Close
Faqja 0 prej 51 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 501
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel

    TIRANE (7 Shkurt) -Nga mitingu i opozitës ka mbetur i plagosur lehtë komandanti i Gardës Arben Cuko i cili ka qenë në krye të forcave në mbrojtje të godinës së kryeministrisë. Forcat e policisë kanë mundur të zmbrapsin protestuesit nga shkallët e kryeministrisë dhe turma është tërhequr drejt Selisë së PD-së. Berisha ka vazhduar të flasë para protestuesve duke bërë thirrje për rrëzimin e pushtetit të Nanos. Turma ka vazhduar dhe përgjatë rrugës të qëllojë me gurë dhe të jetë e irrituar.Sipas News24, gjendja duket e nderë, është qëlluar në ajër nga forcat e policisë, pasi turma ka kërkuar të hyjë brenda godinës së kryeministrisë. Forcat speciale të armatosura me mjete mbrojtëse kanë pasur konfrontim me qytetarët të cilët po qëllojnë me gurë xhamat e kryeministrisë. Tela me gjemba janë vendosur par qytetarëve për të mos lejuar hyrjen e turmës së irrituar e cila kërkon me çdo kusht të hyjë brenda godinës.Sipas informacioneve flesh të marra nga News24, gjendja ka vazhduar të jetë e nderë, protestuesit kanë qëlluar me gurë xhamat e godinës së kryeministrisë edhe pse nga ana e forcave policore është organizuar një gardh për të mos lejuar me çdo kusht hyrjen dhe pushtimin e institucioneve
    Ndryshuar për herë të fundit nga Asteroid : 07-02-2004 më 11:39
    Reality is wrong, dream is for real

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja hodhi Nano dhe kte radhe popullit..
    ne ndihme i erdhi si gjithmone kryegomari Berisha..

    sot eshte e shtune.. Zyrat jan pushim..nano vet eshte ne Spanje..
    Me ke e kane protestuesit inatin?
    Me ushtarin qe ska pergjegjsi per punet qeveritare?
    Me policin qe mban rendin?
    Me pllakat e mermerit te shkalleve te kryeministrise qe skan dijeni per rritjen e cmimit te bukes ?

    A ka tru Shtabi i PD-se apo ata drogohen te tere si tifozet angleze e sdin c'behet ne kte dynja?

    A nuk mjafton nje miting ne nje shesh te madh e ku te flasin oratoret nga Partite ose individ te ndryshem e te shpalosin kredot e tyre?

    Pse u dashka cuar Turma ne dyer te zyrave?

    Pse PD po i ngarkon vetes kto vula turpi qe do i japin material Erion Brace Dokles per 5 vjet te tjera te tallen me PD e Popullin??

    Berisha nuk mundet me te justifikohet..
    Dje erdhi nga Europa e sot vepron Haxhi Qamilshe.. turp turp turp.. kujt po ja japim voten tash 14 vjet..

    detyrimisht Ai duhet te largohet perfundimisht nga Pd si Sabotator NR 1 i krejt aspirates demokratike Shqiptare e si sherbetor i bindur i Nomenklatures Staliniste..mafioze..

    Po del se krejt kryesia e PD-se eshte nje vegel e PS-se..

    Kjo e sotmja eshte kulmi ...

    A foli vet ky njeri per ""RRUG te re" per FILLIMIN e ri.. per hapjen e dyerve per inteligjencien..

    Per cfar dyersh e paska pasur fjalen ky hipokrit?


    Pse per ta cuar inteligjencen tek dera prej dru lisi e kryeministrise BOSH e per ta perleshur e gjakosur kte inteligjenc me ushtaret e mjere te pafajshem...per kto dyer Foli Berisha??

    Ka 1000 metoda per te rrezuar nje qeveri..
    999 jan te lejueshme dhe njera eshte e palejueshme..pra ajo me konfrontim..dhe Berisha i humb qellimisht te 999 variantet legale e komode dhe e con PD ne variantin me te keq e me te papranueshem..

    Turp e faqe zeze...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 07-02-2004 më 14:05

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Ashtu sic e kame thene dhe me pare, nje 14 shtator i ri po luhet ne Tirane. Kujt i intereson lufta me gure ndaj intstitucioneve, nga kush i merr urdhrat ky maskara te realizoje revolucione, shkatrrime institucionesh, prishje e imazhit te shqiperise si nje vend qe seshte aspak i zoti te ruaje, le me te mirembaje institucione kushtetuese. Kryeministria nuk eshte prone e saliut, as e tosit, as e kafsheve te tjera qe shiten per dy leke, ajo eshte prone e popullit shqiptar. Ne krye te pushtetit vihet me vote, keshtu bejne vendet e civilizuara, jo me gure. Tani ku e con mushka kete idiot, ja ta zeme se hyri ne kryeministri me gure, po pasaj, ku do shkoj ky muhabet, kush o e njohe nje qeveri qe lind nga guret, tullat, dinamiti, kallashi. A se provoi ky rrumpalle nje 14 shtator te bente te njejten gje dhe u kthue ne gjysem rruge mbrapsh. Kaq shpejt harroi, apo morri urdher nga padronet per nje katrahure tjeter. Kujt i sherbejne ato tela me gjemba para kryeministrise pervec se atyre qe na duan te miren dhe nuk pushojne se lehuri neper bote se shqiptaret jane si zezaket e afrikes qe skane mundesi te bejen shtet dhe se duhet me i rrethu me tela me gjemba, ashtu dhe sic na kane bere.
    Nano mund te jete me i korruptuari i botes, mund te kete 1000 arsye per te mos qene kryeminister, por zgjidhja nuk eshte tulla dhe kallashi po vota. Sot nuk ka me vjeshje vote si ne 96 apo 97, sot ka civilizim, nese ke arsye ta bindesh votuein se ti je menaxhues i mire i ligjit qe ai te cohet e te japi voten ty, hallall, ne te kundert largohu nga politika, lerja vendin dikujt tjeter. Kjo eshte arsyeja qe populli i tiranes e ka distancuar veten me kohe nga politika e rruges dhe bandat fashiste te kujdo partie, po si me thene, te lene rehat haxhi qamilet, ata i kemi ne gjak, ata vrasin femijet e tyre, ato shkaterrojne institucione, ata therrasin forcat e erresires per nene e babe, ata sdun me dit per ligj, e kane per turp me e njoft ligjin, ata njofin vec kanunin deh dajakun.
    Sali Berisha eshte tradhetar, eshte i shitur, eshte sherbetor i serbeve. Poshte kaligula shqiptar.....
    Ketu mund te thosha dhe dy llafe per te papunet e bathores qe per 2000 leke jane gati ti gjujne me tulle dhe shtepise se tyre, po besoj se nuk eshte faji i tyre po i ketij maskarai qe luan me varferine e trurin e tyre te kanunuar.
    Bravo pdja
    bravo ju qofte

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Kujt ti besosh more bac atyre qe shkatrrojne apo atyre tjereve,por kjo me se pakut sot i duhet shqiperise e ndoshta me se shumti i Duhet Berishes dhe vellaut te tij Nano e popullit jo.Le ta provojne keta te dy por populli po e vuan.Se Meta e Berisha jane ne keto momente nje ne idealine nanos e asgje tjeter.


    Berisha: Protesta e sotme, popullore dhe paqësore

    Lajmi i ores 5:00 PM
    Qeveria: Do godasim cilindo që kërkon të dhunojë ligjin e institucionet

    Lajmi i ores 4:20 PM
    Meta dënon aktet e dhunës në mitingun e sotëm të opozitës

    Lajmi i ores 3:30 PM
    Një i plagosur në një aksident automobilistik në Prrenjas

    Lajmi i ores 2:30 PM
    Protesta PD plagoset titullari i Gardës Arben Cuko

    Lajmi i ores 2:00 PM
    Protesta PD krisma para kryeministrisë

  5. #5
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Brari si gjithmone paragjykon.
    Populli sot eshte ne kulmin e varferise dhe ti thua sot eshte e shtune dhe zyrtaret jane pushim dhe keshtu qe beteja qe duhet te nise PD-ja, duhet te filloje diten e hene dhe te mbaroje te premten dite kur edhe zyrtareve u vjen fundejava.
    Nano eshte ne Spanje.
    E kur ishte Nano-ja ne Shqiperi?
    Po cdo fundejave, dite jave, kete njeri e gjen neper buzuqet e Greqise, Spanje, Rumani, Bullgari, Arabi, Kazinove dhe atehere nuk duhet legjitimuar protesta e opozites.
    Pra te presim sa te vije e hena, te presim sa te kthehet Nano nga pushimet dhe vizitat dhe pastaj te hidhet populli ne protesta per kushtet minimale te cilat qeveria eshte detyruar te ja plotesoje.
    Nje gje nuk kuptova!
    Mos valle Berisha eshte bashkeshortja e Nanos meqe po bejme nje krahasim banal?
    Pastaj ti thua qe nuk eshte legjitime qe protestat te fillojne edhe dite te dielash?
    Braro kur nuk ke per te ngrene, besoj sipas intuites time, ti do te dalesh dhe vjedhesh ndonje supermarket, me maske, ndonje kioske mundesisht edhe njerez.
    Opozita dhe lideri i saj Sali Berisha nuk jane anarkiste.
    Te kerkosh te drejtat e tua legjitime, te shuash urine, etjen, te kerkosh te fusesh koken nen nje strehe, nuk do te thote se keta njerez jane anarkista.
    E perse qenka Berisha anarkist?
    Sepse eshte perfaqesues i popullit, eshte nga Tropoja, eshte njeri me karrieren me te pasur se sa te gjithe zhulesat e PS-se dhe per kete duhet te fundosim njerezit e mire.
    Edhe ti Brari je nen kasten e PS-istave dhe nuk eshte mire qe njerezve te ndershem, te perkushtuar te hidhet balte ashtu sikur e kemi pasur zakon te trasheguar nga injoranca e pafund.

    Berisha eshte anarkist sepse perfaqeson realisht te drejtat e popullsise.
    Fatos Nano njeri i nderuar i kombit sepse perfaqeson...., une nuk e di se cfare perfaqeson ky njeri.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #6
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Epo more djema, te rrezosh qeverine e Fatos Nanos do te thote te mposhtesh Greqine dhe Serbine.
    Sa per Nanon, Berisha e ka deklaruar se per 24 ore ja merr pushtetin.
    Tani Berisha eshte i keq sepse populli i coroditur qelloi kryeministrine.
    Tiranet sebashku me greket, serbet dhe minoritaret po ju pijne gjakun, po ju varrosin per se gjalli ne Otranto dhe ju i drejtoheni Berishes si anarkist.
    Otrantoja per ju o njerez qe perkrahni tiranet eshte pak.
    Sa te varfer paskeni pas qene menderisht o njerez qe nuk kuptoni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga lis : 07-02-2004 më 14:22
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    Fatos Nano edhe kur ka qen ne Shqipri dhe ndjente ndonje furtune ja mbathte ne Dajt dhe ne keto raste Berisha duhet ta ndicte me vrap nga mbrapadhe ti drejtonte demostratat ne Dajt.Habitem me ty o Brar se keshtu hiqesh si demokrat por me kete mllef e gjuh qe shpreh kam te drejten time te mendoj se ti i sherben dikujt jo per ndonje gje por shoh se i njef shum mire keto qitjet nga larg.

  8. #8
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Berisha eshte nje dhe i vetem perpara kucedres diktatoriale orientalo-lindore.
    Ku jane perfaqesuesit e tjere te opozites?
    Ku eshte PDr-ja?
    Ku eshte PR-ja?
    Ku eshte PLL-ja dhe shume parti te tjera qe hiqen si parti opozitare?
    Ku jane lideret e ketyre partive te "djathta", ja me thoni neqoftese i shihni neper ekranet e televizorit?
    Berisha eshte i vetem, te gjithe e kane braktisur dhe sot jemi vete ne ata qe e perkrahim dhe jemi vete ata qe i hedhim balte mbi fytyre.
    Komunizmi+diktature eshte gjema me e madhe per nje komb.
    Komunizem+diktature do te thote degradim total i nje kombi.
    Kur ne fuqi erdhi rregjimi diktatorial i Enver Hoxhes, te gjithe sherbyesit e kesaj diktature kane pasur si qellim eliminimin e te gjithe asaj shtrese perparimtare, te cilen kete te fundit e bene pas asnje lloj hezitimi.
    Ju keni fatin e madh te lexoni bemat e diktatures dhe te kuptoni shume gjera, gje te cilen nuk mund ta kuptojne ata qe jetojne ne Shqiperi, si pasoje e varferise se skajshme.
    Shtresa intelektuale e brumosur nen rregjimin komunist, nuk ishte asgje tjeter pervecse nje shtrese i pergatitur per ti sherbyer partise dhe klanit ne fuqi dhe interesave te fqinjeve ne rajonin tone.
    Te gjithe inxhinieret, profesore, zyrtare, mesues, pedagoge, shkrimtare, kryetare te komiteteve te partise neper rrethe, anetare te presidiumit te ishkuvendit popullor te RPSSH-se etj, ishin njerez te zgjedhur ne menyre partiake dhe kurre sipas aftesive qe ata zoteronin.
    Bijte e ketyre komunistave sherbyes te diktatures sot kane zabtuar cdo qoshe institucioni, gazetarie, qeverie, presidence, ne polici, ne sigurimin famekeq te Enver Ferres etj dhe te largosh njehere e pergjithmone kete kaste te ndyre duhen shume dekada per te mos thene shekuj.

    Berisha eshte vandal, kriminel, anarkist, tradhetar,, agjent i UDB-se, diversant, kurse une, Brari, Fatos Nano, Albo, Asgje sikur Dielli, Gramoz Ruci, Erion Brace e te tjere, jemi atedhetare.
    Te rroje partia shoke dhe sa me shume gure nen rrota Sali Berishes.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e keira
    Anëtarësuar
    04-10-2003
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    46
    Se pari, dua te them qe une nga politika shqiptare s'kuptoj asgje!Prandaj keto jane thjesht mendimet e mia per çeshtjen qe eshte hapur.
    Se dyti, mendoj se Shqiperise i duhet nje kalse e re qeveritare, pa Nano, Berisha, Gjinushi & Co. qe indentifikohen lehte me te kaluaren e dhimbshme shqiptare. Tani, duke parashtruar qe urrej dhunen e mendoj se ka edhe rruge demokratike e paqesore per te kundershtuar nje qeveri, e duke kuptuar qe eshte korrupsioni ai qe mbizoteron Shqiperine them se edhe po te vije ne fuqi nje parti tjeter ajo qe eshte me e rendesishme per ne eshte te mos perseritet nje tjeter '97, e te mos derdhet me gjak shqiptari per interesat e Nanos, Berishes apo dikujt tjeter. Siç tha dikush tjeter me lart opinioni nderkombetar fillon e mendon se Shqiperia eshte nje vend tjeter afrikan ku pushtetaret shperdorojne pushtetin e mendojne vetem per karrigen e interesat e tyre. Ajo qe i duhet Shqiperise sot eshte stabiliteti, dhe t'u tregojme botes mbare qe i jemi futur rruges se demokratizimit te vertete me vepra e jo me llafe, e te mos bertasim kot qe s'na fusin ne EU. Po vazhduam keshtu i vetmi si gjithmone ai qe vuan eshte populli e jo politikanet.
    [SIZE="4"]La vita non e' un problema da risolvere, e' un mistero da vievere![/SIZE]

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    SHikoni sa i paftyre eshte ky njeri, kendej i nxit dhe egerson turmat, nga ana tjeter e pergenjeshtron. Njesoj si hitleri me djegien e raishtagut. Ketij njeriu i do thene ndale, me nje menyre apo me nje tjeter. Eshte e pafalshme qe populli shqiptar te jete peng i ketij satrapi. Eshte turp per ne si sghqiptare qe ne vend qe te bejme hapa para kemi ngelur ne 1991, ne nje situate konfliktuale te perjetshme qe fryhet nga nje person i vetem, haxhi qamil berisha. Po si ka mundesi qe te gjithe jane kaq syleshe sa te shkojne nga mbrapa e te hedhin tulla ndaj policise, qe e fundit eshte nje sherbetor e popullit, ne zbatim te ligjit. Demokraci do te thote zbatim i lojrave luajale, ku vota e lire, ligji jane bazat ku sillet shoqeria e civilizuar, jo protesta me tulla. Si ka mundesi qe te ngrihet dikush nga shkodra a tropoja a kukesi ete vij ne tirane me qellimin e vetem, ti gjuj me tulle policise e kryeministrise. Ky akt ka nenkuptimin e vet, ky akt i thote atij qe trafikon prostituta, atij qe trafikon droge, atij qe vret se eshte kriminel apo atij per kanun se cfaredo qe te besh ti, mos u merzit se policia e shtetit shqiptar eshte nje polici lecke qe rrezohet shume shpejt, so ti do jesh jashte shume shpejt.
    Ja dhe lajmi i me fundit nga selia e 'kemishave te zeza'......
    TIRANE (7 Shkurt) - Lideri demokrat Sali Berisha e cilësoi protestën e sotme të opozitës përpara kryeministrisë protestë paqësore. Ai ftoi forcat e rendit, që të mos krijojnë situate konfrontuese dhe të mos i binden urdhërave të ministrit të Rendit, Igli Toska, i cili sipas kryetarit të PD-së, "po acaron qytetarët e protestave paqësore". Berisha tha se në protestë kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të SHISH-it. Ai shtoi se më 20 Shkurt do të përsëriten protestat e të njëjtit muaj të vitit 1991, kur qytetarët rrëzuan bustin e ish-diktatorit Enver Hoxha. "Pranvera duhet të jetë stina e paqes dhe e fitores. Protestat e sotme ishin fillimi i madh i lëvizjes, e cila kërkon që të gjithë njerëzit të qëndrojnë të betuar duke përsëritur shprehjen "Nano Ik"", theksoi Berisha. Sipas tij, kjo është një lëvizje e gjerë popullore dhe paqësore. Kreu demokrat shtoi se në orët e pasdites së sotme do të mblidhet kryesia e PD-së për të përcaktuar programin e mëtejshëm për lëvizjen "Nano ik

    Bu, si me vjen me honger veten me dhome

Faqja 0 prej 51 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nis protesta "Berisha ik!", shkak mungesa e energjisë elektrike
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •