perSHENDETje
Kur hyra per here te pare ne kete Forum me dilnin lote nga syte kur shija fotot e anetareve dhe nga poshte vendet ku ndodheshin. Nuk kishte mbetur ane e planetit ku mos te kishin emigruar Shqiptaret per nje te ardhme me te mire. Me dilnin lote kur mendoja se mbrapa ketyre fotove me fytyra te gezuara ndodheshin njerez te cileve i kishin vrare femijerine. I kishin detyruar te lejne atdheun e tyre, njerezit e tyre, token meme, rruget e lagjes, shoket e vjeter, lojrat dhe ti drejtohen nje jete tjeter me shpresen per nje te ardhme me te mire. A e dini qe edhe peshkut kur i ndrojne ujin mund te ngordhi, edhe zogun kur e fut ne kafaz ngordh, ne jemi njerez (gjallesa me e ndjeshme) dhe na eshte bere abuzimi me i madh na kane detyruar te jetojme jashte atdheut dhe te vdesim jashte atdheut. Edhe peshku Solomon kur plaket shkon dhe gjen vendin ku lindi qe te ngordhi i qete po neve dhe kete s'mund ta bejme dot. Por dhe nese ne si te rinje qe jemi na duket cdo gje ne rregull dhe jemi te gezuar, te mendojme pak prinderit tane qe u detyruan ne pleqeri te provojne jeten e veshtire te mergimit, e detyruan te bejne pune te pista, te renda, te rrezikshme dhe u plaken para kohe. Po edhe vet ne nuk jemi me ata qe ishim. Mendoni, shumica e juaj pse i kaloni kaq shume ore ne Forum? Sepse nuk keni cfare tjeter gje te beni, jeni vetem, ju mungojne gjerat elementare sic jane njerezit e juaj.
Te gjitha keto ndodhin dhe shume veta akoma nuk vejne mend. Vijne ketu ne Forum dhe na bejne propagande qe te votojme PS ose PD, ose edhe PPSHen akoma. Si e marin mundimin dhe zihen per njerezit qe i vrane te drejten te jetojne si te gjithe njerezit e botes. Me cfare llogjike e marin keta njerez mundimin te na thone se Berisha, Nano etj. jane udheheqesit e denje te Shqiperise. Kush prej te gjitheve e zgjidhi problemin e Shqiptareve? Problemi i Shqiptareve nuk eshte as Parku Rinia i Tiranes, as Shatrivani mbrapa Skenderbeut, as Autostrada Tirane-Durres, dhe asnje gje tjeter qe nuk ka per qellim vecse ti hedhi hi syve atij populli te pervojtur me shekuj. Problemi i Shqiptareve eshte VARFERIA, varferia na beri ne qe te sygjinosemi ne te gjithe boten. A ja zgjidhi njeri Shqiperise kete problem? Po dhe nese varferia eshte e pamundur te hiqet, a u mundu njeri ta luftoje ate? Pergjigja mbetet JO. Te gjithe ata qe udhehoqen Shqiperine vitet e demokracise e vetmja gje qe bene eshte qe te frynin barqet e tyre. Populli Shqiptar po rrugeve te kurbetit ngeli.
Pra mos jini kaq mosmirenjohes, mos shkelni djersen dhe gjakun e prinderve tuaj qe u detyruan te braktisin folene e tyre vetem per neve, mos te behemi shkeles te djerses dhe dhimbjes sone. Eshte krim ndaj vetes te mbeshtesesh njerez qe te syrgjinosen nga vendi jot, politika e tyre me shume ngjan me nje gjenocid ndaj kombit tone, kombi jone po pergjysmohet per shkak te kesaj politike, pak jane Shqiptaret qe do kthehen ne ate vend po te vashdoje te jete ne ate gjendje biles do ikin edhe me shume. Pra duke i dhene voten atyre njerezve ne vet behemi armiq te vetes sone dhe problemet e popullit tone nuk do zgjidhen kurre. Sali Berisha dhe Fatos Nano deshtuan me politiken e tyre. Deshtimi i tyre la pasoja ne popullin Shqiptar. Populli Shqiptar duhet te mesoje nga keto pasoja dhe te gjeje nje rruge me te mire e cila do e bej ate nje dite ta mbaje koken larte, mjaft mė me peruljen!
falemiNDERit
Krijoni Kontakt