Close
Faqja 41 prej 51 FillimFillim ... 313940414243 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 501
  1. #401
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Nga policia e Tiranës ka dalë një urdhër për të mos lejuar furgonët e transmetimit direkt të televizioneve

    Policia nuk do të lejojë transmetimin direkt të 20 marsit

    Policia e Tiranës e ka justifikuar vendimin për të mos lejuar furgonët e transmetimit direkt të televizioneve në protestën e 20 marsit, me frikën nga aktet e mundshme terroriste, si dhe nga situata e trazuar në rang ndërkombëtar pas atentateve në Spanjë, dhe në rang rajonal me gjendjen aktuale në Kosovë.

    Policia ka gjetur, mesa duket, një metodë tjetër për të mos lejuar zhvillimin normal të protestës së opozitës ditën e nesërme. Metoda është ajo e krijimit të një "black out"-i mediatik . Nga policia e Tiranës ka dalë një urdhër i cili nuk do të lejojë furgonët e transmetimit direkt të televizioneve të ndryshëm, për të transmetuar në kohë reale protestën e opozitës shqiptare të pagëzuar me emrin "Nano Ik".

    Burime në Ministrinë e Rendit Publik konfirmojnë lajmin se janë marrë masat për të mos lejuar lëvizjen e furgonëve të televizioneve për transmetimin e protestës. Sipas tyre ky urdhër ka dalë nga Drejtoria e Policisë e Qarkut Tiranë dhe jo nga Ministria e Rendit Publik. Ndërkohë burime të brendshme në Ministrinë e Rendit thonë se kjo është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit dhe Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

    Burime në Drejtorinë e Policisë së Tiranës thonë se është e vërtetë që nuk do të lejohen furgonët e transmetimit direkt të televizioneve të ndryshme. Ata sqarojnë se kjo është bërë nga situata e tensionuar që ndodhet në rang ndërkombëtar, rajonal dhe në vend. Vendimi për të mos lejuar këto furgonë, thonë burime në polici, është marrë edhe nga frika e terrorizmit ndërkombëtar. Sipas tyre kjo është edhe një ndër masat e shumta të marra nga policia për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar.

    Burimet sqarojnë se lëvizja e furgonëve të transmetimit direkt të televizioneve nëpër turmën e protestuesve shkakton probleme. Kjo, pasi policia e ka të vështirë për të verifikuar se çfarë mund të ketë në këto furgone. Furgonët, sipas policisë, mund të shërbejnë edhe për të ndërmarrë ndonjë akt terrorist, i cili mund të kthehet në një tragjedi me përmasa të paparashikueshme, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e madhe të njerëzve në protestën e kaluar. Ky vendim, sipas policisë, është edhe në kuadrin e luftës së gjithanshme kundër rrezikut të terrorizmit, që i kanoset çdo vendi demokratik të botës, veçanërisht pas atentateve vdekjeprurëse në Spanjë në 11 mars.

    Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka vendosur ende se ku do të lejohet të qëndrojnë furgonët e transmetimit direkt të televizioneve.

    Shumë prej televizioneve të vendit, protestën e kaluar të opozitës e transmetuan direkt, duke ua përçuar mesazhin "Nano Ik" të gjithë shqiptarëve nëpërmjet televizorit. Megjithëse në shumicën e qyteteve ditët e protestës ka pasur mungesë të energjisë elektrike, ata persona që kanë pasur energji kanë arritur të informohen.

    Ndërsa këtë radhë policia nga frika e terrorizmit apo e urdhëruar nga lart, nuk do t'iu lejojë shqiptarëve komoditetin e informimit direkt mbi zhvillimin e protestës së 20 marsit.

    Protestën e kaluar, opozita arriti të nxjerrë në shesh dhe përgjatë bulevardit mijëra njerëz, të cilët kërkonin largimin e kryeministrit Nano. Protesta e kaluar ndryshe nga ajo e shtatë shkurtit ishte me pjesëmarrje më të madhe dhe pa asnjë lloj incidenti apo akte dhune.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #402
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    E pse u daska transmetuar protesta e ca varfanjakeve ne TV? Ajo s'eshte as spektakel as festival as film. Po keta njerez qe dalin ne protesta a nuk kane gje tjeter per tu marre, psh te nxjerrin ndonje lek, a te merren me dashnoren a te shkojne ne shkolle a te mesojne ndonje gjuhe te huaj? Apo e kane te gjithe oren 12? Mbaj mend para nja 10 vjetesh vajta ne Shkoder dhe kur kalum ne Lac, gjith te rinjte e qytetit e tuta rrinin anash rruges nacionale dhe shikonin makinat qe kalonin. Ku ishte argetimi i tyre i vetem. Edhe ky miksazhi protestues bathore/tiranas (jo tironsa-vini re dallimin) i tille duhet te jete.

    Meqenese udheheqesi i opozites me origjine ka berisha tropojs pretendon se protesta e tije eshte nderkombetare po i them se ketu ne bay area kemi nis edhe ne nji proteste qe quhet 'Nano rri', se po ike ti do na hypi qafe nji katunari'.

  3. #403
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Postuar më parë nga gabriel
    NUK ESHTE TURP TE PROTESTOSH KUR MERR USHQIME ME LISTA DHE MBYLL 15-diteshin ME BORXHE.
    TURP ESHTE MOS PROTESTOSH.


    NUK ESHTE TURP TE NGRESH ZERIN KUR KE GJITH JETEN QE ZVARRITESH NE KERKIM TE NJE JETE NORMALE QE TE MUNGON DHE QE S'PO E GJEN DOT.
    TURP ESHTE MOS TA NGRESH ZERIN.


    NUK ESHTE TURP TE KERKOSH PUNE,UJE, DRITA ETJ....
    TURP ESHTE TE RROSH PA I PASUR KETO.


    NUK ESHTE TURP PER TE RINJTE TE DUAN NJE JETE ME TE MIRE DHE ME ME SHUME NGJYRA.
    TURP ESHTE KUR TE RINJTE MBYTEN NE OTRANTO APO VRTEN NE KUFIRIN GREK NE KERKIM TE NJE JETESE ME NORMALE QE KETU NUK E KANE.


    TURP ESHTE TE KESH TURP TE NGRESH ZERIN KUR TE SHKELIN ME KEMBE.....

    Turp eshte menyra sesi i interpretoni gjerat !
    Nuk eshte turp te mos ngresh zerin , turp eshte ta ngresh !
    ...sepse nje njeri i qyteteruar , i ditur dhe i ndergjegjshem u ben analizen gjerave me qetesi dhe pastaj arsyeton duke ndare turpin me pranimin e realitetit ashtu sic eshte.

    Harrove ti se ne c'gjendje ishte Shqiperia kur PS morri pushtetin ?
    Harrove gerrmadhen e madhe ?
    Harrove qe gjithcka ishte e shkaterruar ?
    Harrove qe nese gjerat duhen bere me rregull kerkojne kohe ?

    Apo na infektoi aq shume pasurimi i menjehereshem ( pa themele ) qe na dhuroi koha hajdute e Saliut dhe prape tani kerkojme te arrijme menjehere ne maje ?

    Gjerat e mira behen avash avash !

    Jeten normale mund ta besh edhe ti edhe une ne Shqiperi.
    Mund te punojme edhe ne ashtu sic punoi Gjermania 10 vjet pas L2B . Por jo ! Une edhe ti preferojme te largohemi nga vendi yne sepse e kemi per turp te punojme per 200 lek ne dite. Ikim dhe presim te na e ndertoje vendin bota. Pastaj ankohemi pse jemi kaq mbrapa. E si mund te rriten rrogat kur buxheti i shtetit eshte cope cope ? Si mund te fuqizohet nje shtet kur fuqia prodhuese eshte Zerro ?

    Ne enderrojme kohen e fajdeve !
    Kerkojme te rrime kafeneve dhe paraja te shtohet vete ne banke!
    Duam pune dhe pagese te mire biles , por harrojme sesa vende pune ka , se ku ka pune etj. Plus qe punen e rendomte preferojme ta bejme neper rruget e botes dhe jo ne Shqiperi.

    Pse nuk e pranon vete qe jemi popull dembel ?
    Qe jemi tafmaqare dhe dhia e zgjebosur bishtin perpjete ?
    Pse nuk pranon qe duam te gjithe ta kapim majen e qiellit pa vene ujin ne zjarr fare per menyrat dhe perpjekjet qe duhen per te arritur kete ?
    Pse nuk shikon sesa dallime , percarje , etj ke ne mes qyteteve , feve dhe krahinave shqiptare ?
    Pse nuk i hedh nje sy opinionit qe lejme ne bote ngado qe shkelim , me barbarizmat , vjedhjet , prostitucionet , mashtrimet dhe vrasjet ?

    Ja keto jane TURP !
    Turp eshte te mos mendohesh per hapat e marra qe hedh , te mos pranosh realitetin ashtu sic eshte dhe te ulesh koken per ta permiresuar , te kerkosh gjithcka nga bota , te urresh vellain tend per nje dialekt , etj etj.

    Turp eshte kur vetem ankohesh dhe nuk pyet kurre veten se cfare bere ti ( kontributi yt ) per ti ardhur ne ndihme Kombit !

    Gjithashtu e mbeshtes akoma mendimin e meparshem ne lidhje me VEZET qe do rrezojne pushtetin Nano . Uroj perseri qe te mos jene veze PATE .....

    Po mendoja me pare qe nese Skenderbeu shpetoi atdheun duke perdorur strategjine e famshme me dhite dhe vendosi dhine ne perkrenare , po Saliu cdo beje ?

    Do ngjante akoma me simpatik me VEZEN e pates si emblemen e tij

    PS: Nano IK ... por nese vendin ja leshon Saliut ... mos iksh kurre !
    Jo me Nano-Berisha ! Ka ardhur koha per largimin e te dyveeeeee
    Ndryshuar për herë të fundit nga DeuS : 19-03-2004 më 19:55

  4. #404
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    Postuar më parë nga DeuS
    Nuk eshte turp te mos ngresh zerin , turp eshte ta ngresh !
    Nuk bie dakort me kete me lart, per arsyen se nga kjo vuan tani Shqiperia nga ulja e kokes kur behet fjale per kushtet e jeteses se shqiptareve, per ato duhet ta ngrene zerin sa ne kupe te qiellit, t'i tronditin mire e derisa t'i shkundin ata qe jane ne krye. Ne cdo shtet sado te qyteteruar ta quash kur u shkel ne kembe dicka aq e ngrene zerin or ti sa nuk e ke idene...
    per gjene me te vogel, te dalin ne shesh protesta...

    Postuar më parë nga DeuS
    Jo me Nano-Berisha ! Ka ardhur koha per largimin e te dyveeeeee
    [/B]
    Per kete jam shume dakort, po edhe po iken keta kalbesira ka shume gjasa te mbetet...
    MtrX ubicumque felix

  5. #405
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    E mrekullushme.me ne fund shqiptaret nder shekuj nuk luftuan kot,ja ku kemi demokracine e shumepritur,shkrimet e shumta ne kete tem qe cdo dy dite i ndryshohet titullika kaq shume shkrime te ndryshme te cilat shprehin frymen demokratike te popullit shqiptar por sidomos te brezit te ri shqiptar.po cfare pret valle ky brez i ri?mos valle pret qe gjendja ne shqiperi te ndryshohet si ne menyre magjike?sigurisht qe joooo ky brez i ri pret nje stabilizim te situatetes politike ne vend,pret diten kur ne shqiperi nuk do te zoteroje injoranca e VEZEVE dhe GUREVE,ky brez i ri nuk pret destabilizimin e vendit,ky brez pret emancipimin e te gjithave forcave politike per te miren e kombit.por fatkeqesisht jo perderisa na udheheqin disa injoranta nuk mund te shpresojme ne keto gjera qe i pershkruajta me siper.ne nuk na mungon asgje tjeter pervec se EDUKATA per te cilen kaq shume zhurme behet por fatkeqesisht vetem mbas disa terheqje veshash nga BE vene mend ata persona.ne faqet e fundit eshte perdorur shpesh fjala TURP,disa thojne per qeverine disa per opoziten,nuk po merret me vesh tashme.ne realitet TURP tu vije atyre qe u premtojne shqiptareve dite me te mira pa korrupsion por qe harrojne qe kur ishin ne pozite ata ishin te paret e korrupsionit ata ishin qe nuk munden te krijonin nje shtet dinjitoz,ata ishin qe e bene shqiperine nje abel rrushi ku cdo njeri bente cte donte.dhe TURP dhe atyre ketu ne forum qe na shesin po.dhe me rigon per opoziten qe gjasme do ta shnderroje vendin ne nje vend PARAJSE,po mire nuk keni cipe fare more?????kujt kujtoni se ja thoni keto ndonjerit qe ka zbritur ne tirane nga ana e anes qe te mos perdor termenin tjeter besoj qe e dini mire.edhe sa kohe do te vazhdoni keshtu????edhe nje here pas shume e shume heresh qe e kam perseritur nuk beni gje me ate qe keni ne krye dhe pike mbaroi se nuk hecet perpara me injorante nuk hecet perpar me njerez te deshtuar,ai personi dha provat se cfare mund te bente per popullin shqiptar dhe perse ta doje perseri populli??per lufte perseri, per korrupsion ne qiell, se ai ishte i pari qe shpiku korrupsionin modern ne shqiperi,ai e katandisi shqiperine ne nje vend te botes se trete,dhe perse ta doje populli per injorancirat e tij??e jo bejini te fala se nqs nuk iken ai nuk do shikoni pushtet me sy me ane te ligjshme,se ka dhe te paligjshme si ateher ne 1998 kur dolet me tanqe dhemoret kryeministrine dhe televizionin e pra ja qe i ka dhene provat ai person perse ta doje perseri populli?nuk shtyhet me protesta me,duhet pune e koken poshte.dikush me siper shkruajti se jemi si ajo dhia e zgjebosur e bishtin perpjete dhe eshte 100% reale,ata presin te vije zoterija e ta shnderroje shqiperine brenda nje nate,e jo eshte TURP i madh per ju ne rradhe te pare qe i besoni keto gjera.nuk do ta vazhdoj me shume se sa me shume vazhdon kaq me shume te vijne dhe dua te shikoj se cfare do te ndodhi neser dhe flasim prape dhe do ti komentojme perseri gjerat dhe xhestet INJORANTE
    .........................

  6. #406
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Mtrx , iu referova "ngritjes se zerit" duke pasur parasysh menyren , masat dhe format me te cilat NE dime te ngrejme zerin... ( besoj se me kupton )

    Te ngresh zerin per te drejten tende eshte e drejte ! ...por perpara se te kerkosh te drejten , duhet te pyesesh veten se cfare kerkon tamam ? ...dhe pastaj te ruash sensin e mases ne "ngritjen e zerit" ...Atehere gjerat vijne me mbare !

    Prape do thyejme e vrasim ne ?

    Nuk shprehim asgje tjeter pervec se , INJORANCEN tone ! ( dmth injorancen e turmes qe ndjek Berishen , se nuk futen te gjithe ne kete thes )

  7. #407
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Adresa false e terrorizmit


    Nga Mero Baze

    Në ekranin e Top Channel-it u shfaqën "Djemtë e Zekës". Të angazhuar në betejën për të ndezur nga një zjarr në çdo qytet të Kosovës, sapo ndodhi tragjedia e Mitrovicës, me një tis patriotizmi që të kujtonin klimën e urrejtjes që ngjallën kundër shqiptarëve të Shqipërisë në Korrik të vitit 1990, ata na u lutën, të mos dalim në rrugë kundër Fatos Nanos, "pse Kosova ka halle". Me këtë logjikë ata janë përpjekur të pengojnë Shqipërinë të hapet në vitin 1990, me këtë logjikë janë përpjekur të ndihmojnë Ramiz Alinë në Mars të vitit 1991 dhe e kanë përsëritur këtë gjest disa herë gjatë 13 viteve, sa herë që e majta shqiptare ka qenë në krizë.

    Në Kosovë kjo skenë kalon me të qeshur, pasi atje askush nuk nervozohet nga askushët. Natyrisht as në Shqipëri, nuk i merr njeri seriozisht. Por duke i dëgjuar, te shumë njerëz në Shqipëri, ky gjest bën shumë dëm kundër Kosovës, pasi bashkon mllefet kundër Nanos me logjikën staliniste të "Kosovarëve të Zekës". Kështu u krijua bërthama e parë e antikosovarizmit në Shqipëri. Me ata kosovarët që s'guxoje t'ua prekje Enver Hoxhën. Tani nuk ka nevojë për një valë të dytë antikosovarizmi, "me këta kosovarët që nuk guxon t'ua prekësh Fatos Nanon".

    Është e gjitha e padobishme. Edhe unë si shumë qytetarë të Shqipërisë, mezi kam pritur lirinë e Kosovës dhe nuk mund ta pranoj sot, si qytetar i Shqipërisë, që dikush në Kosovë të jetë kundër lirisë sime.

    E ritheksoj se askush nuk merr mendt e atyre për të dalë ose jo kundër Fatos Nanos në protesta, por natyrisht që i mbetet një shije e hidhur në koshiencë për zërat që vijnë në emër të Kosovës. Është një ndasi që krijohet pa shkak, një armiqësi e padobishme, për një njeri të padobishëm.

    Të njëjtën gjë shteti u përpoq të bëjë dje dhe me ambasadorin amerikan. Ndërsa policia shpërndante lart e poshtë urdhrin për të mos dalë nga shtëpia me makinë, për të mos dalë me kamera në rrugë, për të mos udhëtuar drejt mitingut, e të tjera si këto, nën zë thoshte se ishte "biseduar dhe ambasadorin amerikan" në Tiranë. Në të vërtetë kjo nuk mund të ndodhë, mbi të gjitha, pse është kundër parimeve të shtetit që përfaqëson ambasadori. Por dikujt i duhet një hendek mes opozitës dhe Kosovës, një hendek mes opozitës dhe SHBA, dhe mbi të gjitha, një adresë false për terrorizmin, për të mos e kuptuar që ai gjendet në zyrat e shtetit shqiptar, që ka shpallur (pu)shtetrrethimin.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  8. #408
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Pershendetje!

    Zoti Mero Baze u a mbyll gojen te gjithe atyre qe hiqen demokrate, te gjithe atyre qe hiqen patriote, nacionaliste e me the e te thashe.

    Neqoftese Top Chanel te cilin e shohim pa dhene ndonje lek nepermjet valeve satelitore, bejme gabim pasi ky kanal propagandon persembrapshti dhe mund te jete i subvensionuar nga ata qe perdorin Lavatricen nate-dite dhe dite nate, dmth nga ata qe u lajne rrobat shqipetareve per tu dukur sa me te paster dhe higjenike pasi te gjithe e dime se ne shqipetaret kemi qene absolute ne edukate morale dhe higjenike.

    Edhe ketu ne kete forum ka prototipa qe thone se: ndaleni protesten se do na gjesdisin rende, lereni ca dite me teper Nanon tu pije gjakun shqipetareve.

    Harruat se atje ku shkon Nano, atje derdhet gjak dhe ne qoftese Nano u takua me Milloshevicin ne Krete, e dime pasojat e saj ne vitin 1999.
    Gjithashtu e dime se kur Nano beri viziten e fundit ne Kosove, disa dite me pas mori flake e tere Kosova.

    Pra kush po ja ve flaken Shqiperise dhe Kosoves?

    Antishqipetarizmat e klaneve ne pushtet kane folur dhe flasin hapur kunder Shqiperise dhe shqipetareve.
    Te gjithe e dime se si e coji "Nano, cjapin te Kasapi"
    Dhe tani kasapi po na ben berxolla.

    Lerini protestat sepse keshtu na thote Partia dhe bashkohuni me frymen proletariane, me frymen e atyre qe as nuk e kane ditur dhe nuk e dine se cfare do te thote Ndergjegje Kombetare.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  9. #409
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Lexova qepare ne internet qe protesta ka filluar dhe qe kishte pasur nje bllokim trafiku ne Tirane. Te gjithe ata qe kane satellite ne shtepi dhe qe e ndjkein direkt po te kene mundesi te na tregojne diçka me teper rreth mitingut te sotshem.
    Flm
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #410
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Policia ka bllokuar sheshet kryesore të kryeqytetit, në prag të mitingut të opozitës në mesditë në sheshin "Skënderbej". Siç është paralajmëruar, nuk do të lejohet transmetimi direkt i mitingut nga mediat, pas një urdhëri të dhënë disa ditë më parë. Policia ka tentuar sot të largojë nga sheshi "Skënderbej" studion lëvizëse të një televizioni, por nuk është lejuar nga një grup mbështetësish të opozitës, që ndodheshin në shesh në pritje të nisjes së mitingut. Ata kanë rrethuar studion, duke mos lejuar zhvendosjen e saj. Me gazetarët dhe protestuesit është bashkuar edhe kreu i PD-së për Tiranën, Vili Minarolli

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha e ka akuzuar sërish në protestën e sotme kryeministrin Nano për varfërinë e shqiptarëve, vjedhjen e votës së lirë, krimin dhe korrupsionin në vend. "Nano ik!. Me vjedhjen dhe amoralitetin je bërë poshtërim për çdo shqiptar e Shqipërinë", tha Berisha. Nano tha kreu demokrat, i ka ditën e numëruara. Ai tha se opozita do t'i vazhdojë protestat dhe do t'i shtrijë në të gjithë venditn, deri në dorëheqjen e kryeministrit. Duke iu referuar situatës në Kosovë, Berisha shprehu dhimbjen për viktimat e ditëve të fundit. Ai dha një mesazh të qartë për shqiptarët përtej kufirit, duke kujtuar bashkëjetesën me pakicat në Shqipëri. "Dëshirojmë të merrni mesazhin e këtij sheshi, se ne respektojmë institucionet e kultit dhe e ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë drej paqes, stabilitetit dhe integrimit", tha Berisha. Më pas ai ftoi protestuesit për të ecur drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" e për të qëndruar për 60 minuta ulur përpara kryeministrisë
    Reality is wrong, dream is for real

Faqja 41 prej 51 FillimFillim ... 313940414243 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nis protesta "Berisha ik!", shkak mungesa e energjisë elektrike
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •