Close
Faqja 50 prej 51 FillimFillim ... 4048495051 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 500 prej 501
  1. #491
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    "Nano Ik", sot në qytetin e Lushnjës

    Protestat e opozitës për largimin e kryeministrit Nano do të shtrihen sot në qytetin e Lushnjes. Pas protestave të organizuara Shkodër, Laç, Vlorë, Durrës dhe atyre të Tiranës do të jenë edhe lushnjarët që do t'i kërkojnë kryeministrit Nano largimin e tij dhe të qeverisë së tij për t'i hapur rrugë zhvillimit të vendit. Drejtuesit demokratë kanë konfirmuar se lëvizja për largimin e kryeministrit Nano, nuk do të ketë të ndaluar deri në largimin e tij dhe të qeverisë së drejtuar prej tij. Kjo lëvizje do të jetë e shoqëruar dhe me një sërë impenjimesh të opozitës për të nxjerrë vendin nga kriza. Por opozita një vëmendje të veçantë në kuadër të kësaj lëvizjeje, do t'i kushtojë edhe denoncimit të korrupsionit, debatit parlamentar si dhe intensifikimit të marëdhënieve me faktorin ndërkombëtar. Në një prononcim për shtypin të para disa ditëve Berisha është shprehur se kjo lëvizje do të jetë në shumë plane. "Kjo është një javë shumë intensive. Lëvizja "Nano ik", është një lëvizje shumë dimensionale, lëviz në Lushnjë, lëviz në drejtim të luftës kundër korrupsionit në KESH e Telekom, lëviz në Kuvend, do të lëvizë edhe në drejtim të faktorit ndërkombëtar," tha Berisha para disa ditësh.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #492
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kur Berisha del ne shesh te Flamurit duket sikur tere Vlora eshte me te..

    Mirpo kur behen votimet ne letra figuron fitues ndonje shok i Zan Caushit e kanibaleve Luiz e Neki dardho-Dredhave e jo ndonje shok i Mexhit Haxhiut apo Gezim Ziles..etj..

    Kjo eshte ceshtja..

    Qe Vlora ka mijra kriminele nga ata te vjetrit e nipa e mbesa kriminelesh nga ata qe pushkatuan Ramize Gjebrene e Anastas Lulo Pal terovat e tj.. kjo dihet..
    Qe Vlora ka mijra Tutore e trafikante qe kane ndertuar hotel bordello bregut detit sikurse Disko e Shytve te Hakmarrjes e hotel bordellot e fisit te Arben Malajt me shoke kjo dihet.. por a e mund numerikisht Mafia pjesen e ndershme te qytetarise Vlonjate apo jo.. ktu eshte thelbi..

    Ne se PD ben nje studim e nga ai studim del se Vlora ne shumice eshte Mafioze athere PD te jeq dore nga mitingjet ne Vlore..

    Ne se nga ky studim del se Shumica Vlonjate nuk jane Mafioze athere Pd ti hyje punes e te gjeje ku calon gomari..

    Natyrisht qe ky studim ne se behet do e coje punen tek menyra si votohet e si numerohet e si ligjerohet Vota e Vlonjatit.

    Aty duhet rrahur hekuri e jo kot neper mitingje..

    Berisha duhet te punoje me Partine e tije qe ksaj Partie ne Vlore ti dale frika e te kete dhe ajo te drejte te shkoj der me der si PS-ja e te flase me njerzit pa pasur frike se kelishet e Gjinush Caushve do i masakrojne..

    Kete tja kerkoje Berisha Xhefrit..

    Miting per miting nuk ka me vlere..

    Nano duhet e do te ike nepermjet Votes..

    Ai figuron fitues ne Votime e perderisa figuron fitues cdo ikje e tije pa votim nuk eshte e pranueshme.
    Kete duhet ta nguli mire ne Koke Berisha dhe PD-ja..

    Kur ta ngulin mire kte ne Koke athere PD do kuptoje se Puna e vertete politike nuk jane mitingjet.. ato jane vec 5 % e punes..

    Lufta per te bindur miletin der me dere .. shkalle me shkalle .. lagje me lagje e fshat me fshat se PD nuk eshte hajdute ..se PD di te mbaje pushtet.. se PD ka aftesi ti coje ne biruc Tutor Kriminelet e Ministrat vjedhes.. se PD do ja dhuroje brgdetin popullit qe ta gezojne. se Pd do ja shtetzoje bandave mafioze hotel-Bordellot e do i beje kampe pushimi per femijet e rinine e familjet e ndershme shqiptare .. se Pd do ja jape djersen e mohuar mijra e mijra pensionisteve qe u skrapacuan ne Shqiperine e Enverit per 50 vite.. se Pd do i gjeje altin arapet dhe ne Zelande po u fshehen e do i vari prej ko-qesh ne mes te Tiranes.. se Pd do ja nxjere prej hundesh milionat e vjedhura mafies Socialiste kudo qe ti ken fshehur.. e do ja ktheje Spitaleve e Shkollave e Rrugve e parqeve..qe ti gezoje ki popull Liri aspakdashes e frikacak..

    Ne kte rruge duhet te shkoje PD.. ne se eshte vertet PD e jo pjese e fabrikuar e skemave..

    qashtu..

  3. #493
    Citim Postuar më parë nga Orku
    Vota vlen si argument atehere kur diferenca mes fituesit dhe humbesit eshte e thelle dhe e ndjeshme. Fjala vjen ne 97 megjithe klimen e terrorit ne te cilen u zhvilluan zgjedhjet dhe pamundesine e PD per te zhvilluar fushate dhe numeruar votat nuk ka dyshim se PS ishte parti fituese dhe Nano per here te pare ne te gjithe karrieren e tij politike mund te thuhet se ishte figura me e mbeshtetur ne vend. E njejta gje mund te thuhet per Berishen ne 92 e me pas ne 96 ku zgjedhjet lokale te vjeshtes (te pranuara nga te gjithe si te ndershme ) ndryshuan vetem me 2% nga zgjedhjet e kontestuara (vetem nga SHBA) te majit.
    Ne zgjedhjet e lartpermenduar diferenca me fituesit dhe humbesit ka qene te pakten rreth 20 %.


    Nese ky argument nuk te bind atehere po te kujtoj se ne 96 Instituti Republikan Amerikan pagoi Gallupin per te bere nje sondazh ku Berisha kishte mbeshtetjen e mbi 65 % te shqiptareve.


    Vijme tek zgjedhjet e fundit te 2001 dhe 2003 .... sipas raporteve te OSBE dhe BE te dyja me parregullesi te shumta ... vetem nga zona e dushkut dolen 12 deputete ... vetem gjykata kushtetuese percaktoi 9 mandate ... te parregjistruarit ishin me dhjetera - mijera dhe diferenca mes forces se pare dhe te dyte ne ishte 2 - 3%.

    Ne kushtet e nje procesi zgjedhor te parregullt, kur diferenca mes fituesit ne pushtet dhe humbesit ne opozite eshte 2%, vota nuk mund te merret kurresesi si nje tregues per te percaktuar figuren me te mbeshtetur.

    Edhe sikur zgjedhjet te ishin perfekte serish nje diference kaq e ngushte nuk do te mjaftonte per te percaktuar figuren me te mbeshtetur, sepse partite jane formacione me komplekse se individet dhe aresyet e nje rezultati te ngushte nuk perkthehen gjithmone si mbeshtetje per x apo y.


    Une kam bindjen se sot Berisha ka mbeshtetje me te gjere se Nano ... kjo lidhet me faktin se eshte nje figure politike me e paster se Nano ... a eshte i mjaftueshem si fakt ... jo ... eshte thjesht opinioni im ... fakt do te ishte nje sondazh i besueshem ose nje proces zgjedhor i rregullt me diference te ndjeshme.
    orku
    disa dite me pare kisha bere nje postim ku thoja se te jepja drejte (nuk e kutpoj perse eshte zhdukur edhe ky, po nejse)
    Me pak rezerva (qe jane mbi opinionin finale jo mbi arsyetimin e pergjithshem) por pergjithsisht ke te drejte.


    Nano nuk gezon mbeshtetjen e elektoratit dhe sebashku me berishen (dhe partite e tyre) nuk arrijne te marrin as 50% te votave te shqipetareve.

    ketu lind nje tjeter teme diskutimi
    PO ATA QE NUK VOTOJNE, KE SIMPATIZOJNE ME TEPER??????
    Fakti qe nuk marrin mundimint te paraqiten ne votme tregon se, ose jane te sigurte ne fitoren e forces politike qe simpatizojne, ose nuk simpatizojne asnjeren.
    Nese jane zgjedhes opozites, nuk mund te jene te sigurte te per fitoren (kjo eshte e natyrshme)
    Nese jane zgjedhes te opozites (persersi) mendojne se zgjedhjet manipulohen gjthesesi dhe nuk jane te motivuar mjaftueshem qe te zgjohen nga gjumi te djelen.

    APO PRESIN NDONJE ALTERNATIVE ME TE VLEFSHME???????
    Une mendoj se eshte e vertete kjo e fundit - kerkojne nje alternative po nuk shkojne ta kerkojne apo ta krijojne.

    "Nano ik" e berishes nuk po e ofron kete alternative dhe po terheq vemendjen tek vetja (veprim i ligjshem dhe i menduar mire) qe te mos lejoje asnje alternative te "ngreje koken" ne kete faze te nje boshlleku politik ku ka mundesi te linde me teper se kurre.
    Nano po falimenton dhe berisha kerkon te jete ai i vetmi zevendesues i mundshem.

  4. #494
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Zhvillohet në qytetin e Lushnjës protesta në kuadër të lëvizjes për largimin e Nanos

    Lushnjë, opozita paralajmëron ashpërsi

    Berisha tha se “Nano Ik” nuk do mjaftohet vetëm me mitingje por dhe me forcimin e opozitës, sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare dhe garancitë për të hyrë ose jo në zgjedhjet e reja

    Protesta për largimin e kryeministrit Nano, ka vijuar dje turin e saj në qytetin e Lushnjës. Mijëra banorë të këtij qyteti kanë kërkuar largimin e kryeministrit Nano për t'i hapur rrugën zhvillimit të vendit dhe integrimit të saj në Europë. Për të përshëndetur të pranishmit në këtë protestë, kanë marrë pjesë drejtues të lartë të Partisë Demokratike dhe të partive të tjera opozitare. Duke përshëndetur të pranishmit Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Spartak Ngjela, është shprehur se arsyeja kryesore e vajtjes së tij në Lushnjë, nuk ka qenë për t'u bërë të ditur qytetarëve të Lushnjes për problemet me të cilat ndeshet, pasi sipas tij ata e dinë më së mirë se cilat janë problemet e tyre. Por për të kërkuar nga qytetarët e Lushnjes dhe të të gjithë Shqipërisë si dhe drejtuesve të Partisë Demokratike që protestat për largimin e kryeministrit Nano të intensifikohen si e vetmja mundësi për t'i hapur rrugën vendit drejt zhvillimit dhe integrimit të saj. "I kam kërkuar Partisë Demokratike që të vij këtu dhe të flas jo për të treguar se jemi në krizë, por kam ardhur të bashkohem me ju për t'i bërë presion Partisë Demokratike dhe opozitës për të përshpejtuar protestën për largimin e Fatos Nanos, sepse nuk kemi kohe më për të humbur. Dhe këtë do ta arrijmë nëpërmjet jush të gjithë qyteteve dhe opinionit publik që është më shumicë," u shpreh Ngjela. Sipas Ngjelës një kërkesë e tillë nga opozita vjen për faktin se dëshiron dhe është në gjendje të ndryshojë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare. Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke u bërë thirrje qytetarëve lushnjarë dhe të gjithë Shqipërisë për të mbështetur lëvizjen për largimin e kryeministrit Nano, ka shtuar se të gjithë shqiptarët dhe vetë socialistët janë varfëruar. Sipas tij të vetmit të cilët janë të pasur janë ministrat e tij, ndërsa kryeministri Nano është shndërruar në një milioner duke vjedhur çdo ditë shqiptarët. Sipas Berishës lëvizja për largimin e kryeministrit Nano është një lëvizje për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve pasi, sipas tij, në të gjithë raportet e fundit të ndërkombëtarëve, Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në asnjë organizëm, për shkak se nuk zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme. "Le të bashkohemi së bashku në këtë lëvizje, sepse kjo është një lëvizje për të sotmen dhe të ardhmen e të gjithë qytetarëve shqiptare dhe të gjithë atyre që e duan vendin. Ju jeni dëshmitarë që të gjithë pa përjashtim që BE, Këshilli i Europës dhe çdo institucion tjetër perëndimor se Shqipëria nuk mund të hyjë në BE nëse nuk zhvillon zgjedhje të lira," është shprehur Berisha. Berisha gjithashtu u ka bërë thirrje të gjitha shtresave të Lushnjës dhe të shqiptarëve që të bashkohen në lëvizjen për largimin e kryeministrit Nano, pasi sipas tij e vetmja rrugë për të ndalur vjedhjet e tij dhe të ministrave të tij si dhe për t'i hapur rrugën zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE, është largimi i kryeministrit Nano dhe klikës së tij në pushtet.



    Sot, qytetarët e Beratit në protestë

    Pas protestës së ditës së djeshme në Lushnjë, sot do të jenë qytetarët e Beratit, të cilët do të protestojë për largimin e kryeministrit Nano. Mesditen e sotme në ora 11:00, beratasit do të kërkojnë largimin e kryeministrit Nano për t'u dhënë fund të gjitha vështirësive që kanë të bëjnë me mungesën e vendeve të punës, energjisë elektrike si dhe të vështirësive, të cilat kalojnë qytetarët e Beratit. Protesta e opozitës do të jetë e shoqëruar dhe me lëvizje të tjera, të cilët janë në kuadër të lëvizjes për largimin e kryeministrit Nano. Në këtë kuadër opozita do të intensifikojë lëvizjen e saj dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar si dhe në denoncimin e të gjithë shkeljeve dhe të rasteve të korrupsionit. Protesta për largimin e kryeministrit Nano, nuk do të ketë të ndalur dhe do të vazhdojë në qytetet e tjera të Shqipërisë për t'u mbledhur sërish në Tiranë në një protestë madhështore, e cila do të caktohet nga tryeza e partive opozitare. Ndër nismat e fundit të opozitës në kuadër të kësaj lëvizjeje dhe që ka të bëjë me hapjen e rrugës së luftës ndaj korrupsionit, e kritikuar dhe në raportin e fundit të Bashkimit Europian, është dhe kërkësa e kryedemokratit Berisha për të hequr imunitetin e deputetëve. Lëvizja për largimin e kryeministrit Nano nga drejtues të opozitës shihet si e vetmja mundësi për t'i hapur rrugën plotësimit të reformave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. "Mendoj se Durrësi dhe Vlora ishin dy stacione të rëndësishme të kësaj lëvizje në planin e protestës. E premtja dhe e shtuna që vijnë janë përkatësisht Lushnja dhe Berati ato që do të protestojnë fuqishëm kundër kryekleptokratit. Kjo është një javë shumë intensive. Lëvizja "Nano ik", është një lëvizje shumë dimensionale, lëviz në Lushnjë e Berat, lëviz në drejtim të luftës kundër korrupsionit në KESH e Telekom, lëviz në Kuvend, do të lëvizë edhe në drejtim të faktorit ndërkombëtar," tha Berisha kur deklaroi datat e këtyre protestave.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #495
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sipas Albos ..Berisha ka thene mes tjerash ne Lushnje:

    ---
    Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke u bërë thirrje qytetarëve lushnjarë dhe të gjithë Shqipërisë për të mbështetur lëvizjen për largimin e kryeministrit Nano, ka shtuar se të gjithë shqiptarët dhe vetë socialistët janë varfëruar.
    ---


    ma ka dal zoti Berisha..

    Kush tha qe jan varferuar Socialistet?

    Cdo socialist kuqon nga faqet e i rrjedhin dhjamerat e nuk i bejne me fustan-pantallonat e nje viti me pare..
    Filloje nga Nano e Agasi e deri tek neki dredh dardhat..
    Marshallau jan bere mullaqet..
    Pse kot vjedhin ata?

    Nuku jan me socialistet shqiptare si ata gomeret e koci xoxes e Kadri hazbiut qe
    kalonin netet ne maj pemve per te ruajtur kush shkruan parulla kunder partise apo qe i varnin prej kembesh tregtaret per tja marre florinin e bizhuterite e tja dorzonin partise famemadhe..e per vete rrinin neper mindera te Misto Spiro Kolek kurrnacit..
    Jo mor vlla..
    Pjetri ka thene..
    Kta nuk jane socialiste ..por specialiste..

    Nuk e ka then kot..
    Cdo socialist voton per Interesa.. dhe kto interesa nuku jane me "flet lavdrimi e lavdata e sulmuse e dokurata.. jo jo..
    Cdo socialist eshte bere pronar pallati.. restauranti e hotel-Motel-Bordelloje..
    Cdo socialist ka blere apartament luksoz per dashnoren e tije e per dashnoren e te birit..
    Cdo socialist i con bijes e birit ne Londer Milano apo selanik e nju jork nga 5000-10000 dollar ne muaj ekstra per ti bere rrush e kumbulla..
    Asnje socialist nuk i ben pushimet ne Shkozet apo Skele te Vlores..
    Ne Spanje e Paris e Vjene i ke cdo te shtun e diele..

    Natyrisht nje pjese..ajo pjesa myzeqare e zadrimore e PS-se..pra pjesa Skllave ..duron dhe e voton edhe pse e motra i piu fotoksine..por ata jan krenare se kur u erdhi andej per fushate Caci apo ruci.. Partia pati besim per Zoin apo naunin e frrokun se i tha.. ty te kemi caktuar qe te ruaç maqinen e shokut Ruco Cac kur na si kriesi do jemi ne mbledhje ..

    Aq mjafton per kte lloj socialisti qe te ngopet per di pesvjecare e te votoje per deputet edhe ne se i vene per kandidat ,,nje rrot makine nga ato me goma te jashtme por ama maqin e shokve te PS-se..

    Nano cdo dite blen... blen votues..duke i dhene para..
    Ai i ben cdo dite socialistet pronare te Shqiperise e cdo dite ai shkaterron ekonomikisht votuesin demokrat..

    Pas nje viti kur te behen Votimet (se keshtu e caktoi Xhefri) do kemi kto profile..
    Ne kuti te votimit do shikojme te shkojne rende rende socialistet.. duke zbritur nga benzat e duke ja bere fiu fiu me at butonin e celsit qe kan ne dore ..qe mbill automatikisht Makinen..pra ca bullafiqe qaf e mullaqe trashe e faqe kuq me kollare e nga ana tjeter do shikojme ca Koreano-veriore verdhacuke.. pra pd-istet..

    shiqoni PS-istet e Kosoves.. te tere me armani e u jan ba b-ole mullaqt si dema rrace..e ldk-istet tuj ngordh ne kam nga uja..

    njisoj..

    qashtu..

  6. #496
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Akoma more kjo tema hapur??????
    Cudi.
    Po mire une cuditem si vazhdon me kjo tema kur akoma dhe ne shqiperi nuk i japin me vlere ketij muhabeti te shpelare.
    Mos valle kjo teme eshte nje teme propagandistike???????????????????
    Ja kalofshit mire
    .........................

  7. #497
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Çfarë nuk i besohet opozitës?

    Nga Mero Baze

    Ka një përpjekje për t'i caktuar një datë përmbyllëse lëvizjes "Nano ik". Iniciatori i saj është Dashamir Shehi. Lider të tjerë të opozitës, paksa të ngarkuar kundër tij, tentojnë të ngrejnë më shumë tonet ose të ruajnë me sforco njëtrajtshmërinë e toneve të fjalimeve në mitingje. Debati është krejt pa sens në aspektin politik, por është shumë domethënës përsa i përket cilësisë politike të tij. Ajo që del nga gjithë parada e deklaratave prej Dashamir Shehit deri tek Nikoll Lesi, është se nuk kemi pasur në koshiencën e opozitës, biles lidershipit të saj, një koncept për lëvizje, por një formë të re mitingjesh. Dhe koncepti që kanë individë ose grupe të ndryshme opozitare për lëvizjen "Nano Ik", dëshmon qartë se çfarë ishte e vështirë t'i besoje opozitës në fillim të këtij viti. Për mua gjëja më e vështirë mbetej që t'i besohej opozitës atë që po sillte si të re në profilin e saj. Ajo ishte hapja ndaj intelektualëve, shoqërisë civile, medias, biznesit, gjallërimi i debatit politik brenda saj, ripërtëritja e lidershipit, ngritja e Komitetit për Dyert e Hapura etj.. Këto ishin elementët kryesorë që krijuan shtratin për lëvizjen "Nano ik", ishin ngacmimet reale që mori shoqëria për të shpresuar tek opozita dhe për t'u ngritur tek qeveria. Vetë opozita pasi i demonstroi këto risi, të cilat unë besoj se prodhuan mitingjet e mëdha të Shkurtit dhe Marsit, i harroi ato dhe rendi pas mitingjeve, të cilat janë në të vërtetë një element teknik i lëvizjes "Nano ik". Lëvizja "Nano ik" nuk filloi as më 7 shkurt as më 21 shkurt dhe mbi të gjitha nuk mund të thuhet se filloi si lëvizje mitingjesh. Ajo e ka zanafillën e saj tek promovimi i ideve të reja të opozitës në fillim të këtij viti. Por duket se tradicionalizmi i opozitës dhe identifikimi i saj i gjatë me mitingjet, reduktoi në sytë e opinionit vizionin e saj real dhe e thjeshtëzoi bilancin tek numri i atyre që merrnin pjesë në mitingje ose gjeografinë e tyre, që siç ka thënë ambasadori Jeffrey, nuk kanë shumë rëndësi. Dhe e keqja nuk është pse kështu ngjau me opinionin. E keqja është se një pjesë e madhe e spektrit opozitar, e llogarit lëvizjen "Nano ik" statistikë mitingjesh. Unë nuk mund të refuzoj atë çfarë thotë Dashamir Shehi për mitingjet dhe nuk më duket shumë racionale të kundërshtohet me forcë. Më e dhimbshme se gjithçka është fakti se reagimi ndaj Shehit, tregon se shumica e opozitarëve, paskan pasur në mendje mitingjet dhe jo idetë që promovoi opozita në fillim të kësaj lëvizjeje, duke i bërë të ndihen mirë ata që nuk i besojnë lehtë opozitës në përpjekje për të ndryshuar.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #498
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Organizohet nga strukturat e partive opozitare, një tjetër lëvizje para institucioneve europiane

    "Nano Ik" për herë të dytë në Bruksel

    Erisa Zykaj, korrespondente nga Brukseli

    Partia" Lëvizja e Legalitetit" dhe dega e Partisë Demokratike në Belgjikë kanë organizuar për herë të dytë manifestimin "Nano ik" përpara institucioneve europiane në Bruksel dhe më konkretisht përballë Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për të shprehur solidaritetin me lëvizjen " Nano Ik" në Shqipëri, që është përhapur në qytete të ndryshme të vendit. Lajtmotivi i këtij manifestimi në të cilin kanë marrë pjesë me qindra shqiptarë të Belgjikës, ka qenë korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri, ashtu si dhe nevoja për organizimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme.

    Vendi i organizimit nuk është aspak i rastësishëm, pasi pjesëmarrësit pas peticionit që u kanë dërguar institucioneve europiane kanë kërkuar sërish ushtrimin e presionit dhe ndërhyrjen e institucioneve europiane për ndryshimin e situatës politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri.

    Kyetari i degës së Partisë Demokratike në Belgjikë, Shkëlqim Hoxha ka thënë se populli shqiptar ashtu si dhe shqiptarët që ndodhen jashtë Shqipërisë, nuk mund të pranojnë që të udhëhiqen nga një grup hajdutësh me në krye kryeministrin shqiptar, që ka si parim "vidh sa të duash dhe bëj si të them unë".

    Ndërsa kryetari i Partisë "Lëvizja e Legalitetit" në Belgjikë, Sulejman Gjanaj ka insistuar në faktin, që Shqipëria duhet të jetojë konform të gjitha parametrave europiane, ashtu siç e meriton dhe jo të udhëhiqet nga një qeveri e korruptuar dhe antishqiptare. Në këtë linjë ka folur edhe kryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës për Beneluksin, Gani Azemi, që ka nënvizuar se Shqipërisë duhet t'i kthehet nderi i asaj zonje të rëndë për të cilën kanë luftuar rilindasit. "Ne nuk mund të jemi pjesë e Europës së Bashkuar nëse nuk arrijmë të zhvillojmë në Shqipëri zgjedhje të lira dhe të ndershme" ka thënë Azemi.

    Në këtë manifestim, i ftuar nga Shqipëria, ishte edhe kryetari i Partisë "Lëvizjes e Legalitetit", deputeti Ekrem Spahia, i cili iu ka shpjeguar pjesëmarrësve se lëvizja "Nano Ik" ka përfshirë shtresa të ndryshme të popullsisë. Ai ka thënë se lëvizjen e kanë përkrahur kryefamiljarët, pasi ata nuk kanë të ardhurat e mjaftueshme për të ushqyer fëmijët e tyre. Sipas tij lëvizjen e përkrahin pensionistët, të ardhurat e të cilëve nuk dalin as për të paguar faturat e telefonit. "Nano Ik e kanë mbështetur edhe intelektualët që gjenden pa punë, të përjashtuar nga administrata shtetërore, pasi aty janë punësuar militantët e Partisë Socialiste. Truri i kombit shqiptar është jashtë atdheut," ka theksuar Ekrem Spahia. Në përfundim, ai ka kërkuar zgjedhje të ndershme në Shqipëri, si e vetmja mënyrë që mund t'i sjellë vendit vlerat për të cilat ka nevojë.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #499
    Citim Postuar më parë nga miki_ro
    Akoma more kjo tema hapur??????
    Cudi.
    Po mire une cuditem si vazhdon me kjo tema kur akoma dhe ne shqiperi nuk i japin me vlere ketij muhabeti te shpelare.
    Mos valle kjo teme eshte nje teme propagandistike???????????????????
    Ja kalofshit mire
    kujt ti beje propogande?!

    Max, mund te ngrohe zemren e ndonje militnati te verber

  10. #500
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Ja dhe bukuria e rradhes nga PD-ja
    artikulli nga balkanweb

    TIRANE (26 Prill) - Opozita paralajmëron se do të bojkotojë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005, në qoftë se kryeministri Fatos Nano nuk jep dorëheqjen. Këtë e deklaroi dje kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike (PD), Bamir Topi. Të njëjtin qëndrim shprehën për median edhe përfaqësuesit e tjerë opozitarë të lëvizjes "Nano ik", si deputeti Preç Zogaj dhe Kryetari i Partisë Demokristiane, Nikollë Lesi. I pyetur nga gazetarët se a do të marrë pjesë opozita në zgjedhjet e vitit 2005 në qoftë se kryeministri Nano nuk jep dorëheqjen, Bamir Topi u përgjigj "përfundimisht jo". Ai shtoi se "deri në zgjedhjet e ardhshme vendit i duhet një qeveri tranzitore, që të garantojë zbatimin e kodit zgjedhor". ro/ro (BalkanWeb)

Faqja 50 prej 51 FillimFillim ... 4048495051 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nis protesta "Berisha ik!", shkak mungesa e energjisë elektrike
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •