Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    BIBLA: Numrat & Apokalipsi

    Ju lutem kam nje kerkese.

    Duke shfletuar Biblen kam hasur shume veshtiresi ne kuptimin e dy pjeseve ne te.

    Tek Dhiata e Vjeter, Numrat; dhe tek Dhiata e Re tek pjesa Apokalipsi.

    Ka mundesi qe ndonejri ketu te m'i shpjegoje disi me qarte kuptimin e tyre, pasi vertete kam hasur veshtiresi me to.

    Klodi,

    mqs je i vetmi ketu qe thua se i perket besimit ortodoks.
    Mua si ortodokse qe jam, do me interesonte dhe mendimet e Kishes Orthodokse mbi Ungjillin.
    Mund te me shkruash pak mbi ato pjeset siper apo me gjere, ketu?

    Gjithmone nqs nuk besdisesh e mos te jesh i zene me te tjera pune.

    Ju faleminderit!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Numrat eshte nje nga librat e Bibles qe do durim per t'u lexuar.
    Une nuk e di se cfare te "shqeteson" nga libri i Numrave, keshtu qe po bej nje permbledhje te shkurter te qellimit te ketij libri.

    A. Tregon per periudhen kohore nga Eksodi dhe zbulesen ne malin Sinai deri ne pergatitjet ne Moab per te hyre ne token e premtuar.

    B. Shpjegon se periudha kohore e 38 vjeteve ne shkretetire ishte si pasoje e mosbesimit te brezit te vjeter (Ligji i Perterire 1:35)

    C. Tregon besnikerine dhe kujdesin qe Perendia tregoi pavaresisht nga mosbesnikeria dhe apostasia e Izraelit.

    D. Te tregoje pergatitjen e Izraelit per tu futur ne token e premtuar. Kete e ben duke pershkruar udhetimin nga Sinai ne zonen pertej Jordanit. Njekohesisht pershkruhen edhe vendimet ligjore qe u moren ne shkretetire.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e tiziana
    Anėtarėsuar
    26-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    44
    Po shtoj edhe une diēka ne lidhje me argumentin qe kerkon
    Emri Numrat i referohet statistikave ose numerimit te popullsise qe u be ne fillim ne malin Sinai dhe me vone ne fushen e Moabit, sic e tregojne edhe kapitujt 1-4 e 26.M.gj.te ebrenjte e quajten me te drejte edhe libri i Bemidhbąr, qe do te thote shkretetire.Ne fakt pikerisht ne shkretetire,ne jug dhe ne lindje te Kanaanit qe ndodhen ngjarjet e Numrave.
    Eshte e qarte qe libri Numrave bente pjese ne volumin origjinal qe permbledh 5 librat nga nga Zanafilla deri te Ligji i perterire.Ne fakt fakt edhe verseti ipare fillon me lidhesen "e", qe e lidh me librin e meparshem.Prandaj si edhe librat e meparshem duhet te jete shkruajtur nga Mojsiu._Num.32:2;36.13.
    Israelite kishin dale nga Egjipti pak me shume se nje vit perpara por ky liber e fillon tregimin e vete nga muaji i dyte i te vitit te dyte mbas Eksoditdhe perfshin 38vjetet e 9 muajt,nga 1512 deri ne 1473 p.e.s. Por ajo qe pershkruhet tek Numrat 7:1-88 e 9:1-15 edhe pse s'i perkasin kesaj periudhe jane vetem sfond.
    Si liber mund te ndahet ne menyre logjike ne tre pjese.
    E para qe mbaron me kapitullin 10 vargu 10, tregon ngjarjet qe ndodhen ndersa izraelitet ndodheshin akoma ne malin Sinai.
    Per urdher te zotit u be regjistrimi i gjithe burrave nga 20 vjeē e lart.Dhe u pa se perberja numerike e te gjitha tribuve ishte 32.000 burra te shendetshem ne Manasse e 74.600 te Judes, per nje total te 603.550 burra te afte per te marre pjese ne ushtrine e Israelit.,pervec leviteve,grave dhe femijeve sigurisht ishin ndoshtaq me shume se tremilion.Ketu zoti i urdheroi edhe se si duhet te marshonin kur kampi vihej ne levizje,ndersa nga 30 vjeē e lart burrat duhet te benin punen e rende te trasportimit te Tabernakut.dhe ata nga 25vjeē benin punen me te lehte.
    l Jepen edhe istruksione per te mbajtur kampin te paster qe te izolonin te semuret per 40 dite.Dhe m.q.se populli mbante emrin e zotit duhet te jetonin sipas urdhrave qe u jepeshin nepermjet Mojsiut.Nuk duhej asnjehere te harronin lidhjen e tyre me Zotin dhe per kete filluan te festonin Pashket ketu ne shkretetire , nje vit fiks pasi dolen nga Egjipti per te kujtuar se si Zoti i ēliroi ata ne menyre te mrekullueshme. Ne te njejten kohe Zoti si edhe me perpara vazhdonte t'i drejtonte gjate udhetimit te tyre nepermjet nje reje qe mbulonte Tabernakullin gjate dites , e nepermjet imazhit te nje zjarri gjate nates.Kur reja levizte edhe populli levizte. Kur reja ndalonte edhe populli ndalonte ,si per disa dite muaj dhe me shume.Benin ate qe Zoti u urdheronte te benin.(Num.9:23)
    Pjesa e dyte qe mbaron me kapitullin 21 tregon ate qe ndodh gjate 38 vjeteve te mevonshem,ndersa ishin ne shkretetire dhe arritjen ne Moab
    .Dhe pjesa e fundit, deri ne kapitullin e 36, tregon ngjarjet ne Moab, ndersa pergatiteshin te hynin ne Token e Premtuar.

    Per mungese kohe nese te intereson vazhdimi do te te shkruaj perseri
    ticiana

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Pershendetje.......

    Po Eni, une jam ortodoks dhe mesa duket i vetmi i forumit..!

    Kerkesen tende e pashe rastesisht, por a mund te sqarohesh cfare do te dish me konkretisht?

    Pergjigjet do ti jap tek tema per ortodokset, se kur filloj e shkruaj ndonje gje, me qepet ndonjeri me artikuj te njejte aq te gjate, sa e ben te pamundur leximin e te gjithave.

    Ortodoksia eshte Kisha 2000-vjecare e krishtere.

    Dhiata e Re merr ekzistencen prej kesaj Kishe dhe nga nevojat e kesaj Kishe. Si e tille ajo mund te kuptohet dhe interpretohet sakte vetem brenda kontekstit kishtar ortodoks. Prandaj edhe interpretimet ortodokse, krahasuar me ato te protestanteve, madje edhe katolikeve jane si krahasimi i mendafshit me rreckat heretike lypsare te ketyre vjedhesve te Shkrimit.

    Nuk e kuptojne heretiket, se kur Zoti Jisu tha se kush nuk hyn nga porta, ky eshte edhe vjedhesi, nenkuptoi midis te tjerash, se marrja, mbajtja dhe tejcuarja e se Vertetes, behet vetem duke hyre nga Porta-Kishe. Dhiata e Re nuk eshte nje cope gazete rrugesh, ose nje liber jetim, qe pasi u gjet rastesisht ne rruge, i mjafton vetem nje interpretim i sakte nga mendje te zgjuara, dhe keshtu formohet doktrina, nga te cilat me e sakta do te ishte ajo e interpretimit me te zgjuar.

    Ndaluni pak protestante..dhe jepini pergjigje
    ketij pasazhi...


    A nuk te ben te ndiesh keshtu logjika protestante...???????

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    nuk je ne terezi.

    Si nuk u lodhe se predikuari orthodhoksine , Dera eshte Krishti o lum madh, dhe jo Kisha . Lexo Gjoni:10:9:
    Jezusi tha:
    " Une jam dera , nese dikush hyn nepermejt meje, do te hyje , do te dale dhe do te gjeje kullote."
    e di cfare do me thene : "Do te hyje, do te dale dhe do te gjeje kullote?" Mos valle do te hyje nga njera dere e Kishes dhe do te dale nga derea tjeter e kishes?
    Ja kuptimi: Do te hyje: nepermejt Kryqit, do te dale: nepermejt ringjalljes, dhe do te gjeje kullote: do te mare ushqim per jete te perjetshme , qe eshte fjala e Perendise, Bibla.
    Nuk e dime kush ja fut nga mendja. Por ti ke te dretje se perty shkrimi i i vetm qe di eshte oerthodhoksia.
    Sa per te qenit "kolopuc", te them se jam nje kolpuc dysetegjashte vejcar.
    e kam per detyre qe sa here qe ja fut kot te te korigjoj, e di qe ti nuk mund te kthesh , por per ata qe ndjekin diskutimin tuaj.
    Sa per msimet e gabuar te orthodhoksise , do te ti sjell me radhe se ku ju nuk ndiqni biblen e Perendise, dhe dote shohim me fakte se kush ja fut kot dhe kush renden pas "reckave".
    Sa per Dijeni, une nuk jam protestant , se nuk kam protestuar ndaj ndonjerit, Jam i krishtere Kristian.
    Ktheju dhe lexoje temen mbi pagezimin , dhe na sill mendimin orthodhoks , dhe le te bejme krahasimin , sepse per ju eshte 'UJI
    " ai qe lan mekatet, por nese kjo eshte me vone.
    Deshmuesi i Krishtit.

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    46-vjecar...!!!

    No coment..!!!

    E sheh Eni, qe mu qepen, edhe per me teper nuk te respektojne ty, qe je ajo qe hape temen dhe me pyete...

    Lexoja me vemendje pergjigjen, se ka gafa dhe mosnjohje. Kisha apo Krishti..!!! Te ndara..??? Cfare do te thote, nqs une them trupi im...??? Mos valle po flas per nje te afermin tim, qe me eshte i rendesishem..??? Apo po flas per veten...???

    Nqs Krishti eshte Porta, perse nuk qenka dhe Kisha-Trup i Tij..???

    Pikerisht me kate autoritet Trup-Krisht, Kisha caktoi dhe kanonin e DHR, ndryshe ajo s'do te mund te bente nje gje te tille....

    Krishti eshte edhe nje Person mistik, e jo vetem ai fizik 2000-vjet me pare. Per kete thote, se kush beri miresi ndaj nevojtarit, ma beri(jo sikur ma beri) mua. Kur thuhet Kisha eshte Trupi, ky eshte Trupi dhe jo si Trupi i Zotit. Po ku ta marrin vesh te shkretet guerrilas protestante. A nuk ngjajne, nuk po tallem, me qarkoret komuniste, me kapitalin, me citime te thata, me mendjen, se iu eshte zbuluar "bota e re"??? Mos u habitni, mesjeta ka nje zinxhir arsyes psiqike dhe psikologjike, ekonomike, politike, qe sollen teorite e ndryshme por te te njejtit tip.

    Une do te sjell per pagezimin nje shkrim te Shen.Joan Damaskinoit, nje nga Eterit e shekullit te 8-te, ne vepren e tij permbledhese "Paraqitje e Doktrines Ortodokse".

    Meqe permenda termin Ortodoksi, sa injorante ajo shprehja "su lodhe se predikuari ortodoksine"...!!!!!!

    Ku ta dije une se cilat jane arsyet e ketij fodulleku...., ka shume, por une po them nje..-papunesia, ose mospunesimi-(vetem nje aludim)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Gjene je gabim.

    Kur themi Krishti eshte dera, nuk nenkuptojme te njejten gje me kishen. perse? Sepse nuk vdiq kisha ne kryq. por vdiq Krishti. Kur Krishti thote une jam DERA, nenkutpon kalimin e njeriut nga Vdekja (nepermejt kryqezimti te tij), ne jete (me ane te ringjalljes se tij). Askush nuk kalon nga VDEKJA ne JETE me ane te Kishes. Kjo eshte doktrina baze e Besimit Kiristian Ai njeri qe hyn ne kete "Dere" (Krishtin) dhe del nga kjo DERE( i ringjallur me krishtin), eshte bere pjese e TRUPIT te KRISHTIT , dmth, KISHES se tij te vertete.
    Ti predikon nje doktrine tepre te gabuar dhe te rrezikshme, kjo sepse ti dualizon Kishen me KRishtin. Ne parim nuk jane e njejta gje. Se pari: Krishti eshte "KOKA", qe do te thote : Pushteti dhe drejtimi. Ndersa Kisha "TRUPI" , e cila i bindet pushtetit dhe autoritetit te "Krishtit ". Se dyti: Eshte Krishti ai qe e zgjodhi kishen , dhe jo kisha Krishtin. Se treti: Kisha udhehiqet prej Krishtit, dhe jo Krishti prej Kishes. Se katerti: Eshte Krishti ai qe e shpetoi kishen, dhe jo kisha Krishtin.
    Dualizimi qe ti i ben Kishes dhe Krishtit, eshte mesimi me i gabuar dhe me i rrezikshem per nje te krishtere, me kete dualizem ju e vendosni kishen ne pozita te njeta me Shpetimtarin Zotin Krisht (kuptoje kete ). Dmth, qe edhe Krishti te shpeton , por njekohesisht edhe kisha te shpeton, por a eshte keshtu?
    Bibla pohon dhe deshmon se i vetmi shpetimtar eshte JEzus Krishti . Njeriu shkon ne kishe qe te mare shpetimin, jo prej kishes , por prej Jezusit, ketu nuk mund te besh nje dualizem duke e justifikuar me termin se, Kisha eshte TRupi dhe Krishti eshte koka,vertet kisha eshte Nje ne KRIshtin, por pushteti eshte ne Krishtin .Verpen ne kryq e beri Krishti dhe jo Kisha, shpetim ka vetem ne emer te Krishtit dhe jo ne emer te Kishes VEp:4:12:
    Kjo ndodh tek ju se ne themel te doktrines tuaj ju thoni se, mjafton te jsh anetar EMEROR i kishes orthodhokse , je i shpetuar. Por Bibla predikon se Shpetimi tek i krishteri vjen jo per shkak te kishes ne te cilen ai ben pjese, por per shkak te pranimit dhe besimit qe ky i krishtere ka ne Krishin JEzus.
    Ketu ka dhe plot te krishtere te tjere , te cilet e njohin biblen shume mire , dhe une do ti ftonja qe te mernin pjese ne kete teme.
    Te ftoj qe se pari ti drejtoheshe Perendise me nje fryme te perunjur , dhe te kerkosh prej tij qe te te zbulonte te fsheten e Fjales se tij ne bibel. Nese e ben kete me besim , Perendia do te jape zbulesene tij me ane te Frymes se Shenjte, por nese ju vazhdoni qe ti quani "Heretike" , puntoret e Perendise, kjo gje shte e rrezikshme se pari per ju dhe me pas per ata qe ndjekin mesimin tuaj. Lexoi te gjitha shkrimet e tua dhe do te shohesh se cili eshte qellimi juaj.
    Jy fyeni personin e tjetrit, me fjalet qe nuk mund ti lejohen nje kristiani, megjithate kjo eshte puna e juaj. njohja e Perendise fillon me friken ndaj Tij.
    Nese ju vertet deshironi qe te diskutoni rreth mesimeve te krishtere , jeni i lire qe ta beni, por gjithmone me argument.
    Psh: Ju na tregoni se do te na sillni nje mesim mbi Pagezimin simbas shen Joan Damaskinoit. Mos valle ka dy lloj pagezimesh ne Krishtin??
    Une si i krishtere ju solla nje mesim mbi Pagezimin simbas Fjales se krishtit ne bibel dhe jo simbas sektit fetar, ose tradites fetare.Cili eshte ndryshimi juaj me mua????
    Nese Ai mesim qe do te sjellesh ti , nuk eshte ne nje MENDIM me Biblen , ateherere eshte vecse nje gje e pavlefhsme dhe PAli keto gjara i quan nje PLEH FILIP:3:8:. Po keshtu edhe per mua dhe cdo njeri tjeter, nese mesismet qe shpallim dhe predikojme nuk vijne simbas te vertetes , duhet te themi se nuk jane prej Perendise , por prej njeriut.
    Nuk jam une ai qe ju sulmoj. Ne te gjitha shkrimet e mija ka argument Biblik. Me trego nje moment, ku ju per nje kundershtim i jeni referuar bibles???? Referenca juaj per cdo gje ka qene vetem prej doktrines ne te cilen jeni vendosur. ju kam ftuar qe te diskutojme me dashuri dhe pa e fyer njeritjetrin, sepse keshtu nuk bejme punen e Krishtit, por ate te njeriut. por e megjithe kete ju vazhdoni te fyeni, te injoroni , te percmoni dhe te nenvleftesoni. por te siguroj se nuk jam i fyer , por perkundrazi me "energjik" ne te verteten.
    Te ftoj tu hedhesh nje sy te gjitha shkrimeve qe une kam postuar nek kete faqe te krishtere, dhe nese ke gje kunder, shkruaje ate te argumentuar simbas Fjales se Krishtit , dhe jo asaj te njeriut.
    Deshmuesi i krishtit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 22-06-2002 mė 21:33

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Me fal...te ta them njehere e mire...por qenke fare zoteri.....s'hake pyke e logjike


    po pati mundesi...e di vete c'dua te them...shnet!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e engjell
    Anėtarėsuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    shqiperi??
    Postime
    14
    Me sa e kuptoj une Klodin, ai do te thote, se nqs dikush psh do te lexoj shkrimin e pagezimit, qe ka bere Deshmuesi, dhe e pranon e i referohet atij si shkrimi i deshmuesit, kjo nuk do te thote, se ai po i referohet dickaje jashte bibles, ose nje pagezimi tjeter, por se nje artikulli te bazuar ne bibel dhe te shkruajtur nga nje i krishter(deshmuesi ne kete rast).

    Keshtu edhe klodi do sjelle nje shkrim te nje krishteri te shek.8 mos gaboj, jo si nje pagezim jashte bible, por si nje deshmi e besimit te asaj kohe per pagezimin biblik.

    Megjithate une s'po zgjatem, se nuk di shume, por do te ndjek me vemendje.

  10. #10
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Faleminderit Berat96 & Tiziana

    per sqarimet mbi numrat.

    Mbi apokalipsin nuk jam shume e qarte. Klod a mund te me permbledhesh me pak fjale kuptimin e Apokalipsit ne Bibel, bazuar tek doktrina e krishtere ortodokse?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Numrat..!
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 07-10-2011, 12:28
  2. Ajo qe po ndodh, eshte...apokalipsi shpirteror!
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-07-2009, 03:35
  3. Mbyllen numrat e aparateve celulare kondrabande!
    Nga YaSmiN nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 09:05
  4. QBASIC: numrat natyral qe pjestohen me tre
    Nga Gepardi nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 17:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •