Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    Me lejoni tu sjell me poshte nje shkrim te Altin Topit per dekonstruktivistėt, ne kategorine e te cileve hyn padyshim edhe A. Vehbiu (zot i madh sec me kujton ate te VEFA-s ky mua, jo me shume nga emri sesa nga menyra si munohet me shit sapunin per djathe). Lexim te kendshem!


    Mitologjemat si burime emancipimi

    shkeputur nga gazeta Shekulli

    ALTIN TOPI

    Shqipėria, ashtu si ēdo vend tjetėr i kontinentit tė vjetėr, ka qenė njė djep mitesh. Mitologjema shqiptare, pėrngjan si dy pika uji me tė gjithė narrativėn, modelet tipike evropiane, si nė strukturė, ashtu edhe nė mesazhin universal. Mbėshtetet nė historitė imagjinare, legjendat, ku protagonistėt janė heronjtė, qė nė shumicėn e rasteve janė karaktere historike. Pavarėsisht mozaikut tė ndryshėm, e pėrbashkėta me mitologjemėn europiane, ėshtė modeli i unifikuar i narracionit mitik. Mitet pėrgjithėsisht, mbėshtillen rreth njė bėrthame tė vėrtetė, por nė udhėn e tyre tė gjatė historike mbeten pragmatike. Shtjellimi i tyre ėshtė simbolik, kėrkon tė legjitimizojė rreziqet dhe sakrificat e bashkėkombasve, shėrben si mjeti mė efikas pėr njė zgjim kultural, emocional, ndėrgjegjėsues e ēlirues. Influenca e mitologjemave, jo vetėm qė nuk ėshtė zbehur, por pėrkundrazi, vazhdon tė mbetet njė forcė e fuqishme, qė me mesazhet e tyre influencon jetėn dhe mendimin botėror. Mitologjemat nė rastin e Evropės, vazhdojnė tė luajnė njė rol tė veēantė, nė ngjizjen e njė kulture tė perbashkėt evropiane, duke i rreshtuar evropianėt nė idealin e bashkėsisė. Mitet evropiane u bėnė edhe mė tė vlefshme edhe pėr cilėsinė vetėhulumtuese tė tyre, pėr tė gjetur qoftė gabimet, ashtu edhe meritat. Gabimet, nė kėtė udhė tė gjatė tė mitologjemave, shihen si pjesė e pashmangshme e procesit tė njohjes tė vetvetes, e pėr pasojė pėrpjekjet pėr t’u korrigjuar, pėr t’u emancipuar, u bėnė shtysa e vazhdueshme drejt njė afrimi ndėrevropian. Evropa e koncepton idealin e ekzistencės sė njė bashkėsie si njė ngjizje tė pjesės mė tė zgjedhur, mė pozitive, tė trashėgimisė mitiko-folklorike e mesazheve social-historike tė tyre, me epokėn e arsyes, me epokėn e lindjes tė kontratės shoqėrore, me ideolatrinė e heronjve tė progresit, e kristalizimin te misionit qė kanė popujt e kombet nė kėtė bashkim.
    Debati qė zhvillohet mes shqiptarėve sot, si nė shtyp, ashtu edhe nė rrethet intelektuale, ėshtė ai midis mendimit konstruktiv pozitivist, qe i sheh mitologjemat si kongjeniale me principin e rishikimit, plotėsisht tė modulueshme, mbi tė cilat edhe mund tė negociohet, dhe mendimit tjetėr, qė i pėrzien identitetet politike e kulturale, e kėrkon tė dekonstruktojė mundėsisht tė gjitha mitet. Mendimi konstruktiv pozitivist, pra mendimi qė pėrpiqet t’i mėshojė mė shumė, anėve pozitive tė mitologjemave, ēfarė ėshtė e mirė, e lavdėrueshme, konstruktive, progresiste, shoqėrisht e moralisht perfituese, - i sheh mitet si simbole kulturore kombėtare, ndėrkohė kur dekonstruktivistet, - i shohin e i trajtojnė mitet, thjesht si degjenerime nė simbole politike.
    Mitologjemat si fenomene kulturore, njehsohen si pjesė e imagjinatės kolektive, siē ėshtė eposi dhe legjendat, apo pasurimi me ngjarje e momente historike tė pėrjetuara siē janė shpalosja e flamurit kombėtar, monumentet historike, pėrvjetorėt, heronjtė e kohės apo tė lashtėsisė, peisazhet karakteristike shqiptare, pėrzgjedhjet e historive orale nė evenimentet kulturore, ritualizimi i traumave dhe fitoreve kombėtare. Mitologjemat pėrdoren si shfaqje simbolike, tė cilat depėrtojnė nė shpirtin e publikut, shfaqen si pėrpunime dramatike e letrare duke rritur thellėsinė emocionale nė ndėrgjegjen e ēdo qytetari, apo bashkėkombasi. Pėr dekonstruktivistin, pėrpjekja bėhet nė drejtim tė politizimit tė simbolizmit te mitologjemave. Ai i sheh mitologjemat si shprehje tė koerzionit, nenshtrimit tė individit apo publikut karshi trashėgimise tė mykur historike-kulturore. Duke i dhėnė njė identitet politik mitologjemės, dekonstruktivistėt kėrkojnė tė trembin publikun, duke u pėrpjekur ta rrėshkasin publikun mbrapa nė histori, me kėrcėnimin e rrezikun e gogolit tė kontrollit nacionalist tė mitologjemave. Historia e shekullit XX, ka treguar se kur pėrpjekja bėhet pėr zgjimin e pjesės tė errėt tė mitit, kur mitologjemat pėrdoren pėr tė fituar terren politik, shfaqe tė tilla tė mitologjemės, kthehen nė prokursorė tė modeleve totalitare e tė nacionalizmit, tė cilat nxisin izolimin e pastrimin etnik.
    Kur kapercehet momenti i pėrpjekjes pėr tė dekonstruktuar mitet, kur hiqet dorė nga retorizmi pėr tė politizuar mitologjemėn, vetėm ateherė, miti kthehet ne njė burim emancipimi. Nė rastin e shqiptarėve mitet kanė qenė armėt mė tė fuqishme pėr tė ruajtur ekzistencėn e tyre, kanė qenė rruga e shpėtimit nė njė terren armiqėsor ballkanik e evropian. Sot, mendimi intelektual pozitivist shqiptar, po zbulon rolin dhe efektin emancipues tė miteve. Duke lidhur njė kontratė kulturore tė re me mitologjemat, pjesa e shėndoshė intelektuale shqiptare, po bindet pėrditė e mė shumė se ato nuk shėrbejnė vetėm pėr tė reflektuar mbrapa nė dimensionin historik, por edhe pėr tė kultivuar njė admirim pėr veten e prejardhjen, duke transformuar e pasuruar mitet shqiptare, nė mite tė epokės moderne, duke universalizuar mesazhet e tyre, tė gatshme pėr t’u pėrtypur edhe nga publiku ballkanas, evropian apo mė gjėrė.
    Ashtu si personazhi i Vilhelm Telit, Zhana D’Arkut, - karaktere e narrativa kėto mesjetare, tė cilėt sot i pėrkasin edhe modernitetit e mbarė Evropės, kjo e ardhur si rrjedhojė e pėrpjekjeve, pėrqasjeve tė vazhdueshme, pėr tė kėnaqur nevojat dhe shijet e epokės moderne, - edhe shqiptarėt mund tė transformojnė heronjtė, mitet e tyre e t’i shndėrrojnė nė shembuj tė pėrpjekjeve shqiptare, duke ruajtur pėrsėri magjinė e forcės transformuese tė veprės sė tyre. Aftėsia pėr t’iu adaptuar koheve moderne, pėr tė riinterpretuar shembullin e heronjvė si modele kombėtare, ėshtė karakteristikė e narrativės mitologjike moderne europiane. Kėtė kėrkohet tė bėjnė edhe shqiptarėt, sepse, tė vetmen gjė qė besohet tė sjellė kjo kontratė e re e shqiptarėve me mitet e tyre, do tė jetė rritja e besimit nė mosbjerrjen e forcės morale, dinjitetit, nderit dhe ruajtjes tė pavarėsisė individuale e kombėtare tė njė kombi te tėrė, i cili ka njė prejardhje tė moēme, tė fisshme, e ka lindur heronj tė tillė.
    Konfliktualiteti qė gėrryen nga jashtė e brenda duke e cfilitur Shqipėrinė, fillon parasėgjithash me vetėvarfėrimin, vetėposhtėrimin e gjithanshėm qė i bėjnė njėri-tjetrit shqiptarėt. Nė shekullin qė sapo u mbyll, kontributin kryesor pėr kėtė vetėgjyqėsi katastrofike, e dha dogmatizmi, i cili i shpėrfytyroi, i denatyralizoi shqiptarėt, duke keqtrajtuar, keqpėrdorur tė gjitha mitet historike tė tyre. Dogmatizmi, nė forma me tė kamufluara jeton e kalėron pėrsėri edhe sot nė mesin e shqiptarėve. Nė Shqipėrinė e sotme thėnia e Abraham Linkolnit gjatė Luftės Civile amerikane mbetet tepėr aktuale e profetike: “Dogmat e sė kaluarės, nuk pajtohen me kėrkesat e kohės. Pėrderisa jemi para njė fillimi tė ri, duhet tė ballafaqohemi me mendimet e reja, e tė veprojmė nėn shtysėn e tyre tė re”.
    Mendimet e reja, fillimet e reja, pėrsėri kanė nevojė pėr mitin (apo mitet), njė vizion tė unifikuar mitik kombėtar. Shqiptarėt, ashtu si edhe ēdo komb tjetėr, do tė mund vėrtet tė kuptojnė vetveten, prej historisė qė ato do t’i tregojnė vetes tė tyre, e si do ta tregojnė atė: “Kush janė, nga vijnė, e nė ēfarė drejtimi po shkohet?”. Historia e tyre ėshtė e mbushur me tė njohura e tė panjohura, me gjėra tė dukshme e ujdhesa, shpjegime racionale e hamendje. Nė kėtė histori, gjithmonė, do tė pėrzihet nė tė edhe vizioni mitik. Vetėm kėshtu, shqiptarėt do mund t’i japin kuptim tė tashmes, kufizimeve tė saj, e do tė mėsojnė se si tė vėshtrojnė nga e ardhmja. Per tė treguar historinė, pėr tė bėrė shkrirjen e saj me mitin, e cila do tė ndikojė tė tashmen e tė ardhmen e shqiptarėve, ka nevojė pėr njė artistikėri dhe imagjinatė tepėr tė talentuar. Sa mė mjeshtėrore tė jetė artistikerja qė do tė krijojė kėtė shkrirje, trupėzim histori-mit, aq mė tė mėdha janė edhe efektet pėr ndryshime cilėsore nė anėtaret e njė etnie apo kombi.
    Gėte krijoi mitin modern gjerman me “Faustin”, duke e ngritur cilėsisht nė nivele tė reja traditėn ekzistuese tė folkut; Shekspiri krijoi Hamletin, Makbethin, Mbretin Lir, personazhe e ngjarje historike e mitike njėherėsh; Dante Aligeri krijoi Komedinė Hyjnore, duke pėrdorur njeherazi skolastizmin dhe shpirtin e poetit, e shkrirė nė mėnyrė universale historinė me mitet. Tė gjithė kėta gjeni tė artit, lartėsuan trashėgiminė historike-folklorike, me artistikėrinė, talentin, mjeshtėrinė, vizionin e tyre, nė nivelin e miteve kombėtare, mite qė u pėrqafuan me entuziazėm nga bashkėkombasit e tyre, duke u bėrė nė vetvete shprehja e shpirtit tė kombit te tyre.
    Dekonstruktivizmi si rryme, nė fillim tė viteve ‘90 e nė vazhdim, u shfaq si njė fenomen fashionabėl kulturor, pėr tė cilin e kaluara mitike-historike e shqiptarėve, ngrehina e miteve sociale, me moralizimin, patrotizmin, ėshtė veēse njė ndėrtesė e kalbur, demode. Eshtė njė lloj kulle sahati, megjithėse e rikonstruktuar nė kohėn e Enverit, “me orėn qė i ka mbetur” nė idealet e Rilindjes romantike shqiptare; thjesht njė objekt turistik e muzeal. Dekonstruktivistėt u shfaqėn, pikėrisht atėherė, kur me tė vėrtetė, kultura shqiptare ėshtė nė kryqėzimin e madh tė kohės, nė momentin historik tė potencialeve tė mėdha. Intelektualėt shqiptarė, pėr shkak tė prapambetjes social-ekonomike (shto plus edhe totalitarizmin) tė Shqipėrisė, deri nė dekadėn e fundit tė shekullin XX, e kishin ruajtur rolin e “udhėheqėsit moral, ideologjik tė kombit, duke mbajtur bajrakun e vlerave e idealeve patriotike, e duke i kėnduar lavdisė tė sė kaluarės”. Nė rastin e Shqipėrisė, kjo u ēua nė ekstrem nga izolimi stalinist, i kombinuar me manipulimin e idealeve rilindase; me eventin e realizmit socialist, roli i krijuesit projektoi, sipas kallepit tė modelit enverian, njė Shqipėri, - si kėshtjellė, shkėmb graniti tė socializmit. Me hapjen e portave drejt modernizimit, me ballafaqimin me kapitalizmit dhe pėrpjekjen e shqiptarėve pėr t’u evropianizuar, dekonstruktivistėt, e kuptojnė se, roli i tyre tradicional, si “humanistė tė letrave”, po zbehet pėrditė. Sfida qė i bėhet dekonstruktivistėve ėshtė titanike. Ajo nuk kėrkon e nuk mjaftohet, me thjesht, shembje ngrehinash tė vjetra muzeale mitesh, duke i kthyer ato thjesht nė sheshe rrėnojash, por do te kėrkonte tė ndėrtoheshin ndėrtesa tė reja, moderne.
    Deri tani, dekonstruktivistėt, janė shfaqur si njė kompani xhenjere jeniēerėsh pėr tė hapur vrima, e pėr tė rrėzuar mure kėshtjellash. Po krijuesi, ku ėshtė? Ai qė nėpėrmjet artit tė tij, “do tė vėrė nė vend nderin” e artistit, shkrimtarit, intelektualit, duke u bėrė udhėheqėsi shpirtėror i kombit tė tij. Kush do tė luajė rolin e poetit, shkrimtarit kombetar, nė kohėt e vėshtira qė kalon Shqipėria? Kush do tė marrė pėrsipėr kėtė rol, qe pasi tė hiqet dorė nga polemikat e marra jakobine, pėr tė pėrmbysur gjithshka tė trashėguar nga Shqipėria historike apo rilindase, tė kuptojė se, atdheu ka mė shumė nevojė t’i kėndohet vlerave e lavdisė sė tij?
    Duket sikur koha e manifesteve e pankartave fletė-rrufe, nuk mund t’i zgjidhi problemet e Shqipėrisė. Roli i xhenjerit jeniēer, i njė lloj “demolition man” modern mitesh, tregon thjesht, pėr mungesė gjuhe poetike tė krijuesit, - zor se mund tė gjesh njė “demolition man” me imagjinatė, - fatalisht, ai eshtė i privuar nga tė krijuarit. Nėse sadopak, ndonjėri nga kėto jeniēerė, do tė kishte shpirtin e krijuesit tė mirėfilltė, do tė mjaftonte tė bėnte njė “tour” nė atė kėshtjellėn e moēme kulturale tė visareve shqiptare, e do tė nxirrte qindra subjekte, grimca mitesh e legjendash, qė do tė shėrbenin si zanafilla fantastike krijimesh. Mitet e mesazhet e tyre, pėrcjellin eksperienca kombėtare, filozofike, politike, artistike, e shoqėrore. Para sė gjithash, pėrcjellin kulturalisht, luftėn dhe pėrpjekjet politike e sociale nė kujtesėn e kombit, nė njė gjuhė tė kuptueshme prej tyre, pėr tė ruajtur thelbin e shpirtit njerėzor, lirine, ndjenjėn e bashkėsisė e pėrkatėsisė, ashtu siē janė perceptuar nė fillesėn e kėsaj kujtese. E nėse, potencialin krijues, do ta ngrinim nė njė nivel mė lart, duke e kthyer nė atė tė njė shkrimtari kombėtar, mitet shqiptare, kėsaj radhe tė emancipuara nga njė pendė e tillė, do tė modernizonin vizionin kombėtar tė shqiptarėve.

  2. #22
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Postuar mė parė nga tIrOncjA
    Me lejoni tu sjell me poshte nje shkrim te Altin Topit per dekonstruktivistėt, ne kategorine e te cileve hyn padyshim edhe A. Vehbiu (zot i madh sec me kujton ate te VEFA-s ky mua, jo me shume nga emri sesa nga menyra si munohet me shit sapunin per djathe). Lexim te kendshem!

    Mitologjemat si burime emancipimi

    ALTIN TOPI

    Shqipėria, ashtu si ēdo vend ..........
    Pa bere komente te teperta mbi shfaqjen e mungeses se intelektit nepermjet asociacioneve te pakuptimte te mbiemrave, element, te cilin e gjen vetem neper diskutimet allashqiptarce, doja te thoja, qe shkrimi i Altin Topit nuk eshte gje tjeter vecse vazhda e shkrimeve me fjale te bukura, por pa lidhje kuptimore me njera-tjetren, kryesisht te spikatur nga dukuria e "ngaterrimit te kekut me byrekun".

    Artikulli i ketij amatori autodidakt te shkaton nje perzierje ndjesish, mes keqardhjes dhe sikletit. Ketyre ndjesive u shtohet edhe habitja. Habitje, e lindur njekohesisht me pyetjen:
    A mos valle edhe redaktoret e gazetes Shekulli te jene kaq injorante sa te mos e dine se c“kuptim ka konstruktivizmi dhe dekonstruktivizmi dhe brockulla si ato me lart i botojne neper faqet e gazetes se tyre?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #23
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Me se fundi, pas nje riveshtrimi te vemendshem te tezes te Ardian Vehbiun mund te them qe tashme nuk mund ti dal me kunder. Vehbiu e ka kuptuar drejt shkakun dhe pasojat e mitologjise kombetariste Shqiptare.

    Duhet thene qe pohimi i Vehbiut se "kombetarizmi eshte kthyer ne nje fe" eshte me se i vertete. Duke ju permbajtur maksimes Marksiste mbi efektin trulloses te feve ne pergjithesi (i.e. Feja eshte opium per masat) del se mitologjia vertet po shkakton pasoja te demshme per Shqiptaret. Kjo pershkak se keqperdoret nga klanet sunduese per te trullosur popullin ne menyre qe ai te menaxhohet me lehte. Me poshte po ju sjell motivacionin e vertete te Vehbiut te publikuar ne "Bota Shqiptare" nje gazete qe botohet ne Itali.

    "Ēmitizimi do parė kėshtu si pjesė e domosdoshme e njė orvatjeje pėr emancipim shpirtėror; nė kuptimin qė narrativat e historisė dhe tė origjinės janė vetėm disa prej miteve qė dominojnė sot perceptimin e botės prej shqiptarėve, nė Shqipėri e gjetiu. Edhe Evropa ndėr ne shpesh ka filluar tė funksionojė si mit; dhe e njėjta vėrejtje mund tė bėhet pėr kultin e parasė dhe tė materializmit, korrupsionin dhe pasurimin, demonizimin e shtetit dhe tė sektorit publik, e tek e fundit edhe Enver Hoxhėn. Natyrisht, zėvendėsimi i plotė i miteve me struktura racionale ėshtė utopik e i pamundshėm; madje jo vetėm ndėr masat por edhe nė elitat vetė; ajo qė do synuar, megjithatė, ėshtė selitja e njė vetėdijeje kritike ose e njė kulti tė shėndetshėm tė sė vėrtetės, si kusht i domosdoshėm pėr mbijetesėn e shqiptarėve dhe tė kulturės shqiptare nė rrethanat e reja tė shekullit XXI. Nėse dje ishte dogma totalitare qė e katandisi Shqipėrinė nė dhomė tort urash, gėrmadhė e kuriozitet antropologjik, sot ėshtė materializmi i shfrenuar dhe maskarallėku qė po rrezikon ta shpėrbėjė si strukturė reale dhe si vlerė pėr t’u identifikuar; por nė tė dy rastet narrativat kombėtariste kanė funksionuar (dhe janė pėrdorur pa skrupull) si mite ngushėllimtare. Nėse mitofilėt do tė arrijnė ta kuptojnė efektin trullosės qė ka sot kombėtarizmi narrativ ndėr shqiptarėt, kjo do tė vlejė edhe si bazė krejt e mjaftueshme pėr ta vazhduar mė tej debatin."

  4. #24
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Qafir Arnaut tema eshte shume e bukur, teme shume e vlefshme per Forumin Shqiptar. Nuk ka rendesi nese jam ndakort ose jo me te gjitha germat e Vehbiut, por ai vuri ne pamje se ne Shqiptaret jemi me te vertet te prapambetur. Kjo forme e nacionalizmit te sotem shqiptar me kujton nacionalizmin italian, gjerman e spanjoll te viteve 30 (Anglezet e Francezet ishin per here nje shekull me para se te tjeret, e kishin kaluar kete nacionalizem qe ne fillim te shekullit te 19 kurse patriotizmin e njihnin qe ne shekullin e 16). Shqiptaret nese kan mend te bejne ndonjehere prokopi si komb, duhet te shohin perpara por duke mare mesim nga e kaluara (e kaluara qe kemi ndjere jo ajo qe fantazojme)!
    falemiNDERit

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk mjafton te jesh intelektual apo te shkruash bukur per te hedhur mendime te tilla qe nuk kane asnje synim tjeter pervec goditjes se identitetit kombetar shqiptar. Ceshtja Kombetare nuk eshte "identiteti kombetar", ceshtja kombetare eshte procesi qe shqiptaret kane zgjedhur te avancojne interesat e tyre kombetare. Kjo ne vetvete do te thote te mbajne gjalle identitetin e tyre kombetar si popull sot e si komb neser.

    Vehbiu as nuk e ka idene se cfare perfaqeson identiteti kombetar shqiptar e jo me ta pranonte ate si nje identitet te tij. Prandaj ai me guximin e budallait i duket sikur hedh nje teze apo debaton per te ardhmen, duke mohuar e harruar te shkuarren. Si mund te ndertosh nje te ardhme po nuk ke nxjerre mesimet nga e shkuara? Si mund te flasesh per nje te ardhme me te mire per shqiptaret, kur ti hedh poshte gjithcka shqiptare, qe nga gjaku e deri tek herronjte tane kombetare?!


    Misioni i Rilindjes Kombetare: Ringjallja e Ndjenjes Kombetare
    Sa e lehte eshte te flasesh per te ardhmen dhe te harrosh te shkuaren? Sa e veshtire eshte te mesosh nga historia e popullit tend duke krijuar ne mendjen tende situaten shoqerore dhe shpirterore te popullit tend ne vite dhe shekujt e historise. Ia keni bere ndonjehere pyetje vetes se cfare u munduan rilindasit te krijonin me punen dhe perkushtimin e tyre? Ia keni bere ndonje pyetje vetes se cfare gjendje ishte populli i asimiluar shqiptar nga 500 vjet roberi?

    Rilindasit shqiptare kishin vetem nje mision ne punen e tyre: Krijimin e Identitetit Kombetar Shqiptar qe filloi me shkrimin e gjuhes shqipe per here te pare ne historine moderne, per mesimin e gjuhes shqipe ne shkollat e para shqiptare, per dokumentimin e historise shqiptare ne vargje, per demaskimin e pushtuesit 500 vjecar qe u mohoi shqiptareve te drejten per te patur nje identitet kombetar. Greket, serbet, bullgaret e rumunet u mbajten 1 shekull me pak se shqiptaret nen zgjedhe dhe atyre asnjehere nuk iu mohua e drejta per te mesuar gjuhen e tyre dhe per te praktikuar fene e tyre. Shqiptaret nga ana tjeter ishin populli qe i beri qendresen me te vendosur pushtimit turk dhe detyrimisht mori si shperblim asimilimin dhe shtypjen me cnjerezore te imagjinueshme. Kujtoni vargjet e Vitorise se Andon Zako Cajupit se si bijte e lindur nga nje bark, njeri ushtar turk e tjetri shqiptar, njeri i fese muslimane dhe tjetri i fese se krishtere luftonin per nderin e Vitos. Ne ato vargje do te gjeni shkallen e asimilimit te dhunshem qe iu nenshtruan shqiptaret.

    Ky asimilim i la shqiptaret me te traumatizuar dhe me te sakatosur se cdo popull tjeter ne Ballkan. Dikur populli i arberit ishte populli me i madh i Ballkanit, ne fillimin e shekullit te XX shqiptaret ishin populli me i vogel ne numer ne Ballkan. Ua shkruaj keto, qe te mund ta vendosni diskutimin ne kontekstin e duhur historik dhe te arrini te kuptoni se me cfare problemesh kombetare perballej rilindja kombetare.

    Ringjallja e identitetit shqiptar si popull ishte nje lufte per mbijetese per popullin shqiptar dhe nje mision per rilindasit e kohes qe ishin elite. Rilindasit nuk folen as per Komb dhe as per Shtet, ata folen per vlerat dhe virtytet me te larta te shqiptareve si popull qe na vecojne ne shqiptaret nga cdo popull tjeter ne bote. Vetem duke ngritur lart vlerat dhe heronjte tane kombetare, rilindasit do te mund ti japnin force nje populli qe perdite merrte dozen e asimilit te pushtuesit.

    Rilindasit ia dolen me sukses qe te mbajne gjalle nje popull te sakatosur. Ata hodhen themelet e asaj qe ne sot e quajme Komb Shqiptar. Perpara se te ndertosh nje Komb, duhet te kesh nje popull te bashkuar dhe shqiptaret nuk i bashkonte asgje dhe i ndante gjithcka. Kjo ndarje qe arriti kulmin me ndarjen fetare ishte gjymtimi me djallezor qe pushtuesi la pas. Teksa fqinjet e tjere Ballkanike u ngriten menjehere ne kembe per te pushtuar pushtuesin pasi feja ata i mbante te bashkuar, rilindasit nuk mund ti ktheheshin fese si nje force qe mban nje popull te bashkuar.

    Rilindasit u lane shqiptareve trashegimi Ndjenjen Kombetare, qe perben ne vetvete trashegine me te cmuar qe brezat u lene trashegimi brezave. Kjo ndjenje kombetare eshte nje bote vlerash shpirterore, historike, kulturore qe shkon shekuj mbrapa ne kohe. Vellezerit Frasheri studiuan historine e qyteterimeve greke, romake, persiane vetem e vetem qe te gjenin e ndanin me brezat e shqiptareve kontributin e jashtezakonshem qe shqiptaret dhane ne keto qyteterime. Naim Frasheri e hodhi ne vargje Historine e Skenderbeut per tu dhene shqiptareve simbolin me te forte te qendreses kombetare qe arriti ti sjelli popullit te tij lirine nga shtypja dhe zgjedha. Vaso Pasha u mesoi shqiptareve me postulatin "Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria" se besimi ne Zot i cdo shqiptari fillon me dashurine qe cdo shqiptar duhet te kete per vellezerit e nje gjaku, packa se sot mund te mos ndajne te njejten fe. Kjo i ndihmoi shqiptaret qe te mos binin pre e propagandes percarese anti-kombetare qe buronte nga institucionet fetare ne vend.

    Kjo Ndjenje Kombetare ishte pasuria e vetme shpirterore qe shqiptaret kishin ne ato vite. Ato vargje te rilindasve qe burrat e grate, femijet dhe te rinjte i mesonin permendesh ishin e vetmia trashegimi kombetare qe shqiptaret analfabete dhe te roberuar mbronin si te shenjte.

    Periudha e Pavaresise: Lindja e Ceshtjes Kombetare

    Ishin frutet e punes se Rilindasve shqiptare qe u materializuan ne 28 Nendor 1912 ne Vlore, ne ngritjen e Flamurit te Skenderbeut dhe shpalljen e pavaresise. Ashtu si Skenderbeu 5 shekuj me pare ngriti flamurin ne Kruje me kthimin e tij ne token e te pareve, ashtu edhe patriotet shqiptare u mblodhen ne Vlore nga cdo cep i botes dhe cdo krahine e Shqiperise per te shpallur pavaresine e Shqiperise nga Turqia. Pavaresia e 1912 edhe pse ne leter ka nje vlere te madhe shpirterore per shqiptaret pasi ishte nje dite e bekuar ku pas 500 shekujsh roberi shqiptaret i thane me nje ze gjithe botes se ata do te jetojne TE LIRE NE TOKEN E TE PAREVE!

    Qe nga ky moment, Ndenja Kombetare e kultivuar nga rilindasit u kthye ne nje levizje kombetare qe vazhdon edhe sot e kesaj dite dhe qe ne e quajme "ceshtje kombetare'. Ismail Qemali gezon meritat dhe respektin e cdo shqiptareve per nismen dhe vendosmerine e tij, por pavaresia e Shqiperise nuk ishte merita e tij, ajo ishte merita e Rilindjes Kombetare. Madheshtia e rilindasve shqiptare buron pikerisht tek fakti se edhe pse ata nuk jetuan per te pare pavaresine e Shqiperise, ata e kishin pare ate dite me largpamesine dhe vizionin e tyre perpara cdo shqiptari e gjithe botes.

    Rilindasit e kaluan stafeten e tyre ne doren e elites se re kombetare qe trasheguan nje popull shqiptar qe e bashkonte me shume se kurdohere, ndenja kombetare, deshira per te jetuar te lire dhe te bashkuar. Nga nje beteje per ekzistencen e popullit shqiptar qe rilindasit luftuan, tashme patriotet e pavaresise u duhej te vinin ne vend amanetin e rilindasve: te clironin njehere e pergjithmone popullin shqiptar nga zgjedha turke; te ngrinin shtetin e pare shqiptar ne Ballkan qe do te mbronte interesat e gjithe shqiptareve.

    Betejen e pare per clirimin e trojeve shqiptare dhe mbrojtjen e integritetit te tyre territorial, shqiptaret e humben ne periudhen e pavaresise. Sic e dime, trojet shqiptare u ndane ne dem te interesave tona kombetare dhe ne favor te fqinjeve tane. Betejen e dyte per ndertimin e shtetit te pare shqiptar ne Ballkan, periudha e pavaresise ia doli me sukses fale vendosmerise se Mbretit Zog. Mbreti Zog ngriti shtetin e pare modern shqiptar edhe pse populli shqiptar ishte analfabet ne masen 98%, gezonte nje mentalitet feudal mesjetar dhe pa patur asnje fare ekzpozimi me konceptin e shtetit. Nese ne 12 Nendor 1912 Ismail Qemali shpalli ne leter pavaresine e Shqiperise, me aprovimin e kushtetutes se pare shqiptare ne 1928, shqiptaret arriten qe te fitonin edhe pavaresine reale, qe shume shpejt do te njihej edhe nga fuqite e medha. Tashme shqiptaret nuk do te ishin nje popull endacak ne Ballkan, por nje popull qe edhe pse i ndare, mund te identifikoje veten me shtetin am, shtetin e pare modern shqiptar qe shtriu autoritetin e tij ne cdo pellembe toke te asaj qe mbeti si Shqiperi.

    Ceshtja jone kombetare do te perballej me kercenime te reja ne periudhen e pushtimit nazi-fashist, clirimin e vendit dhe ardhjen ne pushtet te komunisteve, rrezimin e komunizmit ne Shqiperi ne 1991, shkatterimin e shtetit demokratik ne 1997, luften ne Kosove ne 1999 e per te ardhur deri ne ditet tona.

    Ajo qe duhet te kuptoni eshte se ceshtja jone kombetare nuk eshte nje fenomen, as nje levizje e segmentuar e cila mund te nxirret nga konteksti historik i kohes. Perkundrazi, ceshtja jone kombetare eshte nje STAFETE BREZASH qe nuk mund te konceptohet si e ndare nga e shkuara historike e popullit shqiptar. Nuk mund te dalesh e te shkruash per te ardhmen e Shqiperise dhe shqiptareve pa njohur ne detaj te shkuaren e tyre. Nuk mund te kerkosh te ndertosh te ardhmen duke mohuar te shkuaren. Kombi shqiptar do te ngrihet gurr mbi gurr, brez pas brezi, sakrifice pas sakrifice.

    Shqiperia do te kete nje te ardhme vetem atehere kur shqiptaret te mbrojne si te shenjte Shpirtin e Shqiptarit qe leviz ne artieriet e cdo shqiptari. Eshte ky gjak qe na mban te bashkuar e na fal jete edhe atehere kur gjithcka na ndan.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #26
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Teksa lexova dhe rilexova shkrimin e mesiperm te Albos, nuk me shqitej nga mendja nje kapitull i librit “Lavjerresi i Foucault” i Umberto Eco-s, dhe pikerisht dialogu i Belbos me Kasaubon mbi Tipat themelor te letrashkruesve. Kush e ka lexuar kete liber, e ka te qarte per cfare e kam fjalen. Per ata, te cilet nuk e kane lexuar, do te mundohem ta sjell ketu ose tek perkthimet.

    Per mua eshte shume e qarte, qe ne shkruajme dhe lexojme ne nje forum, kuptimi i kesaj fjale e perkthyer ne shqip do te thote Pazar, dhe ne kete Pazar mendimesh merr pjese kushdo; merr pjese ai, i cili thote dicka dhe ai, i cili don te thote dicka; merr pjese intelektuali, konsumatori, mendjelehti, budallai, gjeniu, i marri apo edhe idioti. Dhe nuk ka asgje te keqe. E keqja fillon aty, kur, ne pazarin e mendimeve te Forumit Shqiptar, kerkohet te proklamohet “e verteta” absolute dhe “shqiptarizma” e kulluar, biles edhe privatizimi i tyre. E keqja thellohet, kur te vetequajturit intelektuale (pa pike intelekti), pas privatizimit te “se vertetes” dhe “shqiptarizmit” hedhin balte mbi intelektualet e vertete.

    Sic e kam shkruar edhe ne disa shkrime me lart, A. Vehbiu, i cili per mendimin tim hyn ne kategorine e intelektualeve te pakte te vertete ne Shqiperi, shpesh keqkuptohet. Keqkuptimi i tij vjen sipas mendimit tim si rrjedhoje e dy arsyeve kryesore:
    1- mosleximi i plote i mendimit te tij, si pasoje e pertacise individuale dhe mungeses se durimit,
    2- paaftesia e kuptimit te mendimit te tij.
    Paaftesia e kuptimit te mendimit, idese dhe tezave te Vehbiut ka te beje deri diku me intelektin (me sakte me mundesen e tij) dhe formimin e lexuesit, por ne shumicen e rasteve pengese eshte perdja e krijuar prej indoktrinimit shumevjecar te lexuesit shqiptar, zanafillen e te cilit dhe deri ne njefare mase edhe menyren e shkaterrimit te tij perpiqet te zbuloje edhe Vehbiu. Pasi, ai, i cili e ka kuptuar se ku i rreh cekani Vehbiut me shoke, e di, qe qellimi i tij nuk eshte shkaterrimi i vepres se Rilindjes Kombetare, por permbysja e mitit te saj dhe crrenjosja e keqinterpretimit dhe keqperdorimit te saj.
    Historia shqiptare nuk fillon me Rilindjen Kombetare dhe patjeter qe nuk mbaron aty. Ringjallja e ndjenjes kombetare eshte nje teme e tejkaluar, pasi eshte e pamundur te gjesh nje shqiptar, i cili te mos e kete ndjenjen e perkatesise se tij kombetare si shqiptar. E nqs ai nuk e ka kete ndjenje kombetare, nuk eshte shqiptar.
    Ndjenja kombetare ishte ne ate kohe e nevojshme ne Europe, kur ne kuadrin e konfigurimit dhe rikonfigurimit te kufijve shteteror, kerkohej, qe keto konfigurime, te kishin patjeter nje baze, e cila ne ate kohe perbehej prej perkatesise kombetare, etnike, fetare dhe historike.
    Mirepo gjerat kane ndryshuar shume dhe ndryshojne edhe sot e kesaj dite ne Europen e sotme. Eshte krijuar nje bashkesi, e cila nga viti ne vit po zgjerohet, dhe ne themelet e saj nuk i ka ne perkatesite kombetariste. Nuk behet fjale ketu per asimilime kulturash dhe kombesh nga kultura dhe kombe te tjera, dhe as per humbje identitetesh kombetare. Perkatesia dhe identiteti kombetar ruhet akoma, por thjesht ka kaluar ne nje plan te dyte ose te trete. Baze e kesaj bashkesie jane bashkejetesa paqesore, shteti i se drejtes, te drejtat e individit dhe zbatimi i vlerave demokratike.
    Do te ishte me vlere sikur dikush me dy pare mend ne koke te na shtjellonte me mire se cilat jane keto vlera e virtyte te larta shqiptare, qe na dallojne dhe na bejne me te mire se te tjeret?

    Askush nuk e mohon vepren e Rilindjes dhe rendesine e krijimit te asokohshem te nje identiteti kombetar. Mirepo ne ditet e sotme, te sjellurit verdalle neper spiralen e mitit te Rilindjes Kombetare, jo vetem qe nuk na ndihmon, por edhe na pengon ne rrugen e zhvillimit kombetar.
    Cka i nevojitet sot Shqiperise nuk jane mitet, legjendat dhe institucionet zakonore. Shqiperise sot i nevojiten nje mendim progresist dhe institucione ligjore te shtetit te se drejtes. Shqiptarit sot nuk i nevojitet te jape dhe te marre besen, as te zeje bé per koke te mamase ose te tezes ose te Nene Terezes apo Ismail Kadarese. Shqiptarit sot i nevojitet te kerkoje dhe te gjeje vendin e tij dhe te mbaje pergjegjesite e veta brenda shoqerise shqiptare. I nevojitet te njohe dhe te respektoje institucionet ligjore dhe kur keto institucione nuk jane te sakta te ngrihet, jo per ti shkaterruar ato, por per ti permiresuar.
    Ne na lind si detyre te mesojme historine e popullit tone, historine e pastruar nga mitet dhe legjendat, aq me teper kur keto mite jane fryre me dogmat e historiografise se propagandes komuniste, ku qurravitej e jargavitej per fatin e keq te popullit tone te “traumatizuar dhe te sakatosur” si asnje lloj tjeter popull ne Ballkan. E nevojshme per zhveshjen e historise se popullit tone prej perrallave dhe ideologjizmave eshte se pari heqja prej syve dhe mendjes te perdes se indoktrinimit komunist. Dhe me e rendesishme eshte mosindoktrinimi me nje ideologji tjeter, qe ne permbajtje eshte e polit te kundert, por qe ne forme eshte e njejte me ate komuniste.
    Kete e ve re ne shkrimin e mesiperm te Albos, ku qellimisht krijimi dhe njohja prej te huajve e shtetit shqiptar i mvishet kohes se mbreterimit te Zogut a thua se historia e shtetit shqiptar fillon me Ahmet Zogun, ose kur kufi datues per shkaterrimin e shtetit demokratik quan 1997, a thua se ndonjehere ne Shqiperi ka patur nje shtet demokratik dhe ky na qenka shkaterruar.
    Keto jane perfundime te njerit, i cili ose nuk e njeh historine, ose qellimisht e shtremberon ate.
    Derdellitjet pa kuptim mbi te ashtuquajturen “Ceshtje Kombetare” pa e ditur, se cila eshte ceshtja e vertete kombetare, nuk i sherben asaj, por vetem vetekenaqesive boshe nacionaliste.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pedro !

    Ti je djal i mencur por ketu po tjerr pak pa objekt.

    Albo eshte Kombetar i mirfillte. Ai ska nevoj te jete njohes i perpikte i skutave te Historise tone por ne pikat kryesore ai eshte objektiv.

    Vehbiu kerkon te thote dicka por dhe ai nuk eshte i qarte.

    JEMI tek Fotoksina zoti Pedro...
    Ktu ka arritur Atdheu e Kombi..

    Fotoksina eshte Helm kunder miut por qe deri tash me shume ka vrare Nena shqiptare se Dosa miu...pra minj femra..
    Pra kemi nje atdhe ose nje Shtet qe Dike e ka bere MILIARDAR e dike fotoksin pires..

    Kjo eshte ceshtja Kryesore e Kombit brenda Shqiperise...

    Pra POLARIZIMI i Shoqerise.. dhe eshte fjala per POLARIZIM HAJDUT..pra pa arsye te ndonji ligji Ekonomik..

    Ne planin gjith Kombetar kemi problemin e teresise se trojeve..

    Kosova e viset e tjera Shqiptare jane ose nen sundim te Shka-Greko-Rusve ose ne zgrip te nje Humnere apo te nje dite te Madhe te bardhe..

    Pra Kosova mund te behet e Pamvarur ose na vjen ndonji mandat e keqe nga qarqet Vendosese te Botes..

    Kto jane ne pika te trasha Hallet Kombetare..

    Dalim ke rilindasit e Vehbiut..

    Cfar MITI kemi ne qe i ben Rilindasit te Ri-Shikueshem per Vehbiun..

    Cfar do i shikojme Naimit apo Konices etj qe ta ri-veme me mire ne vend rolin apo pikpamjet e tyre qe te mos na behen pengese ne Boten e Sotme..

    Ku na pengon historia mbi Rilindasit apo mbi Bemat e tyre?

    Vehbiu eshte i paqarte.. ose i pa bindur vete se cka don ai tu hiqet Rilindasve apo tu ri-vihet qe te jene jo penges per Te Sotmen..

    Dalim tek FOTOKSINA e tek MILIARDARET..

    Nje Rilindas nuk mund te behet Prokuror e te kapi te paudhet e te ndaj pastaj Miellin e te paudhve per fukarenjte Fotoksin Pires..

    Por nje Rilindas vlen fare mire si Shembull per figuren se si duhet te jete nje Kryeminister sot.

    Miti mbi nje Rilindasi nuk pengon aspak.. perkundrazi .. Harrimi i modelit te atdhetarit Rilindas si udhrrefyes per Nepunesin e sotem te Shtetit eshte tragjedi kombetare..

    Vehbiu eshte i paqarte..

    Don Ai nje Fatos si Berluskoni apo nje Fatos si Sami Frasheri apo Hil Mosi?

    Ne se e do si Berluskoni ja tek e ka... dhe miti i Rilindjes ska pse sulmohet me shigjeta te cilat vet Vehbiu sdi ku i nis.

    Pra ne Kemi Nepunsa qe drejtojne Shtetin jo mbi baza te Moralit Rilindas pa jemi ktu ku jemi ..pra tek KOMBI i perbere nga cifti Miliardaro-FotoksinPires.. e ne fakt duhej ti kishim te llojit HIL MOS apo te llojit Gurakuq apo Fisht e Mithad Frasher.. qe te kishim ca milionera por ama .. ASNJE FotoksinPIRES..

    Rilindasi pra eshte modeli i Njeriut qe per Atdheun punon dhe pa rroge.. dhe pa strehe..dhe ne te ftohte.. dhe me qiri..por ama qe nuk VJEDH kurre..

    Cfar miti kerkon Vehbiu te fshije ???

    Don ai qe Nepunsave te Shtetit tu hik dhe e fundit vlere njerzore..pra frika nga demaskimi si Hajdute?

    Ceshtja se ka spekuluar PPSH me Rilindjen ska sot fare rendesi..

    Perkundrazi te Cmitizosh Rilindjen eshte si te verbosh popullin e ta lesh pa nje idhull.. pa nje Kredo..pa nje zot.. pa nje Model..

    ministria Mbrotjes e Shqiperise kur kerkon Ushtar e di se asnje kelish socialist nuk e con djalin ushtar pervec Katundareve por dhe atyreve ja ze Rob policia ushtarake..

    Pra sot nuk jemi ne fazen qe Rilindja ben dem me modelin e saje tek Shqiptaret e Sotem..
    Perkundrazi se ska pik Lengu rilindas ne familjen Shqiptare..pra ne sorrollopin.. kemi mijra Tutore..mijra vjedhes celularesh..mijra vrases profesioniste e mijra Ministra-Doganiere-Kanibale-socialiste-hajdute ..

    Pra ku do te dale Zotni vehbiu..

    Ta paksojme dozen rilindase tek gjaku i Shqipove..apo ta Shtojme..?

    Ta shtojme pra.. e kur themi ta Shtojme.. do me than..ti Lem rilindasit ashtu me aureolen e LAVDISE..







    qashtu..

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Pedro, shqiptar nuk behesh dot me zor, lind i tille. Amerikan behesh me kalimin e kohes, por shqiptar nuk behesh dot pasi shqiptaret jane populli me i vjeter ne Europe, jane populli qe flet gjuhen me te vjeter ne Europe qe eshte dega e pare e trungut te gjuheve indo-europiane. Per Vehbiun ceshtja kombetare eshte "nje forme e kombetarizimit qe i kundervihet modernes".

    Mjafton te lexosh nje rresht te tille qe te kuptosh:
    a) Sa "shume" e vlereson Vehbiu ceshtjen kombetare
    b) Ai as ka dale ndonjehere jashte Shqiperise, e njeh modernen nga librat, gazetat dhe ekranet e televizoreve.

    Une kam jetuar 18 vjet ne Shqiperi, 7 vjet ne Amerike dhe kam patur fatin qe te njoh jeten shqiptare ashtu sic kam patur rastin te njoh burimin e modernes, shtetin me te fuqishem te bote qe eshte qendra e qyteterimit qe jetojme.

    Vehbiu le te vije ne Amerike dhe te njihet me "modernen", le te njihet edhe me patriotizmin amerikan, sa nacionaliste jane amerikanet, sa flamure mbajne neper shtepi, shkolla, qendra publike. Le te vije e te degjoje se cfare respeti ushqejne amerikanet per "rilindasit" e tyre qe i njohin si baballaret e kombit. Le te vije edhe ne qytetin ku une banoj, Philadelphia, dhe te vizitoje qendren e re te Kushtetutes Amerikane se sa madheshtore dhe sa para jane shpenzuar per te, le te vije te vizitoje edhe Kembanen e Lirise bashke me qindra turiste nga mbare amerika dhe bota.

    Po ta kish kete ekspozim me "modernen" qe per te eshte gjithcka "jo-shqiptare", ai jo vetem qe do te shkruante ndryshe, por do te mendonte ndryshe. Mbase artikulli i rradhes do te ishte "Amerikanet, jo shume ndryshe nga shqiptaret".

    Kur shkruan per dicka qe nuk e ke jetuar, fantazon dhe fantazite e tepruara te largojne nga realiteti dhe te afrojne me "modernen". Cfare eshte moderne? Fakti qe kur anglezit i bie monedha ne toke, ai e ngre dhe e puth koken e Mbretereshes, apo fakti se 25% e elektoratit francez mbron bindje komuniste edhe pse Franca ka mbi 1 shekull tradite demokratike?

    Eshte ajo rendia pas "modernes" qe e ka katandisur Shqiperine me nje njeri te degjeneruar nga cdo aspekt te jetes si kryeminister. Ashtu si francezet, kur je komunist dhe e gjen veten ne nje sistem pluralist demokratik, detyrimisht do te flasesh per "modernen", pasi eshte e vetmia fjale pa kuptim por qe tingellon bukur. Te nxjerr nga situata edhe pse e shqipton bukur, por nuk thua asgje.

    Cfare eshte moderne?!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #29
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Pershendetje!

    Une e lexova shkrimin e zotit Vehbiu dhe per te shtuar kam mjaft material te cilin do ta paraqes se shpejti.
    Eshte e drejte te hidhen hipoteza ashtu sikur eshte e drejte te behen kritika.

    Une i druhem zotit Vehbiu per vete faktin se mos ai e ka me gjithe mend me ato cfare mendon dhe shpreh.

    Ndersa per Albo-n do te shtoja se ka plotesisht te drejte dhe ka mirekuptimin tim por duhet te kete kujdes ne drejtim te kritikave pasi shqipetaret nuk kane nevoje as per hipoteza siperfaqesore dhe as per kritika thellesisht ekstreme te cilat vertetojne hipoteza te mesiperme qe shkruhen enkas per kete qellim.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  10. #30
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Se pari duhet thene se Ardian Vehbiu kerkon te shkaterroje mitet e gjeneruara nga Rilindasit. Pra ai kerkon te shkaterroje mjetet e punes me te cilat Eterit tane te shekullit te 19te skaliten Shqiptarin nga gurorja e shqipfolesve. A eshte mire a eshte keq kjo gje? Pergjigjja nuk eshte e thjeshte. Ky Ardian Vehbiu ka kaluar pertej Shqiptarit, eshte bere nje uber-Shqiptar qe na sheh ne te tjereve nga lartesite, si milingona qe udhehiqen verberisht.

    I ve shume faj atij sepse eshte tejet i paqarte per qellimin e kryqezates/xhihadit te vet kunder mitologjise. Na dha nje arsye te vaket duke thene se mitologjia e Rilindasve perdoret per manipulim te 'vulgut'. Por kjo nuk eshte arsye e mjaftueshme per hedhur kredon Shqiptare ne kosh te plehrave sic mi hedh Albo mua disa tema ne kosh te plehrave . Eshte njesoj sikur Amerikanet te hidhnin poshte Deklaraten e Pavaresise. Eshte nje gjest nihilist, tejet nietzchean.

    Ceshtja ka pro the con-s e veta. Por nuk mund te jem kurrsesi dakort me pohimin e tij qe ne kulturalisht jemi Europiane e si te tille duhet te behemi si Suedezet qe nuk e rruajn shume ****** per te kaluaren e tyre si protestante luterane apo vikinge.

    Sidoqofte e falenderoj per sfiden intelektuale qe na jep.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ndėrtimi i miteve..!
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2009, 09:21
  2. Nacionalizmi ballkanik si pre e miteve
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 09:21
  3. Zhveshja e Miteve
    Nga Iceberg nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •