A e ka te drejten cifti te zgjedhe seksin e femise se tij? Meqe i jepet mundesia sigurisht qe e ka. A do e preferoja personalisht nje gje te tille? Sigurisht qe jo, pike se pari me pelqejne surprizat, sic u tha dhe me siper dhe pike se dyti nje gje e tille shkon kundra etiketave te moralit tim fetar.
Doja te shtoja dhe dicka qe perderisa shkenca arrin te beje ndryshime kaq drastike tek embrioni njerezor sa te kete katharsis biologjik ne bark te nenes atehere jam e bindur qe kjo(shkenca) do kete mare parasysh problemet hormonale.
Ne nje artikull qe lexova para disa kohesh thuhej qe persa i perket kesaj te fundit, ekzistojne pilula te cilat i kontrollojne keto hormone, si tek meshkujt ashtu dhe tek femrat, per shembull meshkuj te cilet duan te jene femra marrin keto pilula te cilat u hollojne zerin, ngadalesojne rritjen e leshit te fytyres, nderpresin procesin e shumimit te spermatozoideve, zmadhim gjoksi etj etj.
Perderisa ketyre te fundit, vetem me ane te pilulave shkenca ka arritur tu ndryshoje trajten natyrore tek keta njerez dhe ne nje moshe relativisht te madhe atehere ky ndryshim do jete me me pak pasoja biologjike kur modifikimet behen qe ne embrion.
Megjithate kjo eshte anormale per mua, do isha shume mirenjohese ndaj Perendise qe te me bekoje me femije te shendetshem pa nese eshte vajze a djale keto mbeten thjeshte kapricot e preferanceve te mia e te kujtdo tjeter.
Krijoni Kontakt