Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Maria, Eva e Re - nga Eterit e Kishes

    Maria eshte Eva e dyte. Le te shohim tashti se cfare nenkupton kjo gje.

    Eva pati nje pozite te patjetersueshme edhe thelbesore ne Beselidhjen e Pare.

    Fati i Races njerezore ishte ne Adamin. Ishte ai qe na perfaqesoi ne. Edhe ne Adamin, ne rame. Megjithese Eva ra, serish, nqs Adami do te kish rezistuar, ne nuk do te kishim humbur privilegjet mbinatyrore qe i ishin dhene atij si ati yne i pare. Megjithate, edhe pse Eva nuk ishte kreu i races njerezore, serish, edhe ne lidhje me racen njerezore, ajo kishte vendin e saje, pasi Adami, te cilit iu dha ti veje emrin gjithshkaje, e therriti Even "Nena e te gjithe te gjalleve", nje emer qe shpreh jo vetem nje fakt se sa nje dinjitet, por per me teper, pasi ajo ne kete menyre pati relaten e vete te pergjitheshme me racen njerezore, ashtu sikurse pati vendin e vete ne lidhje me proven edhe rrenien e Adamit.
    Ajo e degjoi Engjellin e Rrene, aji i ofroi frutin te shoqit, ndersa ai hengri prej tij. Ajo ishte nje bashke-punetore, jo si nje instrument i papergjegjshem, por intimisht edhe personalisht ne mekat, pasi ajo e shkaktoi ate.
    Sikurse historia na thote, ajo ishte nje sine-qua-non, nje shkak pozitiv, aktiv i rrenies. Po ashtu ajo kishte pjesen e saje ne ndeshkimin, ne fjalet qe iu drejtuan asaj, pasi ajo u njoh si nje agjente e vertete ne tundimin edhe ceshtjen lidhur me te, edhe u denua per ate gje.
    Ne ate akt te paligjshem, perfshihen tr pjese, - gjarperi, gruaja edhe burri; ndersa ne momentin e ndeshkimit, u paracaktua nje ndodhi qe do bente vaki me vone, ku serish takohen emrat e te tre pjeseve, te te gjarperit, gruas edhe te burrit.

    Pra, duhej te ish perseri nje Adam i Dyte, ndersa Eva e Dyte te ish Nena e Adamit te Ri, "do te ve armiqesi midis teje edhe gruas, edhe fares tende edhe fares se saj".


    Fara e Gruas eshte Fjala e Misheruar, ndersa Gruaja, se ciles i takon Fara apo Biri i saje, eshte e Ema e Tij, Maria.


    Ky interpretim, edhe paralelizim eshte perfshires edhe i pamohueshem.

    Madje kjo ka qene doktrina me e hershme e Eterve te Kishes (te atyre qe sollen pagabueshmerisht ne jete Biblen), edhe duke ditur vendin qe pati Eva ne rrenien e Races njerezore, neve mundemi qe te dime vendin qe ka Eve e Dyte ne Restaurimin e Races Njerezore.

    Le pra te shohim se cfare thone Eterit e Kishes:

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    1) Shen Justin Martiri (120-165 A.D), i cili perfaqeson doktrinen qe besohej ne Palestine.


    "Ne e dime qe Ai, para gjithe krijesave, doli prej Atit me pushtetin edhe deshiren e Tij,...edhe me ane te Virgjereshes u be njeri, ashtu qe ne ate menyre qe u shkaktua mosbindja prej gjarperit, ne po ate menyre te mund te cbehej Pasi Eva, duke qene nje Virgjereshe edhe e panjolle, duke e pranuar fjalen qe i erdh prej djallit, shkaktoi mosbindje edhe vdekje, ndersa Virgjeresha Mari, duke patur besim edhe gezim, kur Engjelli i shpalli Lajmin e Mire, qe Fryma e Zotit do te zbrese ne te edhe Fuqia e me te Lartit do ta mbuloje, prandaj edhe i Shenjti qe do te linde do te ish Bir i Perendise, u pergjigj, "Le te behet ne mua sipas Fjales Tende" (Trifoni 100)



    Tertuliani (160-240 A.D), doktrina e te cilit perfaqeson mesmet qe besoheshin ne Afrike edhe Rome.


    "Perendia e risolli ne jete Imazhin edhe Ngjasimin e Tij, te cilin e kish zene djalli, me ane te nje nderhyrje rivale. Pasi Eva, ende nje Virgjereshe, e kish pranuar fjalen qe u be kornize e vdekjes, po ashtu nje Virgjereshe do te ti sillej Fjala e Perendise, qe u be edhe ndertuesja e Jetes. Keshtu pra ajo qe kish shkuar drejt humbjes nepermjet atij seksi, nepermjet te te njejtit seks te mund te vinte serish Shpetimi.
    Eva i pat besuar djallit, Maria i besoi Grabrielit. Faji qe njera kreu me ane te mosbesimit, tjetra me ane te besimit e cbeu
    ". Mbi Misherimin e Krishtit, 17)



    3) Shen Irineu i Lionit (120-200 A.D). Mesimi i tij perfaqeson doktrinen qe besohej ne Azine e Vogel edhe ne France - per me teper qe ai perfaqeson Shen Joan Ungjillorin, pasi ai ish mesuar ne fe nga Shen Polikarp Martiri, i cili kish qene nje shok i ngushte i Ungjillorit Joan, edhe i Apostojve te tjere:


    "Me ane te nenshtrimit, Maria Virgjeresha u gjet e bindeshme, duke thene: 'Ja o Zot, le te behet ne mua sipas fjales Tende'. Por Eva ishte e pabindeshme, pasi ajo nuk u bind, nderkohe qe ish ende virgjereshe. Sepse ajo edhe pse ishte e shoqja e Adamit, megjithese ende virgjereshe.....duke u bere e pabindeshme u be shkaku i vdekjes se vetes se vete edhe te te gjithe races njerezore, ashtu sikunder Maria, duke sjelle te parathenin, ndonese Virgjereshe, me ane te bindjes, u be shkak shpetimi per vete edhe per te gjithe racen njerezore.
    .....Ne lidhje me kete Zoti tha, se i pari do te jete i fundit, ndersa i fundit i pare. Edhe profeti shenon te njejten gje, duke thene, 'ne vend te eterve, ju keni bije'. Sespe, ndersa Zoti, kur lindi, ishte i parelinduri i te vdekurve, edhe morii ne gjirin e Tij eterit e pare, Ai i rigjeneroi ata ne Jeten me Perendine, duke u bere Ai Vete Fillesa e te gjalleve, pasi qe Adami u be fillesa e te vdekurve. Prandaj edhe Luka, e filloi linjen e brezave prej Zotit tek Adami, duke nenkuptuar se Ai i rigjeneroi eterit e mocem, jo ata Ate, ne Jeten e Ungjillit. Edhe keshtu Nyja e Pabindshmerise se Eves u zgjidh me ane te Bindshmerise se Maries, pasi cfare lidhi Eve virgjeresha ne pabesi, ate e zgjidhi Marie Virgjeresha me besim
    " (Kundra Herezive - po te doni edhe deshmuesave - iii. 22.34)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    1 Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë:

    2 "Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.

    3 Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.

    4 Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.

    5 Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t`i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,

    6 dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.

    7 Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.



    Largohuni nga mesimet e rreme dhe nga idhujtaria!!
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    /-----/

    (Pa ofendime, ju lutem! (Shpresmiri)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shpresmiri : 19-01-2004 më 17:42

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Do them dhe une mendimin tim ne kete ceshtje duke theksuar se eshte vetem mendimi im dhe nuk perfaqeson asnje mendim te ndonje grupi...

    Ceshtja e Marias mund te shihet nga kendveshtrime te ndryshme, si nga kendveshtrimi frymor dhe nga ai i renies.

    Ajo cka une besoj ne lidhje me Marian(pervec faktit se eshte Nena e Zotit tim(Hyjlindese) dhe eshte e shenjte) eshte se Zoti shpeshhere ne Dhajten e Vjeter ka perdorur TIPIZIMIN ose IKONIZIMIN e ngjarjeve te se ardhmes, te epokes se Krishtit apo te epokes kur shfaqet Realiteti frymor, apo te epokes se Hirit (keto per mua jane sinonime).

    1-) Keshtu kemi Tipizimin e Shpetimit nga Gjaku i Qengjit i judenjve ne Egjipt
    2-) Tipizimin e veshjes se Adamit me Tunikat e Lekures (perseri e lidhur me shpetimin)
    3-) Vete Adami eshte tipizimi i Krishtit
    4-) Lindja e Eves nga brinja e Adamit eshte tipizimi i Lindjes se Kishes nga Brinja e Krishtit
    5-) Shpetimi i Isakut ne te treten dite nga vdekja dhe sakrifikimi i dashit
    6-) Arka e Noes (Kisha)
    7-) Shkembi i Ujit qe shoqeronte Izraelin ne shkretetire eshte tipizimi i Krishtit
    8-) Mos-hyrja e Moisiut ne Token e Premtuar dhe futja e Izraelit ne kete Toke eshte tipizimi i faktit se Ligji nuk mund te te shpetoje
    9-) Futja e Izraelit ne Token e Premtuar nga Jezusi i Naviut pa nderhyrjen njerezore por vetem me Besim
    10-) Shpetimi i Izraelit nga gjarperinjte nepermjet Gjarprit te Kryqezuar
    11-) Shnderrimi i Ujerave te helmuara ne ujera te pijshme nepermjet Drurit tipizon Fitoren mbi Vdekjen qe vjen si rezultat i mberthimit te Krishtit permbi Kryq.
    (Ose domosdoshmerine e Kryqit ne jeten tone)
    12-) Tempulli i Solomonit tipizon Kishen!

    Une ketu mund te sjell me dhjetra e qindra shembuj te tille!


    Dhe te gjitha keto shembuj kane si karakteristike te tregojne:
    1-) Krishtin dhe Shpetimin
    2-) Kishen dhe cilesite e Saj

    Pra ketu synojne gjithe shembujt dhe ikonat e DH.V.

    Tani vijme tek ceshtja e Marias.

    Shume te krishtere ne shekujt e pare e kane pare Marian ne Fryme ashtu si Zoti sheh Kishen e Tij. Pra me ane te zbulesave frymore e kane konsideruar Marian nje Ikone te Kishes.
    Nga kjo vjen dhe besimi i vjeter qe Maria e ruajti virgjerine gjate gjithe jetes se saj, duke tipizuar Kishen e cila ngelet E VIRGJER ne gjithe jeten e Saj.

    Ky besim i paster i Kishes se Hershme, shpeshhere eshte manipuluar ose politikisht ose emocionalisht ne shekujt e mevonshem duke e shnderruar Marian ne nje objekt adhurimi, duke bere te njejtin gabim qe beri Izraeli me TIPET e tjere te Krishtit dhe Kishes!

    Ne besimtaret e hershem, venerimi ndaj Maias ishte deri ne graden e Lumerimit (pra quhej e lumur se u be e denje te Tipizonte Kishen e Shenjte, duke sjelle ne bote Krishtin)

    Pra sipas mendimit tim, Maria ishte nje nga Ikonat e DH.V (Ajo mund te quhet personi i fundit i DH.V) qe mbylli epoken e TIPIZIMEVE dhe si e tille mund te quhet IKONA me e persosur e KISHES sepse gjithe IKONAT e tjera (Eva, Tempulli, Izraeli prej mishi) u rrezuan nga mekati dhe u shkaterruan ndersa Nena e Zotit ngelet Ikona e Perjeteshme e KISHES, sepse Ajo besoi ne BIRIN dhe ZOTIN e SAJ dhe KJO JU NUMERUA PER DREJTESI!

    (Ftoj te gjithe vellezerit dhe motrat e mia te me korrigjojne nese gjejne ne shkrimin tim gjera qe nuk perputhen me realitetin.

    Kete shkrim po e botoj gjithashtu tek Tema: Pse ne Ortodoksi dhe Katolicizem Maria shihet si Virgjereshe?)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 19-01-2004 më 16:16
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Klod

    ti veshesh nje njeriu atributet e Zoti eshte idhujtari!!

    Virgjeresha me femi, vjen nga fete e lashta pagane me origjine nga Babilonia, ku gjithmone del ne pah nje grua me femi ne dore, perendesha e bollekut ose e pjellesise e ku di une. Kjo gje eshte marre nga paganet dhe si shume gjera te tjera i vishet kishes. Turp!

    Maria ishte e virgjer, por ajo ishte njeri si te gjithe, ishte mekatare, sepse eshte bije e Adamit dhe Eves si te gjithe ne.

    47 Dhe dikush i tha: ``Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të flasin me ty``.

    48 Por ai duke iu përgjigjur, i tha atij që e kishte lajmëruar: ``Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?``.

    49 E shtriu dorën e vet drejt dishepujve të vet dhe tha: ``Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi.

    50 Sepse kushdo që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej, më është vëlla, motër dhe nënë``.
    Mateu 12



    19 Nëna e tij dhe vëllezërit e tij erdhën tek ai, por nuk mund t`i afroheshin për shkak të turmës.

    20 Dhe nga disa i ishte thënë: ``Nëna jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të të shohin``.

    21 Por ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Nëna ime dhe vëllezërit e mi janë ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e vënë në praktikë``.

    Luka 8



    Zoti paste meshire per ty!!
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Postuar më parë nga Seminarist
    1) Shen Justin Martiri (120-165 A.D), i cili perfaqeson doktrinen qe besohej ne Palestine.


    "Ne e dime qe Ai, para gjithe krijesave, doli prej Atit me pushtetin edhe deshiren e Tij,...edhe me ane te Virgjereshes u be njeri, ashtu qe ne ate menyre qe u shkaktua mosbindja prej gjarperit, ne po ate menyre te mund te cbehej Pasi Eva, duke qene nje Virgjereshe edhe e panjolle, duke e pranuar fjalen qe i erdh prej djallit, shkaktoi mosbindje edhe vdekje, ndersa Virgjeresha Mari, duke patur besim edhe gezim, kur Engjelli i shpalli Lajmin e Mire, qe Fryma e Zotit do te zbrese ne te edhe Fuqia e me te Lartit do ta mbuloje, prandaj edhe i Shenjti qe do te linde do te ish Bir i Perendise, u pergjigj, "Le te behet ne mua sipas Fjales Tende" (Trifoni 100)



    Tertuliani (160-240 A.D), doktrina e te cilit perfaqeson mesmet qe besoheshin ne Afrike edhe Rome.


    "Perendia e risolli ne jete Imazhin edhe Ngjasimin e Tij, te cilin e kish zene djalli, me ane te nje nderhyrje rivale. Pasi Eva, ende nje Virgjereshe, e kish pranuar fjalen qe u be kornize e vdekjes, po ashtu nje Virgjereshe do te ti sillej Fjala e Perendise, qe u be edhe ndertuesja e Jetes. Keshtu pra ajo qe kish shkuar drejt humbjes nepermjet atij seksi, nepermjet te te njejtit seks te mund te vinte serish Shpetimi.
    Eva i pat besuar djallit, Maria i besoi Grabrielit. Faji qe njera kreu me ane te mosbesimit, tjetra me ane te besimit e cbeu
    ". Mbi Misherimin e Krishtit, 17)



    3) Shen Irineu i Lionit (120-200 A.D). Mesimi i tij perfaqeson doktrinen qe besohej ne Azine e Vogel edhe ne France - per me teper qe ai perfaqeson Shen Joan Ungjillorin, pasi ai ish mesuar ne fe nga Shen Polikarp Martiri, i cili kish qene nje shok i ngushte i Ungjillorit Joan, edhe i Apostojve te tjere:


    "Me ane te nenshtrimit, Maria Virgjeresha u gjet e bindeshme, duke thene: 'Ja o Zot, le te behet ne mua sipas fjales Tende'. Por Eva ishte e pabindeshme, pasi ajo nuk u bind, nderkohe qe ish ende virgjereshe. Sepse ajo edhe pse ishte e shoqja e Adamit, megjithese ende virgjereshe.....duke u bere e pabindeshme u be shkaku i vdekjes se vetes se vete edhe te te gjithe races njerezore, ashtu sikunder Maria, duke sjelle te parathenin, ndonese Virgjereshe, me ane te bindjes, u be shkak shpetimi per vete edhe per te gjithe racen njerezore.
    .....Ne lidhje me kete Zoti tha, se i pari do te jete i fundit, ndersa i fundit i pare. Edhe profeti shenon te njejten gje, duke thene, 'ne vend te eterve, ju keni bije'. Sespe, ndersa Zoti, kur lindi, ishte i parelinduri i te vdekurve, edhe morii ne gjirin e Tij eterit e pare, Ai i rigjeneroi ata ne Jeten me Perendine, duke u bere Ai Vete Fillesa e te gjalleve, pasi qe Adami u be fillesa e te vdekurve. Prandaj edhe Luka, e filloi linjen e brezave prej Zotit tek Adami, duke nenkuptuar se Ai i rigjeneroi eterit e mocem, jo ata Ate, ne Jeten e Ungjillit. Edhe keshtu Nyja e Pabindshmerise se Eves u zgjidh me ane te Bindshmerise se Maries, pasi cfare lidhi Eve virgjeresha ne pabesi, ate e zgjidhi Marie Virgjeresha me besim
    " (Kundra Herezive - po te doni edhe deshmuesave - iii. 22.34)
    Ne te gjitha keto citime te eterve, nuk shoh ndonje mesim ku ata mesojne besimtaret, qe te adhurojne Marien, qe te kerkojne prej saj faljen e mekateve, qe ajo ndermjeteson per ne tek Krishti, qe ajo ka te njejtin autoritet si Krishti e tjera. Me vjen keq, qe ju qe i sillni keto shkrime, nuk jeni ne gjendeje ti kutponi. Lexoi Semiraist edhe njehere keto shkrime, dhe do te shoshesh se eterit, nuk deshmojne ndonje gje me shume se sa Fjala profetike e bibles deshmon.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 19-01-2004 më 23:02

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Or Deshmues

    po je i mahnitshem, i paimagjinushem ne bisede!

    Ti je fantaksur nga disa ide personale qe ke per te tjeret edhe kur te tjeret flasin o do dalin aty ku do ti, o ndryshe nuk ka. Llahtari njerezore, eshte botkupimi juaj.

    Une hapa nje shkrim. Fondamentalisti i pashoq, JH, nderhyn ne menyren me te pakulturuar qe mund te beje vaki, me ca gomarrlleqe qe nuk kane se si mos te te bejne te revoltohesh.

    Tashti une e pyes JH:

    JH, na i thuaj ti, se ku i sheh ti atributet hyjnore qe iu vishkerkan njerezve ne ate shkrim, edhe po nuk i solle, a nuk e meriton ti pershkrimin nje fjalesh qe Shpresmiri ka fshire?

    Tema, e shkrimit ne fjale qe stani protestant nuk e duron dot, fillon me piken, Maria, Eva e Re.

    Pra, Deshmues, lexo edhe titullin e shkrimit, sepse ka nje tematike te caktuar.

    Ka ndonje ketu qe nuk bie dakort me Bibel-sine e kesaj doktrine "jo biblike"?

    Po patet, ecni e folni, me mend ne koke. Ndryshe, heshtni e mesoni, ose mos merrni pjese, thjesht.

    ____________


    Konkluzioni i shkrimit eshte fare i qarte:


    Edhe pse ne Bibel, Maria nuk permendet si Eva e Re ne ndonje pasazh te vecante, kjo nuk ia mohon dot asaj kete titull, se faktikisht Bibla per te flet qe nga fillimi. Problemi i doktrinave Biblike fjale per fjale eshte nje XHOKO e paditurise te krijuar nga herezite deshperuese protestante, edhe nuk ka te beje fare me Biblen.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Klod
    ti veshesh nje njeriu atributet e Zoti eshte idhujtari!!
    A e dini se cdo te thote te jesh Njeri i Shenjte? Do te thote te ushqehesh nga e njejta fryme qe ushqehet edhe Zoti, do te thote ti kesh te mbushura mushkerite e tua me Shpirtin e Shenjte, do te thote se mban ne goje te njejtin Lajm te Mire qe mbajti edhe Jezu Krishti, do te thote qe predikon e ben mrekullira ne emer te Jezu Krishtit, ashtu sic i beri edhe ai kur ishte ne toke, do te thote te ulesh ne te djathte te Zotit ne Diten e Gjykimit.

    Problemi i juaj nuk eshte Shen Maria, problemi juaj eshte jeta e varfer shpirterore qe beni duke i qendruar larg Kishes Apostolike qe bekoi Krishti dhe ngriten apostujt. Ju kujtoni se shpetimi vjen vetem nga fjalet e Bibles, kur ne fakt Shpetimi vjen vetem nga ecja ne gjurmet e Krishtit dhe apostujve qe ai la pas, eshte jeta qe ne bejme ne Kishen e Shenjte.

    Nuk ka SHPETIM jashte KISHES se SHENJTE DHE APOSTOLIKE dhe te bekuar jane ata qe pasurojne mendjen dhe shpirtin e tyre me trashegimine e cmuar apostolike qe na lane trashegimi apostujt e Krishtit pasardhesit e te cileve vine deri ne ditet tona.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Hi Klod,

    per ate qe me the dje s'ka problem se jam mesuar. Mesuesit tim i bene edhe me keq sesa nje sharje, e kryqezuan, si dhe shume vellezer te mi i dogjen ne turren e druve dhe shume i helmoi kisha orthodokse. Shume vellezer te mi ne Rusi, Ukraine, Rumani e Bullgari perndiqen nga famekeqja kishe arthodokse. Familjet e tyre kercenohen, i vihet zjarr cadrave te tyre. Ne nje qytet ne Ulraine u ngrit i gjithe populli per ti vrare, por pas kesaj Kisha e vertete, Kisha e Krishtit u forcua edhe me teper dhe ne rradhe t e saj shtohen cdo dite edhe me shume vellezer. Njerez qe kane njohur me te vertete Krishtin dha ia kane dorezuar jeten Atij.

    Sa per kultin e Maries, nese do ta njihje mire historine, do te dije qe eshte nje kult me origjine pagane. Perendesha e pjellorise u be nena e Zotit. Sic ta kam thene Maria ishte nje njeri si te gjithe, bije e Adamit dhe Eves, ishte mekatare dhe po te mos kishte pranuar edhe ajo Jezusin si shpetimtar, nuk do te ishte e shpetuar. Ajo kishte virtyte, prandaj Perendia e zgjodhi, ishte bije e Israelit, bije (pasardhese) e Davidit. Ne Bibel nuk tregohet asgje mbinjerezore mbi te. Kur zbriti engjelli Gabriel, ajo u sol krejtesisht si nje njeri normal.

    29 Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë.
    Luka 1

    ti ben nje paralelizen te asaj qe ahkruhet tek Letra e Romakeve 5, ku behet fjale per mekatin qe erdhi nepemjet nje njeriu te vetem, dhe qe u shlye nepermjet Jezusit. Ti i ve Jezisit perkrah te tjere, i jep Maries vepren qe kreu Krishti. Bibla flet qarte per kete:

    17 Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës se drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishtit.
    Romakeve 5

    Pra mik i dashur mendohu mire, per ate qe ke shkruar, sepse je krejtesisht gabim.

    Ne kohen kur Theodhosi e beri krishterimin fe zyrtare te perandorise, hyri ndikimi pagan ne kishe. Koncepti i hyjnise femer ishte shume i perhapur ne fete pagane, keshtu filluan ti japin Maries atribute hyjnore, arriten deri aty derisa ti japin titullin: "Nena e Zotit". Kjo ndodhi pas koncilit te Efesit ne vitin 431. Me pas katoliket e tejkaluan kete, kur ne vitin 1854 papa Piu i IX, e deklaroi doktrinen e krijimit te maries "te panjolle" (creazione immacolata), qe do te thote qe ajo lindi ne nje menyre te tille, qe ishte e ruajtur nga mekati. Te gjitha keto gjera jane ne kundershtim me Fjalen e Perendise.
    Sepse nuk ka asnje ne qiell dhe ne toke qe te dale mbi Ate, qe krijoi gjithcka, qe eshte fillimi dhe mbarimi, qe eshte Alfa dhe Omega, a-ja dhe zh-ja, qe eshte guri mbi te cilin do te thyen koken, qafen, dhembet, kockat e gjthcka e do te behen cope-cope, me mbreter e skllever, fetare e teologe, te ditur e shkencetare etj. etj. Ai qe erdhi nga perjetesia, nga madheshtia qiellore, e u be njeri si ne, qe jetoi midis nesh, dhe qe u flijua per mekatet tona, Ai qe na cliron nga kthetrat e djallit. Kush mund ti afrohet sadopak Atij? Kush ka bere veprat qe beri Ai? Kush ka zbritur nga qielli ne toke? Askush pervec Tij!!!
    Ata qe i perulen dhe i luten Maries, jane idhujtare!! Ata qe i luten ikonave, figurave te te shenjteve, qe qajne me lot para tyre, jane idhujtare!! Ata bejne punen e djallit.

    Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.


    Zoti te bekofte!!
    Jezusi te do!!
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Etërit e Kishës
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 19:13
  3. Gjuha Shqipe në Kishë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  4. Mithat Frashëri për autoqefalinë
    Nga murik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 19:22
  5. Leke Dukagjini
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 11:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •