Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    E Ardhmja Per Nje Letersi Shqipe Dinjitoze Ka Trokitur

    E Enjte, 05 Shkurt 2004 Koha Jone


    E ARDHMJA PER NJE LETERSI SHQIPE DINJITOZE KA TROKITUR

    Leke Gjoka

    Nuk deshiroj t'i ngjaj asnje shkrimtari pervec Leke Gjokes, pra vetes sime. E verteta flet se shkrimtaret ne mergim nuk e pranojne se letersia shqiptare po fle gjume, sic ndodh me demokracine ne Shqiperi.

    Sigurisht qe ne kohen e demokracise nuk eshte zor te botosh nje liber e te behesh shkrimtar, por qellimi eshte, te mos jesh nje shkrimtar qe shume shpejt te shtriqesh ne gjumin e harreses. Sa i takon te ardhmes, synoj te jem dikushi, por me mire t'ia leme gjithcka kohes; ajo flet vete, ajo nuk pranon te jete prone e askujt.

    Pse duhet te shkruaj une? Per kete me mire mos me pyesni mua, por ndjenjat e mia. Besoj se jam munduar te jem dikush; kete e tregojne vleresimet e shokeve te mi shkrimtare e joshkrimtare. Te ardhmen si krijues e shoh plot optimizem dhe me shume veshtiresi qe jeta ne mergim t'i sjell edhe pa deshiren tende. E vetmja gje qe eshte shqetesuese per brezin e ri te krijuesve eshte lenia e tyre ne harrese nga shteti, vetem kur nje X shkrimtar i ri shqiptar te behet dikushi ne bote, shoqata e shkrimtareve shqiptare do te kujtohet se paskan pulsuar ndjenjat e ketij shkrimtari te panjohur shqiptar atje.

    Mendoj se po edukohem si krijues edhe nga letersia shqipe, por jo nga letersia e tymosur me mashtrime dhe urrejtje e socializmit. E ardhmja per nje letersi shqipe dinjitoze ka trokitur. Kot nuk thote populli, se koha e mire duket ne mengjes.

    A do te perpiqem ta fitoj cmimin Nobel? A do ta fitoje letersia shqipe? Ah, sikur...! Por ate cmim shqiptaret do ta fitojne vetem ku te gjithe shkrimtaret dhe trojet etnike shqiptare te kene nje rreze lirie, nje afsh te perbashket ne pulsimin e nje jete. Tash per tash nuk besoj se mund te fitohet nga shkrimtaret shqiptare, sepse si ne politike, ashtu edhe ne art, jemi te percare dhe dihet, se kur nuk do vetveten, si mund te te duan te huajt!...

    A kam menduar se mund ta shkruaj edhe une ndonje kryeveper si ata te letersise boterore? Jetes nuk i dihet, e te shkruarit eshte nje pjese jete. Asnjehere nuk besoj se jeta do te me thote: "Boll tashti, me lodhe t'u shkrrue". Optimizmi nuk me le te fle gjume.




    http://www.kohajone.com/lexo.php?id=15625


    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur

  2. #2
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Mua sinqerisht nuk me pelqeu titulli i mini-intervistes qe ju Leke i derguat ARS-it.
    E Ardhmja Per Nje Letersi Shqipe Dinjitoze Ka Trokitur

    Sipas kesaj llogjike Shqiperia nuk paska deri me sot nje Letersi Dinjitoze dhe se sot jane pjekur kushtet per nje te tille.Mua kjo fraze nuk me tingellon mire.Letersia Shqipe ka pasur edhe dy kantidate per Nobel qysh prej me teper se nje gjysem shekulli (Fishten dhe Kadarene).Kjo tregon qarte se Letersia Shqipe ka dale nga qarku Shqiperi dhe Ballkan,pra ka mare dimensione me te medha.Kujtojme se Nobeli eshte cmimi me i madh boteror per Letersi.
    Elinda ka prekur ate qe eshte veshtire te diskutosh.
    A bejme letersi? (Kuvendjme a corbe trazojme*)
    Cfare pjese do ta quajme letersi dhe cfare nje krijim shembelltyre te turpshem te Letersise.Si formohet nje shkrimtar, etj?
    Akumulimi dhe talenti. Dy kriteret baze per te formuar nje shkrimtar.Kadare ka nje interviste reth ketij problemi dhene nje gazetari Francez (do e sjell se shpejti)
    Megjithese Elinda haroi ta fillonte numerimin e kryeveprave boterore nga Homeri e Eskili Perfundimisht mendimit te Elindes nuk i heq asnje presje.
    Personalisht mendoj se ky konfuzim (cfare do tq quajme Letersi dhe cfare jo),vjen si pasoje e mos pasjes se nje shkolle kritike.
    Nuk eshte e veshtire te gjesh nje X shkrimtar dhe ai te te thure nje parathenie (fare pa e lexuar librin tend) dhe ti ta gostisesh me nje dreke te mire.

    Ndersa perfundimisht Brari i ve kapakun gjithckaje duke na kujtuar egersine e ekonomise se tregut,shtepite botuese,fitimet e me fjale te tjera realitetin e ndyre me te cilin perballen shkrimtaret dhe poetet tane fatkeqe.
    Mbaj mend se im vella kur botoi nje liber ne 95,e botoi me shpenzimet e tij.Nje ish profesori im qe do te botonte nje roman te tij ne France,do te shpenzonte kursimet e veta.Ndersa Anton Papleka ka nje poezi reth ketij fenomeni ,qe ju premotj se do e sjell ketu.


    Shkrimtar ne sasi apo cilesi?
    Nga Pashko Vasa vetem nje poezi kemi (O moj Shqypni) dhe pothuajse te gjithe Shqiptaret e dine permendesh.
    Shkrimtar nuk te ben sasia,por cilesia!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bel ami : 06-02-2004 më 19:25
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #3
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    I nderuar Bel ami titulli qe ka vene ne krye koha jone e ka zgjedhur vete dhe nuk i kam thene dhe as derguar ate shkrim per botim.Botuesi i revistes ARS kishte hapur nje diskutim per shkrimtaret e rinj dhe ai duke lexuar ne websitin e Ago Bashosh www.albapoetry.com perzgjodhi 3-4 poete qe te marrim pjese ne nje diskutim ku nder to ishim une dhe Elinda = Macia Blu dhe une iu pergjigja pyetjeve qe ai me drejtoi ndersa Elinda qe mua nuk me intereson aspak nuk iu pergjigj.Ndersa gazeta Koha Jone e kane lexuar dhe e kane marre dhe botuar.Ndaj nuk e di shkakun dhe arsyen pse Elinda eshte irrituar dhe nuk ka bere qejf me nje pergjigje dhe ka kthyer edhe nje te dyte duke harruar se une ne rradhe te pare jam nje djale Kallmeti dhe nuk friksohem kurre ndaj asgjeje te mire apo te keqe.Nejse ajo eshte pune e saja mua nuk me shqetesojne dhe aq shume sepse ne fund te fundit gjithsekush ne Amerike ka hallet e tij dhe te familjes se tij.Gjithashtu i kujtoj Elindes dhe Administratoreve se eshte hera e fundit qe po bej polemike rreth nje diskutime qe na i shqetesoka shume antaret e forumit dhe ato qe jane te dashuruar pas poezise moderne duke i thene lamtumire poezise qe mban arome Shqiperie dhe qe urren komunizmin dhe letersine socialiste qe u perfaqsua nga Agolli,Kadare(qe thuri hymne per diktatorin dhe qe tashti sefundi ka mbi 12 vjet qe eshte kandidat nga Franca(sikur ky te mos jete shqiptar)per Nobel dhe asnjehere nuk po e fiton?Mos valle ndoshta dikush mund te pandehe se une nuk deshiroj qe Kadare te mos marre cmimin Nobel?Kush mendon keshtu gabohet sepse ne rradhe te pare jam jam shqiptar dhe jo si ato shqiptare qe nuk me kujtohet se ku kishin kerkuar tiu perkthejme Fishten ne shqip !!! ).etj..
    Mbeqi me te mira Leke Gjoka
    Jacksonville Florida

  4. #4
    Komentet e fundit ne kete teme u levizen nga une. Nese keni per te komentuar dicka vetem brenda kuadrit te letersise, ku edhe eshte hapur kjo teme, jeni te mirepritur. Postimet e tjera do te hiqen. Per komente jashte letersise mund te komunikoni ne privat.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    Gotje

    shkruej tridhete mije vargje para se te botosh nji

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    ...

    nuk i ndrin e ardhmja letrave shqipe pa u vu' n' studim gjuha shqipe nder shkolla te mesme pa perjashtim...

  7. #7
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "Nuk behesh shkrimtare duke te te marre ne patronazh, as nobelisti me i madh i botes, e as te gjithe nobelistat bashke , me gjithe juriine."
    .......(L.B)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •