Close
Faqja 25 prej 51 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 501
  1. #241
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    "Shqipëri greke", "Shqipëri turke" dhe "Qiproja nanoiste"

    Preç Zogaj

    Janë bërë dy luftëra në Ballkan këto pesë vitet e fundit. Më e madhja, ajo e NATO-s për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Një luftë e pashembullt që i dha fund një padrejtësie të madhe në kurriz të shqiptarëve dhe hapi epokën e bashkimit të tyre brenda Europës së re. Lind pyetja: Pse do të bëhej gjithë ajo luftë që ndryshoi kursin e rajonit, nëse jo Shqipëria e madhe, por kjo e vogla, Republika e Shqipërisë, rrezikohet nga virusi qipriot? Kjo pyetje thërret në kauzë pikësëpari kryeministrin e Shqipërisë, i cili ka nxjerrë dje nga mënga një letër befasuese, jo për ne që ia njohin inkoshientin, por për politikën e lartë perëndimore. Duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, Nano ka thënë në aktivin e PS-së së Tiranës se rreziku më i ri që kërcënon Shqipërinë quhet një ndarje apo një konflikt ala "Qipro"! Nuk ka të dhëna se ç'vend ka zënë në analizën e Nanos përqasja midis zhvillimeve shqiptare ku qytetarët po protestojnë kundër qeverisjes se keqe dhe rastit qipriot, kur për dekada ka patur një konflikt etnik midis grekëve e turqve që popullojnë të njëjtin ishull. Nuk dihet gjithashtu si është pritur dhe a është zbërthyer më tej nga të pranishmit në aktiv thagma në fjalë? Gjasat janë që ky kumt i zi të jetë përcjellë me heshtje, me injorancë apo me shtirje budallenjsh. Përndryshe, ashtu siç u njoftuan kundërshtimet e Ilir Metës ndaj spekullimeve me shifrat, do të ishte njoftuar edhe indinjata e ndonjërit apo e ndonjërës ndaj paralelizmit provokativ midis Qipros greko-turke dhe Shqipërisë shqiptare. Absurditeti i këtij paralelizmi shtohet akoma më shumë kur shohim se komunitetet greke dhe turke në Qipro po përpiqen jo pa sukses të lënë pas të kaluarën konfliktuale dhe të themelojnë një bashkëjetesë të re mes tyre. Kryeministri ynë vërtet nuk ia thotë për analiza politike, por vështirë të mos e dijë ç'ka ndodhur e ç'po ndodh në Qipro. Po të kishte pakëz respekt për mendimin dhe të vërtetën kurrë nuk do të guxonte, madje do t'i vinte turp të bënte Kasandrën qipriote për Shqipërinë, thjesht sepse opozita ka nxjerrë në rrugë mijëra njerëz që kërkojnë demokratikisht largimin e tij nga posti. Ç'ka ndodhur me ketë njeri, që na tërhiqte deri dje me frymën demokratike të teksteve të veta! Vërtet i ka rënë pushteti në kokë në atë shkallë sa të mos kuptojë as edhe një fije nga arsyeja e protestuesve dhe kundërshtarëve politikë? Mos po kalon momente lajthitjeje? Mos nuk di? Mos nuk e ka veten në dorë? Mos përdoret? Unë nuk jam në gjendje tani të vë gishtin, por për një gjë kam sigurinë se nuk po gaboj: Kërcënimi me skemën e konfliktit të deridjeshëm qipriot është një vepër tipike e kancelarive dhe lobeve antishqiptare, pavarësisht se Nano mund ta ketë marrë për ta përdorur si gogol ndaj opozitës në një anë dhe si diversion ndaj partnerëve euroamerikanë në anën tjetër. Nano, në një farë mënyre, i paralajmëron ata me ndarje të vendit, nëse nuk e mbrojnë pa kushte ndaj protestave qytetare të udhëhequra nga opozita. Besoj se me ketë hap kryeministri ka dekonspiruar një kartë virtuale që do ta ndëshkojë atë politikisht. Është e vërtetë se lobet greke, veçanërisht lobi grek në SHBA, kanë rritur peshën e tyre në ekonominë dhe vendimmarrjen politike qeveritare duke mbajtur shpeshherë si brerore flamurin amerikan, por nuk ka, as ka për të patur Shqipëri greke në kuptimin e Qipros greke. Jugu i Shqipërisë është i gjithë Shqipëri dhe Nano vetëm e fyen këtë pjesë të vendit duke e llogaritur si rezervë luftarake në flateritë e tij politike. E vërteta është se në kohën tonë çështja shqiptare nuk po shkon drejt "mureve qipriote", por drejt modelit të hapjes dhe bashkimit. Ky proces është i pakthyeshëm. Sigurisht, armiqtë e Shqipërisë dhe Ballkanit të ri, s'kanë rreshtur së punuari për të penguar zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe rivendosjen e ekulibrit natyror në rajon midis shqiptarëve, serbëve dhe grekërve. Këto gjashtë vitet e fundit ata i kanë ofruar vendit tonë të varfër dy-tre herë rresht skemat e luftës civile dhe të likuidimit të opozitës demokratike. Nëpërmjet marionetave të tyre në krye të qeverisë socialiste ata kanë shtënë në dorë sektorët kyç të ekonomisë dhe kanë bllokuar me sukses zhvillimin e vendit. Shqiptarët nga Jugu në Veri po e kuptojnë çdo ditë pse janë të varfër e të nëpërkëmbur. Prandaj po mbushin kudo sheshet e protestës dhe nuk do të kthehen në shtëpitë e tyre pa u dhënë fund njëherë e mirë padrejtësive të jashtëzakonshme në shpërndarjen e pasurive që krijohen. Përkundrejt këtij zgjimi dhe ndriçimi historik, ja ku kryeministri i tyre, për turpin e botës, u ofron fantazmën e konfliktit qipriot. Që përkthehet kështu: "Ose mbajmë privilegjet dhe kolltukët, ose i vëmë zjarrin gjithë vendit"! Ne të tjerët duhet të zgjedhim!

    Janë dritëshkurtër, po aq sa të ligj. E përsërisim se nuk ka patur, nuk ka e nuk do të ketë "Shqipëri greke" dhe "Shqipëri turke". Shqipëria është një në gjithçka, edhe në hallin e saj. Analogjia e Shqipërisë me Qipron mund të përdoret metaforikisht vetëm në formën e "Qipros nanoiste" si ishull i nepotizmit dhe kleptokracisë. Rrjedhimisht, Nano apo ata që qëndrojnë pas tij, e kanë kot kur mendojnë se mund ta hedhin lumin me kërcënimin e një lufte civile apo me provokimin e saj.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #242
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Dega e PD në kryeqytetin belg bashkë me atë të Lëvizjes së Legalitetit protesta kundër Kryeministrit

    “Nano ik”, të dielën edhe në Bruksel
    “Qeveria aktuale prishi imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”


    Nga korrespondenti ynë në Bruksel Ernest Bunguri

    Protesta “Nano ik” do të zhvillohet këtë të dielë edhe në Bruksel, në kryeqytetin belg, ku jetojnë mijëra shqiptarë si dhe në kryeqytetin e Evropës, ku janë vendosur dhe institucionet më të rëndësishme të organizatës së Bashkimit Evropian.

    Janë këto institucione që manifestimi i të dielës kërkon të sensibilizojë, në lidhje me gjendjen aktuale në Shqipëri, në mbështetje të protestave që organizon opozita shqiptare në vend. Eshtë pikërisht kjo e fundit, e pranishme edhe në Bruksel me degët e saj të Partisë Demokratike dhe të Partisë Lëvizja e Legalitetit, që ka marrë iniciativën e organizimit të një proteste paqësore në kryqëzimin “Shuman” të lagjes evropiane të kryeqytetit belg, pikërisht në mes të selisë së Këshillit të Ministrave dhe godinës së Drejtorisë së Përgjithshme për marrëdhëniet me jashtë të Komisionit Evropian.

    Organizimi i protestës

    “Para katër ditësh, më 15 mars, së bashku me përfaqësuesit legalistë mblodhëm në një takim subjekte, shoqata, apo veprimtarë të mërgatës në Bruksel për t’i njohur me idenë e organizimit të protestës”, shpjegon për gazetën “Panorama” Shkëlqim Hoxha, kryetari i degës së PD-së në Belgjikë. Sipas këtij të fundit, takimi i 15 marsit përcaktoi dhe komisionin e ngarkuar me organizimin e manifestimit, i cili përbëhet nga vetë Shkëlqim Hoxha, nga Sulejman Gjanaj, kryetari i degës së Lëvizjes së Legalitetit, si dhe nga Gani Azemi, veprimtar i njohur kosovar i mërgatës në vendet e Beneluksit. Ky i fundit është dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për këto vende, por në organizimin e manifestimeve të së dielës nuk merr pjesë në emër të Partisë kosovare që përfaqëson. “Pjesëmarrja ime nuk është politike, por i bashkangjitem kësaj proteste si dhe marr pjesë në organizimin e saj, pasi qeveria shqiptare aktuale ka ndikuar në prishjen e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shpjegon arsyet e pjesëmarrjes së tij personale kosovari Gani Azemi.

    Për Shkëlqim Hoxhën dhe Sulejman Gjanajn, mbështetja e opozitës shqiptare nuk është vetëm një detyre politike. “Eshtë e katërta herë që në Shqipëri nuk zhvillohen zgjedhje të lira, korrupsioni dhe krimi gangrenizojnë akoma vendin dhe varfëria e shqiptarëve ka kapur kulmin”, shpjegon Shkëlqim Hoxha i PD-së, duke shtuar se, “manifestimi para institucioneve të BE-së duhet t’i sensibilizojë këta të fundit për gjendjen reale në vend”. Të njëjtat arsye ndan dhe Sulejman Gjanaj, kryetari i një prej forcave politike me më shumë anëtarë në Belgjikë që në periudhën e komunizmit, i cili shton se, “prania e një numri të madh shqiptarësh në Bruksel, ku dhe ndodhen institucionet më të rëndësishme të BE-së, duhet të shfrytëzohet në dobi të mbështetjes së protestave popullore në Shqipëri”. Për të tre organizatorët, të veshur apo jo me bindje politike, mërgata shqiptare nuk e sheh aspak me sy të mirë punën e qeverisë së Fatos Nanos dhe protesta e së dielës duhet ta tregojë këtë pakënaqësi jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Sipas këtyre të fundit, pritet që në manifestimin e së dielës në Bruksel të marrin pjesë jo vetëm shqiptarët që banojnë në kryeqytetin belg, apo në Belgjikë, por edhe shqiptarë të tjerë që pritet të vijnë nga Franca, Gjermania dhe vende të tjera evropiane. Protesta “Nano ik” në Bruksel do të fillojë në orën 14.00 të ditës së dielë dhe Shkëlqim Hoxha, kryetari i PD-së në Bruksel shpjegon se organizatorët kanë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë sa më mirë.



    “Po nxitet pakënaqësia e njerëzve”
    Veteranët kundër protestave të opozitës

    Veteranët janë kundër protestave të opozitës. Ata kanë dënuar lëvizjen e opozitës shqiptare, nën moton “Nano ik” si dhe aktet e dhunës që u përdorën në protestat e 7 shkurtit. Kurse, përgëzimet e tyre kanë qenë për Gardën e Republikës. “Ju, zoti Berisha, po rendni në katër anët e vendit për të mobilizuar e rekrutuar atë çka ju ka mbetur nga dështimet në zgjedhje, bojkotet, ulërimat, akuzat e shpifjet skandaloze në parlament dhe nga shumë mitingje të mëparshme të ngritura me anë të mashtrimit të turmës së rrugës me thirrjet ‘vdekje’, ‘vdekje’ dhe me kërcënime për rruspa e tritol. Ju më kot përpiqeni t’i vishni fantazmës së 14 shtatorit, vellon me lule të nuses, duke nxitur pakënaqësitë e njerëzve në nevojë, apo duke luajtur turpshëm me dhimbjen e gjëmës së Karaburunit”, kanë theksuar veteranët e luftës. Sipas tyre, kjo është një situatë e krijuar artificialisht, që synon të sjellë në pushtet po atë lubi të skenarëve të vitit 1997 dhe 1998 dhe që përpiqet të fshehë pas tryezave me këmbë të thyera, ku lozin teatër marionetat e kabinetit të tij hije, të joshur nga kolltuqet e premtuara pas realizimit të këtyre skenarëve antikushtetuese. Ata i kanë bërë thirrje të gjithë popullit shqiptar si dhe demokratëve të ndershëm që, “të distancohen nga këta skenarë për të mos rënë pre e këtij mashtrimi destruktiv, që i bëjnë dëm demokracisë dhe që krijon rreziqe për të ardhmen e vendit”.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #243
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Kreu i PD kërkoi që Kryeministri të largohet sa më parë. Ndryshe protestat nuk do të përfundojnë

    “Dorëheqja e Kryeministrit, akt qytetar”
    Berisha: Lëvizja “Nano ik” mbështetet edhe nga ndërkombëtarët



    Agim Haxhiu

    Berisha i bëri thirrje dje Kryeministrit Nano që të tregojë gjatë aktivitetit të tij politik vetëm një akt qytetar, atë të dorëheqjes.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh dje se përballë protestës së 21 shkurtit, e cila do të jetë në përmasa shumë herë më të mëdha se ajo e 7 shkurtit, Nano duhet të tregohet i përgjegjshëm për të dhënë dorëheqjen përballë dëmeve të shumta që i ka sjellë vendit gjatë qeverisjes së tij. Pasi ka garantuar se protestat e së shtunës do të jenë mëse paqësore, lideri i selisë blu ka takuar edhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë, përfshi edhe ambasadorin amerikan Xhefri, të cilët kanë dhënë, sipas tij, mbështetje të plotë për protestat, tashmë të nisura nga opozita.

    Dorëheqja

    “I kërkoj Kryeministrit shqiptar të japë dorëheqjen si të vetmin akt qytetar, të matur e të ndershëm gjatë karrierës së tij politike. Them i vetëm, pasi dëmet që i ka sjellë vendit dhe shqiptarëve janë të shumta e të vazhdueshme”, u shpreh kreu i PD-së, Berisha. Por, sipas tij, kjo kërkesë për dorëheqje, nëse nuk merret parasysh nga Kryeministri Nano, do të jetë e detyrueshme për këtë të fundit nga protestat mbarë qytetare, të cilat, tashmë kanë hyrë në një rrugë të pakthyeshme. Të tregojë në jetën e tij të vetmin akt qytetar, atë të dorëheqjes. “Protesat e 21 shkurtit në Tiranë, që do të përfaqësojnë edhe mbarë Shqipërinë, do të jetë një uragan që nuk do të ndalojë deri në rrëzimin e kësaj qeverie. Ndaj e them me bindje të plotë se përballë këtij uragani, Nano është i pashpresë”, tha lideri demokrat. Berisha, pasi ka rikonfirmuar edhe një herë se protesta e së shtunës do të jetë mëse paqësore dhe në përputhje të plotë me ligjin, pasi është marrë leja nga Drejtoria e Policisë për këtë aktivitet, i cili do të fillojë nga sheshi “Skënderbej” e më pas do të zhvendoset drejt Kryeministrisë. “Protesta jonë do të tregojë shembullin e qytetërimit, pasi ajo do të zhvillohet me lule, parulla, e mjete të tjera, të cilat do të zbukurojnë dhe gjallërojnë këtë lëvizje qytetare. Po ashtu, kjo lëvizje do të kontrollohet nga grupet, tashmë, të ngritura nga veprimtarë të opozitës, të cilët do të shmangin edhe rastet e provokimit që mund të vijnë nga njerëz të SHISH-it apo të njerëzve pranë Kryeministrit”, tha ai. Berisha shtoi se kjo protestë, tashmë ka mbështetjen jo vetëm të qytetarëve, por edhe faktorit ndërkombëtar.

    Mbështetja

    Kreu demokrat ka zhvilluar dje një takim me një përfaqësi të komunitetit ndërkombëtar, përfshi ambasadorin amerikan Xhefri, ambasadorin e OSBE-së, Liponen, zëvendëskryetarit të delegacionit evropian, Peti, si dhe zëvendëskryetarin e ambasadës holandeze, Van der Horst. Berisha ka siguruar ndërkombëtarët se protesta do të jetë mëse paqësore, por qeveria duhet të shmangë provokacionet nëpërmjet njerëzve të saj, të cilët mund të përfshihen në radhët e demostruesve. Sipas selisë blu, përfaqësuesit ndërkombëtarë janë shprehur se, opozita ka të drejtë të protestojë dhe kjo e drejtë e saj i është përcjellë edhe qeverisë së drejtuar nga Nano.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #244
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Wall Street Journal


    =====


    Two US Congressmen Offer To Mediate In Albanian Politics


    DOW JONES NEWSWIRES

    TIRANA (AP)--
    Two U.S. congressmen urged Albanian leaders Tuesday to stop the squabbling which has kept the ex-communist country from implementing reforms needed to bring the country out of poverty.

    Gil Gutknecht and Mark Kennedy, both Republican congressmen for Minnesota, also said they were willing to lend their expertise to the Albanian leaders seeking to find common ground and end the country's political paralysis.

    "Partisan politics many times brings divisions, but as our democratic experiment has matured, we have figured out ways to work together," Gutknecht said. "If there are ways that we can help the various parties here in Albania to disagree without being disagreeable, we volunteer to be constructive in that regard."

    As part of that effort, the two congressmen invited a delegation of Albanian politicians from the two major political groups - the ruling Socialist Party and the opposition Democratic Party - to visit the U.S. later this year, Gutknecht said. It wasn't clear when the visit would take place.

    "Many parties working together as one for the benefit of people is one of the greatest gifts that they (Albanian leaders) can give their country," Kennedy said.

    Albanians overthrew communist rule in 1990, but the country's long transition toward democracy has been marked by political infighting that has sometimes turned violent, seriously hampering reforms needed to reach the required standards of a market economy.

    Recently, the opposition has called on Albanians to oust the government of Prime Minister Fatos Nano. During an anti-government demonstration on Feb. 7, a group of protesters tried to storm government headquarters. Police reacted by firing into the air disperse the crowd. None of the protesters was injured.

    The congressmen also thanked Albania for supporting the U.S.-led war in Iraq and for contributing peacekeepers to missions in Iraq, Bosnia and Afghanistan.

    Albania has 71 troops stationed in the northern city of Mosul.

    The U.S. Embassy in Tirana said that Gutknecht and Kennedy were in Albania to "personally extend the thanks of the U.S. Congress and the American people to the people of Albania for their staunch support of the U.S. in the war against terrorism and Operation Iraqi Freedom."

    Updated February 17, 2004 12:58 p.m.

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne lidhje me deklaraten e "veteraneve"..



    Kush jane Veteranet ose ata qe vet-quhen veterane?

    Ceshtja e Veteraneve te Luftes nuk eshte sqaruar ende ne Shqiperi..

    Me Veteran duhet kuptuar nje njeri i cili lufton Okupatorin e Huaj qe ka ardhur me dhune ne atdhe..

    Veterani lufton okupatorin e huaj dhe njekohesisht kerkon qe vendi i tije mbas largimit te okupatorit te huaj te jete nje vend i mire..pa diktature e pa shtypje te lirive njerzore..

    Veteran te tille ka Italia, Franca e Norvegjia, Anglia,USA ..etj..
    Ata luftuan okupatorin dhe mbas lufte Votuan e mbrojten sistemet pluraliste demokratike..pamvaresisht nga bindjet e tyre te majta ose te djathta..


    Veteranet e vendeve qe mbas luftes anti fashiste u kthyen ne kapterra, Prokurore e xhelate te popujve te tyre nuk mund te quhen Veterane Lufte ..
    Ky lloj veterani qe kulloti ne borderot e Shteteve si B-yth-shkymi Sovietik e Rumania e Shqiperia e vende tjera ish staliniste ishte dhe eshte elementi me regresiv e anti-demokratik..

    Ne Shqiperi fill mbas levizjes demokratike u ri-aktivizuan Veteranet..

    Per arsye politike e biografike ata u ndan ne dy Grupe..
    .. grupi qe mbeshteti Levizjen demokratike dhe Grupi qe mbeshteti Partine e Punes sot PS-ne..

    Pd e udhehequr nga arrogante e mistreca te llojit Pashko-Rul-Meks Koplik e Dylbero Tan hoxha e sorrollopi tjeter nuk deshen te komunikojne me veteranet pro-demokrate dhe kjo beri qe organizata e Veteraneve pro-demokratike te mbeten pa mbeshtje politike e materiale..
    Nga ana tjeter veteranet e grupuar ne sherbim te PS-se u mbeshteten e u ndihmuan me te gjitha mjetet nga Mafia Socialiste dhe kjo dha frytet e veta ne votimet e 94-es ne revolucionin bolshevik te 97-tes.. e ne votimet e viteve te fundit..

    Pd duke qene se vuan nga semundja e djathtizmit dogmatik nuk i perfilli kto forca dhe rezultati dihet..
    Veteranet PS-iste u bene mbeshtje kryesore e Edvin Enver Ram Hoxhes..

    Ata duke qene mjeshtra te pislleqeve e ish kriminele te regjur diten te kamuflohen e te propogandojne kunder Pd-se dhe njerzve te saje..

    Veteranet PS-iste mbajne pergjegjsi per 97-ten njisoj bile me shume se Zan Caushet e Albert Shytet..
    Me eksperiencen e tyre personale si komisar llafollog ushtrie e shefa obskurantiste kuadri e diplomate sigurimsa e spiune lagjesh e gjurmus antenash e provokator e prokuror gjyqesh fallco e deshmitar ne eleminimet kunder njeri tjetrit ata u bene nje pasuri e cmuar e PS-se dhe qe mjeshtri nano-Ruc i perdor ne kohen e vendin e duhur me sukses..

    Gafa e 14 Shtatorit dhe perseritja e saj ne 7 shkurt nga PD u jep armates se veteranve PS-iste material te bollshem per punen e tyre ne mbrotje te Mafies se perbere nga bijte e nipa-mbesat e tyre..

    Prandaj 14 shtatori e 7 shkurti ishin "shi ne kallamoq" te PS-se..

    qashtu..

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dit .. shkruaje shqip qat artikull ose nje pjes te tij..

    qashtu..

  7. #247
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    SHKURTI I PËRMBYSJES HISTORIKE DHE I FRYRJES BLLOFISTE


    Dita e bukur që nuk përsëritet, 20 Shkurti 1991


    Muaji Shkurt vjen çdo vit. Por Shkurti i vitit 1991 do të mbetet i veçantë në historinë e shqiptarëve sepse është Shkurti i një përmbysjeje të madhe historike me shumë përmasa, që shënoi fundin e një epoke, sistemi e regjimi dhune e tmerrri për shqiptarët dhe lindi shpresat për një Shqipëri të re, më të mirë, të lirë demokratike. Këtë Shqipëri, që edhe pas 13 vitesh është ende më shumë mirazh se imazh, për ironi jemi mësuar ta emërtojmë “një Shqipëri europiane”, ndonëse edhe ajo “Shqipëria socialiste” e diktaturës së proletariatit e Partisë së Punës dhe e Enver Hoxhës ishte Shqipëri europiane, pasi gjithçka të mjerë, të zymtë, apo të lavdishme që kishim në radhë të parë na e kishte bërë peshqesh Europa, që nga Lindja dhe Perëndimit na solli dhe na imponoi sitemin e sundimin komunist për disa dhjetëvjeçarë.

    Përmbysja e madhe faktike simbolike në Shqipëri ndodhi më 20 Shkurt 1991, pikërisht në orën 14.05 kur u përmbys monumenti gjigand e mishngjethës prej bronxi i Enver Hoxhës, i vendosur në sheshin “Skënderbej” pas vdekjes së diktatorit komunist dhe i përuruar në një ceremoni të shpëlarë nga pasuesi i tij Ramiz Alia pak vite para se diktaori i bronxtë të tërhiqej zvarrë, duke paralajmëruar edhe largimin e shpejtë nga skena të pasuesit të tij. Një vit pas përmbysjes së monumentit të Enverit, Ramiz Alia do të largohej nga posti i kryetarit të shtetit të Shqipërisë, e cila tashmë kishte hyrë në epokën e pluralizmit politik që i dehte shqiptarët me gjithfarë aromash demokracie e përparimi me të cilat ata nuk ishin mësuar dhe nga të cilat do të zhgënjeheshin gjithnjë e më shumë , vit pas viti.

    Më 20 Shkurt të vitit 1991 ishte një ditë e mrekullueshme, e shndritëshme, e ngohtë, me një qiell të pastër qelibar dhe një diell që shkëlqente si asnjëherë tjetër; një ditë e paparë pranvere në mesin e dimrit. Ishte një mot i çuditshëm që dukej se zbukuronte ëndrrën e shpresën e madhe të shqiptarëve që dimri politik, errësira shpirtërore, mjerimi ekonomik për ta të merrnin fund përgjithmonë dhe të fillonte pranvera e madhe e “europianizimit demokratik” të Shqipërisë.

    Për atë që panë e përjetuan shqiptarët ditën e 20 Shkurtit 1991 është folur e shkruar shumë. Kanë shkruar pjesëmarrës e dëshmitarë të ngjarjeve të vrullshme që ndodhën atë ditë dhe të tjerë që as kanë qenë aty, as e kanë shijuar shndritjen e ngrohtësinë e çuditëshme të diellit të asaj dite midis demonstruesve. Kanë shkruar edhe ata që kanë qenë me mënyra nga më të ndryshmet protagonistë të përgatitjes së ngjarjeve që sollën atë ditë dhe të zhvillimeve të vrullshme e të parrokëshme nga një mendje apo penë e vetmuar që ndodhën atë ditë. Kanë shkruar dhe spekulues që ato ditë strukeshin, që atë ditë dridheshin larg skenave të zhvillimeve të papërmbajtëshme, që shtrëngonin dhëmbët nga zemërimi që nuk mund ta pengonin këtë përmbysje të madhe.

    Kanë shkruar e vazhdojnë të shkruajnë e të flasin edhe spekulues politikë që atë ditë përjetonin ndjenja të përziera dyzimesh, që mendonin me frikë për atë që mund të prishte ambiciet apo karrierën e tyre, që nuk dinin si të bënin : të qëndronin hapur në anën e Ramiz Alisë dhe të atyre udhëheqësve të atrofizuar komunistë që qanin me “0ooiiii” në një mbledhje të KQ të PPSH, kur Ramiz Alia, më i dyzuar se kurrë në fizionominë e tij politike nga një anë jepte me pikëlllim lajmin për rrëzimin e Enverit të bronxtë që të bënte rolin e besnikut, në anën tjetër përpiqej të linte shteg politik e gjurmë se ishte dhe bashkëpunimi i tij i fshehur që ndihmoi në çvidhosjen e këtj monumenti ( në kuptimin e mirëfilltë dhe figurativ të kësaj fjale) për t’u bërë i pranueshëm për udhëheqës i periudhës së tranzicionit.



    Retë e politikës së sotme ishin në horizontin e 20 Shkurtit 1991



    Dhe, si gjithmonë, qysh atë ditë të përmbysjes së Enverit të bronxtë u vunë në lëvizje dhe u dukën edhe dallkaukët që historikisht korrin frutet e revolucioneve ose të përmbysjeve të mëdha pasi këto i kanë nxitur më parë idealistët dhe i kanë kryer trimat (budallenjtë). Këta ishtin matrapazët që nga një anë hiqeshin sikur po i prinin lëvizjes përmbysëse popullore, në anën tjetër merrnin e jepnin me Ramiz Alinë e pushtetin e tij, që Ramizi ta bënte “uljen e butë” të avionit të komunizmit pas avarisë. Dhe këtë e përligjnin me gjoja merakun e tyre për të shmangur luftën civile.

    Përmbysja e monumentit të Enverit më 20 Shkurt 1991 ( pra përmbysja simbolike e diktaturës komuniste) ishte përgatitur pak e nga pak prej kohësh dhe ndodhi kur ngjarjet botërore nuk lanë më mundësi që diktaturat komuniste të mbaheshin si më parë edhe në një vend ku diktatura ishte me e egër se kudo, Shqipëria. Por zhvillimet konkrete për përmbysjen e monumentit, që erdhi si papritmas për shumë shqiptarë,, kishin filluar në dhjetor të vitit 1990 me demonstratat në qytetin studenti, me daljen në skenën e ngjarjeve politike të të parës lëvizje masive opozitare që u pagëzua si Partia Demokratike. Përgatitja e klimës politike, e zemërimit dhe e vendosmërisë politike që çuan në përmbysjen e monumentit të Enverit ishin bërë me lëvizjen e dytë studentore që kishte nisur në gjysmën e parë të muajit Shkurt për t’i hequr Universitetit emrin e Enver Hoxhës dhe sidomos me grevën e urisë ku hynë 743 studentë dhe pedagogë më 18 Shkurt 1991. Nuk ishte rastësi që koka e monumentit e ndarë nga trupi gjatë zvarrisjes prej turmës në sheshin “Skënderbej” përfundoi e varur në muret e klubit “Studenti’ ku zhvillohej greva e urisë dhe bashkë me deklaratën qeveritare për heqjen e emrit të Universtitetit u bënë shenjat që i dhanë fund kësaj greve të parë masive urie në historinë e Shqipëisë, jashtë mureve të burgjeve.

    Këto zhvillime kaq të vrullshme të atyre ditëve në kuadrin e asaj lëvizjeje të madhe popullore që grumbullonte rreth 100 000 demonstrues rreth godinës ku zhvillohej greva e urisë e studentëve, prej nga edhe u nis lumi njerëzor që përmbyti bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Skënderbej” për të përmbysur edhe monumentin e Enverit shiheshin me një ndjenjë shqetësimi, mungese besimi dhe madje frike nga 12 “Pardesytë e bardha”, individë të përzgjedhur nga strukturat partiako-shtetërore e agjenturore të komunizmit për të marrë drejtimin dhe komandimin e asaj lëvizjeje masive heterogjene popullore në emër të partisë së parë opozitare të sapo krijuar dhe të pagëzuar me emrin amorf “Partia Demokratike”.

    Këtë frymë e këtë klimë kam mundur ta vë re dhe ta përjetoj me zhgënjim dhe madje të kundërshtoj në mënyrën që m’u duk më e mirë atëherë, më 13 Shkurt 1991, në Aktivin e parë Kombëtar të Partisë Demokratike, që doli se ishte një mbledhje e thirrur pas shumë makinacionesh komplotiste midis “Pardesyve të bardha” dhe përkrahësve të tyre të ngushtë për të hedhur bazat e luftës për pushtet në periudhën që do të pasonte. Atë ditë këta burra dhe ndonjë grua vraponin sa andej këndej të siguronin mbështetës që të dilte në krye grupi i tyre( grupet ishin disa) dhe e kishin fare pak mendjen tek demonstratat studentore. Ata kishin hallin se kush do të dilte në krye të PD-së.

    Nuk mund të mos e kujtoj as tani pas 13 vitesh atë që kam se m’u desh të kundërshtoja ashpër Preç Zogajn, i cili pikërisht më 13 Shkurt 1991, ende pa marrë përmasat e vrullin e plotë lëvizja e madhe popullore që nxirrte në sheshet e rrugët e Tiranës mbi 100 000 veta, shpallte se “demonstratat studentore e kishin kryer misionin e tyre”, se “studentët duhej të ktheheshin në auditore”, se “politika nuk mund të bëhej më në rrugë, por në zyra” e të tjera. Dhe mbasi ndoqi këtë logjikë për shumë vite me rradhë, mbasi u bë për shumë kohë “prifti predikues i moderimit në politikë”, në Shkurtin e vitit 2004 e shohim këtë Preç Zogajn të dalë në paraskenën e politikës së çorientuar populiste si tellalli kryesor i parrullës berishiane “ të përmbysim Nanon si monumentin e Enverit”.

    Berisha, Zogaj dhe kolegë të tyre të tjerë në taborrin ramizian të “12 Pardesyve të bardha” ( i kishin këshilluar pushtetarët të visheshin kështu që të njiheshin lehtë e të mos bëheshin objekt i veprimeve të forcave të rendit) më 13 Shkurt e kishin mendjen tek postet e ardhëshme, tek lufta e bërrylave për pushtetin e ardhëshëm, jo tek përmbysja e madhe që do të bëhej më 20 Shkurt. Disa prej tyre ishin kundërshtarë të vazhdimit të lëvizjes studentore, disa skeptikë ose indiferentë ndaj saj. Disa u munduan me të gjitha mënyrat të sabotonin edhe grevën e urisë të studentëve. Prandaj në shtabin e grevës u vendos që të mos lejoheshin të hynin në lokalet e grevistëve njerëzit e kryesisë së PD-së. Në ato ditë “vrulli e stuhije” antikomuniste Sali Berisha bashkë me Skënder Gjinushin ( ministër arsimi në atë kohë), Lisien Bashkurtin ( sekretari KQ të Rinisë së Punës) jepnin e merrnin me Ramiz Alinë të shuanin vrullin dhe të ndalnin stuhinë që po afrohej. Ata përpiqeshin të nxirrnin studentët nga greva e urisë dhe ta kanalizonin politikën ashtu siç kërkonte Preç Zogaj, drejt kabineteve pushtetare e kulisave ramiziane.

    Këto i di si pjesëmarrës dhe dëshmitar i atyre zhvillimeve në mjediset e PD-së, në lokalet e grevës së urisë të studentëve, në veprimtarinë e Forumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, nga mbledhja në shtabin ushtarak të grushtit të shtetit natën e 22 Shkurtit në Shkollën e Bashkuar të Oficerave në Tiranë, nga veprimtaria e familjarëve e shumë të afërmëve të mi, nga kontaktet me drejtues të sindikatave opozitare të sapoformuara e plot burime të tjera. Këto janë të shkruara nëpër botime të mëvonshme. Por mbi të gjitha këto janë fiksuar të freskëta fare në librin “ Erëra lirie dhe rënkime dhimbjesh” të botuar në italisht në pranverën e vitit 1991 nga Renato Brukoli, në bazë të dëshmive autentike të vëllezërve Ervin e Ron Kubati, pjesëmarrës të grevës së urisë, të cilët në fillim të marsit 1991 lanë Shqipërinë për në Itali në “ekzodet e famshme”, pasi gjendja në Shqipëri u bë shumë e rrezikshme pas tentativës së ushtarakëve për grusht shteti më 22 Shkurt 1991. Egërsimin e diktaturës që po jepte shpirt krerët më fanatikë të Partisë së Punës dhe të ushtrisë e shfaqën duke hedhur parrullën “ pushtetin me gjak e kemi marrë, vetëm me gjak e lëshojmë”.

    Qysh të nesërmen e përmbysjes historike të monumentit të Enverit, krerët e PD e dhanë provën se donin ta largonin politikën nga rruga, ta neutralizonin turmën që entuziazmin e një dite më parë kërkonte ta konkretizonte edhe me largimin e “statujave të gjalla” të diktaturës nga “Blloku i udhëheqjes”. Por PD nëpërmjet Neritan Cekës, që pikërisht më 13 Shkurt 1991 kishte kaluar nga “intelektual i pavarur” pranë PD-së në anëtar i udhëheqjes së PD-së ( qysh atëherë Berisha e ka përdorur taktikën e hapjes së PD-s ë për intelektualët, me të cilën bën zhurmë edhe tani) dhe veprimtarë të tjerë arriti të ndalte turmën tek ura e Lanës. Kjo është ajo historia famëkeqe me të cilën herë spekulon Berisha herë kundërshtarët e tij, kur PD e nisi jetën e saj politike me braktisje të revoltës në pikën kulmore. Berisha kur ia ka dashur lufta me kundërshtarët brenda partisë ka spekuluar me këtë ngjarje duke e paraqitur si “tradhti të ramizianit Ceka”. Por po aq sa Neritani ka qenë protagonist i saj dhe Saliu, i cili këtë marifet e ka përsëritur shumë herë të tjera dhe po e përsërit edhe tani në Shkurt të vitit 2004.



    Si plasi fluska e “bllofit berishian” pa ardhur 20 Shkurti 2004



    Berisha u entuziazmua tej mase që në mitingun e protestës të 7 Shkurtit 2004 nën parrullën “Nano, ik!”, që ai kërkon ta maskojë si një “lëvizje qytetare” si para 13 vitesh, arriti të grumbullonte në sheshin “Skënderbej” një turmë më të madhe protestuesish sesa kishte mundur të grumbullonte në mitingjet anemike që ka organizuar vitet e fundit. Kur kjo turmë e elektrizuar nga predikimet e propagandistëve se kishte ardhur çasti të përsëritej në Tiranë “revolucioni i trëndafiltë gjeorgjian” u përqëndrua dhe përdori gurë para dyerve të ndërtesës së Këshillit të Ministrave, ndeshi atje edhe në rezistencë e krisma armësh në ajër. Kaq mjaftoi që “revolucioni i kadifenjtë gjeorgjian” të merrte pamjen e paralajmërimit për një përleshje të dhunshme në Tiranë.

    Berisha pas kësaj lëshoi premtimin dhe përbetimin se mitingu do të përsëritej më i fuqishëm më 20 Shtator 2004 dhe këtë ditë “Fatos Nano do të përmbysej si monumenti i Enverit”, para 13 vitesh. Vetëm nuk tha se Nano do ta linte selinë e Kryeministrisë në orën 14.05, sikurse ishte shembur monumenti më 20 Shkurt 1991.

    Ata që i njohim huqet e Berishës për të bërë kërcënime bllofiste e kishin të vështirë të besonin se do të ndodhte pikërisht kështu. Berisha lëshon fjalë kërcënuese sa herë humbet kontrollin mbi zemërimin e tij inatçor, ose sa herë kujton se ka një çast të volitshëm për të përdorur armën e tij të bllofit që nuk e heq kurrë nga brezi politik, as natën në gjumë.

    Mirëpo shumë njerëz e dinë tashmë se edhe kur Berisha bllofon fuqishëm nuk duhet përjashtuar që ai papritmas të heqë dorë nga kërcënimi e fjala e thënë me mburrje dhe të bëjë kthesën, edhe sikur kjo të jetë shumë e turpshme për të dhe shumë e dëmshme politikisht për ata që i shkojnë pas për hir të një çështjeje madhore dhe interesi politik fisnik. Veçse kësaj radhe radhe ishte vet Berisha që nuk u la kohë e shteg as atyre që besojnë verbërisht në sjelljet e tij politike që të përgatiteshin shpirtërisht për një kthesë të fortë berishiane kaq të shpejtë. Mesa duket përfaqësuesit diplomatikë të SHBA dhe të Komisionit të Bashkimit Europian në Tiranë, politikanë amerikanë dhe europianë nga jashtë, pas kërcënimeve të Berishës për të tentuar një tjetër 20 Shkurt të dytë në Tiranë ia tërhoqën me gjithë fuqinë e tyre veshët Berishës pa i lënë shumë kohë e hapësirë të ndërtonte një demagogji më të honepsshme për tërheqjen.

    Saliu e la mënjanë adhurimin e përgjërimin e tij për “modelin gjeorgjian e sakashvilian” të përmbysjes së pushtetit politik dhe thirri shqytarë të tij, që herë i mbledh rreth vetes herë i përbuz nga partitë “aleate” dhe si hap të parë e shtyu datën e mitingut nga 20 Shkurt, për më 21 Shkurt 2004. Gazeta “ZP” është talluar duke shkruar se Saliu e shtyri datën se meqenëse 20 Shkurti nuk ishte ditë pushimi dhe nuk i grumbulloheshin pasuesit. Por më e besueshme është se Saliu nuk gjente dot mënyrë tjetër për të braktisur pa u turpëruar shumë parrullën e mitingut “Nano do të përmbyset si monumenti i Enverit”. Bashkë me ndërrimin e datës ndërroi edhe formula për rrëzimin e Nanos. Gazetat e PD-së filluan të shkruanin se “Pranvera është stina me të cilën fillon largimi i Nanos”. Kështu pas zgjatjes së jetës së qeverisë së Nanos për një ditë, nga 20 në21 Shkurt, Berisha bëri zemërgjërsinë e dytë duke e lidhur rrëzimin e qeverisë jo më me një datë por me një stinë. Dihet se pranvera fillon më 21 mars e mbarojn më21 Qershor. Pra, Nanos i lejohet të qëndrojë edhe 4 muaj të tjera. Mirëpo propagandistët e Berishës nuk kanë thënë qartë se fjala është për pranverën e vitit 2004. Kështu krijohet një situatë zbavitëse si me atë lajmërimin që kishte varur një shitës mishi në derën e shitores së tij “Sot mishi është me pare, nesër pa pare”, pa shënuar ndonjë datë. Dhe njerëzit dilnin të gënjyer e të zgjënjyer sa herë paraqiteshin të merrnin mishin pa parë se u thuhej që tabela shkruante “Nesër” e jo “Sot” pa pare.

    Që PD-ja nuk e ka fjalën për pranverën e këtij viti 2004 kur cakton rrëzimin e qeverisë së Nanos sikur ka marrë përsipër ta vërtetojë vet Berisha në takimet fundit nëpër rrethe me simpatizantët e tij para të cilëve betohet që ta dëgjojë mirë diplomacia botërore se “PD nuk do përmbysje të pushtetit, por vetëm marrje të pushtetit me zgjedhje të ndershme e të lira”. Me një fjalë vet Berisha po i flet PD-së dhe atyre që i vijnë rrotull nga “aleatët” sipas shprehjes popullore “prit gomar të mbijë bar”.



    Kush ia siguron Berishës zgjedhjet e ndershme që të marrë pushtetin?



    Berisha e di fare mirë që zgjedhje me të vërtetë të lira e të ndershme në Shqipëri nuk është më e mundur të bëhen për një kohë të gjatë, aq shumë është përdhosur institucioni i zgjedhjeve demokratike nga manipulimet gjatë 13 viteve . Zgjedhje të tilla nuk mund të behën sepse janë të pandershëm ata që merren me organizimin e tyre, qoftë në Shqpëri, qoftë në mekanizmat mbikqyrës europianë. Është i pandershëm pushteti socialist. Është e pandershme opozita berishiane që është partnere në organizimin e kontrollimin e zgjedhjeve me pushtetarët. Vet PD-ja ka krijuar precedente zgjedhjesh të pandershme e të padrejta.

    PS-ja që është në pushtet ia ka marrë mirë dorën punës së manipulimit të zgjedhjeve aq sa vetë pëdëistët e pranojnë se çfardo rregullash të forta të sajosh me ligj, PS do të gjejë një marifet për të manipuluar zgjedhjet. Pra duhet të jeshë shumë i fortë në elektorat që të zhvleftësosh manipulimet. Por manipulimet i ka qejf dhe vet PD-ja, e cila tani, zëdhënësit më të zhurmshëm të politikës së saj i ka deputetët që kanë hyrë në parlament me manipulimet e PS-së ( Arben Imami e Preç Zogaj si deputetë të Dushkut , Nikollë Lesi si “socialist i pavarur). Edhe në PD e PS gjithnjë janë bërë ankesa se zgjedhjet bëhen të padrejta për forumet partiake. Madje në PD ka edhe më pak drejtësi e demokraci politike dhe zgjedhore se në PS.

    Berisha tradhtoi aleatët e vegjël kur bëri pazaret me PS-në për Kodin zgjedhor të fundit. Berisha premtoi se zgjedhjet për pushtetin vendor në vitin 2003 do të ishin të drejta e të ndershme dhe qytetarët duhej të merrnin pjesë masive në to. Pastaj u ankua edhe më shumë se herë të tjera se ato zgjedhje dolën të padrejta e të pandershme. Pra Berisha e di se kurrë nuk do të mund të sigurojë zgjedhje të ndershme për shqiptarë. Ai duhet ta ketë marrë vesh se për zgjedhjet e pandershme në Shqipëri Europa nuk çan kokë, ajo i shpall me shumë lehtësi të ndershme sido që të bëhen. Berisha kot shpreson se mund të ketë ndonjëherë privilegjin që pati Shakashvili në Gjeorgji që diplomacia ndërkombëtare t’i shpallë të pavlefshme zgjedhjet. Kur diplomacia ndërkombëtare nuk bëri këtë në vitin 1997 ( 29 Qershor) nuk ka për ta bërë kurrë në rastin e Shqipërisë, por çfardo zgjedhjesh do t’i cilësojë si “të mira për Shqipërinë”.

    Por Berishës i duhet tani të kthehet tek teza e zgjedhjeve të ndershme se nuk ka nga t’ia mbajë mbas paralajmërimeve që mori nga diplomacia e huaj të mos synojë marrje pushteti me dhunë e të mos organizojë demonstrata të dhunshme. Pra, praktisht, pas bubullimave “Qeveria e Nanos ra ( 7 Shkurt 2004),”Nano do të përmbyset si monumenti i Enverit ( 20 Shkurt 2004)”, “demonstruesit mund të hynin kur të donin në Kryeministri”, “Kryeministrinë mund ta pushtoj vetëm me një grusht demonstruesish,” Sali Berisha kaloi tek mërmërimat “ me pranverën fillon rrëzimi i Nanos”, tek psherëtima “ pushtetin nuk e marrim me përmbysje, por me zgjedhje të lira”.



    Berisha “luftën për pushtet” e acaron që të mbetet në politikë



    Kështu parulla “Nano,ik” nga kërcënim publik po kthehet në lutje publike “ Nano qëndro sa të duash në pushtet, por më jep dhe mua mundësi të reja të qëndroj në politikë”.

    Tërë zallamahia berishiane e Shkurtit të këtij viti është një manovër e Berishës për të siguruar edhe një herë kushte që të qëndrojë në politikë. Për të qëndruar në politikë Berisha para dy vitesh ndoqi këshillat e mikeshës së Pollos, Doris Pak, dhe bëri ato marrëveshjet e pështirosura me Fatos Nanon. Kur bëri këto marëveshje Saliu kishte në krah si ortak më të besuar e partner me vlerë para diplomacisë europiane pikërisht Genc Pollon, të cilin sot nuk e pranon në tryezën e partive të “bllokut anti-Nano”, sepse gjoja Genci qenka bërë patericë e pushtetit socialist. Duket Saliu edhe pse vepron sipas shtytjeve që i ka bërë mikesha e Pollos, Doris Pak, përsëri trembet mos i bëhet ndonjë rreng dhe Pollo kthehet në rival për kryeopozitar. Prandaj ka vendosur ta mbajë me çdo kusht larg, madje sipas huqit të vjetër po ia rrëmben edhe bashkëpunëtorët më karrieristë në partinë demokrato-pollare.

    Është qesharake kur Berisha bojkoton Pollon se është bërë “patericë e Partisë Socialistë” dhe nuk paska vend në tryezën berishiane për të kur rreth kësaj tryeze kacagjelen Arben Imami, Preç Zogaj, Nikoll Lesi, Fatmir Mediu, Ekrem Spahiu e deri Aranit Kokobobo. Është politikë e pacipë që Berisha t’i bëjë vend në këtë tryezë gjeneralit andart Arben Imami, Preç Zogajt, Nikoll Lesit, Mediut e Kokobobos që në vitin 1997 i kanë shërbyer PS-së për të rrëzuar Berishën me armë apo edhe njerëzve të partisë së Dash Shehit që e brakstiën PD-në menjëherë pas disfatës dhe tërë inatin ta ketë me Genc Pollon! Çfardo të ketë bërë Pollo në vitin 1999 kundër Berishës, ai në vitin më të vështirë 1997 ishte përkrah Berishës kur ky mbeti i rrethuar nga armiqtë dhe i braktisur në kullën e tij presidenciale, ndërsa Imami i jepte ultimatume nga Jugu, madje kërkonte ekzekutimin politik e fizik të Berishës.

    Veprimet që po bën Berisha në këtë muaj Shkurti vërtetojnë se atë nuk e shqetëson edhe aq shpëtimi i Shqipërisë nga “ klika kleptokrate e Nanos”, por e shqetëson rreziku që ai të dalë jashtë politikës. Prandaj i fryn kaq shumë histerisë antinanoiste që të krijojë terren të mbetet në politikë si prijatar i krahut opozitar. Prandaj është i gatshëm të rrethohet me të dështuar, të diskredituar e të inkriminuar në rebelimin e vitit 1997 dhe përpiqet të mbajë larg cilindo që mund ta konkurojë në opozitarizëm. Saliu siguroi njëfarë roli të kryeministrit informal në bashkëqeverisjen informale me Nanon pas pajtimit të madh që bëri me të në verën e vitit 2002. Saliu gjithë kohën është kujdesur të lërë përshtypjesn brenda e jashtë Shqipërisë se është më shumë se një “kryetar i opozitës” ( i vetshpallur), se ai ka vlerën e një kryetari shteti ose kryeministri hije. Tani përsëri duket dëgjoi këshillate zonjës Doris Pak që nga pëllumbeshë politike e vitit 2002 po imiton sjelljen grabitqare të hutës së pulave në politikën shqiptare dhe nxit “politikën e rrugës”. Ndoshta tek Saliu do të kenë ndikuar edhe inatet që ka Prodi me Berluskonin, mikune Nanos në Itali dhe është inkurajuar për të nxjerrë pakëz kthetrat në Shqipëri. Mirëpo si duket ajo pjesë e diplomacisë ndërkombëtare që ia tërheq veshët Berishësh qenka më e fortë se ajo pjesë që i rreh shpatullat dhe e shtyn për veprime të forta. Prandaj Saliu edhe një herë mori kthesën në mënyrën më të turpshme duke bërë qesharakë dhe përkrahësit e vet që e ndjenkin qorrazi kur ai pretendon se ka ndërmend të bëjë hatanë. Saliu tani do të zhgënjejë edhe ithtarët e Metës, Gjinushit, Brokajt, Meidanit e Nikoll Lesit që kësaj radhe ia shtuan disi numrin e pjesëmarrësve mitingut berishian të 7 Shkurtit.



    Nuk bëhet opozitë e shëndetshme me politikanë të zhytur në amoralitet politik



    Kështu bllofet berishiste të Shkurtit 2004 nuk ngjajnë fare me përmbysjen e madhe politike të Shkurtit të vitit 1991.

    Edhe tani në kohën e bllofeve Berisha është i rrethuar po nga ata bashkëpunëtorë të ngushtë ambiciozë e karrieristë pushteti si në vitin 1991, kur kacafyteshin për karrige. Preç Zogaj, Gramoz Pashko e Arben Imami plotësuan metamorfozën e tradhtisë ndaj PD-së e vet Berishës dhe janë sërish në gjirin e tyre. Meksi përdredh vithet e qejfmbetjes si femrat pranë semaforëve ( të politikës) që të tërheqë interesin e Berishës dhe të shkojë pranë tij si konkurent për kreun, sikurse ishte më 13 Shkurt 1991. Neutralistin e 13 Shkurtit 1991, Selami, disa duan ta joshin sërish të kthehet në Shqipëri për të luajtur edhe një herë të njëjtin rol, por me “përvojë amerikane”. Berisha dhe shumë të tjerë trumbetojnë se një PD e amalgamuar më demokratikisht se në vitin 1991 e përmbys pushtetin socialist.

    Është një bllof që fsheh synimin e një takëmi politikanësh tashmë të dalë jashtë lojës faktike për të qëdruar në politikë. Berisha e ndjen veten mirë vetëm midis këtyre. Çdo ristrukturim i formacioneve politike jashtë këtij rrethi e tremb atë. Prandaj Berisha dhe ata që ka rreth vetes ose që do t’i ngjiten siç i janë ngjitur kohë pas kohe njerëz si Londo, Ngjela, Laço, Starova, Rroqi e të tjerë pengon ndërtimin e opozitës që i duhet elektoratit shqiptar që bojkoton gjithnjë e më shumë votimet në çdo zgjedhje.

    Berisha nuk mund të arrijë asgjë me ato tryezat që thërret. Në tryezën e fundit mungonte pikërisht ajo gjë që duhet më shumë për të bërë opozitë efikase, mungonte morali politik. Nuk mund të ketë moral politik të djathtë opozitar në tryezën ku është ngrehur Arben Imami, Nikoll Lesi. Nuk mund të ketë moral politik kur shtypi i PD-së disa herë e shpall Ekrem Spahinë e PLL-së si mercenar të socialistëve, si të blerë nga Gramoz Ruçi, si bashkëpunëtorë të Sigurimit dhe pastaj ai del në krah të Berishës për të përmbysur Nanon. Këtu mungon morali politik nga të dy palët.

    Berisha vazhdon të bllofojë edhe kur kërcënon, edhe kur ha llafet, edhe kur betohet për “stuhi e vrull të ri”, edhe kur fut bishtin ndër shalë e përgjërohet vetëm për shenjtëri në demokraci. Berisha bllofon edhe kur shpall se ishin vetëm shaka përleshjet para derës së Kryeministrisë edhe kur çirret hajdeni në demonstratë me lule në duar e jo me xhepa plot gurë. Berisha bllofon kur thotë se nuk do pushtet me përmbysje, por i bën thirrje ushtrisë e policisë të kalojë në anën e tij, edhe kur fton vlonjatë të vinë për “uikend “ në Tiranë duke imituar Ramiz Alinë që shkoi në Vlorë në vitin 1991 të kërkonte ndihmë për të ndalur ndryshimet në Tiranë. Berisha e di se policia edhe ushtria nuk qëndruan në anën e tij as kur ai ishte president në vitin 1997 dhe shkrehja e policisë dhe e ushtrisë bëri që pala tjetër të digjte e rrënonte Shqipërinë për të marrë pushtetin. Berisha bllofon kur trembet t’ia kujtojë PS-së fajin kryesor që ka për këtë gjëmë që i bëri Shqipërisë dhe duron që PS-ja të vazhdojë të fajësojë vetëm PD-në për rrënimin e Shqipërisë.

    Berisha bllofon gjithnjë jo vetëm për shkak të karakterit të tij si politikan pa parime të shëndosha, i paqëndrueshëm dhe tejet ambicioz, por edhe për faktin se vetëm me bllofe mund të mbetet në politikë. Edhe ata që bashkohen rreth Berishës, si nga hallkat e larta drejtuese të PD-së dhe nga aleatët e djeshëm e të sotëm vetëm këtë hall kanë, të mbeten dhe ata në politikë, t’u zërë dhe atyre dhëmbi një copë kërmë politike si hijenavet që shkojnë pas luanit kur bën gjah në xhungël. Zgjedhjet po afrojnë dhe ata që shkojnë në tryezën e Berishës, pavarësisht se nuk e kanë aq qejf Saliun që është tallur shpesh me ta, kanë hallin që të sigurojnë ndonjë vend deputeti në listat emërore. Lesi e di se Nano nuk do ta ndihmojë më. Edhe Zogaj e Imami e dinë se nuk mund të bëhen më gogla parlamentare në dushknajën socialiste. Edhe Shehi e di se nuk përsëritet më suksesi që pati kur ishte bashkë me Pollon. Edhe Spahia e Mediu dhe ballistët e të tre grupimeve nuk ndjehen të sigurtë. Vetëm kjo i bashkon në fushatën “Nano, ik”. Vetëm një fushatë me këtë emër mund të përligjë edhe bashkëpunimin e metistëve.



    Loja e Berishës sipas skemës së Mehmet Elezit



    Njeriu që zakonisht ka shprehur me besnikëri ambiciet dhe marifetet politike të Berishës, ose që duket se i jep Berishës këshillat më të këndëshme për të, Mehmet Elezi, kur duhej të ngrinte në qiell të mirat e pajtimit të Berishës me Nanon bëri një skemë të tillë të sjelljes politike të Saliut : 1-Berisha e di se pushteti nuk mund të merret me anë të zgjedhjeve sepse nuk bëhen zgedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. 2- Berisha dhe PD-ja nuk duan të marrin pushtetin me dhunë. 3- Rruga më e mirë për PD që t’i afrohet pushtetit pak nga pak dhe ta marrë atë një ditë është ajo e marëveshjeve me Nanon e PS-në.

    Berisha iu përmbajt vendosmërisht kësaj skeme deri nga fundi i vitit 2002. Deri në këtë kohë propagandistët e Berishës u çanë duke i thurur lëvdata rrugës së zgjuar që kishte përcaktuar Saliu për t’iu afruar pushtetit nga brenda. Suksese të mëdha u quajtën caktimi i një kandidati të Berishës ( Alfred Moisiut) si “president konsensual” i Shqipërisë, heqja e Fatos Klosit nga kreu i shërbimit sekret dhe vendosja e një tjetri që dukej se kënaqte dhe PD-në; heqja e prokurorit të përgjithëshëm dhe caktimi në vend të tij i një ish-këshliltari të Berishës, shkëmbimet e vizitave Nano-Berisha në përvjetore partiake; çlirimi i Fatos Nanos nga akuza se kishte gisht në vrasjen e Azem Hajdarit dhe e Berishës nga akuza se kishte dorë në ngjarjet e 14 Shtatorit 1998; lehtësitë që iu krijuan PD-së të kryesonte komisionet bubulluese të hetimit parlamentar “Ngjela’ e “Olldashi” për të batërdisur Fatos Klosin e Edi Ramën etj. Berisha dukej shumë i lumtur nga mundësia që i krijohej për ta bërë politikën shqiptare “tripolëshe” ( Nano-Berisha-Meta) ku Saliu të shërbente si guri që përcaktonte nga cili krah do të anonte peshorja.

    Por qysh në fund të vitit 2002 njerëzit e Berishës përhapën zëra se marëveshja Berisha-Nano po pësonte krisje. Pastaj krisja filloi të thellohej. Kjo u duk qartë kur propagandisti i zellshem i Berishës Fahri Balliu nuk u lejua nga socialistët të fitonte një vend deputeti në zgjedhjet e pjesëshme në Elbasan. Pastaj Nano nuk pranoi të plotësonte programin e caktuar nga Berisha për shkarkimin e Fehmi Abdiut në Gjykatën Kushtetuese, të Kërçukut në krye të Komisionit të Kontrollit të Shtetit dhe si duket nuk plotësoi dëshirat apo edhe premtimet që i ishin bërë Berishës për t’i lënë bashkitë e Durrësit e të Tiranës që të barapeshohej pushteti qendror me atë vendor midis dy partive kryesore për të cilat Nano e Berisha ishin marrë vesh që të mbeten dy polet e politikës shqiptare. Berisha u trondit dhe u nervozua shumë kur pa se nuk mundëte të përdorte si e kishte planifikuar presidentin Moisiu për të realizuar ambiciet politike.

    Pas këtyre zhvillimeve Berisha pak nga pak u përpoq që politikën e aleancave fluide me grupimet socialiste ta bënte politikë të bashkëveprimit më të ngushtë me krahun e Metës në PS, me të cilin bashkëpunoi hapur nga Shtatori i vitit 2003. Këtu marrëveshja Nano-Berisha pësoi goditjen më të fortë. Berisha mbase është ndikuar shumë nga orientimet dhe trysnia e disa politikave ndërkombëtare për të mbështetur krahun e Metës. Disfata e Metës në Kongresin e PS nuk i la rrugë tjetër as Berishës veçse të braktiste atë vijë sjelljeje që përcaktohet në pikën tre të skemës së Mehmet Elezit, për të luajtur edhe një herë politikën bllofiste sipas pikës 2. Por, kjo e çoi me shpejtësi Berishën në përplasje me disa faktorë ndërkombëtare dhe pas 7 Shkurtit 2004 Berisha u vu nën atë trysni sikuse në kohën e ngjarjeve të 14 Shtatorit 1998, kur praktikisht e dorëzoi brenda pak orësh një pushtet që i kishte ngecur në dorë.

    Prandaj Berisha u kthye menjëherë në vijën e sjelljes që përmendet në pikën e parë të skemës së Elezit dhe flet tani vetëm për “fitore me zgjedhje të lira e të ndershme”, ndonëse e di se këto nuk mund të bëhen shpejt në Shqipëri. Prandaj Berisha synon që me protesta të krijojë një gjendje turbullije politike me një parullë pa përmbajtje të përcaktuar e të mirëfilltë politike “Nano, ik” të reklamuar si “lëvizje qytetare”. Pra Berisha po i trajton PD-në, partitë aleate dhe tryezën e partive si një lloj shoqatash jo qeveritare.

    Nano deri tani nuk jep shenja se ka ndërmend të bëjë atë që kërkon Berisha. Pra mbetet që edhe më tutje shqiptarët të shijojnë vetëm politikë bllofiste nga të dyja palët, edhe nga ata që duhet të qeverisin e nuk janë të zot ta bëjnë këtë, edhe nga ata që duhet të sjellin ndryshime në qeverisje dhe nuk janë të zotët ta bëjnë këtë. Prandaj muaji Shkurt 2004 nuk është muaji i përmbysjeve apo ndryshimeve historike, por muaj i dështimit të politikanëve dhe i bllofeve e zhurmave histerike në Shqipëri.



    15. 02. 2004 Abdi Baleta

    "Rimekembja"
    .

  8. #248
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Baleta kto dite i la menjane artikujt kunder Katolicizmit gjate historise tone kombetare dhe ju kthye papritur ngjarjeve te dites..

    Pse Valle?

    Kushedi pse..
    Ndoshta ka nje pakt mes Nano-Baletes.. ti Balet merru me pun te vjetra e me le rehat e un me pun te dites..e te le ty rehat..

    Baleta thot shum te verteta ne fakt..por ..

    - Pse nuk jep Baleta nje rrug-Zgjidhje?
    - Pse Baleta "ka harruar", prej shume kohesh sa nuk mbahet mend, te kritikoje mafien e sotme qe po shtrydh dhe piken e fundit te gjakut kti populli?
    - Pse Baleta ka kaq anti-Berishianizem deri ne pathologji?

    Le te na japi Baleta ca receta se cfar do ishte e udhes te benin Shqiptaret Sot...

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Meqense nje Mikja ime eshte zemruar me mua per klasifikimin e veteraneve qe bera me lart..po sqaroj..

    Une i njof mire veteranet.. sepse njof mire historine..
    Une nuk i perziej Njerzit e ndershem qe kan punuar ne zyrat e Shtetit e skan vjedhur asnje laps e fletore e qe kan punuar orar pa orar e kan sakrifikuar shendetin e tyre e qe kurre skan ditur cfar eshte rrushfeti e dallaverja..qe gjithmone kan punuar pa i bere keq njerzve por vetem te mira..me aq sa kan pasur ne dore..

    Te tille njerez njof me qindra e i njof nga vet jeta e tyre e thjeshte e heroike por dhe nga ckan thene vet populli per keto kuadro..

    Ka pasur njerez te mrekullueshem edhe pse kan punuar ne komitete Partie e Deg te punve te brendeshme apo Ministrira e Ndermarrje te medha.. ashtu sikurse ka pasur keq beres dhe ne mesin e atyre qe kan punuar fshatar te thjeshte koperativash apo brigadiere ndertimi..

    Ka pasur oficere sigurimi qe kane shpetuar njerez te ndershem nga provokatoret ashtu sikurse ka pasur katundare te qelbur qe kan spiunuar dhe nga amerika bashk atdhetaret e tyre ..

    Ka pasur ministra, drejtora e shefa qe kan gdhire kantjereve te veprave industriale aty ne baraka mes puntoreve te hidrocentraleve e furrnaltave apo naftetareve e minatoreve..

    Ka pasur dhe kelyshe qe me manjetofon e mikrofon te sigurimit te fshehur neper canta grash a nen xhaqete kane shkuar e provokuar njerez te ndershem e u a kan bere gropen.. dhjetra e qindra familjeve..

    Njerzit e mire pamvaresisht nga detyrat qe kan kryer.. kan krijuar emrine mire ne Popull..

    dikur ne koh te PPSH-se..nje shok i tha shokut te vet.. ik more se ti ke pas gjyshin Tregtar (pra je me biografi te keqe) e une i thash.. po gjyshi tij ne koh te Zogut smund te ishte sekretar Partie ne koperativ ose NSHN..a NSHRAK.. se ajo kohe ashtu ish.. o do ishe tregtar o xhandar o nepunes komune..
    Dhe keshtu gjykohet dhe per 50 vjetshin e PPSH-se..

    Njerzit kan punuar diku e jo lloji punes i ben te mire a te kqij por figura personale e sjellja me njerzit i ka percaktuar vlerat e tyre..dhe sidomos shembulli i jetes se tyre te ndershme reflektohet tek femijet..

    E derisa une te kam Mike do me thene se je e mire ( se un me te keqij nuk bej miqesi..) e pra sepse dhe babi yt ka qene njeri i mrekullueshem..

    E ti e di se une i di mir gjerat...lol..

    qashtu..

  10. #250
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Dridhe Like beje trike me lesh fabrike
    "Servajver" je, edhe me ne edhe me ata
    HAKUNA MATATA

Faqja 25 prej 51 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nis protesta "Berisha ik!", shkak mungesa e energjisë elektrike
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •