Close
Faqja 28 prej 51 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 501
  1. #271
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje !

    Nuk e di se si do te veje puna sot ne miting, do kete dhune apo jo, do ike Nano apo jo etj. Por me e rendesishme se kjo eshte qe ti pergjigjesh pyetjeve:

    1. Pse kjo situate ?
    2. Kush eshte alternativa me e mire?

    Persa i perket pyetjes se pare mendoj qe ka shume faktore.

    Ekonomike. Shqiperia ose me mire te themi ekonimia shqiptare (bankat, telekomi, Industria lehte etj) akoma nuk e kane kaluar fazen e mundimshme te tranzicionit nga ekonomi shteterore ne ekonomi konkuruese tregu. Ky tranzicion eshte i mundimshem dhe kerkon kosto kryesisht nga popullata, por kerkon edhe nje fare profesionalizmi nga qeveritaret perkates gje qe te cilen ata nuk e kane. Kujtoj ketu qe pothuajse te gjitha vendet lindore ku me me shume probleme (Poloni, Bulgari) dhe ku me me pak (Ceki, Hungari) e kane kaluar kete faze. Ne Shqiperi tranzicioni eshte sabotuar sistematikisht keto 12 vjet nga politikane idiote qe humben cdo shans nga "93 e ketej kur ky tranzicion mund te kryej me me pak dhimbje dhe te koruptuar, po permend ketu rastin e "Birra Tirana" raste te tjera ka plot.
    Arsye tjeter eshte qe sikur popullit nuk i mjaftojne keto mundime, atij i duhet te shohe edhe nje kryeminister qe kalon pushime lluksose ku ti doje qejfi, nje k_urve tjeter qe me dy vjet "bisnes" arriti te ngreje shoqerine "Albacopter" (pervec "bisneseve" te tjera shume te sukseshme). Dhe lista korruptive vazhdon e....vazhdon, ndersa ne "rjeten e hekurt" bie vetem ndonje makine e vjedhur.
    Arsye tjeter eshte qe kesaj situate po i fryhet shume per qellime personale edhe nga shtypi i cili ben pergjegjes direkt Nanon. Pse? Pas vizites qe policia Tatimore i beri gazetes "Koha Jone" u ashpersua konflikti mids Nikolle Lesit dhe Nanos. Po keshtu edhe "Top Chanel" "Top Albania Radio" pra media e zoteruar nga A. Hoxha dhe Lame iu kthyen Nanos mbas arrestimit qe iu be "dikujt" para dy-tre javesh ne Tirane. Revista Klan ka patur edhe ajo probleme me tatimoret e "Nanos"
    Kete situate e shfrytezon opozita per qellimet e veta politike.

    Kjo na sjell tek pyetja e dyte.
    A ofron opozita nje alternative te qarte dhe me te mire?
    JO !
    Opozita ose nuk ka alternative fare (sepse helbete njerezit me te afte te saj u detyruan te largohen) ose nuk e ka kurajon ta thote dhe ta ballafaqoje me situaten sot.
    Te mobilizosh masat pa nje synim te qarte, pa nje alernative bindese duke iu thene qe ne do zhdukim varferine eshte aventure.

    Mendoj qe Sala duhet ti bej vend kolegjialitetit dhe profesionalizmit ne PD te heqi dore nga militantet dhe interesaxhinj te tjere, ndersa politikaruce te tjere si F. Mediu and Co (pronare pallatesh e tregetare vizash amerikane) duhet te zhduken fare nga politika se e marren ne qafe ate popull.


    ----------------------------------------------------------------------------------

    Moderatorit: diku me lart ne forum lexova qe Leshatorin e kane perjashtuar nga forumi. Nese eshte per hir te natyres se shkrimeve te tij ky eshte gabim.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  2. #272
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Autoritet klanore shteterore ne Shqiperi zoti Tahir Velia, kane shume lloj obsionesh dhe alternativash per ta hedhur popullin ne lufte civile sepse nje qeverie diktatoriale ekonomike e cila ne perberje te saj ka 99.99% te pushtetareve nga trevat e Fatos Nanos, nje qeveri qe ka monopolizuar te gjithe ekonomine shqipetare, Sh.I.Sh-n, drejtesine, me minoritare, patjeter qe eshte vete fajtore ne qoftese dicka e tille ndodh.

    Mos te harrojme se kur ne pushtet(92- 97) ishte opozita e sotshme, perberja e qeverise ka qene me shumice nga trevat e Shqiperise se Mesme dhe te Jugut.
    Ndersa Fatos Nano per ti sherbyer Greqise dhe interesave te saj antishqipetare, ka krijuar kete precedent te papare ne historine e kombit shqipetar.


    Neqoftese vertet do te ndodhe lufte civile, fajtor ngelet Fatos Nano i cili pak dite me pare shpalli per here te pare ne nje fjalim te tij, nje antishqipetarizem te turpshem dhe qe do te ngelet gjate ne memorien e te gjithe shqipetareve

    Te gjithe shqipetaret duhet te kuptojne se jane te nje gjaku, jane vellezer dhe nuk eshte e vertete se Fatos Nano perfaqeson gjysmen e popullsise shqipetare.

    Eshte e turpshme te degjosh dhe lexosh te tilla deklarata antiatdhetare me karakter shkombetarizues.

    Nano-ja po zbaton porosite e shovinisteve greke, dhe ky eshte turpi me i madh per nje komb.
    Nanoja kerkona ta ktheje jugun e Shqiperise si ishullin e Qipros.
    Mbasi Nano la te lire greket te privatizojne gjithshka ne Shqiperi, domethene na la pre te fqinjeve tane, tanime si porosi te fundit ashtu si Ali Pashe Tepelena, kerkon te shpalle nje lufte civile, ne te kundert greket do ta vrasin, gje qe nuk ndodh pasi ai(Nano-ja) ka deshire te gezoje pasurite qe ka vene duke rrjepur nje popull te tere per gati 8 vite.

    Turp per keta njerez dhe individa qe shpallin te tilla mllefe vetem per te mbajtur pushtetin dhe per te gezuar pasurite kolosale te vena me vjedhje, vrasje, kriminalitet, kontrabande, shitje femijesh, tregti ilegale me njerez te cilat nuk kane te numeruara.
    Mos harroni se keta njerez mbajten peng nje popull te tere pothuajse per gjashte dekada.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #273
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Shpreh mbeshtetjen time me gjith ata shqiptare qe jane sot ne shesh. Me vjen keq qe nuk jam edhe une atje fizikisht. Uroj qe ajo klike qe eshte sot ne pushtet ti vere gishtin kokes dhe te largohet sa me pare. Nqs sot opozita do munde te permbaje e te manaxhoje protesten neser pergjegjesia do jete e qeverise per cdo gje qe mund te ndodhe.
    O Brari akoma ti me ate muzike. Protesta sot do te behet njerezit do kalojne sipas itinerarit dhe nuk do te ndodhe asgje nga ato qe ti ke qef te ndodhin.. Po pas kesaj ti ca do na perrallosesh perseri. Cili do jete qendrimi yt? Me siguri do nderrosh fleten e do shkosh nga fryn era sic je mesuar te besh, dhe ke te drejte , erera te tjera kane filluar te fryjne. Por do te te duhet te nderrosh nick.
    Per sotirat e per tahirat. Boll edhe ju i keni rene legenit Mjaft me ato filozofime qe fokusohen ne nje pike qe eshte kthyer ne nje ide fikse per ju. Ju qe e njihni aq mire Berishen beni mire ta thoni kete ne vende te tjera

  4. #274
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Lajmi i ores 14.00

    TIRANE (21 Shkurt) - Asnjë incident nuk është regjistruar deri në këto momente gjatë protestës së opozitës. Detyrën e forcave të policisë e ka marrë edhe një grup organizatorësh të mitingut të PD-së, që nuk po lejojnë konfrontim mes policisë dhe protestuesve. Një grup pjesëmarrësish në protestë iu drejtuan godinës së kryeminsitrisë, por aktivistë dhe disa deputetë të opozitës nuk kanë lejuar përplasje mes tyre dhe gardheve të forcave policore. Pjesa tjetër e protestuesve iu drejtua paqësisht sheshit 'Nënë Tereza" dhe aty atmosfera është e qetë, duke respketuar kështu edhe kërkesën e Berishës për një protestë në formë homazhi. Lideri demokrat falenderoi gjithë pjesëmarrësit për ruajtjen e qetësisë dhe protestimin në paqe dhe i ftoi të përsërisin itinerarin për t'u kthyer drejt sheshit "Skënderbej" ro/ro (News24/BalkanWeb)

  5. #275
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Lajmi i ores 13.30

    TIRANE (21 Shkurt) - Kreu demokrat Sali Berisha ftoi sot protestuesit në sheshin "Skënderbej" për një protestë të qetë e paqësore. Berisha këkroi besën e burrit e fjalën e nderit se gjithçka do të zhvillohet paqësisht. "Kombi i Skënderbeut dhe Nënë Terezës sot do të zgjedhë Nënë Terezën", tha Berisha duke preferuar sot "mirësinë dhe paqen, në vend të trimërisë". Ai iu drejtua përfaqësuesve të huaj që vëzhguan protestën e sotme me fjalët: Kërkojmë vetëm që në Shqipëri të vendosen ato vlera që i kanë bërë vendet tuaja të begata, duam të vendosim ato standarde që ju kërkoni për t'u bashkuar, duam që shqiptarët të jenë të barabartë përpara ligjit. Berisha akuzoi sërish kryeministrin Nano për varfërinë e shqiptarëve, shpërdorimin e taksave, shkatërrimin e vendeve të punës, rritjen e çmimeve të bukës, energjisë dhe telefonit. Ai bëri përgjegjës Nanon edhe për shkatërrimin e procesit zgjedhor që nga viti 1997 dhe e cilësoi regjimin e tij kleptokrat. Pas thirrjes së Berishës protestuesit iu drejtuan sheshit "Nënë Tereza". ro/ro (News24/BalkanWeb)

  6. #276
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    Me ne fund shqiptaret vendosen venjen ne vend te dinjitetit te t
    yre te humbur .Sot ishte nje DITE E MADHE.Tek populli po kthehet besimi tek ZOTI BERISHA.Jam e sigurt se ai do te dij ta vlersoje kete besim te popullit duke ber nje NDRYSHIM RRENJESOR ne SHqipri.Keto vite ne opozit kan qen kan ndikuar shum ne reflektimin e gabimeve dhe korigjimin e tyre.Gjat kesaj kohe ai eshte bere nje politikan mjaft i zoti.Dje fola me Shqiprin dhe me than qe kishin bllokuar rruget nacionale per te hyr ne Tiran.Desha ti drejtosha atyre qe pretendojne se demostrusit kan qen te ardhur nga rrethet e veriut rradhen e kaluar PO SOT NGA AJRI ERRDHEN NJEQIND ENJEZETMIJ protestus?Jo qe edhe sikur vetem nga veriu te ishin nuk do ishte ndonje gabimsepse ndjehen shqiptar dhe kaluar shqptarve dhe i vetmi mekat i tyre esht se urrejne faren e keqe te komunizmitprandaj e kan paguar me shtrejt se cilado krahin tjeter e Shqiprise.Roni dua te te them se bar po han shqiptaret ne kohen e Nanos se ne kohen e Berishes ishte tremij lek kilja e mishit dhe qeni hante mish ne ate kohe.Keshtu qe flas me argumeta dhe jo me tifo.Sikur pak durim te kishim patur dhe mos kishim ren ne kurthin e kriminelve komunist Shqipria do ishte nje mbrekulli .Nuk do kishim pas nevoj qe shqiptare te endeshin rrugve te botes si gabelt me cadra.

  7. #277
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    o zot cfare degjojne keto veshe.aman aman arritem dhe ne nje here te hanin dhe qente tane mish po hajde me.jane shuem qesharake keto qe thua christina,nuk e di ne cilin realitet ke jetuar?
    .........................

  8. #278
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    BBC lajm i ores 18 ..

    --------

    Aleksandër Furxhi
    Korrespondenti i BBC-së në Tiranë



    Në Tiranë, mijëra njerëz marshuan sot në shenjë proteste kundër kryeministrit Fatos Nano, në demonstratën më të madhe paqësore të organizuar nga opozita e djathtë me moton 'NANO IK'.

    Duke nënvizuar tiparin paqësor të protestës dhe duke ua përsëritur atë qartë përkrahësve në shesh, udhëheqësi i PD-së, Sali Berisha i drejtoi një mesazh, po ashtu të qartë edhe diplomatëve dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare:

    "I garantoj ata, qeveritë që përfaqësojnë, institucionet që përfaqësojnë se këtë radhë kombi i Skënderbeut dhe Nënë Terezës, do të zgjedhë Nënë Terezën; se lëvizja është paqësore, se ne në këtë lëvizje jemi të frymëzuar nga trimëria e Skënderbeut, shpirti paqësor i Nënë Terezës."

    Në podiumin kryesor të oratorëve, në krah të zotit Berisha ishin ngjitur edhe disa figura të reja, përfaqësues të studentëve, nxënësve dhe intelektualëve, të cilët gjithashtu morën fjalën.

    Udhëheqësi i opozitës i ftoi protestuesit që të marshonin në bulevardin Dëshmorët e Kombit, drejt sheshit Nënë Tereza.

    Përpara selisë së qeverisë, të rrethuar si kurre ndonjëherë nga forcat e rendit, njerëzit u ndalën dhe hodhën parrulla kundër kryeministrit Nano.

    Në ndalesën e shkurtër në sheshin Nënë Tereza, Berisha i bëri thirrje njerëzve që të marshonin përsëri drejt sheshit Skënderbej për të shënuar fundin paqësor të ditës së sotme dhe duke premtuar për një demonstratë tjetër edhe më të madhe në ditët e ardhshme.

    Në kohën e zhvillimit të protestës dhe marshimit të opozitës, kryeministri Nano dhe një pjesë e anëtarëve të kabinetit, të mbledhur në Pallatin e Brigadave, larg selisë së qeverisë, moren pjesë në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit, ku u miratua një projekt i një kompanie franceze për rregullimin urbanistik të Tiranës deri në 30 vitet e ardhshme.

    Reagimi i PS për protestën

    PS reagoi ndaj protestës së opozitës duke u shprehur se opozita po kërkon të arrijë synimet e veta politike, rrëzimin e qeverisë dhe jo qarjen e halleve të popullit.
    PS tha se opozita po mundohet vetëm të rrëzojë qeverinë


    Në emër të partisë në pushtet, pas protestës foli sekretari për marrëdhëniet me publikun, Bardhyl Agasi, duke aluduar për udhëheqësin e opozitës, Sali Berisha.

    "Shqiptarët akoma ruajnë në kujtesën e tyre bëmat dhe gjëmat e atij që thërret 'Nano ik'. Dhe kanë pritur prej kohësh që pikërisht ai, të ikte nga skena politike."


    Zhvillimin e protestës së sotme e përshëndeti prania e OSBE-së në Tiranë, duke përgëzuar edhe opozitën edhe qeverinë për qëndrim të matur dhe të përgjegjshëm.





    ---------------


    Bardhyl Agasi, duke aluduar për udhëheqësin e opozitës, Sali Berisha.

    "Shqiptarët akoma ruajnë në kujtesën e tyre bëmat dhe gjëmat e atij që thërret 'Nano ik'. Dhe kanë pritur prej kohësh që pikërisht ai, të ikte nga skena politike."



    dy llafe..

    Bardhyl Agasi, nje matrapaz qe ka ndertuar nje pallat 20 katesh, kuptohet me para te vjedhura, do i vi dita te iki vete..

    Po Pallatin ku do e lere..
    Kte radhe ne se vjen demokracia..nuk do ket me Pd qe krijon elit biznesmene me caca e koco e ben mala po do jet nje parti qe do bej nje qeveri qe do u fus fshesen hajdutve e do ja shtetezoje pronat tere bandave kuq e blu qe perfituan ne kto 15 vjet budallallek te votuesit te ndershem..

    Per nje parti te tille do votoj une..
    Per nje Parti do votoj qe do u japi Toke edhe atyre qytetareve qe mbeten ne furriqet e Spiro kolekes ne katet e dyta, treta e katerta te pallateve te qelbura e qe votuan Pd e qe Pd beri pronar fshataret e Ps duke i dhene toke..
    Per nje parti do votoj qe do ta bej plazhin jo pron te ben Hasanve e te marsel koco Gon Dukve e skafo-Tutoreve por te popullit..

    Kush eshte me mua?

    ..

  9. #279
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-12-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    13
    Me behet qefi qe cdo gje ka shkuar mire???????jo per gje por e mira triunfon gjithmon......po me vjen edhe pak keq per disa te rinje ketu qe flasin si pleq .......mos harroni se prinderit tuaj kane qene ato te 90 qe brohorisnin ne shesh epo ai qe eshte BURRE mbetet burre....jo e dredh si ti vi per mire .....jeni te ri ore mendohuni se cfar beni se ska mbledhje partie po ka marshim drejt botes se civilizuar.


    albo me kae pelqyer ne shkrimet e tuaja.......
    ne qofte se nje dite mendon se per boten sje asgje, mos u merzit se je bota per dike.

  10. #280
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TIRANE (21 Shkurt)


    - Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, nëpërmjet zëdhënësit, vlerësoi strukturat e Policisë së Shtetit, qendrore dhe vendore, të cilat u angazhuan në menaxhimin e protestës së sotme të opozitës. "Zbulimi i strategjive proreaktive për të mos lejuar praninë e elementëve të armatosur, të dhunshëm dhe të skeduar nga strukturat ligjzbatuese, u kombinua me strategji negociuese, në funksion të një tubimi demokratik dhe paqësor", deklaroi zëdhënësi. Kreu i rendit, vlerëson sjelljen e organizatorëve të cilët iu përgjigjën ftesës së Policisë së Shtetit, për të bashkëpunuar për mbarëvajtjen e këtij tubimi. Profesionalizmi i shfaqur sot nga shërbimet policore dëshmon se ky institucion po përmirësohet, konsolidohet, si dhe standartet e tij gjithnjë e më shumë po i afrohen atyre të Bashkimit Europian. Ministri i Rendit Publik, inkurajon strukturat e policisë që të vijojnë të kryejnë detyrat e tyre institucionale me profesionalizëm dhe etikë të lartë, në funksion të mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut në kuadrin e shtetit të së drejtës, përfundoi deklaratën zëdhënësi .


    bm/bm(News24/BalkanWeb) ora 17..

Faqja 28 prej 51 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nis protesta "Berisha ik!", shkak mungesa e energjisë elektrike
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •