Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 55
  1. #41
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Kuptohet se nacionalistėt serbė, nė kėtė moment kaq kritik pėr fatet e Kosovės, pėrpiqen me tė gjitha mėnyrat qė ta shfrytėzojnė klimėn antimyslimane mbjellė nė Evropė nėpėrmjet trumbetimit tė rrezikut terrorist tė fondamentalizmit islamik – njėkohėsisht edhe pėr t’u rehabilituar nga kazani i plehrave ku e panė veten gjatė viteve 90. Propaganda e kėtyre qarqeve ėshtė e organizuar mirė dhe e drejtuar nga njerėz tė pėrgatitur, qė dinė t’i flasin opinionit publik perėndimor.




    Jam shume dakort se problemi i muslimaneve ne kososve po behet enkas per te penguar pafarsine e kososves nga qarqet e pseudo-dollareve-intelktuale tashme me pagesa nga bankat e beogradit.Kjo per dy arsye qe me nje gur te vrasin dy zogj.Nje kosoves tia shtyjne pavarsine , dy te godasin klasen shoqerore islame .

    E gjithe kjo u be dhe ne vitin 1997 ku Sali Berishen e hoqen nga pushteti me forcen e sherbimeve te huaja sepse mos kishte nje perkrahje nacionaliste te paster per kosoven por te ishte perkrahja greke e Fatos Nanos .Tani me fitimin e te djathtes shqiptare greku dhe serbi e shikon pak me spec kososven se ndoshta deri tani kosova ishte e shitur sikurse e shiti Enver Hoxha Titos , po keshtu ne Krete Fatosi ia shiti Miloshevicit.Mirepo problemi eshte pak kompleks dhe meqe populli shqiptar ne trojet kosovare po e shikon vonimin nga ana e nderkombetareve te ceshtjes se pavarsise dhe kete gje po e perkrah dhe serbia me shpresen qe Kosova te ngelet pjese e saj atehere ndodhta plani i tyre eshte qe te ndjekin te njeten metode qe ndiqte Nano ku ne raste krizash dhe skandale korrupsioni ose bashkepunimi me krimin te perhapte me ane te qarqeve te tij ceshtjen e muslimaneve radikale dhe moderator .E njejta dore dhe mynyre e te vepruarit po ndodh dhe ne kosove.Fitorja e te djathtes shqiptare, pavarsia e kosoves dhe shperberja e Maqedonise (sipas Arber Xhaferrit) do te sjelli nje shqiperi te cilet shqiptaret e kane pare enderr me kohe.Shqiptaret duhet te ndergjegjsohen se Shqiperia e madhe eshte me e forte ndaj presioneve dhe planeve shoviniste greko-serbe po keshtu ato duhet te ndergjsohen se te gjitha metodat dhe praktikat qe perdorin keto vende per ta bere kercenim Islam si faktor shqetesues per shqiptaret nuk eshte gje tjeter vetem se bomba tymuese te cilat duhet te bijne ne veshe te shurdher,Koha per ndryshim dhe bashkim ka ardhur.Armiqte e shqiperise le te flasin dhe le te shkruajne per kercenime ne Maqedoni (Kondove) Kosove dhe shqiperi .Eshte po kjo dore serbe dhe greke qe hudh ne ere shtyllat e tensionit per te shklatarruar ekonomine e kosoves e cila furnizohej me energji nga keto shtylla.Prandaj duhet te kemi kujdes nga opinonet qe shiten ne media sepse keto jane opinione te blera nga njerzit e shitur.Nga muslimanet keto jane vetem fjale te njerzve te shitur te cilet i sherbejne dhe i kane sherbyer interesave antishqiptare me kohe.Boll kemi punuar dhe sakrifikuar per te tjeret .Ka ardhe koha te mendojme per vete dhe popullin tone shqiptar ne te gjitha viset ku ndodhet ai.

    Shqiperia e madhe eshte endrra jone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 09-08-2005 mė 22:09
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Janė kohė tė rrezikshme pėr shqiptarėt. Ky rrezik, qė pėrhihet mė shumė si atmosferė sesa si sirenė kushtrimi, ka tė bėjė me perceptimin tonė si myslimanė ose si “mish i huaj” nė trup tė Evropės “sė krishterė”, nė njė kohė qė myslimanizmi dhe terrorizmi po pėrmenden gjithnjė e mė shpesh brenda tė njėjtave kontekste, por nuk ėshtė pa lidhje as me pėrpjekjet serioze pėr mėvetėsinė e Kosovės me shumicė etnike shqiptare dhe disfatėn totale tė politikave tė nacional-shovinizmit serb nė Evropėn postkomuniste; e mė nė fund, dashur pa dashur, me zhvillimet e reja politike tė kėrkuara nga vota demokratike nė Shqipėri, sa kohė qė Sali Berisha pėr arsye tė ndryshme, ende mbahet pėr islamofil nga shumė vėzhgues tė anshėm e tė paanshėm nė Perėndim.
    "Mishi i huaj" apo "delja e zeze" jane imazhe qe Shqiperia do ti gezoje per aq kohe sa ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni do te kete nje shumice besimtaresh muslimane. Ky eshte "realiteti shqiptare" qe askush nuk e ndryshon dot pervec Atij qe ri ne qiell. Barren e ketij imazhi e vuajne me shume se kushdo ata shqiptare qe nuk jane te besimit musliman ose nuk besojne fare ne Zot. Keshtu qe autori me lart nuk po na thote dicka te re, vetem sa po konstaton te dukshmen.

    Persa i perket kontestit te "luftes kunder terrorizmit", Republika e Shqiperise nuk vuan shume aqsa vuan Kosova dhe shqiptaret ne Maqedoni. Se pari, shqiptaret ne Shqiperi kane nje anti-teze me te cilen mundohen te neutralizojne imazhin e keq. Kjo antiteze ka dy gure peshimi: frymen pro-perendimore te shprehur ne menyre te vazhduar nga vete shqiptare; harmonia fetare qe ekziston ne Shqiperi midis komuniteteve fetare. Keta dy gure peshimi nuk jane shume me peshe ne Kosove dhe ne Maqedoni. Gati 2 vjet me pare Kosova beri lajm ne mbare boten me trazirat e marsit ku u dogjen kisha e manastire orthodhokse dhe u shperngulen serbe. Dhe per kete imazh te keq, qe per mua ishte goditja me e forte qe iu dha pavaresise se Kosoves, fajin nuk e kishin serbet apo bota, e kishin vete shqiptaret qe sot nuk jane me nje pakice e shtypur, por nje shumice shtypese ne Kosove. Po ashtu dhe ne Maqedoni ku fondamentalizmi islamik eshte me i zhvilluar dhe me i rrezikshem se ne cdo toke tjeter shqiptare. Rasti me i fundit, rasti i Kondoves, ku "muxhahedinet islamike" me emra shqiptare qe flasin shqip bene perseri lajm.

    Sa per "Berisha islamofil", autori duhet te pyesi perpara se te shkruaje. Titulli "islamofil" per Berishen, do te bente edhe Erdoganin te qeshte, ate Erdoganin qe e solli gruan e vet ne ferexhe ne takim me Bush. Berisha nuk gezon statusin e "islamofil" ne Perendim, ai gezon statusin e politikanit me popullor ne gjithe trevat shqiptare, fjala e te cilit mbart me shume peshe se fjala e cdo politikani tjeter. Ashtu sic njihet edhe si nje njeri me integritet te larte si njeri dhe per orientimin e tij te sprovuar pro-perendimor.

    Politika e jashtme e PD-sė sė Berishės, nga ana e vet, pasi kjo ua mori pushtetin komunistėve nuk mund tė konsiderohet si model i urtėsisė dhe i largpamėsisė; dhe kjo jo aq pėr aderimin aq tė pėrfolur tė Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike, sesa pėr hapjen totale dhe artificiale tė shoqėrisė shqiptare krejt tė paimunizuar, ndaj fondacioneve dhe bamirėsive tė ndryshme, kryesisht fetare, qė nė masė tė madhe janė nė mos tė pilotuara, tė paktėn tė infiltruara nga shėrbimet sekrete tė vendeve nga e kanė origjinėn.
    Politika e jashtme e PD ne 5 vitet e para te saj 92-97 ishte nje politike e mire, por jo e shkelqyer. E mire pasi "politika e dyerve te hapura" ishte politika e duhur per shtetin me te izoluar te botes. Politika e ndjekur per te thithur cdo lloj ndihme dhe cdo lloj kredie qe ndihmonte ne tejkalimin e periudhes emergjente, ku shqiptaret ushqeheshim me miell hua, ishte e perligjur, pa marre parasysh se nga vite ndihma, kush e dergonte dhe cilat ishin qellimet e tyre. Goja e urritur nuk pyet shume se kush ia vuri ushqimin ne tavoline dhe asnje burre shteti nuk duhet te mbroje principe personale kur populli i tij vdes per buken e gojes.

    Mangesite kryesore te politikes se jashtme te PD ishin dy: 1) shkaterrimi i te gjitha urave me fqinjet ballkanike duke i dhene nje prioritet te njeanshem maredhenieve me Italine 2) dhenia e nje prioriteti me te larte sec duhet ngritjes se ceshtjes se Kosoves qe e kaloi cakun e sensibilizimit per tu kthyer ne nje shqetesim Perendimor. E para e la Shqiperine pa asnje mbeshtetje ballkanike, kurse e dyta ngriti dyshime ne Perendim se ngulmi me te cilin Berisha dhe qeveria e tij po ngrinin ceshtjen e Kosoves te linte te kuptonte se nje zjarr i ri do te ndizej ne Ballkan, pas atij te Bosnjes.


    Tė dehur nga fitorja nė zgjedhje dhe tė kapėrthyer nė betejat epike pėr ēikėrrimat e radhės nė ndarje postesh dhe projektime egosh, Berisha dhe aparati i tij politik ende nuk duken ta kenė kuptuar me themel sa e kėrcėnuar gjendet strategjikisht Shqipėria, nė rrethanat gjeopolitike tė luftės kundėr “terrorit”. As po nguten tė dalin nė publik dhe tė sqarojnė nė hollėsi, opinionin brenda dhe jashtė, pėr njė varg ēėshtjesh tė mprehta tė politikės sė jashtme tė qeverisė sė ardhshme – dhe pikėrisht marrėdhėniet me Greqinė; marrėdhėniet me Italinė; marrėdhėniet me Turqinė; marrėdhėniet me vendet myslimane; e ardhmja e fondacioneve, bamirėsive dhe shkollave fetare (myslimane dhe tė krishtera) nė Shqipėri; lufta pėr mėvetėsi tė Kosovės; pėrpjekjet pėr ta riparuar disi imazhin e shkatėrruar tė shqiptarit nė Perėndim.
    Nese qendrimin e mbajtur nga PD dhe Berisha pas fitores autori e quan "dehje", atehere ai nuk e ka pare ndonjehere se si e ka festuar Berisha dhe PD fitoren ne te kaluaren. Jo vetem qe PD dhe Berisha kane qene tejet te vetepermbajtur kesaj here, ca e diktuar nga situata, ca nga udhezimet e nderkombetareve qe u mblodhen ne zyren e Berishes me dyer te mbyllura qe naten e numerimit te votave.

    Se dyti, Berisha ka aq eksperience tashme ne jeten politike qe te mos shpalosi gjithcka qe pa u bere kryeminister, sidomos kur vjen fjala tek maredheniet nderkombetare qe nuk vlejne per konsum te brendshem, vetem per konsum te jashtem. Te presesh nga Berisha apo cilido politikan qe te shpalosi politiken e jashtme pa ardhur ende ne pushtet, eshte njesoj si te thuash qe ia vura emrin djalit Arben, kur djali eshte akoma ne bark te nenes.

    Dhe se treti, Berisha ka dhene me shume informacion per orientimin e politikes se tij te jashtme se sa aludon autori me lart. Po ta kesh ndjekur situaten politike ne Shqiperi dhe levizjet e bera keto 3 vjetet e fundit nga Berisha e te tjere, mund te krijosh nje ide se cilat jane principet qe Berisha do te perdori per te ngritur politikat e tij te jashtme. Nese do ti renditja me pak fjale ato:

    1. Ruajtja dhe zhvillimi i metejshem i maredhenieve Shqiperi-SHBA pasi te gjithe jemi koshent se siguriar e vete shtetit shqiptar dhe mireqenia e gjithe shqiptareve ne Ballkan varet nga kjo maredhenie e vyer. Kjo eshte A-ja e diplomacise shqiptare. Por Berisha e ka te qarte qe mbeshtetja amerikane eshte vetem nje mbeshtetje strategjike nderkombetare.

    2. Objektivi i dyte kryesor i qeverise Berisha ne arenen nderkombetare do te jete vulosja e pavaresise se Kosoves. Deklaratat e Berishes se "Shqiptaret ne Kosove meritojne shtetin e tyre", "Bashkimi i shqiptareve ne nje shtet nuk eshte ajo qe duan shqiptaret ne te dy anet e kufirit", "Beogradi e Tirana nuk mund te vendosin per fatin e Kosoves", etj si keto, vetem sa deshmojne se Tirana zyrtare do te luaje nje rol aktiv jo direkt ne zyrtarizimin e pavaresise se Kosoves, por si force neutralizuese ndaj ndikimit te Beogradit. Riardhja e PD ne pushtet ishte hapi i fundit per te krijuar klimin e nevojshme te fillimit te bisedimeve te statusit final te Kosoves.

    3. Maredheniet e fqinjesise se mire me fqinjin jugor Greqine do te kene nje prioritet me te larte se maredheniet e Shqiperise me Italine apo Turqine. Ftohja e Berishes me Italine vjen si rezultat i mos mbeshtetjes nga qeveria e Berlusconit te pavaresise se Kosoves, kur Italia eshte nje prej 6 vendeve te Grupit te Kontaktit. Kurse kur vjen fjala tek Turqia, Berisha e ka te qarte qe nese Shqiperia do te anetaresohet ne BE, ajo duhet ta distancoje veten nga debati dhe imazhi evropian mbi Turqine. Nese nuk e ben nje gje te tille, damka e Turqise do te bier edhe me Shqiperine. Gjithashtu, Berisha e ka kuptuar se Shqiperia nuk mund te jete me nje "koke turku" ne konfliktin Greko-Turk. Ky eshte nje konflikt ku Shqiperia nuk duhet te jete pale.

    Plani i Berishes eshte qe te ndertoje maredhenie te mira me Greqine, si vendi i vetem i rajonit qe eshte anetar me te drejta te plota ne BE dhe qe eshte i hapur per te pranuar idene e nje Kosove te pavarur, per aq kohe sa vete Greqia mban maredhenie te mira me fqinjet e saj veriore. Nje tjeter faktor qe ndikon ne kete vendim te Berishes eshte fakti se gati 600 000 emigrante shqiptare jetojne e punojne ne Greqi, dhe ndihma me e madhe qe qeveria shqiptare mund tu japi ketyre eshte mbajtja e maredhenieve te mira me shtetin grek. Ata qe i vuajne ne kurriz pasojat e prishjes se maredhenieve midis dy shtetev, jane pikerisht keta emigrante qe japin nje kontribut te jashtezakonshem jo vetem ne ekonomine greke por edhe ate shqiptare.


    Berisha i ardhur sėrish nė krye tė Shqipėrisė nuk duhet lėnė mė tė gabojė nė orientimet strategjike, vlerėsimet objektive tė identitetit tonė kombėtar dhe farkėtimin e aleancave afatgjata tė shqiptarėve.
    Shiko shiko. Une them qe te bejme Ardian Vehbiun kryeminister qe "mos ta leme Berishen te gaboje". Dr. Berisha nuk ka nevoje te shkruaje nje artikull per Shekullin, pasi ai ka shkruajtur, po shkruan dhe do te shkruaje historine shqiptare.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-08-2005 mė 00:09

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    xhu... ti mir ben qe sjell artikuj ketu po ste pash asnjehere te cfaqesh mendimet e tua..
    shkruaj njehere se vet ti cfar mendon per shqiperine, tiranen, partite, lideret e si jane gustot e miletit qe takon perdite qaty neper kafiqat e tiranes..

    kete vehbi ardianin shpesh ma ze syri neper gazeta si analist e filozof..

    kur klos tosi ishte ne nje autobus me tos nanosin.. vate i ngrati me sherbim njehere ne londer e aty .. sigurisht me porosi te shefit llomotiti per "fondamentalistin" Berish e per te zit e ullirit qe ai si shef zbulimi bashk me shefin e qeverise tije.. tos nanosin.. cpo heqin qe te luftojne influencen arabe islame ne Shqiperi qe e paskish futur berisha me ato aderimet ne kampin islamik etj..
    Ishte pra nje linje e tille nga PS qe te paraqese Berishen dhe Pd-ne si bisht te Islamit fondamentalist ne Europe qe...ti o europe te na duac neve bijt e Dulles se dhe kemi qene aleate ne luft te dyte boterore dikur por dhe sot jemi te afert sepse dhe perendimoret e sigurte i gjeni ne mesin tone.. pra ne Ps..

    Mirpo kur nje dizaj duallen emrat e atyre qe ishin bashkortak ne ato gjigandet e atij arabit ne bulevard.. qe pretendohej nga propoganda e Ps-se se ish nje bino-ladenist.. duall se ata ortaket e ktij arabo binistit ishin ca marsela e ca kostaqa.. e vladimira qe hanin pinin e ishin bith e brek dhe me Tosrat e Ps-se ndonse miliardat i vune ne koh te "mulsomanit" Sali.. e i shum fishuan me vone ne koh te Tos Edvinave..

    Pra luhet film i madh.. plot mashtrime sajime insinuata e fantazira.. me qellime "nen-rrogozce"..

    Po te shohesh keto vite.. me i pelqyeri i Arabo-turqve ishte Tos Nanosi..
    Berisha nuk pati rast kurre te shullehet bordellhoteleve turko-arabe.. perkundrazi Shpetimet e Nanos me ne krye nanon ben qejf andej..
    Edhe ne Kosove..berisha nuk shkoj kurre.. se nuk e lane kurse Nanosi shkoj sa her desh.. e bash miku e tutori eshte ai i atyre qe ne Kosov bejne gjullurdira te tipit "Marsi"..

    Terrorizmin qe shpertheu ne Shqiperi ne 97-ten.. e udhehoqi vet Mariz Linoja.. e Amerikes.. kurse perpjekjen per urtesi e qetesi e udhehoqi Saliu..
    Fitoi Zan Caushizmi..ne 97 -ten qe nuk eshte gje tjater vec terrorizem..
    Muhamad Atta nuk mori vize nga Berisha per te studiuar arkitekture ne Europe.. dhe Aeroplana ne Amerike.. qe pastaj njohurite arkitekto-aeroplan-ore ti kombinonte aq mjeshterisht e te bente 11 Shtatorin.. e tmerrshem..

    Krimineli Arapo Shyt nje terrorist eshte por Brukseli vet ja dha letrat te rrije i qete ne mes te EU-se..

    Ka apo ska lidhje UCk me fondamentalistet nuk eshte aspak me rendesi sepse UCk ska lidhje me Clirimin e Kosoves.. qe prej kesaj lidhjeje ti mohohet Kosoves e drejta per mevehtesi..
    UCK vec i dha Makines Serbe kartabiank te bej terror mbi 2,5 milion shqiptare dhe ish Klintoni e Bleri qe e Shpetoj Kosoven nga Terrorizmi Serb..

    Edhe ato armet qe ai megalomani llapazan.. krasniqi pretendon se i ka cuar prej amerike ne Kosove.. nuk kan luajtur asnji rol ne punet e Kosoves.. sepse ato arme shum shum mund te ken shkuar deri ne Golem apo Mamurras se ne Kosov nuk u shkrepen kurre..
    Ne Kosov u shkrep Tenku e Mortaja Serbe mbi femij gra e burra.. te pambrojtur ..
    Pra Kosova e meriton Lirin e Pamvaresine jo se u duk nji UCk ne ekrane Televizive por se Ai Popull ka vuajtur shume e se nen Terrorin Serb nuk e meriton nje Popull te qendroje.. kushdo qoft ai popull katolik a musliman.. europian apo aziatik..

    Nuk Votoi kot Populli i Kosoves per LDK..

    Kjo ishte mencuri..
    Populli Kosoves nuk don me mbet vjerrun ne deg te askerkujt.. e nuk do me u ba kurban per ceshtjen e askujt.. qofte kjo UCk-a e kushdo..
    Ai don Pamvaresine ne rrugen qe ai vet e ka projektuar tash sa dekada nen drejtimin e Rugoves..

    Vehbiu duhet te lexoje pak biseden ne Rogner.. ne se nuk eshte i qarte..
    Aty del Filmi..

    Te isha tregtar Xhamash do i msoja gangot e lagjes me thy xhamat e Shkolles e lagjes.. qe te nesermen tek une te vinte me ble xhama Drejtori Shkolles e mileti i Lagjes..

    Edhe Tos Nanosat Sajojne ne hapsiren Shqiptare.. Fondamentalista qe..

    oj eu e Amerik
    ja na keni neve mik..
    sa her doni negociatora
    qe ju ec fjala neper horra
    qe ku e keni specialistin..
    Tos kryetarin socialistin..
    pra na doni e na mbroni..
    qe ju mir punet ti shkoni..
    se pa ne ju pjell belaja..
    vjen zullumi e hataja..
    sdum nga ju asnji miresi..
    se me vjedh dim vet tani
    vec kur muuuu na ban horlliku..
    heshtni ju sikur zhapiku..
    e na lini ne kto troje..
    sundimtara edhe roje..
    ne n'tiran thaqat ne prishtin..
    edhe punet mir ju vijn..

    nji kjo eshte loja..


    etjetj..

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    POLITIKA DHE FEJA: BALLAFAQIMI PUBLIK SFIDĖ PĖR SHQIPTARĖT

    Hon. Joseph J. DIOGUARDI Ish-kongresmen dhe Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane 15-20 Maj 2005

    Prej nga duhet tė fillojė njeriu kur i hyn trajtimit tė kėtyre ēėshtjeve aq universale dhe aq kundėrthėnėse, siē janė politika dhe feja? Si amerikan qė jam, mė kanė mėsuar se politika dhe feja janė tė ndara dhe s'duhet tė pėrzihen kurrė. Kushtetuta jonė e ShBA-ve i referohet kėsaj ēėshtjeje qė nė hyrje. Ajo i ndalon qeverisė sonė tė pėrforcojė apo tė pėrkrahė ēfarėdo religjioni tė veēantė, ēfarėdo kishe apo ēfarėdo besimi tjetėr. Kėsaj ēėshtjeje tradicionalisht i referohemi si ndarja kushtetuese e Kishės nga Shteti. Por, megjithatė edhe nė Amerikė janė ngritur pikėpyetje tė shumta lidhur me atė se ku ndeshen e ku pėrplasen politika dhe religjioni. Ēėshtjet siē janė, fjala vjen, aborti, e drejta e homoseksualėve, iniciativat me bazė nė “besim” (kryesisht programe tė fushės sė mirėqenies sociale qė drejtohen nga kisha tė caktuara) e madje edhe prania e 10 Komandamenteve nė ndėrtesat qeveritare e kanė polarizuar elektoratin amerikan aq shumė sa qė edhe zgjedhjet presidenciale tani po humbin ose po fitohen me ndryshim shumė tė vogėl votash. Pėrzierja publike e kishės me shtetin ėshtė e papranueshme nė mos e neveritshme pėr shumicėn e amerikanėve dhe kėtu qėndron edhe sfida e imazhit publik tė shqiptarėve, tė cilėt deri me aktivizimin e Lidhjes Qytetare Shiptaro-Amerikane nė vitin 1989 nuk e kanė shfrytėzuar lobimin e stilit perėndimor dhe marrėdhėniet publike pėr t'iu kundėrvėnė qeverisė serbe e greke si dhe propagandės sė kishės ortodokse kundėr tyre sipas tė cilave shqiptarėt ishin tė ashtuquajtur “myslimanė radikalė” dhe “terroristė tė UĒK-sė qė mbajnė lidhje me “celula tė caktuara tė Al-Kaidės” nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe nė Mal tė Zi. Tė gjithė shqiptarėt e dinė se kėto pohime janė gjepura tė pashembullta qė fabrikohen e pėrdoren pėr qėllime krejt politike, nga serbėt me qėllim qė ta kthejnė Kosovėn dhe nga grekėt me qėllim qė t'i kontrollojnė zhvillimet politike dhe ekonomike nė Shqipėri dhe nė Maqedoni. Por ēfarė di dhe ēfarė beson populli amerikan pėr popullin shqiptar? Ēfarė mendojnė vendet kyē tė Evropės Perėndimore - veēanėrisht vendet tė cilat janė anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, nė duart e tė cilave qėndron fati i tė ardhmes sė kombit shqiptar prej shtatė milionėsh qė jeton nė territor unik nė Ballkan, i ndarė padrejtėsisht, para, gjatė dhe pas Luftės sė Parė Botėrore nė gjashtė juridiksione politike me qėllim qė shqiptarėt tė mbaheshin me lak nė fyt dhe tė nėnshtruar nga sllavėt dhe nga grekėt. Serbėt dhe grekėt, nė veēanti, po e vazhdojnė “luftėn e tyre tė shenjtė” kundėr popullit shqiptar si ndaj popullit qė ato e quajnė pasardhės tė turqve otomanė, tė cilėt e pushtuan gadishullin e Ballkanit, pėr ta mbajtur mė pas atė nėn thundrėn e vet pėr 500 vjet me radhė, duke pėrfshirė kėtu edhe Serbinė dhe Greqinė. Ata nė mėnyrė arrogante i fajėsojnė shqiptarėt, tė cilėt deri nė shekullin e XV-tė ishin qė tė gjithė tė krishterė, pse u konvertuan nė myslimanė dhe pse ende po e vazhdojnė ta mbajnė kėtė fe nė Evropėn e tyre tė krishterė. Unė besoj se jemi nė pikėkthesėn kryesore tė historisė sė popullit shqiptar. Dhe tani ēėshtja kryesore qė shtrohet para nesh ėshtė nėse jeta politike, ekonomike dhe shoqėrore e tė gjithė shqiptarėve nė Ballkan do tė pėrmirėsohet apo do tė pėrkeqėsohet edhe mė tej. A do tė dalė Kosova nga vartėsia prej administratės ndėrkombėtare dhe a do tė ēlirohet tėrėsisht nga Serbia dhe Jugosllavia gjatė dymbėdhjetė muajve tė ardhshėm? A do ta largojė populli i Shqipėrisė qeverinė e korruptuar tė Fatos Nanos nė zgjedhjet e korrikut pėr t'i hapur rrugė demokracisė reale dhe nismės sė lirė atje? A do ta vejnė nė jetė sllavėt e Maqedonisė nė tėrėsi decentralizimin lokal dhe marrėveshjen e Ohrit gjatė kėtij viti, nė mėnyrė qė shqiptarėt mė nė fund tė mund ta fitojnė barazinė ekonomike dhe politike dhe drejtėsinė shoqėrore nė kėtė vend? Po pas fitores sė pavarėsisė nga Serbia, Mali i Zi, a do t'i trajtojė mė nė fund qytetarėt e tij shqiptarė me drejtėsi, respekt dhe barazi? A do ta pranojė Greqia gjenocidin e saj kundėr shqiptarėve ēamė tė Greqisė Veriore dhe mohimin qė i po bėn ajo edhe sot e kėsaj dite gjuhės shqipe si dhe shkeljen e tė drejtave tė tjera tė njeriut tė rreth 500.000 shqiptarėve, duke i pėrfshirė kėtu ēamėt, arvanitasit dhe emigrantėt e vendosur atje nga Shqipėria pėrkohėsisht nė kėrkim tė punės pėr tė cilėn, tash pėr tash kanė nevojė? A do ta implementojė Serbia mė nė fund marrėveshjen paqėsore me UĒPMB-nė nė Luginėn e Preshevės, nė mėnyrė qė tė 100.000 shqiptarėt, qė nė vitin 1956 iu shkėputėn Kosovės padrejtėsisht pėr t'iu aneksuar Serbisė, t'i gėzojnė tė gjitha tė drejtat dhe privilegjet e fqinjėve tė tyre serbė? Mos vallė duhet tė presim qė dikush tjetėr t'i pėrmirėsojė e t'i verė nė binarė padrejtėsitė qė i janė bėrė popullit shqiptar? Mos vallė duhet ta lėmė tėrė punėn nė shprehjen “dhashtė zoti” ose “inshallah” e tė rrimė mėnjanė duarkryq pa bėrė asgjė, ndėrkohė qė kundėrshtarėt tradicionalė tė popullit shqiptar, nė radhė tė parė Serbia, Greqia dhe Rusia nuk po reshtin sė planifikuari pėr ta shtrirė edhe mė tej nėnshtrimin politik dhe skllavėrinė ekonomike mbi shqiptarėt nė Ballkan?

    ...vazhdon me pėrshkrimin e takimeve-dėshmive tė imzot Sopit,At Lush Gjergji dhe At Shan Zefin,ministrit Ardian Gjinit me personalitete politike dhe fetare tė SHBA-ve gjatė muajit maj tė sivjetėm...
    http://www.mirditaonline.net/feja.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Harudi : 10-08-2005 mė 08:45
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  5. #45
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Gati 2 vjet me pare Kosova beri lajm ne mbare boten me trazirat e marsit ku u dogjen kisha e manastire orthodhokse dhe u shperngulen serbe. Dhe per kete imazh te keq, qe per mua ishte goditja me e forte qe iu dha pavaresise se Kosoves, fajin nuk e kishin serbet apo bota, e kishin vete shqiptaret qe sot nuk jane me nje pakice e shtypur, por nje shumice shtypese ne Kosove. Po ashtu dhe ne Maqedoni ku fondamentalizmi islamik eshte me i zhvilluar dhe me i rrezikshem se ne cdo toke tjeter shqiptare. Rasti me i fundit, rasti i Kondoves, ku "muxhahedinet islamike" me emra shqiptare qe flasin shqip bene perseri lajm.
    Une nuk mendoj se shqiptaret do te pranojne nje anetaresim ne ndonje lidhje ose union ku gjuha eshte serbisht, kombesia eshte greke dhe pseudonimi eshte shqiptar.Nese do pyesje cdo ortodoks se me ke ishte ne luften e Kosoves ose ne ate te Maqedonise, gjithsecili do pergjigjej me nje pergjigje diplomatike duke thene.Une nuk e di se cfare po i bejne serbet shqiptareve po ajo qe di une(do thoshte) eshte se informatat dhe bindjet e mia i marr nga faqa www.kosovo.com.Gjithkush qe e viziton kete faqe do te shikoje se fjalet e nenvizuara me bold me lart ne kuotim jane shume te sakta.Megjithate problemi nuk qendron se cfare qendrim ka dikush.Ai mund te jete thjeshte nje invid dhe nuk i degjohet zeri me shume se sa tre lexues te apasionuar mbas karrieres.

    Ajo qe do thoja une dhe me ben shume per shtypje.Pse trumpetat e daulleve po bien sot ne kete kohe vetem per muslimanet e trojeve shqiptare.E ftoj secilin prej jush qe te verej se a ka ndonje qark antishqiptar qe po i fryen ketij zjarri.A mendoni se kjo i sherben shqiperise dhe tolerances fetare.A mendoni se profile greke dhe serbe kane dore ne kete ceshtje.Nuk dua ti futem analizes thelle, thjesht ju kerkoj nje meditim rreth mynyres se paraqitjes se ceshtjeve kohet e fundit mbas rrezimit te pushtetit Nanoist.

    Ajo qe i frikesohem me shume eshte krijimi i nje gjendje artificilae te jashtezakonshme nga qarqe antishqiptare per te shtyre qendrimin ne pushtet te klikave te tyre politike.
    Si thoni a kane turp dhe dinjitet keto derisa mos e bejne kete gje.Per mendimin tim jo jo vetem qe shesin kombin por edhe 2 lekeshen e tyre, nene dhe babe, grua dhe femije i shesin vetem per hire te karrierizmit te tyre ne pushtet.

    Une ju terheq vemendjen prape vetem me pyetje secili te gjykoje vete.Pse Ramsush Haradinaj ne Hage.Ishte terrorist apo kriminel? Ishte kryeminister apo ushtar i UCK.Po Hashim Thacin Pse nuk e cuan ne hage?Po Ali Ahmetin pse nuk perfundoi ne Hage?

    Pse pikerisht Ramushi apo pse ishte kryeminister !
    Pse nuk po i jepet pavarsia Kosoves.
    Kush e shfrytezon miniren e Trepces.
    Pse Mitrovica Bujanovsi, Medvegja etj jane lene jashte trojeve kosovare.



    Dikush u hodh perpjete dhe kujtoi se Sali Berisha e ka harruar njollen e 1997 qe solli Asfaltia greke ne shqiperi.Dikush mendon se Sali Berisha e ka harruar bashkepunimin e klerikeve ne dem te shtetit shqiptar.Dikush mendon se Sali Berisha eshte bere luan i zbutur .

    Kurse une ju them juve .JO.
    Kur te ze rrota bishtin ske cti besh.Do apo nuk do Saliu politiken e tij pro greke per reth 10 vjet do ta luaj si Cecua.Nese se luan 1997 vazhdojne e perseriten ne shqiperi.Do thote dikush .Ska se si te perseriten .Perseriten jo njehere por 100 here .Sepse cdo gje ne Shqiperi or Vlla eshte monopol Grek.Duke filluar nga karburantet, lendet e para ushqimore, bankat, bisneset e medha etj me rradhe.Prandaj per nja 10 vjet Sala po qe njeriu i zgjute le ti zvogeloje ose ti shperndaje keto monopole dhe per shtetet e tjera.Mbas 10 vjetesh do flasim pastaj.Sinqerisht dhe Fatosin s'besoj ta arrestoj dot se presioni grek nderkombetar do tia caje daullet e veshit.Pra si gjithmone ne shqiptaret dhe shqiperia jemi vend dhe toke per te bere analiza dhe teste politike, ekonomike dhe sociale jemi bere si laburator njerzor qe sa here ti teket ndonjerit te na terheqi si Kanan Tafili do ta kete doren e lire plus kesaj dhe nuk do ti mungojne falenderimet e jona.


    Nuk e di pse disa e duan aq shume ameriken sikur amerika te ishte shtet ortodoks.Megjithe politika greko-sllave ballkanase bie ne kundershtimm me politiken amerikane per rajonin, dikush do te luaje nacionalizmin duke kundershtuar greqine pse jo dhe serbine ne ndihme te amerikes.Shume hipokrite duket, por ndonjehere populli i thjeshte e Ha se i shkreti ska cte haje tjeter.

    Gjithsesi partneritet e shqiptareve nder shekuj dihen dhe nuk ka nevoje te jap ndonje komente.Qe do te turbullojme pak qyteterimin skllavo-ortodoks ne ballkan kjo dihet mirepo se jemi muslimane apo katolike kjo pak ka rendesi, do bjeri pak barra tek muslimanet shqiptare por si gjithmone jemi mesuar ti mbajme disa dru me shume ne kurriz e per me teper kur behet fjale qe keto dru do te perdoren per te djegur ose rrahur ndonje qe ka ardhur nga fiset e Rusise veriore.

    Hera pare qe flas kaq thjeshte ndoshta jam pak i lodhur.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Sot jemi deshmitar ne vendet e huaja ku jetojme ndjekesit e fese jane gjithnje e me te paket ne numer per mos te then qe nuk shkojne me neper kisha pervec moshes se vjeter .

    Dhe kjo per mendimin tim ndodh sepse kane mirqenie ekonomike te larte
    dhe shkollim e cila i meson qe jeta esht e shkurter dhe nuk duhet humbur
    me gjera boshe dhe pa vlere.

    krejt e kunderta ndodh ne vendet e pazhvilluara dhe ku nje pjes e mire e popullsise nuk ka mundesi per shkollim dhe shkon neper shkolla fetare qe jane gratis dhe financohen nga kreret me te larte fetar per qellime te caktuara.


    per sa kohe qe ne SHqiperi egziston varferia dhe injoranca te gjitha fete do luajn me trurin e tyre qe te bejne sa me shum per vete.
    dhe fakti eshte qe ne kundershtim me te rinjte evropian ata Shqiptar mbushin xhamit dhe falen sikur te jene ne afganistan.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Fitorja e te djathtes shqiptare, pavarsia e kosoves dhe shperberja e Maqedonise (sipas Arber Xhaferrit) do te sjelli nje shqiperi te cilet shqiptaret e kane pare enderr me kohe.
    Per cfare shperberje te Maqedonise flet Arber Xhaferi?
    Shqiperia e madhe eshte endrra jone.
    Shqiperia e madhe? Per cilen Shqiperi te madhe e ke fjalen, ate deri ne Ister? Nuk ma merr mendja se e ke per ate Shqiperi te madhe.
    "Shqiperi e madhe" eshte term i shpikur nga qarqe antishqiptare serbe dhe greke, per qellime te caktuara politike, dhe nuk duhet te perdoret nga shqiptare .....

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659

    [Analizė] MUSTAQET E FASHIZMIT - Ardian Vehbiu

    JEMI TĖ GJITHĖ TROPOJANĖ


    Ardian Vehbiu

    Nė rrethana ideale, demokracia si sistem politik do tė themelohej mbi njė komunitet homogjen qytetarėsh dhe barazia qė parakupton ai sistem do t’i kishte rrėnjėt nė barazinė e brendshme nė komunitet. Megjithatė, realiteti i shoqėrive moderne dhe i demokracive – tė vjetra dhe tė reja – mbetet larg kėtij modeli. Forcat politike dhe shoqėria civile, nė ēdo vend qė pėrnjimend i beson demokracisė sė vet, pėrpiqen tė gjejnė njė rrugė tė mesme midis prirjeve qendėrikėse brenda komuniteteve tė diferencuara sipas parametrash nga mė tė ndryshmit, dhe nevojave qendėrvajtėse tė demokracisė vetė. Aq mė imperative ėshtė kjo nevojė pėr kompromis pragmatik nė njė vend si Shqipėria, ku uniteti qytetar ngrihet mbi pranimin dhe negocimin e kujdesshėm tė dallimeve, dasive dhe kundėrvėnieve tradicionale, historike dhe kulturore.
    Ndėrrimi drastik nė pushtet, shkaktuar nga ardhja nė fuqi e koalicionit tė qendrės sė djathtė mpiksur rreth PD-sė sė Sali Berishės ia ka ripropozuar shoqėrisė civile nė Shqipėri sfidėn e vjetėr tė dallesave. Vetė rezultatet e zgjedhjeve treguan njė prirje tė spikatur tė PD-sė pėr t’u afirmuar nė veri tė vendit, nė njė kohė qė PS-ja dhe forcat e tjera tė majta mbetėn mė tė konsoliduara nė Jug. Partia e Berishės prej kohėsh pėrlakohet, kafeneve, si parti e “tropojanėve”; duke nėnkuptuar kjo njė mbisundim tė kuadrove verilindorė nė strukturat partiake dhe sidomos nė forcat mė besnike rreth kryetarit Berisha. Nga ana tjetėr, pėrmbysjet e vitit 1997 dhe kriza e pashembullt institucionale iu faturuan prej analistėve tė djathtė, nė atė kohė dhe mė vonė, bandave rebele tė Jugut tė lidhura mė njė anė me PS-nė dhe mė anė tjetėr me ekonominė informale, gjysmė-mafioze tė goditur rėndė nga kolapsi i skemave piramidale.
    Mund tė sillen shembuj tė panumėrt nė tė mirė tė tezės se aksi Veri-Jug ėshtė kthyer tanimė nė marifet tė rėndomtė analizash politike, ose pėrpjekjesh pėr tė kuptuar zhvillimet nė tė gjitha sferat e shtetit, institucioneve dhe tė pushtetit; madje edhe nė ato raste kur nuk pėrmendet pėr hir tė korrektesės politike. Ky aks mbėshtetet mbi njė ndarje tė lashtė sa gjeografike, aq edhe etnologjike midis gegėve dhe toskėve, si dy fillesa bazė tė shqiptarisė historike dhe tė kulturės kombėtare. Prej kohėsh historianė tė periferive tė albanologjisė, por jo doemos provokatorė, deri edhe dukurinė e komunizmit dhe tė vendosjes sė regjimit totalitar tė Enver Hoxhės nė Shqipėri janė orvatur ta shpjegojnė si njė pėrpjekje gjakatare tė njėrit pol tė shqiptarisė (toskėve) pėr tė dominuar polin tjetėr (gegėt). Si ēdo teza tė shtyra nė skaj, edhe kjo ndoshta pėrmban diēka nga e vėrteta, por bie viktimė e purizmit tė vet metodologjik dhe, tek e fundit, nuk shpjegon dot asgjė pėrveē premisave tė veta; mirėpo edhe shpėrfillja e saj do tė ishte njėlloj e skajshme.
    Nėse pėr shumė shqiptarė, tė rrugės e tė kafeneve, fitorja e PD-sė nė zgjedhjet ėshtė edhe njė rikthim i Veriut nė krye tė punėve nė Shqipėri, kjo nuk ėshtė veēse njė prej leximeve konspirative qė i jepen revanshit tė Berishės, ose kėmbyerazi, disfatės tė sė majtės shqiptare tė Nanos, Metės dhe Ramės. Propaganda socialiste, e pėrfshirė nė njė pragmatizėm tė paskrupullt, nuk u ndal as para insinuatave mjerane se Berisha ishte njeriu qė ia kish hapur dyert e Shqipėrisė fondamentalizmit islamik tė Bin Laden-it & Co., nė njė kohė qė e djathta jo rrallė iu kthye hipotezės banale tė lidhjeve konspirative tė Nanos dhe tė tijve me interesat greke. Nė kėtė mėnyrė, kundėrvėnia taktike midis dy forcave mė tė mėdha politike nė Shqipėri merrte trajtat e njė kundėrvėnieje pothuajse metafizike midis ortodoksisė dhe Islamit, madje edhe midis krishtėrimit dhe jokrishtėrimit, nė trojet shqiptare. E gjithė kjo do tė kish tingėlluar dramatike, dhe e ngjyrosur me chiaroscuro-t e dramave mijėvjeēare tė Ballkanit, sikur tė mos kishin qenė aq banale interesat politike, ekonomike dhe organizative tė palėve tė luftės pėr pushtet nė Tiranė.
    Qė ka nė Shqipėrinė e sotme rryma tė nėnujshme bizantine, papiste, islamike e tė tjera qė e kanė burimin nė terr tė Mesjetės, pėr kėtė nuk do dyshuar, sepse historia nuk zhduket kurrė pa gjurmė nga jeta e njė populli. Por nga ky konstatim, nė teoritė konspirative tė atyre qė pėrplasjen midis sė majtės dhe sė djathtės nė Shqipėri e shohin si njė dyluftim midis Evropės dhe Azisė, ose sė Mirės dhe sė Keqes, hendeku ėshtė mė i thellė se ai qė ndan logjikėn nga misticizmi. Akuzat shpesh tė rrezikshme ndaj Berishės dhe politikave tė tij “pro-islamike” nė kohėn kur ishte president janė njėlloj irracionale sa edhe akuzat ndaj socialistėve si “tė shitur” te grekėt, ose edhe ndaj shqiptarėve tė fesė ortodokse si jo 100% kombėtarė. Polarizimi gjeometrizohet pėrfundimisht kur tė dy kundėrvėniet – Veri-Jug dhe Krishtėrim-Islam – asimilohen nė njė arki-dallesė tė vetme, e cila do tė shpjegonte, pa njė pa dy, tė gjitha kontradiktat e sotme tė shoqėrisė shqiptare.
    Kėto shpjegime janė natyrisht pasoja tė njė vėshtrimi tė deformuar, pothuajse patologjik, tė jetės shqiptare; dhe nė kėtė mes kėmbėngulja titanike e regjimit tė Hoxhės pėr ta homogjenizuar Shqipėrinė ka rolin e vet tė dorės sė parė, nė mos vendimtar. Shoqėria civile nė Shqipėri prej kohėsh refuzon t’i marrė parasysh seriozisht dallimet e shumėllojshme midis krahinave tė vendit, Veriut dhe Jugut, fshatit dhe qytetit, malit dhe fushės, myslimanėve dhe tė krishterėve, katolikėve dhe ortodoksėve, bregdetasve dhe malėsorėve. Refuzon sepse nuk ėshtė gati qė t’i marrė parasysh kėto dallime nė leximet qė ia bėn realitetit; ose ngaqė nuk i ka mjetet pėr t’i pėrtypur. Njė e tillė mefshtėsi ėshtė edhe recetė pėr sanksionim tė pėrēarjes, sa kohė qė trajtimi i problemeve nga mė tė mprehtit e sociologjisė dhe tė kulturologjisė nė Shqipėri u lihet ose u besohet zėrave skajore nė mediat, ose tė marrėve.
    Historianėt me mjekėr dallimin e madh Veri-Jug nė Shqipėri ia atribuojnė kufirit mitik midis Romės dhe Bizantit ose Perėndimit dhe Lindjes; duke u kujdesur tė shtojnė se nė Shqipėrinė e sotme, kėtyre entiteteve tė lashtėsisė u pėrgjigjen, mutatis mutandis, komunitetet fetare tė katolikėve dhe tė ortodoksėve. Historianė tė tjerė, ndoshta me mė pak mjekėr, vėrejnė se njė pjesė e dallimeve midis gegėve dhe toskėve vėrtet mund t’i detyrohen pėrplasjes Romė-Bizant e ndoshta edhe dialektikės Iliri-Epir; por nė rrjedhė tė mijėvjeēarėve janė kushtėzuar sidomos nga diferencat gjeografike midis kėtyre dy skajeve – duke qenė Veriu relativisht mė i izoluar dhe Jugu mė i hapur ndaj botės; ose Veriu mė konservativ dhe Jugu mė rinovues. Edhe analiza gjuhėsore e dialekteve tė shqipes duket se i mbėshtet kėto arsyetime, madje deri nė atė shkallė sa njė numėr entuziastėsh ta quajnė gegėrishten mė “tė vjetėr” dhe mė “autentike” se simotrėn e saj toskėrishten. Nga njė kėndvėshtrim demografik, ndoshta nuk ėshtė gabim tė pėrsiatet se Veriu ia ka dhėnė shqiptarisė kodin gjenetik nė shekuj, ndėrsa Jugu e ka marrė kėtė kod dhe e ka pėrhapur nga Rumania nė Kalabri, nga ishujt e Egjeut nė Ukrainė.
    Po ē’lidhje tė kenė kėto spekulime historike me luftėn e sotme politike nė Shqipėri? Vallė tė gjenden analistė aq naivė sa tė besojnė se etiketa “e djathtė” qė i ka vėnė vetes koalicioni i Berishės lidhet drejtpėrdrejt, ose tė paktėn tėrthorazi, me konservatizmin proverbial prej “malėsori”? Apo se kriza morale e nanoizmit dhe lėnia dorė tė lirė e korrupsionit mafioz nė Shqipėrinė e qeverisur prej socialistėve ka sado pak tė bėjė me materializmin merkantil tė toskėve “levantinė”? Me sa duket, analistė tė tillė nuk mungojnė. Gjurmėt e mendėsisė romantike ndėr ne janė ende tė pranishme; dhe sidomos nė prirjen pėr ta interpretuar automatikisht tė sotmen si projeksion zhvillimesh diakronike, ose pasojė konfliktesh super-historike. Sikur tė mos mjaftonte romantizmi i kėtyre analistėve, janė vetė politikanėt, e tė dy anėve tė spektrit, qė pėrnjimend besojnė se misioni politik i palės sė tyre i ka rrėnjėt nė shekuj. Mbetet pėr t’u parė sa do ta dėmtojė qeverisjen e “sė djathtės” berishiane ky vizion kalorėsiak, nėmos donkishotesk, i fisnikėrisė historike tė asaj pjese tė shoqėrisė shqiptare qė e sheh veten tė pėrfaqėsuar nga PD-ja dhe Sali Berisha vetė.
    Njė nga dėmet e kėtyre analizave forcėrisht historike, ose e antropologjizimit artificial tė problematikės politike nė Shqipėrinė e sotme, ėshtė edhe pėrmendja vend e pa vend e “tribalizmit”, si dukuri e pakėndshme nė jetėn politike tė sotme. Ky term duket ta ketė origjinėn nė analizat, shpesh tė cekėta, tė gazetarėve dhe tė analistėve perėndimorė, tė cilėt njė shoqėri relativisht tė panjohur si shqiptaren priren gjithnjė ta lexojnė me syze antropologjike. Kėta analistė rregullisht flasin pėr tribu, rituale, fise dhe kanun, pėr arsye qė dihen; por nė tė vėrtetė prapa kėsaj bombastike pseudo-shkencore shpesh fshihet jo vetėm paaftėsia pėr tė kuptuar realitete tė reja, por edhe, nė thelb, indiferenca ndaj kėtyre realiteteve. Nė tė vėrtetė, tribalizėm nė Shqipėri nuk ka. Prirja e krerėve tė forcave politike pėr t’u rrethuar nga njerėz tė “fisit” tė tyre nuk ka tė bėjė me ndonjė imperativ etnologjik pėr tė sjellė “fisin” nė pushtet, as me ndonjė detyrim ndaj kėtij “fisi”; por thjesht me nevojėn pėr tė pasur rreth vetes njerėz tė besuar.
    Historia e zhvillimeve politike nė Shqipėri, qė nga 1912-a e kėtej, ėshtė edhe njė histori tradhtish politike tė shembullta e tė pashembullta, tė brendshme e tė jashtme, tė pritura e tė papritura. Nėse shqiptarėt e
    vargjeve tė Byron-it dhe tė tjerėve sevdallinj romantikė tė fantaksur tė shekullit XIX iu paraqitėn Evropės si emblemė e virtytit virgjėnor primordial, e vėrteta si gjithnjė ėshtė krejt tjetėr. Megjithatė, sa kohė qė mendėsia politike shqiptare vijon ta dėnojė tradhtinė, ka ende shpresa qė etika njė ditė do tė rimėkėmbet sado pak, krahas faktorėve tė tjerė qė pėrcaktojnė dinamikėn e jetės politike nė vend. Mirėpo njė farėlėvizshmėrie, ose qarkullimi leader-ėsh brenda skemave dhe polarizimeve politike tė njė demokracie ende simbolike si kjo nė Shqipėri do marrė tanimė si endemike. Lėvizja nga njė konstelacion nė tjetrin e yllkave tė tilla nazike si Zogaj, Imami, Pashko, Ruli, Xhuveli, Pollo, Meta, Xhaferri e tė tjerė do t’ia merrte mendjen edhe mė tė ēarturit astrolog tė jetės politike shqiptare.
    Nė rrethana tė tilla, besimi nė kuadrin kthehet nė njė faktor sa vendimtar aq edhe kritik. Udhėheqės forcash politike, tė kalibrit tė Berishės ose tė Nanos, janė tė detyruar t’u drejtohen atyre kuadrove qė kanė pėrreth, tė cilėve u zėnė besė mė tepėr sesa tė tjerėve. Pėr fat tė keq, dinamika e jetės kulturore dhe sociale nė Shqipėri ėshtė kaq e varfėr dhe kaq e gjymtuar nga gjysmė shekulli totalitarizėm, sa faktor kryesor nė pėrzgjedhjen e elementit tė besuar mbetet prejardhja, ose krahinizmi. Sali Berisha e rrethon veten me tropojanė jo sepse i mendon tropojanėt si tė bekuar nga Perėndia, por sepse i njeh mė mirė dhe u zė besė mė shumė sesa, tė themi himariotėve ose mokrarėve; Fatos Nanoja e mbush qeverinė dhe administratėn me Anastasėr, Fotaqėr dhe Vangjelėr pėr tė njėjtat arsye. Shkaqet e konfigurimit themelor tė dallimeve nė jetėn publike nė Shqipėri dhe nė konfliktet e ndryshme midis grupeve tė interesave nuk janė aq metafizike dhe apokaliptike, sesa varen nga atomizmi thelbėsor i shoqėrisė shqiptare.
    Nė shoqėritė relativisht joharmonike, si ajo nė Shqipėri, zhvillimet publike shpesh kushtėzohen nga inferioriteti, frika nga e panjohura, dėshira pėr tė ruajtur pushtetin. Megjithė kontaminimet qė mund tė pėsojė, kjo dukuri nuk ka aq lidhje me krizėn morale (korrupsionin), sesa ka me dobėsitė intrinseke tė elitave politike nė Tiranė. Kėtyre elitave, qė ende pėrpiqen tė konstituohen si forcė legjitime pėrpara publikut, ende duket t’u mungojė vetėdija e pėrbashkėt e grupit, e tillė qė tė themelohet mbi pėrbashkėsinė e misionit tė fismė tė shėrbimit publik. Kjo mungesė kaq shqetėsuese kompensohet, vetvetiu, nga aleancat krahinore, dialektet, shakatė gjeografike, antropologjia dhe misticizmi romantik pseudo-historik.
    Nėse njė sėmundjeje tė tillė do t’i gjendet ndonjėherė ilaēi, kjo do tė kushtėzohet nė masė tė madhe nga pėrzgjedhja e njė vetėdije tė re tė shėrbimit publik nė demokracinė shqiptare.
    Sado e ēuditshme tė duket, pėrvoja nė kėtė drejtim nuk mungon. Vetėm mė pak se njė shekull mė parė, Normalja e Elbasanit i dha vendit njė gjeneratė tė mrekullueshme mėsuesish e pastaj kuadrosh qė i shėrbyen si shtyllė kurrizore administratės sė mbretėrisė. Ish nxėnėsit e Normales jo vetėm i besonin shoku-shokut, por edhe e kishin zėvendėsuar nė vetėdijė prejardhjen krahinore me prejardhjen kulturore – nė kuptimin qė shkolla nga kishin dalė u shėrbente tanimė si pikė referimi absolute, madje edhe nė rrafshin etik. Mė afėr nė histori, e ashtuquajtura shkollė teknike e Fultz-it i dha vendit njė tjetėr plejadė kuadrosh me energji njerėzore dhe organizative tė pashembullta, tė cilėt i lidhte sė bashku jo krahina nga e kishin
    prejardhjen, sesa pėrvoja qė kishin ndarė me njėri-tjetrin vitet e shkollės. Si nė njė rast, ashtu edhe nė tjetrin, kalimi produktiv nėpėr njė institucion tė rreptė dhe elitar garantoi njė elitė tė gatshme pėr t’u vėnė
    nė krye tė punėve dhe pėr ta nxjerrė Shqipėrinė nga prapambetja. Normalja e Elbasanit ishte njė nga ato institucione qė, praktikisht, e bėnė Shqipėrinė e shekullit XX; shkolla e Fultz-it ndoshta do t’ia kishte ndėrruar edhe ajo faqen vendit, po tė mos ia kishte asgjėsuar pinjojtė totalitarizmi.
    Ēka u mungon elitave politike nė Shqipėri sot ėshtė pikėrisht ky themel institucional i solidaritetit, ose njė fidanishte qė t’ia japė vendit klasėn drejtuese aq tė nevojshme. Pėr fat tė keq, Universiteti i Tiranės jo
    vetėm nuk ka qenė kurrė nė gjendje tė prodhojė elita tė vetėdijshme, por edhe rrezikon tė degradohet pėrfundimisht nė njė shkollė profesionale pėr prodhimin e teknokratėve tė kategorisė sė dytė dhe tė tretė, pa vizion, ambicje dhe pėrgatitjen e nevojshme pėr tė dalė nė krye. Fajin pėr kėtė e ka jo vetėm fryma e theksuar populiste qė vijon tė sundojė instancat vendim-marrėse tė arsimit tė lartė nė Shqipėri, por edhe njė pėrvojė jashtėzakonisht e dėmshme e afrimit tė universitetit me tė ashtuquajtura “nevoja tė biznesit” ose tė “tregut tė lirė”, e cila kėrcėnon ta helmojė pėrfundimisht atmosferėn aq unike tė Universitetit, si tė tillė. Aq mė pak mund tė shpresohet, gjithashtu, qė tė ngjizet njė elitė kombėtare me kuadro tė formuar nė universitete tė Perėndimit. Me fjalė tė tjera, Shqipėria nuk do tė dalė dot nga prapambetja institucionale dhe nga demokracia krahiniste, pa themeluar dhe konsoliduar njė universitet kombėtar tė lirė dhe tė pavarur nga interesat materiale tė tregut tė punės, tė biznesit dhe tė ekonomisė nė pėrgjithėsi.
    Roli qė mund tė luajė Universiteti kombėtar nė harmonizimin e dallimeve brendakombėtare nė Shqipėri ėshtė ende i pakuptuar mirė. Ėshtė e trishtuar, megjithatė, vetmia pothuajse dramatike e udhėheqėsve politikė shqiptarė, tė cilėt nuk e gjejnė dot njė shtresė sė cilės t’i referohen etikisht dhe t’i besojnė symbyllur, mė shumė edhe se familjarėve tė tyre, bashkėfshatarėve dhe bashkėkrahinasve; pėr tė mos pėrmendur tė tjerė me tė cilėt i lidh thjesht interesi, ndonjėherė shantazhi. Nga kjo pikėpamje krahinizmi dhe nepotizmi nė politikėn shqiptare nuk janė thjesht shfaqje tė primitivizmit social dhe tė prapambetjes sė strukturave tė shoqėrisė shqiptare; por njė reagim praktik dhe i domosdoshėm, nė rrethanat e njė jete politike ku elitat janė ende krejt tė pastrukturuara, dhe udhėheqėsit i pėrkufizon mė shumė frika sesa prestigji, mė shumė hija sesa drita. Njėkohėsisht dhe nė kėto rrethana, metafizika e dallesave tė tjera vjen dhe i nėnvendoset politikės, pėr t’u pėrēudnuar njėlloj sikurse tė gjitha instrumentet dhe institucionet e njė demokracie qė ende ėshtė nė kėrkim tė subjekteve tė veta.


    *Marrė nga gazeta “Bota Shqiptare”, e cila botohet nė Itali




    28/09/2005

  9. #49
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Shkrim i bukur

    Ka ende njerez qe mendojne ne Shqiperi.

    Do ishte mire qe persona te tille te zgjuar dhe qe ju punon truri ,te mos perkushtohen bendjeve fetare, politike apo krahinore, por ta vene dijen e tyre ne sherbim te interesave te kombit.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    [Analizė] MUSTAQET E FASHIZMIT - Ardian Vehbiu

    Njė fantazmė vėrtitet nė mendjet e vegjėlisė shqiptare, tryezat e tymosura tė kafeneve dhe tė tavernave tė varfra tė provincės, rubrikave tė letrave tė lexuesve nė gazetat e pėrditshme, forumeve shumėngjyrėshe tė shqiptarėve nė internet – besimi pasionant se zgjidhja krizės sė sotme etike, ekonomike dhe morale do t’i vinte nga adoptimi nė sistemin politik shqiptar i njė sistemi autoritar, shpesh tė dhunshėm, nė thelb fashist.
    Atje ku elitat liberale e tė liberalizuara, fytyrat luledielli kthyer nga Evropa, analistėt e hollė dhe teknokratėt publikė nuk guxojnė a nuk begenisin tė vėnė kėmbė, ky fashizėm spontan ėshtė ulur tanimė kėmbėkryq, shpesh i maskuar pas kombėtarizmit jo rrallė tė skajshėm, radikal, mitik, tė dhunshėm, irracional, primitiv.
    Aq i madh e i nxehtė ėshtė ky mllef i grumbulluar nė shqiptarėt e lodhur dhe tė fyer nga mungesa e dinjitetit tė shtetit tė sotėm shqiptar, aq tė shumta janė vullnetet e ndrydhuna, sa tė mos kish qenė koniunktura kontinentale dhe ndėrvarėsia e Shqipėrisė nga tutorėt e vet nė Perėndim, vendi do tė kishte rrezikuar tė gdhihej njė mėngjes nėn njė diktaturė populiste tė djathtė.
    Nuk do shumė mund tė vihet re se adoptimi i strukturave dhe i institucioneve perėndimore nė Shqipėri ėshtė bėrė nė mėnyrė sipėrfaqėsore, madje sa pėr sy e faqe, ose pėr t’u konformuar me dėshirėn e ndonjėherė shantazhin e “tė mėdhenjve”; por edhe nėn frymėzimin shterpė tė njė dinakėrie levantine e cila kurrė s’u ka sjellė ndonjė tė mirė shqiptarėve, pėrveēse kur kėta janė vėnė nė shėrbim tė sė tjerėve.
    Aq mė shumė shqetėson ky konformizėm po tė kihet parasysh se, si edhe nė vende tė tjera tė Lindjes evropiane, “demokracia” ia behu te ne sė prapthi, me bujė e me metingje, jo me institucione. Mirėpo deri mė sot, fatkeqėsisht nuk njihet ndonjė shembull nė botė qė kjo lloj skeme tė ketė pasur sukses. Tradicionalisht, nė Perėndim institucionet i kanė paraprirė demokracisė – nėse kėtė term tė fundit e marrim nė kuptimin e ngushtė tė zgjedhjeve tė lira dhe tė barabarta. Edhe vende lindore si Polonia, Ēekia dhe Hungaria qė kanė bėrė pėrpara kėto 15 vjet i kishin pak a shumė tė ruajtura nė mos institucionet vetė, tė paktėn gjurmėt e tyre nė kujtesėn kolektive.
    Pėrkundrazi, tė tjera vende si Rusia nė njėrin skaj, Serbia, Maqedonia e Shqipėria nė skajin tjetėr, e kanė pėrdorur demokracinė si instrument pėr zhonglim me pushtetin dhe larjen e hesapeve midis grupeve ndonjėherė edhe paramafioze, nė emėr tė pasurimit material dhe sigurimit tė privilegjeve dhe zhdoganimeve tė ndryshme. Vetė pėrvoja shqiptare dėshmon, madje vėrteton, se e shkėputur nga selitja me durim e institucioneve, demokracia elektorale nė vende pa tradita liberale – si Shqipėria ose, mutatis mutandis, Iraku – mbetet njė manifestim i zbrazėt koral, i manipuluar nga demagogėt, populistėt, mass mediat, provokatorėt dhe histerikėt e radhės.
    Kohėt e fundit, edhe kėmbėngulja e nxituar e politikės sė jashtme tė administratės Bush dhe e institucioneve tė ndryshme ndėrkombėtare, pėr t’ia matur shkallėt e “lirisė” njė vendi me parametra tė tillė si zgjedhjet e lira, ėshtė kritikuar si e mbėshtetur nė njė model voluntarist tė “eksportimit” tė demokracisė, i cili nuk funksionon nė praktikė.
    Deri edhe tutorėt evropianė duket ta kenė kuptuar, mė sė fundi, se hallet e mėdha tė shoqėrisė shqiptare nuk mund tė zgjidhen duke i dhėnė pėrparėsi thjesht garantimit tė zgjedhjeve, sa kohė qė elektorati nuk ėshtė i pėrgatitur ta ushtrojė kėtė tė drejtė qė ia jep kushtetuta. Monitorizimi i votės vėrtet kushton relativisht pak dhe mund tė sasiorizohet ose gjithsesi tė pėrmblidhet nė njė numėr rezultatesh konkrete pėr t’u ilustruar bukur nė Power Point; por zgjedhjet, nė vetvete, nuk janė zgjidhje.
    Ēfarė ka ndodhur nė Shqipėri, kur vėzhguesit janė shkulur nga tė katėr anėt pėr tė certifikuar procesin zgjedhor e pėr t’u kthyer pastaj tė vetėkėnaqur andej nga kanė ardhur, vėrteton se koncepti i disa qarqeve nė Perėndim dhe OJQ-ve pėrkatėse pėr zgjedhjet e lira nė njė vend me traditė tė dobėt institucionale si Shqipėria ėshtė karnevalesk.
    Vetė historia e qytetėrimit perėndimor tregon se nė shoqėri tė tilla tė ndriēuara si Mbretėria e Bashkuar, Vendet e Ulėta, vendet skandinave, Zvicra e tė tjera, institucionet dhe kultura liberale i kanė paraprirė prej ndonjėherė shekujsh demokracisė sė votės. Nė kėto vende edhe demokracia funksionon mė mirė se gjetiu pikėrisht sepse i ka rrėnjėt nė liberalizėm. Nė vende tė tjera, relativisht me mė pak tradita liberale, si Italia ose Spanja madje edhe Greqia, institucione tė tilla si Kisha kanė siguruar gjithnjė njė “buffer” tė nevojshėm midis shtetit dhe individit.
    Kjo nuk do tė thotė se tė kėqiat dhe plagėt Shqipėrisė sot i vijnė prej votės sė lirė; por vetėm qė nuk mund tė shpresohet se vendi, sidomos shteti, do tė dalin nga bataku thjesht duke e thelluar demokratizimin. Vėmendja e sėmurė ndaj procesit elektoral ėshtė nė dobi tė politikanėve, jo tė qytetarit. Tek e fundit, zbatimi nė praktikė i parimit demokratik tė kulluar i jep dorė tė lirė shumicės tė nėpėrkėmbė e tė shtypė pakicat e ndryshme – dhe nė kėtė pikė, demokracia dhe tė drejtat dhe liritė e individit nuk pajtohen mė.
    Edhe Sokratin, tek e fundit, me shumicė votash e dėnuan tė vdiste.
    Natyrisht, njerėzit qė ndodhen nė vėshtirėsi tė ndryshme, ekonomike ose psikologjike, nuk kanė mundėsi as ta ushtrojnė as ta gėzojnė lirinė qė u garanton sistemi ose kushtetuta. Tė dhėna tė shumta e tė shumėllojshme tregojnė se “hallexhinjtė” nė Shqipėri sot janė mė tė interesuar pėr mėnyrat si mund tė mėnjanohen defektet e regjimit post-totalitar, sesa nė mbrojtjen e kushtetutės dhe tė shtetit ligjor.
    Nė Internet, forumet ku atdhetarizmi retro qėllon tė ulet nė sofėr me rrugaēėrinė dhe ku veprimtaria intelektuale shpesh konsiston nė identifikimin dhe demaskimin e “tė shiturve” te greku ose serbi, praktikisht u pėrkasin tė rinjve shkolluar nė Perėndim, tė cilėve intoleranca e fjalės sė lirė, dėshira pėr t’i arritur qėllimet politike nėpėrmjet dhunės dhe paranoja kombėtariste nuk u vijnė ngaqė kanė studiuar mendimin musolinian me themel.
    Lexuesit e gazetave, nga ana e tyre – po tė gjykohet nga temat e shqetėsimet qė i shtyjnė tė marrin penėn nė dorė e t’u shkruajnė redaksive – s’lodhen sė ripėrtypuri ēėshtje tė tilla si rikthimi i dėnimit me vdekje, ashpėrsimi i masave ose imponimi i rregullave, kulti i tė punuarit kokulur, denoncimi i politikanėve qė tradhtojnė interesat e kombit, indinjata pėrballė zvetėnimit moral dhe korrupsionit.
    Nė kėtė pikė, vėshtirė tė mohohet lidhja midis lektisjes sė masės shqiptare post-totalitare pas fashizmit si patose si ideologji sot dhe patriarkalizmit tė njė shoqėrie rurale relativisht tė mbyllur, si ajo qė kemi trashėguar nga Shqipėria e djeshme.
    Pėrgjėrimi herė i fshehur e herė i hapur pas personaliteteve tė hekurta e karizmatike qė i bėjnė tė tjerėt “t’u dridhen leqet e kėmbėve”; adhurimi i ikonave kombėtare me konotacione autoritare mjekėrbardha; ftesa kėmbėngulėse autoriteteve pėr tė ndėrmarrė veprime energjike, drastike dhe hierarkike; kulti obsesiv i pastėrtisė dhe i pėrpikmėrisė a i respektimit tė orareve; evokimi i masave ndėshkimore tė rrepta e tė pamėshirshme qė t’i bėjnė njerėzit “zap” ose i dėnimit me vdekje (mundėsisht me varje “nė mes tė pazarit”, ose edhe mė mirė, tė Rogner-it) – flasin pėr njė shoqėri qė ende nguron t’i ndėrtojė tullė pas tulle institucionet e veta dhe qė shpreson se dhuna e autorizuar mund t’ia rikthejė shtetit dinjitetin e humbur.
    Tundimi ndaj fashizmit folklorik ushqen edhe njė mostolerim tė ndryshimėsisė, pluralizmit, disidencės dhe antikonformizmit; sipas njė logjike perverse qė kėrkon ta mbajė peng shoqėrinė duke ia imponuar njė farė gjendjeje emergjence artificiale – tė tipit kombi nė krizė, armiku te portat, jemi nė gjendje lufte – pėr tė pėrligjur pastaj nevojėn pėr monolitizėm. Nė rrethana tė tjera historike – siē e pėrmendi dr. Plasari nė studimin e vet pėr ngjyrat fashiste tė revolucionit tė vitit 1924, botuar para pak ditėsh nė “Shekulli” – imperativi pėr veprim energjik ka shpėnė nė pėrbuzje ndaj parlamentarizmit dhe shtetit ligjor; nė shpėrfillje tė mekanizmave qė mbrojnė pakicat dhe nė deklarim tė monopolit mbi tė vėrtetėn, drejtėsinė dhe etikėn. Nė Shqipėrinė sė sotme, teksa institucioneve demokratike u ruhen karkasat si tė ishin monumente kulture tė Perėndimit tė eksportuar, pėrbuzja fashiste ndaj pėrmasės diskursive ose ligjėrimore tė qytetėrimit sendėrtohet si zhvlerėsim, relativizim dhe pėrdhosje e lirisė sė fjalės. Ky denigrim e shurdhim i pluralizmit nė emėr interesash “madhore” dhe domosdoshmėrisė pėr “veprim” pajtohet pėr bukuri me modelin represiv-autoritar tė familjes shqiptare rurale tradicionale.
    Nė atė masė qė historia e shqiptarėve gjatė shekullit XX mund tė lexohet edhe si njė varg gjakimesh tė njėpasnjėshme pėr tė (ri)gjetur babėn e humbur tė Haxhi Qamilit, fashizmi i sotėm folklorik mund tė interpretohet edhe njė projeksion i patriarkalizmit nė shtet ose njė ritual dėshpėrimtar i restaurimit tė atit.



    nga "Shekulli"

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ndėrtimi i miteve..!
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2009, 09:21
  2. Nacionalizmi ballkanik si pre e miteve
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 09:21
  3. Zhveshja e Miteve
    Nga Iceberg nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •