Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 55
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Njerezit qe nuk e kane marre ndonjehere mundimin te mesojne e njohin nga afer trashegimine kulturore/artistike/historike shqiptare, nuk kane se si ta vleresojne ate.

    Persa i perket trashegimise gjenetike shqiptare, perseri, ata qe sulmojne prejardhjen e gjakut te shqiptarit duke mos i vene rendesi gjakut te shqiptarit, jane ata qe nuk jane shqiptare por shqipfoles. Prandaj une e kam thene me qindra here dhe do ta perserit me mijra here te tjera, shqiptare jane ata qe kane gjak shqiptari dhe jo ata shkruajne apo flasin shqip. Ne gjakun e shqiptarit percillet Shpirti i Shqiptarit dhe eshte ky Shpirt qe na ka mbajtur ne gjalle e te bashkuar deri me sot e kesaj dite.

    Dhe karakteristika e trete dalluese e ketyre "frymoreve" eshte deshira dhe etja per te sakrifikuar dhe hedhur poshte trashegimine tone kulturore mijra vjecare per hir te "integrimit evropian". Kjo ndodh per faktin e thjeshte se keta nuk jane ndjere ndonjere shqiptare ne shpirt, prandaj kerkojne te ngushellojne vetveten me mendimin se nje dite do te mbiquhen "evropiane". Por si mund te jesh evropian, kur nuk je shqiptar?! Arsyeja tjeter eshte fakti se si provinciale qe jane, u duket sikur kthehen perparimtare duke shkelur me kembe ate realitetin shqiptar ne te cilin jane lindur, rritur dhe nuk jane shkeputur ndonjehere. Keta flasin per Evropen dhe boten e qyteteruar qe e kane pare vete neper TV, gazeta e libra. Po te kishin jetuar ne France, Itali, Amerike, do ta njihnin nga afer kujdesin e madh qe keta popuj tregojne per trashegimine e tyre historike e kulturore.

    Te tille njerez mua me ngjallin sa neveri edhe keqardhje. Nerveri me ngjallin per faktin se prekin genin e te gjithe shqiptareve qe kane gjak shqiptari me ato qe shkruajne, kur keta shqipfoles nuk duhet te kene te drejten te shkruajne per ceshtje kombetare. Nuk mund te presesh nga pakicat kombetare qe te mbeshtesin ceshtjen tone kombetare apo te ndihmojne ne ndertimin e kombit, keta jane njerez gjenetikisht per te ardhur keq. Ketu buron edhe keqardhja ime se gjaku i tyre i perzier eshte dhe burimi i tyre i te qenurit dhe te sjellurit. Kjo i ben ata te pashprese per te ndryshuar ndonjehere.

    Le te sherbejne shkrime te tilla si nje spunto per zgjimin e gjithe shqiptareve ne gjak nga gjumi. Kur shqiptaret heshtin, detyrimisht qe faqet e gazetave dhe ekraneve do te mbushen me shqipfoles.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Domethėnie tė vetėdijes shqiptare

    Arben Kallamata

    Replika ėshtė ndoshta lloji mė i pakėndshėm i shkrimeve, pasi dallimi midis vetjakes dhe tė pėrgjithshmes shpesh ėshtė i padukshėm dhe keqkuptohet. Me shkrimin "Shqipja e rezikuar" te "Shekulli" para disa ditėsh nuk synoja tė fyeja autorin, qė e kam njohur nė vitet e shkollės dhe pėr tė cilin kam pasur respekt si djalė inteligjent e studioz. Por nuk mund tė rri pa shprehur rezervat e mija ndaj ideve qė shprehen nė shtyp tė mbuluara me gjuhė tė mjegullt. Ide tė tilla mė janė goditje ndaj themeleve tė vetėdijes sime si shqiptar, prandaj jam unė ai qė i marr si personale. Le t'i shohim mė konkretisht se si janė goditur, ndėr shumė tė tjera kohėt e fundit, disa shtylla mbajtėse tė kėtij identiteti tė cilat pėr mua, si dhe shumė tė tjerė, janė tė rėndėsishme: roli i Rilindjes Kombėtare shqiptare, arritja e ndarjes sė vetėdijes kombėtare nga feja, lashtėsia e gjuhės dhe e kombit shqiptar, mitet dhe legjendat shqiptare, Nėnė Tereza dhe Ismail Kadareja.
    "Ti Shqipėri mė ep nder..."
    Kur sulmohet me fraza tė ndėrlikuara Naim Frashėri, Vaso Pasha, De Rada dhe Fishta, njė lexuesi i pavėmendshėm mund tė krijojė pėrshtypjen se autori, veēanėrisht kur ėshtė i kualifikuar, ka tė drejtė, sepse njeh anė tė panjohura tė veprės sė rilindėsve tė cilat janė tė kritikueshme, dhe qė ai vetė, si lexues i thjeshtė nuk ka si t'i dijė. Kėtu duhet sqaruar mirė se nuk bėhet fare fjalė pėr anė tė panjohura. Sulmohet drejtpėrdrejt vetė thelbi i veprės sė Naimit, ajo pjesė qė e njohim tė gjithė dhe qė shprehet me vargjet "Ti Shqipėri mė ep nder, mė ep emrin shqipėtar", dhe pastaj shtrohet pyetja "‚ farė nderi po na jep Shqipėria sot?" Nė kėtė rast kėrkesa qė unė bėj pėr paraqitjen e qartė tė njė ideje nuk ėshtė aspak pretekst pėr t'u kapur personalisht apo fyer njeri, por nevojė pėr tė sqaruar publikisht njė qėndrim.
    Pėrgjigja e pyetjes se "ēfarė nderi na jep apo nuk na jep Shqipėria" ėshtė vetjake dhe varet nga mėnyra se si e ndjejnė njerėz tė ndryshėm. Disave iu jep, disave jo. Pėr mua, si dhe pėr shumė shqiptarė tė tjerė qė njoh, dashuria dhe vetėdija e tė qėnit pjesė e kombit nuk varet nga gjendja e sotme ekonomike e Shqipėrisė. Ajo nuk diktohet nga perversitetet politike dhe nuk pėrcaktohet nga njė tufė horrash, banditėsh apo prostitutash qė po e ngėrthejnė vendin pėr fyti. Kombi dhe atdheu janė nocione mė tė gjera dhe i kanė rrėnjėt shumė mė thellė. Megjithėse jam larguar nga Shqipėria i shokuar nė vitin 1997, pėr asnjė ēast nuk kam pushuar sė dashuri vendin dhe njerėzit e tij, asgjė nuk mė ka bėrė tė ndihem keq pėr identitetin tim si shqiptar. E, megjithėse nuk shoh ndonjė arsye tė veēantė pėr tė qenė superior ndaj tė tjerėve (ēdo komb ka vetėdijen dhe krenarinė e vet), ka shumė anė tė tė qėnit shqiptar pėr tė cilat unė ndihem krenar.
    Feja e Shqyptarit ėshtė shqyptaria
    Jam krenar pėr vargun monumental tė Vaso Pashės "Feja e shqyptarit asht shqyptaria." Me vetėdijen e tyre kombėtare shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe rilindasit nė veēanti arritėn diēka qė pak kombe nė botė kanė mundur ta realizojnė: shmangėn njėsimin e identitetit kombėtar me atė fetar. Kėtu shqiptarėt janė treguar shumė mė tė pėrparuar se kombet pėrreth, duke pėrfshirė edhe kombe tė Europės. Ata kanė tė drejtė ta mbajnė kokėn lart.
    Kjo mrekulli ka ndodhur kohė pėrpara se tė pllakoste komunizmi nė Shqipėri. Pikėrisht dallimi qė bėjnė shqiptarėt kombit nga feja sot po parqaset me ateizmin komunist. Kjo s'ėshtė aspak e vėrtetė. Sė pari, kėtu s'bėhet fjalė pėr ateizėm, por pėr venie tė njė identiteti parėsor (kombėtar) mbi identitete tė tjerė. Nuk flitet pėr mohim feje, por pėr vlerėsimin e fesė (apo ateizmit) si diēka jashtė pėrkatėsisė kombėtare. Sė dyti, ateizmin nuk e shpikėn komunistėt. Ai ka ekzistuar nė shekuj, ėshtė rivlerėsuar nga iluministėt francezė dhe europianė dhe vazhdon tė forcohet ēdo ditė. Sipas statistikave, nė tė gjithė vendet e Europės Perėndimore dhe Amerikės sė Veriut pėrqindja e popullsisė qė e daklarojnė veten "ateistė" ka ardhur nė rritje. Nė shumė vende tė Europės Lindore ajo ėshtė edhe mė e lartė. Ndėrkohė, komunizmi gati ka vdekur. Sė treti, komunistėt nuk ishin ateistė (ata donin vetėm tė zėvendėsonin fe tė tjera me njė fe tė re, Komunizmin). Dhe sė katėrti, shqiptarėt e kanė pasur ndjenjėn kombėtare parėsore shumė mė herėt se sa t'iu pllakoste nė derė komunizmi. Ajo u ideua dhe u nxit nga rilindėsit mbi njė bazė reale e racionale, dhe u pėrqafua nga mbarė shqiptarėt nė Shqipėri e Kosovė.
    Pėrcaktimi i Vaso Pashės se "Feja e Shqyptarit asht shqyptaria" jo vetėm qė nuk ėshtė "romanticizėm", i "tejkaluar" apo "i vjetėruar" por pa hezitim mund tė thuhet se ėshtė tepėr modern, tepėr i pėrparuar, bashkėkohor dhe qė i pėrket tė ardhmes. Natyrisht, nė ndonjė vend si Greqia apo Arabia Saudite, ku feja ende nuk ėshtė shkėputur ende nga shteti kjo mund tė duket e paimagjinueshme. Por ky s'ėshtė faji ynė.
    Dhe me qė ra fjala kėtu, do t'i rikujtoja lexuesit se poezia e Vaso Pashės "O moj Shqypni" ėshtė njė poezi e plotė, jo vetėm me njė varg. Ajo pėrmban vargje tė tjera tė shkėlqyera tė cilat venė nė siklet shumė njerėz qė s'i kanė fort pėr zemėr shqiptarėt dhe tė vėrtetat mbi historinė e tyre. Vaso Pasha ishte burrė i menēur qė dinte ē'shkruante, dhe jo romantik emocional qė lėshonte vargje nė erė. Ndoshta edhe pėr kėtė ėshtė vėnė nė qendėr tė sulmeve.

    VIJON
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #13
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Postuar mė parė nga Albo

    Dhe karakteristika e trete dalluese e ketyre "frymoreve" eshte deshira dhe etja per te sakrifikuar dhe hedhur poshte trashegimine tone kulturore mijra vjecare per hir te "integrimit evropian". Kjo ndodh per faktin e thjeshte se keta nuk jane ndjere ndonjere shqiptare ne shpirt, prandaj kerkojne te ngushellojne vetveten me mendimin se nje dite do te mbiquhen "evropiane". Por si mund te jesh evropian, kur nuk je shqiptar?! Albo
    Pershendetje Albo. Me pelqeu menyra se si e ke frazuar mendimin tend. Po te lexosh me vemendje Ardian Vehbiun do te konstantosh menjehere nje dell megallomanie. Atij i duket vetja si nje Nietzche shqipfoles. Si Nietzsche, ai jo vetem qe shkruan me nje gjuhe te kulluar (vegel qe u prish mendjen lehte te pamesuarve) por edhe per vete titullin e debatit te fundit "Pertej Rilindjes" duket sikur eshte frymezuar nga libri i Nietzches "Pertej te Mires dhe te Keqes"; ndersa Nietzche synonte nje 'uber-mensch' ky Vehbiu synon nje "uber-Shqiptar" qe s'eshte gje tjeter perpos nje Europian qe s'pjerdh per nga vjen. A.Vehbiu eshte nje nihilist i rangut te pare per mendimin tim.

    Eshte intersant te konstatosh 'alternativen' qe na jep Vehbiu. Thote "perqendrohuni te fakti i lidhjes shpirterore qe kane Shqiptaret me Rilindijen Europiane, Iluminizmin etj etj qe te beheni Europiane tamam'. Une s'shoh ndonje lidhje te shqiptareve me keto rryma intelektuale pasi ne ishim te izoluar nen hyqmin e Lindjes.

    Ndoshta nihilistet, ose ikono-klastet si Vehbiu, Klosi, Kelmendi etj kane te drejte qe mitet ne ballkan kane dale jashte dore. Por nuk eshte koha e pershtatshme tani per 'nje komb adoleshent' si ky i yni (po perifrazoj prof Cabej ketu) qe te shkaterrohen tezat e Eterve te Kombit per hir te trilleve intelektuale te disa individeve.

  4. #14
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    Postuar mė parė nga Albo
    [B]Domethėnie tė vetėdijes shqiptare

    Arben Kallamata

    roli i Rilindjes Kombėtare shqiptare, arritja e ndarjes sė vetėdijes kombėtare nga feja, lashtėsia e gjuhės dhe e kombit shqiptar, mitet dhe legjendat shqiptare, Nėnė Tereza dhe Ismail Kadareja.
    "Ti Shqipėri mė ep nder..."

    ~~~~~~

    Kur sulmohet me fraza tė ndėrlikuara Naim Frashėri, Vaso Pasha, De Rada dhe Fishta, njė lexuesi i pavėmendshėm mund tė krijojė pėrshtypjen se autori, veēanėrisht kur ėshtė i kualifikuar dhe jo shqiptar por thjeshte shqipfoles, ka tė drejtė, sepse njeh anė tė panjohura tė veprės sė rilindėsve tė cilat janė tė kritikueshme, dhe qė ai vetė, si lexues i thjeshtė nuk ka si t'i dijė.
    Kėtu duhet sqaruar mirė se nuk bėhet fare fjalė pėr anė tė panjohura. Sulmohet drejtpėrdrejt vetė thelbi i veprės sė Naimit, ajo pjesė qė e njohim tė gjithė dhe qė shprehet me vargjet "Ti Shqipėri mė ep nder, mė ep emrin shqipėtar", dhe pastaj shtrohet pyetja "‚ cfarė nderi po na jep Shqipėria sot?" Nė kėtė rast kėrkesa qė unė bėj pėr paraqitjen e qartė tė njė ideje nuk ėshtė aspak pretekst pėr t'u kapur personalisht apo fyer njeri, por nevojė pėr tė sqaruar publikisht njė qėndrim.
    Pėrgjigja e pyetjes se "ēfarė nderi na jep apo nuk na jep Shqipėria" ėshtė vetjake dhe varet nga mėnyra se si e ndjejnė njerėz tė ndryshėm. Disave iu jep, disave jo. Pėr mua, si dhe pėr shumė shqiptarė tė tjerė qė njoh, dashuria dhe vetėdija e tė qėnit pjesė e kombit nuk varet nga gjendja e sotme ekonomike e Shqipėrisė.

    ~~~~~~

    Ajo nuk diktohet nga perversitetet politike dhe nuk pėrcaktohet nga njė tufė horrash, banditėsh apo prostitutash qė po e ngėrthejnė vendin pėr fyti. Kombi dhe atdheu janė nocione mė tė gjera dhe i kanė rrėnjėt shumė mė thellė.

    ~~~~

    Pėrcaktimi i Vaso Pashės se "Feja e Shqyptarit asht shqyptaria" jo vetėm qė nuk ėshtė "romanticizėm", i "tejkaluar" apo "i vjetėruar" por pa hezitim mund tė thuhet se ėshtė tepėr modern, tepėr i pėrparuar, bashkėkohor dhe qė i pėrket tė ardhmes.

    ~~~~~~~~~

    Natyrisht, nė ndonjė vend si Greqia apo Arabia Saudite, ku feja ende nuk ėshtė shkėputur nga shteti kjo mund tė duket e paimagjinueshme. Por ky s'ėshtė faji ynė.

    ~~~~~~~~

    Dhe me qė ra fjala kėtu, do t'i rikujtoja lexuesit se poezia e Vaso Pashės "O moj Shqypni" ėshtė njė poezi e plotė, jo vetėm me njė varg. Ajo pėrmban vargje tė tjera tė shkėlqyera tė cilat venė nė siklet shumė njerėz qė s'i kanė fort pėr zemėr shqiptarėt dhe tė vėrtetat mbi historinė e tyre. Vaso Pasha ishte burrė i menēur qė dinte ē'shkruante, dhe jo romantik emocional qė lėshonte vargje nė erė. Ndoshta edhe pėr kėtė ėshtė vėnė nė qendėr tė sulmeve.
    pershendetje Albo, ke sjelle vertete nje replike me se te denje per shkrimin "pseudo shkencor" te A. Vehbiut, qe zoti na ruajt nga ky lloj dhe perkushtimi i tij i kulluar anti-shqiptar.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qafir... pse ndryshon titullin qe vet autori ja ve shkrimit te tije?

    vehbiu e titullon shkrimin "Pertej rilindjes" e ti e shkruuan "si ti largohemi miteve te Rilindjes".

    Pra ti e keqperdor shkrimin e tjetrit ne kte rast.. sepse sa po lexojne titullin qe ke ven ti njerzit automatikisht marrin inat Vehbiun pa e lexuar.. Prandaj kujdes..

    Mbaju korrektesisht rregullave kur perdor shkrimin e dikujt..


    Ja cfar shkruan ky Vehbiu..ne nje shkrim tjeter..

    ---



    Ese


    Lufta pėr Ide




    ---------------

    24 shkurt 2004 / TN

    Ardian VEHBIU

    Idete hyjne ne shoqerine shqiptare nga te gjitha anet: nepermjet mediave, librit te perkthyer e te paperkthyer, filmit, artit e te gjithe atyre qytetareve qe kane kaluar kohe gjetiu; pa permendur idete qe gjellijne ne kulturen shqiptare prej kohesh e te tjera qe perftohen atje ēdo dite fale veprimtarise intelektuale vendese. Gjithe ky proces gjenerimi e fermentimi nuk ka shume te beje me shkallen e vetedijes per prejardhjen ose historine e ketij apo atij sistemi idesh; edhe pse vetedija shpesh i ndih kontrollit ndaj nemos ideve te pakten ideologjive dhe lejon te verejme se cilat ide jemi te kushtezuar te pikasim, te dashurojme e te ndjekim si ideale.

    Historia e ideve ne Shqiperi, e cila mbetet per t’u shkruar, nuk mund te injoroje nenshtratin trifetar (katolicizem, ortodoksi, islam) mbi te cilin hodhi shtat ideologjia e Rilindjes kombetare – ajo vete nje perzierje e romantizmit gjerman dhe e iluminizmit freng, me elemente te qendrueshme te panteizmit e te misticizmit bektashi. Me pas, gjate viteve te mbreterise, konservatorizmi laik dhe katolik, liberalizmi dhe socialdemokracia nuk paten kohe te shtjellohen ne plotesine e duhur, as te depertojne ne programet shkollore e ne masen e te arsimuarve ne shkollen kombetare, per shkak te incidentit historik te komunizmit.

    Komunizmi nga ana e vet instaloi nje ideologji marksiste totalitare, qe ne te vertete ishte filozofi gjermane e historise bizantinisht e ripertypur nga akademiket ruse; ēka shpjegon ate fare bashketingellimi te totalitarizmit hoxhian me ideologjine rilindese. Kjo u duk veēanerisht qarte kur regjimi ne Tirane e braktisi megalomanine internacionaliste, per t’u kapur pas kombetarizmit te ngushte – pse kulti i shpirtit te kombit, i qendreses dhe i heroizmit; ne bashkevajtje me mitin e luftrave dhe te kryengritjeve kunder “pushtuesit osman” dhe me folklorizimin masiv te kultures i pershtateshin mire e bukur elementit filozofik gjerman-romantik ne zemer te kesaj ideologjie.

    Sot kultura shqiptare mbetet e sunduar, ne pjesen e mbiujshme, nga i njejti vizion ideologjik romantik; pavaresisht nga denoncimi qe iu be komunizmit dhe nga reformat e strukturave ekonomike dhe pronesore te vendit. Ne te vertete, shpesh komunizmi u hodh poshte si sistem etik, per t’u zevendesuar me parimet e ekonomise se tregut, te cilat parime u trajtuan si kritere ekonomike ose thjesht transaksionale; pa kurrfare implikimi etik. Me kete dua te them jo se kriza e sotme morale ne Shqiperi mund te shpjegohet me kolapsin e sistemit etik komunist; por vetem se shkaterrimi i nje sistemi rregullash te bashkejeteses nuk u shoqerua me adoptimin e ndonje sistemi te ri, ēka nuk mund te jete pa lidhje me krizen.

    Nga ana tjeter, vizionet marksiste mbeten te tilla edhe pa fillesen etike; dhe ata eksponente te klasave drejtuese qe jane formuar ne totalitarizem nuk kane as mundesi e ndoshta as deshire te ndermarrin reforma rrenjesore te botekuptimit e sidomos te kritereve qe perdorin ne analiza e ne marrje vendimesh. Me te drejte eshte thene se ndryshimet e verteta ne Shqiperi do te ndodhin kur te vije ne fuqi brezi i edukuar ne frymen e respektit per te drejtat e njeriut dhe pluralizmit kulturor dhe politik; ēeshtja eshte nese do te kete Shqiperi apo jo kur t’i vije radha ketij brezi per t’u ngjitur ne krye te puneve.

    Nder klasat drejtuese te Shqiperise sot, pavaresisht nga orientimi politik dhe integriteti moral, kendveshtrimi marksist i situatave paraqitet i nderthurur me elemente te kultures perendimore pop, te cilat jane me te lehtat per t’u perthithur ideologjikisht, pse shpesh e gjejne rrugen per ne ideologji pa kaluar fare neper filtrin e vetedijes. Nje dinjitar i larte i shtetit shqiptar te sotem mund te vertitet me ore ne Louvre pa kuptuar asgje nga veprat – pse jo per faj te vet s’e njeh as Biblen, as mitologjine klasike, as historine e aristokracise evropiane te Mesjetes; por i njejti dinjitar prej kohesh e ka ekspozuar lektisjen e vet pas Louvre-it ne vetrinen e vet te kitsch-it kulturor. Keto adoptime urgjente ndermerren kryesisht per konsum te brendshem, aq me teper qe sot “integrimi” mbetet fjala me e lakuar nder sallonet institucionale te klasave shqiptare ne pushtet.

    Integrimi i Shqiperise ne Evrope, ne vetvete, eshte i pashmangshem, pse i diktuar nga pozita gjeografike dhe nga predispozita pak a shume liberale e shqiptareve vete. Ēeshtja ka te beje me teper me shqiptaret, sesa me Shqiperine; pse a do te mjaftohen shqiptaret te futen ne Evrope per t’u lare Audi-t fabrikanteve gjermane te djathit e te lakres turshi, apo valle ka ende shpresa per ruajtjen e dinjitetit kulturor kombetar pertej krenarise si ves karakterial? Po te degjohet mesazhi i perseritur deri ne deshperim nga elitat sot, duket sikur rrenjosja e tolerances do te ishte ne vetvete e mjaftueshme per ta emancipuar shoqerine ne rrugen drejt Evropes dhe vlerave te qyteterimit perendimor. Mirepo toleranca, ne kulture dhe ne ideologji, eshte faktor i dobet; kusht i nevojshem, por jo i mjaftueshem per emancipim. Nje shoqeri tolerante mund te jete e pergatitur per te pranuar ne gjirin e vet ide te reja; por keto ide te reja mbeten per t’u sjelle.

    Vete mesazhet e mediave bartin fragmente idesh te reja e ndoshta te dobishme; por per mediat ideologjia eshte para se gjithash instrument shitjeje dhe suksesi, pa permendur synimet e te gjithe atyre qe i zoterojne mediat. Ideologjia qe deperton ne shoqerine shqiptare nepermjet filmit komercial; letersise se bulevardeve; muzikes pop, rap dhe rock; sportit profesionist evropian; Internetit; reklames televizive dhe formave te tjera te kultures pop buron nga nje mitologji e thjeshtuar dhe adiktive, qe nuk i sherben integrimit perveēse ne tregun e produktit kulturor masiv. Kulti i parase, jetes materiale, bixhozit, suksesit, erotizmit dhe pornografise, dhunes, droges dhe se tjerash fenomene te njohura ne kufirin midis kulturores dhe sociales ne Perendim nuk shoqerohen me ndonje mesazh te tille qe t’i sherbeje vizionit te Shqiperise se ardhme te integruar ne Evrope si e tille – si entitet jo vetem gjeografik dhe historik, por edhe kulturor; pertej klishese te nje vendi gjeometrik refugjatesh, emigrantesh, mafiozesh, korruptuesish, trafikantesh, prostitutash dhe fondamentalizmi islam, qe po ia torturon Shqiperise figuren nderkombetare sot.

    Zgjidhja do kerkuar, doemos, te arsimi publik; pse ne bankat e shkolles se sotme jane ulur shqiptaret e Evropes se neserme; dhe nese qeverite shqiptare dhe institucionet e prej kohesh kane vene integrimin evropian ne balle te programeve te tyre afatgjata, atehere nuk mund te mos i kushtojne vemendje reformes ideore te shkolles shqiptare, per ta nxjerre perfundimisht nga bataku ku e pat kallur deliri marksist-fondamentalist i viteve gjashtedhjete. Kjo reforme ideore do sendertuar dhe vene ne jete ne pajtim me vizionin e asaj Evrope ne te cilen Shqiperia kerkon te integrohet: dhe qe nuk mund te jete Evropa konservatore qe e gjen identitetin ne fene, mitologjine dhe filozofine e krishterimit; por Evropa iluministe dhe liberale e shprehur sidomos ne idealet universaliste te Revolucionit francez dhe ne kultivimin e Njeriut te lire si te tille, me te gjitha potencialet e veta. Ne rrethana te tilla, klasat drejtuese te vendit nuk mund te mos kene parasysh se fillesa ideologjike gjermane ne kulturen tone kombetare – si romantizem kombetarist, ose si marksizem i ripertypur ne akademite staliniste – nuk mund t’i sherbeje integrimit, prandaj do lene menjane perfundimisht.

    Nga ana e vet, Perendimi nuk e mbeshtet integritetin e vet ne ndonje sistem te organizuar idesh; perkundrazi, ēdo vend e kulture perqafon ate ideologji qe i sherben me mire per te perftuar dhe me pas realizuar vizionet e veta. Ne kete kuptim, nuk mund te shpresohet se perendimorezimi i ideologjise ne Shqiperi do te kryhet thjesht duke ua hapur krejt portat mesazheve prej superfuqive kulturore ne Perendim; perkundrazi, mungesa e vullnetit per perzgjedhje a filtrim do te ēoje detyrimisht ne rrokopuje (siē edhe ka ēuar). Elemente ideologjike te tilla si multikulturalizmi, korrektesia politike dhe vetecensurimi, feminizmi i skajshem dhe lufta e sekseve, relativizmi, parapelqimi i hermeneutikes ndaj heuristikes, tolerimi i teorive dhe i levizjeve intolerante vetem sa e shtojne peshtjellimin, prandaj duan pritur ne menyre kritike, pavaresisht se nga e kane prejardhjen.

    I vetedijshem se argumenti kerkon thellim te posaēem, nuk mund te mos shtoj ketu se nje sistem filozofik-ideologjik i mbeshtetur ne filozofine greke-klasike te se vertetes, se drejtes dhe se bukures ne nderthurje me nje studim te gjithanshem te Rilindjes evropiane kryesisht italiane dhe te racionalizmit anglez e freng do te ishte zgjidhja me e pershtatshme per shkollen shqiptare te shekullit XXI. Nga njera ane, rithemelimi i ideologjise kombetare mbi keto tri kolona te kultures boterore pajtohet mire me nevojen e vetekuptueshme per ta mbajtur ne sordine komponenten thjesht religjioze ne ideogji; nga ana tjeter, vete historia e shqiptarizmes ka pika te shumta takimi me Rilindjen evropiane (Skenderbeu) dhe racionalizmin e iluminizmin (Rilindesit); pa permendur vete poziten gjeografike te Shqiperise ne Mesdhe dhe lidhjet e shumta, sado te terthorta, te kultures shqiptare e protoshqiptare me kulturen klasike greko-romake.

    Sado te shpenguara ideologjikisht te hiqen sot klasat drejtuese ne shoqerine shqiptare, eshte edhe ne vete interesin e tyre qe t’i japin nje fytyre filozofike kultures kombetare pertej banaliteteve feminore qe nxjerrin krye ne fjalime ose ne programet e forcave politike. Nga ky aspekt – e per ta thene me Migjenin – “derrat e kenaqun” kane ngutshem nevoje per “sokratet e vuejtun”; ne masen qe politika, edhe ajo e perditshmja, ne Shqiperi nuk do te mjaftohet me administrimin e thjeshte te ekzistueses (pse pak ka per t’u administruar), por do te orientohet sidomos per nga konceptimi ase vizionimi. Nese integrimin evropian me te drejte duam ta mendojme deri ne fund si nje perqafim formash universale te tille qe te ruhet permbajtja lokale, perzgjedhja e atij aksi kulturor te perbotshem ku universalja perfytyrohet si njerezore do te ishte edhe trashegimi me i vyer qe shqiptaret e sotem do mund t’u linin te nesermve.

    ------

    trepcanet



    ------


    koment..

    Mendimi im per Vehbiun, me nje sy qe i hodha shkrimeve te tije, eshte se ai mundohet te meditoje per fenomenet e sotme.. dhe per kete duhet respektuar..

  6. #16
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Une i kam lexuar me vemendje shkrimet dhe tezat e te dy publicisteve dhe mund te them me bindje, qe ekziston njefare keqkuptimi nga ana e Arben Kallamates dhe nga ana filozofike e parashtrimit te problematikes shkrimi i tij me duket shume i ceket.
    Me teper sesa nje analize rreth problematikes qe parashtron Ardian Vehbiu ne parashkrimet e tij, shkrimet e Arben Kallamates duken me teper perpjekje te dikujt, qe ne pozitat e nje konservatorizmi te shtirur, te pabazuar ne arsye dhe llogjike, kerkon te mbroje dicka qe ne paraqitje duket si krenaria dhe virtyti i kombit, por qe ne thelb ndoshta mund ti prishe akoma me teper pune ketij kombi dhe shteti kaq te brishte si c“eshte Shqiperia dhe shqiptaret.
    Si fillim shkrimi i pare i A. Kallamates nuk ishte gje tjeter, vecse nje replike e panevojshme allashqiptare, ku ne vend qe te diskutohet permbajtja e shkrimit diskutohet forma e tij. Nuk ka asgje me qesharake sesa kur sheh, qe nje gjuhetar i mirenjohur i gjuhes shqipe perpiqet t“i mesoje rregullat e drejtshkrimit dhe te te folurit nje gjuhetari tjeter te mirenjohur te gjuhes shqipe.
    Mirepo kjo gje ngadale e kalon kufirin e qesharakes ne ate te se turpshmes.
    Ne perpjekjen e dyte per te replikuar shikon me keqardhje, qe nje person, i cili te perplas fytyres nje CV te nje intelektuali te afirmuar, nuk arrin dot te lexoje idete, por vec shkronjat e zeza mbi te bardhe, duke e vene veten ne poziten e nje te vdekshmi te thjeshte. Kam bindjen se A. Kallamata nuk po arrin dot te kuptoje, qe A. Vehbiu nuk sulmon Naim Frasherin, Vaso Pashen, De Raden, Fishten, Nene Terezen ose Ismail Kadarene, por sulmon interpretimin e mbrapshte te tyre dhe abuzimin me vepren e tyre thjesht per qellime dhe perfitime politike.

    Por cfare qendron ne thelbin e shkrimeve te A. Vehbiut, ne lidhje me mitin e Rilindjes dhe shume e shume te tjera?
    Pergjigjia ime eshte: Ne thelbin e ketyre shkrimeve qendron pikenisja e nje revolucioni te ri per te shkundur mentalitetin e mykur shqiptaro-ballkanas.
    Nje nga te keqiat, qe perbejne shumicen e problemit ballkanas, eshte zevendesimi i historise me mitet dhe legjendat. Ne vija te trasha problemi yne eshte se ne vend, qe te shkruajme historine, kemi vijuar te transmetojme brez pas brezi mitet dhe legjendat. Edhe ajo histori e shkruar na paraqitet vazhdimisht e retushuar, sipas qejfit te politikes. Aq i thelle eshte hendeku i krijuar mes historise se vertete dhe asaj te propaganduar, saqe shqiptaret nuk arrijne dot te dallojne mitet, legjendat dhe perrallat prej historise, duke bere qe akoma sot e kesaj dite te mos njohim me fakte kategorike prejardhjen e shqiptareve, por gjithcka ua kemi lene ne dore hipotezave. Aq me teper qe e gjitha se fundmi te con drejt nje nacionalizmi te verber. Dhe nacionalizmi eshte njesoj i keq, qofte ky serb, shqiptar apo grek.
    Askush nuk mund ta mohoje rolin e luajtur prej Rilindasve ne zgjimin e shqiptareve. Askush nuk i mohon perpjekjet e tyre per krijimin e nje identiteti te njehsuar kombetar shqiptar, si edhe per krijimin e nje shteti te pavarur shqiptar.
    Mirepo per hir te se vertetes shume gjera jane ekzagjeruar dhe A. Vehbiu ka shume te drejte kur thote, qe regjimi komunist ka abuzuar me literaturen dhe aktivitetin e Rilindjes. Nuk do te thote qe Rilindasit jane fajtore per kete, pasi ata as nuk e dinin se si do te abuzohej me vepren e tyre, biles shumica e tyre ishin kundershtare te rrymes komuniste. Fajtor jane ata, qe me ane te interpretimit te mbrashte, si ne ate kohe ashtu edhe sot, po behen pengese e zhvillimit te kombit shqiptar.
    Patjeter qe literatura e Rilindasve ishte radikale, por si mundej ndryshe te ndergjegjsohej populli shqiptar rreth fatit te tij? Per hir te se vertetes shume prej veprave u mungon themeli i realitetit historik. Por deri ketu nuk ka asgje te keqe, perderisa keto mbeten vepra literature dhe jo fakte historike. Askush nuk pretendon qe Makbeth ose Hamlet i Sheakspear te kete jetuar dhe te kete mbreteruar se verteti. As qe Robin Hood te jete vertitur prej verteti pyjeve te Anglise per te plackitur te pasurit dhe per te mbrojtur te varferit. Ndryshe eshte me Jeanne D“Arc (e shpallur shenjtore prej Papes ne 1920), te cilen A. Kallamata nuk e njeh si fakt historik, por si mit ose legjende (!?).
    Per tu shqetesuar eshte atehere kur literatura e si pasoje edhe mitet e gojedhenat merren si te verteta historike. Perseri nuk ka fare rendesi kur keto “te verteta” historike jane objekt bisedash te njerezve te paditur. Por kur keto “te verteta” proklamohen prej akademikeve, atehere e gjitha humbet shijen e nje shakaje me kripe dhe mund te kthehet ne helm per identitetin e nje kombi.
    Shembull: Ne literaturen e Rilindjes i meshohet fort tipareve te shqiptareve dhe dallimit te tyre prej popujve te tjere. Kjo me qellim, shkeputjen e Shqiperise prej Perandorise Osmane, dhe krijimin e ndjenjes se perkatesise ne nje komb dhe jo ne nje mishmash kombesh me kultura te ndryshme, sic ishte Perandoria Osmane. E gjitha ishte me teper se e nevojshme per ate kohe ne formimin e identitetit te harruar kombetar dhe ne perpjekjet per shkeputjen perfundimtare nga Porta e Larte drejt krijimit te nje shteti te pavarur.

    Por nqs atehere ishte e domosdoshme, sot kjo gje eshte e panevojshme. Nxjerrja ne pah e dallimit te shqiptareve prej popujve te tjere dhe ne vecanti atyre europiane si edhe thellimi i hendekut, qe na ndan prej Europes, nuk eshte nje hap i mencur.
    Kjo nuk do te thote te servilosemi dhe te qurravitemi pas te ndenjurave te ndonjerit, por ne menyre empirike me teper sesa te zbulojme se cilat gjera na ndajne prej popujve te tjere europiane duhet te zbulojme gjerat e perbashketa qe kemi.
    Vazhdimisht i bejme qejfin vetes sesa te vjeter, sa “te kulturuar”, sa “te ditur”, sa “punetore”, sa “inteligjente” jemi, nderkohe qe Shqiperia eshte nje nga vendet me te varfrat ne Europe dhe ne bote, ku te vetmit te huaj, qe “guxojne” te hyjne ne Shqiperi ose jane njerez, qe kane krijuar lidhje familjare me shqiptare, ose jane gazetare dhe aventuriere, qe akoma si ne kohet e meperparshme terhiqen prej egersise dhe ekzotikes, qe u ofron Shqiperia.
    E kujt kerkojme tu mburremi?
    A nuk eshte ndonjehere qesharake, qe nje popull, i cili prej tre brezash ka qene i detyruar te jetoje i izoluar, nuk mirepret keshilla, e ne rastin me te keq perpiqet tu jape leksione demokracie popujve, qe po kaq kohe kane, qe ne paqe e harmoni, jetojne me njeri-tjetrin.

    Cfare i nevojitet sot Shqiperise nuk jane mitet dhe vetizolimi, por rishqyrtim te qendrimit ndaj historise, ndaj vlerave te verteta demokratike, si edhe hapjen ndaj botes.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Domethėnie tė vetėdijes shqiptare

    (Vijon nga numri i djeshėm)


    ARBEN KALLAMATA

    Nga vijnė dhe ēfarė gjuhe flasin shqiptarėt?
    Gjuha dhe lashtėsia e kombit shqiptar janė bėrė kohėt e fundit objekt diskutimesh gjysmė akademike nė mjediset aspak akademike tė gazetave. E kam shprehur edhe nė njė shkrim tjetėr mendimin se shtypi i pėrditshėm nuk ėshtė vend ku tė hidhet poshtė apo provohet shkencėrisht origjina e gjuhės dhe e popullit shqiptar. Vihet re njė kėmbėngulje e ēuditshme pėr ta sjellė e risjellė kėtė debat nė shtyp dhe pėr ta trajtuar kryesisht me pikėpyetje dhe ironizime dhe breshėri tezash tė prera qė s'ofrojnė argument dhe s'lėnė vend pėr diskutim.
    Dihet se nuk ka shumė tė dhėna qė provojnė plotėsisht prejardhjen e shqiptarėve nga ilirėt. Por nga ana tjetėr, nuk ka asnjė tė dhėnė qė tė provojė prejardhjen e shqiptarėve nga ndonjė popullsi tjetėr. Teoritė sipas tė cilave popullsi tė caktuara kanė lėnė toka pjellore buzė Danubit apo Ballkanit lindor pėr t'u strukur maleve tė Shqipėrisė nuk tingėllojnė shumė bindėse. Po kėshtu edhe ideja qė nė kėtė pjesė tė globit tė mos ketė banuar kurrė njeri nuk ta mbush mendjen. Siē ėshtė krejtėsisht e pabazuar hipoteza qė shqiptarėt tė kenė ardhur kėtu, tė kenė shfarosur krejtėsisht popullsitė autoktone (?), duke zėnė vendin e tyre. Sidoqoftė, ata qė mohojnė prejardhjen ilire tė shqiptarėve janė tė shqetėsuar vetėm me mohimin. Pėr ta pak rėndėsi ka pėrgjigjja e pyetjes se nga rrjedhin shqiptarėt. Rėndėsi ka qė tė mbillet ideja se ata nuk janė vendas nė trojet ku jetojnė. Ose tė paktėn qė kanė ardhur kėtu pas sllavėve.
    Por edhe pėrpjekjet e disa hiper-entuziastėve amatorė pėr tė shpjeguar toponime tė lashta dhe emra perėndish pagane me anė tė shqipes tingėllojnė pėr tė qeshur dhe s'ka pėrse merren seriozisht. Marrira si ato qė e shpjegojnė toponimin "Termopile" me thirrjen korēarēe "therre-more-Pilo!" s'janė gjė tjetėr veēse material humori, siē edhe kanė qenė kėtu e 60 apo 80 vjet tė shkuara. Por kėto s'mund tė pėrdoren si argument pėr tė provuar se shqipja nuk ėshtė gjuhė e vjetėr. Fakti qė dikush ngrihet e thotė se Poseidoni the Athina ishin shqiptarė, s'u jep tė drejtė tė tjerėve tė ulėrasin se kjo vėrteton qė shqiptarėt nuk vijnė nga ilirėt dhe se i kanė parė brigjet e Adriatikut vetėm pas shekullit tė shtatė, (lexo: pas sllavėve).
    Gjuhėtarė seriozė e vendosin shqipen nė trungun e gjuhėve indo-europiane, si njė ndėr tre gjuhė tė veēanta qė s'kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė dhe nuk varen nga degėt e mėdha tė saj, indo-iraniane, gjermanike, romane (latine) dhe sllave. Shqipja, armenishtja dhe greqishtja klasifikohen si tri degė mė vete. S'ka nevojė tė jesh shkencėtar qė tė mendosh se edhe kjo gjuha jonė duhet tė jetė po aq e vjetėr sa dy tė tjerat. Ose, tė paktėn, nuk mund tė jetė gjuhė e re. Do tė ishte tepėr tė vėshtirė ta pėrfytyroje shqipen si njė lloj esperantoje e shpikur nga malėsorėt e Dukagjinit apo dhe Malcisė sė Madhe pėr tė humbur gjurmėt e lėvizjes masive tė tyre nga fushat buzė Danubit nė skėrkat pranė Adriatikut.

    Zbrazni xhepat - dorėzoni mitologjinė!

    Pėrpara disa kohėsh lexoja "Albanian Identities, Myth and History" (Identitete shqiptare, mit dhe histori), botuar nga Qendra pėr Studime Europiano Jug-Lindore. Nuk kam ndėrmend tė reēensoj librin, ku gjenden edhe disa studime me vlerė. Mė shqetėson vetėm synimi i librit siē pėrcaktohet nė Hyrje prej njėrės nga redaktorėt, Stephanie Schwandner-Sievers, qė ėshtė "...tė shkatėrrojė mitet e njė kombi...". Pra bėhen pėrpjekje tė ndėrgjegjshme, shkencore, intelektuale, tė koordinuara pėr tė hedhur poshtė me argumente akademike e citime pa kursim mitet e njė populli. Ėshtė e frikshme tė mendohet qė kėtij misioni kaq tė ulėt i kushtohet kohė dhe fonde, seminare, dieta udhėtimesh e shpenzime botimesh. Por mė e pakėndshme ėshtė kur sheh pėrpjekjet pėr t'ua shėrbyer rregullisht shqiptarėve nė shtypin e pėrditshėm shumė prej tezave tė ngritura nė bashkėpunime tė tilla tė mbrapshta, qė nga rrėzimi i mitit tė "shqyptarizmit mbi fenė", deri te pėrbaltja e veprės sė Kadaresė.
    Natyrisht, kur vjen fjala pėr tė shkruar nė gazetė, toni akademik pėrzihet me atė publicistik. Luftės kundėr mitit i jepet ngjyrosje politike, aktuale, dhe shprehet shqetėsimi se shqiptarėt nuk mund tė pretendojnė tė hyjnė nė Europė pa hequr dorė nga mitet kombėtare.
    Vėshtirė tė kuptohet se ku e ka bazėn ky arsyetim. Europa e Bashkuar ėshtė njė grupim ekonomik popujsh tė ndryshėm. Asnjėrit prej kombeve qė e pėrbėjnė kėtė bashkim nuk i ėshtė kėrkuar tė heqė dorė nga mitet, nga legjendat dhe nga trashėgimia kulturore. Nuk i ėshtė kėrkuar Francės tė heqė dorė nga Joana e Arkės si simbol i nacionalizmit francez. Nuk i ėshtė kėrkuar Anglisė tė mohojė Robin Hud-in e ta quajė terrorist. Nuk i ėshtė kėrkuar Italisė tė hedhė poshtė Garibaldin. Pėrkundrazi, popujt e Europės sė bashkuar nxiten t'i ruajnė e t'i pasurojnė vlerat e tyre kombėtare. Pėrse duhet t'u kėrkohet njė gjė e tillė shqiptarėve?
    Shqetėsimi se nuk mund tė shkojmė dot nė Europė duke bartur me vete mite e legjenda kombėtare ėshtė fare i pakuptimtė. Hyrja e njė shteti nė Europė nuk bėhet as nga ndonjė aeroport dhe as nga ndonjė qendėr doganore ku tė kontrollojnė xhepat dhe tė kėrkojnė tė dorėzosh tė gjitha mitet dhe legjendat qė po sjell me vete. Legjendat e Mujit dhe tė Halilit, tė Rozafės dhe tė Argjirosė, rrėfimet pėr Skėnderbeun, rapsoditė popullore, veshjet shumėngjyrėshe, vjershat e rilindėsve dhe librat e Kadaresė nuk janė as drogė dhe as armė pa leje qė tė tė prishin punė nė doganėn e Europės. Pėrkundrazi, nėqoftėse heq dorė prej tyre Europa, bota tė sheh me pėrēmim, si njė komb qė s'di tė ruajė vlerat e veta.
    Edhe mė i papranueshėm e i pavėrtetė ėshtė spekullimi qė bėhet se "kombėtarizmi" apo nacionalizmi po keqpėrdoren sot me qėllime tė mbrapshta totalitare nga klasa politike. Nuk synoj aspak t'i dal nė mbrojtje klasės sė sotme politike shqiptare. Megjithatė, nuk arrij tė kuptoj se pėr kė bėhet fjalė kėtu: pėr veprimtarinė e hapur anti-greke tė Fatos Nanos dhe Anastas Angjelit; pėr anti-serbizmin e shfrenuar tė Frrok Ēupit; pėr anti-italianizmin e papėrmbajtur tė Majkos apo pėr anti-amerikanizmin e verbėr tė Berishės?
    Nėse ka diēka shqetėsuese pėr politikanėt e sotėm nė Shqipėri, ajo ėshtė mungesa e plotė e ndjenjave kombėtare, vėnia hapur e interesave tė pushtetit dhe tė parasė mbi to, pėrulja e verbėr ndaj tė huajve dhe jo e kundėrta. Ambasadorėt e huaj nė Shqipėri janė mė tė fuqishėm se gjithė klasa politike shqiptare e marrė sė bashku dhe servilizmi i kėtyre tė fundit ėshtė fare i hapur. Nė kėto kushte, as qė mund tė flitet pėr nacionalizėm tė shtresės politike.

    Humanizmi i Nėnė Terezės

    Kur lexon gjithė idetė e hedhura pėr regresivitetin e Rilindjes kombėtare shqiptare, pėr dėmin politik tė miteve, pėr kotėsinė e krenarisė kombėtare dhe pėr hedhjen poshtė tė trashėgimisė kulturore, nuk ke se si tė mos tė fillosh tė kėrkosh rrugėdalje, njė shteg nga t'ia mbathėsh nėqoftėse vendos tė heqėsh dorė nga e kaluara. Nė pamje tė parė duket sikur ky shteg jepet, me ca fraza tė pėrgjithshme pėr humanizmin dhe kėndvėshtrime perėndimore ndaj tė ardhmes. Megjithatė, ky shteg po aq sa jepet, aq edhe mbyllet me forcė nė fytyrė tė lexuesit duke i goditur dy simbole kyēe tė humanizmit dhe mendimit tė pėrparuar shqiptar: Nėnė Terezėn dhe Kadarenė.
    Nėnė Tereza nuk ėshtė thjesht "njė murgeshė e Vatikanit" siē etiketohet me pėrbuzje lart e poshtė nėpėr diskutime interneti. Besimi i Nėnė Terezės dhe rruga e saj fetare janė zgjedhja e saj, dhe s'ka pėrse tė pėrbuzen. Ndėrsa misioni i saj njerėzor ėshtė i adhurueshėm. Me zemrėn e saj tė madhe ajo doli pėrtej Vatikanit, aq sa shpesh herė edhe e eklipsoi atė, duke e vėnė nganjėherė edhe nė pozicion tė sikletshėm. Megjithatė, Nėnė Tereza ishte njė figurė tepėr e madhe pėr t'u lėnė mėnjanė dhe Vatikani i bėri nderimin qė i takonte. Nėnė Tereza ishte shqiptare dhe tė krenohesh me kėtė fakt do tė thotė tė pranosh dhe tė pėrqafosh Mirėsinė qė rrezatonte ajo. Kjo jo vetėm qė nuk sjell asgjė tė keqe, por edhe realizon njė mision tė pakrahasueshėm pastrimi shpirtėror dhe kėndvėshtrimi pėr tė gjithė shqiptarėt.

    Madhėshtia e Kadaresė

    Po aq e papėrgjegjshme mė duket edhe pėrpjekja pėr tė rrėzuar njė tjetėr nga shtyllat e krenarisė kombėtare, figurėn e Ismail Kadaresė. Kadareja nuk ėshtė thjesht shkrimtari i madh qė bėri veten e tij dhe shqiptarėt tė njohur nė botė. Ai nuk ėshtė vetėm njė best-seller i pėrkthyer nė tė katėr anėt. Pėr shqiptarėt, Kadare ėshtė njeriu qė i mėsoi dhe edukoi tė lexonin e tė shijonin tė bukurėn dhe modernen nė njė periudhė tė errėt tė ekzistencės sė tyre. Ai iu zgjoi ndjenjat e njerėzores dhe tė njerėzishmes nė njė kohė ngjethėse, kur literatura zyrtare mbushej me aksione tė ēmendura revolucionare, klithma dėnimesh, vdekje armiqsh, inkuizicione mendimesh dhe terror psikologjik. Kadareja iu mėsonte shqiptarėve tė shijonin puthjen dhe bukurinė njerėzore atėherė kur mbizotėronin pėrshėndetjet me grushtin lart dhe muskujt e tendosur. Kadareja bėnte art tė madh kur Revolucioni Kulturor kinez bėnte kėrdinė.
    Ėshtė fat pėr shqiptarėt qė Kadareja ka njė status qė i jep tė drejtėn tė qėndrojė lart, shumė mė lart se cic-micet nacionaliste tė fqinjve. Ėshtė nder dhe fat pėr shqiptarėt qė Kadareja nuk qėndron i mbyllur nė studion e tij si shkrimtar, por shqetėsohet pėr mbarėvajtjen e shoqėrisė shqiptare. Nėse ky pozicion nuk i shkon pėr shtat ndokujt, punė e tyre. Analizat e Kadaresė nė shtyp, ndėr tė cilat edhe shkrimet e shkėlqyer "Poshtėrimi nė Ballkan" dhe “Kombi shqiptar nė mijėvjeēarin e tretė“, janė vėshtrime tė rralla objektive, intelektuale dhe humaniste, pėr tė cilat nuk ka asnjė arsye pėrse tė mos ndihesh krenar dhe me fat qė i lexon nė gjuhėn qė janė shkruar. Fakti qė Kadare ėshtė shqiptar i bėn shumė shqiptarė nė botė tė ndihen krenarė dhe, pse jo, edhe tė mburren. Nė fund tė fundit, ai ėshtė njė figurė me tė cilin mund tė mburresh kudo, ashtu siē mburren kolumbianėt me Markezin apo brazilianėt me Koelhon. Aq mė tepėr qė ai ka njė kėndvėshtrim tepėr modern dhe tė pėrparuar tė zhvillimeve bashkėkohore, duke na mėsuar se si tė ruajmė identitetin kombėtar pa rėnė pre e nacionalizmit, racizmit dhe mentaliteteve mesjetare. Shqiptarėt nė vende tė ndryshme tė botės, veēanėrisht nė vendet fqinje me Shqipėrinė sot ndihen tė nėpėrkėmbur dhe e kanė tė vėshtirė ta ngrenė kokėn lart. Arsyet pėr kėtė janė tė shumta, duke pėrfshirė edhe fajėsinė e disa bashkėkombėsve tanė, edhe paragjykimet e mendjengushtėsinė e fqinjėve. Por kjo nuk mund tė na shtyjė tė bėhemi tė hidhur dhe tė fajėsojmė kombin nga i cili rrjedhim, gjithė tė kaluarėn, tė sotmen dhe tė ardhmen e tij. Aq mė tepėr tė mohojmė dhe tė sulmojmė pikėrisht ato shtylla qė e mbajnė lart ndjenjėn kombėtare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #18
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Postuar mė parė nga Brari
    qafir... pse ndryshon titullin qe vet autori ja ve shkrimit te tije?

    I vetedijshem se argumenti kerkon thellim te posaēem, nuk mund te mos shtoj ketu se nje sistem filozofik-ideologjik i mbeshtetur ne filozofine greke-klasike te se vertetes, se drejtes dhe se bukures ne nderthurje me nje studim te gjithanshem te Rilindjes evropiane kryesisht italiane dhe te racionalizmit anglez e freng do te ishte zgjidhja me e pershtatshme per shkollen shqiptare te shekullit XXI. Nga njera ane, rithemelimi i ideologjise kombetare mbi keto tri kolona te kultures boterore pajtohet mire me nevojen e vetekuptueshme per ta mbajtur ne sordine komponenten thjesht religjioze ne ideogji; nga ana tjeter, vete historia e shqiptarizmes ka pika te shumta takimi me Rilindjen evropiane (Skenderbeu) dhe racionalizmin e iluminizmin (Rilindesit); pa permendur vete poziten gjeografike te Shqiperise ne Mesdhe dhe lidhjet e shumta, sado te terthorta, te kultures shqiptare e protoshqiptare me kulturen klasike greko-romake.



    koment..

    Mendimi im per Vehbiun, me nje sy qe i hodha shkrimeve te tije, eshte se ai mundohet te meditoje per fenomenet e sotme.. dhe per kete duhet respektuar..
    Brari,

    Vehbiu duhet ta kishte titulluar esene e vet jo "Pertej Rilindijes" por "Prapa Diellit". Ma kap i cik idene e tij: "Shqiptarizma paska pika te shumta me Renaissance Europiane me ane te Skenderbeut? Mor po ky po gjeneron mite te reja me duket mua.
    Po racionalizmi Anglez c'lidhje paska me Shqiptarizmen? Hume, Adam, Locke? C'hyjne ata ne kete mes? Hajde se po ia leshojme Iluminizmin pasi Bektashianet Frasheri (perkatesisht ata qe u zgjuan nje dite e thane :hajde te krijojme Shqiptaret se s'ka lezet kane qene nen kontakt me ideologjine iluministe.

    Pozita gjeografike: deri dje Europianet na quanin Near East, European Turkey etj etj...tani kane marre gjerat kthese por jo per arsye qe ne qenkemi NATYRALISHT pjese e Evropes.

    Kur flas per Europen flas per qyteterimin Perendimor ne pergjithesi. Perkufizimi i qytetrimit Perendimor shtjellohet teper kthjellet ne librin "Perplasja e Qyteterimeve" shkruar nga Samuel Huntigton. This is my basic assumption..Vetem nqs ky assumption eshte gabim vetem atehere mund te jem gabim.

    Deri sa lexova ate artikull edhe une kam qene i magjepsur prej mrekulliste stilistike te Vehbiut....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qafir Arnaut : 24-02-2004 mė 18:07

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Qafir !

    Ke shkruar:

    -----------

    Postuar mė parė nga Brari

    qafir... pse ndryshon titullin qe vet autori ja ve shkrimit te tije?

    I vetedijshem se argumenti kerkon thellim te posaēem, nuk mund te mos shtoj ketu se nje sistem filozofik-ideologjik i mbeshtetur ne filozofine greke-klasike te se vertetes, se drejtes dhe se bukures ne nderthurje me nje studim te gjithanshem te Rilindjes evropiane kryesisht italiane dhe te racionalizmit anglez e freng do te ishte zgjidhja me e pershtatshme per shkollen shqiptare te shekullit XXI. Nga njera ane, rithemelimi i ideologjise kombetare mbi keto tri kolona te kultures boterore pajtohet mire me nevojen e vetekuptueshme per ta mbajtur ne sordine komponenten thjesht religjioze ne ideogji; nga ana tjeter, vete historia e shqiptarizmes ka pika te shumta takimi me Rilindjen evropiane (Skenderbeu) dhe racionalizmin e iluminizmin (Rilindesit); pa permendur vete poziten gjeografike te Shqiperise ne Mesdhe dhe lidhjet e shumta, sado te terthorta, te kultures shqiptare e protoshqiptare me kulturen klasike greko-romake.



    koment..

    Mendimi im per Vehbiun, me nje sy qe i hodha shkrimeve te tije, eshte se ai mundohet te meditoje per fenomenet e sotme.. dhe per kete duhet respektuar..
    ----------




    qafir .. pse me shton gjera qe nuk i kam thene?

    Kjo Fraze nuk eshte nga une:

    ----

    I vetedijshem se argumenti kerkon thellim te posaēem, nuk mund te mos shtoj ketu se nje sistem filozofik-ideologjik i mbeshtetur ne filozofine greke-klasike te se vertetes, se drejtes dhe se bukures ne nderthurje me nje studim te gjithanshem te Rilindjes evropiane kryesisht italiane dhe te racionalizmit anglez e freng do te ishte zgjidhja me e pershtatshme per shkollen shqiptare te shekullit XXI. Nga njera ane, rithemelimi i ideologjise kombetare mbi keto tri kolona te kultures boterore pajtohet mire me nevojen e vetekuptueshme per ta mbajtur ne sordine komponenten thjesht religjioze ne ideogji; nga ana tjeter, vete historia e shqiptarizmes ka pika te shumta takimi me Rilindjen evropiane (Skenderbeu) dhe racionalizmin e iluminizmin (Rilindesit); pa permendur vete poziten gjeografike te Shqiperise ne Mesdhe dhe lidhjet e shumta, sado te terthorta, te kultures shqiptare e protoshqiptare me kulturen klasike greko-romake.

    --------------





    Qashtu djal i mire..




    Tash dalim ne Teme...

    Kryetema eshte gjithmon Atdheu..mbi te cilin jeton nje popull.. si ky i joni..

    Vehbiu me shoke bejne mire qe meditojne por me thjesht duhen thene gjerat.. me shkoqshem..pra..

    Ata qe tjerrin gjate me terminologji ose papagall-ojne ose duan te bejne hile dikund..
    Psh Nano tjerr llafe ne hava.. dhe me ne fund sot dhe gjimnazistet tallen me dokrrat qe shpik ai perdit per te justifikuar se gjoja qeveria e tije hajdute ben Euro-Atllantizem... ne fakt ata vec vjedhin..

    Vehbiu eshte i sinqerte por.. i bie gjate dhe gabon sepse ne RILINDJEN KOMBETARE skemi cfar heqim.. e cfar shtojme..
    Eshte si ti heqesh bicikletes Rrotat e te besh fiu fiu kot..
    Rilindja eshte Model per sot e per mot sepse eshte nje levizje e kryer nga njerez idealiste dhe njerzit idealiste jan si ujet e pakte..
    Ne Sahara ka rere sa te duash por me uj eshte leq..

    Dhe ne Shqiperi ka frym-marres plot po ska fare ose ka pak njerez te llojit te Rilindasve..
    Kjo eshte ceshtja kryesore..
    Pse do thuac ti qafir..

    E merr nje nga Harvardi dhe e ve drejtor Keshi..
    Ai c'ben..
    As rregullon tokzimet e instalimeve elektrike e nga kjo vdesin perdite elektriciste e femij e burra e gra pra i ze korenti.. as rregullon Transformatoret ..pra ngelin mileti pa drita e as rregullon hidro-termocentralet..
    Por cfar ben ama..ky Gamor me Harvard si puna Dritan Prifto-Socialistit te Lalerise..
    Nje BENZ te mire per vete e gjeti qrerratai..dhe mbasi beri qirifikim e vendit ne koh rekord iku theu qafen..

    E merr nje Profesor te fakultetit ekonomik dhe e ve Minister..ai cben..

    Tere sorrollopin e tije e ben Biznesmen Hotel_bordellosh e Bilardosh e Bingolotosh e Minierash e Bananesh e sle gje per tjere sikur dhe vet NAIM FRASHERI te cohej nga Varri e te thosh..a me lini dhe mua nje cop atdhe te benj ca biznes..

    Iko pirdhu do i thoshin politikanet Celulariste Demo-Socialiste.. Ska vend per ty se i kemi zene te tera vendet ..me plazhe me kodra me Shekembe pellumbash e me zyra me rroga te majme.. etj..

    Pra Puna eshte se ESHTE VJEDHUR CDO GJE QE MUND TE JAPI FITIM.. ne kte ATdhe qe quhet Shqiperi .. dhe kjo eshte bere PRONE e 100 Bosave..
    Kjo Do te thote se tjeret o sot o neser do perfundojne skllever te ktyre 100 mafiozve.. sepse skan ku bejne biznes vec ne hava..

    Cka po lodhet Vehbiu te gjej Gabime ne Idet e Rilindjes.. kur vet Tirana e Durresi Votojne Fatos Nano hajdutin..

  10. #20
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Postuar mė parė nga Brari
    Qafir !

    Vehbiu eshte i sinqerte por.. i bie gjate dhe gabon sepse ne RILINDJEN KOMBETARE skemi cfar heqim.. e cfar shtojme..
    Ke te drejte. Une po lodh koken te di: Ku eshte e keqja e ketyre LEGJENDAVE (kurrsesi nuk mund te quhet MITE) qe na pengoka per t'u integruar ne B.E. Kuptohet shume leshko kujtojne se Shqiptaret jane kerthiza e botes sic mund te evidentohet nga shitja e sukseshme e "Gjuha e Perendive". Nga ana tjeter eshte nevoje shpirterore e njerezve te kene dicka te vecante me te cilen te krenohen...por ky 'social scientist' po ia heq te vetmin ngushellim qe kane Shqiptaret e perbuzur nga Europianet dhe fqinjet.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ndėrtimi i miteve..!
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2009, 09:21
  2. Nacionalizmi ballkanik si pre e miteve
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 09:21
  3. Zhveshja e Miteve
    Nga Iceberg nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •