Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Kur një zog filloj të cicëroj

    Kur një zog filloj të cicëroj
    ~ TREGIM PËR FËMIJË ~

    Genci i vogël është një fëmij që sapo ka mbushur gjashtë vjeç. Nëna e zgjon përditë herët sapo agon dielli, e mëson që tani t’i veshi vetë rrobat, dhe e thërret kur e ka mëngjesin gati në tavolinë që Genci të vij e t’ulet për të ngrënë. Ai gëzohet duke parë kukllat tek televizori, dhe herëpas here pyet nënën e tij se pse ka fëmij të këqinj tek përrallat e televizorit. Nëna e tij e sheh duke buzëqeshur, e i thotë Gencit të vogël, “Një ditë kur të rritesh e të bëhesh më i madh do të mësosh biri im. Bota kështu është e ka gjithnjë njërëz të këqinj, po nëse do dëgjosh mamin ti ji gjithnjë djal i mirë.” Genci i vogël tund kokën në shënjë pohimi se ai e dëgjon nënën, dhe sepse ai e do shumë atë. Ajo e merr pasi ai mbaron mëngjesin me vete, dhe duke ecur ata të dy shkojnë përdore bashkë për te kopshti ku Genci kalon paraditen me fëmij të tjerë, tek një shtëpi e vogël me oborr, tek rruga e Elbasanit në Tiranë. Genci e përqafon nënën kur ata arrijnë tek dera e kopshtit, e më pas ajo shkon për në punë. Genci gjithnjë hyn me vrap për tek kopshti që të shoh se kush nga shokët e tij ka ardhur i pari, sepse teta edukatorja i ka thënë se kush vjen i pari, mund të zgjedhi lojrat që ata do të luajnë gjatë ditës. Genci gëzohet shumë kur luan me shokët e tij, dhe të gjithë ata e shohin Gencin si një shok të mirë. Brisilda është gjithnjë ajo që flet me zë të lart, e teta edukatorja gjithnjë e qorton atë të parën. Pastaj vjen Shkëlqimi që nuk di të përmbahet dot tek karrikja duke i rënë me bryl atyre që i ulen afër. Asnjë nga fëmijet e tjerë nuk duan t’i ulen pranë tek tavolina katrore, por megjithatë ai është djali që i bën të gjithë të qeshin, e prapseprap fëmijët e dëgjojnë me gjithë vëmëndje atë kur bën shakatë e tij. Iliri është çuni më i çuditshëm e që me zorr flet, saqë nganjëherë fëmijët harrojnë fare se është edhe ai në loj me ta. Fëmijët ndahen në katër grupe të vogla, secili tek tavolina e tyre që i cakton teta edukatorja në mëngjes. Teuta gjithnjë i buzëqesh Gencit, ajo i buzëqesh të gjithëve, prandaj gjithë fëmijët e thërrasin “Buzëqeshja” në vënd se Teuta. Genci i do shumë shokët e shoqet e tij që përmëndëm, Adelën, Ermalin, Valbonën me kaçurrela, Gjergjin e gjithë fëmijët e tjerë.

    Kur vjen dreka Genci sheh nga dritarja se mos nëna i ka ardhur tek kangjellat. Ajo vjen aty dhe e thërret dy-tre herë “Genci, Genci” dhe ai e di se duhet ta presi duke parë prej dritares. Ai i thotë edukatores kur ajo është aty, dhe ajo e përqafon dhe e lë të shkoj. Genci shkon me vrap t’i japi dorën nënës, e ata të dy shkojnë përdore në shtëpi.

    Mbasdite vjen edhe babi në shtëpi nga puna, e nganjëherë ata luajnë bashkë të dy, ndërsa nëna bën ndonjë punë në shtëpi. Babi një ditë solli një zog në shtëpi, dhe kur Genci e pa u gëzua shumë. Ai rrinte gjithnjë në kafaz, dhe nëna i patë thënë Gencit që meqë e donte aq shumë, ai të përkujdesej duke i ndruar ujin dhe duke i dhënë ushqimin përditë. Genci çdo mbasdite kontrollonte dy kutitë brënda kafazit dhe nuk harronte që t’i linte gjithnjë plotë. Shumë ditë kaluan, mirëpo Genci nuk e dëgjoj asnjëherë të këndoj zogun. Një ditë kur babi e mami ishin të zënë me punë, ai e pa zogun dhe mendoj t’i flasi dy fjalë:
    “Zogu vogël pse nuk këndon asnjëherë ti?”
    Zogu lëvizi vetëm qëpallat por nuk bëri asnjë zë. Genci mendoj t’i flasi prap:
    “Zogu vogël çfarë të mungon, mos do të fluturosh i lirë?”
    Zogu bëri vetëm një “ciu” por nuk lëvizi. Gencit iu duk sikur zogu i vogël i pati folur, e se “ciu” ishte “po.” Ai vendosi ta hap derën e kafazit, dhe u largua pak që zogu mos të kishte frikë. Zogu sapo pa që dera ishte e hapur, ai shkundi krahët e filloj të fluturoj i lirë. Menjëherë ai ishte duke fluturuar e me shpejtësi rreth e qark dhomës, e filloj të bëj një cicërim shumë të bukur. Genci i vogël filloj të hidhej lart e poshtë nga gëzimi se po e dëgjonte më në fund zogun, e se cicërima e tij ishte një tingull shumë i bukur. Me vrap erdhi babi i Gencit në dhomë kur dëgjoj se aty po bëhej shumë zhurmë. Ai pa zogun të cicëroj e të fluturoj me shpejtësi gjithandej, dhe vështroj tek sytë e Gencit një gëzim shumë të madh. Prandaj ai vendosi që mos ta zërë prap zogun, por në vënd ai shkoj të çeli dritaren e dhomës së Gencit. Zogu menjëherë e gjeti rrugën dhe fluturoj i lirë.

    Që atë ditë tek dritarja e Gencit jashtë ku duket pema, çdo mëngjes kur dielli sapo del, zogu vjen tek dritarja dhe fillon të cicëroj. Tani ai nuk vjen më vetëm, por ai sjellë edhe zogj të tjerë me vete që ta zgjojnë Gencin e vogël çdo mëngjes duke cicëruar tingujt e gëzimit që zogjtë ndjejnë kur ata janë të lirë në fluturim. Dhe Genci tani zgjohet i gëzuar kur dëgjon cicërimat në mëngjes se zogu më në fund cicëron, e bën një tingull të bukur, dhe Gencit nuk i duhet më ta ushqej e të kujdeset për të. Megjithatë Gencit i duket sikur zogun e ka në dhomë.

    ~ ~ ~

    Mbrapa tregimit të shkurtër: Zogu në kafaz përfaqson mua, ndërsa Genci i vogël çfarë unë nuk pata kur isha fëmij. Kjo për arsye se jam rritur në “vetmi” pa fëmij të tjerë, dhe në fakt edhe larg vllait tim. Nuk i vë dot faj prindërve të mij sepse ata në fakt nuk kanë faj, kështu ishin kushtet e atëhershme të Shqipërisë. Fillimisht më bëri për të qeshur kur përshkruaja fëmijët tek kopshti, dhe unë nuk e dija pse po dilte kështu ky shkrim. Unë dija vetëm se në fund zogu çlirohej i lirë. Kur e rimendova prap fillova të qaj, sepse unë kuptova se ishte jeta ime që unë po përshkruaja. Prandaj iu lutem juve që keni fëmijë t’i jepni sa më shumë gëzim e dashuri atyre, sepse atyre u nevojitet shumë, e ata kanë shumë nevoj për këto ndjenja. Ata janë e ardhmja, e ndaj atyre u duhet mësuar gëzimi e dashuria, prandaj nëse dëshironi mund t’i lexoni këtë tregim atyre para se të flenë.

    “Vetmia është vrasësi nr.1 i dashurisë dhe gëzimit.”

    Me sinqeritet e lotë në sy,
    Drini Nosi.

    8 Shkurt 2004.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    I dashur Drini,

    Te pergezoj per tregimin tend. Eshte me te vertete shume i bukur. Une qe po te shkruaj kam nje djale te vogel dhe te jap fjalen qe sot do t'ja lexoj tregimin tend. Dhe jo vetem sot....

    Gjithashtu te falenderoj edhe per keshillat e tua. Eshte e vertete, femijet me shume se cdo gje, kane nevoje per dashuri, dhe t'ju kushtosh sa me shume kohe.

    Jam i bindur se do behesh nje baba i mrekullueshem.... dhe femijet e tu do jene krenar per ty.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Postuar më parë nga liveintwoplaces
    ...Une qe po te shkruaj kam nje djale te vogel dhe te jap fjalen qe sot do t'ja lexoj tregimin tend. Dhe jo vetem sot....

    Zoti Kont, fjalët e tua dhe zotimi se do t'ia përcjellësh djalit tënd tregimin ma bënë zemrën sa mali. Të falemnderoj me gjithë zemer për çka do t'i lexosh djalit tënd.

    Me përzemërsi,
    Drini.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e keira
    Anëtarësuar
    04-10-2003
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    46
    Drini,
    edhe mua me pelqeu tregimi yt. E me sa kam pare e lexuar ketu ne forum ke me te vertete talent e shkruan me nje stil te thjeshte po qe te hyn e te mbet ne zemer!
    Me tregimin tend me çove larg ne kohe...... me pershkrimin e atyre çasteve me shoket ne kopesht me dukej sikur perjetoja çaste nga femijeria ime, e medezimohesha me to... e ke te drejte dashuria eshte gjeja me e shtrenjte qe prinderit u dhurojne femijeve te tyre...
    Ah, me kujtoi edhe diçka tjeter:
    "...... fjalet e zogut djali i degjoi, qau, e puthi pastaj e leshoi....."
    Kujtoj qe me pelqente kjo poezi dhe me duket se e ka shkruar
    Cajupi, quhet "Zogu dhe djali". Ne keto momente po e rithem pothuajse te gjithe( ka ca vargje qe s'i mbaj mend). Ok me fal qe u zgjata ca jashte teme, edhe njehere, bravo!
    Me respekt, Keira
    [SIZE="4"]La vita non e' un problema da risolvere, e' un mistero da vievere![/SIZE]

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Drini me beri pershtypje tregimi yt,me preku ne shpirt.....Por jam e sigurt qe kjo vetmi nuk e ka demtuar karakterin dhe shpirtin tend...Do vije nje dite dhe do takosh dike qe do ta fali zemren,dhe te krijosni familjen tuaj,tju lindin femije...E atehere do ta jetosh femijerine tende nepermjet femijeve tuaj!!Te uroj gjithe te mirat .......
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  6. #6
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    ...Si gjithmon drini me shkrimet e tij vazhdon te ndricoje forumin...

    Me pelqeu tregimi,dhe me coi shume vite me pare kur isha ne kopesht...

    Gjithe te mirat vella!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  7. #7
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Iu kërkoj ndjesë që nuk u kam kthyer përgjigje menjëherë, por po e bëj sot një FALEMNDERIM për mesazhet tuaja pozitive e të përzemërta. Iu Falem Nderit që e lexuat tregimin, dhe nëse iu bëri të ndiheni "pak" më mirë, unë jam gëzuar "shumë."

    Sekreti (nëse mund ta quaj të tillë) është se në fakt me anë të tregimit, me anë të të zgjedhurit që në vënd ta vajtoj atë kujtim, unë përkundrasi të tregoj dashamirësi, duke i thënë gjasës time të shkuar:

    "Megjithëse VETMI, ti më vrave, t'i më bëre të vuaj e të ndihem bosh e pajetë, unë çka kam në këtë zemër kam vendosur t'ia jap atyre fëmijëve që kanë nevoj me anë të një tregimi të thjeshtë duke shpresuar se mund t'i sjelli pak gëzim e dashuri."

    Në çastin që bëra një zgjedhje të tillë, po në atë çast unë (vet)çlirova veten nga ai kujtim, nga ajo fëmijëri ku që nga lindja e gjeri 7 vjeç unë u rrita vetëm pa praninë e vllait tim dhe fëmijëve të tjerë. Pas asaj dite që u shkrua, ajo vetmi që kalova nuk më bën më përshtypje, dhe më duket sikur me çka harrita të shpreh me atë tregim unë harrita të përjetoj të gjithë atë fëmijëri që më mungoj.

    Është gjithnjë e rëndësishme që çdo ngjarje e kaluar që na vret në kujtesë, ne t'i japim një përgjigje. Në çastin që ne mbarojmë të gjitha punët e pambaruara (domethënë kujtimet që na vrasin), në atë çast ne mund të harrijmë të jemi plotësisht vetvetja

    Iu falemnderit të gjithëve që e lexuat tregimin.

    Shkrova dy ditë më parë një poezi, që ka një domethënie shumë interesante. Ajo poezi shpjegon sado-pak kohën që po kaloj sot. Kam dëshirë ta ndaj me ju, sepse kam përshtypjen se do të mësoni ndonjë gjë, ose do t'u bëj të ndiheni pak më mirë. Mund ta lexoni "Kur të gjitha lulet të çelen" duke shtypur këtu pasi e kam postuar tek tema ku ndodhen shkrimet e mia (ju drejtova aty që mos të jetë në dy vënde njëkohësisht).

    Duke shpresuar gjithë të mirat për ju
    me përzemërsi,
    Drini në Los Angeles.

Tema të Ngjashme

  1. Nga Manastiri filloj Pranverë e re me Demokracinë e Re
    Nga Progres në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 13:28
  2. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  3. Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:15
  4. Top Channel ne Amerikë!
    Nga Mjellma në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 16-10-2005, 14:08
  5. Filloj zbatimi i Marrveshjes se Ohrit ne Maqedoni
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-09-2003, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •