Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Lightbulb Sqarime Per Klo....

    PERGJIGJE SHKRIMIT TEND:


    Si ta quaj kete citim? Mohohet Lindja e Krishtit? Po titulli, o i verbuar, i Vetemlindur cdo te thote?
    Mohohet lindja si njeri? Po vargjet dhe fjala u be mish, c'kuptim kane? Maria nuk e lindi Krishtin si njeri? Kjo mund tja kaloje te gjithave herezive demoniake e ijnorante qe kane ekzistuar qe nga shekulli i pare.>

    "FJALA U BE MISH" , pra FJALA nuk lindi, sepse egsistonte nga perjetesia. "I VETEMLINDURI", Rasti qe Perendia erdhi e u be njeri eshte nje rast i vetem, asnje tjeter nuk e ka bere kete dhe nuk do ndodhe me, prandaj i vetemlinduri. FJALA u be njeri, FJALA PERENDIA. Ai FJALA deshiron te linde ne zemren e te gjitheve edhe sot. Do ta beje jeten tende te re.



    "Unike"?? Sepse ishin nen papen? "Pontifix-in, qe sipas jush nderton uren ndemjet njerezve dhe Zotit.
    "UNE JAM UDHA, E VERTETA DHE JETA..." thote JEZUSI. Sa konflikte ka pasur derisa u ndane?



    Bibla eshte frut i dashurise se Perendise per ne. Njerezve u ndalohej te lexonin Biblen prej asaj kishes qe une "blasfemoj". Sa prifterinj shqiptare u vrane e u helmuan nga prifterinjte greke, sepse i benin meshat ne shqip? Qe ne ate moment qe kisha u be shteterore mori fund si kishe e Zotit. Por kisha e Zotit vazhdonte dhe ne periudha te ndryshme ne menyre ilegale, sepse persekutohej nga "kisha" juaj. Me mijera bej te Perendise u dogjen ne turren e druve nga kisha katolike dhe me mijera u helmuan nga orthodoksit bizantin.



    (no coment) per edukaten tende nuk jam pergjegjes dhe nuk besoj se mund te jap kontributin tim per kete. Vetem ne forumin islamik mund te gjesh njerez me te tilla shprehje.]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jesushaus : 05-07-2002 mė 10:57
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Deshmues..! Te ftoj ty edhe kujdo qe nuk i pelqen gjuha ime, te shihni dhe te bindeni, se keto qe ky thote nuk mund te jene kurre pjese e Trupit, te cilin ju doni ta bashkoni me paqe te rreme.....

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Berat... ty gjithashtu do te deshiroja qe te merrje pjese ne pergjigje, para se ti per gjigjem une, se dua tju bej te kuptoni cka kam thene deri me tash!

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pyetje;

    1)Dmth sipas teje Fjala u be Mish, nuk ka kuptimin se personi i dyte i Trinise u lind prej nje Virgjereshe (Krishtlindje pra) dhe u be njeri i vertete? Keshtu?

    Po profecia e Isaise se Virgjeresha do mbarsej dhe do linde nje Shpetimtar, Emanuelin, kujt i drejtohen?
    Po profecia ne eden, se nga fara e gruas do te vije shpetimtari kujt i drejtohen? Fara e Gruas mos do te thuash qe s'ka te beje me lindje konkrete? Po c'kuptim te kete gjenealogjia njerezore e dhene ne Ungjijte e Mateut dhe lukes nqs Krishti s'paska kaluar ne lindje?
    Po shpallja e Gabrielit ndaj Maries ishte nje loje fjalesh? Luka 1:31
    Po termi "i parelinduri i krijeses" c'kuptim ka ?

    ****dua pergjigje nje nga nje, vete i hyre valles!

    2)Ti po thua se Kisha ka qene nen papen pas 476-es? Po sikur une ta pergenjeshtroj historikisht kete genjeshter, do ta pranosh qe je mashtrues? Nga kush vijne keto mashtrime? Yne te fyej per mashtrime, po ti mashtron e genjen te verteten.Kush eshte me e rende?

    Te perbej me Zotin e gjalle, mos genje por thuaj te verteten: Sa libra ke lexuar konkretisht e personalisht per vrasjen e prifterijve shqiptare nga ata greke? Cilat jane keta libra? Nqs s'jane libra ku i ke degjuar? thashetheme? Je i sigurte per vertetesine e tyre? Persen beson pa baza? Prape shpifje?

    Clidhje ka kanonizimi i DHR me vrasjen e prifterijve, qe po te kete ndodhur ndonjehere i bie te kete qene te pakten 1000-vjet pas kanonizimit? Ku e ke lexuar ti se kisha ortodokse ndalon leximin e bibles? Nqsd se ke lexuar apo pare te faktuar ne ndonje vend, perse shpif, genjen?

    "Bibla eshte frut i dashurise se Zotit"--sa romantike? Konkretisht, kush ishte punojesi qe zoti pajtoi ta sillte kete frut? C'besim kishte kjo Kishe? Fol historikisht, e jo si do te kishe dashur ti te ishte!


    Prape te perbej te me thuash te verteten me Zotin: para te sotshmes, para se te ikesh ne shtepi, a mund te me thuash, meqe shprehesh me siguri dhe kompetence se e di, ndonje gje per Kishen nentokesore te fshehte, qe doli nga zyrtarizimi i dhe lidhja e Kishes me shtetin, se eshte nje gafe qesharake me fantazi te jashtezakonshme? C'di ti per te? C'ke lexuar? Kisha u lidh me shtetin me 313-A.D mos harro!

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Vete fakti qe su dha pergjigje tregon gjithshka!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Sa mistrec qe qeke! S'te ze gjumi eee? Dje qe e kisha pushim te shkruja gjithe diten, njerezit kane pune e halle. Tashti nuk kam kohe nga java tjeter do te te kthej pergjigje sa te duash. Keto dite jam shume i zene, e mira do ishte te shkruanin edhe te tjeret si p.sh. Deshmuesi Berati etj. Do te te dergoj titullin e nje libri nga Anglia qe flet per historine e kishes ne undeground pasi kisha u be shteterore. Shpresoj qe ta lexosh. Kaq kisha.
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Te dashur te Krishtere!

    Ne fillim me lejoni qe te lutemi se bashku, qe HIRI dhe PAQJA e Krishtit te jete mbi ne te gjithe. Ne emerin e Krishtit e kundershtoj cdo fryme dhe mesim te te ligut satana, i cili ka per qellim te prishe dashurin midis vellezerve te krishtere.
    Nuk dua te merem me gjykatesi dhe te them se ky apo ai ka te drejte, sepse Ai qe gjykon drejt eshte Perendia. Por di kete se zoti Gezohet tek i sheh bijte e tij te ecin ne Paqe.
    Po e nis me nje theni te apostullit Pal 1Kor:3:1-9.
    " Dhe une o vellezer , nuk munda tju flas si njerez frymore, por ju fola si njerez te mishit, si foshnja ne Krisht.
    Ju dhashe qumesht per te pire dhe nuk ju dhashe ushqim te forte , sepse nuk ishit ne gjendje qe ta asimilonit, madje dhe tani jo, sepse jeni akoma te mishit.'
    Ne kishen e korinthit kishte te njejtin problem , te cilin une e shoh ne kete Faqe te krishtere. Ne kishen e Korinthit , besimtaret ishin ndare simbas preferencave njrezore 1kor:1:12-13: Dikush thoshte : Une jam i Palit, dikush tjeter thoshte :une jam i apolit dhe tjetri thoshte :une jam i Kefes(Pjetrit) e dikush tjeter thosh: une jam i Krishtit.
    E njejeta gje ndodh edhe ketu te dashur te Krishtere. dikush thote une jam Orthodhoks dhe kjo eshte kisha e vertete, tjetri thote : JO. Une jam protestant , dhe kjo eshte kisha me e vertete. Po keshtu tjetri thote une jam Katolik, dhe gaboheni sepse Katoliket jane te vertetet. Por kush ka te drejte?
    Ja se si thote Pali 1kor:13:
    " Mos valle i ndare qenka Krishti?????"
    Gjeja e pare qe me duhet te them eshte: Hiqni dore nga te gjykuarit njeritjetjrin, sepse ky gjyq i takon Perendise. Kisha e krishtit eshte KISHA brenda kishes. Kush e kupton kete e njeh Krishti dhe eshte pjese e Krishtit.
    Ne jemi thirur per te DESHMUAR Krishtin, per te JETUAR me Krishtin dhe per te bere VULLNETIN e Krishtit.
    Kur mes nesh ka grindje, tregon se ne ecim pas MISHIT dhe jo pas FRYMES. Lejoni njeritjetrin dhe pranojeni mendimin e tjetrit pergjate diskutimit , dhe me pas perzgjidhni simbas Frymes dhe mesimti te Bibles,se cila eshte e vertete. Gjoni thote : "mos i besoni cdo fryme por i vini ne prove.." Prova ku provohet cdo fryme eshte Krishti, Guri i Qoshes dhe Krishti eshte i shkrojtur ne bibel, sese Bibla eshte Vullneti dhe dituria e Perendise, dhene njeriut per ta mesuar ate, si dhe per tju zbuluar atij, nepermjet Frymes se Shenjte.
    Kur une jam bere i krishtere, dikush me pyeti dhe me tha:
    Deshmues, cili eshte mendimi i juaj ndaj Bibles?
    Dhe une i thashe: NEse Krishti tha: Qendroni ne Fjalen time, Bibla eshte Fjala ne te cilen ne zbulojme te verteten ku dhe jemi ndertuar, me ane te ketij Libri ne njohim te verteten dhe lejojme Perendine qe te na zbuloje, qe te na zbulohet , te na mesoje per te dalluar dhe per te ndjekur te Verteten Krishtin, dhe e gjitha kjo kryhet nen udheheqjen e Frymes se Shenjte, te cilin Perendia e dergoi ne cdo zemer kristiani.
    Eshte allogjike qe te pretendosh se mesuesi te meson jashte diturise. Fryma e Perendise eshte Mesuesi i cili na meson nermjet Bibles dhe ne asnje rast kunder saj. sepse Ne bibel eshte i shprehur vullneti i Zotit dhe dituria e Perendise, Kjo eshte arsyeja kryesore, se perse ky liber i ka rezistuar cdo kohe, sepse ne te eshte dituria dhe vullneti i Zotit dhene njeriut, per shpetim.
    Gjeja e pare per ju te dashur vellezer eshte :
    1.CFARE ESHTE BIBLA PER JU?
    2.CFARE VENDI ZE AJO NE JETEN TUAJ?
    Po e le te hapur kete teme per te njohur prononcimet dhe mendimet tuaja.
    Konkluzioni im eshte:
    Maredhenia jone me Krishtin,eshte mardhenia jone me Biblen.(jo bibla materiale.)
    Nese nuk e njeh, lexon , meson, vepron dhe nuk ke bindje simbas Bibles, mos pretendo se njeh Krishtin e vertete. Shume njerez thone jemi te krishtere, por i tille eshte vetem ai qe ben vullnetine tij , i cili eshte i shkrojtur dhe rrefehet nepermjet bibles.
    Te dashur te krishtere!
    Qe te kuptoni rendesin kryesore dhe te pazvendesueshme qe ka Bibla tek i krishteri , po ju ftoj qe ti referoheni dhe njehere fjaleve te apostullit Pal tek letra e korinthasve, i cili thote: ".. Ju dhashe Qumesht per te pire dhe jo USHQIM te FORTE.."
    Qumshti dhe Ushqimi i forte jane Fjala e Perendise e cila eshte e shkrojtur ne Bibel. Pikerisht Korinthasit ishin ne rruge te gabuar , per shak se nuk e njihnin Plotesisht fjalen e Perendise , e cila ne ate kohe jepej nepemjt mesimit te Palit , dhe sot nepermejt Bibles te predikuar nga Puntoret e ndryshem te Perendise, nen Mesuesin Fryma e Shenjte.
    Mos gjykoni qe te mos gjykoheni, por gjykoni simbas Drejteise dhe Drejtesia eshte Krishti , dhe vullentin e Krishtit e mesojme ne Bibel . Jeshte bibles nuk ka besim dhe nuk ka te vertete. Kur them jashte Bibles, domethene, jashte MESIMIT te saj. Kush largon biblen , ka larguar Krishtin , ka ndaluar mesimin e Frymes se Perendise, dhe keshtu nuk mund te ndjeke dot Krishtin.
    Mendoj se se shpejti do te vij me nje temen: Fjala e Perendise , Bibla ne jetene Kristianit.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 06-07-2002 mė 10:28

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Per Deshmuesin

    Une nuk jam ekumenik qe ti perziej te gjitha gjerat bashke. Diskutimi me klod u be ne forumin "Eshte kurani luftenxites?" , ku zoteria jepte mesime te rreme. U mundova qe me anen e Fjales se Perendise ti flas, por nuk mora pergjigje tjeter pervecse ofendime dhe sharje. Une mundohem tia sqaroj nga ana shpirterore, por eshte e kote. Une jam prej 11 vitesh ne besim dhe kam pasur te bej me cdo lloj tipi, e cdo lloj feje, qofte ne pune e qofte ne ungjillizimet qe bejme ne ketu. Deshmues une te ftova qe te merrje pjese ne kete teme per te sqaruar gjerat me mire dhe jo si gjykates. Ne forumet e tjera e ke sqaruar shume mire ardhjen e Krishtit ne toke, Fjala nepermjet te ciles u krijua gjithcka, qe veshi njeriun etj.etj... . Ky njeri flet sikur te ishte me i madhi dhe te gjithe te tjeret jane kukulla dhe pa vlere. Si mendon ti jeton nje njeri me veti te tilla ne Krishtin? Eshte ky njeri vellai im ne Jezusin? Duhet ndare shapi nga sheqeri, mesues te rreme do kete gjithnje, por nuk mund te lejoj kete njeri te flase ne emer te te gjithe te krishtereve, duke ofenduar si te krishteret e myslimanet. Nje njeri qe nuk ka paqe ne zemer, nuk e ka Perendine. Nje njeri eshte i rilindur ose jo. Pra nuk eshte i njejti problem si ne kishen e Korintit dhe une nuk kam thene kurre qe jam protestan dhe feja ime eshte me e mira, sepse une nuk besoj ne asnje fe, besoj vetem ne Perendine qe ka krijuar gjithcka qe me ane te sakrifices se Jezusit me dha shpetimin.
    Mes meje dhe klodit ka grindje, por kjo nuk do te thote qe une ec sipas mishit, por une e ai nuk jemi gjymtyre te nje trupi dhe kaq besoj se e ke pare tek menyra e te shkruarit tone. Nje njeri qe mbron "kishen" qe ka vrare dhe prere gjate mesjetes, qe shan Martin Luterin me fjalet me te ndyra etj. etj. .
    Kritika qe i bera klodit ia bera me ane te vargjeve nga Bibla, por ai eshte shume i indoktrinuar saqe shume gjera nuk i kupton.
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Jezushaus

    Per momentin nuk te pergjigjem dot sepse kam disa miq qe me kane ardhur nga lark, por te siguroj se ne shkrimin tim nuk kam patur per qellim e tju gjykoj , sepse kush jam une qe ta bej nje gje te tille.
    Une jam perpjekur qe tju tregoj menyren e komunikimit, neprmejt paqes. Une ju njoh juve ne shume shkrime, dhe mendoj se jeni i ndertuar ne themel te Krishtit, por duhet te jemi te zgjuar si gjarpri dhe te bute si pellumbi. ne menrye qe te sjellim sa me shume njeres tek Krishti. Klodi ka nje temperament dhe ne duhet ta mirpresim, se dhe ne kemi gjera qe nuk jane te mira , sepse jemi njerez. Pra ti e di se nje nga Frytat e Frymes eshte DURIMI, dhe ne duhet te durojme ashtu sic na durojne. Afersisht kemi te njejten moshe ne besim , dhe te pergezoj per qendresen tende ne Krisht, por gjeja qe me shqeteson eshte : Mirkuptimi dhe dashuria qe ne duhet te kami per te afermin tone. Ketu esht pika me e dobet ku satani na sulmon.
    Me fal se jam i zene.
    Deshmuesi.

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    More po a ka burra ky ven, se jeni bo si....pa personalitet!

    Shikoni pak, me thote se kam dhene mesime te rreme, meqe i thash Bayern, se Krishti ka lindur:

    Per me tej-ne shkrimin e pare te kesaj teme te hapur nga akuzues, lexoni pergjigjet qe jep.....jani kulmi i herezise dhe i injorances shpirterore!

    Ne kohen e Krishtit, Kryeprifti griste rrobat ne raste te tilla blasfemish.....NE ASNJE MENYRE NUK JEMI NJE TRUP

    uNE SI KAM DHENE PERGJIGJE...

    cFARE JANE PYETJET QE I KAM BERE NUK JANE PERGJIGJE QE KERKOJNE PERGJIGJE?

Tema tė Ngjashme

  1. Sqarime per Elian 70(albumi im i djersitur)
    Nga Deep sky nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 15-02-2009, 11:32
  2. Mafia Mediatike Shqiptare
    Nga Agim Doēi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 21:45
  3. Microsoft jep kodin e sistemit Windows pa asnjė kosto
    Nga Davius nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 02:14
  4. Sqarime pėr postimet nė kėtė forum
    Nga shigjeta nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 01:04
  5. Pėr studentėt nė Londėr dhe Angli
    Nga London_UK nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 491
    Postimi i Fundit: 24-11-2003, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •