Close
Faqja 11 prej 51 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 501
  1. #101
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    brarushke!
    po ca bere ti ere? pse e tradhetove doktorin. Po thuhen ato fjale mo brarushke thuhen? Uaa si ste erdhi turp e na dole kunder doktorrit. As sa ata te socialistees mo. E degjove ci tha tetua jote atij te socialistes Vetem ju mos na u zini se si duam as uje e as drita. EEh ne demokratet ngelem duke u zene me njeri tjetrin

    Po pse u bere si Ruli - Pashko ...... mo brarushke. Si te duall ato llafe mo. Po shahet doktorrri mo djale shahet?

    Ky mund te ishte nje qotim i tipit tend brari vecse me i goditur dhe me me shume humor.


    Kur te tjeret te tregonin gomarin ju ju hidheshit ne qaf se ishte i ndershem dhe me kualitete. I quanit dhe po i quani komunista, po nuk ishin vecse njerez me kulture qe ishin aq burra sa te mos e cojne shqiperine ne grremine per interesa te veta ashtu sic e beri doktorri ne 97 dhe 14 shtator.

    E ndoqi doktorri Pashkon se kishte frike mos i merrte karrigen, e ndoqi Rulin duke i thene se merrej me kontrebande cigaresh nderkohee qe lazot nuk kane pushuar se beri kontrabande dhe i lavdeeronte per demokrat. E ndoqi Selamin se pati fike nga rritja e popullaritetit te ketij te fundit. Nuk ngeli kundrshtare qe konkuroi me salen pa ikur nga PD.

    Ti brari na ofendoje ne qe kundershtonim doktorin si komunista prej tepelene terbaci etj. etj. dhe albo gezohej nga pas duke te perkrahur.
    Ju mburreni per demokrat por vetem demokrat qe nuk jeni. Albushi jot qe e doje aq shume ka perjashtuar nga forumi leshatorin qe nuk fliste me vulgarisht se ty dhe nuk ofendonte me shume sesa ti, por vetem se mbronte Nanon sic mbronit ju Berishen.

    E kam thene rreth dy tre here por shpirti ma do ta them prape edhe pse behem i bezdisur.

    Demokracia do njerez demokrat

    Berisha dhe ju qe e ndiqni nga pas nuk jeni dhe pik (pikë nga ato te tuat)
    Derri me sot berishjanet kane share komunistat dhe nenpunsit e komunistave dhe i kane personalizuarr ata me jugun(sarande gjirokaster vlore) edhe une edhe pse jam nga ato ane i kam mbeshtetur por me vjen keq qe e kam bere sepse berishjanet nuk jane me te mire se ata. Perkundrrazi jane edhe me te rrezikshem se jane idealiste injorant.

    Une e di qe nuk do ti rrezistoje shume "rrjetes see hekurt " te fshirjeve ky shkrimi im por shpresoj ta arrish ta lexosh.
    PAUCA SED MATURA

  2. #102
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Jeni me qeverine Nano apo me 50 000 shqiptaret ne shesh?

    Kjo eshte ceshtja qe ju si ata mijte e arrave i vini rrotull e rrotull e nuk keni burreri ti jepni pergjigje. Nuk ka rruge te mesme, ose jeni me qeverine Nano ose jeni me ata fukarenjte qe dalin ne shesh pasi nuk kane pune, nuk kane uje, nuk kane drita, nuk kane shprese se gjerat po permiresohen ne vend.

    Pra mos e dridhni muhabetin jo me "urrjetje per Berishen" pasi nuk duam ta themi hapur qe mbeshtesim Nano. Jo me gjoja, "demokratet nuk jane me te mire se socialistet", pasi nuk keni burreri ta pranoni me plot goje qe mbeshtesni qeverine Nano.

    Behuni burra, se shqiptare nuk beheni dot me zorr edhe sikur te doni, dhe shprehni hapur mbeshtetjen per qeverine Nano dhe kliken e tij, apo mbeshtetjen per protestuesit ne shesh.


    Boll me politiken "hiqe mos e keput" te shokut Hekuran, se ai ishte nje cope injorant e i pashkolle, ju nuk jeni te tille.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #103
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Eshte per te qare kur shef se populli jone dhe shume Forumsa zihen akoma per Nanon dhe Berishen.
    Sigurisht qe Nano nuk e meriton ate post, dhe populli Shqiptar e ka te drejten t'i'a mari ate post dhe t'i'a japi nje politikani tjeter. Por sigurisht ky "politikani tjeter" kurrsesi nuk mund te jet Sali Berisha.
    Fatos Nano dhe Sali Berisha u treguan qe te dy te padenje per te udhehequr popullin Shqiptar, 12 vjetet e qeverisjes se tyre nuk sollen gje tjeter vecse renim, her te mbuluar-her te zbuluar.
    Shumica e juaj qe po shkruani ne kete Forum ndodheni jashtetit. Dua t'i beni nje pyetje vetes: A krahasohen politikanet tane me politikanet e vendit qe ndodheni?

    Nese duam qe te beje para atdheu duhet qe t'i lejme mbrapa politikat e kaluara deshtuese dhe te shohim drejt nje te ardhme tjeter, e mbushur me shprese, me deshire dhe qellime. Dhe kjo e ardhme vetem nga nje fryme e re politikanesh, qe nuk kane deshtuar me pare me politiken e tyre, mund te shprehet.
    Pra qe te ndryshoje Shqiperia duhet te ndryshojne edhe udheheqesit e saj.

  4. #104
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Xhefri: SHBA mbeshtet protestat paqesore, por jo dhunen

    Ambasadori amerikan takon kryetarin e PD lidhur me ngjarjet e dhunshme qe shoqeruan mitingun e se shtunes te opozites. "Amerika gjithmone mbeshtet demonstrimet e lira dhe paqesore dhe asnjehere dhunen", deklaroi Xhefri. Berisha: "PD mbetet e palekundur ne strategjine e protestave paqesore. Paraqita fakte mbi organizimin e incidentit dhe autoret e tij. Protestat do te vazhdojne"

    Armando META

    Ambasadori amerikan ne Tirane, Xhejms Xhefri, i ka deklaruar dje Kryetarit te PD Sali Berisha, ne seline qendrore te demokrateve se, SHBA nuk mbeshtesin asnjehere protestat e dhunshme. Deklarata e numerit nje te diplomacise amerikane ne Tirane, merr nje vlere te vecante, po te kihet parasysh fakti se, ambasadori Xhefri nuk ka pranuar gjate takimeve te tjera me Berishen, te beje deklarata per shtypin. Prononcimin per mosmbeshtetjen e protestave te dhunshme, diplomati i larte amerikan ne Tirane, e ka bere pas nje takimi te zhvilluar me drejtuesin e PD, Berisha. Shkak per kete takim me kreun e PD, si dhe deklaratat e ambasadorit amerikan se SHBA nuk mbeshtet asnjehere protestat e dhunshme, kane sherbyer demonstrimet e tre diteve me pare, ku pjesemarres ne protesten e PD, u perpoqen te pushtonin fizikisht godinen e Kryeministrise dhe qelluan me mjete te forta mbi punonjesit e policise dhe seline e qeverise.

    Pas takimit me kreun e PD, ambasadori Xhefri deklaroi per median se ne takimin me Berishen ka diskutuar mbi situaten politike ne vend. Sipas diplomatit, SHBA vlereson shume bashkepunimim me PD dhe Doktor Berishen. "Ne diskutuam gjithashtu edhe situaten e se shtunes. Amerika gjithmone mbeshtet demonstrimet e lira dhe paqesore dhe asnjehere dhunen. Kjo eshte perse ne mbeshtetem pozicionet e mbajtura nga perfaqesuesi i BE, zoti Salzman", ka nenvizuar ambasadori amerikan. Dy dite me pare ambasadori Salzman ka theksuar, se Komisioni Evropian denon perdorimin e dhunes ne protestat e se shtunes, si instrument te luftes politike. Sipas tij, ne nje shtet demokratik, mjaftojne institucionet ku mund te shprehesh dhe te besh luften politike me kundershtaret e tu dhe eshte Parlamenti ai ku merren vendimet dhe debatohet. "Pas luftes politike ne institucione, me pas jane edhe protestat, te cilat jane te pranueshme, kur ndermerren ne rruge paqesore. Por, ne rast se keto protesta kthehen ne dhune, perfundimi behet i paparashikueshem. Nese kjo ndodh, policia duhet te mbroje institucionet demokratike", ka theksuar perfaqesuesi i larte i Brukselit. Perpos kesaj, Salzman ka hedhur poshte metimet, me te cilat drejtuesit e larte te PD, jane perpjekur te justifikojne protesta e tyre, duke hequr nje paralele midis Shqiperise dhe Gjeorgjise. Sipas zyrtarit te larte te BE ne Tirane, "situata ne Shqiperi nuk mund te krahasohet me ate te Gjeorgjise disa muaj me pare". "Besoj, se pjesa me e madhe e popullsise ne Shqiperi, eshte e lodhur nga protestat, ndaj kerkohet nga politikanet, qe te debatojne dhe te marrin vendime ne Parlament", tha dy dite me pare Salzman, duke i terhequr vemendjen opozites dhe politikes ne teresi, qe te shfrytezojne te gjitha hapesirat institucionale per te zgjidhur problemet dhe, ne fund, t'i drejtohet protestave. Keto deklarata te Salzmanit u mbeshteten plotesisht edhe nga ambasadori i SHBA ne Tirane, Xhefri. Lidhur me takimin me ambasadorin Xhefri, Berisha deklaroi se kishte patur nje diskutim te zgjeruar per zhvillimet ne Shqiperi. Sipas tij, gjate diskutimit, dy bashkebiseduesit, jane perqendruar edhe per protesten e te se shtunes. "E garantova ambasadorin se PD mbetet e palekundur ne strategjine e protestave paqesore dhe te shumeaneshme. Sikunder paraqita fakte mbi organizimin e incidentit dhe autoret e ketij organizimi. Mendoj se diskutimi ishte i dobishem", ka deklaruar Berisha, i cili ka siguruar se protestat do te vazhdojne.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Dhuna e Pushtetit

    Tipari më i qenësishëm i dhunës pushtetare sot është një arrogancë në rritje ndaj një zhgënjimi në rritje. Shtatë vjet pas ardhjes së tyre në pushtet, socialistët nuk kanë plotësuar shumicën e premtimeve që shpalosën me bujë. Socialistët nuk kanë treguar as vizione dhe as energjinë dhe dedikimin e nevojshëm që Shqipëria të mund të bënte ndonjë hop cilësor për t’u shkëputur nga këneta ku është zhytur. Përkundrazi, ajo ka vazhduar të zvarritet në llucën e një morie sëmundjesh kronike. Borxhet dhe deficitet e shtetit janë shtuar. Papunësia, pavarësisht rritjes ekonomike të përvitshme të raportuar, mbetet një problem i rëndë social. Treguesi më i prekshëm i saj është emigracioni kronik. Njerëzit vazhdojnë të vuajnë mungesën e dritave dhe të ujit si dhe një mori privacionesh të tjera. Shumica e qytetarëve shqiptarë jetojnë në një gjendje varfërie dhe kriminaliteti është bërë një plagë që nuk e fshehin dot statistikat zyrtare. Argumenti i vetëm i pushtetit të sotëm për ripërtëritjen e mandatit qeverisës, nuk është ndonjë përafrim thelbësor i jetës shqiptare me standardet evropiane, por krahasimi me vitin e tmerrshëm ’97. Varfërinë e bilancit qeverisës e denoncon edhe fakti që, më shumë se 7 vjet pas ardhjes në pushtet, socialistët e gjejnë të domosdoshme t’u përmendin shqiptarëve kohë pas kohe, “Gogolin Berisha”. Mbrojtëse të pushteti të tyre nuk janë arritjet, por frika.

    Socialistët premtuan se do të luftonin korrupsionin e qeverisjes së PD-së, por me të ardhur në pushtet, e harruan. Ata zëvendësuan korrupsionin blu me korrupsionin e trëndafiltë. Zhgënjimin e njerëzve nga një qeverisje anemike po e shndërron përditë e më shumë në indinjatë dhe zemërim, zhvillimi i një korruptimi spektakolar. Eshtë spektakolar, sepse shumë nga qeveritarët e sotëm nuk përpiqen as edhe t’i maskojnë përfitimet e paligjshme prej tij. Duke u ndier i sigurt, korrupsioni zhvillohet hapur dhe kjo është një nga format e prepotencës së pushtetit të sotëm. Ankesat qytetare, kritikat e medias, kanë vajtur në vesh të shurdhër. Të ardhur në pushtet si qytetarë të varfër, ministra e deputetë socialistë, janë sot pronarë pasurish të errëta të stërmëdha, të tundshme e të patundshme, si dhe ortakë biznesesh shumë fitimprurëse. Korruptimi i qeverisjes ka edhe të tjera pjella. Ka më shumë se dy vjet që në gjirin e Partisë Socialiste po zhvillohet një luftë e egër mes klanesh dhe, tashmë, ajo është në prag të përçarjes. Trafiqet e drogës dhe të klandestinëve e kanë pasur më të lehtë, në sajë të korrupsionit, penetrimin në strukturat më të larta të pushtetit. Korruptimi e ka bërë të pandjeshëm qeverisjen, jo vetëm ndaj drejtësisë, por edhe ndaj të drejtës në përgjithësi. Socialistët nuk kanë bërë asgjë për të vënë në vend të drejtat e nëpërkëmbura nga diktatura komuniste të ish-pronarëve, sepse pas grabitjes së të gjitha trojeve turistike dhe urbane, të kompensosh pronarët do të thotë të luftosh korrupsionin, pra qeveritarët vetë. Indiferentë ndaj shenjtërisë së pronës private dhe të vendosur të shenjtërojnë pronat e grabitura me korrupsion, socialistët po përgatisin një mashtrim të ri për ish-pronarët. Kompensimi në para që po përflasin këto ditë është i njëjtë me gënjeshtrën e letrave me vlerë, apo me “kthimin e maksimumit të mundshëm” të parave nga piramidat.

    Korrupsioni dhe pasurimi i paligjshëm nën dritën me diell është një sfidë, një dhunë ndaj moralit qytetar. Kjo dhunë shfaqet edhe si mospërfillje ndaj pakënaqësisë dhe kërkesave qytetare, siç u pa në rastin e protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe tarifave telefonike. Duke patur si argument të vetëm krahasimin me qeverisjen e dikurshme të Berishës, socialistët e kuptuan se dhuna e drejtpërdrejtë policore nuk sjell asnjë fitim politik. Mund të shkruash, mund të kritikosh hapur, mund të protestosh. Fizikisht askush - të paktën deri sot - nuk të prek. Por a kemi më shumë liri, a shpëtuam nga dhuna? Aspak! Qeveritarët ngritën në kult dhunën si heshtje ndaj anktheve qytetare, dhunën si papërgjegjshmëri për ardhmërinë e vendit. Dhe një dhunë e tillë është më e rrezikshme, më vrasëse për demokracinë, më dekurajuese për veprimin qytetar se dhuna brutale që demaskon vetveten. Shumë nga heronjtë e djeshëm të politikës dhe medias, janë prodhuar nga kërbaçi i policëve të Berishës. Media dhe politika e sotme nuk ka heronj të përgjakur që irritojnë turmat kundër pushtetit. E megjithatë, pakënaqësia ndaj socialistëve është në baticë. Zgjedhjet e fundit, kur opozita mori edhe më shumë bashki e komuna, e provojnë këtë. E provojnë këtë një numër gjithnjë e më i madh zgjedhësish që nuk votojnë, e provon rikthimi në rrugë e masave më të gjera. Dhe jo doemos vetëm nën flamujt e opozitës
    Reality is wrong, dream is for real

  6. #106
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Analiza e pambaruar e një proteste

    Kush ishte fajtori apo çfarë ishte protesta?

    Përleshjet mes forcave policore dhe demonstruesve në shkallët e kryeministrisë e kanë zëvendësuar analizën për protestën në një debat ku secila palë kërkon të bëjë fajtor tjetrën palë për incidentet që e shoqëruan këtë protestë. Debati i përqëndruar rreth temës kush është fajtori po anashkalon një temë tjetër shumë më të rëndësishme që mund të përmblidhet në pyetjen: Çfarë ishte kjo protestë?
    Duhet pranuar se kjo protestë qe një befasi për të gjithë aktorët e jetës politike dhe publike shqiptare. Ndryshe nga ç’parashikonin analistët dhe politikanët, protesta e së shtunës pati një pjesëmarrje shumë të madhe. Një masivizim i tillë i protestës shkaktoi alarm të madh të forcave qeveritare dhe një pamundësi për kontroll të plotë të saj nga ana e organizatorëve të saj, pra opozitës. Do të ishte normale pra që analiza e protestës të niste pikërisht këtu: tek pjesëmarrja masive e njerëzve. Kjo pikënisje do të ndihmonte si qeverinë, edhe opozitën për të patur një analizë më realiste të saj dhe do t’i ndihmonte të dy palët të nxirrnin përgjegjësitë e duhura.
    Nëse qeveria do ta niste analizën nga ky fakt, përfaqësuesit e saj do të flisnin me një gjuhë tjetër. Krejt të ndryshme nga ajo e zëdhënësit të saj Dalipi që i konsideronte demonstruesit “turma”, apo të kryeministrit Nano që e zëvendësoi gjykimin realist për përmasat e saj me sulme kundër kundërshtarit të vet politik. Në fakt, vetë z. Nano dhe qeveria që ai drejton kanë “gisht” në suksesin e opozitës. Përveçse të motivuar politikisht nga opozita, ata demonstrues ishin të motivuar nga një mijë e një telashe që u krijon qeveria me paaftësinë e saj për të zgjidhur problemet e jetës së tyre të përditshme, probleme të panumërta që fillojnë me mungesën e dritave dhe të ujit e mbarojnë me ngritjen e çmimeve të këtyre produkteve që shteti nuk i siguron asnjëherë në përputhje me nevojat e tyre. Pikërisht ky duhej të ishte një rast i mirë për të filluar një marrëdhënie tjetër me “turmën”. Ka një kufi abuzimi me “turmën” jashtë të cilit nuk mund të shkojë as qeveria më e papërgjegjshme. Kjo protestë duhej të shërbente edhe për rilindjen e një kulture tjetër komunikimi mes qeveritarëve dhe të qeverisurve. Pikërisht këtë nuk e bëri qeveria. Gjuha e Agasit, e Dokles dhe e kryeministrit nuk i përkisnin këtij regjistri komunikimi.
    Opozita duhet ta nisë reflektimin e saj gjithashtu nga masiviteti i protestës. Për herë të parë nga 1997 e këtej ajo është në koherencë me një pjesë të gjerë të shoqërisë. Shtresa të tëra të shoqërisë shqiptare e kërkojnë artikulimin e nevojave dhe halleve dhe shqetësimeve të tyre nëpërmjet opozitës. Pikërisht ky moment duhet të jetë një moment i madh reflektimi për opozitën. Ajo duhet ta udhëheqë shoqërinë shqiptare drejt ndryshimeve duke shmangur incidentet e panevojshme dhe duke iu përgjigjur kërkesave për ndryshim të shoqërisë me një strategji të qartë, me stafe cilësore dhe me garanci të plota se nuk do të përsërisë gabimet e vetvetes dhe të paraardhësve. Nga ky moment opozita shqiptare duhet të nisë shndërrimin e vetvetes nga një forcë opozitare në një forcë qeverisëse e së ardhmes.

    Dhunimi i institucioneve.

    Analiza e akteve të dhunshme megjithatë ka qenë jo e plotë. Është debatuar, por më tepër me pasion se sa me arsye. E para gjë që duhet të kërkojmë në raste të tilla është distancimi nga dhuna. I të gjitha palëve. Por distancimi nga dhuna kërkon arsye të shëndoshë. Lëshime gjithashtu. Nëse asnjëra palë nuk “lëshon pe”, me siguri që do të kemi përsëri dhunë. Problemi i dhunës ndaj institucioneve nxjerr në dritë një argument tjetër: A duhet të konsiderojmë dhunë kundër institucioneve vetëm ata që hedhin gurë dhe u thyejnë xhamat atyre. Po ata që i dhunojnë nga brenda institucionet? A nuk e dhunoi ditë më parë kryeministri Nano institucionin e kryeministrit duke u vetëshpërblyer me 5 rroga. A nuk i dhunojnë institucionet të parët ata që i shndërrojnë institucionet në burim përfitimesh materiale në vend që t’i vinin ato në funksion të qytetarëve dhe të shoqërisë? Dhe më në fund dhunimi i institucioneve shtron çështjen e legjitimitetit të tyre. D.m.th të faktit që a kanë dalë këto institucione nga zgjedhje të lira? Nëse jo (dhe raportet e ndërkombëtarëve i kanë cilësuar të gjitha zgjedhjet nga viti ‘96 e këtej si zgjedhje të manipuluara), a ka të drejtë shteti të ushtrojë dhunë për mbrojtjen e tyre? Nëse i shkojmë më tej analizës së kësaj çështje, nëse qytetari nuk ka mundësi të votojë ata që duhet të drejtojnë institucionet dhe t’u japë të drejtën ta bëjnë një gjë të tillë në përputhje me ushtrimin e kësaj detyre të shenjtë, si mundet ky qytetar të përmirësojë qeverisjen e vet? Ja pra që analiza e dhunës na çon tek thelbi i çështjes shqiptare: zgjedhjet e lira. Pa zgjedhje të lira nuk kemi mundësi t’i bëjmë qeverisësit tanë të punojnë për ne. Duke humbur shansin e përmirësimit të qeverisjes me zgjedhje të lira, shoqëria shqiptare nuk ka bërë dhe s’do të bëjë gjë tjetër veçse do t’i kthehet në mënyrë ciklike dhunës.

    Ndërkombëtarët.

    Ndërkombëtarët duken të çoroditur dhe kontradiktorë në analizën e kësaj ngjarjeje. Salzman është në kontradiktë me faktet kur duke anashkaluar numrin e madh të protestuesve deklaron se populli është i lodhur nga protestat dhe e fton opozitën t’i kthehet betejës parlamentare. Doris Pack nga ana tjetër deklaron se mënyra se si funksionon parlamenti i bën protestat mjete të domosdoshme të luftës politike. OSCE sot u përgjigj me një gjuhë që kishte pak nga të dy palët, si nga Pack si nga Salzman duke e shtuar konfuzionin. Përfundimisht duket sikur kriza politike shqiptare ka futur në krizë edhe ndërkombëtarët. Ndoshta ka ardhur koha që edhe ata të marrin përgjegjësitë për gjendjen e krijuar. Politikave të shmangies së analizave të problemeve kritike që po kalon shoqëria shqiptare dhe rezultateve të angazhimit të tyre të pazakontë në monitorimin gjendjes duket se u ka ardhur fundi. Protagonizmi i pafund i ndërkombëtarëve duhet të përballet edhe me marrjen e përgjegjësive në përputhje me këtë angazhim.

    "Shekulli"
    .

  7. #107
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Morpo si nuk doli nje AVNI i dyte e ti heq qafe qe te dy...ishalla mos pastrohet shqiperia se boll e dermuan popullin e shkrete.....ose perndryshe nje avaz do te kete aty.....
    "Merr pushetin njeri hidhu ne proteste tjeteri dhe anasjelltas"!

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Nje pergjigje atij qe kerkon patjeter pergjigje (megjithese ka dhe rruge te mesme, por partizanlleku i tij perjashton cdo kompromis)

    JO, nuk jame me ata 6-50 mije protestues vandale qe arme te tyre te vetme kane dhunen. Ata nuk perfaqesojne te gjithe shqiptaret. Ata nuk me perfaqesojne mua dhe shume shqiptare te tjere qe gjejme tek dialogu dhe toleranca me shume pika bashkimi sesa c'gjejme tek thyerja e xhamave, thyerja e rregullave per miting paqesor dhe rrenimi i imazhit te shqiperise. Shqiperia ka 3 milione banore dhe disa te ardhur nga rrethet ne Tirane nuk jane zeri me dinjitoz i saj.

    Sala nuk ka asnje fakt kompromentues. Ka vite qe thote jo po kam dosje per X jo po kam kallzim per Y. Po ti kishte do ti nxirrte. Ai eshte nje genjeshtar ordiner qe hadh gurin dhe fsheh doren tek fshihet si i pafytyre tek Rogneri kur falangat e tije haxhiqamilse thyejn xhamat e K.Ministrise. Ai eshte turpi i opozites. U corr sa u corr per Edi Ramen dhe listat, u perseriten zgjedhjet ne 28 dhjetor dhe kur humbi prape pa pike turpi tha se kete here 'populli tiranas i bojkotoi zgjedhjet duke treguar shpirtrin e vet demokratik'?!! Bullcrap.

    Nanon duhet ta largoje vete PS. Te zgjedhin Ben Blushin kryeminister. Kurse vete PD duhet te gjeje aq forca brenda vetvetes sa te beje katarsis dhe ta largoje ngercin e saj 14 vjecar Sal Berishen.

    Bravo Braro, ke fillu me m'pelqy. Kurse per moderatorin me vjen keq qe i qorruar nga idiealizmi patetik nuk ngrihet dot as mbi nivelin mesatar por na ve neve perpara alternatives 'o me Salen o me Tosin. Si duket qendrimi i gjate jashte atdheut behet regresiv.

    Pershendetje te gjitheve kudo qe jane.

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ja na foli dhe manoklla dhe po na jep mesim. Ore po si nuk ju vjen turp o qe dilni ketu e flisni e jepni mend. JU pasardhesit e komunizmit me te eger ne europe, ju bij komunistesh. Gjeni dhe kurajon e na filozofoni ketu kur baballaret tuaj e zhyten ate popull te mjere ne varferi te tejskajshme. Ketu vdesin njerez dhe ju na flitni per xhama , Ketu po vidhet perdite me dy duar nga qeveritaret dhe ju me flitni per institucione. Ju edhe ketu ne forum vazhdoni me metodat e baballareve tuaj, me presione, sharje, me kercenime e me mbyllje goje. Bile ju pergezoni ata qe bejne kthese dhe ndjekin fillin e kuq komunist. Ju keni akoma si trashegim te paraardhesve tuaj ndjenjen e luftes se klasave. Ju i ndani njerezit ne armiq dhe ne komuniste. Ata 50 000 vete atje ne shesh o manokell perfaqesojne nje pjese te mire te popullit te shumevuajtur shqiptar. Sigurisht nuk ka se si te te perfaqesojne ty me ato mendime prej komunisti qe ke. Dhe mos kujto , e mos tiu genjeje mendja juve komunisteve ....... se jeni ne maxhorance dhe ju duhet te qeverisni. Jo ju jeni aq pak sa do tju hynte frika po ta merrni vesh. PO ju rrini ne pushtet me fuqine ekonomike qe keni perfituar duke e vjelur e vjedhur ate popull. Dhe tani po ju dhimbsen institucionet........ jo jo kjo eshte frike . Frike e paster se ku do shkoni po rane ato institucione qe mbahen ne kembe nga milionat qe keni vjedhur. Dhe keni te drejte te keni frike. Frika do ju ndjeke pas gjithe jeten tuaj.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ben dhe tjere ..



    Rreziku nr 1 sot per demokracine eshte sabotatori..ai qe komprometon nje nisme demokratike ..qe ja humb vleren e qe e ben qesharake sakrificen e njerzve..

    Igli Toska i thot Berishes...

    ti kishe marre leje per ne Shesh..

    berisha ka dy rruge..te thote .. po per ne shesh po mu tek te shkoj dhe tek kryeministria.. ose te thote se jo leje kisha dhe per ne shesh dhe per ne kryeministri..

    ne se leja eshte dhene vetem per tek sheshi athere krejt sakrifica e 50 000 njerzve per te manifestuar shkon dem..sepse duke vajtur tek kryeministria per te cilin skane marre leje keta 50 000 ..qofshin dhe 500 000 ..bile dhe 5 milion..jane shkeles te ligjit..

    Kjo eshte ABC e demokracise..

    Pra ne rastin 7 shkurti objekti nuk eshte NANO as IGLI as Arben CUKO...


    7 Shkurti rezulton se Vili Minarolli i PD-se ka marre leje ne Shtet per te manifestuar ne Sheshin SKENDERBEJ dhe vetem ne sheshin SKENDERBEJ..

    sikur 5 vete ose 50 vete te kene manifestuar ne Shesh dhe vetem ne shesh sipas rregullit .. pra mareveshjes mes PD dhe Policise athere kjo quhet manifestim paqesor dhe ka vlere per demokracine..

    ne se leja nuk eshte dhene per marshim apo ecje nga sheshi Skenderbe drejt Kryeministrise athere te 50 000 mije njerzit quhen juridikisht e diplomatikisht e politiksht shkeles Ligji..dhe ne kte rast lideret e manifestimit nxirren para ligjit si shkaktare te tensionimeve te rendit Kushtetues..

    Pra humb cdo vlere e protestes ..pra ketu fajtor eshte kryesia e PD-se..dhe pike..

    edhe sikur te mos kishte ndodhur asnji gur-hedhje perseri te 50 000 njerzit qe kan ecur kane bere shkelje te ligjit..

    PD ka jurista dhe po me habit se si kta jurista te jene kaq kaqola sa te mos guxojne ti thon Kryetarit.. degjo Sali.. Leja eshte per ne Shesh dhe ne duhet patjeter ta fillojme dhe mbarojme mitingun ne Shesh se per ndryshe Fatos Nano ka te gjitha mundesit juridike qe ja jep ligji qe te na procedoje ne gjyq e qe politikisht te na denoje Xhefri e salcmani e Solana e Bushi e paulli me shoke..

    Ose krejt kryesia e PD-se drogohet ose Saliu eshte aq autoritar sa ata asnjeri sguxon ti kundershtoje edhe ne nje rast te tille ku AUTOGOLI duket menjihere..

    Me habit Tak Ngjela..

    Une e desha shume e shpresova shume tek dy resurse te tija..

    1 Burgu .. qe duhet ta kishte kalitur ne politike qe te mos bjeri ne provokacione..
    2- kultura e tije juridike qe duhet ti jepte nuhatjen e duhur se ku gabohet e ku jo..

    Me habit Pjeter Arbnori i cili duhej te kish nxjerre mesime nga autogoli i madh i 14 shtatorit..
    Me habit ai kaqoli juristi i PD ..Rusmali se si nuk ka reaguar qe fill mbas fjalimeve ne Shesh ti thoshte Berishes....
    Berish..mos na kurdis 14 shtatora se e pesojme keq..

    PD duhet urgjentisht te leje cdo pune e te marre ne analize 14 shtatorin e 7 shkurtin si dy ngjarje autogola me pasoja te renda per PD-ne e te nxirren fajtoret para pergjegjsise..e troc tu thuhet..
    Ju JENI VEGLA TE NANOS apo jeni IDIOTE..nje nga te dyja qendron..

    I bej Thirrje Mero Bazes i cili nuk pi uje ne Zyrat e PD-se e qe nga kjo patjeter ka shpetuar pa u droguar.. qe te reflektoje me penden e tij te mprehte sa nuk eshte vone..

    NE PD sundon Fatos NANOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOoooo ..pik..

    A nepermjet Berishes a te te tjereve ate le ta zgjidhi PD ne BAZE..

Faqja 11 prej 51 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nis protesta "Berisha ik!", shkak mungesa e energjisë elektrike
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •