Era e ngrohte e pitajkave te qendisura me susame shenjojne rrokullisjen e dites te cilen njerezit e bartin me tepsite e tyre nje krenari mistike per ne shtepi se bashku me pitajkat e gatitura me veze.
pasditet e perprshpirtshme te ramazanit , ne kete qytet jane edhe te bujshme nga tupanxhinjte qe godasin lekurta e regjura te gjedheve, pasi kane marre leje nga imamet e minareve te shumta dhe tper te perpikte.
papritur rruget engushta shlodhen nga rremeti i njerezve dhe i makinave.
Qyteti fle ne muzg.
Qyteti me pas zgjohet pasi nuk ka kaluar as edhe nje gjysme oresh i plote, kesaj radhe gatitet te vesh vellon e nates.
Dite e mundimeve dhe e rropatjeve thyhet pergjysme. Njeriu ik nga liria, edhe ai ndahet ne dy pjese.
Te plotesuar me energji te reja, qytetaret 'kerkojne dyer'.
Pas taravive burrat u bashkohen grave te tyre, femijet baballareve, fisi i ngjitet fisit...nje bishtdite e gatshme per te filluar tjetra