Si mund tė zgjidhen krizat e pensioneve?
Krizat nė skemat e pensioneve tė vendeve europiane nuk duan tė largohen. Qeveritė duhet tė bėjnė mė shumė dhe votuesit duhet tė pranojnė ndryshimet
Kohėt e fundit Europa po dėshmon pėr njė lėvizje ekonomike e sociale tė ngadaltė tė parashikueshme nė historinė e saj.
Ndėrkohė qė prirjet ekonomike filluan tė rriteshin shumė shpejt gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė 20-tė, fondi i sistemit tė pensioneve shtetėrore filloi tė binte ēdo ditė. Nė Europė ekziston skema paguaj dhe ik (pay-as-you go) qė detyron punėtorėt e sotėm tė paguajnė pėr brezin tashmė nė pension. Por kjo skemė ka filluar tė keqadministrohet gjatė dy dekadave tė fundit. Norma aktuale punėtor/pensionist ka rėnė nė tė gjithė Europėn nė rreth 3 punėtorė pėr ēdo pensionist dhe pritet tė bierė edhe mė shumė gjatė kėtyre 30 viteve nė 3 punėtorė pėr ēdo dy pensionistė. Pėr tė kapėrcyer kėto kriza qeveritė europiane kanė ndėrmarrė disa reforma tė cilat duket se e zgjidhin disi problemin. Njė reformė tė tillė ka ndėrmarė edhe Silvio Berluskoni nė Itali. Kjo reformė e pensioneve do tė ketė efektin e saj deri nė vitin 2008. Berluskoni po vendos skemėn e ashtuquajtur pensione zotėrinjsh, e cila lejon punėtorėt tė dalin nė pension nė moshėn 57-vjeēare nė qoftė se kanė punuar pėr 35 vjet. Nė vend qė ai ta vinte kėtė reformė qė gjatė kėtij viti, ai do tė mundohet qė ta shtrijė kėtė deri nė vitin 2008 duke iu ofruar punėtorėve tė cilėt do tė vazhdojnė tė punojnė pas moshės 57-vjeēare njė pagesė tė majme.
Gjermania ėshtė duke diskutuar njė rritje tė moshės sė daljes nė pension nga 65 nė 67 vjeē midis viteve 2011 dhe 2035, por ky ndryshim i vogėl po provokon shumė protesta, megjithėse pritet tė realizohet pas vitit 2011.
Franca gjatė vitit tė kaluar kaloi nė parlament njė ligj qė detyron punėtorėt e sektorit publik tė punojnė nė administratėn shtetėrore pėr aq kohė sa kanė punuar nė sektorin privat, nė mėnyrė qė tė mund tė marrin njė pension tė plotė shtetėror. Kjo ėshtė njė reformė e mirėpritur nga tė gjithė e cila duhet tė kishte ndodhur vite mė parė.
Qeveria e Austrisė guxoi qė kėtė vit tė realizonte njė reformė edhe mė abicioze nė fushėn e pensioneve, por shpenzimet e Austrisė nė pensione janė aq tė vogla sa edhe ato tė Italisė.
Ka pak mister rreth faktit se pse qeveritė janė treguar kaq frikacake nė reformat e skemave tė pensioneve. Ndryshimet nė skemat publike tė pensioneve janė diametralisht tė kundėrta midis punėtorėve dhe votuesve. Nė Francė dhe Itali ndryshimet nė skemat e pensioneve kanė rrezikuar shumė qeveritė qė kanė qėnė nė pushtet. Pėrpjekjet e Berluskonit pėr reformat nė pensionet luajtėn njė rol kryesor nė rėnien e mėparshme tė qeverisė sė tij tė vitit 1994. Qeveritė europiane ndyrkohė tė cilat pėrpiqen tiu shėrbejnė votuesve tė tyre, do tė pėrballen shumė shpejt me tė vėrtetėn e hidhur qė skema e pensioneve shtetėrorė nuk do tė mjaftojė pėr pagesat e pensionistėve.
Nuk ėshtė herėt tė themi se kėto kriza do tė jenė tė dhimbshme pėr tė gjithė, ndėrkohė qė nuk do tė ketė mė asnjė mjet shpėtimi. Kėshtu qė si votuesit, ashtu edhe qeveritarėt duhet tė marrin masa urgjente pėr zgjidhjen e kėtij problemi.
Ēfarė duhet tė bėjnė qeveritė pėr sistemin e pensioneve?
Sė pari, qeveritė duhet tė veprojnė me shumė guxim pėr tė reduktuar sistemin e pensioneve publike tė formės pay-as-you-go. Sė dyti, punėtorėt qofshin tė sektorit privat ose shtetėror duhet tė jenė tė vetėdijshėm pėr tė paguar sigurimet shoqėrore dhe tė investojnė paratė e tyre nė fondet private tė pensioneve. Kėshtu, ata do tė kontribuojnė pėr zhvillimin e kėsaj skeme. Nė qoftė se kjo mėnyrė nuk funksionon, duhet qė skema private e pensioneve tė bėhet e detyrueshme me ligj.
Sė treti, mosha e daljes nė pension duhet tė pėrshkallėzohet, pasi nuk ka kuptim qė si ata qė punojnė nė minierė dhe ata qė kanė punuar gjithė jetėn nė zyrė tė dalin nė tė njėjtėn moshė nė pension. Shumė shtete europiane duhet tė ndėrmarin hapa pėr tė rregulluar moshėn e daljes nė pension, nė mėnyrė qė tė bėjnė edhe balancimin midis punėtorėve dhe pensionistėve.
Duke shikuar skemėn aktuale tė pensioneve publike, premisat janė tė pakta. Por politika mė e shpejtė dhe mė efektive qė mund tė ndėrmerret ėshtė rritja e moshės sė daljes nė pension nė sektorin shtetėror.
Mosha e daljes nė pension
Gjatė dekadave tė fundit mosha e daljes nė pension ka rėnė ndėrkohė qė edhe shpresat pėr njė jetė mė tė mirė janė pėrkeqėsuar. Nė qoftė se europianėt kėrkojnė tė mbajnė nė funksionim skemat publike tė pensioneve, ėshtė e qartė se do tiu duhet tė punojnė mė gjatė, madje rreth 10 vite mė gjatė se tani. Por tė punėsuarit duhet tė jenė tė vetėdijshėm se nė moshėn 60-vjeēare do tiu duhet tė lėnė punėn dhe tė presin tė paguhen nga kontributet e atyre qė janė mė tė rinj.
Duke hequr pengesat e skemės aktuale tė pensioneve, do tiu jepet mundėsi qė edhe gratė tė kenė shumė fėmijė, por njėkohėsisht tė shpėrblehen pėr kohėn e barrėlindjes. Kjo do tė ndihmojė jo vetėm gjeneratėn e ardhshme, por edhe prindėrit e tyre pėr tė bėrė njė jetė mė tė mirė.
Nė qoftė se qeveritarėt dhe punėtorėt nuk do tė mendojnė pėr brezin e vjetėr, atėherė kush do ta bėjė?
Pėrpjekjet pėr tė rregulluar skemėn e pensioneve gjatė viteve tė fundit ka sjellė pakėnaqėsi tek tė gjithė punėtorėt nė Europė. Nė 3 qershor tė vitit tė kaluar qeveria franceze u lėkund vetėm pėr shkak tė protestave tė punėtorėve qė erdhėn si rezultat i reformave nė skemėn e pensioneve.
Udhėheqėsit politikė tė Francės dhe Italisė kanė tėrhequr menjėherė vendimet e tyre pėr reformat nė pensione sapo kanė parė se ato kėrcėnonin tė paralizonin vendin.
Qeveritė nė Europė janė pėrpjekur gjithashtu ti inkurajojnė qytetarėt e tyre qė tė investojnė nė skemat private tė pensioneve. Kjo do tė thotė qė secili tė ruajė njė pjesė tė tė ardhurave tė tij gjatė kohės qė ai punon nė mėnyrė qė ti shpenzojė kur tė dali nė pension. Pėr shembull nė vitin 2003 Suedia detyroi punėtorėt e saj qė tė vendosnin 2.5 pėr qind tė pagės sė tyre nė njė fond individual pensionesh. Po kėshtu edhe Gjermania detyroi punėtorėt e saj qė tė vendosin njė pėr qind tė pagės sė tyre nė llogarinė e pensioneve.
Fondi privat i pensioneve sė shpejti edhe nė Shqipėri
Fondi privat i pensioneve mendohet tė vihet sė shpejti nė funksion nga Instituti i Sigurimeve Shoqėrore. Kjo skemė mbėshtetet nė parimin e pjesėmarrjes sė lirė, pra nė mėnyrė vullnetare tė personave tė cilėt dėshirojnė tė pėrfshihen nė to. Mėnyra nė tė cilėn do tė operojnė skema e pensioneve suplementare private nė Shqipėri do tė jetė e tillė ku, pėrfitimet pėr tė gjithė personat e siguruar do tė caktohen nė nivlin bazė (nė skemėn e sigurimit tė detyrueshėm shoqėror), sipas kushteve tė pėrcaktuara nė tė, dhe pėrfitimet shtesė do tė shėrbejnė vetėm pėr ngritjen e nivelit tė tė ardhurave tė tyre. Kjo mėnyrė veprimi do tė krijojė mundėsinė e krijimit tė kursimeve dhe formimit tė kapitaleve nė fushėn e sigurimeve shoqėrore, si dhe do tė rrisė nivelin e tė ardhurave tė tė siguruarve nė rastet e ndodhive sociale.
Fondet e pensioneve mund tė krijohen nga punėdhėnėsit pėr tė punėsuarit e punėdhėnsit e tyre, tė cilėt e kanė themeluar atė ose i bashkangjiten atij, si dhe nga njė institucion financiar privat, i cili vepron pėr tė gjithė personat fizikė me qėndrim tė pėrhershėm nė Shqipėri, duke pėrfshirė kėtu edhe tė punėsuarit e punėdhėnėsve qė lidhin njė kontratė me kėtė institucion. Nė ligj ėshtė pėrcaktuar njė limit personash qė duhet tė kenė krijuesit pėr themelimin e fondit privat tė pensioneve, kėshtu punėdhėnėsit privat tė mėsipėrm e ushtrojnė tė drejtėn e krijimit tė institutit tė pensioneve kur kanė jo mė pak se 500 tė punėsuar. Gjithashtu, edhe punėdhėnėsit e ndėrmarrjeve shtetėrore jobuxhetore mund tė krijojnė ose tė aderojnė nė njė institut privat pensionesh vetėm me autorizim tė Kėshillit tė Ministrave.
Vėshtirėsitė qė paraqet krijimi i fondit privat tė pensioneve
Fondet private tė pensioneve nė njė mėnyrėė apo nė njė tjetėr do tė pėrmirėsojnė mbrojtjen nga sigurimet shoqėrore tė personave tė pėrfshirė nė to, megjithėse krijimi i kėtij fondi paraqet vėshtirėsitė e veta pėr arsye tė karakterit ligjor, ekonomik dhe psiokologjik tė tilla si:
1. Plotėsimi i kuadrit nėnligjor pėr fillimin e funksionimit tė skemės sė sigurimit suplementar privat (krijimi i inspektoriatit si organ licensues dhe mbikėqyrės i fondeve private tė pensioneve, krijimit tė rregulloreve tip nė vazė tė tė cilave mund tė funksionojė njė fond privat pensionesh).
2. Mungesa e kushteve tė pėrshtatshme pėr zbatimin e ligjit si rrjedhojė e stadit tė ulėt tė tregut tė kapitaleve nė fushėn e sigurimeve shoqėrore nė veēanti
3. Objektivisht janė tė paktė ata punėmarrės qė kanė besim tek skemat private tė pensioneve, pasi ata zotėruesit e kapitaleve nuk e njohin fushėn e sigurimeve suplementare private dhe nuk pretendojnė tė fusin kapitalet e tyre nė njė fushė tė panjohur
4. Tė ardhurat e ulėta tė tė punėsuarve nuk krijojnė mundėsinė e krijimit tė njė rezerve nė kėto tė ardhura pėr tė paguar kontribute shtesė nė fondet private tė pensioneve me qėllim marrjen e njė pėrfitimi me kushte mė tė favorshme nga ato tė pėrfitimeve tė skemės bazė apo njė shtesė mbi pensionet e pleqėrisė, familjare dhe invaliditetit.
Krijoni Kontakt