Close
Faqja 36 prej 51 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 501
  1. #351
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Tashe me protestat u bashku edhe opinjoni Europian si dhe ai Amerikan,ata tashma kan paraqitur haptazi dobesite e qeverise Nano dhe pamundesin e saj per qeverisje,besoj se edhe shqiptare do jene mjaft pak ne krahun e Nanos,ketu ne forum mund te jete ndonje per hir te ...

  2. #352
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Opozita duhet te beje premtimin madhor per futjen ne burg te gjithe anetareve te Partise Socialiste.

    Sekuestrimin e pronave te tyre(duke vjedhur emigrantet qe dergojne para te familjet e tyre dhe duke vjedhur shqipetaret e varfer qe jetojne ne Shqiperi, gjithashtu duke vjedhur parate e dhene nga BE dhe SHBA) qe per nga vlera jane shifra stratosferike dhe kalimin e tyre ne buxhetin e shtetit sapo opozita te marre pushtetin.

    Keto masa duhen marre opozita apo e Djathta Shqiptare, pasi pozita e sotshme ka bere edhe nje veprim antikombetar duke bashkepunuar me antishqipetaret per te zbrazur Shqiperine.
    Mos harrojme fjalen e Sali Berishes se cdo vit nga Shqiperia largohen 100 000 shqipetare.

    Gjithashtu traumat e ndodhura ne shoqerine shqipetare keto 14 vjet, i faturohen klikes se sotshme ne pushtet.

    Otrantoja eshte nje tjeter tragjedi qe shqipetaret kurre nuk do ta harrojne.

    Mos harrojme se nga viti 1997 e kendej, jane mbytur ne Otranto femije, gra, te rinj e te reja dhe te gjitha moshave.
    Otrantoja eshte tragjedia me e madhe qe kjo pozite e sotshme duhet te paguaje.

    Ka bere shume te zeza kjo klike ne pushtet

    E harruat Fatos Nanon, Skender Gjinushin, Paskal Milon, Ilir Meten, Pandeli Majkon, spiunin e deklaruar serb Namik Dokle, Sabit Brokajn, Makbule Cecon bashke me te tjeret, te cilet akoma jane pjese e rregjimit diktatorial te Enver Hoxhes dhe qe per keto 14 vjet kane vjedhur aq sa duhej vjedhur sistematikisht per 45 vjet.
    Ata kane punuar me 200% per te mberritur ketu ku jane.

    Pa u denuar ata domethene pa e shkulur te keqen nga rrenjet, veshtire se Shqiperia do beje perpara.

    Shqipetari harron shpejt te keqijat qe ka hequr mbi shpinen e tij.

    Uroj qe kujtesa te ju rikthehet sepse edhe per kujtesen nuk eshte faji jone por i atyre qe na e fshine per 50 vjet.

    Te rroje Shqiperia dhe te shenjteruar qofshin ata qe do e ndertojne kete vend.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #353
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Brezi i ri i sotshem ka per idhull Fatos Nanon dhe shprehjet e tyre te zakonshme jane "Fatos Nano pi droge", "Eshte i zgjuar", "Di te vjedhe", "Sali Berisha na vodhi parate".
    Ka dhe nga ata(shumica e injoranteve) qe shprehen se "Nano eshte politikan dhe dredharak i madh" dhe ai e shpetoi kombin nga ndonje lufte civile e mundshme.

    E keqja e atyre mbeshtetesve te droguar nuk shperblehet po tek keta njerez por ate e paguajne njerezit e mire, te ndershem, te sinqerte.

    Edhe ketu ne kete ne forum ka ca nastradina qe per inat te Berishes thone te na rroje Fatosi ose thone Fatosi i keq dhe Saliu i keq.
    Nje llogari te thjeshte po bej:
    Ky forum eshte i pasuruar me shume lloj shkrimesh qe shpallin te vertetat qe hoqi ky popull, shpall injorancen e atyre njerezve injorante qe drejtuan kete popull per me se disa dekada dhe ajo qe terbon me shume eshte se po keta(fansat e Nanos) qe marrin pjese ketu nuk ja kane haberin jo vetem politikes por as historise, as ekonomise, as kultures, as ndenjes kombetare dhe ata i lexon shpesh vetem tek forumi i pershendetjeve dhe prezantimeve.
    Ata i lexon te forumi i thashethemeve dhe pastaj sapo lexojne dicka ne gazete rendin per te shpallur dashurine per ate qe u a ben nenen me vazeline sa ne dy vrimat e poshtme, sa ne veshe, sa ne goje, sa ne sy, sa ne hunde, ne mes te gishterinjve te kembes dhe te dores.
    Me vjen te ve duart kokes se si keta njerez jane kaq te pagdhendur.
    Te rroni vete o njerez qe kur ju kerkojne ndihme, ju i jepni sheqlma, kur ju shikojne me dhemshuri, ju tregoni syte tuaj te kuqe, kur ju dhunojne shpetimtareve u jepni denim dhe jo shperblim.
    Putheni kryetarin dhe sherbeni sa me mire atyre sepse kohera te tilla nuk do te vijne me.
    Ama mbajeni mire edhe me Berishen edhe neqoftese ky i fundit nuk ka ndermend te hiqet si Fatosi.
    Kur kolaboracionistet te ju thone hidhuni ne sulm, mos nguroni.
    Partia mbi te gjitha shoke.
    Tani te gjithe ne pune dhe mos e lini vetem Erion Bracen.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  4. #354
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    PD: "MOISIU U TREGOI VENDIN SOCIALISTEVE"

    Eglantina Nasi

    Bardhyl Agasi, PS

    - Natyrisht partite nuk mund te ndikojne mbi kompetencat e kreut te shtetit. Presidenti i Republikes ka pergjegjesine per te menduar ke dekoron apo jo, por sidoqofte une them se ngjarjet e vitit 1997 jane ne memorien e gjithe shqiptareve per dhimbjen qe paten, per rolin teper negativ qe luajti Sherbimi Informativ Kombetar dhe institucionet e tjera shteterore te pozites te asaj kohe per te shtypur jo vetem popullin e Vlores, por kudo qe ishin shqiptaret dhe qe ishin ngritur ne protesta kunder regjimit te asaj kohe.

    Pjeter Arbnori, PD

    - Une vleresoj se dekorimi qe Presidenti i Republikes Alfred Moisiu u beri dy oficereve te SHIK-ut eshte i drejte. Ndonese i vonuar, ky akt tregoi se e verteta e ngjarjeve te vitit'97 eshte ne anen tone. Partia Demokratike e dinte kete te vertete, por socialistet perpiqeshin te na zinin gojen. Do ta konsideroja si xhest te lart- nga ana e nje burri shteti. Nga ky veprim, socialistet besoj moren vendin e merituar. Ka ardhur koha qe Partia Socialiste t'i heqe disa merita te pamerituara vetvetes, si partia qe i c'tensionoi trazirat e atij viti te mbrapshte, Kjo eshte plotesisht e gabuar. E vleresoj jashte mase dekorimin e dy oficereve.

    [b]Skender Gjinushi, PSD[(b]

    - Po, jam njohur me aktin e fundit te Presidentit te Republikes Alfred Moisiu lidhur me dekorimin e dy ish-oficereve te SHIK-ut, rene gjate revoltes se Vlores. Une jam i mendimit se Presidenti i Republikes nuk e ka fare te qarte se cfare ka ndodhur ne te vertete gjate vitit 1997. Me sa duket ai ka qene ne krahun tjeter.

    Tritan Shehu, PDR

    - Aktin e Presidentit Moisiu do ta cilesoja si nje vendim racional i cili ne fund te fundit, nuk kerkon te beje gje tjeter, vecse te nderoje ata persona te cilet kane rene ne krye te detyres per te mbrojtur punen e tyre. Ne fund te fundit, misionet gjithmone jane misione dhe ai qe i sherben vendit, duhet te gjeje mirenjohje nga qytetaret e tij te mepasem. Nje vendim te tille, une personalisht e shoh dhe e velersoj jashte politikes, pavaresisht ngjarjeve qe ndodhen ne ate vit te veshtire per te gjithe. Nuk ka rendesi sesi rane keta oficere dhe ne c'vend ndodheshin kur humben jeten. Ata do te mbeten si dy oficere te cilet gjithsesi, ishin ne krye te detyres dhe qe per kete fakt duhet te vleresohen. Aktib e dekorimit te ketyre dy oficereve nuk do e shihja aspak si nje lidhje me politiken, ne kete vendim te kreut te shtetit kjo gje nuk do te ishte e mundshme.

    Neritan Ceka, PAD

    - Duhet thene se keta dy oficere jane vrare ne krye te detyres dhe nuk kane patur rol ne shtypjen e revoltes, qe ne fakt regjimi i Sali Berishes kerkonte qe t'i bente asaj. Ne fakt, ne Vlore duhet thene se nuk ka patur asnje revolte, por vetem nje demostrate, te cilen ish-Presidenti i asaj periudhe Sali Berisha vendosi ta shtypte me ane te forcave te Sherbimit Informativ Kombetar. Nje gje e tille, me sa me kujtohet, ndodhi edhe ne Tirane, ku popullsia u ngrit ne kembe duke kerkuar me te drejte te drejten e saj ne lidhje me parate qe kishte humbur gjate ekzistences se firmave piramidale. Mendoj se veprimi i kryer nga Presidenti Alfred Moisiu lidhur me dekorimin e ketyre dy oficereve qe cilet rane ne krye te detyres ihte me se i merituar prej tyre. Dhe per kete nuk ka asnje koment. Nga ana tjeter, diferenca mes Presidentit te Republikes Alfred Moisiu dhe ish Presidentit Sali Berisha qendron ne faktin se ai nuk i vleresoi keto akte. Mendoj se Partia Demokratike eshte e damkosur qe nga viti 1997 ne lidhje me ngjarjet qe shkaktuan firmat piramidale ne vend. Sali Berisha dhe Partia Demokratike jane organizatoret e vertete te protestave dhe gjithe ngjarjeve te hidhura qe ndodhen me pas. Nga ana tjeter, nuk mund te fajesohet ne asnje menyre opozita e atehershme per krijimin e sistemit te firmave piramidale. Kjo per faktin se se ishte pikerisht ajo e cila ne daten 5 mars e ftoi Sali Berishen ne nje tryeze te perbashket per bisedime per te dale nga gjendja ku ishte futur vendi. Sali Berisha nuk arriti te ule nivelin e protestave popullore dhe te sillte ne vend paqen civile dhe ne fakt ishte vetem roli i opozites i cili coi ne nje zbutje ne normalizim te situates dhe qe coi ne nje vendosje perfundimtare te rendit ne vend. Nga ana tjeter, esht` veprimi qytetar i Presidentit te Republikes Alfred Moisiu i cili ngriti ceshtjen e pergjegjesise se opozitarit Sali Berisha ne lidhje me ngjarjet e vitit 1997. Sepse ne fakt, pa Sali Berishen, sot ata oficere do te ishin te gjalle.

    Shpetim Rroqi, PBK

    - Mund te kete dy interpretime te aktit te dekorimit te dy oficereve te SHIK-ut nga ana e Presidentit te Republikes Alfred Moisiu. E para eshte ajo e pergjegjesise qe ai i shton pales socialiste per ngjarjet e vitit 1997 dhe nga ana tjeter eshte edhe fakti qe nje vendim i tille mund te jete ndermarre prej tij vetem si nje kryetar shteti qe di te nderoje ata qe kane rene ne krye te detyres. Une dua te besoj kete te dyten. Kam pershtypjen se per mire a per keq, Presidenti i Republikes e ka marre nje bvendim te tille duke qene vete ushtarak dhe ky perben nje veprim administratv i cili eshte ne natyren e tij. Nuk mund ta gjykoj aspak per nje gje te tille. Por dua te them se socialistet ne fakt, ishin ata te cilet perdoren gjera me te uleta per shtetin shqiptar gjate periudhes se vitit 1997. Kjo sepse ata ishin ne mbeshtetje te grekeve dhe se ai ne fakt ishte nje revolucion i dhrahmive. Nuk mund te thuhet se ishte opozita e sotme ajo qe e organizoi krizen dhe protesten e pergjithshme te vitit 1997.

    Genc Pollo, PDR

    - Dekorimi i oficereve te SHIKU-ut te vrare ne vitin 1997 nga ana e Presidentit te Republikes, perben nje akt moral dhe historik. Dekorimi nga Presidenti i Republikes i dy oficereve te SHIK-ut, te vrare barbarisht ne Vlore para 7 vjetesh, eshte nje ngjarje qe nuk duhet te kaloje pa vemendjen e duhur. Me kete akt, qe une dua ta pershendes sot, Presidenti Moisiu ka demostruar sensin e shendoshe per shtetin, vleresimin per sherbyesit e tij dhe respektin ndaj tyre kur ata japin jeten ne detyre. Oficeret Cokaj dhe Hidri u vrane duke mbrojtur ndertesen e institucionit shteteror. Dekorimi i tyre dhe kujdesi per familjet qe ata lane pas eshte nje akt zyrtar i revizionimit te ngjarjes dhe i rehabilitimit te viktimave, akt qe ka nje permase te madhe morale e historike dhe prandaj nuk duhet lene jashte vemendjes. Une ftoj edhe udheheqesit socialiste qe te reagojne njesoj, te shkeputen nga pengjet 7 vjecare dhe te distancohen nga titujt e gazetes se tyre, por une ftoj vecanerisht edhe ish presidentin Berisha qe te lere menjane vogelimat dhe te perkrahe kete akt presidencial pasi ai ka nje detyrim personal shume me te madh. Vetem me drejtesi e objektivitet mund te kapercehen momentet e hidhura te se shkuares dhe vetem keshtu i sherbehet nje pajtimi e nje paqeje sociale.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  5. #355
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Renia e Nanos eshte e pashmangshme
    SEPSE PROTESTAT E DREJTA TE POPULLIT SHQIPTARE KUNDER TIJ GJITHNJE NE RRITJE JAN TE PAPERBALLUESHME NGA STAFI SOCIALIST.

  6. #356
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Une tere besimin e kam tek populli se do ta kuptoje nje here se kush punoi per te e kush jo.

    Por kam edhe nje merak se pjesa dermuese e popullit jane pa buke,pa ilace te lodhur nga varferia dhe mjerimi e s'kane fuqi te dalin ne shesh e te luftojne me te gjitha mjetet demokratike qe ekzistojne qe te hiqet e keqja nje here e mire.

    E bekofte zoti popullin shqiptar dhe i dhente qartesi e force per te realizuar endrrat e tij shekullore qe te jete:i lire totalisht e ne cdo drejtim, me drejtues demokrate te vertete dhe qe punojne per te,i qete,i begate,i nderuar dhe i respektuar nga te gjithe,shqiptare dhe te huaj,....

    Qe Shiperia te jete "nje Zonje e rende, me zonja e zoterinj te nderuar"

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  7. #357
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22
    "NANO IK!", LEVIZJE GANDISTE MBAREKOMBETARE

    Interviste e kryetarit te Partise Demokratike, zotit Sali Berisha dhene Radios "Europa e Lire"

    Zoti Berisha, keni paralajmeruar vazhdimin e protestave paqesore, madje pas 20 marsit ne forme te perditshme. A jeni optimiste se ne kete forme ne nje afat jo te larget do te detyroni kryeministrin Nano te jape doreheqjen?

    Kryeministri shqiptar eshte teresisht i pashprese. Nuk ka asnje dyshim se levizja " Nano Ik", si nje levizje per te larguar kete qeverisje dhe hapur rrugen zgjedhjeve te lira dhe te ndershme nen nje qeveri te perkohshme, eshte e pandalshme dhe do te perfshije cdo skaj te Shqiperise. Jam shume i bindur se cdo dite qe kalon toka po i rreshket nen kembe dhe ai po mbetet gjithnje e me i izoluar, i rrethuar nga nje grusht drejtuesish, te cilet i lidhin vetem interesat e ekonomise kriminale qe ata menaxhojne ne monopolet e tyre private. Keshtu qe kjo eshte nje levizje sic e keni marre vesh dhe juve dhe sic e keni konstatuar, e cila mund te them se ka patur nje jehone pozitive boterore. Natyrisht vendosmeria jone eshte e palekundur qe ta mbajme ate ne kuadrin e nje levizjeje te tipit Gandist te nonviolences.

    Zoti Berisha, kryesia e Partise Socialiste ka miratuar idene per nje pakt te stabilitetit me opoziten per reformat e integrimit te vendit. Si i pergjigjeni ju kesaj oferte?

    Mund t'ju them ju se Fatos Nano ka kuptim te kundert me reformat. Ne nenshkruam nje marreveshje para dy vjetesh pike per pike per t'ju pergjigjur reformave. Dhe ne pergjigje te kesaj marreveshjeje, mori e vuri ne krye te doganave nje kontrabandist te arrestuar dhe te denuar per kontrabande cigaresh. Pas dy vjetesh rikthejne ne qeveri dy nga simbolet me te zeza te korrupsionit shqiptar, Anastas Angjelin dhe Bashkim Finon, per te cilet ai permbysi qeverine Meta. Une dua te informoj degjuesit e radios suaj se Fatos Nano eshte tani ne krye te perpjekjeve per abuzimin me ligjin, me pushtetin. Po krijon si kerpudha njera mbas tjetres ndermarrjet dhe monopolet e tij duke u bazuar teresisht ne kontrabanden dhe veprimtarine informale dhe te paligjshme. Keshtu qe kjo eshte thjesht nje makinacion qe ai ben, por levizja "Nano Ik" eshte pergjigja me e vendosur e nismave te tij te deshtuara.

    Zoti Berisha, keni thene se korrespondenca e presidentit Moisiu me kryeministrin Nano eshte nje fyerje per levizjen "Nano Ik". Pse dhe cili eshte roli e pozicionimi i presidentit Moisiu ne zhvillimet e fundit ne Shqiperi?

    Eshte nje hipokrizi e paskrupullt nga e cila nuk mund te kete asnje impresionim. Ai eshte autori i dhunimit te marreveshjeve nderpartiake, ndonese erdhi vete me konsensus. Ai eshte autor i dhunimit e Kodit Zgjedhor, ai beri interpretimin ligjor ne perputhje me interesat e Fatos Nanos per te dhunuar zgjedhjet. Por duke thene te gjitha keto duhet te theksoj se ai nuk eshte problemi i vendit. Problemi numer nje i vendit eshte Fatos Nano dhe qeverisja e tij. Ndaj dhe nuk mund te zgjidhet kriza me bizantinizma. Ky eshte koncepti im dhe ky eshte qendrimi im.

    Zoti Berisha, a mendoni se levizja "Nano Ik" eshte mjaft monolite per te qendruar nje kohe me te gjate ne skenen politike, perkatesisht deri ne largimin e Fatos Nanos dhe qeverise se tij?

    Une shoh qe ajo po behet nje levizje mbare kombetare, po pushton dhe kryeqytetet e vendeve te tjera ku ndodhen shqiptare ne emigracion. Levizja ka nje konsensus qe une gjate ketyre 13 vjeteve, nuk mbaj mend nje tryeze me nje konsensus te tille. Kam besimin e madh se kjo levizje do te realizoje ate qe synon. Eshte nje levizje shprese dhe une ate qe shoh si gjene me pozitive, shoh shpresen qe po lind dhe po rritet cdo dite tek shqiptaret dhe kjo eshte ajo qe me impresionon mua me shume se cdo gje tjeter ne kete levizje.

    Zoti Berisha, si e vleresoni pozicionimin e komunitetit nderkombetar ndaj levizjes " Nano Ik" dhe ne pergjithesi ndaj zhvillimeve te fundit ne Shqiperi?

    Une kam kete vleresim. Mendoj se komuniteti nderkombetar me pozicionimet e tij ka ndihmuar levizjen "Nano Ik", mbasi ka bere te qarte se standardet e protestave jane te pacenueshme ne nje vend si Shqiperia, ndaj dhe une per kete i falenderoj. Natyrisht kam patur nje keqardhje per reagimin ndaj dates 7 shkurt, jo per faktin se u denua dhuna, sepse absolutisht, jam kategorikisht kunder dhunes, por per te gjithe ata qe pane ngjarjen e dates 7, cfare pane? Te parat qe u perdoren kunder demonstruesve, te parat fare, nuk ishin as shkopijte e gomes, as gazi lotsjelles, as pompat e ujit, nuk ishin as mburojat, ishin kallashnikovet mbi kokat e tyre. Regjimi i Fatos Nanos provoi vullnetin per te pergjakur Tiranen. Une e di qe kancelarite e medha e kane shenuar kete moment dhe ja kane percjelle qeverise shqiptare, por nga ana tjeter une jam i bindur se dhuna me daten 7, ishte nje gje e organizuar nga qeveria, ne menyre qe te krijohej gjakderdhja. Natyrisht kam nje dialog konstant me faktorin nderkombetar, te vazhdueshem, te panderprere, duke paraqitur fakte, dokumenta mbi levizjen "Nano Ik" dhe une shikoj qe ky dialog eshte shume i frytshem.

    Intervistoi Melazim Koci
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #358
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Perkrah te drejten per te bere protesta, nuk perkrah qellimin e protestave.
    Per mua Nano te vazhdoje te jete kryeminister.
    A jam shprehur qarte Albo?
    NANO MOS IK!


    Dr Berisha na kish premtuar fakte se dhuna ne 7 Shkurt ishte e organizuar nga qeveria.
    Berisha po del mashtrues dhe nuk ka dhene asnje fakt, ndonese u shpreh se dispononte emra, foto dhe kaseta filmike.
    Kjo mua me thote qe dhuna nuk ishte aspak e organizuar nga Qeveria por nga protestuesit, duke i bere protestat te dhunshme dhe automatikisht te paligjeshme.
    Berisha ose te sjelle faktet e premtuara ose te dale te kerkoje falje dhe te pranoje qe na genjeu. Po nuk doli quhet ose burracak ose genjeshtar patologjik.
    NANO MOS IK!
    Nano ka per detyre te mbaroje mandatin e popullit sic eshte betuar kur u be kryeminister.
    NANO MOS IK!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fringo : 01-03-2004 më 14:25
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  9. #359
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Nano ik sa s eshte vone
    po merr ne qafe dhe koleget

    NANO DUHET TE LARGOHET NGA SHQIPERIA PERPARA 20 MARSIT,NDRYSHE DO JETE SHUM VONE...

  10. #360
    i/e regjistruar Maska e adelajda
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    6
    Pershendetje!

    Dua te them se cfare beri demokratikja kur e kishte pushtetin ne dore me shume e skatoroj se sa e regulloi shqiperin, pastaj spo them qe socialistja eshte me e mire. Qeveria shqiptare eshte plehre asnje nga ato s'eshte taman, te korruptuar, te ndyre.......... mendojne per popullin jo? se di pse populli shqiptar merr mundimin te shkoj neper protesta...

    Githe te mirat! Good luck

Faqja 36 prej 51 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nis protesta "Berisha ik!", shkak mungesa e energjisë elektrike
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •