7 shkurt 2004 / TN
Baki YMERI / Bukuresht
Vepra artistike e Eno Koēos nė fushė tė muzikologjisė, ėshtė kolosale. Kontributi i tij pėr afirmimin e vlerave tona nė pėrmasa botėrore, ėshtė i jashtėzakonshėm. Suksesi qė kori pėrgjatė kėtyre ditėve nė Bukuresht, ia pėrkujtuan komunitetit tė kėtushėm shqiptar, qėndrimin nė gjirin e kėtij komuniteti pėrgjatė vitit 1922, tė aktorit tė madh shqiptar, Aleksandėr Mojsiu.
Ateneu Rumun, i ngritur nė vitin 1888, ėshtė njė nga godinat mė tė bukura, dhe mė tė vjetra tė Bukureshtit. Kontribut pėr ndėrtimin e tij, ka dhėnė para njė[ shekulli, edhe multimilionari shqiptar, Vangjel Zhapa. Janari i kėtij viti, do tė mbetet nė kujtesė tė publikut bukureshtar dhe komunitetit shqiptar tė Rumanisė. Nė sallėn e madhe e kėsaj godine, dy mbrėmje me rradhė (15 dhe 16 janar), dirigjoi me Orkestrėn mė tė madhe tė Rumanisė, ylli i botės muzikore shqiptare, korēari me banim nė Angli, Eno Koēo, Artist i Merituar. Lajmin e parė pėr arritjen e tij nė Rumani, na e dha i biri i njė rilindasi, zt.Thanas Kristo Rėmbeci.
Pos publikut artdashės rumun, morėn pjesė nė koncert, ambasadori i Shqipėrisė, disa veteranė tė komunitetit dhe dhe veprimtarė tė Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė. Filharmonia simfonike George Enesku interpretoi nėn dirigjimin e shkopit magjik tė Eno Koēos, njė serė koncertesh pėr violinė dhe orkestėr, tė kompozitorėve Mihnea Brumariu dhe Kabalevski, si dhe Simfoninė e 5-tė tė Ēajkovskit, dhe Uvertyrėn festive (op.96), tė Shoshtakoviqit.
Kush ėshtė Eno Koēo? Ėsht nipi i atdhetarit tė Rilindjes, Athanas Tashko (1863-1915), dhe i biri i artistes sė shquar Tefta Tashko. Korēari Eno Koēo me prejardhje nga Boboshtica, ėshtė legjenda e gjallė e botės muzikore shqiptare. U lind nė Tiranė, nė gjirin e njė familjeje me tradita muzikore, nė vitin 1943. I ati ishte bariton, ndėrsa e ėma soprano lirike, Artiste e Popullit. Nė moshėn 7 vjeēare nisi tė studjojė violinė nė Liceun Artistik tė Tiranės, mė vonė nė Leningrad, pėrpara se tė diplomohej nė ILA tė Tiranės, mė 1966. Pas pėrfundimit tė studimeve pėr dirigjim mė 1977, njė vit mė vonė emėrohet dirigjent i Orkestrės Simfonike tė RTVSH. Me kėtė orkestėr, pėrveē numrit tė madh tė koncerteve simfonike e vokale, bėri regjistrime tė kėtij repertori, tė muzikės sė filmave dhe kėngėve tė Festivaleve nė Radiotelevizion, dhe zhvilloi turne nė Kosovė (1979) dhe Turqi (1983). Drejtoi Orkestrėn Simfonike tė Kairos nė Egjipt (1986) dhe u atashua pranė Orkestrės RAI dhe Operas Regio tė Torinos (1989).
Mbrojti doktoratėn me njtemėn Kėnga Lirike Qytetare Shqiptare nė vitet 1930
Qė nga viti 1991 jeton nė Leeds tė Anglisė, ku ka punuar intensivisht, me njė spektėr orkestrash dhe koresh angleze. Nga viti 1992 ėshtė anėtar i Stafit Mėsimor (Teaching Fellow in Music) tė Universitetit tė Leeds-it, Departamenti i Muzikės, ku ushtron detyrėn e dirigjentit tė orkestrės (Director of Performance Projects), dhe jep mėsim nė klasat e dirigjimit dhe tė instrumentistėve. Midis veprimtarive drejtuese jashtė Britanisė, pėr tu pėrmendur janė bashkėpunimi me Orkestrėn Simfonike tė Radiotelevizionit Shqiptar, Teatrin e Operės dhe Baletit tė Tiranės, Teatrin e Operės sė Shkupit dhe Filharmoninė e Kosovės. Nė fushėn akademike ėshtė kualifikuar pėr gradėn Doktor nė Filozofi, nė Universitetin e Leeds-it, mė 1998, me temėn Kėnga Lirike Qytetare Shqiptare nė vitet 1930. Nė Universitetet e Limerick-ut, Irlandė, atė tė Leeds-it e tė Londrės, Angli, ka mbajtur seminare me subjekte mbi muzikėn shqiptare, si dhe ka transmetuar disa programe nė BBC, Radio 3.
Siē duket pra, vepra artistike e Eno Koēos nė fushė tė muzikologjisė, ėshtė kolosale. Kontributi i tij pėr afirmimin e ndjeshmėrisė shqiptare nė pėrmasa botėrore, ėshtė i jashtėzakonshėm.
Ndėr botimet shqip dhe anglisht, janė traktati Orkestrimi, nė bashkėpunim me Gjon Simonin (1977, 1984), librat Tefta Tashko Koēo dhe koha e saj (2000), Kėnga Lirike Qytetare Shqiptare nė vitet 1930 (2002), artikuj periodikė qė nga viti 1970, dhe ndėr mė tė fundit janė ato Mbi kėngėt e pėrmbledhjes Lyra Shqiptare, tė botuara nė revistėn Kultura Popullore (1999) dhe Albanian Urban Song Tradition, nė Studia Albanica (2002). Para njė viti botoi librin Kėnga karakteristike Korēare (Botimet Toena, 2003), qė de facto paraqet njė pjesė tė disertacionit tė tij, dhe sė shpejti pritet qė nė Amerikė tė dalė nga shtypi libri The Albanian Urban Lyric Song in the 1930s (Scarecrow, Ēikago).
Nė vitin 1984, Eno Koēo dekorohet me titullin Artist Nderi, nga ana e shtetit shqiptar. Pas stabilizimit tė tij nė Angli, paralelisht me orkestrat anglo-irlandeze, mban lidhje permanente me orkestrat dhe koret e Shqipėrisė, dirigjon nė Orkestrėn Kombėtare tė Tiranės, realizon disa turne jashtė vendit, mbron tezėn e doktoratės, prezenton programe nga subjekti i hulumtimeve tė tij, subjekte qė ndėrlidhen me vlerat tona shpirtėrore. Nė kėtė drejtim, mban komunikime shkencore nė universitetet e Europės, afirmon vlerat muzikore shqiptare, promovon muzikėn e kompozitorėve britanikė nė Tiranė, e afron opinionin shqiptar me vlerat e larta tė muzikės botėrore (Toska, Cosi fan tutte, Dasma e Figarosė, veprat e Edward Eldgarit). Suksesi qė kori pėrgjatė kėtyre ditėve nė Bukuresht, ia pėrkujtuan komunitetit tė kėtushėm shqiptar, qėndrimin nė gjirin e kėtij komuniteti pėrgjatė vitit 1922, tė aktorit tė madh shqiptar, Aleksandėr Mojsiu.
Si e priti Bukureshti Aleksandėr Mojsiun, para 80 vitesh?
Banqeti i dhėnė prej Kollonisė Shqipėtare tė Bukureshtit
(Artikull i shkėputur nga Shqipėria e Re)
Shqiptarėt e Bukureshtit janė fatbardhė se, midis tyre gjendet aq mi shkėlqyeri yll i theatros tė pėrbotshme, i madhi tragjedian, Shqipėtari Aleksandri Moissi. Dhe janė fatbardhė Shqipėtarėt e Bukureshtit se mundin tė kremtojnė talentin e tė madhit Shqipėtar, e tė famėshmit tragjedian. Kollonia Shqipėtare e Bukureshtit, festoj sot Aleksandrin Moissi, me njė Banqet qė dha nė Sallėn prej mermeri tė Hotelit Bulevard. Nė kėt banqet muar pjesė veē komitetit tė Kollonisė, dhe zoti Viktor Eftimiu, Drejtor i pėrgjithshmė i Theatrovet me zonjėn e z-tij Axhepsia Eftimi, konsulli ynė, z. Vasil Dogani, Drejtorėt e Ministrisė tė Punės, z. Z. Stavri Kuneshka dhe Em. Bukuca, e madhja filoshqipėtare zonja profesore Smara, z. B. Branishteanu, etj. Kryetari i Kollonisė, z. Dr. Spiro Maēuka dhe pastaj konsulli ynė, zoti V. Dogani, mbajtnė nga njė fjalim tė bukur dhe ngritnė kupat pėr tė madhin Shqipėtar. Pastaj folnė zonja Smara, z. B. Branishteanu, dhe sekretari i Kollonisė, poeti Asdren. Banqeti u mbarua nė orėn 3 e gjysmė tė natės. (Shqipėri e Re, nr. 61, Konstancė, 1 janar 1922, f.3)
------------------------------------trepca.net
Krijoni Kontakt