Se di nese ky eshte vendi me i pershtatshem per kete artikull po mu duk interesant. Marre nga gazata Java.
SHTEGTIMI I MITIT
Mitin e shqiptarizmit Rilindja Kombėtare e ngjizi kryesisht me fjalė e me
rima, meqė nė ato kohė poezia ishte rruga mė e lehtė e mė e praktikueshme pėr
tė komunikuar me publikun, madje edhe thjesht pėr ta krijuar publikun; vetėm
mė pas, dhe si rrjedhojė e shtimit tė osmozės me Evropėn, shpirti kombėtar
nisi tė shprehej edhe nė piktura, skulptura e muzikė; por gjithnjė nė kushtet
e njė qarkullimi shumė tė vobegtė tė mesazheve joletrare. Nė ato kohė
mitologjema kombėtare thurej e tėra rreth Skėnderbeut dhe epit herė real e
herė fantastik tė qėndresės sė Arbrit ndaj dyndjes osmane; njė traditė kjo qė
i mbetej besnike fillesave tė Rilindjes ndėr arbėreshėt e Italisė, tė cilėt
mbi Skėnderbeun kishin montuar edhe vetė strukturėn e identitetit tė tyre;
por edhe etosit ekumenik naimian, suksesi i tė cilit u garantua ngaqė nė
penėn e Naimit miti ishte ēliruar nga pėrkatėsia nė kėtė apo atė kulturė
bashkėsie fetare.
Pėr shkak tė rezervave materiale tė pamjaftueshme, mbretėria e Zogut s'mund
t'i ofronte mitologjemės kombėtare pėrveēse vetveten; nė njė kohė qė
katolikėt e Shkodrės, tė fortifikuar nė dy revistat e tyre "Hylli i Dritės"
dhe "Leka" pa llogaritur institucionet e tjera fetare e shekullare qė
zotėronin, po tregoheshin jashtėzakonisht aktivė nė promovimin e ikonave
kombėtare tė mbėshtetura sa nė realitetin aq edhe nė mitin e malėsorit e tė
malėsisė sė Veriut si vend gjeometrik i shqiptarizmit. Nė njė mėnyrė a nė njė
tjetėr kjo gjeti pasqyrim edhe nė fillimet e pikturės shqiptare moderne, ku
imazhi romantik e i pastėrholluar i malėsorit nė tirq e qeleshe iu kundėrvu
dopjopeteve, borsalinave e ēorapeve tė mėndafshta evropianizuese qė kishin
nisur tė shfaqeshin rėndom nė Shkodrėn borgjeze.
Por e tėrė kjo imazheri romantike nė thelb e pėrftuar brenda koinesė katolike
do tė gjėllinte nė plotėsinė e vet pikėrisht pasi regjimi totalitar i
Pasluftės t'ia jepte dėrrmėn katolicizmit nė Shqipėri, duke ia kėputur
lidhjet me Vatikanin, mbyllur shkollat kuvendet dhe institucionet, burgosur
priftėrinjtė e peshkopėt, e mė nė fund kthyer kishat e katedralet nė depo
drithi e palestra basketbolli. Kjo sepse qysh nė fillimet e kulturės
kombėtare tė rithemeluar nė rrethanat totalitare, malėsorin e Veriut e
pompuan drejt e nga faqet e Lahutės sė Fishtės, madje edhe atėherė kur
Lahutėn vetė e dogjėn nė turrat e druve e autorit tė saj turpshėm ia borėn
varrin. Pas kapėrcimit tė detyruar tė fazės foshnjore pro-sovjetike e
internacionaliste, kultura nė Shqipėri shumė shpejt do t'u kthehej modeleve e
mekanizmave tė kolauduar tė mitologjemės fishtiane, tė cilėt ndėrkohė po
pėrcilleshin edhe nga ata pak artistė katolikė tė mirėfilltė qė u kishin
mbijetuar spastrimeve policore tė komunistėve; e kam fjalėn pėr poetė si Kol
Jakova, piktorė si Kel Kodheli, kompozitorė si Prenk Jakova, por lista mund
tė zgjatet me shumė e shumė emra tė mirėnjohur.
Momenti kur kultura nė Shqipėrinė e pasluftės e braktisi modernizmin
internacionalist pėr tė pėrqafuar post-modernizmin nacionalist u shenjua me
kremtimet e jashtėzakonshme qė regjimi ia bėri 500 vjetorit tė vdekjes sė
Skėnderbeut nė janar tė vitit 1968 - vit, ndėr tė tjera, edhe i daljes sė
Shqipėrisė nga Traktati i Varshavės. Pėr letėrsinė dhe artet, kėto kremtime
konsistuan nė njė mizėri tė porositur krijimesh kushtuar njė epoke qė, sado
historike, ia detyronte ekzistencėn e vet nė kujtesėn kombėtare mė tepėr
virtytit mitkrijues tė Rilindėsve sesa gjurmėve materiale e kulturore tė
mirėfillta. Me fjalė tė tjera, imazheria e thirrur nė ndihmė pėr ta
rigjallėruar kėtė mit tė Heroit Kombėtar do tė mbėshtetej mė tepėr nė mite tė
mėparshme tė pėrpunuara e tė stabilizuara, sesa nė tė dhėna historike shpesh
tė turbullta e ndonjėherė politikisht jokorrekte. Gjithēka nė epopenė
skėnderbejane post-modernisht tė ritreguar nga bardėt e shekullit XX ishte e
ricikluar; ndoshta me pėrjashtim tė boleve surreale tė kalit tė Skėnderbeut
qė papritur e vrazhdė, njė mėngjes erdhėn e iu mbivendosėn simbolikės
fashisto-imperiale, nė sheshin kryesor tė Tiranės e tė Shqipėrisė vetė.
Rikthimi i nacionalizmit nė qendėr tė kulturės shqiptare u mishėrua kėshtu nė
popullimin e galerive tė artit e tė skenave tė teatrove e tė operave me
malėsorė tė panumėrt; rreptėsisht nė kostum tradicional; tė armatosur me huta
e gjithfarė armėsh tė tjera arkaike; me trupa tė mbėshtjellė damarėsh e
muskujsh, atletikisht tė pamundshėm; apoteozė jo vetėm e thelbit pagan tė
kombėtares qė regjimi kėrkonte tė promovonte, por edhe njė mashkullsie sa tė
parezistueshme aq edhe aseksuale - pse fund e krye tė sublimuar nė dėshirėn e
papėrmbajtur pėr betejė me "hasmin"; manekinė tė shpluhurosur nga sallonet
epike tė Fishtės e tė Koliqit, por gjithsesi tė filtruar nėpėr romantizmin
pothuajse migjenian tė Kadaresė sė "Pėrse mendohen kėto male", apo nė
primitivizmin e studiuar tė pikturave tė Abdurrahim Buzės, e nė folklorizmin
e strukturuar tė "Mrikės".
Natyrisht, njė ikonografi e tillė as mbėshtetej nė ndonjė realitet ēfarėdo, e
as pretendonte tė mbėshtetej; mėkati i saj fillestar kish tė bėnte vetėm me
atė qė regjimi totalitar i Tiranės po i falej tani njė mitologjeme tė
pėrpunuar brenda njė kulture minoritare - katolikes - sė cilės ishte kujdesur
t'ia zhdukte krejt identitetin, duke ia rrėnuar veprat e duke ia shembur
pėrmendoret e shenjtėve. Fillesa katolike e imazherisė kombėtare qė ndihej
ende prej publikut nė fund tė viteve gjashtėdhjetė, erdhi duke u pėrtretur
krahas me pėrvijimin nė Tiranė tė njė elite kulturore pa rrėnjė nė traditėn
parakomuniste; ēka u bė evidente kryesisht nė vitet shtatėdhjetė. Kjo ushtri
mitografėsh kombėtarė u ndoll magjishėm prej vėllimit poetik "Koha" tė Ismail
Kadaresė, i cili vėllim njėkohėsisht kurorėzoi pėr shkrimtarin edhe fillimet
e njė periudhe tė re krijuese, ku ēmitizimi i "Dasmės" do t'ia linte vendin
mitit tė "Doruntinės". Tanimė malėsori fishtian me hutė e lahutė, sa asketik
aq edhe estetik nė gjakimin e tij atdhedashės, fjalėpak madje edhe pak i
leshtė e tuhaf, por gjithnjė i pakorruptueshėm nė misionin e vet pėr "tė bėrė
Shqipėrinė", u pranua si personazh legjitim e madje si protagonist nė tė
gjitha narrativat standarde tė regjimit; e kjo aq mė tepėr kur, nė vitet
tetėdhjetė, kriza politike nė Kosovė e imponoi konfrontimin historik
shqiptaro-serb si parabolė tė krejt historisė kombėtare arbėrore; me ē'rast
malėsorit tė ngratė por legjendar iu ringarkua nė shpinė bajraku i lavdishėm
i qėndresės ndaj sllavizimit tė trojeve tė kombit.
Vitet shtatėdhjetė koinciduan edhe me rrallimin dramatik tė katolikėve nė
elitat krijuese; fryt i hidhur i mė se tridhjetė vjet persekutimi tė
pamėshirshėm qė realizoi atė ēka as pesėqind vjet turqėri nuk kishin arritur
dot - shurdhimin e njė komuniteti tradicionalisht tė zhurmshėm e
shumėngjyrėsh; por edhe objektiv i njė regjimi qė nuk ngopej sė konfirmuari
ndryshmėrinė e Shqipėrisė nga Evropa pėrreth. Natyrisht, kjo nuk pati ndonjė
ndikim nė trajtimin e simboleve origjinalisht katolike nė imazherinė
kombėtare, pse kėto simbole ndėrkohė e kishin humbur lidhjen me mitologjinė e
pėrpunuar nė kuvendet e franēeskanėve e nė kolegjet e jezuitėve, pėr tė
filluar njė jetė tė tyren, autonome, brenda njė kulture qė katolicizmin e
kish flakur jashtė vetes dhunshėm. Madje simbolet vetė, me kalimin e kohės, i
shpėrthyen dyert e veprave pak a shumė artistike, pėr tė pėrmbytur foyer-et e
hoteleve, sallat e pritjeve nė komitete partish e klinika dentare, zyrat e
dinjitarėve tė lartė tė shtetit, ekspozitat e dhomės sė tregtisė: gjithfarė
malėsorėsh prej bakri, tė hollė si shamanė ekstatikė tė Malit e tė Voltės sė
Sipėrme; lahuta bricjape me dru tė latuar a tė pirografuara brenda pjatash
dekorative prej druri tė latuar; shqiponja qėndisur ēorapesh leshi a
pėrparėsesh femėrore ofruar pėr shitje nė dyqane tė dyshimta turistėsh;
kukulla dylli tė venitura, rrasur nė vetrina sup mė sup me sapunėt e brisqet
e rrojes e kremėrat e plazhit. Pa pėrmendur pasthirrmėn majekrahi nė
filmografinė kombėtare si trajtė universale kushtrimi dhe teatrin aziatik tė
daulles tragjike e tė valles sė burrave qė do tė pėrmbyllte ēdo koncert
ceremonial e tė respektueshėm; as manierizmin e Festivalit tė Gjirokastrės,
ku stilizimi i Veriut heroik e bėnte vetė mitin fishtian tradicional tė
tingėllonte natyralist deri nė mėrzi.
I ēuditshėm ky dashurim i njė kulture tė sunduar nga elementi tosk, gjithsesi
jugor - e tė rrėnjosur nė fillesat kristiano-ortodokse e bektashiste tė
Rilindjes Kombėtare - ndaj njė mitologjie tė gatuar nė kuzhinat e njė kulture
tjetėr, sa tė pėrndjekur aq edhe tė lakmuar; kjo dyndje nė altarėt e fesė
nacionaliste kombėtare e po atyre malėsorėve qė, nė realitet, po
pėrgjakeshin, po rriheshin, po poshtėroheshin dhe po ēnatyroheshin nga
regjimi; thuase kulturocidi, thėrmimi i mikrostrukturave sociale e pėrdhosja
e kodeve dhe e riteve riprodhuese paskėshin qenė tė domosdoshme qė kėtyre
gjysmė-perėndive pagane t'u hapej vend nė Olimp tė kulturės totalitare; pse
glorifikimi e parakuptokėsh flijimin.
Ardian Vehbiu
Krijoni Kontakt