panorama
------
akuza tė gjyqtarit
intervista
Prapaskenat dhe pazaret. Gjin Gjoni bėn radiografinė e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė
Ju rrėfej klanet e KLD-sė
Gjyqtari i dorėhequr: Ja pėrse refuzova Krimet e Rėnda
Laureta Rryēi
Nuk ėshtė thjesht dorėheqje. Por, reagim, apo mė mirė akoma, njė aktakuzė e hapur. Nė njė letėr format, e shkruar me 50 radhė kompjuterike, gjyqtari i Gjykatės sė Tiranės, Gjin Gjoni, dje i ka shprehur Presidentit Moisiu se i ka larė duart me Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda.
E, sikur ky rebelim tė mbetej kėtu, ēdokujt do ti dukej normale. Por, juristi, qė mban mbi supe 10 vjet veshur pelerinėn e zezė tė gjykatėsit, akuzon Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė pėr pazare e klane qė, sipas tij, nuk dėshirojnė tė kenė pranė tyre njė anėtar tė ri. Nė njė intervistė tė dhėnė mbrėmė vonė pėr gazetėn Panorama, ai bėnė radiografinė e kėtij isntitucioni. Pėrse nuk e zgjodhėn nė KLD. Kush e pengoi dhe si pėrzgjidhen anėtarėt dhe ēfarė do tė ndodhte nėse veprohej ndryshe.
Nė fakt, kjo ėshtė hera e parė qė njė gjyqtar tė akuzojė direkt kėtė institucion, kur tashmė tė gjitha shigjetat e institucioneve tė huaja janė drejtuar nga gjyqėsori, i cilėsuar ndryshe edhe si kollona mė e dobėt e Shtetit shqiptar.
Zoti Gjoni, ju keni paraqitur kėrkesėn Presidentit dhe nė tė njėjtėn kohė Kryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Alfred Moisiut, qė tė mos ju dekretojė pėr gjyqtarė tė Gjykatės sė Faktit tė Krimeve tė Rėnda. Pėrse e keni ndėrmarrė kėtė vendim dhe kur e keni bėrė kėtė kėrkesė?
Ėshtė e vėrtetė qė e kam bėrė njė kėrkesė tė tillė. Kėrkesa ime ka mbėrritur qė ditėn e djeshme nė tavolinėn e kreut tė Shtetit dhe nė tė njėjtėn kohė kryetarit tė KLD-sė qė ditėn kur mėsova qė kishin vendosur tė mė propozonin edhe mua nė mes tė gjyqtarėve tė tjerė. Arsyet e mia pėr dorėheqjen janė, pikėsėpari, sepse para disa ditėsh KLD-ja refuzoi qė tė mė pranonte si anėtar, edhe pse kisha marrė tė gjitha votat e mundshme nga tė gjithė gjyqtarėt nė Konferencėn Gjyqėsore dhe e dyta, ėshtė sepse unė iu kam premtuar tė gjithė atyre gjyqtarėve se, po qe se ata do tė votonin mua, pėr anėtar tė KLD-sė, unė nuk do tė pranoja asnjė detyrė tjetėr, qė kishte tė bėnte me karrierėn time, por do tė mundohesha tu zgjidhja problemet e tyre qė kishin tė bėnin me problemet gjyqėsore.
Pse vendosėt pikėrisht dje tė kėrkonit dorėheqjen, kishit dyshime se ndoshta nuk do tė dekretoheshit?
Nuk kam patur asnjė sinjal qė nuk do tė dekretohesha, por vendosa pėr arsyet mė lartė, si dhe unė jam ndier i fyer nga anėtarėt aktualė tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Pasi veprimi i tyre ishte i turpshėm dhe nė kundėrshtim me Kushtetutėn.
Me ēfarė argumentesh e kundėrshtoni vendimin e KLD-sė?
Unė di tė them se ata pėrdorin dy lloj procedurash pėr raste tė njėjta dhe pėr persona tė ndryshėm. Qė do tė thotė, ndėrsa emėrojnė gjyqtarė nė Gjykatat e Apelit, apo tė Faktit, tė cilėt nuk kanė punuar asnjė ditė si gjyqtarė, por vetėm asistent gjyqtar, mua mė mohojnė tė drejtėn, ndėrkohė qė kam dhjetė vjet punė dhe 6 muaj asistent gjyqtar.
Ju refuzuan anėtarėt apo Presidenti?
Mė refuzuan gjashtė anėtarė, tė cilėt ishin nė pėrbėrje, duke lėnė katėr anėtarė tė tjerė pa u marrė mendimi fare. Nuk ėshtė se mė refuzoi kreu i KLD-sė, Moisiu, por mė refuzuan anėtarėt e klaneve tė caktuara. Arsyet janė shumė tė thjeshta dhe nė tė njėjtėn kohė tė turpshme pėr drejtėsinė shqiptare. Nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė ka klane, tė cilat i kanė rrėnjėt e thella dhe nuk duan qė tė ulet ndonjė person i ri mes tyre. Prezenca ime do tu prishte shumė plane interesash atyre, sepse ata e dinė se nė prezencėn time nuk do tė bėnin mė pazaret e tyre tė vjetra.
Pra, i bie qė nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė ka persona, tė cilėt i bėjnė pazaret nė kurriz tė drejtėsisė?
Po, ėshtė e turpshme se si ata njerėz, qė dikur kanė marrė votat e tė gjithė gjyqtarėve nga i gjithė vendi, tani qė kanė marrė njė post e pėrdorin vetėm pėr interesat e tyre personale dhe pėr pazaret e tyre.
Mė datėn 27 tė kėtij muaji, do tė zhvillohet Konferenca Gjyqėsore, a do tė bėni ndonjė deklaratė para gjyqtarėve qė iu votuan disa ditė mė parė?
Drejtuesit e Drejtėsisė shqiptare tė heqin edhe tė drejtėn pėr tė folur dhe si pasojė lirinė e tė shprehurit. Pėr tė ilustruar atė ēka thashė mė lart po iu them rastin mė tė fudnit. Sot (dje) mbasdite ka qenė mbledhja e Kėshillit Ekzekutiv Gjyqėsor dhe kryetari i Gjykatės sė Lartė, Thimio Kondi, i ka kėrkuar tė gjitha anėtarėve qė ditėn e konferencės mua tė mė hiqet e drejta e fjalės. Nėse unė do tė tentoj tė flas, atėherė do tė mė nxjerrin pėrjashta. Ky ėshtė vendimi i turpshėm i radhės qė kėrkojnė ata. Tė kėrkohet heqja e fjalės nė njė mbledhje gjyqėsori, ku gjėja kryesore ėshtė drejtėsia, do tė thotė qė drejtėsia drejtohet nga persona qė marrin vendime tė turpshme.
Ju deri tani keni gjykuar shumė dosje tė bujshme si Kokaina, Grori tani qė kėrkuat dorėheqjen nga Gjykata e Faktit tė Krimeve tė Rėnda si do tė ndiheni para ēėshtjeve tė vogla?
Do tė ndihem shumė mirė, sepse nuk ėshtė e thėnė qė nuk do tė ketė mė dosje tė bujshme. Sepse jam i bindur se do tė ketė plot padi civile apo penale jo shumė tė rėnda, qė do tė bėhen tė bujshme. Pėr mua, rėndėsi ka qė unė tė kryej misionin tim, ashtu siē duhet dhe shumė gjyqtarė qė mė votuan tė vazhdojnė tė mendojnė se gjyqtari Gjin Gjoni do tė veprojė gjithmonė nė tė mirė tė drejtėsisė shqiptare.
Arsyet e dorėheqjes nga Krimet e Rėnda
Katėr arsyet pse gjyqtari Gjin Gjoni heq dorė nga vendi nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Krimeve tė Rėnda. Pas vendosjes sė emrit tė tij nė listėn e gjyqtarėve, qė mund tė bėhen anėtarė tė trupit gjykues mė tė ri nė vend. Disa ditė para se tė jepej vendimi i dekretimit nga ana e Presidentit tė Republikės, Gjoni heq dorė nga ai vend. Ai i kėrkon Presidentit tė mos e dekretojė. Arsyet, sipas tij, janė katėr. Nė njė letėr dėrguar Presidentit, ku kėrkohet edhe mosdekretimi, Gjoni thotė se emėrimin tim si anėtar tė kėsaj gjykate, nuk mund ta marr dhe konsideroj si njė kompensim, pėr mėnyrėn se si mė ėshtė mohuar mandati i anėtarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė nga ana e Kėshillit. Vetėm para njė jave, Presidenti nuk pranoi tė dekretonte emrin e Gjin Gjonit nė KLD, edhe pse ky i fundit kishte marrė mė shumė vota se tė gjithė kandidatėt e tjerė pėr tė zėnė vendin nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė. Gjoni e cilėsoi kėtė si njė veprim antikushtetues. Ndėrkohė refuzimi i vendit tė gjyqtarit ka edhe arsye tė tjera. Sipas Gjonit, kėtė vend e refuzon edhe se u kam premtuar 180 anėtarėve tė Konferencės Kombėtarė Gjyqėsore, qė mė votuan se nė rast tė zgjedhjes sime si anėtarė tė KLD-sė, nuk do tė kėrkoja asnjė rritje nė detyrė. Gjithashtu, Gjoni, nė letrėn drejtuar Presidentit, ku kėrkon mosdekretimin e tij si gjyqtar tė Krimeve tė Rėnda, thotė se mund t“i shėrbejė mė mirė drejtėsisė nė vendin tanishėm tė punės, nė atė tė gjyqtarit tė Gjykatės sė Faktit tė Tiranės.
10 vjet gjyqtar nė Gjykatėn e Faktit Tiranė
Kush ėshtė Gjin Gjoni, gjyqtari i Grorit dhe Kokainės
Gjin Gjoni njihet si njė nga gjyqtarėt mė me pėrvojė nė Gjykatėn e Tiranės. Gjatė dhjetė viteve punė, nė fillim si asistent dhe mė pas si gjyqtar, ai ka kaluar nė dorė me qindra procese tė bujshme. Kėto si gjatė kohės kur nė pushtet ka qenė Partia Demokratike dhe kur erdhėn socialistėt. Por, ato qė e kanė bėrė atė tė njohur kanė qenė dy proceset e fundit qė, sipas specialistėve, veprat penale tė tė akuzurėve, futen nė krimet e rėnda dhe trafiqe. Bėhet fjalė pėr dosjen e Arben Grorit, njė personazh shumė i njohur i botės sė krimit, i akuzuar pėr trafik droge. Ai e dėnoi tė dėnuarin e drejtėsisė italiane me 25 vjet burg. Por, njė proces tjetėr ka qenė e ai i ashtuquajtur Kokaina, kur tė akuzuar kanė qenė Sokol Koēiu, ish-drejtor i Policisė sė Vlorės dhe shef i policisė gjyqėsore nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Bėhet fjalė pėr njė trafik ndėrkombėtar tė kokainės ku pėrfshiheshin dhjetėra shtete, mes tė cilave edhe Shqipėria. Edhe nė kėtė rast, Gjin Gjoni ka dhėnė vendime shumė tė ashpra, tė mbėshtetura kėto nė Kodin Penal. Vendimet e dhėna nga ky gjyqtar janė futur nė tė gjitha manualet dhe tė dhėnat e drejtėsisė shqiptare. Kohėt e fundit, ai kėrkoi tė pėrfshihet nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė, pikėrisht i mbėshtetur nė pėrvojėn dhe nė arritjet e punės sė tij. Por njė kėrkesė e tillė nuk u mor parasysh nga Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu. Kjo shėrbeu mė pas si njė reagim i tij pėr tė mos u pėrfshirė nė institucionin mė tė ri tė drejtėsisė, atė tė Krimeve tė rėnda.
-------
Krijoni Kontakt