E Shtune, 21 Shkurt 2004
IKEN FAMILJA NANO
Me ne fund vjen nje lajm i mire nga kampi qeveritar. Burime konfidenciale bejne te ditur se familja Nano ka bere gati bagazhet dhe eshte ne te ikur e siper. Ne eventualitetin e radikalizimit te protestave paqesore, nje forme demokratike e te shprehurit qe do te vazhdoje deri ne rrezimin e Nanos, cifti kryeministror ka gati helikopterin per te kaluar matane kufirit. Nano njihet per ikjet e tij legjendare. Kesaj radhe e ka edhe me te lehte, sepse ne ndihme i vjen sipermarrja private e bashkeshortes.
Pervec gardes dhe masave te tjera shteterore, Nano tani ka mundesi te kaptoje malet me Alba-Copterin e tij te shtrenjte.
Ky ne fakt duhej te ishte nje lajm i keq per opinionin publik, perderisa Kryeministri i vendit behet gati te ike, duke lene detyren. Mirepo ne rastin konkret, kur behet fjale per largimin e Nanos ky eshte nje lajm mese i gezueshem.
Largimi i tij nga Shqiperia perkthehet si frymemarrje, si nje clirim prej diktatorit ekonomik, qe po hedh tutje shoqeria jone.
Peshku celbet nga koka, dhe ndarja me Nanon hap premisen per renien e krejt sistemit te korrupsionit qe ai ka ngritur. Me kete rast do te bjere avazh avazh keshtjella e klanit Nano, e oligarkise se Fatosit.
Gjendja e ankthit eshte e kuptueshme per zotin Nano. Ai po veren se si ka arritur te armiqesohet me qytetaret e tij, madje me shumicen e qytetareve. Kjo nuk ka se si ta leje ate e qete. Dhe meqenese eshte frikacak patologjik, nuk ka ndermend te beje asnje rezistence, sado qe po mundohet te marre disa masa zbutese me karakter social dhe ekonomik. Sapo te shohe turmen e protestuesve qe drejtohet kah kryeministria, ai menjehere do te urdheroje ndezjen e helikave te Alba-Copter.
Nderkohe, ne kete gjendje tensioni dhe me humor te prishur jane te gjithe ministrat e kabinetit Nano, vecanerisht me te rinjte, te cilet kishin kohe qe thurnin endrrat e munguara me tendera dhe perfitime te tjera.
He per he, kane vendosur te gjejne strehe ne Pallatin e Brigadave. Tendenca per t'iu larguar Tiranes, tregon se dalengadale se ata po e lene zyren. Nje kapitullim i keq per ta, po te kemi parasysh se sa te frymezuar ishin per te cuar edhe nje vit ne maje te poltrones se ngrohte qeveritare. Ka prej atyre ministrave qe kane nisur te porosisin bileta avioni, fillimisht vetem vajtje.
Nje qeveri qe vendos te beje mbledhjen e rendesishme te KRTSH-se, larg zyres se saj, per shkak te frikes se protestes, e ka hak qe te mos rrije me ne detyre. Largimi i sotem drejt periferise se Tiranes, eshte ne nje fare menyre nje doreheqje "soft". Kthimi ne Tirane do te jete i turpshem per ta. Ata s'kane si te kene hijen e heroit qe vjen ne familje pas luftes. Perkundrazi, me shume ngjajne me te frikurit qe lene shtepine, sapo qielli mbulohet me re. Tash e tutje, keta meritojne te quhen ministrat e Pallatit te Brigadave. Mire do te ishte qe qeveria te rrinte gjate atje. S'ka problem pse duket si qeveri ne mergim. Mjaft qe s'do ta kemi neper kembe, duke na bllokuar semaforet dhe qarkullimin. Rruga te mbare o titullare.
KOHA JONE
Krijoni Kontakt