Close
Faqja 4 prej 51 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 501
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    ''''dhe as ma ndjen fare per kercenimet tua. Me vjen keq te debatoj me njerez te nje niveli inteligjence kaq te ulet. Po perseri nuk rri dot te them nja dy gjera.Une nuk u kapa pas emrash , po mua me duket nje skeme e perseritur. Kjo behet me qellim te ule edhe ate nivel proteste qe ka ngelur ne popull.'''

    ca sta nin ty beni...., kujdes me gjuhen se mund te kete dhe persona te tjere ketu dhe sta kane per borxh gjuhen e rruges.
    Tani, pse spo u cokam une te protestoj per nanon, arsyeja eshte e thjeshte. Shqiptaret kane 10 vjet qe jane te trembur nga saliu, qe nga 1991 me uzurpimin e PD, persekutimin e largimin e intelektualeve qe bene PD, uzurpimin e institucionit te presidentit e kthimin e tij ne hijet e diktatures, rrumpallizimin e shtetit ne 97, bllokimin e opozites je mbajtien e detyruar te saj ne llogore bolshevike, deshiren e cmendur per ti orientuar shqiptaret nga respektimi i ligjit ne politiken e rruges. Dhe si rrjedhoje e atyre qe po i quaj hard core qe i shkojne nga mbrapa dhe jane gati te djegin per te, populli shqiptar ka 2 alternativa, tos mafien po me nje shtet, apo rrumpallen dhe anarki.... Si rrjedhoj zgjidhet e keqja me e vogel.
    Ja ta zeme se sala do arrij ti bjeri me tulla a me kallashe policave qe ruajne kryeministrine dhe ata do marrin arratine si lepuj, sic eshte shprehur dhe intelektuali i PD, zoti ngjela jo shume kohe me pare. Ok, atehere turmat e ardhura me furgone e atobuze do dynden brenda, do gjejne zyrene nanos, do e djegin, mund edhe te defekojne sic e kane bere ne 14 shtator me fjale te tjera ta perdhosin nje institucion qe ne fund te fundit nuk i perket as sales e tosit, po mbar popullit shqiptar, dhe atyre ne kososve apo mal te zi, a diber. Ok, ja e bene dhe kete gje, je ti fusin dhe i dor dyqaneve ke blloku apo andej rrotull, ja u be dhe kjo gje. Pasaj, cfare do ndodhi me tutje..... A ka nai shans saliu qe rrezoi nanon te krijoje qeveri pa u votuar, thjesht duke perdhosur nje institucion si kryeministria. Gjalle ne bote jo, sepse nuk ka pushtet ne keto kohe qe jetojme qe te vij me force ne shqiperi e te qendroje. Kete e di mire sala. Di dhe tjeteren se me force nuk e man dot pushtetin edhe kur ke ushtri, polici, sherbim te fshehte me vete apo qindeshet e zeza te shabonit e jo me kur armatos turma injorantesh me tulla e gure.
    Manipulimi votave--prape me perralla ju, ne shqiperi zgjedhiet sjane te kulluara, ashtu sic nuk eshte i kulluar dhe civilizimi i popullates shqiptare, por manipulimet kurre skane qene ne ate mase qe te ndryshojne themelin e votimit, ne te kundert do kishin vene kujen BE dhe Amerika.

    Pra si konkluzion, kujt i intereson kjo sharade, se gje tjetere smund ta quajme, PS, PD, Kosoves, Emigranteve me dhe pa leje ne evrope. Une smendoj keshtu.
    Te vetmit persona per mendimin tim qe do ferkojne duart nga kjo ngjarje jane Serbet dhe perpjekiet e tyre pe ta rifutur kosoven ne zgjedhien e tyre sllaviste.
    Dhe nje here, ata do i thpone miqve te tyre belge e francez ne BE se i shikoni shqiptaret, keta jane majmuna, sbejne dot shtet, sdine te ruajen ligj e institucione, prandaj eshte me mire qe ti mbajme ne nen kontroll. Jo me kot vec disa jave me pare kryetari i sherbimeve sekrete serbe mburrej se rerjeti i tij agjenturor ishte up and running, dhe sfoli kot qerratai, ja dhe rezultatet. Bravo u qofte.
    Kroksi

    P.S
    Konti join the club. Me shkruj ne privat nese do me shume informacion
    Ndryshuar për herë të fundit nga krokodili_73 : 08-02-2004 më 06:00

  2. #32
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Kjo qe ndodhi me ben te mendoj qe Shqiptaret nuk e kan humbur ndjeshmerine si komb,nuk flejne gjum pore e kan te vone reagimin,nuk i nenshtron perfundimisht askushe pore mashtrohen shpejt se jan te varfer,kure zgjohen dhe marrin revanshin nuk i ndal dhe tremb asgje .
    Jam i lumtur qe tek shqiptaret egziston shpirti i protestes ,qe kerkojne ta bejne shpejt vendin e tyre,dhe besojne ne demokraci,
    Shpresoj nje kohe e re po lind per vendin tim per Shqiptaret e mi.
    Ju kerkoj falje bashkombesve te mi qe nuk ndodhem atje te manifestoj e te protestoj bashke me ta siq kam bere gjithmone,dhe do perpiqem te gjendem shpejt perkrah tyre ne protestat kuder se keqes se Shqiperise dhe shqiptareve,kunder ogurziut Nano qe mban mbi qenjen e tij gjith epitetet e se keqes dhe qe per fatin e keq shqiptaret i vuajten e po vazhdojn ti vuajn akoma.
    Uroj qe largimi i tij te shkoj pa tragjedi,vrasje,djegje ,dhune e shkaterrim.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    C`rendesi ka se iken Nanoja??Rendesi ka qe ky njeri dhe e gjithe klasa e shtrigave dhe lugateve te perfundoje ne burg...dhe mos te kete Nano te tjere ne pushtet...Shteti ligjor nuk ekziston atje... dhe nuk mund te filloje te ekzistoje me ligje partiake dhe me dominimin e ketyre ne gjithe spektrin e jetes...Prandaj shqiptaret...ata qe duan shtet e respektojne ligjet duhet te krijojne nji alternative sepse deri tani edhe keta po sundohen nga pjesa e popullit qe eshte si hajdutet e vegjel....Pse iken gjithe keta shqiptare??Nuk eshte aresye vetem standartet ekonomike por me shume kontradiktat qe keta kishin me pjesen me te madhe te popullit....E keshtu te dashur ne rrezik do perfundojme si ato ballistat qe u harruan ne amerike...por tani mundesite jane me te medha per ndryshime...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    Ishin teper optimiste lajmet ce jepnin sot gazetat.Mbi njezetmij njerez kishin mbushur dje sheshin dhe nuk ishte pare ndonjehere nje mase e tidhe cqe do te thote se populli po bashkohet me teper se kurr rreth BERISHES.FLAS PER ATE PJESE TE ATYRE QE DUAN TE JETOJNE ME DINJITET.NUK FLAS PER ATO PENSIONISTAT VETERAN QE THONE SE EDHE BAR TE HAM VETEM TE NA RROJE PARTIA MEGJITHSE KAM PAR SE EDHE ATO PO E KAN SI FORT QEJF KAPITALIZMIN.NUK FLAS PER ATO QE JAN TE INKRIMINUAR DHE I TREMBEN RREZIMIT TE QEVERISE DHE KU DOKTOR PROFESOR BERISHA NE NJE KONFERENSE SHTYPI DEKLAROJ QE TE GJITHE TE INKRIMINUARIT DHE HAJDUTET DO TE NDESHKOHET RENDE DHE KY ISHTE PRIORITETI KRYESOR I PD.SAPER ATE QE DISA KETU MUNDOHEN TI JAPIN NGJYRA PROTESTES SE GJOJA ISHTE ANARSHISTE NUK BEJN GJE TJETER VETEM TREGOJNE SE JANE NJERZ QE NUK DIN SE CFAR ESHTE DINJITETI.NUK MUND TE KRAHASOHEN ATO VIKTIMANJERZISH KY FUKARADHEK QE I COJNE NJERZIT DREJT FOTOKSINES KRIMI QE NUK KE SIGURI TE ECESH RRUGES ME NJE PRISHJE TE DERES TE KRYMINISTRISE PRANDAJ JU QE MUNDOHENI TE PRISHNI IMAZHIN E KESAJ PROTESTE DHE TE TADHENI ME NJE LIDER JENI TEPER BAJAT.NEPER VENDE PERENDIMORE DHE ME DEMOKRACI TE VJETER VETEM PER TE NDRYSHUAR NJE LIGJ BEHET SHUM ME TEPER SE KJO QE NDODHI DJE QE NE FUND TE FUNDIT BEHET FJAL QE KETIJ POPULLI TI HIQET LITARI NGA FYTI.

  5. #35
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Si mer nuk ju hapen syte dhe te shikoni qe cdo gje filluar nga reagimi i njerzve dhe deri tek pergjigja e gardes me "te shtena paralajmeruese ne ajer" jane si nje faqe romani, qe vazhdon e po shkruhet nga ata qe po perfitojne ne situata te tilla.

    Ambasadori amerikan del e thote te "zbatohet ligji njesoj per te gjithe"... parrulla amerikane,, por ama ata nuk thane gje kur ne Gjeorgji u pushtua parlamenti dhe Presidenti aktual u detyrua te ikte i mbuluar nga trup-rojat. Nuk degjova asnje deklarate amerikane qe te thonte nuk perkrahte protesta te tilla.

    Une spo arrij te kuptoj dicka nese ne te vertete ata qe ishin ne proteste ishin njerez apo lope. Se po te ishin njerez tregon qe paska njerez te pakenaqur qe nuk moren kallashnikovet per te "shtene ne ajer" por moren guret dhe thane po qellojme ne gure,, aaaa apo ishin veriore( arsyetimi racist i pseudo-tiranse) dhe vetem ato i bejne gjera te tilla.
    Po ne 1997 kush i vrau oficeret e policise ne Cerrik? Apo oficerat e SHIK ne qafe te tetes Serande ? A ato ishin "revolta popullore" dhe ne ate kohe ambasada amerikane nuk dilte te shprehej qe nuk njihte asnje qeveri qe vjen me dhune, pasi ishte "kryengritje" e popullit....

    E bukura eshte se te tere ne jemi emigrante nuk jetojme ne shqiperi, dhe ju "paqedashes" tejet te emancipuar shkoni e jetoni ne shqiperi ne kete moment dhe shkruani ne forum, gjithnje nese do te gjeni mundesine per te bere nje gje te tille.
    Dikush nje "TIRANAS" del e me shkrime raciste ne nje apo tjeter menyre akuzon te ardhurit ne Tirane ata qe bejne rremujat dhe qellojne me gure,,, dhe harron se fale disa prej tyre tani ti flet i lirshem.

    Hapi syte o mik, hapi syte se te ka errur gjykimi jot i ngushte prej nje hakmarrsi te vogel, e nje miniracisti. Njerzit po protestojne sepse ne 2004 po marrin akoma ujin me orar, e dritat me orar. Po shkojne te marrin buken duke regjistruar emrin ne defter. Hapi syte jo me gur por me thonj ta sulmojne kryeministrijne dhe ta nxjerrin perpara ligjit te jape llogari per Helikopterat e Gruas, apo Apartamentet lluksose, e deri tek Udhetimet marramendese... neper vendet turistike te botes.

    Hapi syte o RREFUGJAT ...ti student bir fukarai e bir hajduti, bir kondrabandisti e bir i atyre qe jane sot ne pushtet, mendoje veten te papune, pa drita e pa te ardhme cfare do te beje...

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rd
    --------


    PD denoncon provokimin që eksponentë të SHISH-it u bënë dje protestuesve paqësorë


    Berisha: Përdorimi i dhunës policore, akt i turpshëm


    "Protesta ka qenë e mrekullueshme. Gurëhedhësit i dimë se kush ishin, por edhe njëherë u bëjmë thirrje që në protestat tona të vijnë me lule, jo me gurë. Nuk ka gjë më të verbër se të provokosh trimërinë qytetare"


    Partia Demokratike denoncon provokimin që eksponentë të SHISH-it u bënë dje protestuesve paqësorë para selisë kryeministrore. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në konferencën e djeshme për shtyp, menjëherë pas protestës në sheshin "Skënderbej" dhe përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", se punonjës të shërbimeve të fshehta që ishin midis demonstruesve para Kryeministrisë u përpoqën të provokojnë, duke qëlluar me gurë e shkopinj.

    Duke shprehur bindjen se lëvizja "Nano, ik!" nuk ka dhe nuk mund të ketë të ndalur, shefi i opozitës i paralajmëroi këta eksponentë të SHISH-it që të mos vijnë më me gurë në xhepa, por të vijnë me lule në protestat që do të vijojnë. Kjo, sipas Berishës, për faktin se protestat u shëmbëllejnë vetëm luleve, paqes dhe qytetarisë dhe se ato pasqyrojnë lule, paqe, qytetari.

    "Ne nuk i përjashtojmë, ne i kemi identifikuar ata. Le të vijnë në protestë, por të vijnë me lule, jo me gurë", deklaroi Berisha.

    Kryetari i Partisë Demokratike ftoi gjithashtu forcat e Rendit të mos krijojnë situatë konfrontuese. Duke e konsideruar protestën e djeshme si protestën më paqësore që Shqipëria ka njohur, Berisha u bëri thirrje punonjësve të policisë dhe atyre speciale që të mos u binden urdhërave të përfaqësuesit të malavitës në krye të Rendit, Igli Toskës, për të mos u acaruar me qytetarët.

    "Përdorimi i dhunës policore ndaj protestuesve është akt i turpshëm. Protesta ka qenë e mrekullueshme. Gurëhedhësit i dimë se kush ishin, por edhe njëherë u bëjmë thirrje që në protestat tona të vijnë me lule, jo me gurë", theksoi Berisha. Sipas tij, nuk ka gjë më të verbër, se të provokosh trimërinë qytetare.

    I bindur se sfida qytetare është sfida më e fortë e shoqërisë njerëzore, kryetari i Partisë Demokratike përshëndeti dhe njëherë dje qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë për protestën më madhështore dhe më qytetare në historinë e vendit, pas 20 Shkurtit të vitit 1991.

    "Sot, qytetarët e Tiranës, me civilitet të madh, me qytetari të plotë, me mençuri, vendosmëri, rrëzuan qeverinë e Fatos Nanos dhe mbrojtën ndërtesat qeveritare", deklaroi Berisha. Dhe kjo, sipas tij, përbën fitoren e parë më të madhe të tyre në lëvizjen "Nano, ik!".

    Lideri demokrat Berisha konfirmoi gjithashtu për gazetarët dhe mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PD-së, për të përcaktuar programin për lëvizjen "Nano, ik!". Natyrisht, sipas tij, ky program do të diskutohet gjerësisht me të gjitha partitë e tjera opozitare dhe pastaj do t'i bëhet i njohur opinionit publik.

    Shefi i opozitës ftoi shqiptarët të ngrihen të gjithë në këmbë në protestën qytetare të tyre, për të larguar armikun numër një të qenies, dinjitetit dhe jetës së tyre materiale, Fatos Nanon dhe klikën e tij.

    Duke paralajmëruar protestën e radhës më 20 shkurt, që është ditë apeli për shqiptarët, Berisha u shpreh se lëvizja me sloganin "Nano, ik!" është lëvizje paqësore, që bazohet tërësisht në mbrojtje të interesave më jetike të shqiptarëve.

    H.RAMA


    ----------
    Manifestim madhështor në sheshin "Skënderbej" dhe bulevardin "Dëshmorët e Kombit"


    "Nano, ik!", përpara 20 shkurtit


    Dhjetra mijë manifestues protestuan dje kundër qeverisë së zisë, urisë dhe mjerimit, në një tubim të përbashkët të të gjithë mendimit opozitar, duke përcjellë me përleshje me xhahilët e kryeministrit mesazhin, se klika duhet të largohet përpara përvjetorit të rrëzimit të bustit të atit shpirtëror të tij


    "Nano, ik!", edhe vdekjen e shet shtrenjtë

    "Nano, ik!", hap rrugën drejt Evropës

    "Nano, ik!", përbalte zinë

    "Nano, ik!", na varfërove

    "Nano, ik!", mjaft vrave shqiptarët

    "Nano, ik!", të shpëtojë Shqipëria,

    Kundër qeverisjes së kontrabandës

    Fundi i klasikëve të korrupsionit Nano-Malaj, Angjeli-Fino


    Një det njerëzish ka manifestuar dje në sheshin "Skënderbej" dhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", kundër klikës së Fatos Nanos që po varfëron çdo ditë shqiptarët dhe po i izolon ata nga Perëndimi. Megjithë përgatitjet e jashtëzakonshme të policisë, që kishte ngritur postblloqe policie në arteriet kryesore të kryeqytetit shqiptar si dhe në disa pika kyçe në akset kryesore të vendit, dhjetra mijë veta iu përgjigjën apelit të të gjitha partive të opozitës për t'iu bashkuar lëvizjes "Nano, ik". Me pankarta ku përshkruhej mjerimi i thellë që e ka pllakosur vendin nën qeverisjen e klikës Nano, fatkeqësitë e njëpasnjëshme që po i vijnë atij prej atij që lideri i opozitës e quan apatrid: njeri pa atdhe, manifestuesit iu bashkuan me entuziazëm e me vendosmëri thirrjes për të kontribuar së bashku në rrëzimin e klikës. Përfaqësuesit e të gjitha partive të opozitës, përfshirë edhe kreun e PDK-së, deputetët e PBK-së, PBL-së, PR-së e PDRn-së së bashku me përfaqësues të spikatur të shoqërisë civile iu bashkuan rreth mesditës detit të njerëzve që s'pushonte së përsërituri refrenin "Nano, ik".


    Opozita, e bashkuar


    Kryetari i Degës së PD-së për Tiranën, Vili Minarolli, falenderoi në çelje të manifestimit shfaqjen e qartë të vullnetit të banorëve të Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë për t'u çliruar nga klika e krimit të organizuar që po mban peng vendin. Në emër të përfaqësuesve të shoqatave të ndryshme që përkrahin lëvizjen "Nano, ik", tubimin e djeshëm e përshëndeti Arben Tafaj, kryetar i Shoqatës "Tirana", i cili përsëriti apelin për t'iu bashkuar lëvizjes që do të çlirojë vendin nga klika mafioze e Nanos. Panelin e partive parlamentare që përkrahin lëvizjen e inicuar nga Kryesia e Partisë Demokratike e ka përfaqësuar në tubimin e djeshëm, kryetari legalist Eqerem Spahia, i cili ka bërë thirrje për një zgjerim të bazës së protestuesve pa dallime partiake. "Në shesh edhe të majtët, tha Spahia, pasi edhe ata nuk shohin asnjë shpresë tek qeverisja e Nanos dhe të gjithë duhet së bashku të largojmë klikën e tij e të sjellim pranverën që në këtë ditë dimri të 7 shkurtit". Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalli dje para dhjetra mijëra manifestuesve në Sheshin "Skënderbej" fundin e klikës "Nano" dhe i bëri thirrje këtij të fundit që të lexonte mesazhin dhe të shporrej një ditë e më përpara nga pushteti. "Ky miting është fillimi më i mbarë i lëvizjes "Nano, ik", tha Berisha në fjalën e tij, është nisja e rrëzimit të klikës që ka poshtëruar shqiptarët, ka përdhosur zinë e tyre dhe ka rrënuar çdo shpresë për të ardhmen. E vetmja zgjidhje për vendin mbetet rrëzimi i klikës në pushtet, tha Berisha, dhe këtë përgjegjësi Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës janë gati ta marrin përsipër".


    Toska, simboli i krimit të organizuar


    Lumi i protestuesve që kërkonin me forcë çlirimin nga zgjedha e Fatos Nanos, duke mundësuar kështu çeljen e rrugës për reforma që do të na integronin më shpejt në BE, ka manifestuar fillimisht përpara godinës së Ministrisë së Rendit Publik, ku aktualisht titullar është Igli Toska, për liderin e opozitës Berisha një personazh i njohur i krimit të organizuar. Manifestuesit kanë lëshuar thirrje që kërkonin largimin e Nanos dhe nisjen e një procesi penal për Igli Toskën, si përgjegjës për mbytjen e 30 shqiptarëve në tragjedinë e Karaburunit. Gjatë procesionit për në selinë e Kryeministrisë, mijëra qytetarë të kryeqytetit i janë bashkuar tubimit, duke realizuar një nga mitingjet më madhështore të organizuara nga partitë e opozitës këto vitet e fundit. Politikanë e përfaqësues të shoqërisë civile komentuan aty për aty për mediat, se Nano duhet të dinte të lexonte mesazhin e dhjetra mijë shqiptarëve e të largohej një orë e më parë nga pushteti. Manifestuesit janë provokuar vazhdimisht nga efektiva specialë gjatë gjithë procesionit, ndërkohë që këto provokacione kanë arritur kulmin para Kryeministrisë ku të infiltruar të SHISH si dhe vetë specialët kanë provokuar një konfrontim në shkallë të gjerë me protestuesit, shoqëruar me plumba e gaz lotsjellës si dhe me keqtrajtimin e dhjetra syresh, në shumicë gra e të moshuar. Pamjet televizive kanë qenë shokuese e aty janë shfaqur qartë shtazëritë policeske që inskenoheshin nga Drejtori i Policisë Kriminale, Sokol Bizhga si dhe Komandanti i Gardës, Arben Çuko.


    Ditët e fundit në qeveri të Nanos


    Pas konfrontimeve që kanë zgjatur për rreth një orë, protestuesit nuk kanë pranuar t'u nënshtrohen presioneve të policisë e sërish në formë procesioni janë drejtuar për nga selia e PD-së ku kanë shpallur edhe procesionin e radhës ditën e hënë me qirinj, në njëmujorin e vdekjes së 30 shqiptarëve në tragjedinë e Karaburunit si dhe kanë artikuluar ultimatumin për Fatos Nanon, se ka kohë deri më 20 shkurt që të largohet nga pushteti nëse nuk do të rrëzohet prej andej njësoj si karikatura prej bronzi e atit të tij shpirtëror.

    I.Nikolla


    Panik në radhët e socialistëve në prag të protestës së djeshme si dhe pas përfundimit të saj


    Nano arratiset, njofton pushime shtesë në Spanjë


    Bardhyl Komiku i PS-së s'ka mundur të komunikojë dje me shefin e tij, i cili që nga Spanja, ku po endet pa adresë, ka lëshuar njoftimin e thatë se do të qëndrojë atje edhe dy ditë të tjera, përtej datës 9, kur përfundojnë zyrtarisht punimet e mbledhjes së Internacionales Socialiste


    Drejtuesit e mazhorancës së majtë janë përfshirë dje nga paniku i humbjes së pushtetit dhe kanë bërë përpjekje për të rezistuar përballë presionit civil të dhjetra mijë civilëve, megjithatë kanë degjeneruar në qendrime qesharake që tregojnë shtetin fasadë që po ndërtojnë çdo ditë. Bardhyl Komiku i Partisë Socialiste ka dalë dy herë para mediave gjatë ditës së djeshme, duke lëshuar broçkulla rreth përjetësisë së socialistëve në pushtet, por pa mundur të tregojë qoftë edhe një herë të vetme se cili ishte në fakt reagimi zyrtar i Fatos Nanos. Burime pranë sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun bënë të ditur dje, se, drejtuesit socialistë të mbetur në Tiranë si dhe vetë zëvendëskryeministri Dokle e kishin patur të pamundur të merreshin vesh me kryeministrin e vendit, që kishte humbur adresë në Spanjë dhe janë detyruar të rakordojnë në panik qendrimet mes njëri-tjetrit, bashkëpunim prej nga dolën deklaratat, gjysëmqesharake e gjysëmantikombëtare. Vetë Fatos Nano ka njoftuar në mënyrë të papritur se dëshiron të zgjasë kovalishencën e vet edhe dy ditë të tjera në Spanjë, përtej kalendarit zyrtar të punimeve të Internacionales Socialiste, pra edhe dy ditë të tjera përtej datës 9, duke regjistruar braktisjen e radhës të detyrës, ndoshta në pritje edhe të kapërcimit të momentit të vështirë të ditës së hënë, kur më shumë se 100 mijë shqiptarë do të marrin pjesë në procesionin me qirinj në njëmujorin e tragjedisë së 9 janarit. Bardhyl Komiku i PS-së nuk ka qenë në gjendje të fshehë panikun që zotëron në radhët e socialistëve, ndërkohë që të njëjtin panik e shfaqën dje edhe partnerët e tjerë të koalicionit, Apostoli e Xhuveli, që veç e veç u lutën që të lejoheshin të qeverisnin të paktën deri në zgjedhjet e tjera, meqenëse atje pritej të prodhohej edhe zgjidhja e re politike.

    I.N


    Kryeministria ishte dje e boshatisur nga zyrtarët dhe e mbushur me ushtarë


    Dokle kërcënon nga vila Nanos


    Zëvendëskryeministri Dokle nuk ka mundur të tregojë se ku ka ndërmend të fshihet Fatos Nano deri më 20 shkurt, por ka pranuar se tashmë vendi është i destabilizuar dhe se kjo do të sjellë dështimin e negociatave me Bashkimin Evropian, raundi i radhës i të cilave do të mbahet gjatë këtij muaji në Bruksel


    Namik Dokle ka marrë dje mirëfilli pamjen e Ali Komikut, duke u munduar të fshehë atë që s'mund të fshihet, vullnetin mbarëpopullor për largimin e klikës që ai përfaqëson. Krejt njëlloj siç ndodh rëndom me regjimet që janë në grahmat e fundit, Namik Dokle, kërcënoi dje se do të përdorte të gjithë forcën e ligjit për të goditur politikisht opozitën, megjithatë efektiviteti i dhunës së verbër dje u verifikua vetëm në ballafaqimin me protestuesit civilë, gratë e të moshuarit, mbi të cilët me të vërtetë Dokle reagoi egër. Duke humbur krejtësisht arsyen, në një deklaratë për shtyp të artikuluar në izolim të plotë në njërën nga anekset e vilës së Fatos Nanos, Namik Dokle, kërcënoi me burg liderin e opozitës dhe politikanët e tjerë të opozitës që përkrahën lëvizjen "Nano, ik", pa u shqetësuar aspak se deklarime të tilla vetëm sa po formalizojnë regjimin autokratik që tashmë po konsumohet deri në fund prej përfaqësuesve të klikës së krimit të organizuar. Dhunën ndaj grave, të moshuarve dhe protestuesve të tjerë paqësorë, Dokle me një kënaqësi shtazarake e klandestine e ka cilësuar "reagim i vendosur, korrekt e ligjor i forcave të ruajtjes së rendit", ndërkohë që protestën më paqësore të organizuar në këto vite e ka kualifikuar si "tentativë për të sulmuar institucionet dhe rrezikuar sigurinë dhe stabilitetin e vendit". Zëvendëskryeministri Dokle nuk ka mundur të tregojë se ku ka ndërmend të fshihet Fatos Nano deri më 20 shkurt, kur kremtohet edhe dita e rrëzimit të diktatorëve e karikaturave të tyre dhe është treguar i paaftë të lexojë mesazhin se tashmë klikës i ka ardhur fundi. Gjithësesi Dokle ka pranuar se tashmë vendi është i destabilizuar dhe se kjo do të dëmtonte rëndë raundin e ardhshëm të negociatave që do të mbahet në Bruksel, raund që sipas të gjitha gjasave do të sanksionojë edhe vendosjen e Shqipërisë në karantinë derisa vendi të japë garanci se ka vullnet politik për reforma e se ka shmangur pengesën e tyre, të identifikuar tashmë pas takimit me Romano Prodin si antireformatori Fatos Nano.

    I.N


    Moisiu ndërron rrugë për të mos u përballur me protestuesit


    Kryetari i shtetit e ka përcjellë pa asnjë deklaratë ditën e djeshme të protestës, megjithatë duke shkuar në shtëpi pas një itinerari që shkonte kodrave të Liqenit Artificial, i ka mbetur mendimit se ende Shqipëria nuk është në krizë, derisa protestuesit nuk mësyjnë edhe zyrat e tij


    Presidenti Alfred Moisiu ka devijuar dje rreth mesditës itinerarin e shpurës që e çon për gjumin e drekës, duke e drejtuar për nga kufiri i poshtëm i Liqenit Artificial, meqenëse Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" ishte i pushtuar nga dhjetra mijë protestues që kërkonin largimin e klikës që po i varfëronte deri në kufijtë historikë e po i detyronte të shfaqeshin në procesione urie. Vetëm një ditë më përpara, Alfred Moisiu pati deklaruar në një intervistë në seksionin shqip të "Zërit të Amerikës", se Shqipëria nuk ishte në krizë e se politikanët që përkrahnin protestat nuk mendonin fillimisht për interesat e kombit, por si në një vend emergjence detyrohet të ndërrojë kurs e të fshihet kodrave për t'iu fshehur popullit të vet. Gjatë gjithë pasdites, mediat kërkuan me ngulm një prononcim të Presidentit të Republikës pas dhunës që policia shfaqi në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", provokimeve të regjistruara nga efektiva të SHISH-it, që kanë një varësi institucionale edhe nga kryetari i shtetit si dhe pas apelit tashmë mbarëpopullor, se vendi është në zgrip të destabilizimit e qeverisja e klikës Nano duhet të shporret, por reagimi nuk ka ardhur. Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme, në mendjen e Presidentit ka mbetur i patundur opinioni se, Shqipëria nuk kalon krizë në rast se bulevardin kryesor e pushtojnë 100 mijë protestues, në rast se kryeministri i vendit rregullisht braktis vendin sa herë shërbimet e tij sekrete e njoftojnë se e ka pisk apo në rast se shtetasit e tij humbasin jetën në tragjedi të njëpasnjëshme për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm të urisë. Për Presidentin e vendit Shqipëria nuk është në krizë sa kohë që 100 mijë manifestuesit e Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", nuk bëjnë edhe një ndalesë përpara godinës së Presidencës. Në fund të fundit nga pikëpamja formale, edhe në Gjeorgji protestat u finalizuan tek objektivi i Presidentit të Republikës.


    .....rd.........

















    koment..

    Krejt llafollogjia e Rd eshte anti-llogjik.. anti demokratike.. anti Vot .. anti Europ..

    Ku e con o berish PD-ne?

    Ne hale?



    ......

    Mes tjerash PD thote:


    "Partia Demokratike denoncon provokimin që eksponentë të SHISH-it u bënë dje protestuesve paqësorë para selisë kryeministrore. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në konferencën e djeshme për shtyp, menjëherë pas protestës në sheshin "Skënderbej" dhe përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", se punonjës të shërbimeve të fshehta që ishin midis demonstruesve para Kryeministrisë u përpoqën të provokojnë, duke qëlluar me gurë e shkopinj."




    ...

    pra vet berisha pranon se mes turmes gjendeshin punonjes te Shish..
    athere eshte e jotja kjo turm o berish apo e Klos ruco Nanove?

    Kush e ben protesten PD apo PS ?

    Ne se protesten e ben PD pa porosi nga Shish athere ti Pd nxirri emrat e atyre gur-hedhesve..
    Ne se sje e zonja ti nxjerresh athere pse diskrediton protestat..

    Pra si gjithmon Berisha nuk kupton e nuk di te ruhet nga shish-et..

    e po cdo gaf e berishes paguhet shtrenjt nga populli..me 5 vjecare sundimi ps -ist e dhjetvjecare bile..

    Ik Nano po i thot me goje e RRi po i thot me vepra.. se ta ndreqa punen dhe njihere me nderkombetaret qe ani do thone.. Rri nano paqsori e ik ti Berish guraziu..

    Ik Berish se sje i zoti ..

  7. #37
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Goranet bejne ligjin ne Shqiperi





    Zëvendëskryeministri Dokle ka shprehur menjëherë pas protestave qëndrimin e qeverisë

    “Berisha të distancohet nga dhuna”
    Dokle: Do mbajnë përgjegjësi dhe deputetët e opozitës


    Elisabeta Ilnica

    Qeveria shqiptare ka reaguar ashpër pas protestës së opozitës, duke theksuar se është e vendosur që të godasë pa hezitim cilindo që kërkon të dhunojë ligjin, institucionet dhe rendin publik.

    Nëpërmjet një deklarate, zëvendëskryeministri Namik Dokle, ka paralajmëruar në veçanti liderin demokrat, Sali Berisha, që të shmanget nga revolta të tilla. “I bëjmë thirrje kryetarit të PD-së, Berisha, të distancohet menjëherë publikisht nga dhunuesit e institucioneve të shtetit, qofshin këta edhe me imunitet, si dhe të heqë dorë nga nxitja e turmave për shkatërrimin e institucioneve, përndryshe ai dhe të tjerë do të jenë përgjegjës sipas të gjitha dispozitave ligjore dhe kushtetuese. Përpjekje të tilla të dëshpëruara kërkojnë të prishin me çdo kusht imazhin e vendit, të frenojnë reformat dhe të pengojnë integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike”, tha Dokle. Sipas tij, qeveria do të kërkojë menjëherë raportim ligjor nga të gjitha strukturat e shtetit dhe do të aktivizojë gjithë masat goditëse ligjore ndaj atyre që dhunshëm përpiqen të destabilizojnë vendin dhe rajonin. Ndërkohë, ai ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se, turma është provokuar nga forcat e rendit. Dokle është shprehur se, “turma e protestuesve, të cilët tentuan të hynin me forcë në selinë qendrore të Këshillit të Ministrave, janë ndaluar nga veprime të vendosura, korrekte, ligjore, të forcave të ruajtjes së rendit”.

    Masat
    Duket se qeveria nuk do të rrijë “duarkryq” pas incidenteve të djeshme të protestave, ku si shkaktare kryesore akuzon opozitën. Dokle ka theksuar se, shteti jo vetëm që do të organizohet për të gjetur fajtorët, por edhe ndëshkimin e tyre sipas ligjit. Për këtë qëllim dje ka filluar funksionimi i disa strukturave të posaçme, të cilat do të zbardhin gjithë të vërtetën e 7 shkurtit. Sipas Dokles, përjashtim nuk do të bëjnë as personat me imunitet, të cilët do të trajtohen në këtë kuadër njëlloj si qytetarët e thjeshtë. “Qeveria garanton opinionin publik dhe partnerët ndërkombëtarë se është e vendosur të sigurojë dhe të mbrojë rendin kushtetues në shërbim të stabilitetit”, theksoi zëvendëskryeministri.

    Njëherësh, ai i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të investigojë tejkalimin nga protesta paqësore në dhunë kundër institucioneve. Dokle ka deklaruar se çdo tentativë për të sulmuar institucionet dhe rrezikuar sigurinë, stabilitetin e vendit, do të goditet menjëherë me mjete ligjore. Ndërkohë, ai ka urdhëruar menjëherë pas protestës organet e rendit dhe të sigurisë publike, që të marrin të gjitha masat ligjore për shkatërruesit e pasurisë publike në bazë të të gjitha provave që disponohen tashmë. Sipas Dokles, këto fenomene negative në prag të anëtarësimit në strukturat euroatlantike, do të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Në këtë linjë, ai ka përmendur edhe takimin e afërt të Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Bashkimi Evropian, në Bruksel.



    “Ato që kërkojnë skenar gjeorgjian, janë rrëzuar nga populli”
    Agasi: Protesta e opozitës nuk ishte ekonomike, por politike

    “Protesta e djeshme ishte një protestë politike dhe aspak ekonomike. Ajo u kthye nga një protestë paqësore në një protestë të dhunshe”, ka deklaruar sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PS, Bardhyl Agasi, në lidhje me protestën e djeshme të opozitës. Agasi ka dalë dje në konferencë për shtyp, ku ka dhënë qëndrimin e selisë rozë para dhe pas protestës. Duke e vlerësuar këtë protestë si përpjekje të Berishës për ta shndërruar në protestë gjeorgjiane, Agasi ka theksuar se me të tilla protesta është rrëzuar pikërisht Berisha dhe pushteti i tij: ”Ata që bëjnë thirrje për një skenar gjeorgjian në Shqipëri, janë pikërisht ata që populli i rrëzoi nga pushteti me votat e tij dhe si të tillë nuk gëzojnë as më të voglën të drejtë morale”, tha Agasi. Ai ka theksuar se, shqiptarët duhet të mirëkuptojnë qeverinë shqiptare në thellimin e reformave: ”PS-ja dhe qeveria që ajo drejton janë të ndërgjegjshme se thellimi i reformave kanë dhe koston e tyre politike dhe për këtë arsye shqiptarët duhet të bashkohen të priren për bashkëpunim dhe mirëkuptim. Duke qenë se qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë reformash dhe njëkohësisht ka marrë dhe vlerësimet e duhura nga faktorët politikë ndërkombëtarë për rolin e saj të veçantë në forcimin e stabilitetit në rajon, për PS-në këto protesta nuk e dëmtojnë kurrsesi këtë imazh, por nëpërmjet tyre lideri opozitar vetëm ndikon në destabilizimin e vendit”, ka theksuar dje Agasi. Ai ka theksuar gjithashtu se, në momentet që qeveria shqiptare po merr vlerësime për reformat, nuk i shërbejnë këtij vlerësimi dhe zhvillimeve në vend akte të tilla dhune, të cilat dëmtojnë imazhin e reformave dhe zhvillimit të vendit.



    Ish-kryeministri dënon dhunën në protestat e djeshme
    Meta: PD nuk është reformuar ende

    Ish-kryeministri Ilir Meta ka denoncuar dhunën e ushtruar në protestat e djeshme të drejtuara nga opozita. Meta ka deklaruar se akte të tilla dhune nuk kanë asgjë të përbashkët me protestat qytetare në standardet e një demokracie evropiane: ”Jemi njohur tashmë me disa akte dhune të ndodhura sot gjatë protestës së organizuar nga PD-ja dhe disa forca të tjera opozitare. Dua t’i dënoj ato fuqimisht dhe të theksoj se shkaqe të tilla të dhunës nuk kanë asgjë të përbashkët me protestën qytetare dhe me standardet e një demokracie evropiane, që synojnë të gjithë”, tha Meta. Ai theksoi, gjithashtu, se forca politike, e cila i organizon këto protesta, nuk është e reformuar dhe nuk është më një alternativë serioze për zhvillimet e mëtejshme demokratike: ”Njëkohësisht shfaqje të tilla tregojnë se forcat politike që i organizojnë ato, ende nuk janë reformuar në atë nivel që duhet për të përbërë një alterantivë serioze për zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë në vend. Po kështu, kjo është dhe shprehje në përgjithësi e krizës politike, në të cilën ndodhet vendi”, tha Meta.



    reagimet

    Spartak Braho
    Kjo protestë të krijon dy imazhe, i pari, e drejta që kanë qytetarët për të shprehur pakënaqësinë dhe që është e drejtë kjo e parashikuar edhe me ligj dhe Kushtetutë. Imazhi i dytë është ai që të kujton shtatorin e vitit ’98, ku nën drejtimin dhe frymëzimin e Berishës, turmat shkatërruan dhe dhunuan institucionet e shtetit në tentativë të një grushti shteti.

    Neritan Ceka
    Mendoj që ka qenë një protestë me përmbajtje antikushtetuese, sepse rruga nuk mund të zgjidhë problemet që nuk i zgjidh parlamenti. Pasi ka dështuar në iniciativën e tij për të rrëzuar qeverinë në parlament, Berisha kërkoi të rrëzojë qeverinë me protesta të dhunshme. Mendoj se shteti ka mbajtur qëndrimin e duhur, por dhe pjesa më e madhe e protestuesve mbajtën qëndrimin e duhur. I vetmi që mbajti qëndrim antikushtetues ishte Berisha.

    Makbule Çeço
    Protestat e dhunshme janë larg një shoqërie demokratike, janë radikalizma, të cilat i ka dënuar historia e zvillimit të shoqërisë demokratike. Nuk mund të bëhen veprime të dhunshme në një vend në mes të Evropës, nuk mund të kërkohen zgjidhje të dhunshme me vreprime të dhunshme. Zgjidhjet duhet të jenë në përputhje me vullnetin e popullit me vullnetin e zgjedhësve.

    Gaqo Apostoli
    PSD-ja kërkon nga qeveria, nga forcat e rendit dhe sigurisë kombëtare, që të marrin të gjitha masat në zbatim të ligjit në mbrojtje të institucioneve shtetërore dhe të stabilitetit të vendit dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që ushtrojnë dhunë ndaj institucioneve. PSD-ja i kujton opozitës se rotacioni në demokraci nuk bëhet me dhunë, por mbi bazën e votës së lirë.

    © 2003 Gazeta Panorama
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TIRANE (7 Shkurt) - Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhejms Xhefri zhvilloi një takim me ministrin e Rendit, Igli Toska për situatën e krijuar gjatë protestës së opozitës. Toska e informoi Xhefrin për masat e marra nga policia gjatë mitingut, si dhe për procedurën e ndjekur nga drejtoria e Policisë së Tiranës për lejen e mitingut. Xhefri mbështeti punën e policisë duke e cilësuar të shkëlqyer dhe deklaroi se duhet treguar tolerancë zero ndaj atyre që synojnë të dhunojnë institucionet. "Forcat e rendit duhet të zbatojnë lidhi dhe ligji është i njëjtë për të gjithë.

    ro/ro (BalkanWeb)




    -----------


    A ka ndonje qe i ka pare me syt e vet ngjarjet?

    Le te tregoje...

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja si i pershkruan Tema ngjarjet:

    ------

    POLITIKA

    Berisha: Qytetarët e Tiranës rrëzuan qeverinë Nano

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur dje në një pronocim për shtyp se incidentet gjatë protestave paqësore të qytetarëve të Tiranës ditën e djeshme, kanë qenë të provokuara nga shërbimet sekrete. Sipas Berishës punonjës të shërbimve sekrete ishin në mesin e turmës së protestuesve. "Punonjës të shërbimeve të fshehta ishin në mesin e turmës së protestuesve," është shprehur Berisha. Ndërkohë kryedemokrati i paralajmëruar që të mos vijnë me gurë në xhepa, por me lule, sepse protesta i shërben vetëm paqes dhe qytetarisë. "I paralajmëroj të mos vijnë me gurë në xhepa por me lule sepse protesta i shërben vetëm paqes dhe qytetarisë. Ne i kemi identifikuar ata me emër dhe mbiemër le të vijnë në protestë me lule dhe jo me gurë," është shprehur Berisha.

    Ndërkohë Berisha ka ftuar dhe forcat e rendit që të mos provokojnë protestuesit pasi në thelbin e tyre protestat janë qytetare dhe paqësore. "Ftoj forcat e rendit të mos krijojnë situata konfrontuese, të heqin dorë nga ritorsioni. Ishte protesta më paqësore që ka njohur Shqipëria, të mos u binden urdhrave të malavitës në krye të rendit, Igli Toskës, të mos acarojnë qytetarët," ka përfunduar Berisha.

    Deklaratat e Berishës erdhën menjëherë pas incidentit që ndodhi gjatë protestave të djeshme ku forcat e policisë, të cilët ruanin godinën e Kryeministrisë, kanë provokuar turmën e protestuesve. Berisha gjithashtu ka falenderuar qytetarët shqiptarë për kulturën e treguar gjatë protestës dhe e quajti të rrëzuar qeverinë e Nanos. "Ishin protestat më qytetare që pas 20 shkurtit të 1991-it. Sot qytetarët e Tiranës me qytetari të plotë dhe mençuri rrëzuan qeverinë e Fatos Nanos dhe kjo përbën lëvizjen "Nano ik". Lëvizja "Nano ik" nuk ka dhe nuk mund të ketë të ndalur," ka përfundaur Berisha.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Mbi 50 mijë protestues i janë bashkangjitur kërkesës së opozitës për të protestuar kundër kryeministrit

    Protesta, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Nanos

    Dhjetëra mijëra qytetarë të Tiranës dolën dje në sheshin "Skënderbej" në protestën e tyre kundër kryeministrit Fatos Nano dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Rreth një orë para se të fillonte protesta, qytetarët u mblodhën në shesh në pritje të ardhjes së Kryetarit të Partisë Demoratike, Sali Berisha si dhe drejtuesve të tjerë të partive opozitare dhe në nisje të protestës së tyre paqësore për rrëzimin e kryeministrit Fatos Nano dhe qeverisë së tij. "Nano ik se dhe vdekjen e shet shumë shtrenjtë", "Nano përbalte zinë", "Nano ik për një Shqipëri ndryshe", "Nano ik" etj., kanë qenë dhe disa prej pankartave që kanë shoqëruar protestuesit në shesh. Ndërkohë që para protestuesve ka folur kryetari i Partisë Demokratike të Tiranës, Vili Minarolli, Kryetari i shoqatës "Tirana" Arben Tafaj, Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Të gjithë folësit janë shprehur se largimi i Fatos Nanos nga pushteti është një domosdoshmëri për t'i hapur rrugë prosperitetit të vendit dhe integrimit të saj përkrah vendeve të Evropës. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke përshëndetur protestuesit në sheshin "Skënderbej", ka theksuar se thirrja "Nano ik" është thirrja e çdo shqiptari pavarësisht nga origjina dhe bindja e tij. "Nuk ka sot shqiptar që nuk thotë "Nano ik". Me cinizmin ekstrem në shpirt po i zhyt shqiptarët përditë e më thellë në vuajtje, mjerim dhe errësirë. "Nano ik", është thirrja që vjen nga gjithë shqiptarët. Duke i vjedhur e poshtëruar i ke larguar nga vendi i tyre. "Nano ik" sepse vetëm dy muajt e fundit iu rrite shqiptarëve çmimin e bukës dhe kjo jo për reformë por vetëm e vetëm që Dukët e tu të miellit dhe grurit, të pasurohen çdo ditë e më shumë mbi kafshatën e shqiptarëve," u shpreh Berisha. Duke ju bërë thirrje qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që të mbështesin protestat në të ardhmen, Berisha, ka shtuar se e vetmja rrugë për të dalë nga gjendja në të cilën ndodhet vendi është largimi i shkaktarit të saj, Fatos Nanos. Më pas grumbulli i njerëzve është drejtuar për nga kryeministria. Karvani i gjatë i këtyre protestuesve pasi ka protestuar për pak kohë para këtij institucioni, dhe pasi ka kaluar incidentin e rëndë, është nisur për nga selia e Partisë Demokratike. Turma e irrituar e njerëzve në momentet që ka kaluar afër Ministrisë së Rendit, ka hedhur akuza dhe sharje në drejtim të ministrit Toska duke e akuzuar atë për provokacion, gjatë momenteve që ndodheshin para kryeministrisë.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kronologjia

    11:30 Qytetarët e Tiranës janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" në përgjigje të ftesës së Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare, për të protestuar kundër kryeministrit Nano dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Në shesh ka patur pjesëmarrës nga të gjitha forcat opozitare. Gjithashtu në shesh ka qënë dhe sekretari i PDR-së Kreshnik Çollaku.



    12:00 Dhjetëra mijëra protestues janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" për të protestuar kundër Kryeministrit Fatos Nano dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Protestuesit kanë hedhur parrulla kundër kryeministrit Nano. "Nano ik se je zia e kombit", "Nano ik se dhe vdekjen e shet shtrenjtë", "Nano ik për një Shqipëri që ndryshon", "Nano ik se përbalte dhe zinë" etj., kanë qenë pankartat që mbanin në dorë protestuesit.



    12:30 Drejtues të lartë të Partisë Demokratike dhe drejtues të partive opozitare si dhe shtresa të intelektualëve kanë qëndruar në tribunë. Në emër të qytetarëve të Tiranës ka përshëndetur, Kryetari i Shoqatës "Tirana" Arben Tafaj, i cili ka bërë thirrje kryeministrit Nano që të largohet nga qeveria për të bërë të mundur që Shqipëria të integrohet në BE.



    12:40 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke përshëndetur të pranishmit në shesh i ka bërë thirrje Fatos Nanos të largohet nga pushtetit. Berisha gjithashtu ka theksuar se "Nano ik", është thirrja e çdo shqiptari pavarësisht nga origjina apo bindja e tij. "Ik se ke festuar mbi zinë e shqiptarëve, sepse ti ke vazhduar pushimet në një kohë kur kombi ishte në zi. Ik sepse po i zhyt shqiptarët në mjerim dhe varfëri, po i pengon ato në rrugën drejt Evropës," tha Berisha.



    13:00 Protestuesit nisen në drejtim të Bulevardit kryesor që të çon në sheshin "Nënë Tereza" dhe me parrulla dhe pankarta kundër kryeministrit Nano kanë vazhduar marshimin e tyre drejt kryeministrisë dhe kanë hedhur parrulla. "O Fatos, o zagar, je grek, nuk je shqiptar", "O Fatos o hajdut gruaja jote prostitutë", "Poshtë Fatos Nano" "Nano ik", kanë qënë parrullat që kanë shoqëruar protestuesit gjatë gjithë rrugës.



    13:15 Protestuesit ndalojnë para kryeministrisë duke i kërkuar Nanos të largohet. Ndërkohë që lideri demokrat Sali Berisha dhe disa drejtues të tjerë qëndronin në krye të turmës përtej "Rognerit". Nga ana tjetër një pjesë e protestuesve kanë qëndruar përballë kryeministrisë duke hedhur parrulla kundër qeverisë.



    14:00 Qytetarët janë larguar nga kryeministria dhe janë drejtuar për tek selia e Partisë Demokratike. Në ballkonin e selisë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje që të mos bien pre e provokimeve të shërbimeve sekrete si dhe i ka ftuar ata që të hënën të ndezin nga një qiri në nderim të viktimave të 9 janarit në detin Jon


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kryetari demokrat tha se kjo ishte protesta më madhështore që pas rrëzimit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991

    Berisha: Më 20 shkurt, afati i fundit për Nanon

    Pasi kanë protestuar në sheshin "Skënderbej" dhe para kryeministrisë protestuesit janë mbledhur dhe para selisë së Partisë Demoratike. Nga ballkoni i selisë blu, lideri demokrat, Sali Berisha u është drejtuar qytetarëve se protesta për rrëzimin e Fatos Nanos është një protestë, e cila do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Berisha i ka ftuar qytetarët të qëndrojnë dhe të mos bien pre e provokimeve të shërbimeve sekrete. "Çdonjëri nga ne i madh dhe i vogël, gjer në fitore të qëndrojë i betuar duke përsëritur dhe me njëri tjetrin, "Nano ik", "Nano ik". Unë e di se disa nga ju nga padurimi doni që kjo qeveri të ikte sot, por unë ju përshëndes ju, që respektuat rregullat e një lëvizjeje qytetare," është shprehur Berisha. Më tej Berisha ka shtuar se demokratët, nuk do të heqin dorë nga protesta e tyre për të larguar Nanon nga qeverisja. "Ne nuk heqim dorë nga protesta. Nano ik se je armik i qenies sonë, ik largohu se je turpi i kombit, faqja e zezë e tij, ik se je cinik, je i pashpirt," shtoi Berisha. Sipas Berishës protesta e djeshme ka qenë protesta më madhështore që pas rrëzimit të Bustit të Enver Hoxha me 20 shkurt të vitit 1991. "Realizuam protestën më madhështore që nga 20 shkurti i vitit 1991. Protestën më të madhe që ka njohur kombi. 20 shkurti po afron dhe na fton, fton kombin në këmbë në lëvizjen "Nano ik".

    Berisha ka shtuar gjithashtu se asgjë nuk do të na pengojë për të realizuar aspiratat e popullit për të larguar nga pushteti njeriun që varfëron dhe feston mbi zinë e shqiptarëve. "Ju jap fjalën se asgjë në botë nuk do të na pengojë dot për të realizuar qëllimin e madh tuajin, pa realizuar largimin e njeriut që feston mbi zinë tonë, që feston mbi kufomat e të dashurve tanë, që plaçkit çdo ditë ndaj dhe unë ju ftoj ju që protestën tjetër ta kemi edhe më të madhe," ka shtuar kryedemokrati. Duke shtuar se pranvera do të jetë pranvera e shpresës dhe idealeve të kombit. Ndërkohë që përsa i përket incidentit të provokuar nga policia Berisha është shprehur se Fatos Nano, në grahmat e fundit përpiqet të organizojë aktet e terrorizmit politik, të provokojë me Irakli Koçollarin protestën tonë paqësore. I themi që të mos luajë më me lëvizjen qytetare civile. Kryetari demokrat i bëri këto deklarime pas një takimi që ka patur me drejtues të kryesisë së kësaj partie, për të diskutuar për planet e mëtejshme të protestës.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Intelektualët dhe partitë opozitare në mbështetje të opozitës

    Si asnjëherë tjetër protesta e inciuar nga Partia Demokratike, ka mbledhur në sheshin "Skënderbej" të gjithë opozitën përfshi këtu dhe pjesëtarë nga shoqëria civile. Përkrah drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike, kanë qenë të pranishëm gjithë drejtuesit e partive opozitare PLL, PR, PBL, PDK, PBK, PBKD etj.. Ndërkohë që në turmën e protestuesve, ka qenë i pranishëm dhe sekretari i Partisë Demokrate të Re, Kreshnik Çollaku dhe disa anëtarë të kryesisë së kësaj Partie. Pavarësisht se Partia Demorkatike nuk e ka ftuar partinë e Pollos, Çollaku dhe disa anëtarë të kryesisë së kësaj partie i janë përgjigjur ftesës së demokratëve për të protestuar kundër kryeministrit Nano dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Në ndryshim nga protesta e viteve të fundit pjesëmarrja e qytetarëve në protestë ka qenë e madhe dhe një element tjetër ka qenë dhe prania e moshave dhe dhe shtresave të ndryshme. Burra, gra, pleq, fëmijë të gjithë kanë qenë të pranishëm në sheshin "Skënderbej" për t'i thënë kryeministrit Nano dhe qeverisë së tij, që të largohet dhe t'i hapë rrugë Shqipërisë drejt zhvillimit, prosperitetit dhe integrimit përkrah vendeve të tjera të Evropës.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Tragjedia, opozita qirinj në sheshet e vendit

    Në vazhdën e protestave qytetare, krahas tubimit në shesh ditën e hënë do të ndezin qirinj në të gjitha sheshet e vendit. Një veprim i tillë do të bëhet me rastin e një-mujorit të tragjedisë së Karaburunit, ku humbën jetën 21 persona dhe të paktën shtatë të tjerë figurojnë të zhdukur. Kryetari demokrat, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve, që në respekt të viktimave të kësaj tragjedie në të gjitha sheshet e Shqipërisë të ndizen qirinj. "Ditën e hënë është një mujori i viktimave të Jonit, të cilët u përballën për 15 orë me dallgët e egra të detit, sepse Fatos Nano, vazhdonte pushimet dhe s'donte t'i ndërpriste ato. Ftoj qytetarët dhe qytetaret në të gjitha sheshet e vendit, të ndezin qirinj, për të përkujtuar viktimat e tragjedisë së Jonit," u shpreh Berisha. Duke përfunduar Berisha ka shtuar se le të jetë ky një veprim për t'i thënë Fatos Nanos të vazhdojë i qetë pushimet. "Le ta bëjmë ne këtë, aty ku jemi të ndezim nga një qiri, për njerëzit tanë dhe për t'i thënë atij, se mund të vazhdosh pushimet, për ne çdo shqiptar është i kushtueshëm, i dashur, i dhimbshëm," ka përfunduar Berisha.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Eurodeputetja Pack tha se opozitës nuk i ka mbetur rrugë tjetër për të luftuar ndaj kësaj qeverie

    Pack: Protestat, e vetmja rrugë për rrëzimin e Nanos

    Ditën e fillimit të protestave nga ana e opozitës kundër kryeministrit Nano, nga Brukseli vjen dhe reagimi i parë në përkrahje të tyre. Eurodeputetja gjermane, Doris Pack tha në një prononcim për televizionin satelitor Alsat, se opozitës nuk i ka mbetur tashmë asnjë rrugë tjetër, përveçse këtyre protestave për të rrëzuar regjimin e një kryeministri, i cili nuk ka punuar aspak për ecjen e reformave në vend. Ajo deklaroi se opozita nuk ka mënyrë tjetër për të luftuar këtë regjim, pasi ajo nuk mund të luftojë në rrugë parlamentare.

    Në këtë mënyrë ajo ka vlerësuar protestat, si rrugë legjitime për të rrëzuar pushtetin e Nanos. "Kjo është e vetmja mundësi e opozitës pasi lufta në rrugë parlamentare është e pamunduar. Opozita ka vendosur një rrugë të tillë pasi nuk ka rrugë tjetër", tha Doris Pack. Gjatë intervistës ajo tha se Bashkimi Evropian është shumë i pakënaqur nga mënyra se si po realizohen reformat në vend dhe nga vetë qeveria shqiptare, e cila është kritikuar vazhdimisht se nuk arrin që të përmbushë standardet në kuadër të marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit. Ajo tha se të nënshkruash një marrëveshje është shumë e lehtë, por duhet punë serioze për të përmbushur angazhimet e saj. "Të nënshkruash është e lehtë por angazhimi kërkon punë serioze. Ne nuk jemi të kënaqur, këtë e di qeveria shqiptare, e dinë edhe politikanët shqiptarë. Nuk jemi ne, por janë ata që duhet të ndryshojnë", është shprehur europarlamentarja Doris Pack. Gjatë prononcimit ajo ka nënvizuar se rezultatet e punës së qeverisë shqiptare do të jenë vendimtare për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Pack tha se edhe Irlanda vazhdon që të mbajë të njëjtin qëndrim përkundrejt qeverisë shqiptare. "Presim rezultatet e punës së qeverisë, kemi thënë se çfarë duhet të bëhet dhe presim që të bëjnë diçka, nëse ndodh ndryshe atëherë qëndrimi do të jetë i njëjtë. Presidentja e radhës, Irlanda, pret e patjetër të shohë rezultatet. Në nuk hymë në bisedime për të hapur bisedime por për të arritur rezultatet dhe këto të fundit nuk duken", përfundoi fjalën e saj Doris Pack. Të njëjtën gjë deklaroi një ditë më parë dhe kryetari demokrat, pas kthimit nga Brukseli. Berisha tha se kishte marrë mbështetje të madhe nga ana e përfaqësuesve të vendeve të fuqishme në Evropë për lëvizjet e opozitës.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Xhefri-Toskës: Kush e dha urdhrin për të qëlluar?!

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Xhejms Xhefri ka kërkuar menjëherë pasi opozita është shpërndarë, që të takojë ministrin e Rendit, Igli Toska. Ata kanë kryer një takim në zyrën e këtij të fundit dhe Xhefri i ka shprehur shqetësimet për zhvillimet e fundit në protesta. Mësohet se në takim Xhefri i ka kërkuar Toskës që të bëjë të ditur se kush ka dhënë urdhrin që të qëllohet. Gjithashtu bëhet e ditur se Xhefri është shprehur se një akt i tillë nuk ishte i nevojshëm dhe mund të acaronte situatën. Ndërkohë Toska nuk ka dhënë një shpjegim të qartë për këtë incident.

    Takimi i tyre vjen menjëherë pasi opozita mbylli protestën e saj të parë, duke deklaruar se në ditët e ardhshme do të planifikohen të tjera lëvizje demokratike për të rrëzuar qeverinë Nano. Kryetari i demokratëve tha se ishin segmente të SHISH dhe forcat e policisë që provokuan protestuesit. Opozita ka kërkuar që të ndërmerret një hetim për të zbardhur këtë informacion. Ambasadori Xhefri kërkoi që hetimi të bëhet sa më shpejt dhe të gjenden përgjegjësit.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kronologjia

    14:30 Shoqërimet e para të policisë kanë filluar rreth orës 14:30 minuta, menjëherë pasi protestuesit kanë filluar të shpërndahen nga sheshi përpara Partisë Demokratike. Kështu forcat e policisë të komisariatit nr.1 kanë filluar të ushtrojnë terror rrugëve të Tiranës dhe kanë shoqëruar në komisariat mbi 20 persona. Një prej tyre është edhe i riu Kalem Skela, i cili pasi është larguar nga protesat ka qenë duke ndenjur me dy miq përpara ish kinema Partizanit. Fugoni ka ardhë dhe e ka marrë me dhunë duke e çuar në komisariatin nr.1.



    15:00 Rreth 30 minuta pas kësaj ngjarje është shënuar edhe ngjarja tjetër tek Rruga e Durrësit ku rreth dhjetë persona janë ndaluar nga forcat e policisë të komisariatit nr.3 duke i marrë me dhunë e duke i hipur në furgon. Më pas ata janë dërguar e janë mbajtur të shoqëruar në qelitë e këtij komisariati. Pas grumbullimit të rreth 100 protestuesve në ambjentet e komisariateve shumë prej tyre janë transportuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Deri në orët e vona të darkës të shoqëruarit në komisariate nuk janë lënë të lirë.



    16:15 Ministria e Rendit ka deklaruar zyrtarisht se ka shoqëruar në ambjentet e komisariatit mbi 64 persona, të cilët kanë marrë pjesë në protestën e djeshme. Ministria deklaroi se janë goditur punonjësit e policisë dhe është plagosur shefi i Gardës së Republikës, ndërkohë që asnjë punonjës policie as edhe shefi i Gardës nuk është paraqitur në asnjë spital të Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ministria deklaroi se ishin FNSH ajo që shpërndau turmën, ndërkohë që disa deputetë të Partisë Demokratike arritën të kthenin njerëzit nga shkallët e kryeministrisë ku ishin ngjitur.



    16:30 Policia e Tiranës ka bërë një inspektim të gjerë në të gjitha spitalet për të verifikuar nëse ka protestues të shtruar në spitale apo jo. Qëllimi i këtij inspektimi ishte shoqërimi në komisariate i personave të plagosur në protestë. Mirëpo në Spitalet e Tiranës nuk ka pasur asnjë të shtruar për këtë çështje. Në Spitalin Ushtarak gjithçka është e qetë dhe nuk ka pasur asnjë njeri që të ketë kërkuar mjekimin e plagëve. Ndërkohë edhe në kompleksin spitalor Nënë Tereza, nuk ka pasur asnjë të shtruar apo të mjekuar për këtë çështje


    --------------------------------------------------------------------------------

    Policia shoqëron dhjetëra protestues

    Policia menjëherë pas përfundimit të protestës ka shoqëruar nëpër komisariatet e Tiranës mbi 100 protestues paqësorë, të cilët kanë marrë pjesë në tubimin para kryeministrisë. Ministria e Rendit deklaroi zyrtarisht se ka shoqëruar në komisariate rreth 64 protestues. Numri ka qenë më i madh nga ai që është deklaruar, pasi të gjithë fugonët e policisë kanë qenë në lëvizje të pandërprerë, dhe kanë çuar në komisariate e në Drejtorinë e Policisë së Tiranës shumë persona, të cilët janë identifikuar si pjesëmarrës në protesta. Rreth orës 14:30 minuta pasi protestuesit janë shpërndarë nga sheshi përpara Partisë Demokratike është vënë në lëvizje komisariati numër 1. Efektivët e këtij komisariati shoqëruan mbi 20 persona, të cilët ishin pjesëmarrës në protestë. Ata janë mbyllur në një nga dhomëzat e komisariatit dhe nuk është lejuar asnjë lloj komunikimi me ta. Shumica e personave të shoqëruar nëpër komisariate më pas janë zhvendosur në drejtim të Drejtorisë së Policisë. Ministria e Rendit deklaroi se shoqërimi është bërë pasi personave përkatës u kanë munguar dokumentat e identifikimit dhe se ata kanë marrë pjesë në veprime të dhunshme para kryeministrisë. Kjo mohohet nga protestuesit të cilët thonë se protesta ka vijuar në mënyrë shumë paqësore dhe incidenti erdhi pas provokimeve.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Shoqërimet tek "Ushtari i panjohur"

    Shumë pjesëmarrës në protestë pasi janë larguar nga selia e Partisë Demokratike, ku mbajti fjalim kryetari Sali Berisha, janë shpërndarë qetësisht në drejtime të ndryshme. Shumë prej tyre janë vendosur në afërsi të ish kinema "Partizanit". Fugonët e policisë kanë mbërritur menjëherë duke plasur brenda në makinën e policisë shumë persona. Mes tyre është edhe Kalem Skela në moshë të re. Në fugonin e policisë të komisariatit nr.1 kanë qenë 6 efektivë. Skela është mbyllur menjëherë në fugon dhe është dërguar në komisariatin nr1. Dy shokë të tij, të cilët kanë qenë së bashku në protestë thonë se policia i kërcënoi se do t'i merrte edhe ata t'u bënte "formalitetin" nëse do të dilnin sërish në protestë. Ata thonë se e kanë shoqëruar shokun e tyre vetëm për ta frikësuar për të mos protestuar, pasi protesta ka qenë shumë paqësore dhe incidentet janë provokuar.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Shoqërime në "Rrugën e Durrësit"

    Shoqërimet e protestuesve kanë vijuar në masë edhe pas orës 14:00. Dëshmitarë që kanë qenë duke punuar apo kaluar në rrugën e Durrësit thonë se tre fugonë policie kanë kaluar shpesh herë në këtë rrugë, duke krijuar panik. Rreth orës 15:00 fugonët janë ndaluar dhe kanë marrë mbi dhjetë persona duke i shoqëruar për në komisariat. Përgjigjja e vteme për këtë ishte thjesht sepse njerëzit kishin marrë pjesë në protesta. Shoqërimet e personave pjesëmarrës në protesta kanë vijuar deri në orët e mbrëmjes. Epiqendra e dërgimit të protestuesve është kthyer Drejtoria e Policisë së Tiranës.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Policia: Do vazhdojmë shoqërimet

    Ministria e Rendit ka pranuar zyrtarisht se ka shoqëruar mbi 64 persona në qelitë e komisariateve. Ministria thotë se shoqërimet do të vazhdojnë dhe do të arrestohen personat, të cilët sipas tyre kanë shfaqur veprime të paligjshme tek Kryeministria.

    Të shoqëruarit dhunohen nga policia

    Shumë prej familjarëve apo të afërmve të personave të shoqëruar shprehën shqetësimin se të afërmit e tyre do të keqtrajtohen nga policia, për t'u bërë presion që ata të mos marrin më pjesë në protesta. Shokët e Kalem Skelës thanë se policia e ka shoqëruar shokun e tyre dhe se kanë frikë se do ta keqtrajtojnë, që ai të mos dalë më të protestojë. Për këtë shumë familjarë kanë kërkuar ndihmë që kjo çështje të bëhet publike që të lirohen ata që u ndaluan pa të drejtë nga policia.



    Terror policor pas protestës

    Nuk kanë mjaftuar vetëm shoqërimet e dhjetëra protestuesve, por policia ka shtuar masat e lëvizjes nëpër rrugët e Tiranës duke ecur me makina me personat të armatosur me armë të ndryshme dhe me shpejtësi jashtë të gjitha normave të lejuara. Forcat speciale të RENEA dhe BRISKU kanë krijuar një gjendje paniku. Lëvizja e e policisë rrugëve të Tiranës tregonte që ata ishin në gatishmëri.



    Ministria mban në gatishmëri të gjithë policinë

    Ministri i Rendit Igli Toska ka dhënë urdhër që të gjithë forcat policore të jenë në gatishmëri të plotë. Ai ka urdhëruar që edhe strukturat speciale të Policisë si BRISK-u, FNSH-ja, RENEA etj., të jenë në gatishmëri për të ushtruar presion mbi protestuesit. Edhe pas mbarimit të protestës, institucioni i kryeministrisë është rrethuar i tëri me tel me gjemba, duke krijuar përshtypjen e ndonjë kufiri komunist. Ushtarët e Gardës që mbrojnë institucionet janë dhjetëfishuar. Ndërkohë mbahen në lëvizje forcat e tjera policore si policia kriminale, BRISK, FNSH, RENEA, të cilët kanë për detyrë të identifikojnë protestuesit. Ministri Toska pas një takimi me ambasadorin amerikan Xhejms Xhefri ka thënë në një deklaratë për shtyp se do të aktivizojë të gjithë strukturat e policisë, për të mbrojtur pushtetin dhe institucionet shtetërore. Ai nuk ka arritur të lëshojë akuza në drejtim të opozitës, se incidenti para kryeministrisë ishte i organizuar apo spontan, duke e lënë këtë evazive.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kronolgjia

    12:30 Fillon protesta e Partisë Demokratike në sheshin Skënderbej, ku ishin mbledhur dhjetëra-mijëra njerëz. Lideri demokrat Sali Berisha mbajti një fjalim dhe rreth orës 12:50 minuta protestuesit u drejtuan për nga Kryeministria. Protesta vijoi të jetë paqësore dhe njerëzit vijuan me kërkesën për largimin e kryeministrit Fatos Nano.



    13:15 Njerëz të Shërbimit Informativ Shetëror kanë nxitur kryesisht persona nën moshën 14 vjeçare të qëllojnë me gur dhe me shkopinjtë e pankartave në drejtim të derës qëndrore të kryeministrisë. Protestuesit e provokuar kanë filluar të ngjiten në shkallët e kryeministrisë, ndërkohë që aty ka zgjatur për rreth 15 minuta një përplasje mes forcave speciale policore, Gardës së Republikës dhe protestuesve.



    13:20 Qindra Forca të FNSH-së, BRISK-ut, RENEA-s përveç ushtarëve të Gardës kanë rrethuar kryeministrinë. Ushtarët e Gardës kanë qëlluar me qyta automatiku dhe shkopinj gome mbi protestuesit, ndërkohë që këta të fundit u janë përgjigjur me gurë. Përplasja ka vijuar për disa minuta dhe shumë protestues janë plagosur lehtë nga shkopinjtë e gomës.



    13:25 FNSH dhe ushtarët e Gardës kanë vënë në përdorim armët duke krijuar një gjendje paniku. Ata kanë shtënë me breshëri mbi një minutë në ajër për të frikësuar protestuesit. Snajperat dhe ushtarët e Gardës të ndodhur në godinat përreth kryeministrisë kanë shënjestruar protestuesit, por pa përdorur armët.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Agjentë të SHISH-it provokuan incidentin

    Agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror kanë marrë pjesë dje në protestën e Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi se SHISH-i provokoi incidentin para dyerve të kryeministrisë, për të krijuar një gjendje terrori. Dhjetëra snajpera kishin rrethuar kryeministrin. Kamerat ishin montuar në dy kullat e mëdha të sapondërtuara përballë kryeministrisë. Mbi godinën e kryesisë së Kuvendit ishin vendosur me dhjetëra efektivë të forcave speciale dhe të Gardës së Republikës. Gjatë protestës u përdorën plumba luftarakë në momentin që FNSH-ja po qëllonte në ajër. Në këtë moment janë përdorur edhe bomba me gaz lotësjellës.



    Protesta vijoi qetësisht.

    Ora ishte rreth 12:30 minuta, kur në sheshin Skënderbej me thirrjen e Partisë Demokratike janë mbledhur dhjetëra-mijëra njerëz. I gjithë Sheshi ishte pushtuar nga prezenca e madhe e protestuesve, ndërsa motoja e tyre ishte "Nano ik". Brohorimat kanë ngritur në këmbë të gjithë qytetin e Tiranës. Pas përfundimit të mitingut në sheshin Skënderbej, protestuesit janë zhvendosur drejt kryeministrisë. Vargu i njerëzve zgjatej që nga kryeministria deri në Sheshin Skënderbej. Ora shënoi rreth 12:50 ndërkohë që shumica e protestuesve janë mbledhur para institucionit të kryeministrisë me kërkesën e njëjtë "Nano ik". Gjithçka po zhvillohej normalisht dhe policia kishte rrethuar kryeministrinë për të shmangur incidentet. Shumë agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror kanë qenë të përzier me protestuesit.


    --------------------------------------------------------------------------------

    SHIK-u provokon incidente

    Ora ka shënuar rreth 14:18 minuta dhe persona të caktuar nga protestuesit kanë filluar të hedhin shkopinjtë e pankartave në drejtim të kryeministrisë. Ata që qëllonin ishin fëmijët. Shumë prej protestuesve janë munduar të mos lejojnë fëmijët që të qëllojnë në drejtim të kryeministrisë. Madje kanë qenë pikërisht agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror, të cilët kanë nxitur fëmijët që të qëllojnë me gur dhe shkopinjtë e pankartave në drejtim të derës së kryeministrisë. Qëllimi i agjentëve të SHISH-it ishte delegjitimimi i protestës duke e kaluar atë në akte të dhunshme. E nxitur nga këto njerëz, protestuesit e provokuar kaluan kordonin e formuar nga policia dhe u ngjitën sipër shkallëve të kryeministrisë. Këtu ka ndodhur edhe provokimi më i madh. Ndërkohë që në deri ato momente nuk ishte plagosur asnjë njeri, është goditur me një mjet shefi i Gardës së Repoblikës Arben Çuko. Çudia qëndron sepse nuk ishte plagosur asnjë njeri, asnjë polic, as edhe një ushtar. Ndërkohë që Çuko qëndronte pas ushtarëve, si është e mundur që rastësisht ai u godit nga ndonjë objekt!? Personat që qëllonin me shkopinjtë e pankartave ishin që të gjithë nën 14 vjeçar dhe asnjëri prej tyre nuk kishte se si të njihte se kush ishte shefi i Gardës së Republikës, Arben Çuko, përveçse personave të specializuar për këtë çështje, që janë agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror. Pas këtij momenti, ushtarët e Gardës së Republikës kanë marrë urdhër që të tregohen të dhunshëm me protestuesit. Njëri prej ushtarëve ka qëlluar me qytën e automatikut një grua, e cila ishte ngjitur në shkallë duke protestuar. Provokimi ka filluar të rritet, ndërkohë që situata rëndohej.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Me urdhër të ministrisë qëllohet në ajër

    Brenda pak minutash kanë mbërritur me dhjetëra forca speciale të FNSH-së, të RENEA-s, BRISK-ut etj.. Kryeministria u rrethua me një gardh të efektivave të policisë. Efektivë të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë filluar të qëllojnë me armë në ajër. Breshëria e automatikëve ka vijuar për disa minuta, ndërkohë që protestuesit u ndien më shumë të provokuar. Ministria e Rendit thotë se kanë qenë ushtarët e Gardës ata që kanë qëlluar, ndërkohë që pamjet tregojnë se ishin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Plumbat nuk ishin aspak mësimorë, por ata kanë qenë luftarakë dhe mund të kishin sjellë ndonjë tragjedi.

    Deputetë të Partisë Demokratike si Sokol Olldashi dhe Vili Minarolli kanë shkuar të ndalojnë protestuesit që të mos bien pre e provokimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili kishte për qëllim delegjitimimin e protestës paqësore të qytetarëve shqiptarë, të cilët kërkonin largimin e kryeministrit Fatos Nano. Në këto momente edhe uniformat blu kanë filluar të shtien disa herë me pistoletë në ajër. Snajperat dhe Ushtarët e Gardës të vendosur në objektet përreth kryeministrisë, kanë filluar të shënjestrojnë njerëzit që protestonin, por pa përdorur armët.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Protestuesit kthehen në sheshin para PD-së

    Pas disa minutash konfliktualitet, deputetët demokratë arritën të bindnin protestuesit se ky ishte një provokim nga ana e SHISH-it, dhe se protesta duhet të vazhdonte në mënyrë paqësore. Kështu rreth orës 13.35 minuta protestuesit e shumtë kanë zbritur nga shkallët e kryeministrisë dhe janë drejtuar për tek Partia Demokratike. Aty ka vazhduar edhe për një kohë të caktuar protesta dhe ka mbajtur fjalim edhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Më pas protestuesit janë shpërndarë qetësisht ndërkohë që shumë janë shoqëruar në polici, thjesht pasi kanë marrë pjesë në protestë.



    Dhjetëra qytetar u plagosën lehtë nga Garda

    Gjatë protestës së djeshme dhjetëra qytetarë, të cilët po protestonin, janë plagosur nga përdorimi i qytave të automatikëve dhe shkopinjve të gomës nga ana e ushtarëve të Gardës së Republikës. Kryesisht të plagosurit kanë qenë të moshuar dhe janë goditur ndërsa qëndronin në shkallët përpara derës qëndrore të kryeministrisë. Ata nuk kanë preferuar të shkojnë të kurohen në spital, por kanë marrë kurim në shtëpitë e tyre. Plagën më të rëndë e ka marrë një grua , e cila është goditur pas kokës me qytë automatiku kallashnikov, prej një ushtari të Gardës së Republikës. Një nga protestuesit thotë se është i detyruar të protestojë dhe do të protestojë deri në rrëzimin e kryeministrit Nano. "Kam shtatë fëmijë në shtëpi. Unë jam pa punë, gruaja pa punë. Me çfarë t'i ushqej këto fëmijë. Me çfarë të ushqej veten. Isha duke kërkuar punë te sheshi i 'Ushtarit i Panjohur', por edhe aty nuk ka punë. Unë do të protestoj edhe sikur këta të më vrasin. Më mirë të më vrasin se të vrasë veten," thotë një protestues, i cili u konfliktua më shumë me ushtarët e Gardës së Republikës.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Protestat, vendi pa drita, terr informativ

    Interesi i qeverisë që protestat e djeshme të opozitës të mos ndiqen nga qytetarët e rretheve të tjera, ka bërë që të ndërpriten dritat në të gjithë Shqipërinë. Pjesëmarrja e madhe e protestuesve në sheshin "Skënderbej" dhe përpara kryeministrisë, ka frikësuar qeverinë dhe e ka detyruar atë të ndërpresë energjinë elektrike në të gjithë vendin për orë të tëra. Në qytetet kryesore, gjatë gjithë ditës ka patur mungesa të tejzgjatura të energjisë elektrike. Siç duket një ndërprerje e tillë e energjisë elektrike vjen nga frika e qeverisë për një zgjerim të revoltës qytetare edhe në rrethet e tjera të Shqipërisë. Dhe për të minizuar sa më shumë efektin e tubimit të djeshëm, është zgjedhur si masë efikase ndërprerja e energjisë elektrike.

    Protestat e djeshme të opozitës, kanë qenë protestat më të mëdha që pas shkurtit të vitit 1991, dhe në të kanë marrë pjesë të gjitha forcat opozitare. Ndërkohë që nuk është hera e parë që për ngjarje me efekt të madh mediatik energjia elektrike ndërpritet. Në seancën e jashtëzakonshme për tragjedinë e 9 janarit, punimet e parlamentit janë ndërprerë here pas here dhe vetëm me insistimin e opozitës është bërë i mundur rikthimi i energjisë elektrike në të gjitha qytetet e vendit.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dokle: Do të godasim demostruesit

    Zv/kryeministri shqiptar, Namik Dokle është shprehur dje se qeveria do të godasë pa asnjë hezitim cilindo që kërkon të dhunojë ligjin, institucionet dhe rendin publik. Një deklaratë të tillë Dokle e bëri menjëherë pas përfundimit të protestës së iniciuar nga opozita. Sipas Dokles, qeveria do të kërkojë menjëherë raportim ligjor nga të gjitha strukturat e shtetit dhe do të aktivizojë gjithë masat goditëse ligjore ndaj atyre që dhunshëm përpiqen e do të përpiqen të destabilizojnë vendin dhe rajonin. "Organet e rendit dhe të sigurisë publike të marrin të gjitha masat ligjore për shkatërruesit e pasurisë publike në bazë të të gjitha provave që disponohen tashmë", ka thënë Dokle.

    Nga ana tjetër ka reaguar edhe ish kryeministri Meta i cili i ka cilësuar protestat e djeshme si jo të standardeve demokratike. "Degjenerimi i protestave në akte të tilla të dhunshme, është një shprehje e mungesave të theksuara të reformimit të forcës politike që i organizon ato si dhe krizës në të cilën ndodhet politika e sotme shqiptare", tha Meta.

    Ndërkohë që vetëm para disa ditësh Meta ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të rrëzuar Fatos Nanon dhe klikën e tij nga pushteti janë protestat. Megjithatë ditët e fundit kanë qarkulluar zëra se Meta dhe përkrahësit e tij janë duke u përpjekur për të krijuar një formacion të ri politik. Një gjë të tillë nuk e ka mohuar as një nga përkrahësit e tij Dritan Prifti.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Bomba me gaz lotësjellës u hodhën mbi protestuesit

    Forcat e Policisë dhe të Gardës së Republikës kanë përdorur edhe bomba me gaz lotësjellës. Ata i kanë hedhur në drejtim të protestuesve, duke iu shkaktuar atyre probleme në të parë dhe në frymëmarrje. Bomba të gazit lotësjellës të lëshuara në drejtim të manifestuesve, kanë rënë edhe mbi disa deputet të opozitës, të cilët ishin përkrah protestuesve. Shumë prej personave që mernin pjesë në protestë kanë pasur çrregullime në të parë dhe frymëmarrje, pikërisht nga përdorimi i këtyre bombave me gaz lotë-sjellës. Protestuesit janë shmangur për pak minuta për të mos marrë frymë në vendin ku kishin rënë këto bomba dhe janë rikthyer sërish. Protestuesit e kanë marrë dhe kanë ruajtur bombat e gazit lotësjellës, pasi ata kishin shpërthyer, për të treguar se ishin përdorur lloj –lloj mënyrash për të dëmtuar protestuesit paqësor. Bombat e gazit lotësjellës, u përdorën në vazhdën e shumë armatimeve të tjera si snajper, kallashnikov, pistoleta, etj. Madje në kullat e sapondërtuara përballë kryeministrisë, ka pasur të montuara kamera që kanë filmuar gjithçka. Aty ka pasur të montuar gjithashtu edhe snajpera dhe oficer të Gardës së Republikës që rrinin me dylbi në gadishmëri çdo moment.


    ---------


    Dhe ne fund komenti i Mero Bazes:

    EDITORIALI
    Kryeministri ra, kryeministria shpëtoi

    Nga Mero Baze

    Dje pushuan së funksionuari tri teza që vërtiteshin si postulate antiopozitare vitet e fundit. Pushoi së funksionuari teza se opozita ka shpërdoruar mitingjet dhe njerëzit nuk dalin më në rrugë, pushoi së funksionuari teza se opozita del në rrugë vetëm për të shkatërruar muret e kryeministrisë dhe, mbi të gjitha, pushoi së funksionuari teza se me këtë opozitë Fatos Nano nuk rrëzohet kurrë. Tezat u rrëzuan nga një prej mitingjeve më të mëdha të historisë së opozitës, i cili i vuri të gjitha palët në vështirësi për ta mbajtur nën kontroll. Teza e parë u rrëzua nga numri i madh i pjesëmarrësve. Pasi sheshi dhe bulevardi "Dëshmorët e Kombit" u mbushën plot e përplot, pushoi së funksionuari elementi kryesor i lajmit për një protestë, numri i protestuesve. I vetmi guximtar prej fanatikëve të së majtës mbeti korrespondenti i 'Rojterit' në Tiranë, i cili kishte numëruar vetëm 4 mijë vetë!

    Teza e dytë ajo e shkatërrimeve pushoi së funksionuari megjithë provokimet e forcave të rendit, të cilat hapën zjarr mbi turmat e paarmatosura dhe me gjithë përpjekjet e ndonjë punonjësi shteti për të afruar gurët tek protestuesit e zemëruar. Fuqia e protestës rrëzoi praktikisht institucionin e kryeministrit dhe njëherësh ruajti godinën. Kur mijëra njerëz mbushin sheshet dhe rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, institucioni i kryeministrit ka rënë. Rojet e godinës pas kësaj nuk kanë rëndësi.

    Teza e tretë që u rrëzua përfundimisht dje është ajo që ka të bëjë me opozitën reale në vend. Ka pasur shumë debate për faktorizimin e disa grupeve minore politike, për opozitën e tretë dhe, mbi të gjitha, për shmangien e opozitës reale nga konfrontimi me qeverinë. Dje u provua se opozita mund të prodhojë lëvizje qytetare më shpejt dhe më me efektivitet se sa lëvizja qytetare mund të prodhojë opozitë në këtë vend. Mitingu i djeshëm ishte më i madhi i historisë së opozitës, edhe pse disa segmente të opozitës së porositur nuk e mbështetën atë.

    Dje opozita reale ka fituar të drejtën për të udhëhequr rrëzimin e Fatos Nanos. Deri më 20 shkurt, ajo ka shansin të rrisë shpresën tek elektorati, duke vazhduar pa asnjë ngurrim betejën që ka nisur për të përforcuar lidershipin e saj me figura të reja intelektuale, dhe mbi të gjitha për të bindur shqiptarët dhe të huajt që merren me Shqipërinë, se shpresa në vend vjen pasi të "Ik Fatos Nano"! Askush të mos frikësohet se njerëzit do të hyjnë brenda në ndërtesën e qeverisë sipas modelit gjeorgjian. Kjo s'ka më rëndësi. Rëndësi ka që Fatos Nano të mos hyjë më aty si kryeministër.

    --------

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja nje pjese e kronologjise sipas TEMES:

    Kronologjia

    11:30 Qytetarët e Tiranës janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" në përgjigje të ftesës së Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare, për të protestuar kundër kryeministrit Nano dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Në shesh ka patur pjesëmarrës nga të gjitha forcat opozitare. Gjithashtu në shesh ka qënë dhe sekretari i PDR-së Kreshnik Çollaku.



    12:00 Dhjetëra mijëra protestues janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" për të protestuar kundër Kryeministrit Fatos Nano dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Protestuesit kanë hedhur parrulla kundër kryeministrit Nano. "Nano ik se je zia e kombit", "Nano ik se dhe vdekjen e shet shtrenjtë", "Nano ik për një Shqipëri që ndryshon", "Nano ik se përbalte dhe zinë" etj., kanë qenë pankartat që mbanin në dorë protestuesit.



    12:30 Drejtues të lartë të Partisë Demokratike dhe drejtues të partive opozitare si dhe shtresa të intelektualëve kanë qëndruar në tribunë. Në emër të qytetarëve të Tiranës ka përshëndetur, Kryetari i Shoqatës "Tirana" Arben Tafaj, i cili ka bërë thirrje kryeministrit Nano që të largohet nga qeveria për të bërë të mundur që Shqipëria të integrohet në BE.



    12:40 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke përshëndetur të pranishmit në shesh i ka bërë thirrje Fatos Nanos të largohet nga pushtetit. Berisha gjithashtu ka theksuar se "Nano ik", është thirrja e çdo shqiptari pavarësisht nga origjina apo bindja e tij. "Ik se ke festuar mbi zinë e shqiptarëve, sepse ti ke vazhduar pushimet në një kohë kur kombi ishte në zi. Ik sepse po i zhyt shqiptarët në mjerim dhe varfëri, po i pengon ato në rrugën drejt Evropës," tha Berisha.



    13:00 Protestuesit nisen në drejtim të Bulevardit kryesor që të çon në sheshin "Nënë Tereza" dhe me parrulla dhe pankarta kundër kryeministrit Nano kanë vazhduar marshimin e tyre drejt kryeministrisë dhe kanë hedhur parrulla. "O Fatos, o zagar, je grek, nuk je shqiptar", "O Fatos o hajdut gruaja jote prostitutë", "Poshtë Fatos Nano" "Nano ik", kanë qënë parrullat që kanë shoqëruar protestuesit gjatë gjithë rrugës.



    13:15 Protestuesit ndalojnë para kryeministrisë duke i kërkuar Nanos të largohet. Ndërkohë që lideri demokrat Sali Berisha dhe disa drejtues të tjerë qëndronin në krye të turmës përtej "Rognerit". Nga ana tjetër një pjesë e protestuesve kanë qëndruar përballë kryeministrisë duke hedhur parrulla kundër qeverisë.






    -------


    Pra i fundit qe ka folur ne mitingun ne Shesh ishte Berisha..
    Ai as u thot shkoni as mos shkoni..
    Kush i drejton turmat tek kryeministria?

    Me cte drejte thuhen kto shprehje nga turma?

    "O Fatos, o zagar, je grek, nuk je shqiptar",
    "O Fatos o hajdut gruaja jote prostitutë",


    Kjo eshte rrugaceri..

    Edhe njeher bindem se rrugaceria dhe xhestet e tyre nuk ja vriskan veshet as syte e as ja skuqkan faqen sali Berishes..

    Cili intelektual i afrohet nje partie qe mbeshtetet nga rrugac te tille qe fyejn me fjal te ndyra nje grua..??

    Sali Berisha vulosi fundin e tij me 7 Shkurt..

    Ai eshte nje rrugac dhe pike..


    .......

Faqja 4 prej 51 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nis protesta "Berisha ik!", shkak mungesa e energjisë elektrike
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •