Shume dakort, z. Vehbiu, e keni mire qe shoqerise shqiptare i ka munguar tradita liberale, e sa per dijeni, nuk jemi ne te vetmit sepse liberalizmin si tradite e kane patur vetem vendet anglo-saksone, kurse ato latine, ne veēanti Franca, akoma noton ne jakobinizmin e Revolucionit francez.
Vehbiu thote qe institucionet mungonin ne Shqiperi para demokracise. Me falni, por per ēfare institucionesh behet fjale ? Per ato te mbreterise ? Te diktatures ? Sepse nuk e kuptoj qe te kesh institucione demokratike kur nuk ke demokraci, kjo eshte teper e veshtire per mua.
Ok, nuk i kishim. E pastaj ? Ē'duhej bere ? T'i linim ne kembe ato te diktatures dhe vetem tu ndryshonim emrat ? Kur ke nje perplasje diametralisht te kundert diktature-demokraci, as njera as tjetra nuk bazohen tek institucionet e kundershtares pas thyerjes se kesaj te fundit. Une nuk di qe ne nje diktature te kete vote te lire, parlament te lire, dhe as ne nje demokraci te kete vendime arbitrare te nje njeriu te vetem. Keshtu qe ankimet dhe vajtimet per mosperdorimin e institucioneve te meparshme mbeten pa vend.
Eshte tjeter pune nese shoqeria shqiptare do te fillonte te "demokratizohej" pak nga pak "me pikatore" siē ndodh ne Kine sot. Atehere mund te themi qe institucionet jane aty dhe populli fillon e ndergjegjesohet per aspiratat e tij. Por kjo presupozon nje "lirim vidash" nga ana e perfaqesuesve te diktatures, dhe jo nje shtrengim te metejshem siē ndodhi ne Shqiperi me Ramiz Aline e varjeve ne litar dhe me vrasjen e shkelesve te kufirit ne 1990.
Dhe mua me duket e tepert dhe aspak serioze ideja qe vota e lire e dikujt te jete alibi per te thene qe ngaqe nuk paskemi tradite liberale, kjo nuk sherben asgje. Jo, se fundja tradita nuk behet ne nje dite. Fjala "tradite" rrjedh nga latinishtja "traditio", "tradere", qe do te thote "te transmetosh", "te dorezosh diēka". Atehere, sipas Vehbiut, ne jemi te denuar per te mos patur kurre nje fillim, meqe ai nuk ekzistoka. Nuk mendoj keshtu.
Vertete qe Sokratin e denuan me shumice votash. Por ama shoket e tij organizuan arratisjen e tij dhe ai nuk pranoi. Sepse te gjitha ato ēka ai u kishte mesuar te tjereve shkonin dem. Sokrati eshte denuar ne baze te ligjit, dhe ai e dinte shume mire kete. Dhe ligji ishte nje ligj i demokracise se Athines dhe jo i diktatures se Hoxhes. Demokracia nuk eshte leje e shumices per te shtypur pakicen, por thjesht vullneti i pjeses me te madhe te popullsise, duke qene e ditur qe pakica sherben si kunder-pushtet per te mos rene ne diktature.
Gjithashtu termi "fashizem folklorik" me duket i tepruar. Te bashkuara keto dy fjale te sjellin ndermend vetem nje vend : Gjermanine naziste. Por thelbi i ketij fashizmi folklorik ishte mos-pranimi i asgjeje qe nuk tingellonte gjermanisht. Por a jemi ne shqiptaret ne kete pike ? Ma merr mendja qe me traditen tone te mikpritjes se te huajit, ky term eshte per ne siē po te themi qe isha nje dite ne Pol te veriut dhe pushova pak ne nje lulishte aty prane...
Kaq se edhe pak me lodhi nje terminologji e ngarkuar me shume ide qe kundershtojne njera-tjetren... nejse, shendet e te mira.
Krijoni Kontakt