Close
Faqja 17 prej 51 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 501
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Albo..

    Ka ardhur koha qe cdo nisme e Berishes te analizohet thelle nga PD-ja.
    Meqense ai eshte mesuar te mos konsultohet kurre me masen e antaresise duhet tani antaresia tja vej kufirin te thana Berishes..

    Ne Rd e sotme ..organ i PD-se lajmerohen Mileti qe ne ora 12 00 te dates 21 shkurt te mblidhen e te protestojne ne Tirane.

    As vend takimi nuk jepet as vend protestimi nuk jepet as itinerar as program ..asgje..prej gjeje..

    Ne gazet thuhet vetem kaq:

    "Në përfundim të një tryeze të mbajtur dje në Hotel "Tirana International", shefi i opozitës shqiptare, Sali Berisha, tha për gazetarët se opozita kishte vendosur që më datë 21 shkurt, në përvjetorin e shembjes së bustit të diktatorit, në orën 12.00 të ftojë shqiptarët në protestën kombëtare, qytetare e paqësore të lëvizjes "Nano, ik!" në Tiranë. "

    Cdo te thote ky lajmerim?

    Qe juve qytetaret ejani si bageti e mblidhuni ku tju a ket qejfi..

    Pse keshtu lajmerohet nje miting paqesor?

    Berisha eshte i detyruar te njoftoje shkurt dhe qarte disa pika te rendesishme ne se e respekton popullin..
    Ai duhet te lajmeroje pervec ores dhe vendin ekzakt te manifestimit dhe faktin se e ka marre lejen ne polici apo jo dhe se cfar do te kete ne program ky manifestim..

    Nuk mjafton.. shprehja..mblidhuni ne Tirane..

    Ku ne Tirane?

    Tirana fillon ne Laprak e mbaron ne Linz .. ne njerin aks e fillon ne Sauk e mbaron ne Bathore ne aksin tjeter.. e ku do te paraqiten njerzit.. ku ??

    Ky mos percaktim i sakte i gjerave nuk behet pa qellim..
    Berisha kerkon te perplase Popullin me policine dhe garden..

    Atij i kan shterrur energjite intelektuale dhe ska me asnje vizion per te ardhmen.. dhe e vetmja alternativ qe di eshte rrumpalla.. pra Zyhraja e papuna te rrihet me ushtar Agronin e te harrohet ceshtja qe Nano eshte gangster qe vjedh paret e shtetit por te merret opinioni me Zyhrane dhe Agronin..

    Pse Berisha zgjodhi 7 shkurtin si dit per xham-thyerje e gur-hedhje?

    Populli i thjeshte si puna e Zyhrase di vetem se do bejme yxhym nga kryeministria e te shajme Nanon..

    Kurse Berisha dinte dicka tjeter qe nuk ja tregon mijra Zyhrave..
    Ai ..i djallezuar .. dinte se cka do qe te ndodhe ne Tirane me 7 shkurt nje njeri do dilte ligjerisht i pafajshem.. dhe ky njeri ishte pikerisht NANO qe ka alibine se me 6-7-e 8 Shkurt eshte ne Spanje ne nje mbledhje euro-Socialistesh..

    Probabiliteti qe ligjerisht te penalizohej PD dhe jo Ps me 7 shkurt ishte gati 1 per Pd dhe 0 per PS-ne..

    Pra kujt i sherben BERISHA?????????

    Kujt ja con Berisha mijra protestues ne 7 shkurt ku Nano eshte ne Spanje dhe Zyrat si e shtune qe eshte jan pushim..?

    Pllakave te mermerit te Kryeministrise?

    Pse din gje pllakat e mermerit italian te kryeministrise per rritjen e cmimeve e per Korrupsionin?

    Aha.. ja conte kta mijra protestues Ushtarit te Gardes i cili dihet se ska pushim.. bor shi ere a diell e hene a e shtune e diel a e marte ai ushtari djali i ndonji nene eshte aty dit e nate ..

    A e mendon Berisha se kur mijra protestues kalojne para hundes se ushtarit te ligjshem qe ruan nje seli te Shtetit..mund te ndodhi nje incident?

    Nuk i shkon fare ne mendje kjo Berishes?

    Pse mos valle Berisha u lind e u rrit ne FinLande?

    Pse nuk e llogarit Berisha ushtarin roje si djal te vetin e te mendoje se ne 50 000 protestues mundet nje provokator te godas me gure ose te fyeje ushtarin e popullit?

    Apo ci q .. temen..

    Joo keshtu nuk shkon me..

    Sot jemi 13 shkurt..

    ZP dhe Ps ka bere nje mal me akuza dhe i ka cuar ne prokurori.. ku akuzon krere te PD-se si organizator te Dhunes..

    berisha tha se.. gurhedhesit e xham thyersit jane provokatore te Shish Nanos dhe se ai berisha i njef ata me emer e mbiemer..

    Ku jane kta ?

    Opinioni i pret emrat e gur-hedhesve sepse ata jane pshurresit e sakrifices se 50 000 protestuesve..

    Kaluan plot 6-7 dite nga 7 shkurti dhe ai nuk nxorri emrat e gur hedhesve..

    Pse?

    Sepse Berisha ska dhimbsuri per 50 000 Zyhrat e papuna.. per mijra e mijra pensioniste qe skan buk e pare per ilace..
    Sepse ai ka mision te penalizoje protestuesit dhe me kte te penalizoje cdo aspirate per demokraci ..qe Shqiperise kurre te mos i ndahet Dhuna e poshtersia ..

    Te 50 000 protestuesit sot quhen gur-hedhes e ne fakt nuk jan ashtu por eshte Berisha qe i la ne balte e megjithse deklaroi se i di dhe do i nxjeree emrat e Shikasve ai deri sot me 13 shkurt ska thene asnje emer..

    PS ka penalizuar nikoll Lesin e ylli Pangon.. Vilin e Nishanin..etj etj..
    Po Berisha ku i ka emrat e provokatoreve qe hodhen gur e thyen xhama e nga i cili veprim Xhefri..BE etj ja tunden gishtin kercenueshem PD-se??

    Pra kishim para 7 shkurtit nje Ps te zhgrryer ne Korrupsion..vjedhje e orgjira dhe nje Pd te ciles po i harrohej gomarlleku i 14 shtatorit.. dhe ja sot nga "mencuria" e Berishes kemi nje NANO qe ka marre kartabianke ligjshmerie nga BE dhe USA dhe nje PD qe i duhet te bredhe gjyqeve per tu ballafaquar me kasetat e policise ku si idiote do dalin ne ekrane gomeret e PD-se me Pjeter Arbnor me Gjergj Lezh me Nishan e Minaroll..e ku do i hidhet nje m-ut i madh te 50 000 njerzve hallexhij e ku makineria e PS-se do tallet dhe nji here fitimtare..

    Pse erdhem ketu?

    Sepse Sali Berisha nuk e do PD-ne..ate PD qe eshte gjalle ne saje te votave te mijra e mijra hallexhive e qe gjithmon Berisha e shtin me kok ne m-ut..

    Pse te mos behej Protesta brenda rregullave..?

    Eshte marre leje tek Sheshi..tek Sheshi te behet e te perfundoje..

    Cfar u fitua me marshimin drejt Kryeministrise?

    Asgje vec u po-rdh nje shanc per te vazhduar protestat e per ti shum fishuar protestuesit e per ta detyruar NANON te shpalle date te re per Zgjedhje te reja..

    Por sic duket Berisha ska Besim se mund te nxjerre PD-ja nje program njerzor politik e ku Vota e Popullit te deshmoje simpati e perkrahje per nje Pd me alternativ shpres dhenese dhe prandaj ben gafa mbas gafash duke shkaterruar cdo ide te bukur per te ardhmen..

    Por ne fakt i konsumuari eshte Berisha e jo PD...

    Dhe nje fshatar i thjeshte do te kishte keshilluar 50 000 protestuesit qe.. mos dilni nga kryeministria se Ps eshte aq e zonja sa tju a fusi ujin nen rrogoz e tju a rrasi fajin juve..

    Si ka mundesi mbas 20 viteve antar i PPSH-se dhe 15 viteve lider i PD-se te mos dije Berisha se PPSH ka dinakeri dhe ksaj dinakerie i duhet ruajtur..

    Coban me 4 klase ishin shefat e deges se brendeshme te Shkodres ne vitet 1950 dhe diten te gjejne provokatorin.. i cili ju a futi armet ne bodrum kishes katolike ku dhe prifti me i thjeshte ish me akademi dhe pastaj cobenet e sigurimit erdhen dhe "gjeten arme qe reaksioni i kishte marre nga agjentura anglo amerikane per te bere kryengritje me dhune kunder pushtetit popullor"..

    Nuk e di Berisha qe sigurimi i PPSH-se vet futi nje bomb ne kangjellat e oborrit te ambasades sovietike ne vitet 1950 e ca dhe pastaj per ato dy xhama te thyer te ambasades pushkatoi dhjetra intelektuale te shquar..e burgosi e internoi qindra familje??
    Nuk e di Berisha se ate vet e rrezuan me turp dhe e zbuan si qen nga presidenca??


    A ka seder ky njeri?

    Nuk i di Berisha keto???

    Ne se nuk i di te zhduket nga Politika..

    Ne se i di dhe i harron..perseri te zhduket si matuf e i sklerozuar..

    Ne se i di dhe qellimisht saboton athere PD te ndalet e ta analizoje e ta shpalle armik te PD-se e PD te marri fryme lirisht e te gjeje rrugen e drejte..


    Kush i tha Berishes te pranonte te hynte Pd ne zgjedhje kur KQZ ishte me 5 socialiste e 2 demokrate??

    Ai hyn ne votime i bindur se do te humbe por me variantin se mbas humbjes do gjej ose do me sugjeroj Nanon me celular ndonji menyre si te gri sallat qe dhe populli te pranoje humbjen dhe PD istet te presin se un Berisha do hedh bubullima..bubullima pordhash..


    7 shkurti eshte sabotazh i qellimshem i frymes se protestave popullore kunder hajdutes PS..


    edhe nje here dua te them se me cudit tmerresisht se si nuk reflektojne Pangot me shoke..

    Si ka mundesi Pjeter Arbnori te bjere ne kurth..?

    Ktu ka nje MISTER..

    OSe dikush drogon sistematikisht kryesine e PD-se.. ose Saliu eshte spiun i Nanos..ose Pjetri etj po luajne role te dyfishta..

    Koha cdo gje do zbardhi..

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Disa pyetjeve i duhet dhane pergjigje per respekt te atyne qi dalin ne manifestime e per te miren e punes e garanci per te ardhmen. Udheheqsat jane me roje e per ate pune marrin rroga te majme, pensione te perhereshme e 1001 privilegje. Njerezit e thjeshte, ato qi ne kto vjete kane marre plumba shkopinj e pushime prej punet duhet me dite.

    -Tue kene se nji xham i thyem perdoret me eklipsue protestat, kush e hodhi idene me kalue para nji nderteset boshe? Cka i shtonte kjo manifestimit? U gabue apo u sabotue? Sot thuhet u gabue per Presidentin, por nderkohe kalojne pese vjet; u gabue per ligjin per tokat e sot shqiptaret jane te detyruem me pesue nji ligj te bame prej vjedhesve te tokave; u gabue ktej e kalojne pese vjet, u gabue andej e kalojne edhe dhjete tjere.

    -Me 7shkurt pati agjenta te infiltruem, pse me 20 me21,24,30 s'ka me pase?! Cfare masash jane marre? A mjafton me i ba thirrje me ardhe me lule kur ato paguhen per ate pune? Apo mjafton mandej me fole me Xhefrin e kaq? Mos te trajtohen njerezit si mish per top! Njerezit duhet me dite, aq ma shume kur jane ato qi votojne e rrezikojne. Perndryshe...

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Postuar me pare nga albo
    'Bastardet dhe njerezit e shthyrur do te mbeshtesin njerezit e shthurur. '-----gjuhe rrugesh

    Do kisha shume deshire qe leshatori te kishte mundesi te prononcohej per kete teme, po sic duket e kane nxjerre ne pension.

    Sali berisha eshte si gjarpri qe hedh gurin e pasaj fsheh doren. Akoma me perrallen qe shiku hodhi guret. Nuk besoj keshtu, ashtu si dhe tha brari, eshte e lehte te provohet se ata qe u dynden te dera te konfrontoheshin me ushtarin ose hodhen guret jane ose jo te shikut,se jane ne cdo kamere qe filmoi episodin. Per mendimin tim, ashtu si dhe ne 14 shtator ata jane te njejtit persona qe i gjujten me gure policise ne kthesen e kamzes, te njejtet qe ja futen me antitank kryeministrise ne 14 shtator, jane falangat e zeza te pd-se, qe u eshte premtuar @fushe me lule@ e plote budalliqe te tjera ne rast fitoreje te pd-se. Pasaj pse merreni me kush e hodhi kush se hodhi, po ne mendje ju vajti ideja se kush e udhehoqi turmen te kryeministria pasaj si sguc u fut ke rogneri me pi kafe.......apo sic u tha se 'leket ne piramida i futet vet' ne kte rast, une vajta per kafe te rogneri, ata me erdhen mbrapa. Tjeter po pse BE do me ja pa ftyren tosit me kompani pasatj ata jane aq budallej sa tja fusi tosi me debatikes gure hedhes.........
    Pd duhet te shkeputet njehere e mire nga kjo praktike fashiste e te kthehet ne parti parlamentare,ne te kundert kurre sdo arrije te fitoje ate pjese te votes qe do e nxjerri mbi 30% qe te marre pushtetin. Fatkeqesisht, per sa kohe ne krye te pd-se te jet i shituri sali berisha, kjo duket e pamundur.

    Kroksi
    Ndryshuar për herë të fundit nga krokodili_73 : 13-02-2004 më 09:57

  4. #164
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Dy fushat e interpretimit te asaj qe ndodhi me 7 shkurt:

    - e para si nje gabim (apo sabotim?)
    - e dyta si nje akt i dhunes se opozites (vazhdim i 14 shtatorit).

    Te paren e thone ata qe mbrojne te djathten, te dyten ata qe e duan ta shohin opozite te perjetshme.

    Ceshtja s’eshte hic e paster, e kerkon shpjegim para opinionit anti-qeveri qe e mbeshteti protesten. Kur te behet protesta tjeter njerezit (ata 50.000 e te tjere po iu shtuan atyre) te dine se ku po shkojne e cfare do te bejne. Mos te behen pre lojerash me prapaskene te gjemshme. Shpjegimi realizohet berjen e ditur te fakteve qe jane ne dispozicion te opozites per ata qe shkaktuan turbulliren para kryeministrise. Eshte minimalja qe mund te behet per 50.000 njerezit qe dolen ne proteste, nje borxh i opozites qe duhet shlyer.

    [A lexon ketu njeri nga PD? Nese po, lexoni/"degjoni" mendimet e mos beni gabime qe populli nuk do te mund t’jua fale. Mos beni ate qe bene socialistet ne 1997. Ata qe ju shkruajne te kini mendjen, jane ata qe deri me sot nuk e kane kursyer dhenien e mendimeve ne te mire te se djathtes.]

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    BRARI

    TE LUMTE GOJA DHE PENA
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  6. #166
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Pershendetje Dita.....

    "A s’po kerkojme te miren e popullit, tek i cili bejme pjese edhe ne qe po shkruajme ketu?"

    Keto jane fjalet e tua me te cilat une pajtohem dhe mendoj se jane me te rendesishmet e diskutimit mbi kete teme dhe cdonjeri nga ne per kete shkruan ,vetem se menyren per te arritur te miren e popullit nuk e shohin te gjithe nje lloj.

    Une gjykoj me te frytshme nje qeveri te qendrueshme sesa nje qeveri tranzite. Nqs deshiron te flasim mbi kete pike hapim nje teme tjeter dhe diskutojme.

    Le te shkojme me tej...
    "Une nuk e di se cfare quan perkrahje ti Mariglen, por une per aq sa te kam lexuar keto kohet e fundit, nuk te kam pare se je kundra qeverise Nano, madje kur Nard Ndoka solli ne forum per diskutim ceshtjen e pjesmarrjes ne qeverisje te partise ku ai ben pjese, ti ke qene nga ata qe e ane perkrahur me ze te larte, sepse me kete kjo parti do te afirmonte veten si nje pol i trete ne politiken shqiptare. Nga sa shprehesh me poshte je anti-salist i theksuar, por kjo nuk do te thote se per ta bere me dije qe je i tille, ti duhet te perkrahesh mbajtjen ne kembe te qeverise, se eshte kjo gje qe ndodh, duke u kthyer ne nje “terhiq e mos e keput”."

    Ne ate kohe behej fjale per te zgjedhur mes dy gjendjeve.
    1- Te vinte ne qeveri nje qeveri e re socialiste ku ministrat do ndryshonin me rrenje apo,
    2-Ajo qeveri qe ishte me ndryshim 3 vende te cilat ishin vakante.

    Vendi ishte ne krize. Nxjerrja sa me e shpejte nga kriza ishte berja e qeverise. Kur PDr kerkonte mosbesim PD nuk e perkrahte. Atehere mua mu duk se per PDr-ne (duke pare qe keshillen e kerkonte Nard Ndoka) dhe ne pergjithsi, zgjedhja me e mire ishte te bente koalicion, te perkrahte qeverine (duke mos marre pjese) dhe si shperblim ti kerkonte PS-se nje nga anetaret e KQZ-se.

    Ne kete menyre vendi nuk do ishte ne krize, PDr forcohej, KQZ balancohej, opozita fuqizohej,......... me nje fjale PDr dhe populli fitonin (1 do kishin qeveri te plote dhe 2 do behej nje hap per zgjedhje me te mira).


    Me tej thua se do ishte me mire qe PD te reformohej ne nje kohe (paralelisht)qe pergatitej per zgjedhje.
    Dita une mendoj se ajo qe thua ti, qe te ndodhi ne nje kohe 1 vjecare e 3 muaj duhet qe ne krye te ketij organizmi te vij nje nga "menazheret" me te mire politik te mundshem ( te tille nuk ka ne Shqiperi).

    Zgjedhjet njehere ne 5 pjet behen jo vetem qe nje partia qe vjen ne fuqi te shkrije fuqite, mendimet dhe platformen e saj, por edhe qe partia ne opozite te fuqizohet me mendime te reja dhe me platforma zhvilluse. PD-se se sotme i mungojne keto platforma dhe me ate mekanizem qe ka nuk bind me as veten e saj per fitore (me perjashtim te berishes qe ka nje fuqi te mahnitshme per ti mbushur mendjen vetes se ka te drejte dhe eshte perfekt) pa lere me ti mbushi mendjen popullit ti japi voten.


    Ne fund desha te te them se, PS-ja (Fatosi) nuk e ka te gjate pasi ata hane vetveten. Ceshtja eshte te kemi nje opozite sa me te mire dhe sa me te frytshme.

    Sala e di mire qe zgjedhjet e ardhshme i ka ne xhep por do qe ta marri pushtetin ne menyre qe te dali Sala fitimtar dhe jo te humbasi Fatosi. Kjo deshire e doktorrit per mua eshte shume e demshme.


    Shprehjen "hiq e mos e keput" e kam lexuar pare shpesh keto kohet e fundit ne forum. Kjo shprehje perdoret me vend e pavend. Nqs "hip e mos e keput " do te thote se jam kunder cdo partie qe ka pushtet sot per sot ne Shqiperi (pd ps)?......, atehere te them se ke te drejte. Une kete bindje kam.



    Me respekt,
    Marigleni
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganoid : 13-02-2004 më 13:15
    PAUCA SED MATURA

  7. #167
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Besoj se ketu ne forum sidomos nga ata qe jane shume aktive ne postime, ka rilindur nostalgjia per te kaluaren.
    Ndoshta kjo pritej dhe neqoftese opozita do te nderprese mitingjet e saja per shkak te provokimeve, kjo do te ishte disfata me e madhe per nje komb.
    Demokracia e vertete vjen vetem atehere kur nje popull, lideret e saj ndergjegjesohen per fatet e nje kombi.
    Demokraci pa lufte nuk ka dhe ne kete rast, opozita shqiptare per te vendosur themelet e nje demokracie te vertete, me pare i duhet te prese kokat kucedres qe u pi gjakun shqipetareve.
    Deri me sot opozita demokratike me ne krye Sali Berishen ka prere 6 koke.
    Me 20 shkurt eshte prerja e kokes se shtate dhe dita rilindjes se demokracise se vertete ne Shqiperi.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  8. #168
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Brari, te sugjeroj te shikosh ndonjehere emisionin Fiks Fare ne Top Channel. Sepse aty ka plot fakte qe mund te te ndihmojne edhe me shume ne analizat e tua politike.
    Kam lexuar shume shkrime te tuat mbi problemin e PD. Po te drejtohem ty sepse e kuptoj qe i ke kaluar mbi kurriz te dy sistemet. Tek i dyti ke kaluar per inat te dhimbjes qe te la i pari dhe jo per ideal. Sepse sot nuk ka me njerez me ideale. Ka njerez te etur per pushtet te cdo lloj kategorie, e pare e dyte apo e 100. Ne analizat e PD ke harruar pa permendur dy fakte te rendesishme, sepse qe atje ka filluar tatepjeta e PD. Besoj se nuk i ke harruar votimet per kushtetuten ne nentor te 1994. Atje ishte humbja me e madhe qe pesoi PD. Dhe PD kishte akoma kohe per permiresime. Por ne vend qe te ndodhte kjo (sepse rruga e drejte gjithmone eshte e veshtire) PD zgjodhi rrugen e manipulimit te votave te 1996. PD i humbi shanset me kohe. Gafat qe beri qe nga 1994 nuk kane te numeruar. PD i duhet transfuzion gjaku. Vetem ajo e shpeton. Dhe ne krye te saj nje njeri diplomat dhe qe di te beje aleanca. Ne shqiperi ka plot njerez intelektuale qe mbeshtesin PD, por keta njerez nuk jane per marrjen e pushtetit me dhune dhe ata nuk dalin te zihen me policet ne mitingje.
    HAKUNA MATATA

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Obubu i ziu une qe jam komunist dhe se paskam ditur. Fajin e ka babai im komunist dhe baballaret e shokeve te mij po ashtu komuniste. Per kete bej autokritike. Ha ha mu hap barku ketu ne forum lol. I ziu une ku do futem une neser kur ta marri pushtetin opozita, obobo, as me shume e as me pak se 3 milje larg nga Golden Bridge ne SF.

    Ti Brari mos bej analiza kritike per PD se i njejti mentalitet mbytes dhe kritikues i komunizmit do te mbyse dhe ty qe del kunder rrymes. Se ke kuptuar akoma qe populli shqiptar eshte popull qe i shkon prapa prijesit dhe jo ideve individuale se injoranca te ben te besosh verberisht tek lideri (shih Enver, Sali etj).

    Lexoni cthote zoti Bruce tek shekulli i sotem per rotacionin normal te partive qe vjen si pasoje e zgjedhjeve qe ta kuptoni cthote bota e qyteteruar e cthemi ne anarshistet qe na ngeli ne goje shprehja barbare "te sheshi te sheshi ta heqim qelbesiren".

    Shpresoj qe moderatori te jete aq njerezor sa te mos ma shuaj postin.

  10. #170
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22
    Une zakonisht i injoroj komentet e njerezve te vegjel qe kujtojne se duke pergojuar lideret e vendit, marrin vesh nga politika. Kjo eshte "sindromi komunist", edhe ne komunizem shqiptaret citonin vetem dy emra te pervecem, PARTINE dhe SHOKUN ENVER dhe nga ana tjeter ARMIKUN E POPULLIT qe kerkon te rrezoje PUSHTETIN POPULLOR. Komuniste nuk jeni se keni lindur te tille, por se gjykoni e mendoni si te tille pasi jeni produkte familjesh komuniste.

    1. Ne Shqiperi nuk behet politike

    Duke qene se ju jeni te gjithe politikane te medhenj dhe i kapni gjerat qe ne kafene, pa dale ne gazete, une nuk mundem as te marr mundimin qe te pertyp injorancen tuaj politike. Fakti eshte i thjeshte, ne Shqiperi nuk behet politike pasi ne Shqiperi nuk mbahen zgjedhje te lira dhe demokratike. Ku nuk ka zgjedhje te lira, nuk ka pushtet legjitim te deleguar nga shqiptaret, ka pushtet ilegjitim te imponuar mbi shqiptaret. Ne Shqiperi nuk behet politike pasi ne Shqiperi nuk ka me pluralizem, ka diktature ku nje grup i vogel mafioz njerezish kane vene kontroll ne gjithe jeten ekonomike, institucionale te vendit.

    Prandaj te dashur bashkeatdhetare qe flisni per politike edhe aty ku nuk behet politike, vazhdoni te flisni per Nanot, Berisha, PD, PS e me rradhe sic e keni zakon. Bejini qejfin vetes se merrni vesh nga politika.

    2. Sovrani popull kerkon pushtetin e humbur

    Hipokritet me te medhenj ne kete teme jane ata qe mundohen te flasin per "principe demokratike" ne shoqerine shqiptare. Jane ata qe jane "fyer" nga dy xhamat e thyer te kryeministrise, por nuk fyhen kollaj per ata qindra mijra shqiptare qe shkojne me barkun bosh te flene, shkojne te flene qe ne oren 7 mbasdite pasi nuk kane drita, ngrihen ne 5 te mengjesit te mbushin uje, i kane kthyer pallatet ne qytet ne shpi fshati me cisterna dhe gjeneratore ne maje pallatesh. Nuk fyhen aspak edhe kur ata qe vdesin nga i ftohti neper skafe, hidhen nga policet shqiptare "me urdher nga lart" ne det per te humbur gjurmet, duke iu mohuar te aferme edhe trupat e pajete te te afermeve te tyre.

    Dhe ajo eshte me e bukura, keta karafile nga mendja na dalin me parrullen e "stabilitetit", "mbrojtjen e institucioneve". Institucionet shqiptare nuk jane murret apo xhamat e nje godine, jane njerezit qe i drejtojne qeverine ne keto murre. Jane keta njerez qe me qendrimet e tyre fitojne besimin dhe mbeshtetjen e shqiptareve, ashtu sic fitojne edhe urrejtjen e tyre.

    Shqiptaret dolen turme ne 7 shkurt dhe do te dalin 3-4 fish me shume javes tjeter pasi duan te rrezojne ata njerez nga pushteti qe jane fajtore per krizen e gjithanshme qe ka mberthyer Shqiperine. Shqiptaret u mesuan pa uje e pa drita pasi po bejne 3-4 vjet pa to, por ata nuk kane se si te pertypin rritjen e cmimit te energjise, rritjen e tarifave telefonike, perdhosjen e trupave te viktimave dhe mbrojtjen e skafisteve qe kane lidhje familjare me njerez me pushtet.

    Shqiptaret nuk dalin ne shesh se ju behet vone per politiken apo principet tuaja. Dalin ne shesh se kupa e vuajtjeve u mbush dhe u derdh. Sic e kam thene edhe me pare, shqiptaret jane popull i vuajtur dhe i duruar, por edhe durimi i tyre ka nje cak dhe mjere ata qe mundohen te mbajne pushtetin me dhune. Ramiz Alia e shmangu fatin e Causheskut ne 1991 duke u dorezuar perpara shesheshe te mbushura me shqiptare.

    Shqiptaret po protestojne ne sheshet e Shqiperise per te marre ate qe u kane vjedhur, ate qe u takon, pushtetin e votes, pushtetin e vjedhur ne kutite e votimit ne menyren me te paskrupullt ne keto 3 raundet zgjedhore te fundit. Shqiptaret duan ndryshim dhe ndryshimi nuk erdhi me vote, kjo eshte arsyeja perse sot shqiptaret kane dale ne kuvendin e tyre, sheshet e Shqiperise. Nese njerezit me pushtet nuk e moren parasysh mesazhin e zgjedhjeve te fundit por kujtuan se duke ndryshuar rezultate dhe duke mbushur kuti votimi, do ta marrin mesazhin kur te perballen me ata qindra mijra ne gjithe sheshet e Shqiperise. Ata qe nuk dine te numerojne vota, do ti dine te numerojne kokat e shqiptareve ne shesh. Shqiptaret dalin ne shesh qe ti japin dermen e fundit pushtetit ilegjitim qe nuk rrjedh nga vota e tyre por nga diktatura e instaluar tashme ne vend. Le ta mesoje gjithe bota edhe ju qe merrni pjese ne kete forum.

    3. Opozita eshte ne krahun e sovranit dhe doli ne shesh me kerkese te tij

    Protestat ne Shqiperi nuk i dikton opozita shqiptare, i dikton situata e mjerueshme qe mbreteron ne vend qe eshte pasoje e drejtperdrejte e qeverive te deshtuara socialiste qe nuk punojne per llogari te shqiptareve por per llogari te tyre. Opozita e ka bere punen e saj te avokatise ne kuvend, media, takime nderkombetare dhe ka patur suksesshme te jashtezakonshme qe ju as nuk i shihni e jo me ti vleresoni. Kush kujtoni se e rrezoi Meten nga pushteti? Kush kujtoni se e rrezoi kryeproktetorin e krimit Rakipi? Kush kujtoni se vuri perpara akuzave te drejtesise "te fortin" Klosi? Kush kujtoni se i mohoi Mejdanit te drjeten e rizgjedhjes? Kush kujtoni se zgjodhi presidentin Moisiu ne ate post? Kush kujtoni se sponsorizoi dhe beri te pamunduren per reformen elektorale ne vend? Kush kujtoni se i denoncoi manipulimet e zgjedhjeve dhe vjedhjet e njepasnjeshme te qeverise ne pushtet, qe sot eshte qeveria me e inkriminuar dhe me e izoluar ne bote, krah per krah me Estraden, Chavez dhe Shervanazen. Kush kujtoni se inicoi krizen e brendshme ne partine socialiste? Kush eshte sot ne krye te atyre 50 000 shqiptareve ne shesh? Sigurisht qe opozita shqiptare qe ka bere me shume se sa shqiptaret meritojne. Por ju keto gjera nuk i kuptoni pasi per ju lufta politike eshte bardhe e zi dhe gjerat ndodhin tak fak, sa hap e mbyll syte.

    Opozita eshte ne sheshet e Shqiperise me kerkese te vete qytetareve te Tiranes dhe mbare Shqiperise qe nuk jane militante te PD apo PS, nuk jane as veriore e jugore, nuk jane as te ardhur apo te ikur, jane te gjithe shqiptare qe i bashkon nje gje, urrejtja per qeverine dhe kliken ne pushtet qe jo vetem eshte fajtore per gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe sociale ne vend, por eshte fajtore edhe per shkeljen e dinjitetit njerezor te shqiptareve. Opozita shqiptare eshte me e forte se kurre ndonjehere ne historine e saj, me e forte edhe se ne 1991, pasi kesaj here ajo nuk gezon mbeshtetjen e shqiptareve te dale nga 50 vjet komunizem, por mbeshtetjen e shqiptareve qe kane 13 vjet eksperience pluralizmi dhe kane pare si opoziten edhe poziten ne pushtet. Shqiptaret tashme nuk kane me asnje iluzion se kush perfaqeson te keqen ne jeten shqiptare.

    Jeni me shqiptaret e vuajtur ne shesh apo me qeveritaret e krimit ne pushtet?

    Kjo eshte pyetja qe ka per te vertetuar se ne cilin krah te historise do te rendisni ju veten.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 17 prej 51 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nis protesta "Berisha ik!", shkak mungesa e energjisë elektrike
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •