Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 34 prej 34
  1. #21
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    S'kam pasur rast te lexoj asnjerin nga librat e R.Xhunges e ndoshta s'me takonte te merrja pjese ne diskutim..vetem se me bene pershtypje komentet tuaja,sidomos i fundit qe me beri te qesh me ze..Ta kesh te rrenjosur kaq thelle politiken,,pse s'provon te shkruash nje liber me politikane,manovra te fshehta alegori e kode o Brar

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar marsela pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #22
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Fakti qe ne Shqiperi "idhujt" behen e cbehen aq shpejt e aq paradoksalisht tregon qe nuk behet fjale per idhuj,por per kerpurdha mbas shiut...qe me ndihmen dhe marketingun e dikujt na serviren si perla...
    Jam shume dakort me postimin e Eagle.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar whisper pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #23
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Sikur Rudina...

    ...Xhunga tė ishte romanciere, ah sa mirė sa bukur do ishte! Por, ah, po tė ishte romanciere Rudina, Tolstoi do ketė qenė bujk, Servantesi pirat, Dostojevski idiot, Kafka buburrec, Balzaku tuhaf, Shekspiri palaēo, dhe ky qė kam pėrpara nuk do ishte computer, por pėrkrenarja e Skėnderbeut.Por, ēfarė ėshtė Rudina Xhunga?! Nuk e di! Gjeje vetė! Ndoshta “A did without name”, “Njė gjurulldi qė s’ka emėr”. Shko, se e ke tek Makbethi.
    Nisa ta lexoj romanin e saj tė fundit “Sikur Ana...”, si lexohen romanet, jo vetėm pa e paragjykuar aspak, por me vėmėndje tė shtuar, pėr tė respektuar dhe ndjerė sa mė mirė lodhjen e njėrės prej tė paktave shkrimtare shqiptare.
    Ajme! Pėr tė mos e flakur qė nė faqen e parė, nuk munda kurrsesi, pa thithur ē’do pesė minuta njė cigare dhe pa e futur her’ pas here kokėn nė lavaman pėr tė ardhur nė vete. Por nuk u mposhta! E lexova tė tėrin deri nė fund. Nga kopertina, fotoja autentike digitale e njė fetusi me kokė poshtė mė tė djathtė; vit, ditė, datė, orė, pastaj parathėnien, krejt tekstin fjalė pėr fjalė deri edhe mbishkrimin nė faqen e pasme. Pėr tė mos u a ngrėnė hakun, mė ndihmuan sa mundėn nė kėtė stėrmundim, edhe njė lukuni miqsh e mikeshash ekranesh, me promovime, inkurajime, komplimenta. Ishin nga ajo rraca e rutinarėve tė gjindshėm nė kėsi hallesh. Halle e borxhe kėto qė ja hedhin e ja presin njėri-tjetrit, sa herė ju vjen nevoja.
    “Llaftari(a) tmerrisht e bukur” nuk mund tė lihej nė mes!
    Pėr ēdonjėrin shqiptar qė nuk e ka lexuar; Mos e lexo!!! Ėshtė nga meseletė mė banale, mė mediokre, mė tė sajuara, mė tė pa vlera, mė mėndjemadhe, mė kot, qė janė shkruar qyshkurse shkrimi ėshtė shpikur. Hymn, piedestal, pėrmendore, shtatore, pikėrisht atyre qė Shqipėrisė e shqiptarėve nuk u lypsen aspak, pikėrisht atyre qė urgjentisht duhen harruar e flakur nė plehra; Mėndjelehtėsisė, mėndjengushtėsisė, gjysmakllėkut, qaramanllėkut, halabakllėkut, mirqėnies vulgare. Tė gjitha tė derdhura, tė shkrira nė njė roman-kazan, qė vlon e pėrvėlon nga super sheqerosja me njė pėr ibret sherbet sentimentalizmi primitiv me ta shpif.
    Fare shkurt - por pa i lėnė kurgjė mangut - pėrmbajtja ėshtė kjo;
    Njė DOĒ dru halabak gjysmak, pa asnjė ind shpirti, jo vetėm prej babai, burri apo tė dashuri, por as prej njeriu, ish emigrant nė Itali qė merret vetėm me tregėti dhe kambizėm, nga ata tutkunėt qė i gėnjen mėndja se mund tė pasurohen brėnda njė muaji. Gjysmak halabaku bashkėjeton me njė ēerek femėr. Femra, Ana, protagonistja, ėshtė shtatzanė. Shtatzanja Ana, gjithė kohėn, meqėnėse dru burri fol o gur fol o mur, ja qan tė gjitha hallet, me piramida, me Sude, Vefa, Gjallica, Xhaferri, Seferi, Kamberi, Tmerri, Beterri etj. etj-eri, bebit ende brėnda vetes. Kur mė sė fundi, tė dy edhe gjysmaku edhe ēerekja, mėsuan, jo gjysmakllėkun, as ēerekllėkun e vet’, por abortimin e piramidave, bashkė me to edhe abortimin e piramidės sė ėndėrrave idiote pėr t’u pasuruar pėrmes njė labirinti lėmsh leshi, marifetesh dhe hilerash reciproke mes mashtruesish dhe tė mashtruarish, abortojnė bebin. Kaq.
    E po mir’ - mund tė thotė ndonjė Buēko me tul nė ballė - s’pėrmbyset dynjaja pėr njė libėr, makar edhe i keq, Ferri plot me krijuesa dhe krijime mediokre ėshtė.
    Jo, Buēko, jo. Nuk ėshtė aspak ashtu!
    Sė pari “krijuesa” nuk ka. Ose ka, por vetėm Njė ėshtė. Madje edhe pėr Atė disa thonė ėshtė, disa s’ėshtė. Tjetėr, vet Shqipėria Ferr plot e pėrplot me tė tillė “krijuesa” ka qėnė. Po tani pak janė kėta qė janė?! I harrove tė qeshurat spazmatike kur lexonim netėve broēkullat e atyre “krijuesave”, tė cilėt athere kur ne gajaseshim ata rrasnin nė burg njėri-tjetrin, ndėrsa tani rrihen me njėri-tjetrin pėr kryetarllėk?! S’u ngope me male me pleh o burr’ i dheut?! Akoma kėrkon tė mbllaēisėsh soc-retorika moralistike kthyer bythpėrpjet’ qė po t’i shesin pėr pluro-moralitet?! Mund tė kundėrshtosh duke thėnė se letėrsia shumė e keqe e ka njė tė mirė shumė tė madhe; tė bėn syēelėt, ta mpreh, ta shton, vėmėndjen, vigjilencėn, ndaj plehut letraro-artistik. Kjo po, vlen, por ėshtė relative. Sepse ēka mbetet nga syēelėsia ėshtė vetėm pėr tė qeshur.
    Pėr tė qeshur e pėr t’u gajasur sa pėr tė plasur?! Po.
    Libri i Rudinės tė shrin fare. Nuk ėshtė pak dhe duhet falenderuar. E kanė provuar fizioterapistėt; Vetėm njė minutė e qeshur me gjithė shpirt, si duke lexuar librin nė fjalė pėr shembull, ėshtė ekuivalente me dyzetepesė minuta vrap. Vrap nė ajėr tė pastėr midis ofshamave e pordhėve sentimentale tė romancieres Rudina dhe protagonistes Ana, apo nė ajėr tė ndotur rreth e rrotull liqenit tė Tiranės, artificialisht ndėrtuar natyralisht tharė, s’ka asnjė rėndėsi.
    Ububububu sa pėr tė qeshur!
    Murgut tė perlave, diamantėve tė pa prekshėm tė pavdekėshme nuk i vajti mėndja kurrė pėr tė botuar ndonjė libėr. Ato qė botoi ja botuan tė tjerė. Nuk bėri kurrė ndonjė promuovim. Nuk doli kurrė nė ndonjė ekran. Nuk dėrgoi as nuk mori kurrė ndonjė SMS. Nuk ka qėnė kurrė anėtar i ndonjė Lidhjeje a zgjidhjeje a rrahje Shkrimtarėsh. Nuk dha kurrė ndonjė konferencė shtypi. Gjatė dhjetra viteve, veē tė tijve, pėrktheu - me normė - e u dhuroi shqiptarėve kryevepra botėrore. U mendua trembėdhjetė vite rresht Poeti Murg pėr njė varg. Romancierja jonė, me faqe interneti, me tė gjitha, me pohime e mohime tė atypėratyshme pėr tė njėjtat gjėra, pa i lėvizur fare qerpiku, thot’ se qėnka e aftė tė shkruajė njė roman tė tėrė nė dimėr e pėr ta botuar nė verė! Pėr tė mos e lėnė varur kureshtjen e tė shumtėve, qė nuk kanė pėr ta lexuar kurrė roman mavrinė, ja njė margaritar i zi i rrallė fjalėpėrfjalė; “Tė shkruaj nuk ėshtė profesion pėr mua. Mbase, jo ende. Ose mbase nuk do jetė kurrė. I kam uruar vetes tė shkruaj ngaherė si amatore, sepse vetėm kėshtu nuk do kem komplekset e profesionistes, (sa duket, pėr “komplekset” e perfeksionistes, as mėndja i vete) qė mė duket, sikur ta pėrmirėsojnė frazėn, por edhe ta shterin lėngun, lėngun e krijimit. Ndoshta gaboj”.
    Ngushėllohu Rudina! Mos u ep! Ndoshta nuk gabon. “Pėrmirrėsimi i frazės” dhe “Shterrja e lėngut” nuk janė kushedi ēė pėr Ty. Punėt nuk i ke aq keq sa tė biesh nė gjith’ kėtė dėshpėrim. Ti, nė parathėnien e librit thua; “u binda se asnjėherė nuk do ta merrja Ēmimin Nobel”. Jo-jo, edhe mund ta marrėsh! Nuk ėshtė ēudi por realitet; Ka shqiptarė, tė cilėt i shkruajnė letra me firmė Stokholmit tė mos i jepet ai ēmim shqiptarit tė vetėm nė krejt Historinė e tyre qė ėshtė pėrkthyer nė dhjetra gjuhė me miliona kopje, ėshtė lėxuar e po lexohet nė tė gjithė planetin nga Poli i Veriut nė Polin e Jugut. Veē nė Polin e Qėndrės, nėse qėndra mund tė quhet Pol, dhe nėse njė Pol i tillė ekziston, aty as do’ tė lexohet, as nuk lexohet, prej andej vijnė, siē po vijnė, vetėm piskama gjėmimtare mediokritare. E pėr ta lidhur aty ku e lamė, pse qėnka ēudi tė shkruajnė letra tė mira pėr Ty dhe Nobelin ta marrash Ti, e jo Ai?! Ta marrėsh e t’ja lush Zotin! Tė betohem, tė betohem pėr kokėn e Karlamentit, qė mund ta marrėsh. Vetėm me njė libėr, vetėm me kėtė qė sa me zi e mbarova! Duke i bėrė njė ndryshim fare tė vockėl; Bėje, jo si e ke bėrė, pra qė mami t’i japi kėshilla bebit, por bėj bebin nė bark t’i japė do kėshilla mamit nė batak qorrollak pramidak. Ndryshoje mė 31 shkurt dhe botoje mė 33 mars. Ke pėr tė parė se si Nobeli nuk do tė duket kurgjė. Miliona kopje do tė shitet libri yt. Njerėzimin mbarė do ta lėsh pa frymė. Rrotullimin e Botės do ta ndalėsh. Nė Histori do hysh. Tė gjitha enciklopedirat do tė marrin.
    Rudina, Ti tė bėn aq pėr tė qeshur sa nuk tė lė tė vdesėsh. Kurrė mos t’u ndaltė hovi pėr tė shkruar romane, dhėnė intervista me gėnjeshtra e broēkulla. Pėr shembull si ajo intervista qė i ke dhėnė njė radioje kosovare kur i the; “Ishte “Prishtina qė mė inspiroi...”. Kėtė e the pėr romanin e fundit, ė?! Po ku piramidat, sudet, hasudet, gjysmakėt, ēerekėt, tarallaqet e tarallakėt, e ku Prishtina, o Rudina?!
    Ke pėr tė shkruar edhe tė tjerė romane. Sigurisht qė ke pėr tė shkruar! Nė mos pėr tjetėr, sė paku pėr mėshirė, pėr atė qė ta thashė mė lart, tė mos na lėsh tė vdesim duke na mbajtur me dhėmbė pėrjashta.
    Po ku kanė fund lemerirat letrare tė tua, o Rudina. Ja disa, Natyrisht jo pėr ty, se Ti i di, por pėr rrezikzinjtė qė nuk e dinė ē’i pret po tė kuturisin ta lexojnė:
    “Kur isha e vogėl, lexoja shumė, pa kuptuar asgjė”...(po kur u bėre e madhe, si shkoi ajo puna e te kuptuarit?!)...”Nuk i ka ēuar vetėm babai yt paratė nėpėr firma, janė tė gjithė qė e kanė bėrė kėtė gjė”...(tė gjithė ?!)...”babi fluturonte nga gėzimi pse kishte ndarė paratė nėpėr firma”...(pupupupu....sa i squt i shkathėt e vizionar paska qėnė babiiii !)...”e lexova intervistėn e Alimuēės rresht pėr rresht...nuk ka ndonjė gjė pėr t’u trembur shumė”...(po pėr t’u trembur pak, a kishte ndonjė gjė ajo intervistė ?!)...”Babi, po vonohet. Do tė jetė me shokėt. Edhe ata kanė shitur shtėpitė dhe i kanė futur paratė nėpėr firma”...(ky babi, nuk kishte asnjė shok qė tė mos kish’ shitur, por blerė, ndonjė shtėpi. Sepse “tė squt” sa/si babi qė i shitėn shtėpitė, s’do mėnt, po aq nė numėr ishin edhe “budallenjtė” qė i blenė ato shtėpi. Apo jo, Rudina?!)...”Fli e vogla ime, fli! Fli tė mbash mėnt!”....(ama ē’ja paska dash’ t’mirėn bebit! Jo t’i harronte, por t’i mbante mėnt marrėzitė e prindėrve! Pse s’e thua troē, qė Ana e paska helmuar me fjalėt e veta?!)...”A do tė vijė ajo ditė ta shoh atė grua (Sude evgjitkėn) te vuajė si unė sot?!...(me tėrė kėtė sadizėm e ke tepruar. Ji e sinqertė; Jo Ty, se Ti s’ke tė bėsh fare me kėtė muhabet qė t’erdhi me njė disket’, por Anės, Anės j’u lut evgjitka; “nepmi tė t’i vjedh paratė”, apo anėsepėranės j’u lut Ana evgjitkės; “na, ja ku i ke, vidhmi paratė”?!)...”nėpėr ato rrugė Jugu gjithė qiparisa e gomerė”...(pėr udhėtimin e mjaltit tė Anės me bashkėjetuesin nė Jug. Vetėm qiparisa e gomerė?! Po malet madhėshtorė, liqenet hyjnorė, honet shkėmborė, pyjet si nė pėrrallė, pishat me aromė, allah-allah, ku i kishin sytė, nuk i panė ata?! Apo panė vetėm njėri tjetrin qė j’u dukėn reciprokisht, njėri qiparis tjetri gomar. Ah, po, kishe tė drejtė kur the se ke lexuar qė e vogėl duke mos mbajtur mėnt, pėrderisa nuk tė kujtohet ay francezi, ay qė, nė njė kontekst sentimental, ka thėnė se; “Nuk ėshtė e rėndėsishme tė shohim njėri-tjetrin, por tė shohim nė njė drejtim)...”Policia kishte shkuar tė bėnte kontroll pėr armė nė njė qytet tė vogėl, i cili ishte ngritur i gjithi dhe kishte zbrazur armėt mbi ta”....(ai qytet i vogėl nuk mund tė ketė qėnė veēse Cėrriku. Ana lemerit bebin me tė tilla tė pavėrteta tė pa pėrsosura, sepse ajo “pėrkthyese nė njė gazetė” ishte, aq dinte aq shkruante n’atė disketėn, dhe Ti, si e thua vetė, nuk i ke ndryshuar asnjė presje fjalėve tė saj. Por Ti, Ti edhe pse mund tė thuash se romani yt ėshtė njė fiction, a nuk ke lojtur pak si tepėr, ke nuk ke vajtur pak si larg, me tė tilla filma aq rrėnqethės. Ti Rudina Xhunga ke qėnė nė Cėrrik ato ditė. Ke qėnė reportere pėr hesap tė njė gazete, qė ndoshta ka qėnė e njėjta gazetė me atė tė pėrkthyeses protagoniste Ana. Mė kujtohet njė artikull yti ku thoje se atje “tė thanė” se policėt ishin tė droguar, dhe brėnda mjeteve tė tyre tė blinduara ishin gjetur mjete tė shfarosjes nė masė. S’e besoj, por, pa shih, pa shih njė herė mos e marrėsh Nobel-in me tė tilla!)...”Atė ditė kuptova pėr herė tė parė se nuk isha unė (Ana) viktima dhe ai (babai) krimineli. Ne jemi tė dy fajtorė, sa ē’jemi tė dy fatkeqė”...(edhe kėtu, pėr hir tė sė vėrtetės, mund ta kisha ndihmuar pak Anėn, mund tė mos e kishe lėnė tė binte kaq poshtė. Mund, sipas shijes sė teksteve tė kėllirta sentimentale, ku tė dashurrruarit i thonė njėri-tjetrit pa pushim, tė dy jemi si njė trup i vetėm qė s’na ndan dot kurgjė nė jet’ tė jetėve, unė gjysma jote, ti gjysma ime, pra tė kishe thėnė hapur mė sė fundi, se as njėri as tjetri, nuk ishin as kriminelė as fajtorė, por gjysmakė tarallakė).
    Rudina, dėgjo! Shqiptarėt, mund tė mos dinė shumė gjėra, por pėr tė lexuar dinė tė lexojnė. Nuk janė dėrrmuar kot gjithė jetėn tė kėrrusur mbi libra. Prandaj nuk mund tė gėlltisin gėlbazat e tua. Ato, ik flaki ku tė duash! Vetėm jo aman t’u bofsha kurban, mos na i flak mbi ekrane duke na i mbushur me qurret e tua ato boshllėqet reflektive aq tė vyeshme televizive. Se na i trazove zorrėt, moj burrnesh’! Mos e prek shėnjtėrinė e Shijes, tė vetmes gjė qė u ka mbetur shqiparėve pa u prekur, pa u vjedhur, se bije nė Mėkat. Ti ndoshta nuk e di, por ėshtė e vėrtetė se nė katundet shqiptare ka katundarė qė e dinė pėrmėndėsh krejt ē’ka shkruar Naim Frashėri, Fishta, madje edhe Dantja.
    E di - e di, qė Ty me kėto nuk tė mbushet mėndja, sepse mendon krejt tė kundėrtėn. Por halli ėshtė se tekstet e tua janė aq tė shkretėtirta, gjuha jote ėshtė aq e varfėr, stilit tėnd i mungojnė kryekrejt figurat, i mungojnė ato iskrat e vogla qė mbajnė ndezur zjarrin e dėshirės pėr tė vazhduar tė lexosh, ato qė gjatė leximit tė bėjnė tė harrosh gjithēka, ato qė jo vetėm frymėn, por edhe Kohėn e ndalin. Ku ėshtė ne tekstin tėnd ay Eteri, ay lėngu, ay deti, ay oqeani i padukshėm i hatashėm qė pėshtjell gjithēka, ku ėshtė zhytur gjithēka, qė lė nė Shpirtin dhe Trurin e lexuesit atė gjurmėn e padukėshme tė pashlyeshme?!
    Uh, se pėr pak harrova tekstin nė kopertinėn e pasme; “Ėshtė shkruar prej njė autoreje qė e ka jashtėzakonisht tė zhvilluar dhuntinė e vrojtimit (si nė Cėrrik pėr shembull), qė ėshtė artiste e dialogut (atij mami - bebe, jo atij bebe - mami, se kapim Stokholmin me kėtė tė dytin), qė ėshtė njėkohėsisht artiste e gjuhės (sė rėrės sė Saharės!). Nė qoftė se do tė kem jetė e tė shkruaj ende prozė (dhe nėqoftėse kėto fjalė nuk t’i ka shkruar rakia, dalldia a pleqėria!) do ta shfrytėzoj kėtė pėrvojė tė re krijuese (a vallė edhe dėshtuese, shėmtuese?!), qė Rudina Xhunga ia ka sjellė letėrsisė sonė”. (tėndes ndoshta po, por tė tjerėve jo!).
    Ėshtė edhe emri i autorit tė kėtyre fjalėve. Nė fillim m’u duk si “Rexhep Qorri”, njėri qė e kam kėtu nė lagje, qė shet kėpucė tė vjetra dhe ėndėrra kuajsh. Uau, u habita dhe e pashė pėrsėri duke picėrruar sytė. S’u besoja syve. Mė nxirrnin pėrpara disa rexhepėr. Jo, s’ishte ay qė mu duk me vėshtrimin e parė, Rexhep Qorri, as ndonjė tjetėr Rexhep. Ishte Rexhep Qosja! Omonomi?!



    nga Edison Ypi, gazeta Panorama
    wrong verb

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #24
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Talking Rudina Xhunga

    Mua ky shkrim m'u duk interesant!

    panorama, 28 shkurt 2005

    Sikur Rudina...

    Edison Ypi

    ...Xhunga tė ishte romanciere, ah sa mirė ah sa bukur
    do ishte. Por, ah, po tė ishte romanciere Rudina, Tolstoi do ketė qėnė bujk,
    Servantesi pirat, Dostojevski idiot, Kafka buburrec, Balzaku tuhaf,
    Shekspiri palaēo, dhe ky qė kam pėrpara nuk do ishte computer por pėrkrenarja e
    Skėnderbeut.
    Por ēfarė ėshtė Rudina Xhunga ?! Nuk e di ! Gjeje vetė! Ndoshta "A did without name", "Njė gjurulldi qė s'ka emėr". Shko se e ke tek Makbethi.
    Nisa ta lexoj romanin e saj tė fundit "Sikur Ana...",si lexohen romanet,
    jo vetėm pa e paragjykuar aspak, por me vėmėndje tė shtuar, pėr tė
    respektuar dhe ndjerė sa mė mirė lodhjen e njėrės prej tė paktave
    shkrimtare shqiptare.
    Ajme ! Pėr tė mos e flakur qė nė faqen e parė, nuk munda kurrsesi, pa
    thithur ē'do pesė minuta njė cigare dhe pa e futur her' pas here kokėn nė
    lavaman pėr tė ardhur nė vete. Por nuk u mposhta. E lexova tė tėrin
    deri nė fund. Nga kopertina, fotoja autentike digitale e njė
    fetusi me poshtė mė tė djathtė; vit, ditė, datė, orė, pastaj parathėnien,
    krejt tekstin fjalė pėr fjalė deri edhe mbishkrimin nė faqen e pasme. Pėr tė
    mos u a ngrėnė hakun, mė ndihmuan sa mundėn nė kėtė stėrmundim, edhe njė
    lukuni miqsh e mikeshash ekranesh, me promuovime, inkurajime, komplimenta.
    Ishin nga ajo rraca e rutinarėve tė gjinshėm nė kėsi hallesh. Halle e borxhe
    kėto qė ja hedhin e ja presin njėri-tjetrit sa herė ju vjen nevoja.
    "Llaftari(a) tmerrisht e bukur ! " nuk mund tė lihej nė mes !
    Pėr ēdonjėrin shqiptar qė nuk e ka lexuar;
    Mos e lexo !!!
    Ėshtė nga meseletė mė banale, mė mediokre, mė tė sajuara, mė tė
    pa vlera, mė mėndjemadhe, mė kot, qė janė shkruar qyshkurse shkrimi
    ėshtė shpikur. Hymn, piedestal, pėrmendore, shtatore, pikėrisht atyre qė
    Shqipėrisė e shqiptarėve nuk u lypsen aspak, pikėrisht atyre qė
    urgjentisht duhen harruar e flakur nė plehra; Mėndjelehtėsisė,
    mėndjengushtėsisė, gjysmakllėkut, qaramanllėkut, halabakllėkut, mirqėnies
    vulgare. Tė gjitha tė derdhura, tė shkrira nė njė roman-kazan qė vlon e
    pėrvėlon nga super sheqerosja me njė pėr ibret sherbet sentimentalizmi
    primitiv me ta shpif.Fare shkurt - por pa i lėnė kurgjė mangut - pėrmbajtja
    ėshtė kjo;Njė DOC dru halabak gjysmak, pa asnjė ind shpirti, jo
    vetėm prej babai, burri apo tė dashuri, por as prej njeriu, ish emigrant
    nė Itali qė merret vetėm me tregėti dhe kambizėm, nga ata tutkunėt qė i
    gėnjen mėndja se mund tė pasurohen brėnda njė muaji. Gjysmak halabaku
    bashkėjeton me njė ēerek femėr. Femra, Ana, protagonistja, ėshtė shtatzanė.
    Shtatzanja Ana, gjithė kohėn, meqėnėse dru burri fol o gur fol o mur, ja qan
    tė gjitha hallet, me piramida, me Sude, Vefa, Gjallica, Xhaferri, Seferi,
    Kamberi, Tmerri, Beterri etj. etj-eri, bebit ende brėnda vetes. Kur mė
    sė fundi, tė dy edhe gjysmaku edhe ēerekja, mėsuan, jo gjysmakllėkun, as
    ēerekllėkun e vet', por abortimin e piramidave, bashkė me to edhe abortimin e
    piramidės sė ėndėrrave idiote pėr tu pasurur pėrmes njė labirinti
    lėmsh leshi, marifetesh dhe hilerash reciproke mes mashtruesish dhe
    tė mashtruarish, abortojnė bebin. Kaq.
    E po mir' - mund tė thotė ndonjė Buēko me tul nė ballė - s'pėrmbyset
    dynjaja pėr njė libėr, makar edhe i keq, Ferri plot me krijuesa dhe
    krijime mediokre ėshtė.Jo Buēko jo. Nuk ėshtė aspak ashtu.
    Sė pari "krijuesa" nuk ka. Ose ka, por vetėm Njė ėshtė. Madje edhe pėr
    Atė disa thonė ėshtė disa s'ėshtė. Tjetėr, vet Shqipėria
    Ferr plot e pėrplot me tė tillė "krijuesa" ka qėnė. Po tani pak janė kėta qė
    janė ?! I harrove tė qeshurat spazmatike kur lexonim netėve broēkullat e
    atyre "krijuesave" tė cilėt athere kur ne gajaseshim ata rrasnin nė burg
    njėri-tjetrin, ndėrsa tani rrihen me njėri-tjetrin pėr kryetarllėk ?! Su
    ngope me male me pleh o burr' i dheut ?! Akoma kėrkon tė mbllaēisėsh
    soc-retorika moralistike kthyer bythpėrpjet' qė po t'i shesin pėr
    pluro-moralitet ?! Mund tė kundėrshtosh duke thėnė se letėrsia shumė e keqe e ka njė tė mirė shumė tė madhe; tė bėn syēelėt, ta mpreh, ta shton, vėmėndjen,
    vigjilencėn, ndaj plehut letraro-artistik. Kjo po, vlen, por ėshtė
    relative. Sepse ēka mbetet nga syēelėsia ėshtė vetėm pėr tė qeshur.
    Pėr tė qeshur e pėr tu gajasur sa pėr tė plasur ?! Po.
    Libri i Rudinės tė shrin fare. Nuk ėshtė pak dhe duhet falenderuar. E
    kanė provuar fizioterapistėt; Vetėm njė minutė e qeshur me gjithė
    shpirt, si duke lexuar librin nė fjalė pėr shembull, ėshtė ekuivalente me
    dyzetepesė minuta vrap.
    Vrap nė ajėr tė pastėr midis ofshamave e pordhėve sentimentale tė
    romancieres Rudina dhe protagonistes Ana, apo nė ajėr tė ndotur rreth e
    rrotull liqenit tė Tiranės, artificialisht ndėrtuar natyralisht tharė, s'ka asnjė rėndėsi.
    Ububububu sa pėr tė qeshur !
    Murgut tė perlave, diamantėve tė pa prekshėm tė pavdekėshme nuk i vajti
    mėndja kurrė pėr tė botuar ndonjė libėr. Ato qė botoi ja botuan tė tjerė.
    Nuk bėri kurrė ndonjė promuovim. Nuk doli kurrė nė ndonjė ekran. Nuk dėrgoi
    as nuk mori kurrė ndonjė SMS. Nuk ka qėnė kurrė anėtar i ndonjė Lidhjeje a
    zgjidhjeje a rrahje Shkrimtarėsh. Nuk dha kurrė ndonjė konferencė shtypi.
    Gjatė dhjetra viteve, veē tė tijve, pėrktheu - me normė - e u dhuroi
    shqiptarėve kryevepra botėrore. U mendua trembėdhjetė vite rresht Poeti
    Murg pėr njė varg. Romancierja jonė, me faqe interneti me tė gjitha, me
    pohime e mohime tė aypėratyshme pėr tė njėjtat gjėra, pa i lėvizur fare
    qerpiku, thot' se qėnka e aftė tė shkruajė njė roman tė tėrė nė dimėr pėr
    ta botuar nė verė ! Pėr tė mos e lėnė varur kureshtjen e tė shumtėve qė nuk
    kanė pėr ta lexuar kurrė roman mavrinė, ja njė margaritar i zi i rrallė alėpėrfjalė; "Tė shkruaj nuk ėshtė profesion pėr mua. Mbase, jo ende.
    Ose mbase nuk do jetė kurrė. I kam uruar vetes tė shkruaj ngaherė si
    amatore, sepse vetėm kėshtu nuk do kem komplekset e profesionistes, (sa duket,
    pėr "komplekset" e perfeksionistes, as mėndja i vete) qė mė duket, sikur ta
    pėrmirėsojnė frazėn, por edhe ta shterin lėngun,lėngun e krijimit.
    Ndoshta gaboj."Ngushėllohu Rudina. Mos u ep. Ndoshta nuk gabon.
    "Pėrmirrėsimi i frazės" dhe "Shterrja e lėngut" nuk janė kushedi ēė pėr Ty.
    Punėt nuk i ke aq keq sa tė biesh nė gjith' kėtė dėshpėrim. Ti, nė
    parathėnien e librit thua; "u binda se asnjėherė nuk do ta merrja Ēmimin Nobel".
    Jo-jo, edhe mund ta marrėsh ! Nuk ėshtė ēudi por realitet; Ka shqiptarė tė
    cilėt i shkruajnė letra me firmė Stokholmit tė mos i jepet ai ēmim
    shqiptarit tė vetėm nė krejt Historinė e tyre qė ėshtė pėrkthyer nė dhjetra
    gjyhė me miliona kopje, ėshtė lėxuar e po lexohet nė tė gjithė planetin
    nga Poli i Veriut nė Polin e Jugut. Veē nė Polin e Qėndrės, nėse qėndra
    mund tė quhet Pol, dhe nėse njė Pol i tillė ekziston, aty as do' tė lexohet,
    as nuk lexohet, prej andej vijnė, siē po vijnė, vetėm piskama gjėmimtare
    mediokritare. E pėr ta lidhur aty ku e lamė, pse qėnka ēudi tė shkruajnė
    letra tė mira pėr Ty dhe Nobelin ta marrash Ti e jo Ai ?! Ta marrėsh t'ja lush
    Zotin ! Tė betohem, tė betohem pėr kokėn e Karlamentit qė mund ta marrėsh.
    Vetėm me njė libėr, vetėm me kėtė qė sa me zi e mbarova ! Duke i bėrė njė
    ndryshim fare tė vockėl; Bėje, jo si e ke bėrė, pra qė mami t'i japi
    kėshilla bebit, por bėj bebin nė bark t'i japė do kėshilla mamit nė batak
    qorrollak pramidak.
    Ndryshoje mė 31 shkurt dhe botoje mė 33 mars. Ke pėr
    tė parė se si Nobeli nuk do tė duket kurgjė. Miliona kopje do tė shitet
    libri yt. Njerėzimin mbarė do ta lėsh pa frymė. Rrotullimin e Botės do ta
    ndalėsh. Nė Histori do hysh. Tė gjitha enciklopedirat do tė marrin.
    Rudina, Ti tė bėn aq pėr tė qeshur sa nuk tė lė tė vdesėsh. Kurrė mos
    t'u ndaltė hovi pėr tė shkruar romane, dhėnė intervista me
    gėnjeshtra e broēkulla. Pėr shembull si ajo intervista qė i ke
    dhėnė njė radioje kosovare kur i the; "Ishte "Prishtina qė mė
    inspiroi...". Kėtė e the pėr romanin e fundit ė ?! Po ku piramidat, sudet, hasudet,
    gjysmakėt, ēerekėt, tarallaqet e tarallakėt, e ku Prishtina o Rudina ?!
    Ke pėr tė shkruar edhe tė tjerė romane. Sigurisht qė ke pėr tė shkruar.
    Nė mos pėr tjetėr, sė paku pėr mėshirė, pėr atė qė ta
    thashė mė lart, tė mos na lėsh tė vdesim duke na mbajtur me dhėmbė pėrjashta.
    Po ku kanė fund lemerirat letrare tė tua o Rudina. Ja disa, Natyrisht
    jo pėr ty, se Ti i di, por pėr rrezikzinjtė qė nuk e dinė ē'i pret po tė
    kuturisin ta lexojnė;"Kur isha e vogėl, lexoja shumė, pa kuptuar
    asgjė"...(po kur u bėre e madhe, si shkoi ajo puna e te kuptuarit ?!)..."Nuk i
    ka ēuar vetėm babai yt paratė nėpėr firma, janė tė gjithė qė e kanė bėrė kėtė
    gjė"...(tė gjithė ?!)..."babi fluturonte nga gėzimi pse kishte ndarė
    paratė nėpėr firma"...(pupupupu....sa i squt i shkathėt e vizionar paska qėnė
    babiiii !)..."e lexova intervistėn e Alimuēės rresht pėr rresht...nuk ka ndonjė
    gjė pėr t'u trembur shumė"...(po pėr t'u trembur pak, a kishte ndonjė gjė
    ajo intervistė ?!)..."Babi, po vonohet. Do tė jetė me shokėt. Edhe ata kanė
    shitur shtėpitė dhe i kanė futur paratė nėpėr firma"...(ky babi, nuk kishte
    asnjė shok qė tė mos kish' shitur, por blerė, ndonjė shtėpi. Sepse "tė
    squt" sa/si babi qė i shitėn shtėpitė, s'do mėnt, po aq nė numėr ishin
    edhe "budallenjtė" qė i blenė ato shtėpi. Apo jo Rudina ?!)..."Fli e vogla
    ime ! Fli tė mbash mėnt !"....(ama ē'ja paska dash' t'mirėn bebit ! Jo t'i
    harronte, por t'i mbante mėnt marrėzitė e prindėrve !
    Pse s'e thua troē qė Ana e paska helmuar me fjalėt e veta ?!)..."A do tė vijė ajo ditė ta shoh atė grua (Sude evgjitkėn) te vuajė si unė sot ?!...(me
    tėrė kėtė sadizėm e ke tepruar. Ji e sinqertė; Jo Ty, se Ti s'ke tė bėshfare me kėtė muhabet qė t'erdhi me njė disket', por Anės, Anės j'u lutevgjitka; "nepmi tė t'i vjedh paratė", apo anėsepėranės j'u lut Ana evgjitkės;"na, ja ku i ke, vidhmi paratė" ?!)..."nėpėr ato rrugė Jugu gjithėqiparisa e gomerė"...(pėr udhėtimin e mjaltit tė Anės me bashkėjetuesin nė Jug.
    Vetėm qiparisa e gomerė ?! Po malet madhėshtorė, liqenet hyjnorė, honetshkėmborė, pyjet si nė pėrrallė, pishat me aromė, allah-allah, ku i kishinsytė, nuk i panė ata ?! Apo panė vetėm njėri tjetrin qė j'u dukėn reciprokisht, njėri qipariz tjetri gomar. Ah, po, kishe tė drejtė kur the se ke lexuar qė e vogėl duke mos mbajtur mėnt, pėrderisa nuk tė kujtohet ay francezi, ay qė, nė njė kontekst sentimental, ka thėnė se; "Nuk ėshtė e rėndėsishme tė shohim njėri-tjetrin, por tė shohim nė njė drejtim)..."Policia kishte shkuar tė bėnte kontroll pėr armė nė njė qytet tė vogėl, i ciliishte ngritur i gjithi dhe kishte zbrazur armėt mbi ta"....(ai qytet ivogėl nuk mund tė ketė qėnė veēse Cėrriku. Ana lemerit bebin me tė tilla
    tė pavėrteta tė pa pėrsosura, sepse ajo "pėrkthyese nė njė gazetė" ishte,
    aq dinte aq shkruante n'atė disketėn, dhe Ti, si e thua vetė, nuki ke ndryshuar asnjė presje fjalėve tė saj. Por Ti, Ti edhepse mund tė
    thuash se romani yt ėshtė njė fiction, a nuk ke lojtur pak si tepėr, a nuk ke
    vajtur pak si larg, me tė tilla filma aq rrėnqethės. Ti Rudina Xhunga ke qėnė
    nė Cėrrik ato ditė. Ke qėnė reportere pėr hesap tė njė gazete qė ndoshta
    ka qėnė e njėjta gazetė me atė tė pėrkthyeses protagoniste Ana. Mė
    kujtohet njė artikull yti ku thoje se atje "tė thanė" se policėt ishin tėdroguar, dhe brėnda mjeteve tė tyre blinduara ishin gjetur mjete tėēfarosjes nė masė. S'e
    besoj, por, pa shih, pa shih njė herė mos e marrėshNobel-in me tė tilla
    !)..."
    Atė ditė kuptova pėr herė tė parė se nuk isha
    unė (Ana) viktima dhe ai (babai) krimineli. Ne jemi tė dy fajtorė, sa ē'jemitė dy fatkeqė"...(edhe kėtu, pėr hir tė sė vėrtetės, mund takisha ndihmuar pak Anėn, mund tė mos e kishe lėnė tė binte kaq poshtė.
    Mund, sipas shijes sė teksteve tė kėllirta sentimentale, ku tė dashurrruarit
    i thonė njėri-tjetrit pa pushim, tė dy jemi si njė trup ivetėm qė s'na ndan dot kurgjė nė jet' tė jetėve, unė gjysma jote, ti gjysma
    ime, pra tė kishe thėnė hapur mė sė fundi, se as njėri as tjetri, nuk ishin as kriminelė as fajtorė, por gjysmakė tarallakė).
    Rudina, dėgjo ! Shqiptarėt, mund tė mos dinė shumė
    gjėra, por pėr tė lexuar dinė tė lexojnė. Nuk janė dėrrmuar kot gjithė jetėnkėrrusur mbi libra. Prandaj nuk mund tė gėlltisin gėlbazat e tua. Ato ikflaki ku tė duash. Vetėm jo aman tu bofsha kurban, mos na i flak mbiekrane duke na i mbushur me qurret e tua ato boshllėqet reflektive aq tė
    vyeshme televizive. Se na i trazove zorrėt moj burrnesh' ! Mos e prek shėnjtėrinėe Shijes, tė vetmes gjė qė u ka mbetur shqiparėve pa u prekur, pa uvjedhur, se bije nė Mėkat. Ti ndoshta nuk e di, por ėshtė e vėrtetė se nėkatundet shqiptare ka katundarė qė e dinė pėrmėndėsh krejt ē'ka shkruar NaimFrashėri, Fishta, madje edhe Dantja.
    E di - e di qė Ty me kėto nuk tė mbushet mėndja, sepse
    mendon krejt tė kundėrtėn. Por halli ėshtė se tekstet e tua janė aq tė
    shkretėtirta, gjuha jote ėshtė aq e varfėr, stilit tėnd i mungojnė
    kryekrejt figurat, i mungojnė ato iskrat e vogla qė mbajnė ndezur zjarrin e
    dėshirės pėr tė vazhduar tė lexosh, ato qė gjatė leximit tė bėjnė tė
    harrosh gjithēka, ato qė jo vetėm frymėn, por edhe Kohėn e ndalin. Ku ėshtė
    ne tekstin tėnd ay Eteri, ay lėngu, ay deti, ay oqeani i padukshėm i
    hatashėm qė pėshtjell gjithēka, ku ėshtė zhytur gjithēka, qė lė nė Shpirtin
    dhe Trurin e lexuesit atė gjurmėn e padukėshme tė pashlyeshme ?!
    Uh, se pėr pak harrova tekstin nė kopertinėn e pasme;
    "Ėshtė shkruar prej njė autoreje qė e ka jashtėzakonisht tė zhvilluardhuntinė e vrojtimit (si nė Cėrrik pėr shembull ), qė ėshtė artiste e dialogut(atij mami - bebe, jo atij bebe - mami, se kapim Stokholmin me kėtė tėdytin), qė ėshtė njėkohėsisht artiste e gjuhės (sė rėrės sė Saharės !).
    Nė qoftė se do tė kem jetė e tė shjkruaj ende prozė (dhe nėqoftėse kėto
    fjalė nuk t'i ka shkruar rakia, dalldia a pleqėria ! ) do ta shfrytėzoj
    kėtė pėrvojė tė re krijuese (a vallė edhe dėshtuese, shėmtuese ?!), qė
    ia ka sjellė letėrsisė sonė". (tėndes ndoshta po, por tė
    tjerėve jo).Ėshtė edhe emri i autorit tė kėtyre fjalėve. Nė fillim
    mu duk si "Rexhep Qorri", njėri qė e kam kėtu nė lagje qė shet kėpucė tė
    vjetra dhe ėndėrra kuajsh. Uau, u habita dhe e pashė pėrsėri duke
    picėrruar sytė. S'u besoja syve. Mė nxirrnin pėrpara disa rexhepėr. Jo, s'ishte
    ay qė mu duk me vėshtrimin e parė, Rexhep Qorri, as ndonjė tjetėr
    Rexhep. Ishte Rexhep Qosja ! Omonomi' ?!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #25
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    ky edison ypi qenka ideal per underground. kemi nevoje ketu poshte per shpirt kritik mercenar dhe shakator allla inteligjent si ky djale.
    Money Makes Man act Funny

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar amaro pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-03-2005
    Postime
    9

    eh moj...

    Ah rudina Xhunga. ajo eshte ajo qe eshte. Pergezime per emisionin
    Nuk lejohen faqet personale ne firme, vetem ne profil. Stafi i Forumit

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar gjkastrioti pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #27
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    pashe nje interviste qe i ka bere Rramush Hjaredinaj tek emisioni Shqip dhe po te kisha qene une drejtor i TV do ta kisha shkarkuar sapo ta shihja emisionit. Skandal fare. amatore e persosur dhe jo me ta quajsh gazetare.

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar rudo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #28
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga RTP
    Mua ky shkrim m'u duk interesant!

    Kurse pėr mua ky shkrim ėshtė i ndyrė dhe i neveritshėm. Nuk e njoh as Xhungėn as Ypin, por poshtėrsia e shkrimeve tė kėtilla mbyt frymėn e debatit, dialogut apo te esesė apo ku e di unė tjetėr... Me njė fjalė, harxhim letre, boje, nervash lexuesish, dhe kohe sigurisht...

  15. #29
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ...Xhunga tė ishte romanciere, ah sa mirė ah sa bukur
    do ishte. Por, ah, po tė ishte romanciere Rudina, Tolstoi do ketė qėnė bujk,
    Servantesi pirat, Dostojevski idiot, Kafka buburrec, Balzaku tuhaf,
    Shekspiri palaēo, dhe ky qė kam pėrpara nuk do ishte computer por pėrkrenarja e
    Skėnderbeut.


    Ne fakt ypi per here te pare shkruan vertete ashtu si duhet, dhe asesi nuk ka si te shkruhet ndryshe per nje liber si ky per te cilin ben fjale ypi e per nje gomarice "intelektuale" si kjo "romanciera" r. Xhunga.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar macia_blu pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #30
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu
    ...

    Ne fakt ypi per here te pare shkruan vertete ashtu si duhet, dhe asesi nuk ka si te shkruhet ndryshe per nje liber si ky per te cilin ben fjale ypi e per nje gomarice "intelektuale" si kjo "romanciera" r. Xhunga.

    mos ngaterron gje Ypin me Tupen..se jane shtepi te ndryshme..po nejse...se mos eshte hera e pare.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Eagle pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #31
    i/e regjistruar Maska e florjan
    Anėtarėsuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    126
    Gjysmen e jetes e kaloni duke share njerzit! Pergojues!! Rudina eshte nje zonje! Po sju pelqeu libri mos e blini,kshu e teproni,klb
    cfare mund te them???

  20. #32
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Rudina eshte nje amatore.
    Edhe si gazetare.

  21. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Besoja pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  22. #33
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    Rudina eshte nje amatore.
    Edhe si gazetare.
    Hahahaha o Beso mos tė duket gjė Ypi njėri normal??

    Pėrshėndetje Beso.

  23. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Station pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  24. #34
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-03-2012
    Postime
    20
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    Rudina eshte nje amatore.
    Edhe si gazetare.
    Thuaj te drejten. E ke inat vetem se punon tek tch.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Aktivitete dhe organizime nė Angli
    Nga boys_ashes nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 277
    Postimi i Fundit: 27-11-2016, 12:47
  3. Rudina Berdynaj
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 13:52
  4. Rudina Xhunga
    Nga ChuChu nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-04-2003, 01:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •