"Gracka" e Rudina Xhunges
Nga "Korrieri"
Rrefimi ne veten e pare te nje libri, te krijon shpesh pershtypjen e identifikimit te autorit me tregimtrain, e aq me teper kur behet fjale per nje histori te prekshme e qe mund ti ndodhe kujtdo. Nje trill i mirefillte, nje autobiografi apo copeza eksperiencash te mbledhura aty ketu?! Autorja e librit "Prerja e nje martese te lodhur", Rudina Xhunga ne promovimin e pak diteve me pare deklaronte se nuk behej fjale per nje autobiografi, por thjesht per nje zgjedhje te menyres, se te shkruarit te romanit te saj. Ku gjithcka zhvillohet mes personazhit "une" dhe personazhit "i panjohuri", ndersa nuk mungojne edhe te tjere gjithashtu pa emra, qe duken e zhduken, sa here ne hije dhe sa here ne drite. Redaktori i romanit, Edmond Tupja rrefen mbi "Prerjen e nje martese te lodhur" duke thene se, "fale shtjellimit befasues, intriges dhe stilit te perkore, Rudina Xhunga e ben per vete lexuesin e ndjeshem me sinqeritetin e saj pa makiazh, plot nerv, e gati agresiv". Perkthyesi i njohur me nje shije te holle dhe nje intuite te forte per perfundimin e librave qe lexon qe ne mesin e tyre, kete here nuk ka mundur te vizatoje ne mendjen e tij mbylljen surprize qe ka rezervuar Xhunga per lexuesit e saj. "Jeta eshte kthyer ne teknologji. Shkembejme shume teknologji dhe pak ndjenje, ku kjo e fundit nuk percillet me nga ballkoni si Romeo e Zhulieta, po pemes mesazheve ne celular", shprehej autorja ne prezantimin e romanit para medias. Dy njerez qe kerkojne te njihen me celular dhe ne fund gjejne nje suprize, nje gjetje e pazakonte, thuajse irreale, por e bukur deri ne dhimbje. E gjitha vjen ne fund te nje dialogu ritmik, nje ecje ne erresire ne kerkim te shpirtit binjak. Dy njerez qe rrefehen neper ca rradhe qe te mbajne frymen, dy njerez qe gati-gati duhen, por nuk njihen.Gjithe libri eshte nje email i gjate qe nje vajze ia dergon mikes se saj. Ajo i shkruan per dite te tera historine e saj tekater muajve dashuri ne celular, ia tregon edhe gjithe sms-te qe ka shkembyer me nje te panjohur, gjithe historine e saj te dashurise permes celularit. "Prerja e nje martese te lodhur", nje liber i vecante ne llojin e vet eshte botuar nga Shtepia Botuese "Ombra GVG".
Krijoni Kontakt