Suretu Mulk

Ka transmetuar Ebu Dawut dhe Tirmidhiju etj. Prej Ebu Hurejres r.a. prej Profetit s.a.s tha: Sure e cila ka tridhjete ajete me te cilen I eshte bere shefa’at bartesit te saj derisa eshte falur (تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكٌ) 1-“I Lartesuar ėshtė Ai, I cili nė dorėn e Tij ėshtė i tėrė sundimi”. (Nxjerre nga Ebu Dauti ne Sunnenin e tij, kap.: Namazi nenkap.: Numerimi I Ajeteve, si dhe Tirmidhiju ne Sunnenin e tij, ne kap.: Sevapet e Kur’anit, nenkap.: miresite e Suretu Mulk gjithashtu edhe Hakimi ne el-Mustedrek 1-565 dhe e ka cilesuar Sahih).
Ka transmetuar Tirmidhiju nga Ibn Abbasi se nje burre prej sahabeve te Profetit s.a.s goditi me me shkop mbi nje varre pa e ditur se ishte varr. Degjoi prej ketij varri (تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ) “I lartesuar ėshtė Ai, qė nė dorėn e Tij ėshtė i tėrė sundimi” dhe shkoi tek Profeti e I tregoi se c’kish ngjare, profeti tha: “ ajo eshte Ndaluesja (el-Mani’ah) ajo eshte shpetuesja qe do ta shpetoje prej denimit te varrit”, e ka cilesuar hasen tirmishiju dhe Sujutiju. (Tirmidhiju ne Sunenin e tij, miresite e Kur’anit, nenkap.: miresite e suretu Mulk, e ka cituar edhe Sujutiju ne Xhamiu-s-Sagijr 2-56)

1-(تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ) I Lartesuar eshte Ai, qe ne doren e Tij eshte I tere sundimi dhe Ai mbi cdo gje eshte Kadijr (I fuqishem)
I Lartesuar eshte Ai - Allahu, dmth, vazhdon ne pafundesi miresia dhe udhezimi, lartesimi dhe madheshtia ndaj atributeve te krijesave.
I cili ne doren e Tij – ne aktin e tij Veprues. Dora ketu eshte eufemizem per tere sundimin, ka thene Ibn Abbasi: Sundues, te nderon dhe te turperon.
Sundimi – (mulku) Sundues I qiejve dhe I tokes, cka ne to dhe c’ka mes tyre. Te gjithe krijesat jane nen sundimin e Tij me fuqine dhe kompetencen e Tij, vepron ne mbreterine e Tij cte doje dhe administron ne krijimin e Tij si te doje, nderon ke te doje dhe turperon ke te doje, ti je nevojtar dhe per Te cdo ceshtje eshte e kryer, e mbaruar.
Dhe Ai – Allahu xh.sh.
Mbi cdo gje – gjeja, sendi, dickaja eshte e mundshme, pranon ekzistencen dhe inekzistencen.
Kadijr – I Fuqishem, asgje nuk e ndalon nga akti I Tij, pengesa per te eshte absurde, asgje nuk e motivon per cka ekzekuton dhe nuk e ndalon asgje per cka jep.

2- (الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلاً وَهُوَ الْعَزِيزُ الْغَفُورُ) Ai ėshtė qė krijoi vdekjen dhe jetėn, pėr t'ju provuar ju se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė. Ai ėshtė el-Azijz el-Gafur.
Ai ėshtė qė krijoi vdekjen dhe jetėn – dmth Allahu, eshte Ai qe krijoi vdekjen dhe jeten, I jep vdekje kujt te doje dhe I jep jete kujt te doje dhe sa te doje, e ka bere dynjane (boten tone) banese te jetes dhe banese te zhdukjes dhe e ka bere Ahiretin (boten tjeter) banese e shperblimit dhe perhershmerise.
Per t’ju provuar – per t’ju provuar me urdheresa dhe ndalesa dhe te duket ajo cka eshte bere e njohur per ju dhe ju shperblen ne baze te vepres suaj.
Me vepermire – Me I devotshmi deri ne kerkimin e pelqimit te Tij me I shpejti, ose cili prej jush eshte me I sinqerti dhe me korrekti, sinqeriteti te jete per Allahun dhe korrektesia te jete e bazuar ne Sunnet.

Eshte deshiruar: Allahu xh. Sh. Ju ka dhene jeten me te cilen ju te cmoni punen dhe ju ka vene nen sundim vdekjen, Ai I cili ju fton te zgjini vepren e mire mbi ate te keqen duke pasur parasysh se pas kesaj vjen ringjallja dhe shperblimi te cilet jane te patjetersueshem.
El-Azijz – Fitues, I Fuqishem, Shpagues per ate qe mekaton dhe kundershton urdherin e Tij.
El-Gafur – Fales, per ate qe pendohet prej mekateve.


Vazhdon......................