Opozita, mesazh per nderkombetaret
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka shfrytezuar dje rastin ne sheshin "Skenderbej" te Tiranes, perpara mijera mbeshtetesve te tij dhe te disa partive te vogla opozitare, qe t'i drejtohet me nje mesazh politik bashkesise nderkombetare. Ne kete mesazh, ai eshte perpjekur te sqaroje qellimin se perse opozita proteston, si dhe te jape garanci se ajo do te zbatoje kerkesat e Perendimit. Ne nje fare menyre, ky ishte nje lloj manifesti politik i Berishes per bashkesine nderkombetare. "Ne emer tuaj, le t'u drejtojme nje mesazh perfaqesuesve te nderuar te qeverive mike dhe institucioneve nderkombetare. Mesazhi yne eshte ky: Te nderuar dhe te respektuar diplomate, ne me levizjen tone paqesore, nuk kerkojme asgje tjeter, vecse kerkojme te vendosim ne Shqiperi ato vlera qe kane bere vendet tuaja te jene te begata dhe te zhvilluara", ka theksuar Berisha. Po ne kete material, Berisha nenvizon se, opozita nuk kerkon asgje tjeter, vecse te vendose ne Shqiperi ato standarte, qe bashkesia nderkombetare kerkon nga Shqiperia, per t'u bashkuar me Perendimin. "Nuk kerkojme asgje tjeter, vecse qe shqiptaret te jene te barabarte perpara ligjit, qe ne Shqiperi te sundoje ligji dhe shteti ligjor, qe qytetaret tane, njelloj si qytetaret tuaj, me voten e tyre te lire te zgjedhin ose te largojne qeveritaret e tyre", ka nenvizuar Berisha. Ne kete kontekst, ka deklaruar kreu i PD, "i garantoj ata, qeverite dhe institucionet qe perfaqesojne se kete rradhe kombi i Skenderbeut dhe Nene Terezes, do te zgjedhe Nene Terezen". "Levizja jone eshte paqesore. Ne ne kete levizje jemi te frymezuar nga trimeria e Skenderbeut dhe shpirti paqesor i Nene Terezes. Levizja jone do te jete fund e krye paqesore", ka deklaruar Berisha.
A. META
Mediat transmetojne direkt protesten
Protesta e opozites, e organizuar dje ne sheshin "Skenderbej", eshte transmetuar direkt nga shume kanale televizive shqiptare, si TV KLAN, TOP- CHANNAL, SHIJAK TV e VIZION PLUS. Per kete qellim, per operatoret ishte ndertuar edhe nje podium i vecante, i cili u krijonte mundesi, qe te transmetonin gjithshka nga fjalimet e drejtuesve te opozites. Puna e tyre ka qene pak e veshtire, po te kihet parasysh se shume protestues kerkonin te hypnin ne podiumin ku ishin vendosur kamerat. Perpos kesaj, si rralle here, ishin marre masa nga drejtuesit e PD se Deges Tirane, qe tribuna ku do te flisnin drejtuesit e opozites, te mos mbushej me militante. Nga ana tjeter, Dega e Tiranes kishte angazhuar edhe njerez te saj per kontrollin e njerezve, si dhe shmangien e proviokimeve. Puna e tyre, perkrah punonjesve te policise, ndikoi dukshem ne zhvillimin paqesor dhe pa incidente te kesaj proteste.
A. M
Krijoni Kontakt