Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    ADHURIMI - Kapitulli I: Ndërtesa e Kishës Orthodhokse

    Ndërtesa e Kishës

    Gjatë historisë së Kishës Orthodhokse u zhvillua një stil i përcaktuar në arkitekturën e Kishës. Ky stil karakterizohet nga orvajtja për të treguar për-vojën themelore të Krishtërimit Orthodhoks: Perëndia është me ne.

    Forma e ndërtesës së Kishës Orthodhokse, përcaktohet nga fakti që Krishti Emanuel (që i për-kthyer do të thotë "Perëndia me ne"), tashmë ka ardhur. Perëndia është me njeriun në Krishtin në-përmjet Shpirtit të Shenjtë. Vendi i banimit të Perëndisë është me njeriun. "I Larti nuk banon në shtëpitë e bëra nga duart", thotë Shën Stefani, duke cituar profetët e Dhiatës së Vjetër. Shën Pavli thotë se njerëzit janë tempujt e Perëndisë:

    Krishti vetë është guri i çipit, në të cilin gjithë ndërtesa është e lidhur së bashku dhe rritet në tempull të shenjtëruar në Zotin; në të cilin edhe ju jeni ndërtuar ba-shkë, që të rrijë Perëndia me anë të Frymës (Efesianët 2:21-22).

    Fjalët e Shën Pietrit janë të njëjta:

    Në të cilin, duke ardhur si gurë të gjallë..-dhe porsi gurë të gjalië ju ndërtoheni në një shtëpi shpirtërore... që të ofroni flijim shpirtëror të pëlqyeshëm te Perëndia, me anë të Jisu Krishtit (I Pietri 2:4-5).

    "Ne jemi tempulli i Perëndisë së gjallë..." (II Korinthianët 6:16). Dhe, pikërisht këtë bindje dhe përvojë do të japë arkitektura e Kishës Orthodhokse.

    Arkitektura e Kishës Orthodhokse, tregon që Perëndia është me njerëzit, duke banuar e jetuar në ata me anë të Krishtit dhe Shpirtit. Për këtë arsye, përdoret kubeja ose tavani i harkuar, si kurorë mbi ndërtesën e Kishës së krishterë, shtëpisë së Kishës, që është Populli i Perëndisë. Jo si harqet me majë, të cilët drejtohen drejt Perëndisë larg në qiejt, kubeja, duke përfshirë tërë tavanin, jep përshtypjen se në Mbretërinë e Perëndisë dhe në Kishën, "të gjitha përmbidhen në Krishtin, edhe ato që janë në qiejt, edhe ato që janë mbi dhe'" (Efesianët 1:10) dhe në Atë ne jemi të gjithë "të mbushur me të mbushurit e Perë-ndisë"(Efesianët 3:19).

    Brendësia e ndërtesës së Kishës Orthodhokse ndërtohet një mënyrë të tillë, që të japë përvojën e unitetit të të gjitha gjërave në Perëndinë. Ajo nuk është ndërtuar për të riprodhuar dhomën e Darkës Mistike dhe jo për të qenë thjesht një vend mble-dhjeje për njerëzit, jeta e të cilëve qëndron vetëm brenda kufijve të kësaj bote. Ndërtesa e Kishës është modeluar sipas shembëllesës së Mbretërisë të Perëndisë, e cila jepet në Librin e Zbulesës. Përpara nesh është Tryeza e Shenjtë (altari), në të cilën Krishti është në fron, si Fjala e Perëndisë në Ungjillin dhe si Qengji i Perëndisë në Blatën e Hy-jshme. Rreth tryezës janë engjëjt dhe shenjtorët, shërbyesit e Fjalës dhe të Qengjit, të cilët e lavdërojnë atë - dhe nëpërmjet tij, Perëndinë Atë - në një adhurim të përhershëm, të frymëzuar prej Shpirtit të Shenjtë. Besnikët e krishterë në to-kë, të cilët tashmë i përkasin kësaj asambleje hy-jnore - "bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe shtëpiakë të Perëndisë..." (Efesianët 2:19) -hyjnë në adhurimin e përjetshëm të Mbretërisë së Perëndisë, i cili bëhet në Kishë. Prandaj, në praktikën orthodhokse narteksi (hyrja) simbolizon këtë botë. Naosi është vendi i Kishës si populli i Perëndisë. Zona e altarit e quajtur hierore ose shenjtërore, simbolizon Mbretërinë e Perëndisë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 21:26

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Tryeza e Shenjtë (Altari)

    Ne e kemi përmendur më sipër, që tërë ndërtesa e Kishës përqendrohet rreth Tryezës së Shenjtë. Tryeza e Shenjtë nuk paraqet vetëm thjesht tryezën e Darkës së Fundit (darkës mistike). Ajo është prania simbolike dhe mistike e fronit qiellor dhe tryeza e Mbretërisë së Perëndisë; tryeza e Krishtit Fjalë, Qengjit dhe Mbretit të jetë së amë-shuar, të zotërimit të lavdëruar të Perëndisë mbi tërë krijimin.
    Libri i Ungjillit ështe fronëzuar në mënyrë të për-hershme në Tryezën e Shenjtë. Në këtë tryezë të shenjtë ne ofrojmë "therroren e pagjakshme" të Krishtit tek Ati. Dhe prej kësaj tryeze të shenjtë ne marrim Bukën e Jetës, Trupin dhe Gjakun e Pashkës së Zotit. Kjo tryezë është "tryeza e Mbretërisë së Perëndisë" (Lluka 28:30).
    Në Traditën Orthodhokse, Tryeza e Shenjtë është shpesh dru i gdhendur ose gur. Zakonisht mbulo-het me një cohë me ngjyra, për të treguar karakte-rin hyjnor e qiellor të saj. Ajo duhet lë jetë gjithmonë një tryezë e thjeshtë, me përmasa propo-rcionaie, shpesh një kub i përsosur dhe gjithmonë në një pozicion, që mund t'i vihet rrotull lehtë.
    Në Tryezën e Shenjtë gjthmonë është Antiminsi. Antiminsi është një pëlhure më e madhe se shamia, ku ështe paraqitur Krishti në varr dhe firmosur nga peshkopi, me ane te secilit lejohet bashkësia lokale të mblidhet si Kishë. "Antimins" do të thotë Hteralisht "në vend të tryezës." M'eqë-nëse peshkopi është bariu dhe prifti i vërtetë i Kishës, antiminsi përdoret në vend të tryezës së peshkopit, e cila është në Kishën e tij, katedralen - vendi ku peshkopi ka fronin e tij (katedra).

    Zakonisht, në antiminsin ndodhet një lipsan (normalisht një pjesë nga trupi) martiri, për të treguar që Kisha ngrihet mbi gjakun e martirëve dhe jetët e njerëzve të shenjlë të Perëndisë- Ky zakon yjen prej praktikës së Kishës së parë, e cila mblidhej dhe e kremtonte Kungatën në varret e atyre që je-tuan dhe dhanë jetën për besën e krishterë. Zako-nisht, një lipsan shenjti vendoset, gjithashtu dhe në vetë Tryezën e Shenjtë.

    Gjithashtu, në Tryezën e Shenjtë ndodhet artofori, shpesh në formën e ndërtesës së Kishës, në të cilin ruhen dhuratat e Kungatës së Shenjtë për të sëmurët dhe për ata që janë në agoni. Mbrapa Tryezës se Shenjtë është zakonisht një llambadhe me shtatë kandile, e cila yjen nga tradita e tempullit të Dhiatës së Vjetër. Në përgjithësi, te-mpulli i Jerusalemit, vlerësohet shumë ne traditën orthodhokse të adhurimit e ndërtimit të kishave, si një "prototip" i adhurimit të vërtete "në frymë dhe të vërtetë" të Mbretërisë së Perëndisë (Joani 4:23).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 21:27

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Shenja e Kryqit

    Në Tryezën e Shenjtë, gjithashtu gjendet një kryq dore, i cili përdoret për bekimin e besimtarëve dhe për t'u nderuar prej tyre. Shenja e kryqit përdoret në tërë ndërtesën e Kishës: në enët e shenjta, ka-ndilet, tryezat dhe veshjet.
    Kryqi është simboli qendror i të krishterëve, jo vetëm si instrumenti i shpëtimit të botës prej Krishtit të kryqëzuar, por, gjithashtu edhe si dë-shmia e vazhdueshme e faktit, se njerëzit nuk mund të jenë të krishterë, nëse ata nuk jetojnë me Kryqin, si përmbajtja e vërtetë e jetës së tyre në këtë botë. "Kush do dojë të vijë pas meje, le të mohojë veten e tij dhe le të ngrejë kryqin e tij dhe le të më ndjekë pas" (Marku 8:34).
    Për këtë arsye, të krishterët bëjnë kryqin mbi ve-ten e tyre. Orthodhoksët bashkojnë gishtin tregu-es me gishtin e mesit dhe me gishtin e madh, si shenjë e Trinisë së Shenjtë dhe bëjnë kryqin, duke filluar nga balli në kraharor dhe nga supi i djathtë në atë të majtë. Ky simbol unik dhe gjithpërfshi-rës, tregon se kryqi është frymëzimi, fuqia dhe përmbajtja e vërtetë e jetës sonë si të krishterë; dhe se zemra, mendja dhe forca e njeriut duhet të jepen në dashurinë e Perëndisë dhe të njeriut.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 21:27

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Tryeza e Blatës (Proskomidhia)

    Nëse qëndrojmë përballë altarit, Tryeza e Blatës (Proskomidhia) është në të majtë. Aty përgatitet buka dhe vera për Meshën Hyjnore. Potiri - kupa për verën - dhe Dhisku - për bukën, mbahen në këtë tryezë. Këto enë, zakonisht janë dekoruar me gdhendje ikonografike, simbole të krishtera dhe shenjën e kryqit.
    Në këtë tryezë mbahen të gjitha gjërat që duhen për përgatitjen e Blatës; një thikë e veçantë liturgjikale - e quajtur simbolikisht shtizë - e cila përdoret për të prerë bukën e meshës; një lugë liturgjike, përdorur për t'i dhënë besimtarve Kungatën; disa mbulesa të veçanta për të mbuluar potirin dhe dhiskun, si dhe një pjesë metalike në formë kryqi e quajtur yll, që qëndron mbi bukën e meshës në dhisk. Gjithashtu, aty mbahen një sfungjer dhe di-sa piceta për tharjen e potirit mbas meshës. Trye-za e Blatës zbukurohet në të njëjtën mënyrë si Tryeza e Shenjtë.

    Mbi Tryezën e Blatës (tryeza ku përgatiten dhuratat për Kungatën e Shenjtë), që ndodhet në të majtë të Tryezës së Shenjtë, mund të shihen ikona të ndryshme. Një nga më të shpeshtat është ajo e Lutjes së Krishtit në Gjethsemani: "le të hiqet prej meje ky potir..." Një tjetër, është ajo e Li-ndjes së Krishtit, ndonëse kjo yjen nga një inter-pretim simbolik i Meshës Hyjnore, i cili nuk është tregues i traditës themelore liturgjike të Kishës. (Shih kapitullin e pestë në Meshën Hyjnore.)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 21:27

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Ikonat

    Në Kishën Orthodhokse ikonat dëshmojnë për realitetin e pranisë së Perëndisë me ne, në misterin e fesë. Ikonat nuk janë piktura njerëzore apo një ndihmë vizuale për soditje dhe lutje. Ato janë dë-shmi e pranisë së Mbretërisë së Perëndisë tek ne e kështu, për praninë tonë te Mbretëria e Perëndisë në Kishë. Në besimin orthodhoks ikonat jo vetëm janë të lejueshme, por ato janë shpirtërisht të ne-vojshme, sepse "Fjala u bë mish dhe ndenji ndër ne" (Joan 1:14). Krishti është me të vërtetë njeri dhe si njeri ai është me të vërtetë "ikona e Perëndisë së padukshme" (Kolosianët 1:15; I Korinthianët 11:7; II Korinthianët 4:4).

    Ikonostasi në Kishën Orthodhokse, tregon unitetin tonë me Krishtin, nënën e tij dhe tërë engjëjt e shenjtorët. Ai tregon unitetin tonë me Perëndinë. Tryeza e Shenjtë, e cila simbolizon Tryezën e Banketit të Mbretërisë së Perëndisë, është vendosur mbrapa dyerve të bukura, midis ikonave të Hyjlindëses me Krishtin si Fëmijë dhe Krishtit të lavdëruar, duke treguar se gjithçka që na ndodh ne në Kishë, ndodh në histori ndërmjet "dy ardhjeve" të Krishtit: ndërmjet ardhjes së tij si Shpëtimtar lindur nga Maria dhe ardhjes së tij në fund të kohës si Mbret dhe Gjykatës.

    Ikonat në dyert e bukuara, dëshmojnë për praninë e sihariqit të Krishtit, ungjillit të shpëtimit. Në to paraqiten katër ungjillorët që shkruan ungjijtë dhe shpesh, gjithashtu, një ikonë e Ungjillëzimit, shpalljes së parë së ungjillit në botë (Ungjilli, ungjillorët dhe Ungjillëzimi vijnë nga fjala evangelion, që do të thotë lajm i mirë, sihariq).

    Mbi dyert, ne kemi ikonën e Darkës Mistike të Krishtit me nxënësit e tij, ikona e misterit qendror të besës së krishterë dhe të unitetit të Kishës në botë. Ajo është dëshmia vizuale që, gjithashtu, edhe ne jemi, pjesëmarrës në "Dasmën e Qengjit" (Zbulesa 19:9) dhe që, gjithashtu, jemi bekuar nga Krishti "të hani e të pini në tryezën time në mbretërinë time" (Lluka 22:30), be-kuar "për të ngrënë bukë në Mbretërinë e Perëndisë" (Lluka 14:15).
    Mbi dhe rrotull dyerve qendrore, janë ikonat e shenjtorëve. Në dyert e dhiakonëve (ose dyert anësore), zakonisht janë ikona engjëjsh ose dhia-konësh, shërbëtorët e Perëndisë. Në krah të ikonës së Krishtit, zakonisht është ikona e Shën Joan Pagëzorit dhe në krah të ikonës së Hyjlindëses, është ikona e shenjtit të Kishës. Në varësi të ma-dhësisë së ikonostasit, mund të jenë edhe radhë ikonash të apostujve, festave kryesore të Kishës, të profetëve dhe shenjtorëve të bekuar nga Perë-ndia. Mbi të gjitha këto, sipër ikonostasit qëndron kryqi i Krishtit.
    Shekujt e fundit, në shumicën e kishave orthodo-kse, ikonostasi filloi të zbukurohej shumë dhe u kthye në një mur, më tepër, duke i ndarë se sa du-ke i bashkuar besimtarët me hieroren. Në vitet e fundit, fatmirësisht, ky zhvillim është ndryshuar në shumë vende. Ikonostasi, në shumë Kisha, tani i jep përparësi vetë ikonave dhe është bërë përsëri një ikonë "mbajtës" (stasis), se sa një ndarës.

    Përveç ikonostasit, Kisha Orthodhokse ka shpesh ikona ose afreske në muret dhe tavanin. "Kanoni" i planit të Kishës ka ikonën e Krishtit të Gjith-pushtetshëm në qendër të ndërtesës (në kubenë në mes të Kishës) dhe ikonën e Hyjlindëses me Krishtin në absidën e hierores. Kjo e fundit është quajtur "imazhi i Kishës", meqenëse Maria vetë është prototipi i tërë asamblesë së besimtarëve, në të cilën Krishti duhet të banojë. Gjithashtu, është tradicionale të vendosen në hierore ikonat e shenj-tëve që shkruan liturgjitë dhe himnet e Kishës. Mbrapa Tryezës së Shenjtë, zakonisht është ima-zhi i Krishtit në lavdi - i fronëzuar ose i shpër-fytyruar, ose i ngjallur dhe disa herë, duke dhënë Kungatën.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 21:28

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Veshjet

    Në Kishën Orthodhokse kleri vesh veshje të veçanta për shërbesat liturgjike. Dy janë veshjet krye-sore. E para është roba e pagëzimit. Kjo robë, e cila vishet nga peshkopët dhe priftërinjtë në shër-besën e Kungatës së Shenjtë dhe që zakonisht ë-shtë e bardhë, është "roba e shpëtimit": petku i bardhë, me të cilin çdo i krishterë vishet në ditën e tij të pagëzimit dhe që simbolizon njerishmërinë e re të Jisuit dhe jetën në Mbretërinë e Perëndisë (Zbulesa 7:9...). Kjo robë quhet edhe stihari.

    Roba e dytë kryesore për klerin orthodhoks është petrahili (Veshur rreth qafës dhe që shkon poshtë deri tek këmbët.) Ai është shenja e detyrës baritore dhe fillimisht bëhej prej leshi, për të simbolizuar delet - d.m.th., anëtarët e grigjës së Krishtit - për të cilët barinjtë janë të përgjegjshëm. Peshkopët dhe priftërinjtë e veshin këtë, kur ata ushtrojnë detyrën e tyre priftërore, duke dëshmu-ar për faktin, që priftërinjtë e Krishtit jetojnë dhe veprojnë vetëm për anëtarët e grigjës së Krishtit.
    Gjatë zhvillimit historik të Kishës, veshjet e klerit u shtuan më tepër. Për dhiakonët, priftërinjtë dhe peshkopët u shtuan mbimëngët, për të mbajtur mëngët e veshjeve të klerit gjatë kryerjes së shërbesave. Kur klerikët veshin mbimëngët, ata thonë vargje prej psalmeve, për t'iu kujtuar atyre, që du-art e tyre i përkasin Perëndisë.

    Gjithashtu u shtua edhe një brez i veçantë, për të mbajtur veshjet në vend. Kur veshin brezin, klerikët thonë psalmin, që iu kujton atyre se është Perëndia, ai, i cili i "ngjesh me fuqi" ata, për të kryer shërbesat e tyre. Vetëm peshkopët dhe priftërinjtë e veshin këtë brez liturgjik.
    Të gjithë urdhërat e klerikëve veshin një robë të veçantë të jashtme. Dhiakonët, nëndhiakonët, këndonjësit, veshin një robë, që gjithashtu quhet stihari. Ka mundësi të jetë roba e pagëzimit, por më e zbukuruar dhe më e zhvilluar. Dhiakonët dhe nëndhiakonët veshin, gjithashtu një brez shumë të gjatë të quajtur orari, ka mundësi që në fillim, në të ishin shkruar litanitë dhe lutjet (orare latinisht do të thotë të lutesh). Akoma dhiakonët e mbajnë atë në pozicionin e lutjes, kur thonë pjesët e tyre në shërbesat hyjnore. Orari i nëndhiakonit vendoset rrotull kurrizit të tij në formë kryqi.

    Priftërinjtë veshin gjithashtu, një robë tjetër të gjërë, të quajtur feloni, i cili mbulon tërë trupin e tyre nga mbrapa dhe shkon deri në mes të tyre përpara. Kjo robë ndoshta është zhvilluar prej robave të kohës së hershme të krishterë dhe nën frymëzimin e Shkrimit u identifikua me thirrjen e jetës priftërore. Kur veshin felonin priftërinjtë thonë vargje prej psalmit 132:

    Priftërinjtë e tu, o Zot, do të vishen me drejtësi dhe oshënarët e tu do të ngazëllehen me ngazëllim. Gjithnjë, tani e përherë, e në jetë të jetëve. Amin.

    Ndoshta edhe peshkopët tradicionalisht e kanë veshur felonin, mbi të cilin ata vishnin omoforin, shenjë e detyrës peshkopale, si bariu i Kishës lokale. Por, kur perandoria e krishterë u pushtua nga turqit në shekullin e 15-të, peshkopëve të lindjes iu dha sundimi civil mbi të gjithë të krishterët që ishin nën sundimin turk. Në këtë kohë, meqenëse nuk kishte më një perandori të krishterë, peshkopët adoptuan shenjat perandorake dhe filluan të vishen siç visheshin gjatë kohës së perandorisë të krishterë sundonjësit civilë të krishterë. Kështu, ata filluan të veshin sakon, robën perandorake dhe mitrën, kurorën perandorake. Ata filluan, gjithashtu, të qëndrojnë mbi shqiponjën (një qilim i vogël i rrumbullakët, mbi të cilin është pikturuar një shqiponjë) gjatë shërbesave hyjnore dhe të mbajnë shkopin, që simbolizon më shumë pushtetin e tyre sekular, se sa detyrën e tyre baritore. Në këtë kohë, atyre iu dha edhe titulli dhespot (Kryezot) - një titull më tepër për një fuqi temporale, se sa shpirtërore. Po në këtë kohë, klerikët filluan të mbanin flokë të gjata, që ishte gjithashtu, një shenjë e sundimtarëve civilë në kohët e para. Në shekullin e 17-të, gjatë reformës së Patrikut Nikon, Kisha Ruse adoptoi të njëjtat forma për peshkopët e saj.

    Kisha, disa prej këtyre shenjave të reja, iu dha një kuptim "shpirtëror" dhe biblik. Kështu, mitrat u bënë shenja të fitores së krishterë, sepse shenjtorët fitojnë kurora dhe mbretërojnë me Krishtin (Zbulesa 4:4). Shqiponja u bë shenja e fluturimit në Jerusalemin qiellor, meqenëse është simboli bi-blik klasik i Shën Joanit dhe i ungjillit të katërt (Zbulesa 4:7; Ezekiel 1:10). Shkopi u bë simboli i shkopit të Aaronit (Egzodi 4:2) dhe kështu me radhë. Megjithatë, duhet kuptuar, që këto shenja të veçanta të detyrës së peshkopit, janë zhvillime të mëvonshme dhe të rastësishme në Kishë.Në shërbesën e peshkopit në Kishën Orthodhokse, gjithashtu u zhvillua përdorimi i dy kandela-brave për të bekuar besnikët. Njëri prej tyre mban tre qirinj (trikiri), ndërsa tjetri dy qirinj (dikiri). Këto dy kandelabra simbolizojë dy misteret themelore të besimit orthodhoks: atë, që Perëndia është tre Persona Hyjnorë; dhe që Jisu Krishti, Shpëtimtari, ka dy natyra, duke qenë Perëndi i përsosur dhe njeri i përsosur.

    Peshkopët dhe priftërinjtë në Kishën Orthodhokse, gjithashtu veshin edhe disa gjëra të tjera të ve-çanta. Mbigjunjësorja (epigonati), në formë rombi varur mbi kofshën e djathtë, vishet nga peshkopët. Por, ajo vishet edhe nga disa priftërinj, si një shenjë nderimi (protopresviterët, ikonomët dhe stavroforët). Ndoshta, fillimisht kjo ishte një peshqir liturgjik." Kuptimi simbolik i saj është ai i fuqisë shpirtërore: shpata e besës dhe Fjala e Pe-rëndisë.

    Klerikët orthodhoksë veshin kapele të ndryshme. Kalimafi vishet nga të gjithë klerikët në Shqipëri dhe Greqi, por vetëm nga disa klerikë në Kishat Orthodhokse të kombeve të tjerë, si një shenjë dallimi e veçantë. Kalimafi zakonisht është i zi, por mund të jetë edhe në ngjyrë purpuri; peshkopët dhe murgjërit mbajnë gjithashtu vellon e zezë. Murgjërit mbajnë edhe një kapuç (skufia), por në traditën ruse edhe disa nga klerikët e martuar mbajnë një skufje, si një shenjë dallimi, të cilën e kanë ngjyrë purpuri. Në traditën ruse, gjithashtu, disa prej klerikëve të martuar i jepet nderi, që të mbajnë një mitër gjatë shërbesave liturgjike. Në Kishat e tjera Orthodokse mitra vishet vetëm nga peshkopët dhe abatët e manastireve (igumenët, arkimandritët). Sot, veçanërisht në perëndim, për-dorimi i kapeleve është shumë i rrallë.

    Së fundi, duhet të përmendet që peshkopët mba-jnë të varur një kryq. Në traditën ruse tërë priftë-rinjtë gjithashtu mbajnë kryq, ndësa në kishat e tjera vetëm disa priftërinj që kanë një gradë nderi (si protopresbiterët, ikonomët etj.) Peshkopi mban gjithashtu të varur ikonën e Shën Marisë me Krishtin si fëmijë (Të Tërëshenjtën).

    Gjatë zhvillimit të tyre historik veshjet klerikale u bënë shumë komplekse dhe ndonjëherë të ekza-gjeruara. Sot, tendenca e përgjithshme në Kishë është drejt thjeshtimit. Ne duhet të shohim përpa-ra, në një evolucion të vazhdueshëm të veshjeve kishtare, gjë që do ta udhëheqë Kishën në prakti-ka, që janë më afër me frymëzimin fillestar biblik të krishterë dhe misteror.
    Kisha Orthodhokse qëndron fort në theksimin e saj, se veshjet liturgjike janë esenciale për adhuri-min liturgjik normal, i cili përjetohet si realizim i Kungimit me Mbretërinë e lavdishme të Perëndi-së, një Mbretëri e cila do të vijë në të ardhmen, por, që është gjithashtu tashmë me ne, në misterin e Kishës së Krishtit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 21:28

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Simbolet e Krishtera

    Në Kishën Orthodhokse simbolet përdoren me bollëk. Këto simbole janë ato realitete, të cilat ka-në fuqinë dhe kompetencën e shfaqjes së Perëndi-së tek njeriu, shenja që na mbartin ne përtej vetes tonë, në një bashkim dhe njohuri të vërtetë me gjërat e përjetshme dhe hyjnore.

    Ndërmjet simboleve të krishtera kemi përmendur ikonat, kryqin e veshjet liturgjike të kremtimit. Për më tepër, mund të përmendim përdorimin e ngjyrave të ndryshme, te cilat kanë kuptimet e tyre të veçanta, si dhe përdorimin e dritës, normalisht dritën e qirinjve, që na udhëheq te Krishti, Drita e botës dhe e Mbretërisë së Perëndisë. Duke folur në përgjithësi, drita është një simbol univer-sal i pranisë mistike të Perëndisë, si i Vërtetë, i Mrekullueshëm dhe i Mirë. Kjo dëshmohet nga të gjitha fetë, filozofitë dhe shprehjet artistike.

    Kisha Orthodhokse ndjek Shkrimin e Shenjtë në përdorimin e temjanit (Eksodi 30:8; Psalmi 141: 2; Lluka 1:9; Zbulesa 8:3). Temjani është simbol i ngjitjes lart të lutjes, i therores shpirtërore dhe i aromës së mirë të Mbretërisë së Perëndisë.

    Kisha përdor gjithashtu bukë, verë, grurë, vaj, ujë, lule dhe fruta, si shenja të dashurisë, mëshirës, mirësisë, jetës dhe pranisë së Perëndisë, dhënë njeriut në krijimin dhe shpëtimin. Me të vërtetë, të gjithë elementet e krijimit e gjejnë "të vërtetën" e qenies dhe ekzistencës së tyre, si shprehje dhe shfaqje e Perëndisë, si "simbole" të veprimit dhe pranisë së tij në botë për njeriun. Kjo është arsye-ja për përdorimin e tyre në këtë mënyrë në Kishë.

    Në Kishë, simbolet grafike të krishtera janë inicialet dhe gërmat e emrit të Krishtit; trekëndëshi për Trininë; rrethi për përjetësinë; peshku për Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, Shpëtimtarin; syri për omniprezencën (kudopraninë) e Perëndisë; spiranca për shpresën; shkëmbi (guri) për besën; flaka për praninë përpirëse të Perëndisë; hardhia, për të cilën Krishti tha - "Unë jam hardhia ju jeni degët" (Joani 15:5); alfa dhe omega (Zbulesa 1:8); kurora dhe skeptri, si shenja të mbretërimit të Krishtit; si dhe shumë të tjera - që tregojnë disa aspekte të pranisë dhe veprimit shpëtimtar të Perëndisë në botë.
    Përdorimi i simboleve është një mënyrë zbulese dhe Kungimi (bashkëpërjetimi), që e kapërcen ko-munikimin e thjeshtë verbal dhe intelektual. Vde-kja e simboleve yjen kur ato shpiken artificialisht, kur shpjegohen racionalisht ose kur shndërrohen në thjesht "ilustrime", kuptimi i të cilave nuk ka-pet përnjëherë nga njerëzit në nivelin e përvojës dhe vizionit të tyre të gjallë shpirtëror.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 21:28

Tema të Ngjashme

  1. Ëndërrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Gjuha Shqipe në Kishë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  4. Mithat Frashëri për autoqefalinë
    Nga murik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 19:22
  5. Leke Dukagjini
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 11:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •