Close
Faqja 23 prej 51 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 501
  1. #221
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Albo, me vjen keq qe po e them, por me fjaline e meposhtme me shkaktove te qeshur ne lexim.

    Mero Baze me ate qe beri nuk "sqaroi" njeri, ai disinformoi publikun dhe terhoqi vemendjen nga ceshtjet madhore qe perballet jeta shqiptare, kriza energjitike, e telefonise, ujit, korrupsionit, tragjedia ne det etj.
    Po pse kriza energjitike, e telefonise, e ujit, korrupsionit, tragjedia ne det u linden e u rriten e do te zgjidhen brenda nje dite te vetme, te shkurtit 2004?
    Se terhoqi dje vemendjen gazeta TemA me nje sensacion qe doli te ishte i pavertete, dhe kjo do te thote qe i la pa zgjidhur ceshtjet madhore te standardave ekstreme te jetes ne Shqiperi qe kane vite qe po grumbullohen e jane bere gangrene?
    Po lajmet e perditshme per keto ceshtje madhore (duke filluar me korrupsionin e duke perfunduar me tragjedine ne det) a nuk i ka shpalosur gazeta ne fjale mbare e prape e gazetari qe po e perflasim a nuk i ka analizuar ato, aq sa eshte kercenuar per shkak te sulmeve direkte qe i ka bere kryeministrit? Ku mbeten ato? Apo harrohen shpejt e shpejt?

    Ku shihet profesionalizmi? U vertetua qe sensacioni ishte i pabaze, e publikuan edhe kete ne gazete; U perballen me te verteten. Sot faqen politike te Temes e ke te mbushur me materialet nga takimi i partive opozitare.
    E mbyll duke u shprehur, se roli qe per mendimin tim ky lajm e luajti me sukses te plote, ishte qe i beri lideret te deklaronin, se ideja e qeverise hije nuk ishte marre ne shqyrtim, se nje qellim i tille nuk ekzistonte dhe per te ardhmen dhe sqaroi popullin (vecanerisht ata qe do duan te afrohen me opoziten, pikerisht per te hyre ne qeveri e per te zene poste te rendesishme si intelektuale nga shoqeria civile) rreth ceshtjes se perfolur qe javen e shkuar. Pse jo, testoi dhe nje reagim mbi emrat e paraqitur ne te.

    Ceshtjet madhore nderkohe vazhdojne te mbeten po pa zgjidhur.





    Artikulli ne vazhdim eshte marre nga faqja e sotshme per politiken.

    ====

    nga TemA


    Botimi i një skeme të qeverisë hije nxit reagimet e politikanëve të opozitës

    Qeveria bën me hije opozitën

    Botimi në gazetën "TemA", të një skeme të mundshme të qeverisë hije të opozitës, nxiti reagime të menjëhershme të drejtuesve të lartë të opozitës shqiptare. Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se një skemë e tillë nuk ka ekzistuar ndonjëherë dhe se ai nuk ka ndërmend që të krijojë një qeveri të tillë, pasi gjatë viteve që ka qenë në politikë, ai ka qenë kundër qeverisë hije. "Dua të theksoj që ajo që ka botuar shtypi sot, është absolutisht fantazi tërësore e atij që e ka botuar. Ka zëra nga partitë opozitare që të shpallet qeveria hije, mirëpo ashtu siç jeni edhe ju dëshmitarë, gjatë 14 viteve karriere politike, kam qenë gjithnjë kundër kabinetit hije, sepse çdo forcë politike duhet të përgatitet për t'i dhënë vendit qeverisjen më serioze," tha kryetari demokrat, ditën e botimit të skemës.

    Ndërkohë dhe një tjetër aleat i kësaj partie, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në prononcimet e tij e quajti trillim të shtypit kabinetin hije dhe emrat e paraqitur në to. Ndërkohë një tjetër parti, e cila e ka deklaruar veten në opozitë, ajo Demokrate e Re, përmes Genc Pollos theksoi se qeveria do të përcaktohet nga një legjislaturë e ardhshme dhe se ajo nuk mund të lindë nga dëshirat e ndonjë partie. "Qeveria do të përcaktohet nga legjislatura e ardhshme. Qeveria nuk mund të përcaktohet nga parti të ndryshme sipas dëshirës së njërës apo tjetrës palë. Qeveria e re duhet të jetë e tillë në kuptimin e plotë të fjalës. Alternativa nuk mund të bëhet vetëm me fjalë të përgjithshme ndaj qeverisë, por me programe konkrete për çdo sektor me qëllim që të marrim besimin e qytetarëve," theksoi Pollo të dielën.

    Partitë që kanë përkrahur protestat, por që nuk merrnin post ministror nga skema reaguan gjithashtu për skemën. Gazeta e kryetarit demokristian, Nikollë Lesi, theksoi se është më mirë që të rrish në rrjedhën tënde, sesa të investosh për të kthyer në pushtet disa figura që kanë shkatërruar PD-në. "Nese analizon emrat e qeverise hije të dalë dje nga zyrat e PD-së, pikërisht në momentin kur po kërkohet nga disa kryetarë partie të opozitës që të shpallet qeveria hije, del në konkluzionin se është më mirë të rrish në rrjedhën tende se sa të investosh për të kthyer në pushtet shumë prej emrave që e shkatërruan PD-në kur ishte në pushtet," thuhej në këtë gazetë.

    Ndërkohë ditën e djeshme pati reagime të tjera për këtë skemë. Kryetari i partisë Balli Kombëtar kishte theksuar se është e nevojshme që të bisedohej për këtë qeveri hije, por duke u shprehur se mbase kjo do të ishte e favorshme në një tryezë tjetër.

    "Dua të bëj një sqarim ore zotërinj, nëse mister sherri ose mister X ka folur për qeverinë hije, ato janë gjëra, të cilët nuk ke pse i diskuton. Kjo tryezë ka të bëjë me strukturimin e lëvizjes "Nano ik" dhe përcaktimin e një, dy, tre, pesë apo asnjë, apo dy, sa të dëshirojmë, të detyrimeve që do të ketë qeveria që vjen për të dhënë zgjedhje të mëdha vendit. Dua të theksoj prapë se PD dhe ju këtu të vetmen mënyrë të ardhjes në pushtet njohim zgjedhjet e lira," tha Berisha gjatë tryezës së djeshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 17-02-2004 më 14:20

  2. #222
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Brari faleminderit per shpjegimin e sinqerte patriotik.
    Mos harro se me ato qe ke shkruajtur edhe nje komunisti do ti a kaloje ne retorike.
    Sali Berishen e derrmuan dhe e "droguan"(ashtu sic thua ti)njerez si ti qe diten behen demokrate dhe ne mbremje identifikohen si socialiste.
    Per keto 13 vite Shqiperia dhe shqipetaret kane perparuar mjaft dhe kete eveniment madheshtor dhe shume te rendesishem per nje komb, ti nuk e sheh.
    Mbreme ne kanalin e Alsat pame kater individe qe debatuan rreth politikes shqipetare ne pergjithesi duke nxjerre ne siperfaqe te gjitha allishverishet qe behen me partite, pluralizmin dhe demokracine aq te cmuar.
    Ishte Erion Veliaj, Mustafa Nano, Mero Baze dhe nje i katert te cilit nuk ja mbaj mend emrin tani.
    Pyetja e fundit nga drejtuesi i emisionit ishte se cfare mendonin per moton e opozites "Nano ik" dhe kushdo qe e ka pare emisionin mbreme, ka arritur te kuptoje se akoma shtresa intelektuale shqipetare nuk ka arritur shkallen e saj te nje kreativiteti te qendrueshem,, profesonjalizmit,dhe se fundi rrugedaljen aq te cmuar.
    Njeri thoshte Nano do te qendroje, tjetri thoshte Nano-Berisha ik, tjetri thoshte se nuk mund te detyrohen individet te largohen nga politika
    Sikur te mos ishte Sali Berisha promotor i zhvillimeve demokratike ne Shqiperi, ai lloj debati televiziv qe u zhvillua mbreme, mund te zhvillohej ndoshta pas disa dekadave.
    Duke replikuar si nje "demokrat", ti nxore ne pah pikepamjet e tua komuniste te cilat nuk kane vend ne asnje lloj forumi dhe asnje lloj debati.
    Urrejtja jote subjektive (per mua e pakuptimte) qe hedh ti mbi liderin e partise demokratike, , duke shpifur dhe mohuar punen kolosale te ketij lideri sebashku me shume atdhetare te tjere shqipetare, eshte nje tregues i qarte i daljes ne siperfaqe te ujerave te zeza.
    Mbreme Sali Berisha nuk lejoi ne parlament qe Namik Dokle(nje spiun 24 karatesh) te merrte fjalen pasi namiku dhe Dokle dhe Gorani, nuk kishin ndonje mesazh te qarte per ti dhene popullit, perkundrazi dalja e tyre(e tij)(Goranit) ne TV do te thote se ju shqipetaret nuk jeni te zote per te qeverisur.
    Nje ndihmese per prishjen e imazhit te liderit te opozites jepte edhe Kerbule Ceco(nenkryetare e palrmanetit) ne parlament kur i thoshte Berishes se "ti po cmend nje popull".
    Ne fakt cmendesit ishin ulur me fytyre(nuk kane fytyre) perballe deputeteve ne parlament.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #223
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Mirembrema.Kam pershtypjen se ketu ndodh shume zhurme per asgje.disa shprehin mendimet e tyre thjesht sic i mendojne pa anuar nga ndonje skeme partiake dhe disa te tjere duken sikur jane jo vetem simpatizante te flakte por si kryetar te ndonje partie.persa i perket ketij debati duke theksuar dhe nje here qe Shqiperise momentalisht nuk i interesojne as provat se cila parti eshte me e mira por na interesojne rezultatet,dmth cili formacion partiak ose kualicion do te filloje ne te vertete ato reforma per te cilat kaq shume behet fjale dhe asgje nuk ndodh ne te vertete.Akoma dhe nje here e theksoj c'rendesi ka Nano ose Berisha jam i mendimit qe te dy i pa populli shqiptar se cilet jane ne te vertete,e pame dhe demokracine kaq te shumepritur nga ne nen qeverisjes se z.Berisha ashtu sic e pershkruajti shume bukur Brari.Ne kete moment lind nje pyetje;Mos valle te gjithe derrat kane te njejten fytyre?Mos valle gjithe ata qe luajne me fatin e Shqiperise jane njelloj?Pergjigja ime eshte sigurisht qe po.A harruam kaq shpejt cfare kaloi ky popull gjate viteve 1992-1997 kur shteti nuk kishte fuqine te krijonte nje ligj kushtetues per venien ne funksionim te rregullt te shtetit,dhe nje perpjekje qe u be e dini shume mire besoj perse nuk u votua teksti kushtetues i vitit 1995.nje tjeter pyetje ketu;Mos valle mos krijimi i ligjit kushtetues u be qellimisht????atehere c'mund te themi??/cfare pame nga z.Berisha?dikush mund te thote;pame lirine e fjales,pame lirine per te vajtur jashte,pame demokracine.une personalisht them se nuk pa populli shqiptar asgje nga keto as lirine e fjases se vertete kur dime qe shteti kontrollonte te vetmin kanal televiziv te shqiperise duke e perdorur kete si mjet propagande,mos pame gje lirine e fjales kur nje njeri ishte komplet kundra qeverise mund thjesht dhe me menyre te civilizuar te shkarkohesh nga detyra qe ishte ose zgjidhja tjeter ishte nje vizite e ish SHIKUT.mos valle pame lirine e daljes???joooooo kurresesi nuk eshte liri dalje ajo qe mijra emigrante shqiptare iknin maleve ose dallgeve si njerez se botes se trete mos valle ishte liri dalje ato qindra bijra nenash qe u vrane kufinjve ose qe mbyten akoma e sot dallgeve,e pra nuk eshte liri eshte troc fare; ikni jo se kendej jemi ne te zotet kush te vjedhi me shume ose kush eshte me i forti.petje e trete;Mos valle ishte demokraci?????Per mua jooooo se nuk ma ben zemra t'i them asaj qeverisje demokraci kur nuk respektohej asnje ligj.mos harruat valle si i mori votat PD-ja ne 1996 ne te vertete???keto gjera jane qesharake ---Degjoni o popull,qenka penduar z.Berisha prandaj meqe eshte njeri i mire hajt t'i japim pushtetin e te lozi perseri sic luajti ne ato kohe.si mund te themi ashtu sic tha dhe Albo ne nje shkrim ne faqen 14 qe z.Berisha do te behet kryeminister sepse nuk ka me besim tek ca z.Meksi etj,cfare thuani more aman ore eshte troc kryeministri ka pushtetin ne nje republike parlamentare dhe eshte llogjike qe z.Berisha do pushtetin,pastaj si hidhet ai njeri perseri ne politike kur nuk mund te kete besim tek nje minister ose tek nje keshilltar,cdo gje do ta bej vetem???sinqerisht dyshoj.Nje gje duket qarte fare mungesa e pushtetit detyron disa persona te perdorin lloj lloj metodash per te arritur ne ate shkalle.tani si fund nje gje per Albon,per ty Albo kam jashtezakonisht shume respekt persa i perket krijimit se ketij forumi qe eshte nje nga gjerat me fantastike e popullit shqiptar,kjo eshte demokracia e vertete ku cdo njeri shpreh mendimet e tija,por kurresesi nuk mund t'a imagjinoj nje te ri jashte atdheut sic je ti e une e shume e shume te tjere te jemi kaq te etur per politiken e nje personi qofte ai pro Nano ose pro Berisha,sic ndjek shume mire gjendjen aktuale ne shqiperi duhet te te vije per te vjelle cfare bejne kokat politikane ne shqiperi qofte te majtat qofte te djathtat,ne duhet te shikojme perpara te ndertojme nje shqiperi te re pa i konsideruar fare ato te cilet e sollen Shqiperine tone ne kete faze sic Nano e ashtu dhe Berisha.kaq dhe ja kalofshit mire
    .........................

  4. #224
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Mirembrema Miki_ro

    Edhe ti u fute ne kete debat jo per te debatuar por per te treguar militantizmin tend socialist.
    Sali Berishen, veshtire se ndonje njeri i ndergjegjshem mund ta marre neper goje.
    Lideri i partise demokratike shqipetare ka qene akumulatori kryesor i zhvillimit te pluralizmit shqipetar, ka qene dhe eshte lideri kryesor i lirise dhe demokracise shqipetare.
    Shqipetaret e Kosoves kane nje shprehje popullore ne varesi te vuajtjeve qe kane kaluar dhe thone:
    Te gjitha mirat mund ti kesh, por kur nuk ke lirine aq te cmuar, te gjithe shumezohen me zero
    Dhe ne fakt keshtu eshte e verteta.
    5 vite pluralizem(1992-1997) ashtu sic thote parafolesi, nuk mjaftuan per te demokratizuar nje vend sic eshte Shqiperia perkundrazi ato 5 vite aq te perfolura dhe te neperkembura, vetem sa krijuan mundesite shqipetareve te varfer ne te gjitha aspektet shoqerore, te shfaqin me pare(ne Shqiperi e ne boten mbare) varferine e tyre kulturore, zhvillimin e dobet shoqeror, friken me te cilen ishin rritur nen rregjimin e gestapos se diktatures, moralin komunist se si shqipetaret nuk ka ne bote, shfaqen dhunen qe ishte ushtruar nder ta ketu e disa dekada me pare(femija eshte pasqyre e prindit)dhe "prindi" ne kete rast ishte nje cmendur qe perdori kerbacin ne vend te mendjes, ishte nje i cmendur qe perdori gjyqet publike dhe vrasjet e internimet ne vend te ligjit demokratik dhe ne vend te shkollimit te natyrshem, e keshtu me rradhe.
    Sot pas 13 vitesh akoma nxjerrim ujera te zeza nga goja edhe sepse po shohim nje bote te kulturuar, te qyteteruar, progresive, humaniste.
    Pra nuk mjafton nje dekade per ndergjegjesimi e nje populli.
    Nuk jam aspak dakort me protestat e dhunshme(kush eshte ai qe do qe te shohe vendin e tij dhe bashkeatdhetaret e tij neper kanalet e euronews-it apo CNN-it) por qeverise socialiste i duhet kthyer restoja e vitit 1997, per ti kujtuar se "globi rrotullohet" dhe se gropa qe ju hap partise demokratike kesaj rradhe mund te varrose ata qe ja sajuan ate 97 te zeze qe do te mbahet mend gjate neper histori.
    Kur them "i duhet kthyer restoja" nuk mendoj dhe besoj te shpreh nje pikpamje domethene te them se duhet te hapim depo e duhet te shpallur lufte Gjirokastres apo Vlores vetem per faktin se ata jane labe apo laluce qe po vjedhin dite nate dhe po rrjepin kete popull, por kesaj rradhe protesta e opozites duhet te ndergjegjesoje popullin, vete ate pozite qe nga sheshi i flamurit ne mes te kapobandave, egersonte nje popull padrejtesisht.
    Pra ata qe organizuan ate 97 nuk ishin gje tjeter vetem se disa karrieriste qe ishin te etur per para dhe per ate pushtet te humbur ne fillimet e demokracise.
    Koston e shkaterrimit te Shqiperise e pagoi vetem populli por ne kete mes u duk dhe dicka shume e vlefshme dhe kjo ishte demokracia.
    Nje fjale e urte e mocme thote "me mire te dish se sa te kesh"
    Dhe sot populli di sepse nga te pesuarat ka mesuar.
    Nje popull nuk mund te jete vandal por rregjimi izolues diktatorial e beri popullin shqipetar vandal dhe njekohesisht njerin nga popujt me te izoluar ne bote per me shume se kater dekada.
    Ishim nje popull me te cilin eksperimentoi vetem nje njeri qe per nga krimet ja kalon edhe Hitlerit.
    Krimet dhe psikopatine e atij rregjimi po e pagujme te gjithe ne shqipetaret pa perjashtim kudo ndodhen ne Shqiperi dhe ne diaspore.
    Sot sipas gjasave te krijuara ne Shqiperi, ka rilindur nostalgjia per te kaluaren, per ate te kaluar qe ai popull akoma nuk e ka vleresuar.
    Ky eshte qellimi final i spurdhjakeve ne PS.
    Dhe qellimi final i opozites demokratike eshte ti jape goditjen e fundit te gjithe atyre qe mbreterojne ne pushtet dhe enderrojne per nje rregjim te perafert me ate te babait te tyre Dulles.
    Ndergjegjesimi i nje kombi vjen me pune, me dije, natyrshem, duke zbatuar ligjet, duke u civilizuar dhe duke kerkuar progresin ne te mire te te gjitheve.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  5. #225
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Lis te lutem lexo cfare kam shkruajtur une dhe nqs nuk bindesh lexo dhe cfare kam shkruajtur dite me pare nqs do t'i lexosh shkrimet e mia me nje sy asnjenesi do te shikosh mjaft paster qe une nuk hyj ne debat per te treguar militantizmin tim socialist por shkruaj dhe me mire then shkruaj ashtu sic e konsideroj une realitetin momentalisht ne Shqiperi pa dorashka dhe po lojra politike.nqs i lexon do te shikosh mire qe une qortoj te dyja partite kryesore ne shqiperi duke theksuar qe e mira e kombit gjithmone mbas mendimit tim eshte neglizhim total i krerve se ketyre partive duke theksuar madje qe duhet lene vendi brezit te ri te shkuli kete mentalitet hajdut qe ekziston ne shqiperi nga te gjitha anet.sinqerisht me vjen keq per keqkuptimin por te kesh parasysh nje gje cilado parti te vij ne fuqi momentalisht do te vazhdoje injorancen qe kane bere paraardhesit.ndoshta mendon se nqs vjen opozita ne pushtet tani do te ndryshojne punet?une jam i mendimit qe jo,perkundrazi me keq do te jemi,se as nuk po merret vesh me tani se cfare behet.nje gje eshte e sigurte polita shqiptare qe nga viti1992 nuk ka qene asnjehere stabile dhe kjo eshte e keqja neve na mungon nje qeveri me njerez te afte kushdo qofshin ata me mendje te mprehte,me ide te fresketa per pune dhe jo per hakmarrje,me nje mentalitet komplet te ndryshem e shume e shume te tjera,duke stabilizuar here pas here gjendjen politike nuk arrijme te fitojme asgje perkundrazi ne jemi ata qe humbim dmth popullsia qe nuk luan me politiken keqberese ndaj kombit shqiptar.persa the ti me lart per pislleqet e komunizmit jam100%dakort por nuk do te jem kurresesi dakort me mentalitetin o burra t'i bejme cfare na kane bere dhe ata,nuk eshte zgjidhje kjo,duhet te mesojme te hecim perpara me komunistat,me ballistat,me socialistat me demokratet dhe me ata qe i vjen per te vjellur kur shikojne cfare perrallash i shesin dy kryetaret e partive me te medhaja,prandaj si konkluzion Shqiperia eshte e te gjitheve shqiptareve dhe vetem kur ne do te heqim dore nga mentaliteti injorant qe ka shtrire mire rrenjet ne shqiperi atehere ne si komb do te hecim perpara,por me perrala me mbret nuk i hajme me ato po.dhe iku koha kur dilnim neper mitingje me gishtat lart si qorra tani cdo shqiptar e di mire qe kokat luajne me ata dhe keshtu nuk kane shpresa.kaq dhe informohu me mire perpara se te shkruash.ja kalofsh mire
    .........................

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    ---------

    intervista

    Si ka kurajo ndonjë anëtar kabineti të flasë për konfliktin e interesave, duke e kërkuar atë në “qiellin e shtatë”, kur ky konflikt interesash “fle” qetësisht në qeverisje!

    `
    Ish-Presidenti sërish kritika: Konflikti i interesave fle në qeverisje

    Meidani: Lëvizja “Nano ik” nën dritën e budizmit

    Luljeta Progni

    Ish-presidenti Rexhep Meidani hedh sërish alarmin për rënie serioze të pushtetit të socialistëve si rezultat i të metave në qeverisjen e vendit. Megjithëse ka theksuar se lëvizja opozitare duhet të jetë alternativë reale, Meidani nuk ka hedhur poshtë tërësisht suksesin e lëvizjes opozitare “Nano ik”.

    Megjithatë, ai ka preferuar të jetë enigmatik në gjykimin e tij për këtë lëvizje, duke e ilustruar opinionin për të me një citim nga “Enigma” e Robert d’Angely. Ish-presidenti ka shpjeguar marrëdhëniet aktuale me ish-kryeministrin Meta, arsyet e mungesës së tij në forumet e PS-së, ku është zgjedhur si dhe lëvizjet politike në të ardhmen.

    Pas një aktivizimi intensiv në politikë në garën për postin e kryetarit të partisë, duket se jeni tërhequr pak. Cilat janë arsyet?
    Në gjykimin tim masa e aktivizimit tim shpreh në këto afro dy vitet e fundit, një konstante politike e publike pjesëmarrjeje, që pësoi një ngritje vetëm për një kohë të shkurtër, në periudhën parakongresuale. Dhe ky impenjim ishte jo realisht ai i një gare, sepse për garë as që mund të bëhej fjalë, por një aktivizim me synime më shumë emancipuese e civilizuese për Partinë Socialiste në veçanti dhe politikën shqiptare në përgjithësi. Sidoqoftë, unë kam bindjen se një pjesë e tezave politike të kandidimit tim, nuk do të vonojë dita, që do t’i trysnohen nga sipër apo nga poshtë, nga brenda apo nga jashtë, partive politike shqiptare, pra dhe PS-së. Madje, disa prej tyre, si ajo e aleancës së fundit për integrimin, po përvetësohen e po zbatohen “me detyrim” edhe nga ata që “urdhëruan” daljen nga salla të kongresmenëve! Megjithatë, të vjen keq që PS-ja, duke ndërprerë me arrogancë tranzicionin e domosdoshëm social-demokrat, me autovullnetin dhe në shërbim të interesave të lidershipit të saj, humbi momentin e shansin e të qenurit një pioniere serioze e ndryshimit! Nga ana tjetër, është për t’u çuditur sesi ka kurajo ndonjë anëtar kabineti të flasë publikisht për konfliktin e interesave, duke e kërkuar atë në “qiellin e shtatë”, kur ky konflikt interesash “fle” qetësisht në qeverisje!

    Ju jeni zgjedhur në forume të larta drejtuese të PS-së si në KPD. Cilat janë arsyet që ju nuk merrni pjesë në mbledhjet e këtij forumi?
    Thjesht kam patur angazhimet dhe detyrimet e mia publike, që me “matjen” time gjykoheshin shumë më të vlefshme, të sinqerta e serioze se ndonjë pjesëmarrje formale apo e pazëshme.

    Pasi kanë kaluar dy muaj nga zhvillimi i Kongresit socialist, i cili sot po cilësohet tërësisht demokratik nga krerët aktual të kësaj partie, si e vlerësoni ju situatën brenda PS-së, ku duket se janë drejt përjashtimit disa prej deputetëve të saj?
    Edhe cilësimi apo klasifikimi, në fund të fundit, është një çështje perceptimi apo një marrëveshje midis disa njerëzve. Konvergjenca cilësuese jo gjithmonë është parimore, ndërsa, sipas analizës time, në udhëheqjen e PS-së kohët e fundit ajo që po skenohet gjithnjë e më shumë ka në bazën e saj interesa individuale e jo elektoralo-partiake apo principialo-statutore. Personalisht, sidomos pas shikimit të një emisioni humoristik në “Fiks Fare”, edhe pse me një keqardhje të thellë, mund të pohoj se kam një vlerësim krejt tjetër. Besoj se me një “lexim” si timin, mund dhe duhet të ketë edhe shumë e shumë të tjerë, anëtarë, simpatizantë ose jo të PS-së. Lidhur me pjesën e dytë të pyetjes nuk më mbetet gjë tjetër veçse të ripasqyroj këtu po atë që deklarova në Kongresin e partisë: “… në gjykimin tim, në përfaqësimin e çdo niveli, partiak apo qeverisës, duhet të mishërohet parimi i ekuilibrit të forcave, që nënkupton dhe institucionalizimin e përfaqësimin e mendimit ndryshe apo të korrenteve në parti. Në këtë optikë, unë nuk do të votoj amendamentin në statut mbi përjashtimin automatik, që cënon drejtpërsëdrejti një mazhorancë përfaqësuese, pra dhe vetë qeverisjen, ndërkohë që jam dakord që të përfshihen rregulla të tjera, të cilat e ndihmojnë dhe disiplinojnë vendimmarrjen, por shmangin një humbje automatike të vetë mazhorancës”.

    Sa normale ju duket ju ideja e përjashtimit të këtij grupi deputetësh për shkak të mungesës së tyre në seancën për miratimin e qeverisë?
    Para pak ditësh në emisionin “Opinion” të gazetarit B.Fevziut më intrigoi sidomos një përgjigje mjaft energjike dhe e mençur e zonjës Liri Belishova, lidhur me dënimin e saj politik pas vizitën në Kinë. Edhe pse me të në delegacion kishte edhe të tjerë, madje kryetar i delegacionit ishte dikush tjetër, e vetmja që u akuzua dhe u dënua rëndë nga Enveri ishte pikërisht Liria, sepse ajo, ndryshe nga anëtarët e tjerë, e kishte përgatitjen e duhur ideologjike!... E solla këtë shembull si njëfarë ilustrimi paralelizmi me pyetjen e mësipërme, sepse në seancën parlamentare për miratimin e qeverisë ka patur dhe shumë deputetë të tjerë socialistë, madje dhe anëtarë të ri të kabinetit aktual, që votuan në kundërshtim me vendimin e Grupit Parlamentar Socialist. Mjafton të kujtoheni për votat e munguara, kundra ose abstenime, për lirimin nga detyra të ministres Dade, po të kontrolloni votimin nominal për të mund të bindeni lehtë për atë që nënvizova më sipër. Atëherë pyetja e thjeshtë që shtrohet është: përse harrohet kaq lehtë një gjë e tillë dhe, nga ana tjetër, bëhet shumë zhurmë për deputetët që mungonin? A nuk ka neni, edhe pse absurd i statutit, të njëjtin veprim, efekt e pasojë, mbi të gjithë? Apo disa janë më të përgatitur ideologjikisht (lexo: prishin punë) dhe disa të tjerë më pak ose aspak (lexo: nuk prishin punë)?!…

    Cilat janë marrëdhëniet tuaja me ish-kryeministrin Meta dhe grupin e deputetëve mbështetës të tij në PS? Si i vlerësoni ju qëndrimet e Metës pas Kongresit si dhe akuzat që ai ka publikuar kundër Kryeministrit Nano?
    Miqësore e normale si më parë, edhe pse tani takohemi shumë më rrallë. Po ashtu si më parë, respektoj mendimin e gjithsecilit, qoftë ai dhe krejtësisht i ndryshëm me atë që kam patur apo kam unë. Në këtë optikë është e drejta e Metës si person politik e publik apo e deputetëve të tjerë të shfaqin shqetësimet, gjykimet dhe analizat e tyre, të bëjnë kritika dhe kur binden apo mbështeten në fakte të sigurta të shkojnë edhe më larg. Në fund të fundit, nga shumë të dhëna, po bëhet një fakt evident se perceptimi i përgjithshëm popullor, jo ai militant apo “kongresmenual”, mbi qeverisjen socialiste dhe kreun e saj është në rënie serioze, sidomos kjo e manifestuar qartë në lëvizjet masive qytetare, pas ngritjes jotransparente të çmimeve në sektorë të rëndësishëm të shërbimeve. Kjo situatë pakënaqësie në rritje dhe pse-ja e vërtetë e saj është ajo që duhet të analizohet dhe të preokupojë strukturat drejtuese të partisë, qeverinë dhe Grupin Parlamentar Socialist.

    A mund të justifikohet me lëvizjen “Nano ik” mishërimi i kësaj pakënaqëse?
    Të them të drejtën e kam të vështirë të bëj një analizë të plotë lidhur me justifikimin apo mosjustifikimin e kësaj emërtese lëvizjeje, sepse në preferencën time politike mbetet programimi serioz aktual e perspektiv dhe jo eksperienca tashmë të provuara, diku pozitive (p.sh. 1991-‘92), diku negative (p.sh.1998). Sidoqoftë, “për të mbetur relativisht enigmatik” lidhur me këtë çështje, më lejoni të citoj këtu një pjesë nga libri “Enigma” të Robert d’Angely, që bën fjalë për një ngjashmëri të habitshme të dy fjalëve për fatin, që përdoren nga lamat si rituale të budizmit, me dy fjalë, sipas autorit, të gjuhës pellazgjike ose shqipe:

    “Është interesante, se si mund të ndeshen terma të shqipes së vjetër në përdorim te lamat, që kryejnë shërbesat në Indi dhe në Tibet. Në fakt, budizmi na mëson metodën për të shqiptuar pranë një njeriu që vdes dy fjalët e lidhura me fatin: “Hik!” (që ka po atë kuptim si në shqipen: nisu), dhe: “Fet!” (që do të thotë si në shqipen: shpejt). Këto thirrje janë britma rituale, që lama shërbesëtar i thotë pranë atij që po vdes, me qëllim që të shkëputet shpirti i tij dhe të dalë nga trupi nëpërmjet një hapjeje, që rrokjet magjike e shkaktojnë në masë të kresë. Vetëm lama, që nga një mjeshtër kompetent ka marrë pushtetin për të shqiptuar hik! me intonacionin dhe forcën psikike të kërkuar, është në gjendje të veprojë me sukses... Kur ai bën shërbesën pranë një kufome, ai shton fet! pas hik!, por ai duhet të ketë kujdes për ta artikuluar këtë fet, kur thjesht ushtrohet për të praktikuar ritin. Ndërthurja e këtyre dy tingujve sjell pa mëdyshje shkëputjen e shpirtit nga trupi dhe, si rrjedhim, lama që do t’i shqiptonte me saktësi do të vdiste në vend. Por ky rrezik nuk ekziston kur ai bën shërbesën, sepse atëherë ai vepron me prokurë, në vendin e të vdekurit, duke i huajtur zërin e vet, në mënyrë që efekti i rrokjeve magjike ndihet nga i vdekuri dhe jo nga lama. Pasi pushteti psikik për të nxjerrë shpirtin jashtë mbështjellës së vet trupore u jepet atyre nga një mjeshtër kompetent, u mbetet dishepujve që të përpiqen ta shqiptojnë tingullin hik! me tonin korrekt. Pranohet se është arritur ky qëllim, kur një fije kashte, e vënë mbi krye, qëndron aty drejt pa rënë, për aq kohë sa dëshirojnë ata. Në fakt, shqiptimi korrekt i hik! shkakton një hapje të vogël në majë të kresë dhe fija futet aty. Kur është fjala për një të vdekur, hapja është shumë më e madhe. Arrin sa mund të futet gishti i vogël. Kjo “nxjerrje” e shpirtit pra bëhet nga britma rituale hik!, që pasohet nga fet!. Para se të veprojë, lama duhet ta mbledhë thellë veten, të njëjtësohet me atë që do të nxjerrë frymën dhe të bëjë përpjekjen që duhej të bënte ky i fundit për të shkaktuar ngjitjen e shpirtit në majën e kafkës me një forcë të tillë, që të shkaktohet e çara e nevojshme që të hapet kalimi. Të iniciuarit e aftë për të vepruar për vete që të arrihet kjo ngjitje e shpirtit në majë të kresë, kur e ndjejnë se u ka ardhur fundi, e shqiptojnë vetë hik! dhe fet! që i lirojnë. Me këtë mënyrë ata edhe mund të vrasin veten dhe thuhet se disa e bëjnë vërtet”.

    Po ta lexoni këtë pjesë me kujdes, mund të gjeni dhe interpretimin e duhur, apo të paktën atë që do t’ju parapëlqente edhe juve.

    --------

    Nga gaz panorama

  7. #227
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Dita, Mero Baze me "qeverine hije" e beri si puna e atij dhendrit qe para se te martohej i hapi fjale nuses se tij se gjoja kish patur nje te dashur. E beri qe ta degjonte nga goja e nuses se vete qe keto fjale nuk ishin te verteta dhe ajo ishte e ndershme.

    Ashtu si ai dhendri qe te nesermen doli me buzen ne gaz se u bind qe nusja e vet ishte e ndershme, ashtu edhe Merua dhe ju po "kenaqeni" sot se "e keni nusen te ndershme", "nuk ka dhendure ne hije". Kjo nuk tregon zgjuari por budallallek pasi dhendri e njeh nusen per te ndershme, por ato qindrat familjet e lagjes e njohin tashme si "ish e dashura e filanit qe martoi ate budallain."

    Cfare do ti kushtonte dhendrit ta pyeste nusen e vet sy nder sy?
    Cfare do ti kushtonte Mero Bazes te pyeste liderat e opozites per qeverine hije?
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    Jam shum kurioze te di se ku jan futur ato te levizjes BASTA.Ne fillim kur degjova per kete levizje mendova se ndodhi dicka e madhe dhe se zoti Berisha do ket mundesin te pushoj edhe ai mbas nje lufte te gjat politike per demokratizimin e vendit te tij.Po vetem te atij gjesti madheshtor dhe te guximshem ku ato i drejtoheshin Nanos qe te kerkonte falje si dhe me kabere pershtypje dhe ai djali me bluzen e kuqe ne zyren e kryeministrit qe ishte me te vertete nje gjest i larte nuk po i degjoj me gjanem?Mos i trembi njeri dhe tani nuk din se nga ja kan dhen vrapit..........

  9. #229
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Hajde krahasim hajde. Politika s'krahasohet me ceshtjet e zemres Albo e me dashurine per njeriun me te cilin do te lidhesh jeten aq me pak. Me martesat e kurdisura po, mundet ta krahasosh, por nuk besoj se forma ideale e marteses eshte ajo me kurdisje.
    Per te marre vesh psene e mospyetjes ne menyre direkte, dergoji nje email gazetes TemA (per Mero Bazen personalisht) e ndoshta te japin pergjigje.
    Sido qe te jete, per mua PO ishte sqarim e besoj se dhe per shume te tjere.
    Po te nisemi nga pikepamja, nje vit e kusur me pare une nuk e kisha pritur qe president te behej zoti Moisiu. Kurre. Por ja qe ra si rrufeja ne qiell te kthjellet lajmi i berjes se tij president e ku eshte gjendja sot. Cfare perfaqeson institucioni i presidentit sot ne Shqiperi? Shperndares titujsh ne pergjithesi e zhvleresues i titullit “Nder i kombit” ne vecanti, thithes postesh te rendesishme per familjaret e presidentit dhe mbylles goje para poshtersive qe behen ne Shqiperi. Pos ketyre me thene te drejten, nuk besoj se shqiptaret i kane pare ndonje te mire.
    Kush coi ne krijimin e ketij institucioni? Sa u pyeten populli i djathte per kete vendim qe u mor nje vit e kusur me pare? Apo le te rrijne aty ku jane se popull jane e ku marrin vesh me shume?
    Pikerisht per te shmangur kete rol (quaje budallai, te popullit votues e vecanerisht asaj pjese te tij qe del neper protesta) eshte i nevojshem sigurimi i veprimeve qe ndodhin ne poltike me aq sa eshte e mundshme. Ne vende demokratike kete sigurim e ka per detyre media. Menyra sesi ajo i siguron informacionet e servir eshte ceshtja e saj. Se me ke hyn ne konflikt apo jo ajo, eshte perseri ceshtje e saj. Nese nuk vetekorrigjohet ne raste shpifjesh, ceshtja zgjidhet ne menyre gjyqesore me kallezime penale per shpifje. Nese eshte serioze, ajo vetekorrigjohet e me kete ka shlyer detyren e vet para publikut qe e ndjek, duke kerkuar nje te vertete qe gjendet pas nje muri qe ai vete nuk e deperton dot.

    Mund ta zgjatesh edhe me tej kete shkembim mendimesh, por nuk besoj se do linde ndonje fryt me vlere. Tema eshte “Nano ik”. Per rolin e medias sikur ka pasur nje teme dikur tek “Tema shoqerore” ose “Filosofi, Psikologji, Sociologji”.

  10. #230
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga TemA



    Retorika që po mbulon kërcënimin e opozitës

    Nga Mero Baze


    Vendimi i fundit i tryezës politike të opozitës për krijimin e një qeverie të përkohshme, që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve, rrezikon të mbetet pjesë e pakuptueshme e retorikës së fortë të opozitës për rrëzimin dhe ndryshimin e pushtetit, megjithëse për herë të parë në këto vite të opozitës, ajo është një kërkesë serioze, mosrealizimi i së cilës paralajmëron një krizë të fortë politike. E humbur mes fjalive pa kuptim që reciton shumica e lidershipit opozitar, kërkesa për një qeveri të përkohshme ngjan si kërkesa për zgjedhje të parakohshme apo rrëzimi i parakohshëm i qeverisë socialiste. Realisht kemi të bëjmë me një vendim të opozitës për të mos marrë pjesë më në zgjedhje, nëse nuk i hapet rrugë ndryshimit të kabinetit Nano. Pra ajo që kërkon opozita nuk është data e zgjedhjeve, as koha kur do të mbahen ato, as mënyra se si do të rrëzohet Nano, me kryengritje, lule, vota apo dorëheqje. Kjo është një kërkesë e dorës së dytë. Kërkesa parimore me të cilën nuk mund të bëhet kompromisi është fakti se me një qeveri socialiste të drejtuar nga Fatos Nano, opozita nuk hyn më në zgjedhje. Kjo fjali, e cila në fakt po artikulohet në kohën e duhur dhe në një moment fuqie për opozitën, duhet kuptuar mirë si një mesazh që e rëndon krizën shqiptare dhe ku arroganca politike mund t'i kushtojë shumë vendit. Nëse është e rëndësishme tryeza e së hënës, nuk është për cilësinë e përbërjes, por për cilësinë e vendimit politik për mos-hyrje në zgjedhje, nëse Fatos Nano, pas protestave popullore, nuk i hap rrugë krijimit të një qeverie, e cila rikthen besimin te zgjedhjet. Opozita, nga ana e saj, duhet ta formulojë më qartë këtë kërkesë, dhe të mos e humbasë atë mes frazave prolikse ku hyjnë dhe hallet e qytetarëve për ujë, drita, rrugë, çmime të ulëta etj.. Kjo është një kërkesë që nxin perspektivën e Shqipërisë, nëse nuk realizohet. Është nga ato kërkesa që duhet të mbahet mirë shënim nga socialistët dhe diplomatët që janë në Tiranë. Është as më shumë, as më pak, shumë herë më e dhunshme, si kërkesë për demokracinë shqiptare, se sa disa gurë mbi xhamat e Fatos Nanos apo qoftë dhe disa qytetarë brenda selisë së tij. Është një paralajmërim se mund të shkojmë drejt një krize pa shpresë dhe një destabilizimi, që do t'u kushtojë të gjithëve. Dhe më shumë se kujtdo, atyre që ushqejnë arrogancën e Fatos Nanos për të mos u hapur rrugë zgjedhjeve të lira.

Faqja 23 prej 51 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nis protesta "Berisha ik!", shkak mungesa e energjisë elektrike
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •