Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8

Tema: Eno Koēo

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Eno Koēo

    7 shkurt 2004 / TN

    Baki YMERI / Bukuresht

    Vepra artistike e Eno Koēos nė fushė tė muzikologjisė, ėshtė kolosale. Kontributi i tij pėr afirmimin e vlerave tona nė pėrmasa botėrore, ėshtė i jashtėzakonshėm. Suksesi qė kori pėrgjatė kėtyre ditėve nė Bukuresht, ia pėrkujtuan komunitetit tė kėtushėm shqiptar, qėndrimin nė gjirin e kėtij komuniteti pėrgjatė vitit 1922, tė aktorit tė madh shqiptar, Aleksandėr Mojsiu.

    “Ateneu Rumun”, i ngritur nė vitin 1888, ėshtė njė nga godinat mė tė bukura, dhe mė tė vjetra tė Bukureshtit. Kontribut pėr ndėrtimin e tij, ka dhėnė para njė[ shekulli, edhe multimilionari shqiptar, Vangjel Zhapa. Janari i kėtij viti, do tė mbetet nė kujtesė tė publikut bukureshtar dhe komunitetit shqiptar tė Rumanisė. Nė sallėn e madhe e kėsaj godine, dy mbrėmje me rradhė (15 dhe 16 janar), dirigjoi me Orkestrėn mė tė madhe tė Rumanisė, ylli i botės muzikore shqiptare, korēari me banim nė Angli, Eno Koēo, Artist i Merituar. Lajmin e parė pėr arritjen e tij nė Rumani, na e dha i biri i njė rilindasi, zt.Thanas Kristo Rėmbeci.


    Pos publikut artdashės rumun, morėn pjesė nė koncert, ambasadori i Shqipėrisė, disa veteranė tė komunitetit dhe dhe veprimtarė tė Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė. Filharmonia simfonike “George Enesku” interpretoi nėn dirigjimin e shkopit magjik tė Eno Koēos, njė serė koncertesh pėr violinė dhe orkestėr, tė kompozitorėve Mihnea Brumariu dhe Kabalevski, si dhe Simfoninė e 5-tė tė Ēajkovskit, dhe Uvertyrėn festive (op.96), tė Shoshtakoviqit.

    Kush ėshtė Eno Koēo? Ėsht nipi i atdhetarit tė Rilindjes, Athanas Tashko (1863-1915), dhe i biri i artistes sė shquar Tefta Tashko. Korēari Eno Koēo me prejardhje nga Boboshtica, ėshtė legjenda e gjallė e botės muzikore shqiptare. U lind nė Tiranė, nė gjirin e njė familjeje me tradita muzikore, nė vitin 1943. I ati ishte bariton, ndėrsa e ėma soprano lirike, Artiste e Popullit. Nė moshėn 7 vjeēare nisi tė studjojė violinė nė Liceun Artistik tė Tiranės, mė vonė nė Leningrad, pėrpara se tė diplomohej nė ILA tė Tiranės, mė 1966. Pas pėrfundimit tė studimeve pėr dirigjim mė 1977, njė vit mė vonė emėrohet dirigjent i Orkestrės Simfonike tė RTVSH. Me kėtė orkestėr, pėrveē numrit tė madh tė koncerteve simfonike e vokale, bėri regjistrime tė kėtij repertori, tė muzikės sė filmave dhe kėngėve tė Festivaleve nė Radiotelevizion, dhe zhvilloi turne nė Kosovė (1979) dhe Turqi (1983). Drejtoi Orkestrėn Simfonike tė Kairos nė Egjipt (1986) dhe u atashua pranė Orkestrės RAI dhe Operas Regio tė Torinos (1989).

    Mbrojti doktoratėn me njtemėn “Kėnga Lirike Qytetare Shqiptare nė vitet 1930”

    Qė nga viti 1991 jeton nė Leeds tė Anglisė, ku ka punuar intensivisht, me njė spektėr orkestrash dhe koresh angleze. Nga viti 1992 ėshtė anėtar i Stafit Mėsimor (Teaching Fellow in Music) tė Universitetit tė Leeds-it, Departamenti i Muzikės, ku ushtron detyrėn e dirigjentit tė orkestrės (Director of Performance Projects), dhe jep mėsim nė klasat e dirigjimit dhe tė instrumentistėve. Midis veprimtarive drejtuese jashtė Britanisė, pėr t’u pėrmendur janė bashkėpunimi me Orkestrėn Simfonike tė Radiotelevizionit Shqiptar, Teatrin e Operės dhe Baletit tė Tiranės, Teatrin e Operės sė Shkupit dhe Filharmoninė e Kosovės. Nė fushėn akademike ėshtė kualifikuar pėr gradėn Doktor nė Filozofi, nė Universitetin e Leeds-it, mė 1998, me temėn “Kėnga Lirike Qytetare Shqiptare nė vitet 1930”. Nė Universitetet e Limerick-ut, Irlandė, atė tė Leeds-it e tė Londrės, Angli, ka mbajtur seminare me subjekte mbi muzikėn shqiptare, si dhe ka transmetuar disa programe nė BBC, Radio 3.

    Siē duket pra, vepra artistike e Eno Koēos nė fushė tė muzikologjisė, ėshtė kolosale. Kontributi i tij pėr afirmimin e ndjeshmėrisė shqiptare nė pėrmasa botėrore, ėshtė i jashtėzakonshėm.


    Ndėr botimet shqip dhe anglisht, janė traktati “Orkestrimi”, nė bashkėpunim me Gjon Simonin (1977, 1984), librat “Tefta Tashko Koēo dhe koha e saj” (2000), “Kėnga Lirike Qytetare Shqiptare nė vitet 1930” (2002), artikuj periodikė qė nga viti 1970, dhe ndėr mė tė fundit janė ato “Mbi kėngėt e pėrmbledhjes Lyra Shqiptare”, tė botuara nė revistėn “Kultura Popullore” (1999) dhe “Albanian Urban Song Tradition”, nė “Studia Albanica” (2002). Para njė viti botoi librin “Kėnga karakteristike Korēare (Botimet Toena”, 2003), qė de facto paraqet njė pjesė tė disertacionit tė tij, dhe sė shpejti pritet qė nė Amerikė tė dalė nga shtypi libri “The Albanian Urban Lyric Song in the 1930s” (Scarecrow, Ēikago).

    Nė vitin 1984, Eno Koēo dekorohet me titullin Artist Nderi, nga ana e shtetit shqiptar. Pas stabilizimit tė tij nė Angli, paralelisht me orkestrat anglo-irlandeze, mban lidhje permanente me orkestrat dhe koret e Shqipėrisė, dirigjon nė Orkestrėn Kombėtare tė Tiranės, realizon disa turne jashtė vendit, mbron tezėn e doktoratės, prezenton programe nga subjekti i hulumtimeve tė tij, subjekte qė ndėrlidhen me vlerat tona shpirtėrore. Nė kėtė drejtim, mban komunikime shkencore nė universitetet e Europės, afirmon vlerat muzikore shqiptare, promovon muzikėn e kompozitorėve britanikė nė Tiranė, e afron opinionin shqiptar me vlerat e larta tė muzikės botėrore (Toska, Cosi fan tutte, Dasma e Figarosė, veprat e Edward Eldgarit). Suksesi qė kori pėrgjatė kėtyre ditėve nė Bukuresht, ia pėrkujtuan komunitetit tė kėtushėm shqiptar, qėndrimin nė gjirin e kėtij komuniteti pėrgjatė vitit 1922, tė aktorit tė madh shqiptar, Aleksandėr Mojsiu.

    Si e priti Bukureshti Aleksandėr Mojsiun, para 80 vitesh?

    Banqeti i dhėnė prej Kollonisė Shqipėtare tė Bukureshtit
    (Artikull i shkėputur nga “Shqipėria e Re”)

    “Shqiptarėt e Bukureshtit janė fatbardhė se, midis tyre gjendet aq m’i shkėlqyeri yll i theatros tė pėrbotshme, i madhi tragjedian, Shqipėtari Aleksandri Moissi. Dhe janė fatbardhė Shqipėtarėt e Bukureshtit se mundin tė kremtojnė talentin e tė madhit Shqipėtar, e tė famėshmit tragjedian. Kollonia Shqipėtare e Bukureshtit, festoj sot Aleksandrin Moissi, me njė Banqet qė dha nė Sallėn prej mermeri tė Hotelit Bulevard. Nė kėt banqet muar pjesė veē komitetit tė Kollonisė, dhe zoti Viktor Eftimiu, Drejtor i pėrgjithshmė i Theatrovet me zonjėn e z-tij Axhepsia Eftimi, konsulli ynė, z. Vasil Dogani, Drejtorėt e Ministrisė tė Punės, z. Z. Stavri Kuneshka dhe Em. Bukuca, e madhja filoshqipėtare zonja profesore Smara, z. B. Branishteanu, etj. Kryetari i Kollonisė, z. Dr. Spiro Maēuka dhe pastaj konsulli ynė, zoti V. Dogani, mbajtnė nga njė fjalim tė bukur dhe ngritnė kupat pėr tė madhin Shqipėtar. Pastaj folnė zonja Smara, z. B. Branishteanu, dhe sekretari i Kollonisė, poeti Asdren. Banqeti u mbarua nė orėn 3 e gjysmė tė natės”. (Shqipėri e Re, nr. 61, Konstancė, 1 janar 1922, f.3)


    ------------------------------------trepca.net

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    46
    Postime
    3,394
    Eno Koēo, dy netė koncertore nė Bukuresht


    Elsa Demo

    I ftuar nga Filarmonia “George Enescu”, dy netė me radhė, dirigjenti i njohur shqiptar, Eno Koēo, ka drejtuar dy koncerte simfonike, nė Bukuresht, duke rrėmbyer duartrokitje pafund prej publikut rumun. I konceptuar nė dy pjesė, nė programin e ekzekutuar gjatė dy netėve koncertore janė pėrfshirė vepra tė mėdha tė muzikės rumune dhe asaj botėrore, si “Uverturėn festive” tė Shostakoviēit, “Koncertin pėr violinė” tė kompozitorit rumun Mihnea Brumariu, Koncertin e Kabalevskit dhe Simfoninė No 5 tė Ēajkovskit. Uvertura e Shostakoviēit dhe vepra e Brumariut, interpretoheshin pėr herė tė parė nė njė skenė tė Bukureshtit, ndėrsa koncerti i Kabalevskit, prej 25 vjetėsh nuk luhej mė nga kjo orkestėr. Si soliste violiniste nė kėto koncerte ka interpretuar Anda Petroviē, aktualisht koncertmaestre e kėsaj orkestre. Pas sinfonisė sė Ēajkovskit, salla e godinės “Ateneum”, njė nga mė tė vjetrat e mė tė bukurat nė Bukuresht, ndėrtuar nė vitin 1888, e mbushur pėrplot me spektatorė, ka buēitur nga duartrokitjet e gjata pėr solisten dhe nė veēanti dirigjentin shqiptar. Pėrveē mirėpritjes prej publikut, suksesi i kėtyre aktiviteteve qėndron edhe nė faktin qė, pėr herė tė parė, koncertet e njė muzikanti shqiptar hyjnė nė stinėn koncertore tė Filarmonisė “George Enescu”, njė nga orkestrat mė tė mėdha tė Evropės Lindore. Veē kritikėve muzikorė, njerėzve tė artit e kulturės rumune e tė huaj, dashamirėsve tė muzikės, etj, nė tė dy netėt, nė sallė ishin tė pranishėm edhe shqiptarė me banim nė Rumani, studiues tė kulturės shqiptare si dhe studentė shqiptarė nė Akademinė Muzikore “Ciprian Porumbescu”.



    13/02/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Mosha
    42
    Postime
    46
    Virtuoziteti i Enos i tejkalon caqet e muzikes shqiptare, ai se paku reshtohet ne panteonin e nderit te kombit.

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    46
    Postime
    3,394
    Pajtohem plotėsisht me juve tironce.Poashtu meriton edhe njė nder tė veēantė nga i gjithė kombi edhe pėr veprat kombėtare tė prindėrve tė tij.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,754

    Eno Koēo nė kėrkim tė "fosileve" muzikore epirote

    Dirigjenti dhe muzikologu i njohur, nė njė ekspeditė studimore pėr polifoninė nė Jug



    Dirigjenti dhe muzikologu i njohur Eno Koēo ka ndėrmarrė ditėt e fundit njė ekspeditė studimore nė disa zona tė rajonit jugor tė vendit, kryesisht nė Gjirokastėr dhe Sarandė, pėr tė grumbulluar informacion tė drejtpėrdrejtė pėr muzikėn popullore polifonike qė vjen nga thellėsitė e shekujve dhe qė vazhdon tė interpretohet pothuajse origjinale nė kėto zona.

    Iso-polifonia pa instrumente muzikore, sipas tij ėshtė njė produkt muzikor qė vjen me origjinalitetin e saj tė papėrsėritshėm nga periudha e lashtėsisė epirote, por qė fatkeqėsisht kėto "fosile" muzikore epirote asnjėherė nuk janė studiuar seriozisht nga muzikologjia shqiptare. "Nė vėmendjen time si muzikolog janė tė dyja aspektet e muzikės polifonike: muzika polifonike me iso liturgjike qė kėndohet nė kishė dhe polifonia me iso qė kėndohet nė popull, por gjatė kėtij kalimi nėpėr zonat e jugut tė Shqipėrisė jam mė i vėmendshėm nė vrojtimin dhe studimin e disa ndryshimeve nė polifoninė labe, brenda dhe nė periferi tė sė cilės shpesh herė gjen forma dhe mėnyra tė tė kėnduarit qė ndryshojnė prej saj dhe qė fatkeqėsisht nuk janė studiuar si duhet deri tani".

    Ekspeditės mė tė fundit qė muzikologu Eno Koēo ka ndėrmarrė sė fundmi nė Dropull, nė Antigone, nė Gjirokastėr, nė Finiq, nė Vurg dhe nė Sarandė, i janė paraprirė disa udhėtime tė tij tė kryera nė kėto 3-4 vitet e fundit nė zonėn e Pėrmetit, nė Fier, nė Vlorė, nė zonėn e bregdetit tė Himarės dhe nė disa zona kufitare me Greqinė, qė vendasit e quajnė "Pogoni i Poshtėm", nė Konicė e Janinė. Gjatė kontakteve tė shumta me folkloristė, studiues, interpretues dhe bartės tė polifonisė me vokal e iso pa instrumente muzikore, Koēo thotė se ka konstatuar ekzistencėn e njė shtrese tė pėrbashkėt harmonie muzikore. Mirėpo, paragjykimet, dasitė dhe mendėsitė e vjetra pengojnė studimet kur depėrtojnė edhe nė muzikė. "Pėr shkaqe qė nuk lidhen me muzikėn, pėrdorimi nė studime i termit "epirot" i tremb ndonjėherė studiuesit. Pikėrisht pėr kėtė gjė druaj edhe unė tė them me plot gojėn qė e pėrbashkėta nė tė gjitha kėto "fosile" tė muzikės sė lashtė shumėzėshe nė jug tė Shqipėrisė dhe nė veri tė Greqisė qėndron te fakti se muzika epirote dallon shumė nga ajo e popujve dhe viseve qė e rrethonin Epirin nė lashtėsi".

    Madje unė personalisht, vazhdon pasardhėsi i vetėm i kėngėtares sė madhe shqiptare Tefta Tashko Koēo, nuk parapėlqej pėrkufizimin "polifoni", por pėrdor mė sė shumti termin "shumėzėsh". Ky parapėlqim, sipas tij, nuk vjen pėr shkaqe paragjykimesh tė kuptimit grek tė fjalės "polifoni", por sepse shpesh nė muzikologji, sidomos nė Perėndim, fjala polifoni pėrdoret edhe pėr mėnyra tė tjera tė shprehjes muzikore qė pėrfshijnė pėrdorimin e instrumenteve. "Mė duket sikur te termi ‘polifoni‘ pėrfshihen instrumentet dhe pėrjashtohet isoja, e cila nga ana e saj nuk ėshtė gjė tjetėr veēse tė kėnduarit pa vegla e pa instrumente muzikore. Isoja ėshtė njė zė i pandryshueshėm dhe pa shoqėrim instrumental dhe si e tillė pėrbėn njė nga fenomenet muzikore mė tė vjetra, mė origjinale dhe mė primitive", nėnvizon ai.

    Eno Koēo thotė se i pėlqen e lashta, sepse aty gjenden elementė tė fortė dhe primitivė tė tė gjitha periudhave historike tė jetės shoqėrore, qė nga periudha pagane e deri nė ditėt tona. Nė kėtė kuptim, Shqipėria ėshtė njė "muze" i rrallė nė pikėpamjen muzikore, thotė ai.

    Nga hulumtimet dhe vėzhgimet e bėra prej tij, ai kėmbėngul se muzika klasike kristiane e epokės bizantine sot ekziston vetėm tek arbėreshėt nė Italinė e Jugut, ndėrsa muzika e sotme bizantine qė kėndohet nė kishat ortodokse ėshtė muzikė me ndikime tė muzikės orientale, pasi vetė perandoria bizantine, nė pėrafėrsisht Ā¾ e territorit tė saj, shtrihej nė territore dhe popuj tė orientit.

    Tė gjitha ato motive muzikore qė kėndohen edhe sot e kėsaj dite nė kėtė trevė, sipas tij, janė padyshim dukuri muzikore epirote. Muzika popullore shqiptare natyrisht qė u ndikua nga muzika bizantine, por ajo e ruajti origjinalitetin e saj duke e forcuar vazhdimisht ison dhe karakterin e saj epik. Kur roli i Bizantit ra, rreth vitit 1453, vjen e rriten elementėt kramatikė tė isos. Terreni gjeografik nė tė cilėn jam ndalur pėr tė kryer kėtė vėzhgim, sqaron mė tej ai, pėrfshin brenda saj zona me identitet tė fortė, tė spikatur dhe tepėr tė larmishėm. Tė kėnduarit shumėzėsh tė Ēamėrisė ndryshon nga tė kėnduarit nė Labėri dhe nė Himarė, sepse sipas informacioneve tė marra drejtpėrdrejt nėpėrmjet njohėsve dhe bartėsve me tė cilėt ka komunikuar studiuesi, polifonia ēame rezulton tė jetė mė e butė, mė e shtruar, mė lirike dhe pėr rrjedhojė edhe mė orientale. Ėshtė e natyrshme pėr studiuesin qė krahas tipareve tė ngjashme dhe tė spikatura, larmia dhe ndryshueshmėria ėshtė e pranishme edhe brenda zonave tė ngushta, qė nė dukjen e tyre tė ngjajnė si tė njehsuara. "Pėr mua ishte mjaft interesante qė disa njohės tė polifonisė nga minoriteti grek ngulin kėmbė nė faktin qė polifonia nė gjuhėn greke qė kėndohet nė Dropull, ndryshon shumė nga ajo qė kėndohet nė Vurg, ndėrsa nė zonėn e Pogonit, edhe kjo e banuar nga minoritarė grekė, kėndohet mė burrėrisht dhe kėnga e tyre ėshtė mė afėr labėrishtes", thotė Eno. Ndėrsa fakt tjetėr qė e ēuditi atė ishte informacioni qė sollėn njohėsit e shkėlqyer tė kėtyre "ornamenteve" tė veēanta tė polifonisė pogonite, sipas tė cilave Sopiku, njė nga fshatrat e kėsaj "krahinėze", kėndon njė polifoni qė ndryshon shumė nga fshatrat e tjerė tė saj si: Poliēani, Hllomoja, Ēatista, apo dy-tri fshatrat e tjera tė "Pogonit tė Sipėrm". Nė vijim tė hulumtimeve tė tij, Eno thotė se ka konstatuar qė ndonėse kėnga himarjote deri tani klasifikohet si "bėrthamė" e labėrishtes, gjatė kėtyre vėzhgimeve studiuesit i ka rezultuar se ajo ka mjaft ndryshime nga "labja", apo sikurse e thėrrasin vetė labėt, "vėnēja". Kėnga polifonike toske nė periudhėn postbizantine, apo osmane, thekson Eno, ndryshoi pasi nisi tė shoqėrohej me instrumente muzikore. Instrumentet apo sazet, pėr Enon, e sfidojnė apo sfumojnė polifoninė. Kėnga himarjote, ndryshe nga ajo toske, ruajti tė paprekur karakterin e saj origjinal tė tė kėnduarit me iso, mandej deri para periudhės komuniste ka qenė edhe mė e spikatur nė karakterin e saj origjinal, por gjatė periudhės komuniste erdhi duke u forcuar nė karakterin epik.

    Pėr tė krijuar njė lidhje mė tė fuqishme me territorin ku ėshtė kėnduar nė lashtėsi kėnga shumėzėshe me iso dhe pa instrumente muzikore, muzikologu Eno Koēo vizitoi edhe disa nga qytetet antike tė Epirit, si Apoloninė, Antigonenė dhe Foiniken. "Nuk mund tė kuptohet dhe nuk mund tė studiohet si duhet muzika e lashtė shumėzėshe me iso dhe pa instrumente muzikore, nėse nuk e vendos atė nė hapėsirat e teatrove dhe hapėsirave tė qyteteve antike ku ajo lindi dhe mori shkėlqimin e brilantit qė nuk ėshtė zbehur aspak edhe sot e kėsaj dite nė tė njėjtat treva", pėrfundon shpjegimet e tij ekskluzive pėr gazetėn "Shqip" dirigjenti dhe muzikologu i njohur Eno Koēo, pas pėrfundimit tė ekspeditės studimore pėr polifoninė nė jug tė vendit.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Eno Koēo

    Eno Koēo:

    Kur nė Opera mė tregonin me gisht si "nipi i Koēo Tashkos"
    » Dėrguar mė: 07/12/2010 - 13:51



    Admirina Peēi

    Nė katin e dytė tė Konservatorit tė Tiranės, nga dritarja e tretė majtas, Eno Koēo, djalosh 20-vjeēar, i sapokthyer nga Leningradi, sheh me sytė e tij se si i vėnė prangat nė duar, publikisht, mikut tė tij tė afėrt, Tonin Guraziu dhe e shtyjnė brenda "Gazit" famėkeq…… E ka parė kėtė skenė edhe mė parė, pikėrisht aty nė atė dritare, tek arrestonin publikisht njė tjetėr muzikant e mik tė tijin Nino Saraēin. Pak mė vonė do tė mėsonte me dhimbje edhe arrestimin e kėngėtarit tė madh lirik Lukė Kaēajt.
    Kishin perėnduar njė herė e mirė, kohėt dhe idetė e mbarsura me liri, ėndrrat dhe pėrjetimet studentore nė Leningrad. Vitet '60 kishin sjellė njė klimė tė ashpėr nė Shqipėri. I zhvendosur nė Konservatorin e Tiranės, pėr Eno Koēon, kishin mbėrritur kohė tė reja e tejet tė vėshtira. Ai nuk ishte mė vetėm djali i sopranos sė njohur Tefta Tashko Koēo. Ishte njėkohėsisht edhe nipi i Koēo Tashkos, i shpallur armik i pushtetit nga vetė Enver Hoxha. Nga vitit 1961, daja i tij Koēo Tashko ishte thjeshtė njė i dėnuar dhe pėrndjekjet do tė peshonin mbi tė gjithė familjen dhe tė afėrmit e tij.
    * * *
    Eno Koēo e cilėson si periudhėn mė tė vėshtirė tė jetės sė tij fillimin e viteve '60 dhe deri nė fund tė viteve '70, madje edhe mė tej. Qė tė rikthehet tek kėto kujtime nuk ėshtė e lehtė pėr tė, por njėkohėsisht e ndjen domosdoshmėri. Librin e tij tė fundit me rrėfime titulluar "Familja dhe jeta" e ka konceptuar tėrėsisht me pjesėza tė jetės sė tij. Nė tė spikasin rrėfenjat mbi kohėt mė tė vėshtira, pėrjetimet, personazhet, dhe atmosfera qė e pushtoi jetėn e tij menjėherė pasi, gjithnjė e mė dendur nisėn ta cilėsojnė si nipi i Koēo Tashkos.
    "Armiku" Koēo Tashko
    Ndaloj shfletimin e kėtij libri pikėrisht nė faqen 51. kėtu janė njė pjesė e kujtimeve qė lidhen drejtpėrdrejt me arsyen e vėrtetė tė tronditjes qė kish ndodhur njėherė e mirė nė jetėn e Eno Koēos, por edhe tė gjithė familjarėve e tė afėrmve tė tij. Eno e titullon kėtė kapitull me fjalėt "Daja im Koēo Tashkoja dhe periudha e vėshtirė 30 vjeēare 1961 -1991 pėr gjithė ne familjarėt e tij…".
    Siē shkruan Eno, persekutimi fizik dhe shpirtėror i Koēo Tashkos, internimi dhe burgu, nisi kur ai ishte mbi 60 vjeē. Vuajtjen e tij, me shumė se ai vetė e mbajtėn mbi shpatulla gruaja dhe fėmijėt e tij. "Nė fund tė fundit ai e bėri mendjen qė me idetė e tij do i kundėrvihej Enver Hoxhės dhe sė paku ishte nė paqe me ndėrgjegjen e tij, po pėrse duhej tu nxihej jeta veēanėrisht fėmijėve tė tij? Fatkeqėsisht, ky ishte rregulli i ligjėruar pėr tė gjithė familjet e persekutuara. Kohė mizore, periudhė nga mė rrėqethėset e historisė shqiptare tė vonėt... shkruan Eno Koēo, ndėrsa rrėfen njė peng.
    "Edhe pse Koēo Tashkon nuk e takova mė dot qė nga viti 1961 e deri sa vdiq mė 1985, periudha 1961-91 pėr ne familjarėt e tij ka qenė plotėsisht e dominuar prej emrit tė tij dhe ngjarjeve qė lidheshin me tė. Ishin kėto ngjarje politike mjaft dramatike. As qė bėhej fjalė pėr ta takuar atė atje ku ihste internuar bashkė me familjen e tij pas prishjes me Enver Hoxhėn. Lėvizje tė tilla tė guximshme donin kurajė tė madhe qė them se mė mungonte. Por jo vetėm unė, askush nuk mori iniciativėn tė shkonte ti takonte atje ku ishin vendosur si tė persekutuar, pa le pastaj nė burg...".
    Eno rrėfen se Skėnder Luarasi, ishte nga tė vetmit qė i fliste hapur dhe me tonin e tij tė lartė sikur e kritikonte. "Mė takonte nė mes tė rrugės dhe mė qortonte me zė tė lartė qė nuk merrja vendim qė t'i shkoja dajės kudo qė tė ishte. "E di se ēfarė xhaxhai ke? Ai ėshtė burrė i vėrtetė - ngrinte zėrin Skėnderi nė trotuarin e mesit tė rrugės sė Kavajės". Koēo Tashko, ardhur fillimisht nė Shqipėri, pas kryerjes sė studimeve nė Harvard tė Bostonit dhe mė vonė nga Rusia Sovjetike, qė pas vitit 1961 artikulohej vetėm si "armik i partisė dhe i popullit". Siē shkruan Eno, nė kohėn e prishjes sė marrdhėnieve me sovjetikėt, Koēo Tashko u akuzua qė mbajti anėn e sovjetikėve dhe jo tė Enver Hoxhės, por qė nė fakt mbrojti anėn mė liberale brenda ideologjisė sė majtė e jo atė tė "mbėshtetjes nė forcat e veta" e tė vetizolimit tė plotė. Por ata qė e vuanin mė sė tepėrmi ishin gruaja dhe fėmijėt e tij. Kėta tė fundit, kur vendosnin tė vinin nė Tiranė dhe pasi merrnin leje nag Dega, ndiqeshin kėmba-kėmbės tek ndonjė vizitė qė bėnin nė shtėpi tė ndryshme miqsh. Eno kujton se nė vitet '60, "fillimisht kisha trimėrinė t'i takoja kushėrinjtė e mi kur vinin nė Tiranė. Isha ende i mbrujtur me idetė liberale qė i kisha huazuar nga Leningradi. Por ky virtyt nisi tė shuhet, veēanėrisht pas gjysmės sė dytė tė viteve'70. Edhe Arbeni djali i dajės, i Alekos, vinte nė fillim pėr ti takuar Fredin, Evėn dhe Teftėn, por edhe ai kish nisur t'i evitonte, madje ndoshta pėrpara meje....".
    Ditė tė zymta e tė dėshpėruara…
    Koha e Konservatorit zė vend nė atė periudha qė pėr eno koēon mund tė pėrshkruhen veēse me nota trishtimi e dhimbje. "Janė njė sėrė faktorėsh qė mbresat nga jeta nė Konservator anojnė nga zymtėsia dhe shpesh nga dėshpėrimi", thotė Eno, ndėrsa i referohet periudhės, kur sapo ishte kthyer nga Bashkimi Sovjetik, dhe ende rronte me atmosferėn e shkollės sė Leningradit. "Ende nuk e kuptoja se tashti unė i pėrkisja njė statusi tjetėr shoqėror, isha njė njeri me cen, kisha njollė nė biografi, pėr arsyen se daja im ishte dėnuar nga Partia e Punės dhe personalisht nga Enver Hoxha. Nuk u lejova tė bėhem anėtar i Bashkimeve Profesionale kur tė gjithė shokėt e mi u ftuan pėr t'u pėrfshirė nė kėtė organizatė. Fillova tė shihem edhe mė vėngėr kur rezultatet e votimeve dilnin 99.00% pėr kandidatėt e Frontit Demokratik dhe vetėm njė votė kundra. Kjo do tė ishte e dajės tim, Koēo Tashkos. Tė gjithė e dinin kėtė…".
    Arrestimet e artistėven
    Jeta nė Konservator ishte vazhdimisht e tensionuar edhe politikisht, kujton Eno Koēo. "Bėheshin arrestime demonstrative. Dy nga kėto arrestime i kam parė me sytė e mi nga dritarja e tretė majtas e katit tė dytė. Njėri ishte ai i Nino Saraēit me tė cilin kisha asokohe shumė miqėsi. Ninoja ishte shumė i kėndshėm nė biseda, mund tė dukej pak ekscentrik nė temat qė diskutonte, por ato ishin vetėm mėnyrė komportimi qė tė bėhej mė tėrheqės...". Mė tej Eno kujton njė tjetėr arrestim tė bujshėm, qė i kalonte para syve nė tė njėjtėn skenė, si tė ishte njė film qė pėrsėritej. "Arrestimi tjetėr ishte ai i Tonin Guraziut. Edhe atė e pashė nga e njėjta dritare e katit tė dytė. I kishin vėnė prangat dhe e drejtonin pėr nga Gazi. Toninin e njihja mė mirė se Ninon dhe dhimbja ishte edhe mė e madhe. Njė ditė, fare mirė, mund tė isha unė i shoqėruar po nė tė njėjtėn mėnyrė. Kush e dinte shkakun e vėrtetė tė kėtyre arrestimeve, megjithėse njė variant "zyrtar" gjithnjė ekzistonte...". Dhe fill pas kėtij kujtimi, Eno Koēo sjell ndėrmend njė tjetėr arrestim, edhe mė tė bujshėm, arrestimin e kėngėtarit tė madh lirik, Lukė Kaēajt. "Nuk e pashė atė moment si nė rastin e dy tė tjerėve, por tronditja pėr tė gjithė ne, pasi e morėm vesh ishte e madhe sa s'bėhet. Ishte i dyti kėngėtar lirik pas Stavrit (tenori i njohur Stavri Tafaeli) qė arrestohej. Kurajė e madhe pėr shtetin tė prangoste artistė me reputacion tė pakontestueshėm. Tė dy kėta i dėgjoja ēdo javė nė skenėn e Operės tė kėndonin rolet e tyre tė realizuara me aq mjeshtėri, kujton Eno Koēo.

    Nipi i Koēos nė Opera...
    Pikėrisht aty nė Opera do tė niste punė Eno Koēo nė vitin 1966, si violinist nė orkestrėn e kėtij institucioni, ku hija dhe filtrimi i politikės kishin depėrtuar deri nė qelizė. Paēka punėsimit nė Opera Eno Koēo vijonte tė ishte nėn mbikqyrje, me damkėn si nipi i Koēo Tashkos e nė situata shpesh tė paperceptueshme. "Vitet e Konservatorit dhe vitet e Operas (1966 deri 1972) mė shumė se dhjetė vjet, ishin padyshim vitet qė njėsohesha mė shumė si nipi i Koēos se sa djali i motrės sė tij Teftės. Shpesh mė duhej tė shpjegohesha me veten, se vėrtet kam njė dajė tė dėnuar, por kam edhe njė nėnė tė dėgjuar si kėngėtare, e cila duhet tė kishte edhe ajo peshėn e saj nė qėndrimin ndaj meje. Vite tė tėra me radhė analizoja se nga qėndronte balanca pėr mua, nga ana e dajės - si "armik" apo nėnės - si kėngėtare nė zė. Kishte momente qė fitonte nėna por nuk ishin tė pakta momentet qė dominonte dukshėm daja, Koēoja. Megjithatė, nga viti 1961 deri 1975 me nuhatje apo instinkt ndjeja qė pa dyshim ishte Koēoja". Kėtė analizė bėnė Eno Koēo, vite mė pas, nė distancė nga ajo kohė, ndėrsa kujton ēaste vėrtet tė vėshtira, qė depėrtonin nė psikologjinė e tij dhe pėrktheheshin nė formėn e njė dyzimi tė frikshėm. "Puna si violinist nė orkestrėn e Operės nuk mė pėlqente. Repertori klasik ishte i kufizuar dhe pėrparėsi morėn veprat kombėtare por edhe "Detashmenti i kuq i grave" balet kinez me temė nga revolucioni kulturor, por me njė orkestracion shumė tė mirė, madje mjaft mė profesional se sa shumė vepra tė kompozitorėve tanė tė asaj periudhe. Punohej nė orkestėr me orė tė stėrgjata dhe kėrkush nuk e ngrinte zėrin. Ēėshtja e biografisė time nė kėtė institucion u bė edhe mė e mprehtė ndaj e dhe mė duhej tė isha i kujdesshėm dhe tė "sillesha mirė". Tė sjellurit mirė u bė natyrė e dytė e qenies sime".
    Eno tashmė e kishte kuptuar dhe analizuar mirė me vetveten. Periudha e Operės nga 23 deri nė 29 vjeē, ishte ajo e vetėndėrgjegjėsimit tė tij, pothuajse nė ēdo aspekt tė jetės. "Mezi prisja tė mbaronte puna qė tė merresha me tė tjera gjėra qė i konsideroja mė tė rėndėsishme se sa orkestra… fillova tė mėsoj gjuhė tė huaja anglisht, frėngjisht, italisht… Dy nga kėto gjuhė i mėsoja me Dhimitri Cancon nė shtėpizėn e tij pėrdhese…"
    Ndėrkohė hija e Koēo Tashkos nė jetėn e tij, vazhdonte tė ishte shumė e fortė. "Kjo mė bėnte tė mos e humbja vetėkontrollin pėr asnjė ēast. Mbase nė psi-kikėn time gjėrat ekzagjeroheshin, kjo ngaqė gjithēka mė duhej ta bluaja me veten. Nuk kisha me kė ta ndaja psikozėn e survejimit", - thotė Eno dhe ndėrmend i vijnė skena tė shėmtuara nga ajo kohė, kur nė Opera, vinin herė pas herė eksponentė tė Partisė dhe nė sallėn e madhe tė saj ku mblidheshin me qindra pu-nonjės tė kėtij institucionin shanin ke-qas Koēo Tashkon. "Ndjeja sikur nė ato ēaste tė gjithė vėshtrimet e sa-llės mė drejtoheshin mua. Mė du-hej tė mos lėvizja asnjė qepallė. Mezi prisja qė tė mbaronte mble-dhja dhe tė shkoja tė haja drekė, krejt i ve-tėm tek res-torant Durrėsi, sepse as unė e as tė tjerėt nuk do tė dėshironim tė ndodheshim vet i dytė", - kujton me ankth Eno Koēo.
    Sėrish pėr Koēo
    Tashkon…
    Kishte zgjedhur heshtjen si mjetin mė tė mirė pėr tė mbijetuar... Dhe nė heshtje, me durim, me atė unin tjetėr qė kish gdhendur pėrbrenda, si natyrė e dytė e qenies sė tij, Eno Koēo pėrjetoi edhe shumė ndodhi, e ngjarje tė tjera tė rėndėsishme nė jetėn e tij, jetėn familjare, fėmijėt, shkollimin e tyre dhe pasionet… Pėr dajėn e tij Koēo Tashkon nuk foli dot kurrė hapur, e nuk e shprehu asnjėherė atė ēka kishte brenda tij. Vetėm pas pėrmbysjes sė sistemit mė 1991-in, Mund t'i rikthehej edhe kujtimeve, por edhe analizave rreth tij. Pas '91-it, Koēo Tashko, nisė tė analizohet ndryshe, herė si vizionar perėndimor e herė si komunist ortodoks. Janė mbajtur qėndrime nga mė personalet dhe emocionalet, si dhe janė dhėnė gjykime nga mė tė dobishmet pėr Koēon pas viteve '90, thotė Eno, ndėrsa kujton sot, i distancuar nga emocionet e asaj epoke, se rreth Koēo Tashkos "ajo qė duket se ka rezultuar ėshtė fakti se pesha e tij patriotike dhe atdhetare e frymėzuar nga krahu revolucionar-socialist perėndimor ka mbisunduar mbi atė ideologjike tė marksizmit ortodoks e pedant".

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,559

    Pėr: Eno Koēo


  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,559

    Pėr: Eno Koēo



    ENO KOĒO - Rrėfim si film

    Intervistuar nga Mira Kazhania , Maj 2022.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •