Close
Faqja 3 prej 51 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 501
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Nuk kisha nder mend te shkruaja me ne kete teme po shoku konti-monte me detyron ( ja arriti qellimit ) Qe ta dish ti une as dua tia di per Arben Cukon e as per ty e as per ndonje Skenderbe tjeter, dhe as ma ndjen fare per kercenimet tua. Me vjen keq te debatoj me njerez te nje niveli inteligjence kaq te ulet. Po perseri nuk rri dot te them nja dy gjera.Une nuk u kapa pas emrash , po mua me duket nje skeme e perseritur. Kjo behet me qellim te ule edhe ate nivel proteste qe ka ngelur ne popull. Dhe qellimi eshte i qarte, Ti o popull mos protesto dhe mos u ndjej ose perndryshe une te quaj barbar, te paqyteteruar,shpellar,destruktiv, dhe te paligjshem. Pra me mire rri urte se ndryshe te fus ne burg. Per kete duhej nje fare justifikimi dhe ai si gjithmone u gjet. Disa xhama te thyera te kryeministria ( ne te cilen nuk gjendej njeri ) Nga ana tjeter behet propagande ja kush eshte Sali Berisha ai qe gjuan me gure. Ja kush jane ata qe protestojne ata qe thyejne xhama. Pra o popull mos i shkoni prapa.
    Dhe Fatosi qe nga Spanja thote - he pra e shikoni une jam me i miri per udheheqes pra me lini te vjedh... te punoj.Ule pra koken o popull.
    Po si mendoni ju ore se Tosi do ta lere karriken ashtu vete kur ti mbushet mendja. Apo kur te ngopet. Jo ore ai nuk iken prej andej po nuk e hoqen Problemi eshte se kush do ta heqe. Kete ta gjejne Korkodilat, Kontat, Braret a ku ta di une.
    E sa per partine o kont une nuk kam qene ndonjehere me teser partie si disa ketu nuk kam patur, nuk kam dhe nuk ma merr mendja se do kem ndonjehere. Por une e ndjej veten antikomunist dhe kjo vjen si pasoje e asaj pjese te historise qe kaloi populli yne nen sundimin komunist. Dhe perpiqem tiua kujtoj njerezve qe komunistet i kemi perseri mbi koke. E nqs ty te ngelet hatri per kete mua aq me ben.
    TUNG!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Ambasadori amerikan tha te zbatohet ligji.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Kjo qe ndodhi sot ishte e pritshme dhe nuk eshte hic-asgje per ate qe do te ndodhi ne te ardhmen. Komunistet e fundit qe kane mbetur ne kete bote do te te rrezohen nje e nga nje si ne Haiti, si ne Venezuele, si ne Tirane, ashtu sic u rrezuan edhe ne Gjeorgji. E perbashketa e Shervanazes, Estrades, Chavez, Nanos eshte se te gjithe jane komuniste, te gjithe manipuluan vullnetin e popullit te tyre duke vene dore mbi zgjedhjet dhe te gjithe i pret nje fund.

    Njerezit e lire votojne pasi nuk duan ti zgjidhin problemet e tyre me dhune, sic i zgjidhnin te paret e tyre. Por atehere kur vota e tyre manipulohet dhe e ardhmja e tyre rrembehet nga nje klike mafioze, dhuna eshte e perligjur.

    Institucionet nuk jane as te Nanos, as te Berishes, jane te popullit dhe eshte detyra e popullit qe ti mbroje me cdo kusht keto institucione nga njerezit anti-komb dhe anti-liri. Ajo qe eshte qesharake ne ato qe ju keni shkruajtur me lart, eshte fakti se po te ndiqnim "mendjen tuaj te ndritur", Shqiperia do te ishte akoma komunizem. 13 vjet me pare, per koincidence te rastit, filluan protestat e medha studentore ne Tirane. Atehere protestohej per te rrezuar komunizmin, sot protestohej per te rrezuar femijet gjenetike te komunizmit ne Shqiperi qe nuk ndryshojne shume nga baballaret e tyre.

    Toka do tu digjet nen kembe dhe frika do tu hyje ne palca sa te mos gjejne vrime miu ne bote ku te fshihen, pasi kush luan me voten e shqiptareve, luan me koken e tij. Shqiptaret jane popull i vuajtur dhe i duruar vecse kur shperthejne, nuk ka Zot qe ti ndali.

    Nano ben mire te japi doreheqjen sa me pare pasi mund te mos kete me nje shans te dyte per ta bere kete. Sot ne Tirane pushtetaret moren vetem nje shije te holle te shkalles se urrejtjes qe ata vete kane mbjelle ne popull.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    FILLOI RREZIMI I NANOS

    Kryeministri i vendit, ndonese nuk ishte i pranishem ne kryeqytet per te pare tubimin me te madh qytetar te thirrur prej opozites nen devizen per largimin e tij, dje ka pesuar ndeshkimin me te madh politik. Eshte padyshim akti me masiv i realizuar nen udheheqesine e opozites me mbeshtetje mbarepopullore dhe qe mund te konsiderohet si fillese e pakthyeshme e levizjes per largimin e kryesocialistit nga posti kryeministror. Kaq shume qytetare opozita nuk ka pasur prane saj prej vitesh. Kurre ndonjehere ajo nuk mund te ndihet kaq e detyruar ndaj kerkesave te tyre per largimin nga kreu i Ekzekutivit te politikanit qe ka krijuaar kontrastin midis jeteses se bashkeqytetareve dhe vetes. Me moton "Nano ik", demokratet kane rikthyer edhe nje here ne qender te vendit demonstrimin masiv, duke shenuar gjithaq edhe rientusiazmimin e vetvetes per hapa drejt pushtetit dhe marrjes ne dore te fateve te vendit. Ndonese i munguar ne vend, kryeministri Nano ka pesuar politikisht goditjen me dermuese, duke i lene shume pak kohe per reflektim dhe aq me pak shpresa per te mbajtur peng qeverisjen dhe ekonomine e vendit. Perballja e opozites me pushtetin ishte shume me dinjitoze se kurre, per te vetmen arsye se ka nje qellim per qytetaret dhe eshte vetem me qytetaret. Per kete arsye dhe permes mbeshtetjes mbarepopullore, incidentet e ndodhura gjate protestimit jane fare te vogla perballe entusiazmit politik qe ka opozita shqiptare ne ditet e ardhme. Mbushja e bulevardit "Deshmoret e kombit" dhe vrulli qytetar kane rikthyer perfundimisht imazhin e nje opozite me mbeshtetje dhe me anetaresi te ndergjegjesuar. Per kete arsye kryeministri Nano gjendet ne ankthin e politikanit qe ka per te pesuar sfida dhe pse jo humbje. Perballe qytetareve pushteti nuk mund te mbahet si qellim ne vetvete. imazhi i tij tashme peson vetem renim dhe bjerje te vlerave qe japin te drejten e te qenit qeverises. Pas asaj qe ndodhi dje ne kryeqender te vendit, kryeministri Nano duhet te ndihet vetem ne detyre dhe te reflektoje ne kohe me ndergjegjen e politikanit qe nuk i shkakton kosto vendit, shoqerise dhe qytetareve me kembenguljen dhe kokefortesine individuale. Motua e opozites dhe mijera e mijra qytetareve eshte "Nano ik", e cila e perkthyer hapur do te thote se respekton te drejten kushtetuese te mazhorances. Por nese Nano do te vazhdoje te mbaje peng te vetvetes edhe socialistet dhe te drejten e mandatimit te tyre, atehere ai do te jete protagonist i vetem i fajit edhe per te vetet, pra per te majten ne teresi. Ditet e ardhme jane dite te proves se tij per te qene largpames pamvaresisht postit kryeministror te perkohshem ose ne te kundert perfundimisht nje fathumbur politik.

    Opozita mbledh mbi 20 mije vete

    Tedi Blushi

    E ideuar si nje proteste paqesore, "Nano ik" u shnderrua ne nje revolte te dhunshme para kryeministrise, pikerisht para ketij institucioni ne te cilin protestuesit kerkonin te rrezonin kryeministrin Nano. Ashtu si ishte paralajmeruar, "Nano ik" filloi pak mbas mesdites se djeshme ne Sheshin Skenderbej, te mbushur nga simpatizantet demokrate nen thirrjen "Nano ik". Fjalen e rastit e mbajti lideri demokrat, Sali Berisha i cili ftoi dhe njehere shqiptaret kudo qe ndodhen si dhe punonjesit e administrates shteterore te mbeshtetin kete levizje qytetare per largimin e kreut te ekzekutivit, qe sic u shpreh Berisha duhet rrezuar me cdo mjet. "Qytetaret ne mbare Shqiperine duhet te rrezojne kliken e antivlerave dhe te inagurojne kete fillim te madh", theksoi kreu demokrat. Ne tribunen e improvizuar se bashku me Berishen ishin dhe disa nga figurat me te spikatura te opozites si Ekrem Spahia, Teodor Laco, Nikoll Lesi, Prec Zogaj etj. Ne fjalimin e mbajtur para perkrahesve te tij, Berisha denoi dhe njehere politikat ekonomike te ndermarra nga qeveria ku theksin e vuri tek rritjet e menjehereshme te disa artikujve jetike te konsumit te perditshem. "Monopolet qeveritare po luajne me kafshaten e bukes se ketij populli. I takon opozites ta nxjerre vendin nga skamja dhe varferia e plote, ne te cilen na ka zhytur klika e Nanos", u shpreh Berisha. Kreu demokrat ishte i ashper ne akuzat drejtuar kreut te ekzekutivit dhe ndaj disa prej ministrave te vecante te kabinetit te tij te cilet i beri pergjegjes per tragjedine e Karaburunit.

    Kryeministria nje sheh i dyte gjeorgjian

    Deri ne kete moment levizja qytetare "Nano ik", ishte brenda kornizes se nje tubimi paqesor por duket se akuzat e Berishes drejtuar qeverise dhe kreut te saj e nxiten turmen drejt akteve te dhunshme. "Prej 7 vjetesh Nano ka varrosur voten e lire te shqiptareve. S'na mbetet gje tjeter vecse t'i tregojme se fatin e Shevernaxes do te kete", ishte fraza e cila ndryshoi krejt rrjedhen e tubimit. Skenari gjeorgjian ku presidenti Shevernaxe, pas manipulimit ne zgjedhje u rrezua nga revoltat qytetare, skenar i cili eshte mbestetur shpesh prej forcave te djathta por dhe nga ish-kryeministri Meta, ishte shkendija qe do te pasohej nga aktet e dhunshme para kryeministrise. Nga sheshi Skenderbej protestuesit vazhduan tubimin e tyre pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit, ku u ndalen me pas tek kryeministria rreth ores 13:00. Atje protestuesit fillimisht hodhen parulla kunder kreut te ekzekutivit, te cilin e bene pergjegjes per tragjedine e 9 janarit dhe per situaten ekonomike ne vend. "Nano ik se perbalte zine. Ik se na varferove, hap rrugen drejt Europes", protestonin ata te irrituar. E mbrojtur nga forca te shumta te policise dhe Gardes se Republikes dhe nga disa snajper ne ndertesat e larta perreth kryeministrise pritej qe "Nano ik" t'i qendronte besnike nje tubimi paqesor. Por turma e ndalur para kryeministrise kerkonte te hynte brenda saj per te rrezuar kryeministrin Nano. Carja e kordonit te pare te policise hasi nen bresherine e armeve te gardes, qe stepen perkohesisht protestuesit te cilen nga ana e tyre u pergjigjen me te shtena guresh duke thyer keshtu disa nga xhamat e kryeministrise. Acarimi i metejshem i situates i detyroi forcat e armatosura te kerkonin perforcime te tjera madje dhe te ushtrise. Perpjekjet e qytetareve te revoltuar qe kerkonin me cdo kusht te hynin brenda institucionit me te larte ekzekutiv hasen ne shkopinjte e gomes dhe telat me gjemba qe u vune perreth per te penguar insistimin e protestuesve. Perplasjet midis forcave te rendit dhe protestuesve zgjaten me pak se nje ore dhe si pasoje mbeti i plagosur, pa rrezik per jeten komandati i gardes dhe disa qytetare, ndersa shume te tjere u shoqeruan per ne ambjentet e komisariateve. Perforcimet e ardhura ne ndihme arriten qe rreth ores 14:20 minuta te sprapsin protestuesit te cilet me pas u larguan qetesisht drejt selise blu. Ne protesten e djeshme sebashku me demokratet "Nano ik" thane dhe legalistet, republikanet, demokristianet, liberalet, ballistet, konservatoret dhe disa perfaqesues te shoqerise civile.

    KJ
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #25
    Shqipëria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Postuar më parë nga Albo
    Kjo qe ndodhi sot ishte e pritshme dhe nuk eshte hic-asgje per ate qe do te ndodhi ne te ardhmen. Komunistet e fundit qe kane mbetur ne kete bote do te te rrezohen nje e nga nje si ne Haiti, si ne Venezuele, si ne Tirane, ashtu sic u rrezuan edhe ne Gjeorgji. E perbashketa e Shervanazes, Estrades, Chavez, Nanos eshte se te gjithe jane komuniste, te gjithe manipuluan vullnetin e popullit te tyre duke vene dore mbi zgjedhjet dhe te gjithe i pret nje fund.

    Njerezit e lire votojne pasi nuk duan ti zgjidhin problemet e tyre me dhune, sic i zgjidhnin te paret e tyre. Por atehere kur vota e tyre manipulohet dhe e ardhmja e tyre rrembehet nga nje klike mafioze, dhuna eshte e perligjur.

    Institucionet nuk jane as te Nanos, as te Berishes, jane te popullit dhe eshte detyra e popullit qe ti mbroje me cdo kusht keto institucione nga njerezit anti-komb dhe anti-liri. Ajo qe eshte qesharake ne ato qe ju keni shkruajtur me lart, eshte fakti se po te ndiqnim "mendjen tuaj te ndritur", Shqiperia do te ishte akoma komunizem. 13 vjet me pare, per koincidence te rastit, filluan protestat e medha studentore ne Tirane. Atehere protestohej per te rrezuar komunizmin, sot protestohej per te rrezuar femijet gjenetike te komunizmit ne Shqiperi qe nuk ndryshojne shume nga baballaret e tyre.

    Toka do tu digjet nen kembe dhe frika do tu hyje ne palca sa te mos gjejne vrime miu ne bote ku te fshihen, pasi kush luan me voten e shqiptareve, luan me koken e tij. Shqiptaret jane popull i vuajtur dhe i duruar vecse kur shperthejne, nuk ka Zot qe ti ndali.

    Nano ben mire te japi doreheqjen sa me pare pasi mund te mos kete me nje shans te dyte per ta bere kete. Sot ne Tirane pushtetaret moren vetem nje shije te holle te shkalles se urrejtjes qe ata vete kane mbjelle ne popull.

    Albo
    Albo,
    me sa mu kujtohet mua, ti ne cdo shkrim tendin thua qe institucionet duhet te respektohen, kurse tash ne kundershtim me shkrimet tua te meparshme bene propagande anti-shtetrore.

    TURP, per te gjithe ata te cilet qellojn mbi institucionet shtetrore!

    Sikurse nuk eshte mire te qellohet mbi Rugoven, ashtu nuk eshte e drejte te qellohet mbi te zgjedhurit e institucioneve shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tahir_Veliu : 08-02-2004 më 01:54
    "Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësuar kurr deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenë t'eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me shtrue vetën vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri në vdekje, "Ora e Shqipnisë", nr. 7, Vjenë, 22.V.1928.

  6. #26
    Shqipëria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Une e perkrahi rrezimin e Nanos, plotesisht por jo qe te vjen nje mbeturine tjeter grekofile, apo Berisha (ky i fundit ka duhet te iki nga politika). Tash eshte koha qe gjenerata e re ti marr punet ne dore!
    "Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësuar kurr deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenë t'eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me shtrue vetën vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri në vdekje, "Ora e Shqipnisë", nr. 7, Vjenë, 22.V.1928.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    PD: Me 20 shkurt do te perseritet viti 1991

    Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, deklaroi dje perballe mbeshtetesve te tij, duke folur nga ballkoni i selise qendrore te PD, se protestat e demokrateve nen moton e levizjes "Nano ik", do te vazhdojne me 20 shkurt 2004. Megjithese ai nuk e deklaroi kete qartazi dhe prere, me arsyetimin se do te kete njoftime per protesten e ardhshme, lideri demokrat nuk ka ngurruar te deklaroje se, "me 20 shkurt 2004 do te perseriten protestat e te njejtit muaj te vitit 1991, kur qytetaret rrezuan bustin e ish-diktatorit Enver Hoxha". "Pranvera duhet te jete stina e paqes dhe e fitores. Protestat (e djeshme) ishin fillimi i madh i levizjes, e cila kerkon qe te gjithe njerezit te qendrojne te betuar duke perseritur shprehjen 'Nano ik'", ka deklaruar Berisha. Sipas tij, kjo eshte nje levizje e gjere popullore dhe paqesore. Ai ftoi forcat e rendit te mos krijojne situata konfrontuese dhe te mos i binden urdherave te ministrit te Rendit, Igli Toska, i cili sipas kryetarit te PD, "po acaron qytetaret e protestave paqesore".
    A. M
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    PD: Gurehedhesit ishin agjente te SHISH

    Berisha akuzon punonjes te sherbimeve sekrete per dhunen e ushtruar ndaj institucionit te Kryeministrise. Sipas tij, punonjes te sherbimeve te fshehta ishin midis demonstruesve perpara Kryeministrise dhe kane qene ata qe kane goditur me gure kete institucion. "I paralajmeroj te mos vijne me gur ne xhepa, por te vijne me lule. Protesta jone i shembellen vetem luleve e paqes dhe pasqyron, lule, paqe dhe qytetari. Ne nuk i perjashtojme ata. Ne i kemi identifikuar me emer dhe me mbiemer. Le te vijne ne proteste, por te vijne me lule dhe jo me gure", ka nenvizuar Berisha. Sipas tij, forcat e rendit duhet te heqin dore nga provokimet dhe te mos krijojne situata konfrontuese. Berisha eshte i mendimit se protesta e djeshme, ishte me paqesorja qe ka njohur Shqiperia. "Forcat e Rendit, te mos i binden urdherave te perfaqesuesit te malavites ne krye te Rendit, qe eshte Igli Toska. Te mos acarohen me qytetaret. Protesta ka qene e mrekullueshme. Gurehedhesit dihet se kush ishin, por u them qe te vijne me lule dhe jo me gure. Ata donin te provokonin qytetaret. S'ka gje me te verber se te provokosh qytetaret", ka nenvizuar Berisha.

    A. M
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #29
    Shqipëria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Sali Berisha ka menduar te thote: Me 20 shkurt do te perseritet viti 1997.
    "Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësuar kurr deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenë t'eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me shtrue vetën vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri në vdekje, "Ora e Shqipnisë", nr. 7, Vjenë, 22.V.1928.

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Albo,
    me sa mu kujtohet mua, ti ne cdo shkrim tendin thua qe institucionet duhet te respektohen, kurse tash ne kundershtim me shkrimet tua te meparshme bene propagande anti-shtetrore.
    Institucionet ne Shqiperi nuk jane institucionet demokratike te shqiptareve, qe u garantojne lirine, jeten dhe voten. Jane institucionet qe i hedhin ne det viktimat e tragjedise per te humbur gjurmet, jane institucionet qe u mohojne shqiptareve te drejten e votes, jane institucionet qe vjelin taksat e shqiptareve qe e marrin buken me liste, per te parapaguar 5 rroga te kryeministrit.

    E keqja e Shqiperise nuk jane institucionet, por njerezit qe i kane zaptuar dhe perdhunuar keto institucione me qendrimet dhe krimet e tyre. Nuk ka me asnje iluzion ne Shqiperi, si ne rradhet e shqiptareve, si ne rradhet e opozites, si ne rradhet e eksponenteve te PS qe e keqja ne Shqiperi fle ne kryeministrine shqiptare, prandaj edhe protesta dhe urrejtja e shqiptareve drejtohet ndaj ketyre njerezve anti-komb.

    Protesta e shqiptareve nuk ka per qellim te njollose institucionet, ka per qellim te ktheje legjitimitetin e tyre duke i pastruar ato nga njerezit e krimit dhe korrupsionit. Ate qe nuk e bene dot me vote pasi votat e tyre manipulohen, do ta bejne me force.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 3 prej 51 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nis protesta "Berisha ik!", shkak mungesa e energjisë elektrike
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •