres se rilindasve? A mund te marresh mundimin te shkruash per ceshtjen tone kombetare pa medituar me vite te tera mbi historine e popullit tend dhe mbi realitetin qe ai jeton?!

    Autori me lart nuk parashtron asnje teze, nuk e vendos ceshtjen tone kombetare ne asnje kontekst, ai vetem sa konstaton "Nevojen" e "evolimit" te ceshtjes sone kombetare pertej rilindjes. Menyra se si e percjell kete mesazh eshte sa cinike e naive, edhe pa baza. Eshte pa baza per arsyen e thjeshte se vepra e rilindasve eshte trashegimia e vetme e perbashket e shqiptareve, eshte e vetmia gje qe na mban te bashkuar. Nese autori do ta kish kete parasysh nuk do te kerkonte ti "largohej" rilindjes, por do te ndertonte mbi te.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #35
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Pedro
    Nuk e di, por se c“ndjej nje ton mosperfilles ne frazen "Filozof hesapi...c“ti besh".
    Nqs eshte e vertete, ben mire te hapesh nje leksikon dhe te mesosh se c“do te thote fjala filozof.
    Pedro, idete e tij u diskutuan dhe jam pjeserisht dakord me te ne disa pika te rendesishme. Nga ana tjeter djali ka nje axhende funksion i te ciles jane edhe artikujt e tij. Te zbulosh 'cause & effect' eshte fillimi i mendimit kritik. Ndoshta ekspozova bias-in tim kunder filozofeve por kjo nuk duhet te kete kurrfare peshe ne gjykimin e asaj qe thashe.

    Ne perfundim:

    A. Vehbiu kerkon te krijoje Shqiptar 2.0
    B. Pretendon se Shqiptaret paskan lidhje shpirterore me Evropen, pervec atyre gjeografike (nuk eshte e vertete po te mendosh si Samuel Huntigton et al.)
    C. Ai vetem ben konstatime e nuk na jep nje harte te argumentuar bindshem se si 'tejkalohet' Shqiptar 1.0

    Konkluzion: Ato qe shkruan ai jane 'pordhe me rigon'.

  6. #36
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga glaukus 001
    Pse nuk shikon greket Vehbiu, qe akoma ne 2004 thone : GREQIN NUK KA NDARJE ETNIKE ! Ne shifrat zyrtare thone se kane 98% greke.
    ...
    Vehbiu eshte djale i zgjuar. I ka menduar te gjitha. Pardje sapo shkroi te Shekulli nje shkrim qe, sic kerkon ti, 'shikon Greqerit'. Mund ta lexosh me poshte:

    http://www.shekulli.com.al/index.php...212e738b9fd2e3

    Per me teper, djali na shkruar qe me perpara, disa shkrime qe per mua jane tejet dinjitoze. Pasi i ka ezauruar temat e tjera, sfida tjeter ka qene ti hidhet miteve Shqiptare ne menyre qe te mbetet konsistent. Per llogjike s'ja ha qeni shkopin. Nderkohe qe dje mesova ne nje 'negotiations course' mbi 'commons dilema'. In the long run being logical (like Vehbiu) will have a deleterious effect on a common good. Historia jone e perbashket eshte nje 'common good'.

    Lexo shkrimet e tija qe sidoqofte mbeten te shkelqyera.

    http://members.aol.com/Plaku/

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Per mendimin tim, pas Kadarese, Vehbiu bashke me A. Klosin bejne pjese tek fare te paktet intelektuale shqiptare qe perpiqen ethshem dhe papertuar per fatin e shqiperise. Nese lartesimi i shqiperise tek kadareja bazohet tek nacionalizmi i tij i pakufi qe shpreh dhe dashurine e tij per kombin, tek vehbiu ankthi per shqiperine rritet nga karakterizimi negativ qe ai i ben miteve shqiptare. Nese me kadarene bashkohem me shume per motive emocionale dhe idealizuese, me vehbiun bashkohem deri ne fare mase. Sepse mgjths vehbiu e ka te drejte premisen e argumentit, kriticizmi i tij e tejkalon objektivitetin e idese dhe dalengadale teza e tij behet subjektive, duke mbetur thjesht e tij, pra jo e ne te gjitheve. Nese do permiresojme gjindjen tone si shqiptare, filli i cdo perpjekje eshte identiteti yne shekullor, qe i mire a i keq perfaqeson ate cka jemi ne shqiptaret ne te vertete. Ne kete kendveshtrim, rrezimi total ose perpjekja per mohim te pjesshem te con vetvetiu tek eleminimi i vete asaj qe kerkojme te krijojme, pra entiteti shqipetar. Smund te kristalizojme nje identitet (sic thote vehbiu) nese ky identitet nuk ekziston qarte ose ekziston i shthurur, dhe ketu Vehbiu gabon, per mendimin tim. Identiteti qartezohet nuk rikrijohet rishtazi. Pra identitetit mund ti japim nuanca te tjera qe mund te jene modernizuese ose libaralizuese por nuk mund ta rikrijojme nga Asgjeja, dhe ketu, ne mos qofsha i gabuar, vehbiu ngulmon irracionalisht.

    Sidoqofte, idete e vehbiut e kalojne permasen e nje komenti te shpejte. Ai mbetet nje pene teper e mprehte dhe gjithsesi dobiprurese. pres me padurim te shoh evolimin e ideve te tija, vetem keshtu mund te gjykojme me qarte per vehbiun.


    Sa per etiketimet mendjelehta te vehbiut si 'minoritet'. jo vetem qe se dime nese eshte apo jo minoritet, por edhe nese do ishte nuk do te thote qe ai eshte me pak shqiptar se ne. shqiptare sjane vec aty qe e hymnizojne shqiperine por edhe kritiket e saj. Hymnizuesi te le ne vend, kritiku te ndergjegjeson per te metat.
    Ne kete perspektive, replika e Kallamates me duket me teper si nje reagim emocional qe i ka rrenjet tek asocimi anakronik individ-komb ku kombi e kontrollon teresisht karakterin e individit. kallamata nuk replikon racionalisht duke kunderagumentuar tezat e vehbiut. ai kunderargumenton vete vehbiun dhe ketu besueshmeria dhe vlera e replikes se tij rrezohet fare.

    Kurse me A. Topin as ia vlen te merresh fare.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    [Analizė] MUSTAQET E FASHIZMIT - Ardian Vehbiu

    HISTORIA E NGRIRĖ


    Ardian Vehbiu

    Kanti, e sidomos Einsteini na kanė mėsuar ta pėrfytyrojmė kohėn si pėrmasė ?tė katėrt? tė realitetit, krahas tri pėrmasave hapėsinore tė zakonshme; por, megjithatė, mendja e njeriut ėshtė e ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė gjithnjė tė kemi vėshtirėsi pėr t?ua ftilluar ekzistencėn objekteve dinamike, ndonjėherė tė quajtura procese. Mali i Korabit perceptohet mė lehtė se erozioni; varri mė lehtė se vdekja; katedralja mė lehtė se lutja. Atje ku pėrfytyrimi ēalon, na vjen nė ndihmė gjuha, duke na lejuar tė luajmė me emrat qė u vėmė dukurive pėr t?i kontrolluar mė lehtė; vetėm se shpesh kėta emra rrezikohemi t?i marrim pėr ikona besnike tė realitetit.
    Nuk ka fushė ku kontradikta midis kohės dhe hapėsirės tė ushqehet mė me fanatizėm se historia; dhe kjo kryesisht ngaqė miti e kėrkon historinė tė mpiksur, si dylli i kukllave nė njė muze fėmijėsh. Qė prej mė shumė se njė shekulli psikologjisė kolektive tė shqiptarėve i ėshtė shtruar kjo sofėr emrash, ngastrash dhe kufijsh: ilirėt, Greqia e lashtė, Roma, gjuha shqipe, Bizanti, sllavėt, Skėnderbeu, turqit, Rilindja, ngritja e Flamurit, Zogu, Lufta e Dytė, komunizmi, demokracia, Kosova. I trajtojmė si tė ishin gurė shahu, ngrirė nė pozicione skakierash statike; harrojmė qė e kanė shtrirjen mė shumė nė kohė; ndėrsa nė hapėsirė u shquhet vetėm hija e gjurmės, ose jehona.
    Kur duam tė sqarojmė origjinat, ose atė periudhė pėr tė cilėn tė gjitha format e kujtesės na tradhtojnė, binarizmit shqiptar-joshqiptar vjen e i humbet vlera. Deri edhe mendje tė ndritura dijetarėsh ngecen ndonjėherė nė ligatina tė diskutimeve pėr natyrėn etnike tė bregdetit shqiptar nė lashtėsi: qytete tė tilla si Dyrracchiumi e Apolonia ishin ilire apo greke (shqiptare apo jo shqiptare, po t?i referohemi njė forme tejet agresive tė tė njėjtit diskutim mes fanatikėsh ose tė paditurish)? Thirren nė ndihmė gjithfarė argumentesh me peshė nga Ēabej, Jokli, Weigandi, Pederseni e tė tjerė qėmtues tė zanafillave, pyeten arkeologėt pėr etninė e gurėve dhe tė mozaikėve, rrėmohen tekste tė stėrnėnvizuara klasikėsh.
    Mirėpo bregdeti do parė edhe si kufi (nė mos kryesisht si kufi), ose vend takimi mes kulturash dhe etnish tė ndryshme; i pėrcaktueshėm nė rrjedhė tė shekujve si njė zonė ku pezulloheshin dallimet binare, pėrndryshe themelore, midis ?tanėve? dhe ?jotanėve?, ilirėve dhe grekėve, shqiptarėve dhe tė huajve. Etnia protoshqiptare, si njė objekt dinamik, mund tė kuptohet mė mirė nė dialektikėn e kėtij raporti midis hinterlandit etnikisht mė homogjen dhe demografikisht aktiv nga njėra anė, dhe bregdetit drejt tė cilit zhvendoseshin rregullisht protoshqiptarėt (ilirėt, tanėt, shqipfolėsit), pėr tė pėrfunduar tė asimiluar nga kulturat dominuese ? greke, romake, bizantine.
    Historianėt me lehtėsi e vėnė re njė rregullsi tė tillė, e cila lejon njė pėrcaktim mė dinamik tė shqiptarėsisė, nėpėrmjet modelit tė njė vale demografike pulsuese. Nė njė vepėr gjithnjė kontroversiale, por unike nė llojin e vet, gjermani Stadtmüller e gjeti origjinėn e shqiptarėve nė njė zonė tė Shqipėrisė Qendrore, tė mbrojtur mirė nga ndikimet asimiluese tė fqinjėve. Tė tjerė historianė i kanė pėrshkruar madje edhe interpretuar nė kėtė mėnyrė dyndjet e arbėrorėve nė mesjetė: nė krye drejt Greqisė (Moresė), mė pas drejt Italisė sė Jugut dhe zonės Le Marche, nė Italinė adriatikase.
    Pėrndryshe, nuk kėrkohen studime tė posaēme pėr t?i njohur si tė tilla zhvendosjet e mėdha tė shqiptarėve gjatė shekullit XX: nė fillim nga malėsitė e Jugut e mė pas nga malėsitė e Veriut teposhtė; nė tė njėjtėn kohė, kur shqiptarėt e ultėsirės bregdetare kapėrcenin Adriatikun ? njėlloj si 500 vjet mė parė. Nėse nė mesjetė asimilimi nė kufijtė i detyrohej mė shumė martesės sė etnisė me fenė, nė kohėt moderne faji iu vihet mediave, e veēanėrisht televizionit; por nė tė dy rastet vala mund tė rroket mė mirė po tė pėrshkruhet e qendėrzuar nė hinterland.
    Politikanėve dhe publicistėve mund t?u duket arbitrar njėjtėsimi i ramjes sė malėsorėve tė Jugut drejt Tiranės pas Luftės sė Dytė, me zbritjet po drejt Tiranės tė malėsorėve tė Veriut nė fillim tė viteve nėntėdhjetė. Nė rastin e parė shkak i menjėhershėm ishte fitorja e komunizmit, nė tė dytin pėrmbysja. Ky vėshtrim pėrshkrues nuk mjafton, megjithatė, pėr ta kuptuar dukurinė; sidomos nė atė masė qė nuk merr parasysh arsyet e rrėnjosjes sė komunizmit shqiptar kryesisht nė jug tė vendit. Pėrkundrazi, njė analizė qė merr parasysh trysninė demografike dhe i trajton lėvizjet e popullsisė nė Shqipėri si tė kryera rregullisht pėrgjatė njė rrafshi tė pjerrėt (nga lart poshtė, ose nga bjeshka nė ultėsirė), do tė nxirrte nė pah edhe rėndėsinė e kėtij pulsimi pėr identitetin etnik tė shqiptarėve.
    Partizania ? qė ne shqiptarėt e kemi fort pėr zemėr ? nuk njeh mjet tjetėr veē binarizmit pėr t?iu afruar gjėzave tė historisė dhe imazheve qė historia projekton nė tė sotmen. Diskutimet historike vijnė e marrin trajta tė mprehta kur ėshtė fjala pėr tema qė ngėrthejnė dilemat themelore tė epokės. Njė temė e tillė, me reperkusione tė rėndėsishme nė politikė, mbetet Himara dhe natyra e saj etnike. Autorė tė njė profesionalizmi tė padiskutueshėm kanė vėrtetuar shqiptarinė e asaj treve nė shekuj ? me fakte e argumente tė shėndosha, shpesh pėrfundimtare; nė njė kohė qė tė tjerė autorė, mė anėn tjetėr tė bjeshkės, rreken tė vėrtetojnė tė kundėrtėn. Vallė tė kalojė kufiri shqiptaro-grek mes pėr mes Spilesė, Dhėrmiut e Palasės? Kushdo qė e formulon njė pyetje tė tillė, ngatėrron hartėn me territorin ? pėr ta thėnė me njė shprehje tė semanticienit amerikan Korzybski. Pėr fat tė keq, diskutimi ushqen tani vetveten rekursivisht, nė njė kohė qė Himara vetė asimilohet dhe deshqiptarizohet pėr arsye qė s?kanė fare tė bėjnė me origjinėn, ?racėn? dhe ninullat proverbiale tė nėnave.
    Vėshtirėsia pėr tė pėrvetėsuar objekte kohore tė tilla si proceset historike njihet, tė paktėn, qė prej fillimeve tė botėkuptimit perėndimor. Njė nga paradokset e Zenonit (ose Zenunit, po tė duam t?ia shqiptarizojmė emrin), ka tė bėjė me pamundėsinė logjike qė njė shigjetė tė fluturojė nga pika A nė pikėn B ? meqė nė ēdo moment shigjeta do tė ndodhej nė njė pikė tė caktuar, njėlloj sikurse do tė ndodhej po tė mos lėvizte fare. I zbatuar nė fushė tė historisė, ky paradoks ka tė bėjė drejtpėrdrejt me natyrėn e marrėdhėnieve midis sė djeshmes dhe tė sotmes. Nuk ėshtė e lehtė tė pėrvijohen menjėherė vazhdimėsi historike midis, tė themi, Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhės ose krishtėzimit tė shqiptarėve nė lashtėsi dhe islamizimit tė tyre nė mesjetėn e vonė ? pėrtej ngjashmėrive thjesht strukturore. Nga ana tjetėr, po tė vazhdojmė t?i largohemi pikturės sė ngjarjeve, me vullnetin pėr ta rrokur mė mirė nė tėrėsinė e vet, rrezikojmė tė bartemi nga historia nė gjeografi dhe t?ia lexojmė fatin shqiptarit nė njė dialektikė tė malit dhe tė fushės.
    Mirėpo kush kėrkon ta kuptojė historinė ? dhe jo vetėm ta shfrytėzojė pėr interesat e veta utilitare ? i duhet njėfarė distancimi imagjinar nga rrjedha e ngjarjeve, qė tė mos pėrfundojė i shtypur midis sė djeshmes dhe sė sotmes si midis pllakave tė njė morsete. Lufta politike nė Shqipėrinė e viteve nėntėdhjetė, pėr shembull, zor se do tė mund tė merrej vesh pėrtej vijueshmėrisė me regjimin totalitar tė mėparshėm, pavarėsisht nga kundėrvėnia shpesh e pėrnjimendtė e palėve ndaj mendėsive politike totalitare. Binarizmi, si mėnyrė tė menduari, ēon shpesh nė polarizim, segmentim, ose centrifugim tė opinioneve dhe tė rrymave sociale; nė njė kohė qė politika e mirėfilltė, pozitive e konstruktive s?mund tė ekzistojė veēse nė zonat qendrore tė spektrit. Pėr revolucionet ėshtė thėnė se pėrmbysin pėr tė ruajtur; dhe nga kjo pikėpamje nuk do tė ishte pėr t?u habitur sikur njė historian i sė nesėrmes rrėzimin e statujės sė Enver Hoxhės nė Tiranėn e shkurtit tė vitit 1990 ta trajtojė si njė akt tė fundit tė po atij etosi politik qė dikur ia kishte ngritur tiranit statujėn.
    Pėrndryshe, cic-micet, skėrmitjet e hungėrrimat nė skenėn e sotme tė politikės shqiptare nuk janė pėr t?u marrė shumė seriozisht. Protagonistėt shpesh duan qė diferencat t?u duken aq tė thella e tė papajtueshme sa edhe prejardhjet dhe filozofitė frymėzuese; thuase konstatimi i interesit tė pėrbashkėt pėr t?i dhėnė dinjitet vendit tė tyre do t?ua ripėrmasonte mitet vetjake dhe do t?ua ēirrte velat ambicieve megalomaniake. E gjithė kjo mė kujton njė tregim tė Borgesit, ?Teologėt?, pėr dy klerikė dijetarė nė mesjetė, Giovanni dhe Aureliani, qė e kalojnė jetėn nė konflikt teologjik vdekėsor me shoku-shokun, deri nė atė pikė sa prej akuzave tė Aurelianit, Giovanni pėrfundon i djegur sė gjalli nė turrė tė druve pėr herezi. Pas ca vitesh, i erdhi radha Aurelianit tė vdiste. ?Fundi i kėsaj rrėfenje mund tė flitet vetėm me metafora, pse ka ndodhur nė mbretėrinė e qiejve, ku nuk ekziston koha,? shkruan Borgesi. ?Mund tė thuhet, ndoshta, se Aureliani kuvendoi me Zotin dhe se Ky aq pak interesohet pėr dallimet religjioze, sa e mori pėr Giovanni-n nga Pannonia. Po kjo mund tė na bėjė tė dyshojmė pėr ndonjė farė pėshtjellimi nė mendjen hyjnore. Ndaj ėshtė mė mirė tė thuhet se nė parajsė Aureliani mėsoi qė, pėr hyjninė e padepėrtueshme, ai dhe Giovanni nga Pannonia (ortodoksi e heretiku, neveritėsi e i neverituri, akuzuesi e viktima) formonin njė person tė vetėm.?




    06/03/2005
    KATEGORIA: Analiza

    http://www.shekulli.com.al/index.php...s&newsID=70230

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    arberesh eshte ki mo.. vehbiu.. i harruar ne ndonje fiqishto ullishte andej nga male kodra brigjet e Kalabrise si roje manastiri e lexon neteve libra te vjeter..apo Burre Shqiptar qe jeton sot Ne Tirane?


    derr derr kodra mbas bregut..


    Fol per te sotmen thuaj se te djeshmen nuk e di or Vehbi matufi..

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sfidat e politikės sė jashtme shqiptare

    VALLE NĖ LITAR


    Ardian Vehbiu


    Fitorja e PD-sė sė Sali Berishės nė zgjedhjet e qershorit 2005 nė Shqipėri dhe atentatet me bomba nė Londėr janė ngjarje tė tilla qė nuk duheshin lejuar tė koincidonin. Edhe pse krejt pa lidhje me njėra-tjetrėn, ato kėrcėnohen tė ngecin djallėzisht nė batakėt e opinionit publik perėndimor, nė mėnyrė tė tillė qė ta ushqejnė edhe mė mosbesimin ndaj tė ardhmes evropiane tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve. Kjo megjithė premtimet detyrimisht tė sinqerta tė Berishės vetė pėr njė politikė tė vendosur properėndimore tė qeverisė sė udhėhequr prej tij, e sidomos megjithė mungesėn e raporteve objektive midis shqiptarėve dhe terroristėve tė Londrės ose terroristėve antiperėndimorė nė pėrgjithėsi – me pėrjashtim tė Islamit qė na veēon ne shqiptarėve nga njėra botė pėr tė na bashkuar me botėn tjetėr, sado qė ne vetė duam t’i pėrkasim asaj bote tė cilės ende s’i pėrkasim, jo asaj bote tjetėr ku duan tė na degdisin bigotėt e tė gjitha ngjyrave.
    Janė kohė tė rrezikshme pėr shqiptarėt. Ky rrezik, qė pėrhihet mė shumė si atmosferė sesa si sirenė kushtrimi, ka tė bėjė me perceptimin tonė si myslimanė ose si “mish i huaj” nė trup tė Evropės “sė krishterė”, nė njė kohė qė myslimanizmi dhe terrorizmi po pėrmenden gjithnjė e mė shpesh brenda tė njėjtave kontekste, por nuk ėshtė pa lidhje as me pėrpjekjet serioze pėr mėvetėsinė e Kosovės me shumicė etnike shqiptare dhe disfatėn totale tė politikave tė nacional-shovinizmit serb nė Evropėn postkomuniste; e mė nė fund, dashur pa dashur, me zhvillimet e reja politike tė kėrkuara nga vota demokratike nė Shqipėri, sa kohė qė Sali Berisha pėr arsye tė ndryshme, ende mbahet pėr islamofil nga shumė vėzhgues tė anshėm e tė paanshėm nė Perėndim.
    Njė rrezik i kėsaj natyre shqiptarėve duket t’u vijė nga dy drejtime. Nė radhė tė parė, nga vullneti dėshpėrimtar i shėrbimeve sekrete serbe dhe tė aleatėve tė tyre pėr tė parandaluar pavarėsimin e Kosovės nėpėrmjet demonizimit tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe sidomos tė UĒK-sė vetė, tė cilėn gjithnjė duan ta paraqitin si organizatė terroriste qė ruan kontakte me grupe fundamentaliste islamike nė vende tė Lindjes sė Mesme dhe qė gjatė viteve nėntėdhjetė ka pranuar ndihma njerėzore, materiale dhe financiare nga kėto grupe, madje edhe nga Bin Ladeni vetė. Njė numėr i madh selish nė Internet, tė kontrolluara nga simpatizantė tė ēėshtjes kombėtare serbe, elementė tė ndryshėm tė sė majtės antiamerikane, nacionalistė grekė, nacionalistė rusė, dhe tė tjerė antimyslimanė dhe antiarabė tė tė gjitha ngjyrave, u ofrojnė gratis lexuesve materiale tė ndryshme e kryesisht tė vjetėruara, qė pėrshkruajnė pėrlyerjen terroriste tė UĒK-sė dhe nė pėrgjithėsi dyndjen e fshehtė, por tė qėndrueshme, tė grupeve fondamentaliste islamike nė Shqipėrinė e Berishės, gjatė gjysmės sė parė tė viteve nėntėdhjetė.
    Kuptohet se nacionalistėt serbė, nė kėtė moment kaq kritik pėr fatet e Kosovės, pėrpiqen me tė gjitha mėnyrat qė ta shfrytėzojnė klimėn antimyslimane mbjellė nė Evropė nėpėrmjet trumbetimit tė rrezikut terrorist tė fondamentalizmit islamik – njėkohėsisht edhe pėr t’u rehabilituar nga kazani i plehrave ku e panė veten gjatė viteve 90. Propaganda e kėtyre qarqeve ėshtė e organizuar mirė dhe e drejtuar nga njerėz tė pėrgatitur, qė dinė t’i flasin opinionit publik perėndimor.
    Politika e jashtme e PD-sė sė Berishės, nga ana e vet, pasi kjo ua mori pushtetin komunistėve nuk mund tė konsiderohet si model i urtėsisė dhe i largpamėsisė; dhe kjo jo aq pėr aderimin aq tė pėrfolur tė Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike, sesa pėr hapjen totale dhe artificiale tė shoqėrisė shqiptare krejt tė paimunizuar, ndaj fondacioneve dhe bamirėsive tė ndryshme, kryesisht fetare, qė nė masė tė madhe janė nė mos tė pilotuara, tė paktėn tė infiltruara nga shėrbimet sekrete tė vendeve nga e kanė origjinėn. Edhe pse nuk ėshtė pėrgjegjėsi e politikave tė Berishės qė disa prej kėtyre bamirėsve arabė mė pas u shfaqėn nė listat e zeza tė terrorizmit ndėrkombėtar, prapėseprapė njė politikė mė e matur ndaj fondacionizmit islamik nė ato kohė do t’i kishte parandaluar prapėsitė e sotme. Veē kėsaj, shumė shqiptarė do tė kishin dashur tė harrohej qė pas trazirave tė dhunshme tė vitit 1997, kreu i SHIK-ut tė asaj kohe, Gazidede, gjeti strehim politik nė Iran – siē na e kujtojnė rregullisht me dhjetėra seli tė zhurmshme proserbe nė internet, kur analizojnė problemin e tė ashtuquajturit “terrorizėm shqiptar”.
    Nė radhė tė dytė, rreziku afatgjatė Shqipėrisė i vjen nga pėrzierja gjithnjė e mė skandaloze e grupeve mafioze dhe paramafioze, pėrbėrė nga shqiptarė myslimanė nga Kosova dhe nga Shqipėria, nė veprimtari kriminale ordinere nė Evropė – si nė trafik droge, shfrytėzim prostitucioni, trafik emigrantėsh tė paligjshėm, falsifikim pasaportash dhe pastrim parash tė pista.
    Shtypi nė Evropė dhe raportet e organizmave ndėrkombėtare tė luftės kundėr krimit kanė kohė qė flasin pėr kėto gjėra, duke i cilėsuar bandat haptazi si “shqiptare”, madje tani vonė edhe si “shqiptare myslimane”. Kohėt e fundit, edhe FBI-ja amerikane ka tėrhequr vėmendjen pėr rrezikshmėrinė e “mafias shqiptare” nė qytetet e bregut lindor tė kontinentit amerikan; duke iu bashkuar kėshtu simotrave tė veta nė Britaninė e Madhe, Gjermani, Itali e gjetiu nė Evropė. Ky lloj identifikim i krimit nėpėrmjet profilizimit etnik e ka gjithnjė njė aspekt demagogjik, nė mos fashist; por ėshtė provuar si armė veēanėrisht e frytshme pėr ekzorcizimin e fajit dhe pėr tė qetėsuar turmat e metropoleve nė Perėndim se e keqja e ka gjithnjė burimin “gjetiu”.
    Njė nga pikat e forta tė qeverive socialiste qė nga 1997-a e kėtej, ishte se kėto ia dolėn mbanė tė paraqiteshin nė politikėn e jashtme si aleate superbesnike tė SHBA-sė dhe tė NATO-s, pas gjase nė kundėrvėnie me lėkundjet ose indipendentizmin bajraktarist tė Berishės. Qėkur mori pushtetin pėr herė tė dytė, Nano nuk nguroi tė fliste haptazi, gjatė njė vizite nė Izrael, pėr koluzionet islamiko-terroriste tė armikut tė vet Berisha, duke i kėrkuar ndihmė, me atė rast, Mossad-it izraelian pėr ta ērrėnjosur farėn fondamentaliste nga Shqipėria. Nė tė vėrtetė, shėrbimet sekrete tė qeverive socialiste, nė bashkėpunim me CIA-n amerikane dhe tė tjera shėrbime sekrete perėndimore, arritėn njė numėr suksesesh nė identifikimin dhe mėnjanimin e vatrave potencialisht terroriste nė vend, si dhe nė bllokimin e veprimtarive financiare tė grupeve tė dyshimta ose tė paktėn identifikuar si tė tilla. Mirėpo akuzat ndaj Berishės si islamofil, tė pėrsėritura brenda e jashtė vendit dhe tė recituara pionierēe deri edhe nė konferenca e festivale ndėrkombėtare, rrezikojnė t’i shkaktojnė dėm tė madh ēėshtjes shqiptare tani qė Berisha vetė u rikthye nė krye tė vendit, me votėn e zgjedhėsve.
    Nėse Berisha perceptohet si i ekspozuar ndaj radikalizmit islam, kjo ėshtė absolutisht alarmante – edhe pse si qytetar dhe si president ai nuk ėshtė shfaqur ndonjėherė as si besimtar i devotshėm, as si orientalo-arab nė shije dhe formim kulturor. Nuk mund tė gjendet kurrfarė ngjashmėrie, pėr shembull, midis liderit shqiptar dhe disa liderėve myslimanė tė Bosnjes, qė ishin njėkohėsisht edhe intelektualė tė shquar tė mendimit filozofik mysliman. Kėtė gjė e dinė mirė edhe ato forca qė rreken ditė e natė qė ta diskreditojnė Shqipėrinė e Berishės si kontingjent tė terrorit islamik nė Evropė, sikurse e di mirė edhe Evropa. Shqetėsimi i Bashkimit Evropian me Berishėn – pėrtej disa veseve karakteriale tė personit dhe bombastikės protokollare prej princi romantik malazez – ėshtė shqetėsim me bazėn elektorale tė Berishės, e cila nga shumė vėzhgues ėshtė pėrshkruar si veriore, nacionaliste, filokosovare, antigreke dhe last not least, myslimane.
    Jo mė kot propaganda nacionaliste serbe, deri dje pak e bllokuar nga histrionizmi ballkanofil i Nanos, u ėshtė kthyer sėrish daulleve tė rrezikut shqiptar dhe tė “terrorit” si natyrė tė dytė tė UĒK-sė.
    Tė dehur nga fitorja nė zgjedhje dhe tė kapėrthyer nė betejat epike pėr ēikėrrimat e radhės nė ndarje postesh dhe projektime egosh, Berisha dhe aparati i tij politik ende nuk duken ta kenė kuptuar me themel sa e kėrcėnuar gjendet strategjikisht Shqipėria, nė rrethanat gjeopolitike tė luftės kundėr “terrorit”. As po nguten tė dalin nė publik dhe tė sqarojnė nė hollėsi, opinionin brenda dhe jashtė, pėr njė varg ēėshtjesh tė mprehta tė politikės sė jashtme tė qeverisė sė ardhshme – dhe pikėrisht marrėdhėniet me Greqinė; marrėdhėniet me Italinė; marrėdhėniet me Turqinė; marrėdhėniet me vendet myslimane; e ardhmja e fondacioneve, bamirėsive dhe shkollave fetare (myslimane dhe tė krishtera) nė Shqipėri; lufta pėr mėvetėsi tė Kosovės; pėrpjekjet pėr ta riparuar disi imazhin e shkatėrruar tė shqiptarit nė Perėndim. Kjo dritėshkurtėsi nuk premton pėr mirė, nė njė kohė qė Evropa, e trembur nga terrorizmi dhe nga alarmizmi i mass mediave, po rrėshqet gjithnjė e mė thellė nė pozita tė identitetit tė krishterė, tė ksenofobisė dhe sidomos tė pėrligjjes tė politikave tė tilla ndaj myslimanėve qė tė kujtojnė kohė tė tjera, tė ngjethshme.
    Vetė terrorizmi, qė deri dje mbahej pėr taktikė dhe luftohej me metoda policore, sot pėr shkak edhe tė koncepteve politike tė skajshme tė administratės sė Bushit, po konsiderohet si pėrmasė e kulturės islamike. Menjėherė pas bombave qė shpėrthyen nė Londėr, mediat folėn veē pėr identitetin mysliman tė atentatorėve, thuajse kjo vetvetiu do tė shpjegonte tė gjitha tė panjohurat, nė mos misteret, qė u pėrshoqėrohen gjithnjė ngjarjeve tė tilla.
    Vende tė tilla si Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca – ose shtylla kurrizore e Bashkimit Evropian – numėrojnė pakica tė mėdha myslimane me prejardhje nga vende tė Azisė e tė Afrikės Veriore, tė cilat pėrfaqėsojnė edhe faktorė tė rėndėsishėm zgjedhorė pėr t’u mbajtur parasysh nga tė gjitha forcat politike tė atyre vendeve. Pushtetarėt e atjeshėm nuk do ta kenė kurrė tė lehtė, nga kjo pikėpamje, tė realizojnė nė praktikė me qytetarėt e tyre (edhe pse tė dorės sė dytė) politikat e persekutimit etniko-kulturor dhe profilizimin total tė myslimanėve si tė gatshėm pėr t’u hedhur nė erė me njė isharet tė Bin Ladenit. Si edhe herė tė tjera, e gjithė kjo rrezikon tė katandiset nė njė fushatė tjetėr demonizuese kundėr shqiptarėve – myslimanė, mafiozė dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, pa kurrfarė rėndėsie politike strategjike, sidomos nė rrethanat e ndonjė izolimi tė mundshėm diplomatik tė Shqipėrisė berishiane.
    Kur tė vijnė, hapju derėn, thotė njė fjalė popullore. Sikur tė mos mjaftonte pėrmendja e Ballkanit si vatėr e terrorizmit fondamentalist tė sė nesėrmes dhe tė lehurit histerik kundėr Berishės nga ana e qarqeve nacionaliste serbo- e grekomadhe, u desh njė dokumentar i transmetuar nga njė kanal televiziv amerikan, pėr tė tėrhequr edhe njė herė vėmendjen e publikut atje ndaj lidhjeve – tė supozuara – midis UĒK-sė dhe terrorizmit ndėrkombėtar. Dokumentari portretizonte njė Florin Krasniqi, afarist kosovar me banim nė Brooklyn, i cili kishte arritur qė, pa shkelur ligjet amerikane, tė blinte armatime me fonde grumbulluar nėpėrmjet donacionesh tė bashkatdhetarėve dhe t’ua dėrgonte me postė forcave ēlirimtare nė Kosovė. Siē mund tė kuptohet, shumėkush gjeti nė kėtė film dokumentar kumtin implicit se ligji amerikan ėshtė tepėr i pafuqishėm pėr tė parandaluar armatosjen e grupeve tė armatosura potencialisht terroriste. Si rezultat i drejtpėrdrejtė i kėtij eventi mediatik, diskutimi nė forume tė ndryshme nė internet nuk ishte nė favor as tė shqiptarėve, as tė pavarėsisė sė Kosovės. Si rrallė ndonjėherė, elementė tė sė djathtės amerikane ksenofobike dhe fanatikė tė sė drejtės kushtetore pėr armėmbajtje bashkėtingėlluan me elementė tė sė majtės antiamerikane anarkiste proserbe. Aq mė tepėr qė, nga fundi i filmit, Krasniqi vetė deklaronte ose linte tė kuptohej se UĒK-ja ishte gati tė hidhej pėrsėri nė luftė, kėtė herė kundėr forcave ndėrkombėtare tė atjeshme, qė ia paskan zėnė Kosovės shtegun drejt pavarėsisė.
    “Ne shqiptarėt jemi populli mė proamerikan nė botė”, tė thonė nė kafenetė e Tiranės e nė ato virtuale tė internetit, kur u pėrsiat brishtėsinė e aleancės sė sotme midis SHBA-sė gjigante dhe Shqipėrisė sė vogėl. Nė tė vėrtetė, kjo aleancė mbėshtetet e tėra nė interesat strategjike amerikane nė Ballkan dhe, jo nė masė tė vogėl, nga prania ushtarake shqiptare pėrkrah koalicionit nė Irak. Politika e jashtme e qeverisė pėdėiste dalė nga zgjedhjet e qershorit nuk mund tė mjaftohet, megjithatė, me garanci kaq rastėsore; as mund tė shpėrfillė faktin qė pėr njė pjesė thelbėsore tė opinionit nė Perėndim, shqiptarėt janė identifikuar tashmė si myslimanė – nė atė masė qė Islami pėr publikun ėshtė reduktuar tanimė nga propaganda nė njė pėrzierje trashanike tė jetėrsisė me dhunėn primordiale.
    Ndryshe nga Nano, qė rregullisht kėrkoi distancim total dhe utopik, nė mos teatral nga identiteti kulturor i shumicės sė elektoratit shqiptar, por nė dallim edhe nga Berisha i parė qė shkoi me shpresė se do tė mund tė luante njė version tė Titos midis dy kampeve tė kundėrta botės postkomuniste, Berisha i ardhur sėrish nė krye tė Shqipėrisė nuk duhet lėnė mė tė gabojė nė orientimet strategjike, vlerėsimet objektive tė identitetit tonė kombėtar dhe farkėtimin e aleancave afatgjata tė shqiptarėve.


    09/08/2005
    KATEGORIA: Analiza
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ndėrtimi i miteve..!
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2009, 09:21
  2. Nacionalizmi ballkanik si pre e miteve
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 09:21
  3. Zhveshja e Miteve
    Nga Iceberg nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •