-
kerkuesi
Taksapaguesit dhe korrupsioni
Fakti qė barra e madhe e taksave nuk shoqėrohet me rritje tė mirėqenies qytetare ėshtė mė se i mjaftueshėm pėr tė arritur nė pėrfundimin se paratė e taksapaguesve shqiptarė nė njė pjesė tė mirė tė tyre shėrbejnė pėr tė financuar korrupsionin qeveritar
Mekanizmi i sistemit fiskal dhe ai i funksionimit tė shtetit nė vendin tonė nuk i krijojnė mundėsi ēdo qytetari shqiptar qė tė shohė se ku pėrfundojnė paratė qė i merren atij nė formėn e taksave dhe tatimeve tė ndryshme. Por ky fakt mė shumė se sa me njohuritė pėrkatėse tė kėtij grupi njerėzish lidhet shpesh edhe me mungesėn e transparencės apo spjegimeve tė tjera teknike pėr publikun e gjerė qė duhet tė bėjnė institucionet e ndryshme tė shtetit deri tek Kėshilli i Ministrave. Sidoqoftė, tė rrallė janė shqiptarėt qė nuk arrijnė tė arsyetojnė faktin se shteti i tyre i bėnė rrush e kumbulla paratė e taksapaguesve tė kėtij vendi si qytetarė tė thjeshtė apo sipėrmarrės privatė. Ndoshta ata nuk dinė imtėsira pėr kėtė ēėshtje, por fakti qė barra e madhe e taksave nuk shoqėrohet me rritje tė mirėqenies qytetare ėshtė mė se i mjaftueshėm pėr tė arritur nė pėrfundimin se paratė e taksapaguesve shqiptarė nė njė pjesė tė mirė tė tyre shėrbejnė pėr tė financuar korrupsionin qeveritar. Nga njė llogaritje e thjeshtė rezulton se vetėm nė formėn e TVSH-sė pėr energjinė, telefoninė fiske dhe ujin, qytetarėt shqiptarė derdhin nė buxhetin e shtetit mė se 100 milionė dollarė nė vit. Por TVSH-ja ėshtė vetėm njė ndėr taksat e shumta qė paguan drejtpėrdrejt qytetari shqiptar, pa llogaritur kėtu taksat e ndryshme qė paguan biznesi. Me shtimin e 5-6 taksave tė reja nė fillim tė kėtij viti, ngarkesa fiskale e kaloi pragun e 50%-shit. Megjithatė, mirėqenia qytetare dhe niveli i shėrbimeve tė ndryshme jetėsore janė nė nivele tė ulėta. Qytetarėt shqiptarė janė sot nga mė tė varfrit nė botė dhe jetojnė nė njė mizerabilitet tė plotė pėr sa sa u pėrket kushteve tė banimit. Vetėm 10% e popullsisė ku ėshtė pėrqendruar gati 90% e pasurisė janė nė gjendje tė plotėsojnė nė pikėpamjen financiare nevojat e ndryshme jetėsore qė ata kanė, ndėrsa tė tjerėt janė rreshtuar nė gjysmėn negative tė boshtit numerik tė jetės shqiptare, numrat e fundit tė tė cilėve pėrbėhen nga ata individė qė e marrin bukėn me listė nė shekullin e ri. Mungon pėr orė tė tėra energjia elektrike, uji, shėrbimet e ndryshme pėr popullatėn etj. Nė mėnyrė tė veēantė kėto 2-3 vitet e fundit ka ngecur nė vend edhe ndėrtimi i segmenteve rrugore pėr tė cilat u bė njė farė pune deri nė fund tė vitit 2001. Thuhet se po bėhen studime fizibiliteti pėr objekte tė ndryshme, por syri nuk tė sheh asnjė investim tė rėndėsishėm me qėllim pėrmirėsimin dhe ngritjen e standardeve pėr shėrbimet publike ndaj popullatės. Kryeministri i vendit shkon nė jug dhe thotė se do tė disiplinohet urbanistika e Sarandės, qyteti me potenciale mė tė mėdha turistike nė Shqipėri dhe do tė vendoset postbllok taksor pėr hyrjen nė kėtė qytet, por kushdo qė udhėton nė rrugėt e ndara nė Fier qė tė ēojnė aty, qoftė nga Bregu apo nga Tepelena ėshtė gati tė paguajė dhe tė mos shkojė nė Sarandė. Po pėr qytetarin e thjeshtė mė mirė do tė ishte ky realitet sesa pėr 3,4 km rrugė nė bregdetin e Durrėsit tė shpenzoheshin 7,5 milionė dollarė, nga afro 5 milionė dollarė qė kushton ndėrtimi i njė rruge tė tillė nė vendet e zhvilluara perėndimore, pasi korrupsioni duhet ta stresojė mė shumė se sa skamja qytetarin e thjeshtė tė njė vendi qė paguan taksa duke shtrėnguar deri nė maksimum rripin e varfėrisė.
Sipas njė anketimi tė bėrė nga Qendra Studimore e Kontabilitetit nė Tiranė rezulton se 2/3 e tė anketuarve mendojnė se nėpunėsit shtetėrorė janė tejet tė korruptuar. Korrupsioni nė Shqipėri ėshtė i pranishėm nė tė gjithė nivelet e administratės, duke filluar nga ministrat dhe deputetėt dhe duke pėrfunduar te zyrtarėt e thjeshtė tė bashkive e tė institucioneve tė drejtėsisė. Nė kėto kushte rreth 68% e ministrave, 62% e deputetėve, 87% e doganierėve, 79% e zyrtarėve tė taksave, 72% e prokurorėve, 80% e gjykatėsve, 70% e zyrtarėve tė bashkisė dhe 57% e oficerėve tė policisė janė tė korruptuar. Tė gjithėve na bėn pėrshtypje fakti se sapo njė individ fillon punė me pėrgjegjėsi nė administratėn shtetėrore, sidomos nė doganė, tatime, zyrat e prokurimit publik, nė polici, gjykatė etj., jetesa e tij dhe e familjes ndryshon dukshėm. Brenda njė kohe tė shkurtėr kėta individė, hipin e zbresin nga makina luksoze, vishen me firmato, frekuentojnė lokale bosash, blejnė shtėpi e ndėrtojnė vila tė shtrenjta, i shkollojnė fėmijėt jashtė shtetit, paguajnė shėrbėtorė e badigardė, blejnė diploma e certifikata trajnimi pėr tė garnatuar de jure vendin e punės etj.
Nė Shqipėri ligjet e xhepit kanė zėvendėsuar ligjet e ekonomisė sė tregut dhe niveli i lartė i korrupsionit ėshtė, veē tė tjerash, shkaku kryesor i zhvillimit tė ulėt ekonomik tė vendit tonė, faktorė tė cilėt nė kompleks po bėhen pengesė pėr integrimin nė kohėn e duhur tė Shqipėrisė nė BE. Vitin e kaluar treguesi i rritjes ekonomike ra nė 4,7% nga 10.5% qė ishte niveli i kėtij treguesi nė fund tė vitit 96. Po tė kemi parasysh kėtu rekomandimet teknike tė BB-sė dhe institucioneve tė tjera financiare-ndėrkombėtare, sipas tė cilave, korrupsioni i lartė nė vendet postkomuniste e ul me 1% nė vit treguesin e rritjes ekonomike, atėherė konkluzioni pėr rastin e Shqipėrisė ėshtė i qartė: nė 6 vitet e fundit treguesi i rritjes ekonomike ka rėnė ēdo vit pėr shkak tė korrupsionit me nga 1%. Nga ana tjetėr, sipas kėsaj logjike, po tė lihet qė ligjin nė ekonominė e tregut tek ne ta bėjė, ashtu si deri mė sot korrupsionit dhe jo konkurrenca e ndershme, atėherė treguesi i rritjes ekonomike do tė pėrkeqėsohet edhe mė tej. Niveli i lartė i korrupsionit dhe klima e pasigurisė sė mbjellė prej tij kanė qenė shkaku jo vetėm i mosardhjes sė asnjė investitori tė huaj kėto vitet e fundit, por edhe i largimit masiv tė atyre investitorėve tė huaj qė kishin ardhur nė Shqipėri nė vitet e para tė tranzicionit, gjė e cila reflektohet, veē tė tjerash, nė rėnien e numrit tė sipėrmarrjeve tė mėdha private nga njė vit nė tjetrin. Mjafton tė pėrmendim faktin se numri i kėtyre shoqėrive vitin e kaluar ishte 30% mė i vogėl sesa nė fund tė 96-ės. Njė zyrė e Bankės Botėrore, FIAS (Shėrbimi Kėshillimor i Investimeve tė Huaja), ka konstatuar nė njė studim tė kohėve tė fundit se korrupsioni nė Shqipėri ka pasur njė zhvillim tė ri vitin e kaluar, duke u rritur me 8 pikė mė shumė krahasuar me nivelin qė ky tregues ka pasur nė vitin 2002, gjė e cila pėrbėn njė premisė negative pėr tė ardhmen integruese tė vendit tonė nėpėrmjet nxitjes sė investimeve tė huaja.
Rėnia e pėrvitshme e ritmeve tė zhvillimit ekonomik tė vendit, thellimi i varfėrisė nė shtresa tė ndryshme tė popullsisė, rritja e kriminalitetit, bllokimi i reformave demokratike, mungesa e investimeve tė huaja, shtimi i burokracisė administrative, efikasiteti i ulėt e zbatimit tė ligjeve, qeverisja ineficente etj. janė pasoja tė drejtpėrdrejta tė rritjes sė nivelit tė korrupsionit nė Shqipėri. Pėr tė njėjtat arsye numri i tė papunėve ėshtė rritur nga 190 mijė vetė nė fund tė vitit 96 nė mbi 600 mijė vetė nė fund tė vitit tė kaluar. Rritje tė paimagjinueshme ka njohur gjatė kėsaj periudhe edhe kostoja e jetesės si pasojė e rritjes me 2-3 herė tė ēmimit tė mallrave nė treg.
Megjithatė, shoqėria shqiptare nuk duhet ta konsiderojė fatalitet njė fenomen tė tillė, pavarėsisht shtrirjes qė ai ka nė tė gjitha strukturat e administratės shtetėrore. Natyrisht, korrupsioni nuk ėshtė njė fenomen shqiptar, por ndyshe nga shumė shtete tė tjera, qofshin kėto dhe nė tranzicion, Shqipėria cilėsohet sot si njė ndėr vendet me administratėn mė tė korruptuar nė botė. Nė vendet e tjera tė rajonit kėta tregues janė 30-50% mė pak sesa nė Shqipėri, ndėrkohė qė nė vendin tonė e paktė ėshtė vetėm lufta qė bėn qeveria dhe institucionet e ndryshme qeveritare ndaj korrupsionit. Njė gjė tė tillė e tregon edhe fakti qė nė burgjet shqiptare, numri i tė dėnuarve pėr krime ekonomike pėrbėn vetėm 5% e tė dėnuarve gjithsej, ndėrkohė qė nė fund tė 96-ės ky tregues ishte rreth 45%. Faktet tregojnė se qeveritarėt shqiptarė nuk kanė qenė asnjėherė mė larg interesave qytetare sesa kėto kohėt e fundit, kohė nė tė cilėn ata po qeverisin sipas ligjit tė xhunglės, ku peshku i madh ha mė tė voglin. Me sa duket, problemet e pushtetit tė tyre personal, nė tė gjitha kuptimet e mundshme tė kėsaj fjale, nuk po i lejojnė ata qė tė shohin ēpo ndodh nė radhėt e qytetarėve tė thjeshtė tė kėtij vendi, nė pėrpjekjet e tyre rraskapitėse pėr tė siguruar bukėn e gojės duke mbledhur thėrrmijat e korrupsionit.
-
-
kerkuesi
DEBATI PER NDRYSHIM, NE POLITIKA ME EFIKASE, JO EMRA
Ne mund dhe duhet t'i themi MJAFT indiferences totale. Ne mund dhe duhet t'i themi MJAFT fenomeneve qe veshtiresojne dhe pengojne eficencen maksimale te fuksionimit te shtetit ne teresine e tij, ku qeveria apo ministria jane nje pjese e ketij realiteti. Ndryshimi qe vjen nga ndergjegjesimi dhe vetedija eshte shume me efektiv dhe i qendrueshem sesa ndryshimi i permiresuar i disa shifrave qe jane te perkohshme dhe qe vine thjeshte nga ndryshimi i stafeve.
Duke e vleresuar ftesen tuaj te hapur per nje bashkekomunikim, si dhe respektuar shqetesimet tuaja trajtuar ne nje leter te botuar pak dite me pare, po ju dergoj letren qe mireprisni.
Nuk jam i bindur nese do te mirekuptohet letra qe po ju dergoj dhe i sigurte, sa do t'i shpetojne tundimit per te keqperdorur kete bashkekomunkim. Por, per nje gje jam i bindur se, ajo qe perben thelbin e shqetesimit tuaj, kerkon shume me teper bashkepunim e me teper angazhim nga me shume se thjeshte ne te dy, ju si gazetar dhe une si Minister i Financave.
Jane prezent shqetesimet qe:
* barra fiskale te shperndahet me mire midis te gjithe taksapaguesve
* abuziviteti i administrates tatimore duhet te eleminohet
* shteti te investoje me shume per kushtet e biznesit si infrastrukture fizike, por edhe si ambient biznesi
* administrata tatimore te asistoje biznesin perpara se thjeshte ta penalizoje ate.
Besoj se, te gjitha keto probleme, por edhe sfida, jane shpesh pjese e bisedave dhe shqetesimeve te perditshme. Cuditerisht ato pak trajtohen si sfida. Me shpesh, trajtohen si pjese e debateve politike dhe aq me teper, deformohen per preferenca apo interesa politike per forca politike apo per stafe qeverisese. Eshte e natyrshme qe, te analizohen fenomenet, te diskutohen, te sugjerojne, te shqetesohemi per kostot e reformave. Qeverive u kerkohet te ndryshojne situaten, te permiresojne teresine e faktoreve qe mbeshtesin zhvillimin dhe permiresojne jeten e perditshme te qytetareve te tyre. Edhe pse mund te abuzohet politikisht edhe mund te keperdoren shifrat, mbetem konseguent ne detyrimin per ta pare realitetin ne sy. Pa u nisur nga shifra konkrete te viteve konkrete, por duke operuar me nje mesatare te te ardhurave ne buxhet, ju them se gjate 13 viteve tranzicion rezulton se, mblidhet ne buxhet vetem 21-25 per qidnt e PBB ose rreth 35 - 40 per qind me pak se vendet e tjera te rajonit. Nuk mund te mohohet se, pas krizes se vitit '96 "jo te "97-es), nga njeri vit ne tjetrin, te ardhurat jane rritur. Sfida jone mbetet ritmi dhe menyra e rritjes. Veshtiresia me e madhe eshte ambientimi me informalitetin, abuzivitetin dhe korrupsionin. Kjo situate ul efektshmerine e reformave, rrit riskun qe perballe obligimit per te rritur te ardhura, te synohet te rritet arbitrariteti apo abuziviteti, shqetesime qe ju i prezantoni ne letren tuaj.
Shume, pak ose aspak trajtohen keto probleme ne edukimin e pergjithshem. Shume pak trajtohen ne media ose trajtohen vetem ne sensin negativizues te qeverive apo strukturave te fiskut. Te gjithe e njohin te paaftin apo te korruptuarin e tatimeve apo doganave. Asnjeri nuk e sheh te vetkorruptuarin ne biznes. Shume pak e ndjejne detyrimin per te ndihmuar ne vendosjen e rregullit si veprim i perbashket. Shume pak kerkojne faturen kur blejne nje mall apo sherbim, por ne te njejten kohe askush nuk kerkon te mos abuzohet me shtetin, jo thjesht qeverine. Ata qe abuzojne, shkelin ligjin, anashkalojne detyrimet ndaj shtetit, jo thjeshte dhe vetem detyrimet fiskale, nuk jane jashtetokesore dhe nuk jetojne te vetmuar ne nje ambient shoqeror. Ata jane pjese e ketij realiteti. Jane ne ambiente te perditshme, mburren ne tavolina te kushtueshme, bejne dhurata me taksat e papaguara, kerkojne nderin e parapaguar kur penalizohen nga shteti. Nga teresia e tatimeve qe mbledh buxheti e dine qe diferenca me e madhe eshte tek kontributi i sigurimeve shoqerore, sepse te gjithe kerkojne pagen e dites dhe jo sigurine e jetes dhe te familjes se tyre. Administrata tatimore perballet me kompani te fuqishme me 1-3 punonjes, me kompani te medha mediatike qe sigurojne vetem pronarin dhe 4-5 veta. Mirepo, sapo shteti vepron, ka nje kunderreagim ndaj tatimeve e doganave, ndaj te "korruptuarve" te shtetit qe, shqetesojne kompanite ku punojne apo sherbejne. Kur fola per faturen e mallit apo te sherbimit qe shume pak e japin apo e pranojne ta marrin, nuk fola thjeshte per aspektin etik te maredhenieve midis shitesit e bleresit. Ai nuk eshte thjesht nje dokument qe i takon shtetit. Brenda atij eshte pjesa e shitesit per mallin apo sherbimin e tij. Njekohesisht, ne te gjithe dokumentat eshte edhe pjesa qe bleresi kontribuon ne buxhetin e vendit te tij per cilesi dhe sherbim me te mire nga shteti i tij. Besoj se eshte e qarte qe per tatimet indirekte, TVSH dhe Akcize nuk eshte shitesi qe po paguan per shtetin, por eshte bleresi i mallit dhe sherbimit. Eshte qytetari konkret. Eshte mesuesi, pensionisti qe nga te ardhurat e tij qe jane te pakta, paguan per shpenzimet e buxhetit te shtetit. Ne kete rast, shitesi vetem arketon per llogari te buxhetit shumen qe paguajne konsumatoret. Por, ne momentin qe nuk kerkohet dokumenti i blerjes, shitesi eshte ndihmuar ta fshehe edhe te mos paguaje ne buxhet jo vetem detyrimet e tij, por edhe pjesen tuaj te pensionit, pages, te ardhurave personale, qe pensionisti, mesuesi, njeriu i paguan buxhetit per drita, uje, mesues, shendet, jete me te mire.
Shitesi i mallit/sherbimit e merr te plote pjesen e tij nga cmimi i paguar, bile, per mungse te dokumentimit, ai merr falas edhe pjesen qe i takon shtetit, sepse te gjithe e ndihmojne qe te mos ta derdhe ne buxhet. Prandaj ndodh qe vendi ka biznesmene qe vetdeklarohen te medhenj, te fuqishem dhe ka nje buxhet te kufizuar per te permbushur me mire funksionet dhe sherbimet publike. Prandaj ka vonesa per te pasur me shume shkolla te reja, kushte shume me te mira ne spitale, rruge te rreja ne te gjitha zonat e vendit, per te mbeshtetur me mire nga buxheti pagat e ulta te mesuesve mjekeve, pensionisteve. Nuk eshte e vertete qe duke mos ju dhene faturen e shitjes, ai aplikon nje cmim me te ulet. Nuk eshte e vertete qe, duke paguar me shume taksat dhe tatimet e vendosura me ligj, biznesi do te rrezikohet. Biznesi pengohet kur nuk ka furnizim te mire me drita, kur rruget nuk jane te cilesise se mire, kur punonjesit e ardhshem nuk kane arsimim sa me te mire, kur semundjet dhe kostot e sigurimeve shoqerore rendojne buxhetin ne limite te larta. Biznesi pengohet kur ekonomia informale nuk kufizohet, kur mungesa e respektit dhe detyrimit ndaj shtetit favorizon abuzivitetin dhe korrupsionin. Duhet theksuar qe politikat fiskale kane vendin e tyre ne ritmet e rritjes ekonomike, kontrollin e inflacionit dhe uljen e papunesise. Perballe gjithe shqetesimeve, por sidomos perballe sfidave qe ka vendi per t'u integruar, natyrshem kerkohet ndryshim.
Debati, ndryshim qe bazohet ne emra apo ndryshim qe mbeshtetet ne politika me efikase, ne strategji per teknologjite e avancuara ne tatimet e doganat shqiptare, mbetet i hapur. Personalisht do te nxis dhe suportoj strategji te permiresimit te te ardhurave ne buxhet, qe mbeshteten ne politika te qarta fiskale dhe monetare, qe nuk e ngrene nivelin e barres fiskale, por qe detyrimisht zgjerojne bazen e taksapaguesve. Do te mbeshtes strategji qe bazohen gjithnje e me mire ne teknologjite e reja, te cilat minimizojne burokracite, ulin kohen dhe koston e transksioneve te biznesit me administraten fiskale, qe ulin abuzivitetin dhe korrupsionin. Do te mbeshtes strategji qe kane si pjese perberese programe te qarta te trajnimit te administrates fiskale. Kjo behet me imponuese ne procesin e integrimit. Pikat e para, jo thjeshte te kontaktit, por edhe te sherbimit ne nxitjen e integrimit ekonomik jane punonjesit e fiskut. Rritja e bashkepunimit nepermjet doganave, prania e kompanive te medha private vendase dhe te huaja qe sa vjen e rritet, tendenca qe te rritet disniveli midis kapaciteteve te sektorit privat me ato te administrates fiskale po vjen e rritet. Per te gjitha keto arsye, ne duhet te ecim me shpejt, duke e rritur eficencen e administrates fiskale, por duke e rritur edhe obligimin e te gjitheve per te ndryshuar kete situat. Ne mund dhe duhet t'i themi MJAFT kesaj situate. Ne mund dhe duhet t'i themi MJAFT indiferences totale. Ne mund dhe duhet t'i themi MJAFT fenomeneve qe veshtiresojne dhe pengojne eficencen maksimale te fuksionimit te shtetit ne teresine e tij, ku qeveria apo ministria jane nje pjese e ketij realiteti. Ndryshimi qe vjen nga ndergjegjesimi dhe vetedija eshte shume me efektiv dhe i qendrueshem sesa ndryshimi i permiresuar i disa shifrave qe jane te perkohshme dhe qe vine thjeshte nga ndryshimi i stafeve. Vleresoj se ndryshimi qe vjen nga nje ambjent shoqeror pozitivisht imponues eshte ajo qe duhet te synojme se bashku.
-
-
kerkuesi
Bashkim Kopliku - 23/03/2004
Principet bazė tė ekonomisė janė tė njėjta si pėr tė majtėt, si pėr tė djathtėt
Si rregull praktik paguan ai qė kėmbėngul ta ketė mallin (apo shėrbimin), apo ai qė kėmbėngul qė ta shesė: pra, mund tė jetė shitėsi ose blerėsi qė paguan, ose e thėnė ndryshe: mban barrėn e tatim-taksave kush ėshtė joelastik
Ėshtė gjė shumė e mirė qė ministri i Financave z. Malaj u shpreh publikisht pėr probleme tė ekonomisė (e kam fjalėn pėr komentin e djeshėm te Biznesi). Pavarėsisht se nuk ndaj tė njėjtat mendime me z. Malaj mbi disa probleme tė politikės ekonomike, vlerėsoj inteligjencėn e tij dhe pėrgatitjen teorike qė rrezaton! Por nė komentin e djeshėm, hasen disa pohime tė z. Malaj, tė cilat bien ndesh me principet bazė tė ekonomisė sė tregut; po citoj vetėm dy prej tyre:
1.TVSH dhe akcizėn nuk ėshtė shitėsi qė po paguan pėr shtetin, por ėshtė blerėsi i mallit dhe shėrbimit. [....] shitėsi vetėm arkėton pėr llogari tė buxhetit shumėn qė paguajnė konsumatorėt.
2.Nuk ėshtė e vėrtetė se duke paguar mė shumė taksa dhe tatime [....] biznesi do tė rrezikohet.
Sigurisht janė arsye politike qė e kanė detyruar tė shkruajė publikisht kėto absurditete teknike.
Kush e mban barrėn e TVSH dhe akcizės?
Natyrisht qė ēdo nxėnės nė vitet e para tė studimit tė ekonomisė sė tregut ka mėsuar: (i) se rritjet e tatimeve dhe taksave (tatim-taksave) bėjnė qė tė rriten ēmimet e mallrave, pavarėsisht nėse janė tatim-taksa direkte apo indirekte, TVSH apo akciza, apo ēdo lloj tjetėr; (ii) se kėto tatim-taksa paguhen si nga konsumatorėt (kėrkuesit), si edhe nga shitėsit (ofruesit); (iii) se kush paguan, pra kush mban pjesėn mė tė madhe tė barrės fiskale, apo se sa paguhet nga konsumatorėt dhe se sa paguhet nga blerėsit, kjo varet nga kėrkesė-oferta pėr mallin (apo shėrbimin), e shprehur mė teknikisht varet nga elasticiteti i kurbave tė kėrkesės dhe ofertės.
Kur bėhet fjalė pėr mallra tė domosdoshme, si ushqimet bazė, apo nevojave tė tjera bazė si elektriku, uji etj., kurba e kėrkesės ėshtė joelastike (apo ėshtė mė pak elastike se kurba e ofertės), pra sasia e konsumuar varet pak nga ēmimi: njė sasi ushqimesh bazė detyrohesh ti blesh sado tė jetė ēmimi; nė kėtė rast ėshtė konsumatori qė praktikisht i paguan rritjet e tatim-taksave (apo mban barrėn mė tė madhe). E thėnė mė thjesht: shitėsi mund tia shtojė ēmimit rritjen e tatim-taksave (TVSH, aksizė etj.) dhe pėrsėri malli do ti shitet: pra, nė kėtė rast, tatim-taksat i paguan blerėsi.
Por ka edhe mallra qė nuk janė aq tė nevojshme (si bileta e kinemasė, lėngjet e frutave etj.), pėr tė cilat thuhet se kurba e kėrkesės ėshtė elastike, pra sasia e konsumuar varet shumė nga ēmimi, pra konsumatori i blen shumė mė pak nėse rritet ēmimi i tyre (ose aspak: nuk vete nė kinema, por rri nė shtėpi dhe sheh televizorin). Nė kėto raste ėshtė shitėsi qė praktikisht i paguan rritjet e tatim-taksave (apo mban barrėn mė tė madhe). E thėnė mė thjesht: shitėsi nuk ia shton dot ēmimit, rritjen e tatim-taksave, sepse shuma qė do ti takonte tė paguaj blerėsit bėhet e papranueshme nga blerėsi, e aq mė i theksukar bėhet problemi kur shitėsi nuk ka mundėsi tė presė sa tė shitet sepse humbet. Pra, nė kėto raste ėshtė e qartė se shitėsi detyrohet tė mbajė tė pandryshuar ēmimin gjithsej, duke i zbritur shtesėn e tatim-taksave dhe nė kėto raste rritjet e tatim-taksave i paguan shitėsi.
Si rregull praktik, paguan ai qė kėmbėngul ta ketė mallin (apo shėrbimin), apo ai qė kėmbėngulė qė ta shesė: pra mund tė jetė shitėsi ose blerėsi qė paguan, ose e thėnė ndryshe: mban barrėn e tatim-taksave kush ėshtė joelastik. Duhet theksuar se, si rregull, TVSH-ja ėshtė njė taksė joelastike si kėrkesė (sepse zbatohet nė tė gjithė mallrat, prandaj nuk ke nga ia mban, nė fund tė fundit do tė blesh njė lloj malli!), pra barrėn e mban mė tepėr konsumatori (kujdes, mė tepėr, por jo tė gjithė, pra nuk ėshtė vetėm blerėsi qė paguan!). Ndryshe qėndron ēėshtja pėr akcizėn (qė z. Malaj e vė nė njė grup me TVSH, duke e lidhur me lidhėsen dhe!!!), ku si rregull, kėrkesa ėshtė mė elastike (fundja nė vend qė tė pijė raki qė i kanė rritur ēmimin nga akciza, pi verė, ose pi mė pak!): nė kėto raste, barra tenton tė kalojė tek shitėsit.
Pra, dhe teorikisht dhe edhe prakikisht: tatim-taksat i paguajnė tė gjithė, edhe shitėsit, edhe blerėsit. Natyrisht qė pak rėndėsi ka se kush vete tek zyra e tatimeve pėr ti dorėzuar shtetit paratė nga tatim-taksat, apo e thėnė mė teknikisht: personi i cili paguan fizikisht tatim-taksėn nuk ėshtė domosdoshmėrisht ai qė mban barrėn e tatim-taksės, apo ka incidencėn.
A influencohet biznesi nga barra fiskale?
Po ndaloj shkurimisht edhe nė ēėshtjen e dytė: a influencohet biznesi nga barra fiskale? Tė gjitha palėt politike normale, majtas dhe djathtas, e pranojnė se niveli i taksave influencon nė zhvillimin e biznesit. Si rregull, e majta, ėshtė pėr tatim-taksa mė tė larta, sepse do tė ketė tė ardhura tė larta nė buxhet tė shtetit, me qė beson se shteti i zgjidhė shumė probleme mė mirė se individi (e kam fjalėn pėr tė majtėn normale, jo pėr tė majtėn hajdute e tė korruptuar!); kurse e djathta, ėshtė pėr tatim-taksa mė tė ulėta, sepse beson se shumė probleme zgjidhen mė mirė nga individėt, e jo nga shteti (edhe kėtu kujdes, e kam fjalėn pėr tė djathtėn normale, jo pėr tė djathtėn qė do tė shtetėzojė bizneset e tua kthejė punėtorėve, apo qė do tė ulė diferencėn nė mes pagave, p.sh. tė paguhet pothuaj njėsoj edhe njė ministėr edhe pastruesja e ministrisė).
Z. Malaj e ka gabim kur e thotė si njė tė vėrtetė universale: Nuk ėshtė e vėrtetė se duke paguar mė shumė taksa dhe tatime biznesi do tė rrezikohet. Pėr tė vėrtetuar kėtė mjafton tė bėjmė pyetjet ekstremiste: Ēdo tė ndodhte me biznesin nėse tatimi mbi fitimin, nga 25% do tė rritej nė 80% (!!!), dhe nė se TVSH-ja, nga 20% do tė rritej nė 40%? Besoj se edhe ekonomisti z. Malaj (jo politikani, mbase!) do tė thoshte se bizneset do tė asfiksoheshin, se korrupsioni do tė rritej tej masės, se bizneset do tė shtyheshin shumė mė tepėr nė evazion fiskal, se pabarazia nė mes bizneseve do tė bėhej edhe mė e madhe, se klientelizmi do tė lulėzonte edhe mė tepėr etj. Por nuk ėshtė vendi nė kėtė koment tė themi se sa duhet tė jenė tatim-taksat qė edhe bizneset tė zhvillohen edhe buxheti i shtetit tė ketė tė ardhurat e mjaftueshme: ky ėshtė njė diskutim shumė i gjerė, shumė i rėndėsishėm dhe qė ėshtė tema kryesore e tė gjithė partive politike, nė tė gjitha shtetet qė kanė njė nivel politik jo poshtė minimumit, siē ėshtė fatkeqėsisht realiteti i politikės sonė. Ndofta do tė ishte me interes qė gazeta Biznesi tė promovonte njė diskutim tė gjerė pėr temėn Sa duhet tė jetė ngarkesa fiskale nė Shqipėri, duke kontribuar qė edhe tek ne, tė bėhet si nė tė gjitha vendet e pėrparuara, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara, BE dhe tani edhe nė mjaft vende ish-komuniste: dikutimet e politikave ekonomike tė zėnė vendin e ulėrimave.
-
-
kerkuesi
Feti Zeneli - 22/04/2004
Taksat dhe publiku
Rėndėsia e taksave dhe tatimeve mund tė vazhdojė tė mos kuptohet drejt prej publikut shqiptar apo tė paragjykohet nė heshtje prej shumė qytetarėve edhe nė kohėn e sotme, nėse grumbullimi dhe shpėrndarja e tyre nuk bėhet me drejtėsi dhe transparencė tė plotė pėr tė gjithė
Nė shoqėritė e hapura qeverive u duhen shuma tė mėdha parash pėr tė pėrmbushur funksionet e tyre dhe pėr tė siguruar shėrbimet e nevojshme publike. Kėtu pėrfshihen pagat e mėsuesve, mjekėve, policėve, ushtarakėve dhe nėpunėsve tė tjerė tė piramidės shtetėrore. Gjithashtu, pjesė e shpenzimeve publike janė edhe investimet e ndryshme pėr ndėrtimin e rrugėve, shkollave, spitaleve, zyrave tė ndryshme etj. Janė edhe njė sėrė ēėshtjesh tė tjera shoqėore qė shpesh shtrihen deri tek masat financiare pėr tė ndryshuar prirjet e dėmshme tė njerėzve pėr jetėn qė pėrfshihen nė axhendėn e shėrbimeve tė ndryshme publike dhe kėrkojnė fonde tė caktura financiare pėr tu kryer.
Siē dihet, burimi i tė gjitha shpenzimeve dhe shėrbimeve tė ndryshme publike janė tė ardhurat nga tatimet dhe taksat. Duam apo sduam, taksat dhe tatimet janė pjesė e jetės. E vetmja gjė e sigurt nė kėtė botė ėshtė vdekja dhe taksat, - thotė amerikani i shquar Benxhamin Franklin. Qeveritė demokratike pohojnė se taksat dhe tatimet janė njė e keqe e domosdoshme, gjė pėr tė cilėn, parimisht, nuk kanė kundėrshtim as taksapaguesit apo tatimpaguesit. Shumica e njerėzve e pranon, qoftė edhe pa shumė dėshirė, se taksat i sjellin dobi shoqėrisė. Taksat janė ēmimi qė duhet tė paguajmė pėr tė pasur njė shoqėri tė qytetėruar, shkruhet nė hyrje tė ndėrtesės ku ėshtė vendosur administrata e Drejtorisė sė Brendshme Tatimore nė Uashington D.C.
Pėrmbajtja e njė postulate tė tillė, pavarėsisht se smund tė qėndrojė e varur nė mur gjithandej, ėshtė bėrė pjesė pėrbėrėse e ndėrgjegjes njerėzore pėr tė gjitha ata qytetarė qė kanė pranuar alternativėn e zhvillimit demokratik mbi bazėn e ekonomisė sė tregut. Duke filluar nga viti 91 e nė vazhdim kjo eksperiencė pėrparimtare po pėrvetėsohet gradualisht edhe prej qytetarėve shqiptarė, tė cilėt pėr 50 vjet me radhė ishin edukuar me pikėpamjen se taksat dhe tatimet janė mjet shfytėzimi dhe varfėrimi pėr shoqėrinė.
Por rėndėsia e taksave dhe tatimeve mund tė vazhdojė tė mos kuptohet drejtė prej publikut shqiptar apo tė paragjykohet nė heshtje prej shumė qytetarėve edhe nė kohėn e sotme, nėse grumbullimi dhe shpėrndarja e tyre nuk bėhet me drejtėsi dhe transparencė tė plotė pėr tė gjithė. Vetė ministri i Financave pohoi para disa ditėsh se Shqipėria grumbullon 35-40% tė ardhura fiskale mė pak se vendet e tjera tė rajonit, gjė e cila do tė thotė se nuk hyjnė nė buxhetin e shtetit rreth 800 milionė dollarė nė vit. Vitin e kaluar, si rezultat i rėnies sė prodhimit tė pėrgjithshėm kombėtar treguesi i tė ardhurave tatimore nė raport me PBB-nė pėr vendin tonė arriti nė 19%, ose 20,4% mė pak se Serbi-Mali i Zi dhe 22,6% mė pak se Bosnjė-Hercegovina, dy vende ballkanike kėto ku ende nuk dihet fytyra e shtetit tė ardhshėm.
I njomi bashkė me tė thatin
Shqipėria klasifikohet si vendi me ngarkesėn mė tė lartė fiskale, por njėkohėsisht edhe si vendi me evazionin mė tė lartė fiskal. Vitin e kaluar ngarkesa fiskale arriti nė mbi 50%, dhe nė po kėto terma mendohet tė jetė edhe evazioni fiskal. Nė deklaratat publike tė disa prej politikanėve shqiptarė shprehja se pesėdhjetė pėr qind e biznesit paguan pėr pesėdhjetėpėrqindėshin tjetėr ėshtė shndėrruar nė njė akuzė tė rėndė pėr qeverisjen e shqiptare, e cila nuk po reformon nė parametra normalė jo vetėm sistemin e mbledhjes sė taksave, por as administratėn fiskale. Vetėm tatimi mbi vlerėn e shtuar dhe tatimi mbi fitimin nė Shqipėri arrijnė sė bashku nė 45%, ndėrkohė qė shtetet mė tė zhvilluara pėrreth nesh si Greqia, Turqia dhe Italia i kanė kėta tregues nga 40% deri nė 57%. Me tė vėrtetė Italia, fjala vjen, qė e ka kėtė tregues nė masėn 57%, ose 1,3 herė mė shumė se vendi ynė, por siguron tė ardhura tatimore nė masėn 40% tė prodhimit tė pėrgjithshėm kombėtar tė saj, Shqipėria nga kjo ngarkesė fiskale nuk siguron as gjysmė miliardi dollarė. Por krahasimi bėhet gjithnjė e mė i pavlerė po tė kemi parasysh vėllimin e prodhimit tė pėrgjithshėm kombėtar qė jep Italia, i cili shkon nė qindra miliardė dollarė.
Tarifė e diferencuar pėr mallrat e konsumit
Qeveritarėt shqiptarė ende nuk po e kuptojnė se pėrfitimet e tyre buxhetore dhe standardi i jetesės pėr qytetarėt e vet do tė jenė mė tė larta nė rast se niveli i taksave pėr biznesin ulet apo pėrshkallėzohet, duke aplikuar njė tarifė mė tė ulėt pėr mallrat e konsumit apo duke pėrjashtuar nga kjo ngarkesė makineritė dhe pajisjet me destinacion investimet e reja pėr zgjerimin e aktivitetit privat. Gjatė vitit 2004 janė planifikuar tė investohen 2 miliardė lekė mė pak se plani i vitit tė kaluar dhe 4 miliardė lekė mė pak se plani i vitit 2002. Por duke patur parasysh faktin qė pėr 3-4 vite rresht plani i investimeve nuk ėshtė realizuar asnjėherė mė shumė se 70%, atėherė ėshtė i qartė ndikimi i tyre nė krijimin e mundėsive minimale pėr pėrmirėsimin e standardit tė jetesės dhe zgjerimin e prodhimit.
Qytetarėt shqiptarė janė sot nga mė tė varfrit nė botė dhe kanė standardet mė tė ulėta tė kushteve tė banimit nė Europė. Vetėm 10% e popullsisė, ku ėshtė pėrqendruar gati 90% e pasurisė, janė nė gjendje tė plotėsojnė nė pikėpamjen financiare nevojat e ndryshme jetėsore qė ata kanė, ndėrsa tė tjerėt janė rreshtuar nė gjysmėn negative tė boshtit numerik tė jetės shqiptare, numrat e fundit tė tė cilėve pėrbėhen nga ata individė qė e marrin bukėn me listė nė pragshekullin e ri.
Investimet nė nivele tė ulėta
Thuhet se po bėhen studime fizibiliteti pėr objekte tė ndryshme, por syri nuk tė sheh asnjė investim tė rėndėsishėm me qėllim pėrmirėsimin dhe ngritjen e standardeve pėr shėrbimet publike ndaj popullatės. Kryeministri i vendit shkon nė Jug dhe thotė se do tė disiplinohet urbanistika e Sarandės, qyteti me potenciale mė tė mėdha turistike nė Shqipėri dhe do tė vendoset postbllok taksor pėr hyrjen nė kėtė qytet, por kushdo qė udhėton nė rrugėt e ndara nė Fier qė tė ēojnė aty, qoftė nga Bregu apo nga Tepelena ėshtė gati tė paguajė dhe tė mos shkojė nė Sarandė.
Njė situatė e tillė pėrveēse dėmton kryerjen e funksioneve tė ndryshme tė shtetit nė favor tė biznesit dhe qytetarėve, deformon strukturėn e funksionimit tė ekonomisė sė tregut.
Ritmet e ulėta tė zhvillimit ekonomik, rritja galopante e ēmimeve, thellimi i deficitit tregtar nė vend, papunėsia e lartė, investimet e ulėta etj. janė sot probleme tė dėshtimit apo inefiēenēės sė sipėrmarjes sė lirė private dhe deformimeve qė i janė shkaktuar asaj, veē tė tjerash edhe nga ngarkesa e lartė fiskale. Biznesi me veprimtarinė e tij krijon sot 70-80% tė GDP-sė, ndaj nė kėtė kuptim, ecuria apo mosecuria e tij reflektohet drejtpėrdrejtė nė ritmet e zhvillimit tė pėrgjithshėm ekonomik. Nga ana tjetėr, ndėrkohė qė 70% e taksave aplikohen mbi mallrat e konsumit dhe shėrbimet e tjera jetėsore tė popullatės, niveli i tyre i lartė mbartet nė mėnyrė tė natyrshme nė nivelin e lartė tė ēmimeve. Nė kėtė kėndvėshtrim, lidhja midis ngakesės sė lartė fiskale dhe nivelit tė ulėt tė mirėqenies sė qytetarėve ėshtė e drejtpėrdrejtė. Ndėrkohė qė njė pjesė e mirė e qytetarėve shqiptarė e marrin ende bukėn me listė, nuk mund tė vazhdohet mė me tė njėjtin nivel TVSH-je, duke mos e ulur atė pėr mallrat e konsumit tė gjerė. Ėshtė kjo arsyeja qė komuniteti i biznesit ka kėrkuar pėrshkallėzimin e tatimit mbi vlerėn e shtuar pėr ilaēet dhe mallrat e konsumit. Edhe eksperienca e vendeve ish-komuniste tė Lindjes tregon se janė tė pakta ato shtete ku aplikohet njė tarifė unike pėr TVSH-nė. Nė Hungari, pėr shembull, pėr artikujt ushqimorė aplikohet njė tarifė prej 12%, ndėrsa pėr librat dhe ilaēet vetėm 5%, nė Ēeki kėto tarifa janė pėrkatėsisht 12% dhe zero pėr qind, kurse nė Polonia TVSH-ja pėr artikujt ushqimor ėshtė vetėm 7%, ndėrsa librat dhe ilaēet janė tė pėrjashtuar nga kjo lloj takse. Por kėto tri vende tė ish-Lindjes komuniste janė kandidate pėr tu anėtarėsuar brenda muajit maj tė kėtij viti nė BE, ndėrkohė qė Shqipėrisė i duhen vite pėr tė arritur njė standard tė tillė. Ēelja zyrtare e negociatave pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė asociim-stabilizimit tė Shqipėrisė me Bashkimin Europian nė kushtet e njė ekonomie tė rrėnuar dhe problematike na shtyn tė mendojmė se sfida kryesore, qė duhet pėrballuar nga qeveria dhe institucionet e tjera tė shtetit shqiptar, ėshtė ringritja me shpejtėsi e standardeve ekonomike pėr tė pėrmirėsuar standardet e jetesės sė qytetarėve dhe pėr tė pasuruar sistemin e shėrbimeve tė ndryshme publike.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt